Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.   Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 EmptyMon Mar 31, 2008 8:25 am

26-Dhimbjet e kokës

(Head ache)

Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve, gjë që zgjedhon enët e gjakut, mund të krijojë një dhimbje koke me goditje. Një në 100 persona rrezikon ta ketë dhimbje koke kur kalon orgazmë. Studimet kanë treguar se kjo është tre herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e Mancesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Megjithatë mjekët pranojnë se në përgjithësi ata që vuajnë, ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.   Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 EmptyMon Mar 31, 2008 8:26 am

27- Kolesteroli

(Cholesterol)

Kolesteroli është substancë lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme për organizmin. Ai ndihmon në fabrikimin e çdo qelize e gjithashtu në fabrikimin e hormoneve dhe shumë substancave të tjera. Por rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak (hyperkolesterolemiesë) mund të jetë shumë e dëmshme për organizmin. Kolesteroli fabrikohet në mëlçi, por ne e marrim dhe nga ushqime të ndryshme si psh veza, djathi qumështi, mishi të brendshmet e kafshëve si mëlçitë, zemra e të tjera. Rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak përbën faktorin kryesor të sëmundjeve të artereve, kryesisht të zemrës. Kolesteroli është një faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sëmundjeve trombo-embolike. Idealja është më pak se 2 gram për 1 litër gjak, ndërkohë që limiti është 2 gram deri në 2.5 g për 1 litër gjak. Tepër e lartë është kur kalohet 2.5 g për 1 litër gjak. Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

Si ulet kolesteroli

1-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësish
2-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të regullt. Mbani një peshë idele (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç)
3-Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet, dhe frutat.
4- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut sesa të mishit.
5-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
6-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.   Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 EmptyMon Mar 31, 2008 8:26 am

28- Pankreasi

(Pancreas)

Pankreasi është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës
(lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore, përmes një ose më shumë tubëzave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone të rëndësishme, duke përfshirë edhe insulinën. Pankreasi është një organ në formë pyke, me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm, shpesh 1.5-2cm dhe 65-80 gr. i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllës kurrizore. Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është i lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Sëmundjet më të shpeshta janë: Ndezje (pankreasi i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik)

Këshilla

1-Përdorimi i alkoolit është një ndër faktorët kryesorë për dëmtimin e pankreasit.
2-Mbipesha shkakton gjithmonë çrregullime në organizëm dhe dëmtime të pankreasit.
3- Daunil (i njohur në Shqipëri) është ilaçi që stimulon pankreasin, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak.
4-Prej dëmtimit të pankreasit shkaktohen ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.   Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 EmptyMon Mar 31, 2008 8:27 am

29-kanceri në stomak

(Stomach cancer)

Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë. Ka shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme kanceri sillen në mënyrë të ndryshme. Kanceri në mushkëri, në gjoks, në vaginë dhe kanceri në stomak janë sëmundje shumë të ndryshme. Sëmundja rritet me ritme të ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetën. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës. Shtresa tjetër quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë subceroza dhe ceroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është ceroza. Pjesa më e madhe e kancerit në stomak fillon bë mukozë. Kanceri mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë të pa kuptuara.

Këshilla

1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjelat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.   Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 EmptyMon Mar 31, 2008 8:28 am

30- Impotenca seksuale

(Sexual impontence)

Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë lojëra në seks. Dhe në rastet kur ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull. Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë do parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Për shumë meshkuj problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë. Në këto raste duhet të përpiqeni që fillimisht ta bëni atë të ndihet rehat dhe të mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj që mund ta ndihmosh dhe të organizoni lojëra në krevat, të cilat e ndihmojnë atë të arrijë atë që dëshiron. Përpiqu ta kuptosh. Lëre që ai të tregojë fantazitë e tij seksuale, që e ndihmojnë atë të ndihet komod në seks. Madje edhe në rastet kur disa gjëra nuk ju pëlqejnë duhet të punoni me një strategji të kujdesshme për t’i treguar se kjo që ai kërkon mund të realizohet, por do shumë punë. Sigurisht që për rastet kur ai është vërtet impotent, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i drejtoheni një mjeku. Këto çrregullime janë dëmtime që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual, të cilat pengojnë partnerët të shijojnë kënaqësinë që lind gjatë aktivitetit seksual.

Simptomat

Tek të dy partneret e çiftit:
1-Mmungesa e interesit ose dëshirës për seks
2-Paaftësia për t’u ndierë i kënaqur

Tek burrat:
1-Paaftësia për të arritur erektimin
2-Paaftësia për të mbajtur erektimin gjatë gjithë aktit
vonesa ose mungesa e ejakulacionit
3-Paaftësia për të kontrrolluar ejakulacionin në kohën e nevojshme (orgasmës mashkullore)

Tek gratë:
1-Paaftësia për tu përqëndruar
2-Paaaftësia për të arritur orgasmën femërore

Tirana Observer

Shkruar nga Blerina Kaca, Elberta Spaho
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.   Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët. - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shpjegime për 30 sëmundje nga specialistët.
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Kanceri, sëmundje e (pa) shërueshme!
» A eshte homoseksualizmi semundje ?
» Te reja nga bota e mjekesise!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: