Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita Empty
MesazhTitulli: Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita   Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita EmptyThu Mar 20, 2008 11:44 pm

Kryeministri Sali Berisha vazhdon të dalë për ditë në opinion për të na mbushur mendjen se nuk jemi të vetmit ne që shpërthimi i depove të municioneve, i cili na ndodhi ne, na paska ndodhur edhe në vendet e NATO-s. Kjo përrallë e Saliut i ngjason një ndodhie në një fshat të Jugut tonë. Një bariut të kopesë, por pak i lehtë nga mendja, i humbi bruci (sharku) dhe familjarët e qortuan rëndë. Pas ca ditësh ai mësoi se edhe një bari tjetër kish pësuar të njëjtën gjë dhe gjithë gëzim shkoi në shtëpi e u tha: Edhe Zenelit i humbi sharku. “Shyqyr, shpëtove, i thanë, u bëre me shokë”. Edhe Saliu ynë, duhet ta falim nga që edhe në një vend të NATO-s, por që nuk dihet se cili është ai vend, e di vetëm Sali Berisha. Ka ndodhur një shpërthim i tillë, pavarësisht se nuk ka pati viktima, por ka ndodhur ama.
Këtu nuk është faji i Saliut pse atje nuk pati pasoja. Lum ne për kryeministrin që kemi, lusim zotin mos na i marrin mësysh! Vetëm që, shyqyr, nuk është i lehtë nga mendja si ai bariu.
Edhe kryetari opozitës, Edi Rama, del çdo ditë në konferencë shtypi dhe i lutet Berishës të japi dorëheqje. Madje na dërgoi edhe kryetaren e grupit të tij parlamentar, zonjën Valentina Leskaj, tek TV “24 Njuz” të na bindte se Pandeli Majko i tyre, kur ishte Ministër Mbrojtjeje dhe kur brenda dy-tre muajve i ndodhën tri tragjedi: vrasjet në Melgurn të Shkodrës, kthimi i Repartit në bordello në Bisht të Pallës dhe tragjedia e Otrantos, përveç vrasjes së 18 fshatarëve të Rajcës nga policia kufitare maqedone, nuk e dha dorëheqjen sepse atëherë “nuk pati ulërima” si tani, u shpreh zonja deputete.
Kot nuk thonë se, kur je vet i lerosur, nuk ke se si i flet tjetrit, ndaj dhe opozita i lutet Saliut të japë dorëheqjen. Por Sali Berisha nuk e dha dorëheqjen kur dogji gjithë Shqipërinë në vitin 1997 e jot a japë dorëheqjen tash që dogji vetëm një fshat.
As mos t’u shkoi ndër mend, sepse
“Karakterin me shkopinj e me të rrahur nuk e ndryshon dot
Sado të mundohesh e ke kot
Ti e qit atë prej dere
Ai të futet prej penxhere, thotë La Fonten.
Edhe opozitari tjetër, Ilir Meta, kërkoi vetëm dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa të Mediut jo, nga që e ka dhëndër, (kanë krushqi mes veti), dhe tërë aferat e tij janë bërë me skraparllinj dhe ne presim që të na rregullojë Ilir Meta me hajnat që e rrethojnë!
Çudia tjetër është me Fatmir Mediun, i cili pa pikë turpi, pasi dha dorëheqjen, na del në televizor dhe na thotë se tash së shpejti partia e tij do të propozojë një kandidaturë tjetër për ministër Mbrojtje.
Ne prisnim që ai të jepte dorëheqjen edhe si kryetar partie, ai na kapardiset se nuk e lëshon ministrinë e mbrojtjes nga meraku se i ngelet pa përfunduar afera tregtare e tenderave.
Çudia po ndodh edhe me “patriotin e madh”, Sabri Godo, që është kryetari i asamblesë të Partisë Republikane, i cili, jo vetëm që nuk e mbledh atë parti e ta shkarkojnë nga kryetar partie që na shkaktoi atë tragjedi turpi e dhimbjeje, por na del e na kapardiset pas presidentit.
Një çudi tjetër na ishte propozimi i zonjës Valentina Leskaj për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e çështjes në fjalë. Menjëherë na u kujtuan fjalët e Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, kur tha për Parlamentin shqiptar dhe komisionet parlamentare:
“Po a e dini ju se ç’ është parlamenti? Parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shpirt për të bërë prova kirurgjikale në trupin e gjallë të racës së tyre, një sallë plot me gazra helmues” dhe vijoi për komisionet: “Këto çështje iu dhanë për shqyrtim një komisioni, i cili do t’ia kalojë një nënkomisioni, i cili do t’ia parashtrojë konkluzionet e tij një seance parlamentare që do të mblidhet së shpejti, dhe kjo seancë do t’ia dërgojë përsëri këto çështje një nënkomisioni, i cili do t’ia rrëfejë komisionit, që do t’i dërgojë një raport Parlamentit” sikundër është bërë deri tashti me komisionet tona parlamentare.
Kryetarja e parlamentit do t’i mbyllë me kyç mirë e mirë konkluzionet dhe do t’i varrosë në dosjet e vdekura të sekretarisë, ku do të mbahen brez pas brezi. Jo më kot Ëill Durant, në librin e tij të titulluar: “Platoni”, i cili citon librin e tij “Republika”, midis të tjerave shkruan:
“Çdo qeveri ka prirje të zhduket për shkak të teprimit në pengimin e përparimit dhe zhvillimit të vendit e mirëqenies. Kur qeveria e ngushton qarkun e njerëzve drejtues brenda rretheve miqësore, fisnore, krushqive e shoqërisë së ngushtë dhe nxitohet për t’i pasuruar sa më shpejtë pjesëtarët e saj dhe nëpërmjet saj, atëherë ajo qeveri do të rrëzohet me kryengritje. Kur pëlcet kryengritja duket sikur shkaqet e saj janë të parëndësishme, por edhe kur duket se shkaqet janë të parëndësishme, duhet ditur se ajo, KRYENGRITJA, është rezultat i nxitur nga grumbullimi i të këqijave që janë bërë”. Me sa po shihen zhvillimet e ngjarjeve atje kanë për ta çuar Shqipërinë, që Serbisë t’i krijohen mundësitë të ndajë Kosovën në ato momente. Mos qoftë e bërë, por gjasat tregojnë se ajo ka për të na ndodhur.

Marr nga Radio-Kosova e lirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
» Kaçaku Sali Shabani
»  Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: