A duhen ringjallur vlerat e mohuara intelektuale te ketij kombi?
Eshte e teper te themi (e di kushdo) se Shqiperia ka pasur qe shekuj me pare
vlera intelektuale dhe per me teper nje klase intelektuale teper te
kulturuar. Sigurisht nen perandorine Otomane, pjesa e tyre me e madhe
kryente aktivitet ne Stamboll dhe nje pjese e vogel
operonin e jetonin ne Shqiperi, e aq me pak ne Europe.
Per hir te se vertetes, qe nga ngritja e flamurit e deri me sot,
shtresa apo klasa intelektuale e vendit ka qene e koditur dhe vetem nje
pje e vogel e tyre arriti te mbijetoje. Madje ne kohen e Zogut te Pare,
dukej ne pamje te jashteme qe pjesa e drejtuesve te vendit ishin
intelektuale, ndersa pjesa tjeter persiatej me veten ashtu si edhe sot.
Per te mos permendur kohen e diktatures qe intelektualet jo vetem
mbaheshin nen zgjedhe, e ne shume
raste edhe lincoheshin me fushata dhe internoheshin. Shkurt, qe gjate
gjithe shekullit te XX e deri tani ne fillim te shek XXI, duket qarte
qe Shqiperia drejtohet me se shumti nga mediokerrit, ndersa klasa e
mirefillte intelektuale eshte e anashkaluar. Nuk e llogarit asnje force
politike, pervec rasteve kur ka fushata zgjedhore , qe per hir te
imazhit, nje pjese intelektualesh mundohen ti promovojne.