|
| Familjet mafioze më të mëdha në botë | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Familjet mafioze më të mëdha në botë Mon Apr 14, 2008 7:17 am | |
| Shkruar nga Etleva Delia Nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrën, por mes tyre ekziston një lidhje e fortë besimi, lidhja e mafias. Janë familje të mëdha mafioze që drejtohen nga bosë të pushtetshëm, por që të gjithë kanë mbështetjen e “Cosa Nostra”-s, disa në Itali dhe disa në Amerikë. Gazeta “Tirana Observer” boton sot historitë, emrat dhe fotot e bosëve të familjeve më të mëdha mafioze në të gjithë botën. Nga familja “Mazara Del Vallo”, “Guadagna”, “Altofonte” në Itali e “Gambino” e “Bonano” në Amerikë. Vrasjet që kanë organizuar dhe dënimet që kanë marrë bosët më të mëdhenj të “Cosa Nostra”-s, por edhe vrasjet e bujshme të disa prej tyre.
Kodi
Nuk mjafton vetëm “dëshira e mirë” për t’u bërë pjesë e mafies, a më saktë e “Cosa Nostra”-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash. E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në “Cosa Nostra” aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës. Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies. Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes) ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrimi për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”. Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrash që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatave. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.
Mafia italo-amerikane
“Cosa Nostra” amerikane u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e para. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh, midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime. Por edhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre pati Mori, prefekti i Palermos, gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë. Kjo organizatë varej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga “Cosa Nostra” siciliane dhe janë 5 familjet në Amerikë që mbanin kontakt të ngushte me krerët në Itali, familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino. Lucky Luciano Salvatore Lucania i njohur më pas si Lucky Luciano, lindi në Siçili, por familja e tij do të vendosej pak kohë më vonë në Nju Jork. Shumë shpejt ai u bë mjaft i njohur në botën e mafies. Në vitin 1935 ai njihej si bosi i bosëve, jo vetëm i Nju Jorkut, por i gjithë vendit. Ai u arrestua dhe u dënua 30-50 vjet në ’36-n, por u lirua me kusht që të internohej në Itali. Ai kishte aq shumë fuqi saqë shërbimet sekrete të marinës së SHBA-së kërkuan ndihmën e tij kur aleatët vendosën të pushtonin Italinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 1. Familja “MAZARA DEL VALLO”
Familja më e madhe mafioze në Itali, në vitin 1970 ishte “Mazara Del Vallo”. Ajo drejtohej nga bosi Mariano Agata, 65 vjeç, i cili në atë kohë kishte marrë emrin “Zoti i ligësisë”. Ai zëvendësoi bosin e vjetër Mariano Licari, i cili gjithashtu mbahej mend si urdhëruesi më i madh i vrasjeve në atë kohë. Në vitin 1985 Agata u mbështet me shumë forcë nga faktori “Korleone” dhe kthehet në personin më të rëndësishëm për Toto Riina-n. 2. Familja “ÇINISI”
Është cilësuar si familja më e madhe mafioze e “Cosa Nostra”-s amerikane. “Çinisi” drejtohej nga Badalamenti Gaetano ose siç quhej ndryshe “Don Tano”. Ai filloi të drejtojë këtë familje menjëherë pas vrasjes së ish-bosit Cesare Manzella, në vitin 1963. Në vitet ’70 dhe ’80, së bashku me Stefano Bontadën dhe Mikele Grekon kishin krijuar të ashtuquajturën “Triumvirat” të “Cosa Nostra”-s. “Don Tano” u arrestua në nëntor të vitit 1984 dhe vuajti dënimin në SHBA derisa vdiq, në vitin 2002, në moshën 79-vjeçare. 3. Familja “GUADAGNA”
Masakra e “Capacit” ka si autorë anëtarët e familjes mafioze “Guadagna”, me në krye bosin e saj, Pietro Aglieri, i njohur si “Gentleman-i i vogël”. Ai u kthye në drejtues të kësaj familjeje në vitin 1988, menjëherë pas vrasjes së Giovanni Bontade-s, falë edhe një miqësie me Toto Riina-n. Në fillim të vitit 1990 ai komandoi disa vrasje të bujshme. Është arrestuar më 6 qershor të vitit 1997 dhe është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm. 4. Familja “MANDAMENTO”
Një ndër bosët më të fuqishëm të “Cosa Nostra”-s italiane në vitin 1999 ishte Agostino Badalamenti. Ai ishte në krye të familjes “Mandamento” në varësi direkte të bosit të bosëve Bernadro Provenzano. Në vitin 1979, kur ishte vetëm 18 vjeç, ai u dënua me 20 vjet burg, pasi u deklarua fajtor për disa vrasje në provincën e Mesinas. Por menjëherë pasi doli nga qelia, ai u kthye në krye të familjes “Mandamento”, duke u bërë një nga mafiozët më të fuqishëm të asaj kohe në Itali. 5. Familja “GAMBINO”
Një prej gangsterëve më të mëdhenj që kanë sunduar në Nju Jork, John Gotti, dëshironte gjithnjë që të bëhej një njeri i mençur. Në moshën 16-vjeçare ai ishte pjesë e një bande rruge të njohur “Fulton-Rockaway Boys” që vidhte makina. Në vitet ’70 ai u bë kapo i trupës “Bergin”, një pjesë e familjes “Gambino”. Jashtë mase ambicioz, Gotti u përzje me drogë, gjë e ndaluar kjo nga familjet. Pas shumë tentativash, autoritetet arritën ta dënonin atë në vitin 1992 për vrasje. 6. Familja “bonano”
Joseph Bonano u largua nga Italia për shkak të regjimit të Musolinit në vitin 1920. Fillimisht u ndalua në Kubë për të kaluar më pas në SHBA. Atje iu bashkëngjit mafies në mënyrë që të parandalonte Musolinin që të merrte Sicilinë. Ai u bë i fuqishëm në Nju Jork. Planet e tij për të eliminuar gjithë familjet rivale u kthyen kundër tij, kur Bonano-n e rrëmbyen për 19 ditë deri sa ai pranoi të hiqte dorë. Përpara se ai të vritej nga Luciano, krijoi familjen “Bonano”, organin sundues mbi familjet mafioze në gjithë vendin. 7. Familja “TOMMASO NATALE”
Salvatore lo Piccolo, i njohur si “Dhelpra e Bardhë” në vitin 1980 u shndërrua në bosin më të fuqishëm të “Cosa Nostra”-s dhe i dytë në Sicili pas Bernardo Provenzano-s. Ai ishte bosi i familjes “Tommaso Natale” pas vitit 1970. Djali i tij, Sandro, 30 vjeç, u kthye në bosin e dytë të kësaj familjeje në vitin 1999. Pas 25 vitesh në kërkim nga drejtësia italiane, ai arrestohet së bashku me të birin, më 5 nëntor 2007. 8. Familja “BAGHERIA”
Bosi i përjetshëm i familjes mafioze “Bagheria” ishte 68-vjeçari Leonardo Greco. Ai zëvendësoi kreun e kësaj familjeje, Antonio Mineo, menjëherë pasi ai u vra në vitin 1989. Në vitin 1970 ai bashkëpunoi me Berdanrdo Provenzanon, këshillat e të cilit e ndihmuan edhe për drejtimin e kësaj familjeje të madhe mafioze. Si bos i kësaj familjeje në Sicili ai drejtoi trafiqet më të mëdha të drogës, duke përfshirë këtu “Pizza Connection dhe “Iron Tower”. 9. Familja “RESUTTANA”
Gjatë viteve 1981-1983 “Resuttana” u kthye në familjen më të madhe mafioze, duke u mbështetur fort nga “Korleone”-t. Kjo familje u drejtua nga Francesco Madonia ose siç quhej ndryshe “Don Ciccio”, 80 vjeç. Ai u dënua me vdekje për dhjetëra vrajeve të kryera në vitin 1986, por familja “Resuttana” filloi të udhëhiqej nga trashëgimtari i tij, Diego. Në fakt ai ishte vëllai i tij, i cili trashëgoi pushtetin dhe idetë e “Don Cicco”-s. 10. Familja “CALTANISSETTA”
Familja “Caltanissetta” në vitin 1975 ishte familja më e madhe mafioze në provincën me të njëjtën emër. Ajo drejtohej nga Francesco di Cridtina, i cili vdiq në vitin 1963 dhe trashëgimtari i tij, i biri Giuseppe di Cridtina, u shndërrua në bos të saj duke u shndërruar në njeriun më të fuqishëm. Aq sa mori nofkën “Tigri” dhe u bë bosi i bosëve. Ai u urrye shumë shpejt nga “Korleone”, pasi kishte mbështetur armikun e tyre Bontade, të “Cosa Nostra”-s amerikane. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Familjet mafioze më të mëdha në botë Mon Apr 14, 2008 7:17 am | |
| 11. Familja “VALLELUNGA”
Vrasja e bosit të familjes “Vallelunga”, Francesco Madonia, në vitin 1978, vuri në krye të mafies të birin e tij, Giuseppe-n, i njohur me nofkën “Piddu”. Ai pati gjithmonë mbështetjen faktorin “Korleone”, i cili i dha fuqi edhe më të madhe, duke e shndërruar në njeriun më të pushtetshëm në botën e mafies në atë periudhë. “Piddu” u arrestua më 6 shtator të vitit 1992 në Veneto, ku kishte krijuar lidhje mjaft të forta me familjet e tjera mafioze. 12. Familja “Trapani”
Një nga familjet më të mëdha mafioze të vitit 1982 ishte familja “Trapani”, e cila drejtohej nga bosi Salvatore Minore. Menjëherë pas vrasjes së tij, kjo familje u fuqizua akoma më shumë me ardhjen në krye të saj të 67-vjeçarit Vincenzo Virga. Gjithçka i eci më së miri deri në vitin 1990, kur bosi i saj u fut në telashe të mëdha me familje të tjera mafioze. Virga u arrestua më 21 shkurt të vitit 2001, pas shumë vitesh që ishte i shpallur në kërkim. Bosi i familjes u bë djali i tij, Pietro, 39 vjeç. 13. Familja “CORSO CALATAFIMI-ROÇELLA”
Familja mafioze “Corso Calatafimi-Roçella” pati kohën e lulëzimit të saj dhe u fuqizua së tepërmi kur drejtohej nga “Doktori”, siç quhej ndryshe Giuseooe Guttadauro. 56-vjeçari nga provinca e Trapanit, ishte bosi më i fuqishëm i saj. “Corso Calatafimi-Roçella” pati një mbështetje të madhe edhe nga Provenzzano dhe dy familje të tjera mafioze të kësaj province. Guttadauro u arrestua në vitin 2002 dhe vendin e tij tashmë e ka zënë 74-vjeçari Lorenzo di Fede. 14. Familja “MISTRETTA”
Familja më e madhe mafioze e provincës së Messina-s në Itali, ishte familja “Mistretta”. Ajo u fuqizua së tepërmi duke u kthyer në ortaken më të rëndësishme për shumë familje të mëdha mafioze në kohën kur drejtohej nga 58-vjeçari Sebastiano Rampulla, i njohur si “Xhaxha Bastiano”. Gjithashtu kjo familje u kthye ndër më të rëndësishmet e komisionit të “Cosa Nostra”-s. Vëllai i bosit të kësaj familjeje, Pietro, u përfshi në vrasjen e Falcone-s dhe u dënua me burgim të përjetshëm. 15. Familja “SAN MAURO CASTELVERDE”
“Babai i madh” është quajtur ndryshe bosi i familjes së madhe mafioze “San Mauro Castelverde”, 82-vjeçari Giuseppe Farinella. Ai mori drejtimin e kësaj pjesë shumë të rëndësishme të “Cosa Nostra”-s italiane në vitin 1975, menjëherë pas vrasjes së babait të tij, Mario Farinella, “babai i mirë i madh”. Kjo familje nën drejtimin e Farinella-s kryente shërbimet më të rëndësishme të “Cosa Nostra”-s. Toto Riina e kishte renditur këtë familje ndër të parat për të për nga rëndësia. 16. Familja “BARRAFRANCA”
Në provincën e Enna-s në Itali, në vitin 1970 u fuqizua së tepërmi familja mafioze “Barrafranca”. Kjo familje u bë edhe më e rëndësishme për rrjetin e “Cosa Nostra”-s kur bos i saj ishte 55-vjeçari Raffaele Bevilacqua, ose siç quhej ndryshe “Gënjeshtari”. Bosi i kësaj familje u shndërrua në njeriun kyç të mafias, në kohën kur bashkë me Provenzano-n filluan të thurnin plane për të hequr qafe Falkone-n dhe Borsellino-n. 17. Familja “SANTAPAOLA”
Familja më e fuqishme mafioze e Catania-s në Itali u shndërrua familja “Santapaola” në vitin 1994, kur drejtohej nga 45-vjeçari Umberto Di Fazio. Ai u kthye në bos të kësaj familje menjëherë pas arrestimit të Benedetto Santapaola-s, në vitin 1993. Di Fazio krijoi lidhje të forta me politikanë të mëdhenjtë të Italisë, duke e fuqizuar edhe më shumë familjen që ai drejtonte. Madje kjo familje nën drejtimin e tij e shtriu rrjetin e saj edhe jashtë Italisë. 18. Familja “PORTO EMPEDOCLE”
Familja mafioze më e madhe në Sicili, në vitin 1986 ishte familja “Porto Empedocle”, e cila drejtohej nga bosi i saj Luigi Putrone. 44-vjeçari kishte urdhëruar disa vrasje të rëndësishme në atë kohë, si ato të gjyqtarëve Seatta dhe Livatino dhe në këtë mënyrë ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Madje ai u arrestua dhe në vitin 1990 u dënua me burgim të përjetshëm. Ai ishte një nga bosët më të fuqishëm të provincës së Agrigento-s. 19. Familja “Pagliarelli”
Një nga familjet më të vjetra mafioze të Italisë, e cila daton që në vitin 1800, ishte familja “Pagliarelli”. Kjo familje drejtohej nga 46-vjeçari Giovani Motisi në vitin 1993, i cili ishte nipi i Matteo Motisi-t që u vra në vitin 1998. Ky i fundit ishte personi më i rëndësishëm që ka drejtuar këtë familje dhe madje edhe për “Cosa Nostra”-n. Ishte personi më i besuar i Riina-s dhe konsiderohej si bosi i dytë më i fuqishëm i Palermos pas Lo Piçolo-s. 20. Familja “Altofonte”
Domenico Raçuglia, 39-vjeç, është konsideruar bosi më i ri i familjeve mafioze. Ai ka qenë dhe është në krye të familjes “Altofonte” që nga viti 1995. Ndërkohë ai kishte mbështetjen e San Giuseppe Jato-s, i cili ishte njeriu më i pushtetshëm i provincës së Palermos në atë kohë. Në vitin 1990 ai zëvendësoi Brusca-n në krye të “Mandamento”-s. Ai është cilësuar si bosi më i dhunshëm i të gjitha kohërave. Kodi i nderit për anëtarët e “Cosa Nostra”-s Celula e parë është e përbërë nga “familja”, një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.
Familja është e përbërë nga “burra nderi” ose “ushtarë” të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe “përfaqësuesi”, i cili pasohet nga një “zv/shef” dhe nga një ose më shumë “këshilltarë”.
Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, “komisioni” organizon emërimin e “anëtarëve të këshillit” që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.
Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta.
Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të Cosa Nostra-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.
Jo më pak të rëndësishme janë rregullat që disiplinojnë “rekrutimin” e “burrave të nderit” dhe çështjeve të sjelljes së tyre.
Kërkesat për rekrutim janë: dhuntia e guximit dhe mungesa e mëshirës; një situatë familjare transparente, e mbi të gjitha mungesa e lidhjeve të çdo lloji me policinë.
Prova e guximit nuk u kërkohet atyre personazheve që shërbejnë si përfaqësues. Sipas një shprehjeje të Salvatore Contorno-s, anëtar i penduar i Cosa Nostra-s, këtu bëjnë pjesë “fytyra e pastër” e mafies, pra profesionistët, administratorët publikë, sipërmarrësit, të cilët përgjithësisht nuk përfshihen në veprime kriminale.
Personi që të dhënat e përdorura më lart afrohet me kujdes për t’i testuar disponueshmërinë për t’u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj Cosa Nostra-s.
Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin që përmbyllet me frazën: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë nëse tradhtoj betimin tim”.
Statusi i “burrit të nderit” me t’u përftuar përfundon vetëm në vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetës së tij, a kudo të banojë, në Itali a jashtë, mbetet gjithnjë i tillë.
“Burri i nderit”, pasi të ketë mbaruar betimin, fillon të njohë sekretet e Cosa Nostra-s dhe të hyjë në kontakt me anëtarët e tjerë. Vetëm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanë bërë të ditur asnjëherë zyrtarisht emrat e anëtarëve të tyre, shefave të familjeve të tjera.
Në çdo rast, njohja e “burrit të nderit” me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrënjësisht nga grada që ai do të ketë në organizatë, në kuptimin që sa më lart të jetë aq më të mëdha janë mundësitë që ai të mësojë fakte dhe të hyjë në konkakt me “burra nderi” të familjeve të tjera.
Çdo “burrë nderi” është i detyruar të respektojë “barrën e heshtjes”: nuk mund t’i zbulojë të huajve anëtarësinë e tij në mafia dhe aq më pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky është mbase rregulli më i hekurt i Cosa Nostra-s.
Brenda organizatës, llafet e tepërta zakonisht nuk çmohen: qarkullimi i lajmeve është i reduktuar në minimumin e domosdoshëm dhe “burri i nderit” duhet të përmbahet për të mos bërë pyetje të tepërta sepse kjo është shenjë e kuriozitetit të pavend dhe çon në lindjen e dyshimeve ndaj personit në fjalë.
Kur burrat e nderit flasin mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me Cosa Nostra-n kanë detyrim absolut për të thënë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për “burra nderi” të familjeve të ndryshme është mirë që të asistojë në bisedë një i tretë që mund të konfirmojë përmbajtjen e bisedës.
Kush nuk thotë të vërtetën pëson sanksione të rënda që variojnë nga përjashtimi e deri në vdekjen e personit në fjalë.
Këto koncepte janë të një rëndësie themelore për të vlerësuar deklaratat e kryera nga “burrat e nderit”, pra nga anëtarët e Cosa Nostra-s dhe për të interpretuar sjelljet dhe bisedat. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Familjet mafioze më të mëdha në botë Tue Apr 15, 2008 11:46 pm | |
| Al Capone ka qen Shqiptar apo jo ..??? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Familjet mafioze më të mëdha në botë | |
| |
| | | | Familjet mafioze më të mëdha në botë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |