Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijohet kasaforta gjenetike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Krijohet kasaforta gjenetike Empty
MesazhTitulli: Krijohet kasaforta gjenetike   Krijohet kasaforta gjenetike EmptyMon Apr 14, 2008 7:25 am

Me speciet bimore në zhdukje me ritme alarmuese, shkencëtarët dhe
qeveria norvegjeze po krijojnë një rrjet global depozitash bimore, ku
të magazinohen fara e filiza - burime të çmuara gjenetike që mund të
nevojiten për të përshtatur rezervat ushqimore para rrezikut të
ndryshimeve klimaterike.

Javën e shkuar, ajo që mban flamurin e kësaj nisme, Depozita Botërore e
Farave, mori edhe ngarkesën e parë - miliona e miliona fara e filiza.
Depozita e vendosur në një mal të mbuluar nga bora në Arktik është
krijuar me qëllim magazinimin e çdo lloj fare nga të gjitha bimët e
planetit. Ndërsa farat origjinale do të mbahen në depozita të
kataloguara, arkat jeshile do të përbëjnë një lloj garancie në rastin e
një katastrofe natyrore apo gabimi njerëzor që do të zhdukë bimët nga
toka.

Kasaforta është njëherësh pjesë e një projekti më të gjerë për
klasifikimin e informacionit mbi bimët dhe gjenet e tyre. Në Leuven të
Belgjikës, shkencëtarët po i bien botës kryq e tërthor për grumbullimin
e kampioneve të ndryshme të llojeve të bananeve, të cilat vendosen në
nitrogjen të lëngët përpara se të zhduken tërësisht. Një përpjekje e
përafërt po zhvillohet në Francë me farat e kafesë. Një numër i caktuar
bimësh, më së shumti me origjinë nga tropiku, nuk prodhojnë fara që
mund të magazinohen.

Për vite, një rrjet i çrregullt depozitash të tilla ka magazinuar
pandërprerë fara. Laboratorët në Meksikë magazinojnë specie misri.

Këto përpjekje të veçuara po sistemohen dhe konsolidohen, pjesërisht
falë arritjeve teknologjike që ofrojnë më shumë mundësi për ruajtjen e
gjeneve dhe pjesërisht për shkak të alarmit që ka shkaktuar vitet e
fundit ngrohja globale.

"Nisëm ta mendonim këtë pas atentateve të 11 shtatorit dhe kur pamë me
sy se çfarë shkaktoi uragani Katrina", thotë Keri Fouler, president i
Trustit Global mbi Diversitetin e Drithërave, një grup jofitimprurës që
menaxhon kasafortën. "Që të gjithë thoshin, si ka mundësi që askujt nuk
i ka shkuar mendja më parë te katastrofa të tilla? Epo, çdo ditë
humbasim gjithnjë e më shumë pjesë të biodiversitetit. Është e
pashmangshme. Duhet të marrim patjetër masa".

Javës që shkoi, urgjenca mbi këtë problem u nënvizua edhe më tej, duke
qenë se çmimet e drithërave arritën rekorde dhe rezervat arritën
nivelin më të ulët gjatë këtyre 35 vjetëve të fundit.

"Humbja e burimeve gjenetike bimore po shtohet me shpejtësi", tha Roni
Svenen, kreu i bioteknikave të drithërave në Universitetin Katolik të
Leuvenit, i cili deri tani ka arritur të magazinojë gjysmën e 1 mijë e
2 qind varieteteve të bananeve. "Jemi në një çast kritik dhe nëse nuk
veprojmë me shpejtësi do të humbasim shumë bimë që mund të na nevojiten
më vonë".

Traktati Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara mbi Burimet Gjenetike
Bimore, i ratifikuar në vitin 2004, krijoi një rrjet global zyrtar për
ruajtjen dhe ndarjen e farave, duke studiuar njëherësh edhe tiparet e
tyre gjenetike. Vitin që shkoi, në arkivat e saj u shtuan të dhëna mbi
mijëra varietete bimore.

Një sistem depozitash farash i mirorganizuar mund të marrë rëndësi
jetike kur të vijë fjala te kriza klimaterike, pasi do të japë
mundësinë e identifikimit të materialit gjenetik dhe atyre lloje bimësh
që do të mund t‘u përshtaten më mirë ndryshimeve ambientale. Në
Kasafortën Globale të Farave, qindra kuti jeshile përmbajnë fara me
prejardhje nga Siria në Meksikë të vendosura në ambiente të ngrira. Së
bashku ofrojnë një gamë shumë të gjerë karakteristikash, përfshi
aftësinë e secilës për t‘iu përshtatur klimave të ndryshme.

Ndryshimet klimaterike pritet të sjellin vështirësi të mëdha për shumë
bimë, ashtu si edhe pesticidet e produktet e tjera të këtij lloji.
Sipas Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike, dioksidi i
karbonit në ajër nuk do të sjellë vetëm ngrohjen e klimës, por
njëherësh edhe ngjarje ekstreme të shkaktuara nga moti, si përmbytje
apo thatësira.

Deri tani, tre të katërtat e biodiversitetit, kur vjen fjala te
drithërat, është humbur përgjatë shekullit të shkuar. Për shembull, 80
për qind e varieteteve të misrit që ekzistonin në vitet 1930 sot nuk
gjenden më. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kultivohen më 94 për
qind e varieteteve të bizeleve.

Kasafortat e farave kanë operuar për dekada të tëra, por më së shumti
janë të vendosura në zona agrikulturore dhe janë të pakta ato që
ofrojnë garancitë e Kasafortës Globale të Farave. Përpjekjet e
mëparshme bëheshin për motive vetjake nga lulerritës, shkencëtarë,
fermerë apo të pasionuar dhe nuk shiheshin si një mjet për mbijetesën
njerëzore.

Rëndësia e brishtësisë së depozitave të farave është bërë e dukshme
gjatë viteve të fundit. Qendra të këtij lloji në Afganistan dhe Irak
mbetën të shkatërruara gjatë konflikteve, sidomos për shkak të njerëzve
që merrnin arkat plastike. Në Filipine, një stuhi e tmerrshme shembi
murin e një depozite farash, duke shkatërruar shumë prej tyre.

Teksa rishqyrtuan politikat e depozitave të farave pak vite më parë,
ekspertët nisën t‘i shihnin këto katastrofa nën një këndvështrim të ri,
thotë Fouler. "Thamë se kemi nëpër botë depozita shumë të mira, por
shikoni ku gjenden: në Peru, Kolumbi, Siri, Indi, Etiopi, Filipine.
Kështu që shumë prej nesh shtruan pyetjen: ‘Cili është plani B‘?"

Qëllimi i sistemit të ri të depozitimit të farave është mbrojtja e
gjeneve të çmuara bimore nga rreziqet që po nxjerr para njerëzimit
ngrohja globale, por edhe nga rreziqet e shkaktuara nga dora e
njerëzve. Shumë depozita aktualisht gjenden në "vende ku situata
politike nuk është e qëndrueshme dhe është e vështirë të kesh besim të
plotë te ruajtja e tyre në gjendje të ngrirë", tha Svenen, eksperti i
bioteknikës. Farat duhen magazinuar në temperatura të paktën 20 gradë
Celsius nën zero, ndërsa fidanët në temperatura shumë më të ulëta.
"Gjendemi në brendësi të një mali në Arktik, pasi kërkonim një vend të
sigurt, që t‘i ofronte natyrshëm këto kushte".

Në Longiearben, vetëm njëmijë kilometra larg Polit të Veriut, farat do
të mbeten të ngrira, pavarësisht luhatjeve të temperaturës globale.
Gjithashtu po kërkohen rrugët edhe për magazinimin e materialeve
gjenetike si bananet apo arrat e kokosit, të cilat nuk mund të ruhen si
fara.


Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijohet kasaforta gjenetike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» STUDIMET GJENETIKE QE VERTETOJNE LASHTESINE E SHQIPTAREVE!
» si duhet te krijohet Mbretria Moderne shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: