Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SI TË KUPTOHEMI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË KUPTOHEMI   SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 4:02 pm

PO VIJNË ! PO VIJNË !

Po vijnë krushqit - kolonë!
Përse troku s'trokëllin ?

Rreth malit - pa jehonë -
diçka në shpirt u ngrin !

Kokën poshtë! Ecin rëndë !
S'prin çaushi! S'ka bajrak !

Turfullijnë! Kërcënojnë me dhëmbë!
Në gjuh' e buzë u shpërthen gjak!

- Ikën kohërat ! E marrtë djalli!
Faqezeza turpëroi !

- Në gëzim dasmë: Çysh ngjalli !
Dritë e këngë - errësoj !

Ngrijnë këmbët ! S'luhet valle !
As për hë ! S'u tund shamia!

Ecën krushqit ngarkuar me halle:
- E vdekur - u shfaqej mblesëria !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË KUPTOHEMI   SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 4:03 pm

PARADOKS



...dhe i ngjanim njëri tjetrit
në shpirt e zemër ndrydhëm -
porosi të pathëna,
njëmijë herë të këputura
nga bebëzat e syrit -
të përlotur si strall !

Kushedi përse than :
- Ngjajnë në rreth pakuptimesh !

Atëbotë vinin mes nesh
dhe iknin pa lamtumirë
një humbëtire pa cak, pa shtigje
të gjenin shpresa të reja!

Mikja ime prej lotësh dhe lutjesh :
Duarkryq nuk qëndruam !

Atëbotë i ngrysën stinët tona
dhe kthimit tonë në një - i bënë varr
të ndahemi përgjithmonë!

Përse e prisnim atë ditë
që lirilind nga hallet e shpresat,
udhëndarjet ia hapën !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË KUPTOHEMI   SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 4:03 pm

SËPAKU NJË LULE


Diçka e ngrysur hedh valle në shpirt
parafytyrim i trisht në objektiv !

Ti zgjohesh e zbehur, e dërmuar
unë sytë e qiellit kundroj !

Pranverë t'i them stinës apo si ?

Sëpaku një lule të mbesë pa përcëlluar !
Nga vesa ! Oh! Çfarë shungullimi!

Diçka e kobshme në kraharorë na ndryn
diçka ! Gjakun tonë përpin !

Ma mirë të vdesim pa lindur ne ?

Edhe njëherë vdekjes nofullat t'ia thyejmë!
Blerimi - le të mbesë një lule gjaku !

Nga kthetrat - ganecëve t'ua rrëmbejmë :
Lirinë ! Të shtohet konaku !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË KUPTOHEMI   SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 4:04 pm

NËPËR KOHËRA KAM MENDIMET


Të gjitha shikimet u derdhën
u derdhën diku mendimet,
dhe kohërat në radhë erdhën
siç vijnë befas pikëllimet !

-Janë djaj ! Thash në heshtje
por, mendimet më kapluan!
Ndaj rashë siç thonë : Në ndeshje!
- Mbi ne vetëtëtima u shkarkuan !

Po ne ! Si mundëm të jemi ?
Po ne ! Si duhej të mbahemi ?
Kjo pyetje e qartë është ! T'i themi!
Kësaj pyetje kurrë s'mund t'i ndahemi !

Atëherë si të hiqem i qetë,
kur në kohëra kam mendimet!
I t'holloj si gjyshja një petë -
për të mbledhur në sofër agimet !

Atëherë ! Po duan le të thonë :
- U linde dhe u rrite në zjarrm !
Po ! U grinda netëve: Vonë! Vonë !
Dashuria...! Më shpalli alarm !


P.S. Ky cikël është shkruar në prill 1978
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË KUPTOHEMI   SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 4:25 pm

Pergezime gjakushi,ke mjaft poezi te bukura,me pelqyan shume,por përse nuk e vë emrin në këto poezi,do të na nxitë kureshtja të njohim,kush është ky poet,qe shkruan bukur?
Përgëzime dhe suksese të më tejme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË KUPTOHEMI   SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 6:24 pm

Shaban cakolli, të falnderoj që më përgëzon ! Nëse nuk janë në kundërshtim me rregullat e forumi, besoj se poezitë e mia, me këtë shifër që i postova , le të mbesin ! E rëndësishme është që forumi Bashkimi kombëtar u ka dhënë hapësisrë !

U përshëndes përgjithçka!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË KUPTOHEMI   SI TË KUPTOHEMI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SI TË KUPTOHEMI
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: