Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Matura

Shko poshtë 
+9
Guximi
rolling
liri_b
Leka i Madh
tina
E_Bukura
**Embelsira**
Kosovarja
rrebelja
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyTue Jun 17, 2008 10:18 pm

Maturanë, ju që kryet obligimet me sukses, hapni portat e mëdha të dijes dhe lundroni nëpër dallgët e saj. Sepse notin e mësuat !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyWed Jun 18, 2008 3:50 pm

Rrebele edhe Embelsira, urime per rrezulltatet pozitive te testit te matures. Edhe pse nuk kam dyshu asnjeher, ju kam thene se keni me kalu, por s'me keni besu! Gjithsesi urime edhe njeher edhe ne sfidat e me tejshme.

Urime per te gjithe maturantet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**


Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 35
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyWed Jun 18, 2008 5:06 pm

Premtimi une kisha besim pak ne vete-veten por,prap kisha frike se mos po zgenjehem ,por ja qe doli ajo qe ti thoshe edhe paska qene dashur te te besojmi. Po stresi me ka pas myt keto ditet e fundit ,aq sa sot kur me kan pa me thojshin qka je dobesu moj keshtu haha.Mire ateher une veret te falenderoj ty,poashtu edhe ju te tjerve qe na e keni uruar ,por me lejoni qe edhe une te ja uroje se pari motres sime(Rrebeles),echos dhe lubotenit edhe pse per lubotenin spo di sakt se qka ka bere ky ,por e kam nje binjde se edhe ky e ka dhene edhe qysh se qetash po ja uroje ,edhe gjithashtu urime edhe per gjithe maturantat tjere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyWed Jun 18, 2008 5:09 pm

Ju lumt juve që kemi dhan provimet si ju uroj fat dhe sukesese të me të tejshme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyWed Jun 18, 2008 6:08 pm

ooo havera oo flm shum prej juve veretet kurr ne jet me ne stres nuk kam qen bile gati kesh ka e marr edhe ndihemn e par kur jam shku me emarr rezultatin thash ti shti krjet klasen teme por,deshti Zoti jo bile klasa ime dulem e me e mir
flm Kosovare,Gjakushi ,echo,Deli edhe Premtim ( ee qeshtu kur nuk te ndegjoj ty une ) studime te metutjeshme per te gjith maturantet suksese....

dishka per test shpresoj se vitin tjeter do ndryshojn pak se ka qen shum jo i drejt besoni qe kan kaluar nx qe i kan pasur ka 10 nisha edhe qe kan jesht gati per cdo vit per vjesht e te miret shumica kan rene ,per disa shkolla profesionale ka qen shum i veshtir sic per ne psh ne shkoll e mjeksis edhe i kemi mesuar me shum lendet profesionale per keta kemi hasur ne shum veshtirsi por me ndihemn e Zotit kemi dalur pram nje nder shkolllat me te sukseseshme ne komunen ton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyWed Jun 18, 2008 7:49 pm

Rrebele dhe embelsira, pikë së pari juve ju përgëzoj për suksesin e arritur dhe provimin e maturës (ne dikur e quanim provimi i pjekurisë), ska lidhje, krejt njësoj ; të matur dhe të pjekur.
Pergëzoj edhe gjithë maturantet tjerë që me sukses kaluan këtë test dhe i hapen vetës së tyre perspektiven e ndritur. Uroj edhe kosovaren, E_bukura, BiBiKIM e të tjerët qe më heret kanë kaluar këtë fazë të ndritur të jetës së tyre.
Tash vetëm lutem dhe uroj që maturantët e rinjë të vazhdojnë studimet dhe vërtetë të studjojnë profesionet e tyre. Zoti ju bekoftë, jeni pjesa më e ndritur dhe më brilante e shoqërisë sonë por aman mbahuni kështu brilantë siq edhe jeni se edhe pas studimeve do të jeni të rinj.
Eh, me shpresë se nuk do të ju bëhem monoton, po ju postoj edhe pak vargje të poezisë "Jeta iken shpejtë" qe sadopak nderlidhen edhe me ato që folem më parë :

"Në vazhdimësi të diturit thonin:
“gjithësekush me akran të tij”,
jeten ata e përkufizonin
si kohë që ikën me shpejtësi.

Koha më brilante keqas të kalonte
porsi të jetoje nën shkja,
do të doja dikush të më tregonte
dëm më të madh në këtë botë a ka?!"

Gjithë të mirat nga gjyshi i juaj xhaxhi Adem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyWed Jun 18, 2008 9:59 pm

I nderuar zotri Adem te falenderoj shum nga zemra ,faliminderit shum per urimet tua besoj edhe shpresoj qe do ja dalim mban edh edo jemi ashtu sic kemi qen edhe jemi tani me suksese shendet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyThu Jun 19, 2008 12:33 am

Zotri Adem Berisha me i respektuari i forumit tone,me beso se asnjehere nuk jam ndier me bukur ne forum se sa sot kur i pashe keto fjale shume te rendesishme dhe qe burojne nga nje zoteri ashtu siç jeni ju,sepse edhe une ndihem ne nje menyre te njejte ashtu sikurse maturantet,sepse perfundova studimet,dhe kalova edhe nje faze te rendesishme te jetese...

Vertet nuk kam fjale te shkruaj ate qe e ndiej per momentin,nuk kam fjale si te shprehi falenderimin qe kam per ty, sepse jam e bindur se nuk do gjej fjale te bukura qe ty i meriton..

Por nje mund te theme se cdo here besoj une dhe gjithe te tjeret do kemi parasysh se jemi pjesa me e ndritur e shoqerise sone dhe nuk do ndalemi asnjehere se mesuari dhe studiuari,derisa ta dergojme kete vend perpara...

Te falenderoj edhe njehere nga zemra per keto fjale shume te bukura dhe qe do i kemi parasysh..

Respekt per ty i nderuar..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyThu Jun 19, 2008 12:31 pm

E po, e dija unë që jeni të veçantë dhe të mrekullueshëm. Jeni edhe të suksesëshëm. Ju jeni ata që vetës i hapni rrugen e përspektivës së ndritur dhe vendin e qoni përpara.
Këto fjalë miradie dhe rrespekti që mi drejtoni, mua më mahnisin por aq më tepër edhe më gëzojnë kur tek ju shoh ndjenjen e dashurisë, kulturen dhe edukaten që është për lakmi saqë më mbushni sytë me lot gëzimi.
E dashura rrebelja dhe kosovarja, të dashurat si bijat e mia, duke mos perjashtuar edhe të tjerët qe në këtë mënyrë më rrespektojnë, nga zemra ime e lodhur ju falenderoj dhe uroj gjithë të mirat e mundshme për jeten tuaj.
Por, besoj se tek unë keni vërejtur një dozë skepse dhe frike të cilken e shpreh përmes këshillave të mia ndaj jush. Mos ma zini për të madhe se ne prindërit dhe të vjetrit çdo herë kemi ngapak frikë për fatin tuaj dhe këtë e kemi si rezultat të dashurisë prindore duke deshiruar që kurr të mos bini në grackat mashtruese të jetës por të jeni vetja e juaj dhe jeten ta menaxhoni ashtu si është më së miri për juve. Atëherë ne jemi më të lumturit.
Jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe suksese nga gjyshi i juaj xhaxhi Adem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyFri Jun 20, 2008 9:46 am

Mbrëmja e maturës

Po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Kishte rënë muzgu i mbrëmjes. Dielli kishte skuqur horizontin e dukej që kupa e qiellit do të merrte flakë. Majat e kodrave përshëndeteshin përfundimisht për atë ditë me rrezet e tij e qytetit i falnin hijen e tyre, për të paralajmëruar ardhjen e natës me terrin e zi. Gumëzhinte rruga kryesore me trafik të dendur, dëgjohej sirena e ndonjë veture që trembte laraskat mbi degët e blirëve në trotuare; nguteshin njerëzit sikur të kishte ndodhur diçka e qendra i ngjante zgjoit të bletëve. Ajri ishte i lehtë si një vello që valëvitet me tundjen e së cilës prishej qetësia e gjetheve të drunjve të mbjellë përskaj rrugës.

Tërë asaj zhurme, dinamikë përbërëse e përditshmërisë së njerëzve, asaj tërësie të atij peizazhi të mbushur pluhur, asaj ngutje që ndjehej në ajër, asaj mërzie nga dita e gjatë e pranverës së hershme, i bashkëngjitej edhe zhurma e orëve të mësimit që kumbonte në mendjen time. Ishim tok të gjitha shoqet e nuk e di se si mbeta vetëm që të kthehesha në shtëpi. Mu kujtua biseda e fundit që kishim me njëra tjetrën e që pikë referuese kishte preokupimin tonë të fundit, “gajlen” më të madhe të këtij fundviti: mbrëmjen e maturës. Kishim të gjitha merakun se si do të kurorëzonim mbrëmjen e fundit së bashku... çfarë do të bënim diçka më speciale... diçka që nuk do ta harronim asnjëherë e do të mbetej në kujtesën tonë për një kohë të gjatë. Dëgjova aq shumë dëshira, aq shumë ide se si do të dukeshin shoqet atë mbrëmje, aq shumë shushurima e mosdurim për natën finale, silleshin e rrotulloheshin mendime nga më qesharaket e deri tek absurdi më i madh që kisha dëgjuar: që nga thjeshtësia si ide, e deri tek pamja e princeshës së përrallave... Ndërsa imagjinata ime lozte lojën më të pakuptueshme se si unë do të dukesha, çfarë do të vishja, si do ta bëja grimin, si do t’i rregulloja flokët... si do të bëhesha e paharrueshme atë natë! Ku do të gjeja diçka që do të më bënte të veçantë vetëm mua?! Ku do të gjeja fustanin më të paparë deri atëherë? Ta blija këtu... jo në fakt nuk kisha shumë opsione! Ta porosisja nga jashtë përmes të afërmve të mi atje, apo të porosisja vetëm materialin e mandej do ta qepja për qejfin tim... ndoshta kështu më mirë! Do të ishte mirë që t’i gjeja edhe sandalet e përshtatshme me take pakëz më solemne te veshura në elegancë. Nuk duhej të harroja që me kohë të bëja terminin tek parukieri, ashtu që të mos më paraqitej ndonjë problem në momentin e fundit. Me një fjalë duhej të mendoja për të gjitha, që kur të vinte dita vetëm t’i përmbahesha agjendës! U krijua një lëmsh mendimesh që nuk ua dija as fillin, derisa ecja me hapa të rënduar rrugës për në shtëpi. Dukej sikur nuk më bindeshin këmbët në drejtimin që unë urdhëroja të bënin ecejaket. Çanta në krahun tim rëndonte nga librat e nga gjysma e uniformës që tani ishte bërë zakon ta vishnim vetëm para hyrjes së shkollës. Era e lehtë m’i shprishte flokët e dukej sikur lozte lojën më të këndshme me to. Mendjen e kisha gjetiu tani... kur për një çast ndalova para një dyqani me xhama të tejdukshëm. Ndalova për të vetmen arsye: të shikoja panon (apo pllakatin) që e kishin vendosur nxënësit e njërës prej paraleleve të gjeneratës sime. Të radhitur ashtu me radhë... së pari dy nga profesorët, mandej kujdestari në ballë të panos... mandej nxënësit në çifte njëri pas tjetrit e mbulonin sipërfaqen e pllakatit të rrethuar e të stilizuar në mënyrën e ideatorit! Mu kujtua që klasa jonë ende nuk ishte gati me idenë se çfarë do të vishnim për t’u fotografuar ndërsa dizajni i pllakatit ishte gati dhe do të ishte më i veçanti në qytet. Isha humbur duke i shikuar ato fytyra të rregulluara e të nënshtruara “regjimit” të programeve kompjuteristike, aq sa disa prej tyre nuk i njihja, aq shumë kishin ndryshuar!!! Isha habitur krejt fare, e ngujuar në një vend duke shikuar si e marrë gjithë atë ekspozim fytyrash, ndërsa rreth meje ishin grumbulluar gjithë ata njerëz me të vetmin qëllim që isha ndalë edhe unë. Dikush shikonte të birin, të bijën, dikush tjetër dikë që e njihte e dikush vetëm sa për kureshtje në mos e njihte ndokënd apo për të komentuar me të tjerët se cili/cila dukej më bukur... U largova ngadalë pa rënë në sy e me kokë të ulur duke u munduar të shpejtoja hapat për në shtëpi sepse nata vetëm kishte trokitur në nënqiellin e qytetit tim. Në tërë vrushkullin e mendimeve të përziera, në botën time pa kahe në ato momente, ndërhyri përshëndetja e një personi që e njoha vetëm përmes butësisë së zërit të tij. Kisha respekt të madh ndaj tij kështu që ndalova për pak minuta, i ndërruam dy tri fjalë rutinore përshëndetëse, për t’ia lënë vendin një bisede të shkurtër, aspak të zakonshme e shumë efektive në disa aspekte... me një tungjatjeta u ndamë e unë mbeta e shtanguar, e edhe më e hutuar se që isha. Për një çast mu duk se gjithë ai pluhur që qëndronte pezull në ajrin e atij mjedisi m’i kishte rënduar sytë e mi e nuk po shihja si duhet... tërë mjegull!!! Kisha thurur mendime nga më të ndryshmet e nuk isha e zonja ta pyesja veten se për çfarë arsye e gjithë kjo... Për çfarë arsye i kisha gjithë ato mendime, gjithë ato ide për finalizimin e atij fundviti... Për çfarë po përgatitesha? Për çfarë po e shpenzoja gjithë këtë kohë që më ishte falur? Sa absurde dhe e pamenduar mirë: harxhoja kohë për të menduar... sigurisht relacioni shkollë-shtëpi kishte zgjatur më tepër se zakonisht, shumë më tepër! Do të harxhoja kohë për të gjetur dhe finalizuar gjithë idetë e mia për një pamje “perfekt”, do të harxhoja paratë që prindërit e mi me aq mund i kishin fituar... dhe për çfarë? Për një natë... për një natë të vetme, diku rreth 9-10 orë gjurulldie të mbushur me marifetllëqe nga më të ndryshmet deri në zvetënim, të paraprirë nga sfilata nëpër rrugën kryesore të qytetit, përngjasim i ekspozimit të produkteve në panaire; e të tjerët përngjasim i blerësve, e në këtë rast: blerës pa monedha adekuate përveç kullotjes së syve me lakuriqësi. Natë ku të tjerët do të shikonin fustanin tim... trupin tim... flokët e mi të bukur... e fytyrën time të rregulluar enkas! Natë ku ashtu siç e quanim ne të fundit, unë e të gjithë të tjerët do të linim një imazh të fundit me pamjet tona, sjelljet tona tashmë nën ndikimin e muzikës shurdhuese, të qeshurat e pakontrolluara, vallet pa shikuar se me kë apo si... Vërtet të gjithë pjesëmarrësve të atij evenimenti final, do t’ju linim imazhin e “paharrueshëm”, pamjen që aq shumë e kishim diskutuar, e që i kishim trazuar edhe njerëzit jo të afërt me familjen... Kjo në fakt do të ishte dëshira jonë... të mos harroheshim!! Të kujtoheshim pa menduar se si dhe në çfarë mënyre do të kujtoheshim! Kështu dëshironim të finalizonim 4 vite së bashku... 4 vite mund e sakrificë për të qenë më të suksesshëm e për të ecur sigurt... 4 vite përballje me teket e të tjerëve për të mos mbajtur orë kur dëshironin ata... 4 vite mund e zell për t’ju ndihmuar atyre që kishin më shumë nevojë... 4 vite së bashku me udhërrëfyesit tanë - mësuesit tanë, do t’i finalizonim me të “paharrueshmet” veshjet tona, pamjet tona, e imazhin final përmes një nate të vetme... përmes disa orëve që do të kalonin sa hap e mbyll sytë për të lënë një vijë të gjatë e të kuqe, në plejadën e sukseseve për 4 vite!

Mbrëmja e maturës është kurorëzimi i përfundimit të viteve që i kalova në shkollë, tani po pyes veten çka realisht jam duke kurorëzuar unë? Apo po kurorëzoj për të rinjtë që erdhën si lule e çelur, u shoqëruan me lulet e vyshkura e me sytë e mi e pashë vyshkjen e tyre! Apo ndoshta po kurorëzoj ato ditë ku harruam qëllimin e ardhjes në shkollë e i lamë profesorët me ditar në duar në klasën e zbrazët ose më mirë doja të dukesha më e bukura e mbrëmjes sepse nuk isha argëtuar mjaft?!

E tani? Çfarë po kurorëzonim... çfarë po kurorëzoja për të madhin Zot? Vyshkjen e luleve më të bukura që do të gjeje... zhgënjimin e profesorëve me ditar në duar sepse kishin gjetur klasën e zbrazët, sepse nxënësit kishin ikur për t’u fotografuar për pllakat.... apo se tash është fundi dhe kishim nevojë më shumë për të ikur se sa për të shijuar ditët e fundit në bankat që aq shumë kishin hequr prej nesh...? Kishim harruar atë më të rëndësishmen: qëllimin e ardhjes sonë në atë institucion edukativo-arsimor emër ky i cili ka mbetur vetëm pjesë e emërtimit të objekteve me banka, tabela të zeza, mësues e me disa të rinj që e quajnë veten nxënës. Donim që gjithë këtë argëtim ta finalizonim me një mbrëmje të paharrueshme, sepse pak ishim argëtuar, sepse kishim ende nevojë për çorodi shtesë të paketuara edhe me natën e fundit së bashku! Kërkonim gjithë këto gjëra... harruam se të gjithë kanë drejtuar sytë kah ne për të pritur dritë, rreze shprese për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme ku në vend të darkës të mos shtronim lotët e trishtimin... të largonin angështimin nga zemrat e prindërve tanë me frikën se çka do të bëhej me ne... Harruam se jeta nuk mbaron me kaq, me një mbrëmje e disa orë argëtim... në fakt në perspektivën tjetër, për shumë kë me kaq do të mbaronte argëtimi e kënaqësia për t’ia lënë vendin dëshpërimit e humbjes në humnerën e lotëve, pa ditur se çka tutje...

Po e pyesja veten... po më silleshin vërdallë gjithë këto mendime. Ktheva kokën për të shikuar atë njeriun që ndërroi kahun e mendimeve të mia, që fshiu pluhurin nga sytë e mi, e shumë qetësisht sikur më tha: “Zgjohu, hap sytë! Shiko se si çdo ditë lind e perëndon... e ti fle... kërkon argëtim... kërkon shpërblim për rrugën tënde që ende është “nisur”... gëzoju dhe shfrytëzo çdo ditë deri në atomin e fundit të energjisë... gëzoju dhe falënderohu që toka po të mban, që dielli me rrezet e tij përkëdhel flokët e tu e ngrohë edhe zemrën tënde, që qielli mban në jetë tokën e tharë me shiun që bie, që ti ende po frymon e po jeton e po furnizon barkun tënd me ushqim... e më thuaj a ka argëtim e kënaqësi më të madhe se sa të dish që ke dhe një mundësi që tani e tutje t’i gëzohesh lindjes së diellit se je GJALLË... e se besueshmëria se do të presësh muzgun e mbrëmjes është pashmangshmërisht e vogël...!”

Harruam se është koha kur para syve tanë është shfaqur udhëkryqi i të ardhmes tonë, e nuk ndjehet ajo fryma e kujdesit ndaj tij... nuk kemi menduar për kahun që do të marrim. Duhet t’i hapim sytë e t’i bëjmë katër... të largojmë gjumin nga sytë tanë... ta largojmë koten e të zgjohemi nga ëndrrat e absurdit, e t’i japim ngjyrim tjetër jetës sonë. Mos të lejojmë të përkundemi në iluzione e përsiatje të gjërave të kota, të mendojmë atë që është kapitale, e të bëjmë binarë të fortë që treni të mos devijojë nga rruga që kemi nisur. Të mos lejojmë që velat e anijes tonë të shqyhen nga axhamillëku e pakujdesia që kemi, mos të lejojmë të fundoset ajo në detin e paanë të jetës e të përlahet nga grabitqarët e pamëshirshëm të unët për të ngrënë çdo gjë që ju serviret...





A. D& F. H
[code]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyFri Jun 20, 2008 12:17 pm

E nderuara Urata,
nuk do të zgjasja shumë por edhe nuk ma muar mendja qe të mos them vetëm pak jalë për shkrimin tuaj në temen Matura e me titull "Mbrëmja e maturës".
Ndonse jam në favor dhe mbështetje të plotë të botës se të rinjve/rejave dhe ambicjeve të tyre për të gëzuar rininë e pakëthyeshme e cila iken edhe shpejtë, duke arsyetuar shumë veprime të tyre me bindjen se janë të rinjë dhe le të shfryejnë një pjesë të deshirave të tyre të natyrshme, do të dëshiroja që këta të rinj/reja të dijnë të dallojnë vetëm dy gjëra :


- të miren dhe të keqen apo edhe primaren dhe sekondaren që direkt nderlidhen me përspektiven dhe jeten e tyre e cila është ngushtë e lidhur edhe me perspektiven tonë si popull dhe si komb.
Unë thash se nuk dua të zgjas prandaj me këtë rast vetëm dua që shumë sinçerisht të falenderoj për shkrimin tuaj aq përmbajtësor, aq të detajizuar dhe artistikisht të përpunuar e me një rezyme shumë të qëlluar, saqë nuk e dij se kur kam lexuar një shkrim kaq të mrekullueshëm i cili së fundi denjsisht shpreh këshilla prindore.
Do të dëshiroja dhe do të ishte fat i mirë qe po të ekzistonte mundësia, këtë shkrim ta lexonte çdo i ri/re dhe me kujdes të deshifronte të gjitha detajet e tij nga të cilat do të nxirrnin shumë mësime mbi jeten dhe të ardhmen e tyre.
Së pakut, besoj se do të kuptonin që çdo gjë ka kufirin e vetë dhe se çdo gjë e tepruar nuk sjell asnjë dobi.
Të falemnderit dhe të përgëzoj për shkrimin, i juaji xhaxhi Adem.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyFri Jun 20, 2008 2:56 pm

e lexova "pikë per pike" dhe sigurisht qe edhe une si nje maturante e kam gjetur veten aty-ketu
eshte nje shkrim i mrekullueshem
te pergezoj ,nuk i mungon thjesht asgje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyTue Jun 24, 2008 5:29 pm

Rrebelja, Embelsira dhe te gjithe maturantet tjere, urime per testin e matures, dhe suksese ne te ardhmen.

NJe falenderim paksa me te vecante per Z. Adem BERSISHA, per fjalet e mira dhe miradije nga ana e Tij. Suksese ne pune dhe momente te mira per ju dhe familjen tuaj.

Poashtu, nje falenderim te madhe per Uraten, e cila me kete shkrime te sjellur, me beri qe te kthehem ne retrospektive dhe t'i kujtoje ato momente, te cilat jane me te bukura, pavaresisht ngjyres qe kan pasur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**


Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 35
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 EmptyTue Jun 24, 2008 6:52 pm

Une po te falenderoje ne emrin tim personal po edhe ne emer te Rrebeles per keto urimet tua E_Bukra,ishalla nuk ngritet ne protesta tash Rrbelja se kom fol pa ren sepse kjo eshte me e madhe edhe thot mu me ka hije me fol se jom me e madhe haha,po nganjeher kemi bre te drejte edhe ne me te vegjlit ,na lejoni te shprehemi ,e te zhvillohemi haha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Matura - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Matura   Matura - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Matura
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: