http://diplomacia.dk/lajme/lajme/2292/sali-shabani-ka-jetuar-me-jeten-e-ka-akut-deri-ne-vdekje.html
Të nderuar lexues të Portalit"Bashkimi Kombëtar",sot pata rastin të lexoj një shkrim shumë interesant mbi jetën dhe heroizmin kombëtar të kaçakut më në zë të Lëvizjes Kaçake Sali Shabani,të autorit:Avdi Ibrahimi,botuar në Portalin Kombëtar"Diplomacia DK",të nderuar lexues ju ftoj që edhe ju të hedhni dritë nëse kini diçka për të terguar për veprimtarin patriotike dhe heroike të kaçakut Sali Shabani.
Sali Shabani ka jetuar me jetën e kaçakut deri në vdekje!
Më 13 Mars 1913 fshati malor Kabash përjetoi natën më të tmerrshme në historinë ekzistuese të tij. Pse ndodhi ky krim i rëndë njerëzor,një ngjarje e llahtarshme e përjetuar nga populli shqiptar në historin e tij,pse serbët e bënë këtë kasaphane në Kabash? Çka i shtyri kasapët serb që në Kishë të fshatit Kabash ta bëjnë masakrën?!
Ushtria serbe e divizionit të Shumadisë i kishte krijuar kushtet për këtë akt antinjerzor e antishqiptar,kurse masakrën e kryen shkijet lokal si:Vuksan Jovanoviçi,vëllezërit Angjellko e Mksim Ristiqi,Spirr Kola,Jova i Lubizhdës,Matush Gapiqi,Mark Gavazi i Novakës,vojvoda i Vërbiqanit ,por kryeekzekutor ishin Kapetan Spirrë dhe File Delloci.Masakrimin e Kabashëve e ndihmuan Gapiqët e Puhiqët e Prizrenit,kryemurgu Serafim e daskall Petri.
Kjo ngjarje makabre,kish ndodhur diku pas gjysmës së muajit mars 1913 në luftën ballkanike. Pse kjo masakër ka ndodhur pikërisht në Kishë nga gjakpirësit serbosllav?!Vend ky ku njerëzit i drejtojnë lutje Zotit të madhërishëm.Kjo të çon në logjikën se Kisha ortodokse serbe,është frymëzuesja e të gjitha gjakpirësive,që i janë bërë iliro-shqiptarëve nëpër shekuj.
Kjo masakër krijoi indinjatë të thellë në mbarë hapsirat shqiptare,por nga Kabashi ishin disa familje të shpërngulura që jetonin në fshatin Mushtisht të Suharekës, këto familje kabashase ishin gjak i afërt me Sali Shabanin-Kabashin e të gjithë të masakruarit në Kabash ishin të një fisi e të një vëlazërie me familjen Abazi,Ibrahimi dhe Mustafa të Mushtishtit.
Kështu, filloi organizimi nga fisi kabash në Kabash e Mushtisht dhe bashkëfashatrëve të këtij fshati,për hakmarrje ndaj Spirros dhe Filës së Dellocit,ku fshati Delloc është mbi fshatin Mushtisht si fqinj të afërt.Në vjeshtë të vitit 1919 kaçaku i maleve Sali Shabani krijon lidhjen organizative në fshatin Mushtisht për ekzekutimin e Spirr Dobrosavleviçit dhe Filës së Sahisë,anipse familja e Bacës Sali nuk pat pësuar asfarë dëmi në vitet 1913 dhe 1919.Kaçaku i maleve Sali Shabani në Mushtisht lidhjet i ka vu me Jemin Nuredin Abazin-Kabashi,Gjel Esat Malën,Jetë Sali Ibrahimin-Kabashi,Islam Sherifin Mustafën-Kabashi,Nezir Behlulin dhe Bilall Osmanin me të villain Rrustemin ku ky i fundit vritët më vonë nga gjandarët serb,i tërë organizimi i vrasjës së kriminelëve serbë Spirr e File Dellocin bëhet në odën e Bacës Jemin me që ky ishte një nga më të pasurit në fshatin Mushtish.
Mbas shumë diskutimesh vendoset që një ditë dhjetori të vitit 1919 Sali Shabani merr përsipër që ta bëjë ekzekutimin e këtyre dy gjakpirësve serb,ajo ditë u caktua të jetë një nga ditet e Merkure sepse këtë ditë bëhej pazari në Prizren. Por, për ditën e vrasjës dhe mënyrën prej fshatit Kabash më kishte treguar Bacë Bakiu i biri i Bacës Jemin,se nuk kishte ditur askush,për këtë kemi dëshmi edhe në librin e prof.dr.Liman Rushitit:” KUJTIME PËR LËVIZJEN KAÇAKE”.
Me të marrë veshë Gjelë Esati e vë në dijeni Sali Shabanin se e ke të lehtë me e njohur Spirrën se para tri ditësh ma ka marrë kalin gjog dhe qyrkun tem fare të ri që vetëm dy ditë e kam veshur e me atë qyrk kam qenë edhe kur jam takuar me ju në shtëpin e Jeminit. Kështu, dy djem të ri Salihut i tregojnë se cili është Spira. Saliu, këput maleve të fshatit Mushtisht dhe të përroi në Grykë të Baqevcit aty afër fshatit Grejkoc i zë pritë Spirrës ku ai ishte duke u kthyer nga pazari i Prizrenit,sëbashku me pandurin(kuririn) e komunës së Dellocit ku fshatarët thonë se kishte qenë trim dhe për këtë kryetari i komunës së Dellocit Spirr Dobrosavleviqi apo Spirr Kapetani si njihej në popull e mbante me vete. Më t´u afruar afër pritës së Saliut, Spirroja fillon t´i lavdërohet Filës se si para 6 viteve te dy se bashku i kemi pre me sakicë nëntëdhjetë burra të Kabashit,për këtë krajli serb Pashiq m´i ka dërguar gradat e kapetanit nga Beogradi.
Pas çdo krimi të organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar,ekzekutorët e këtyre masakrave gradoheshin nga udhëheqësit e tyre në Beograd.Bacë Saliu kish dëgjuar sa here nga bashkëfshatarët e tij për këtë masakër ku Spirr kapetani kish përvjelur mangët e këmishës dhe kish veshur kanac të grave,kur i kishte prerë me sakic burrat e Kabashit.
Ja si e ka kënduar rapsodi popullor masakren në kabash:
Po vjen Spirra në kali të bardhë,
Bashkë me Filën,si bajraktarë!
Po vjen Spirra tuj u livdue,
Për shqiptar sa i ka shkurtue,
Krali s,ka kapetan si mue,
Gradat flake,mi ka çue!
Flake mu gradat qi m,kanë ardhë,
Se i kam pre nëntëdhjetë shqiptarë!
Po kallxojke me goj të vetë,
I kam pre Kabashin nëntëdhjetë,
Kah jan kanë shqiptar të vërtetë!
Në këto momente Saliu i thërret të ndalen,nga i cili rast mënjëherë e vret Spirrën,ndërsa Fila kërcen nga kali dhe zenë pusi me një hendek,i cili fillon me pushkë të shtinë kundër Bacës Sali,e siç më kishte treguar bacë Bakiu sikur mos të përdorte Saliu një mjeshtri thuaja se ai kishte qenë gati tuj e vra,se kishte qenë ai gjakpirësi shejtar i mire,por Saliu e merr një shkop dhe mbi të e vë plisin e bardhë dhe e largon paksa nga vetja dhe kështu arrin me mashtrue Filën,duke menduar ky i fundit se aty ku është plisi i bardhë aty është edhe Saliu,pasi e godit me plumb plisin ai Filua e ngrit kokën nga hendeku për të pare se a e vrau Saliun,ky i fundit e shfrytëzon mire këtë rast dhe e vretë gjakpirësin serb.Nga ky rast menjëherë ngjitet maleve të Greikocit dhe me tu largue mbi fshat shtien tri here me pushkë dhe më zë të lartë thërret burrat e fshatit duke u thënë,mos merrni askë në qafë i thoni hyqymetit të krajlit se Sali Shabani e ka vra Spirrën dhe Filën dhe kështu jam hakmarrë për kusherinjtë e Kabashit.Nga ky moment kaçaku Sali Shabani ka jetuar sa në Shqipëri e Kosovë dhe me grupin e vtë ka operuar deri të fshati Kabash i Vitisë ku ka patur disa kaçak me gjak të afërt fisnor të cilët kanë bashkëvepruar në rrugën e lirisë kombëtare.
Serbët e fshatit Mushtisht,Delloc dhe Dvoran po atë natë janë hakmarrë ndaj shqiptarëve në Mushtisht për vrasjen e Spirrës,me këtë rast është vrarë Rrustem Osmani,pas dy-tre ditësh në Prizren ja marrin familjen e Salihut dhe e internojnë në Serbi,babai dhe mixha i tij vdesin në burgun e Nishit,poashtu në vitin 1951 vdes në burgun famëkeq të Nishit edhe vëllai i Saliut Hyseni,ndërsa më vonë gruan e vet dhe vëllaun Aliun arrin ta merrë me vete në Shqipëri.
Në vitin 1920 Saliu me grupin e vet del nga Shqiperia në Kosovë pas disa luftimeve me gjandar arrin ne Gjilan ku hyn ne marrëvshje me grupet kaçake te Karadakut,njëkohësisht takohet edhe me disa kaçak nga Kabashi i Vitisë.
Në pranverë të vitit 1921 Saliu përsëri del në Kosovë duke operuar me Lëvizjen Kaçake në Podgur,në rrethin e Istogut,,në rrethin e Suharekës,deri në Drenicë ku vë kontakt me komandantin e Lëvizjës Kaçake Azem Bejtën.
Në vitin 1922-123 Sali me bashkëluftëtar të tij zhvillon një luftë në fshatin Grançar të Prizrenit me të cilin rastë kanë qenë në shtëpin e mikut të Saliut,Ymer Devetakun me kusheririn e tij Bali Ibrahimi (Kuçi)-Kabashi nga Suhareka,Hasan Sali Kabashi nga Kaçaniku,Sabit Kabashi dhe vëllau i Saliut, Aliu.Aty janë rrethuar nga disa çeta xhandarmësh të cilët pa paralajmërim ju hedhin bomba brenda në shtëpi ku janë vrarë vëllai i Saliut Aliu dhe Sabiti,kurse Saliu dhe Bali Kabashi nga Suhareka plagosën,pasi u shkon përdore edhe pse të plagosur ata çajnë rrethimin duke lënë disa xhandar të vrarë e të plagosur.Saliu arrim me shokët e mbetur për tu shëruar në fshatin Bukosh të Suharekës.Pra grupi kaçak i Sali Shabanit ka operuar në tërë Kosovën sepse grupi i kaçakëve nga Kabshi i Vitisë kanë patur lidhjen me Bajram Currin,në vitin 1924 kur Bajram Curri bënte luftra kundër serbit dhe mbretit Zog ku këtë vit arrijnë të largojn Ahmet Zogun nga Shqipëria i cili pat ikur në Serbi,ne Beograd të Pashiqi,në këtë rrugë revolucionare të Bajram Curri që qoi në përmbytje të Ahmet Zogut,Sali Shabani me 20 burra nga Kabashi ka marrë pjesë aktive në këto lufta revolucionare.
Sali Shabani ka jetuar me jetën e kaçakut deri në vdekje!Ai në vitin 1935 është ndarë nga jeta e tij e lavdishme prej luftetari trim që gjithçka për të mire ja kishte kushtuar atdheut shqiptar,kështu ai ka ndërruar jetë në fshatin Kolsh të Lumës në Shqipëri.