Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kosova (s)është demokratike ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? EmptyWed Apr 16, 2008 3:30 pm

Kosova (s)është demokratike ? Kushte10

Jepne mendimin e juaj per kete teme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? EmptyThu Apr 17, 2008 7:12 am

Barsoleta e Nasradinit


NASRADINI DHE KUSHTETUTA E KOSOVËS


Shkruan: Adnan ABRASHI

Prizren, 16. 04. 2008



Nuk e di se si e kanë përjetuar të tjerët, por, për mua, e tërë procedura, që nga propozimi e deri te akti formal i aprovimit të Kushtetutës nga ana e Parlamentit të Kosovës, ka kaluar ashtu sikur e parashikoja që më parë: me kamuflime dhe shabllone të improvizuara procedurale. Madje, as që është pritur se dikush nga deputetët tanë do të reagoj së paku sa për sy e faqe me ndonjë vërejtje në përmbajtjen e saj.

- Jo, jo! Nuk e di se është votuar për Kushtetutën në Parlament. Vetëm... u quan të gjithë në këmbë... dhe njëjtë veprova edhe unë....Kjo është e tëra çfarë bëmë ne atë ditë si parlamentar! – më ishte përgjigjur miku im deputet, të cilit, posa e morra lajmin e “gëzuar”, menjëherë ia urova me telefon këtë meritë edhe të tij. Fundja, kaloj sikur kaloj dhe ne e sforcuam edhe një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë tonë. Tani, më në fund, e kemi edhe këtë akt konstituiv formal-juridik shtetformues.

Kurrë nuk do ta harroj ditën, kur lajmin e parë të aprovimit solemn të Kushtetutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, e mora në lokalin e preferuar të lagjes sime; patjetër me praninë e kafes së mëngjesit dhe duke shfletuar shtypin ditor.

Posa e vërtetova nga gazeta këtë ngjarje të pritur “historike”, nuk e di pse fillova të qeshi në vete dhe mu kujtua ajo barsoletë e Nasradinit:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? EmptyThu Apr 17, 2008 7:12 am


“Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte frymën hyjnore të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradini kishte vendosur që ta plaçkiste dyqan e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguroj për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor. Këtë akt të vjedhjes kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta vërente askush nga bashkëvendësit e tij.

Në kohën e caktuar, pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, Nastradini iu afrua derës së dyqanit dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryen drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmas, në at moment, kalon një bashkëqytetar i tij i cili e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:

- Çfarë bënë kështu në këtë pikë të natës hoxhë?

Nasradini, ashtu si gjithnjë i gjindshëm dhe gjentil që ishte, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:

- Jo, jo, nuk bëjë asgjë! Vetëm po i bie violinës.

- Ashtu? Por unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote, Nasradin?- e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari?

- Ashtu është! - iu përgjigjet prerë Nasradini - Sonte mund të shohësh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do ta dëgjosh tek nesër?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? EmptyThu Apr 17, 2008 7:13 am

Besoj se po më kuptoni se ku e kam fjalë dhe pse si metaforë me Kushtetutën tonë, mu kujtua kjo “mesele” e Nasradinit. Edhe ne po i shohim sot këta politikanë tanë që bo i bien kësaj violine me Kushtetutën tonë, por pasojat e veprimit të saj (melodinë) sigurisht do t’ia ndjejmë tek nesër. Duke u marrë me këtë kotësi, befas në tavolinën time u ul Agroni, një mik i vjetër me të cilin, në po këtë lokal, shpesh takohemi dhe bëjmë llafe duke pirë kafenë e mëngjesit.

I tregova edhe atij çka bluaja në kokë deri në at moment. Qeshëm së bashku me zë dhe më pas edhe Agroni u kyç në bisedë:


E, pra edhe unë do të tregoj ty një mesele po ashtu të Nasradinit:

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? EmptyThu Apr 17, 2008 7:13 am

Mulla Nasradini në kohën e vetë nuk ishte vetëm hoxhë por edhe kadi. Pra, njeriu që në mënyrë meritore ndante edhe drejtësinë. Një ditë e viziton atë një bashkëvendës i tij i cili ishte zënë për një trung të mollës në megje me fqiun e vetë të parë. Posa e dëgjoi me vëmendje rrëfimin e ankuesit, Nasradini hap Qitapin dhe i shqiptoi gjykimin:

- “Në këtë rast ke të drejtë ti e jo fqinji yt”.

I kënaqur nga përgjigja e kadiut, bashkëvendësi, pasi e shpërbleu sikur ishte rendi Nasradinin, largohet i kënaqur. Nuk zgjati shumë dhe te Nasradini u paraqit edhe fqinji tjetër nga konflikti i njëjtë. Edhe ai ia rrëfeu variantin e vetë të tregimit. Posa e dëgjon me vëmendje edhe palën kundërshtare, Nasradini, sërish hapi Qitapin dhe ia shqiptoi gjykimin e njëjtë:

- Sipas Qitapit, unë shoh se në këtë rast ti ke drejtë, e jo fqinji yt”.

Edhe ky u nda i kënaqur me përgjigjen që morri. Pasi e shpërbleu Nasradinin, u largua i gëzuar. Por, në anën tjetër të paravënit të dhomës së pritjes, tërë këtë gjykim të çuditshëm e kishte përcjell me vëmendje bashkëshortja e Nasradinit e cila e befasuar me veprimin hipokrit të burrit të vetë, e pyet me habi:

- Si është e mundur, Nasradin, që në një rast të njëjtë, t’u japësh të drejtë që të dy palëve në konflikt?!!

- Edhe ti ke të drejtë, gruaja ime e dashur – iu përgjigj shpejtë Nasradini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? EmptyThu Apr 17, 2008 7:14 am

E, pra, miku im - vazhdoj në vijim Agroni - edhe me punën e Kushtetutës tonë gjërat qëndron njëso, sepse: edhe ata që e kanë propozuar atë ashtu sikur është - kanë plotësisht të drejtë; edhe këta që s’kanë pas qare pa e aprovuar ashtu sikur ju është propozuar - kanë të drejtë...

- ...Por nuk shkon kështu, o Agron?! – ndërhyra unë i pakënaqur me këtë qëndrim të tij.

- Edhe ti ke të drejtë, miku im, - mu përgjigj me shaka Agroni - dhe vazhduam të qeshim së bashku...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? EmptyThu Apr 17, 2008 1:01 pm

Mendoj se ende nuk asht Demokratike me plot kuptinime fjalës ndoshta në letra por në praktik ende larg saj .

Në kohën kur arkitektët e republikës sonë të ILIRIDES shkruan fjalët madhështore të kushtetutës dhe të deklaratës së pavarësisë, ata njëkohësisht dhanë besën të cilën e firmosën edhe me gjakun e tyrese do të luftonin deri sa të fitohen të drejtat e patjetërsueshme për jetë, liri dhe e drejta për gëzim. Sot shihet qartë se ata të cilët gjatë luftës dhe pas saj të cilët morën obligimin për përmbushjen e kërkesave shqiptare, nuk i kan përmbushur obligimet e tyre kundrejt qytetarëve shqiptarë. Në vend të përmbushjes së obligimeve të tyre të shenjta, politikantët në emër të popullit u kan dhënë shqiptarëve një çek me shënimin: "Pa mbulesë". Mirëpo ne nuk duam të besojmë se banka e drejtësisë ka bankrotuar. Ne nuk duam të besojmë se në këtë vend nuk ka para të mjaftueshme në treozorin e çeliktë të rasteve.
Kështu, duke parë se nuk kemi rrugë tjetër ne do të vijmë ta këmbejmë çekun, i cili me kërkesën tonë do të na japë pasuritë e lirisë dhe sigurisë. Tani nuk është koha, në të cilën njeriu mund t`ia lejojë vetes luksin e një "periode të freskimit" apo të marrjes së hapave për qetësim për një përparim të ngadalshëm dhe të pjesshëm. Tani është koha për realizimin e premtimeve për shpëtimin Kombëtarë. Tani është koha e daljes nga lugina e errët dhe pa ngushëllim bashkimi kombtarë dhe kalimi në rrugën e ndritur të drejtësisë të kombit tonë. Tani është koha e ngritjes së kombit tonë nga rëra e shtytjes së padrejtësisë në shkëmbinjë të fortë të vëllazërimit. Tani është koha e realizimit të drejtësisë për të gjithë shqiptarët. Do të ishte fatale për këtë komb në rast se ai nuk e merr me seroizitet urgjencën e gjendjes së tashme. Kjo verë e nxehtë e pakënaqësive të drejta të shqiptarit nuk do të përfundoj para fillimit të vjeshtës së gjallë të lirisë dhe drejtësisë.
Kthehuni ka populli, kthehuni ka Kombi, kthehuni , kthehuni në periferitë dhe getot e qyteteve të mëdha të perëndimit me bindjen se gjendja e tanishme mund dhe do të ndryshohet. Mos lejoni të pajtohemi me luginën e dëshpërimit.
të jetoj sipas rëndësisë së vërtetë të kredos së tij: "Ne e kuptojmë këtë të vërtetë si të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit janë krijuar të njejtë."
ëndërroj, se një ditë zëri do të ngrihet çdo luginë, në çdo kodër dhe mal. Vendet e ashpra do të qetësohen dhe vendet jo të rrafshta do të drejtohen.
Kjo është shpresa ime. Me këtë besim do të kthehem prapë në jug.
Me këtë besim do të jem i aftë ta nxjerrë nga bregu i dëshpërimit një gurë të shpresës. Me këtë besim do të jemi të aftë ti shndërrojmë tingujt e mprehtë të shëmtuar në kombin tonë në një simfoni të mrekullueshme të vëllazërimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kosova (s)është demokratike ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova (s)është demokratike ?   Kosova (s)është demokratike ? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova (s)është demokratike ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova është Shqipëri
» SERBIAE DON NJË KOSOVË PA SHQIPTARËT-A MUNDET KJO?
» SA EFEKTIVE ËSHTË KOSOVA E PAVARUR?
» Schmitt: Kosova është një shtet i dytë shqiptar
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: