murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Diplomacija antikombètare e Sali berishes! Sun Aug 17, 2008 5:29 pm | |
| DIPLOMACIA ANTIKOMBËTARE E SALI BERISHËS SIKURSE AJO E ERIK HONEKERIT! | |
...TANIMË, EDHE KINA E MORI VESH NGA SALI BERISHA SE “KOSOVA NUK ËSHTË PROBLEM I SHQIPËRISË”!?
*** Çfarë skandali diplomatik dhe, çfarë gabimi historiko-politik dhe kombëtar shqiptar?!
*** A ka më skandaloze dhe më absurde se sa kur një kryeministër i Shqipërisë “përqafohet” me Boris Tadiqin e Serbisë, dhe i “rrëfehet” se si Shqipëria “nuk paska kurrfarë lidhjeje” me Kosovën shqiptare?! – O, Zot i plotfuqishëm dhe mëshirues i tërë botës, deri kur do të na durosh me këso gabimesh dhe me këso mëkatesh politike të mohimit të vetëvetes?
*** Sali Berisha (kryeministër): " Problemi i Kosovës nuk ka qenë problem midis Shqipërisë dhe Serbisë “(!?)
| [img(320,200):339a]http://lajme.dervina.com/foto/bff50652737773f5af4d6ef1ffaf680f/M.Hyseni[1].jpg[/img:339a]
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
- Ashtu, pra, pikërisht pse Kosova nuk ka qenë problem preokupues i Shqipërisë, Serbia atë e dogji me terror dhe me gjenocid(1989-1999). Praktikisht, kjo është më se e vërtetë, ndërkaq, teoritikisht, mbi bazën historike, politike, kombëtare, shtetërore dhe ndërkomëtare, e vërteta është ndryshe, në anën e Shqipërisë, e cila është i vetmi titullar legjitim dhe legal i Kosovës, edhe pse politika dhe regjimet e deritashme të Shqipërisë (1912-1999) praktikisht e kanë braktisur Kosovën, duke mos e konsideruar problem dhe pjesë të tyre, me përjashtim të Shqipërisë Socialiste Popullore të Enver Hoxhës (1945-1990), e cila dha një ndihmesë dhe kontribut të madh dhe të paçmueshëm në emancipimin dhe në përparimin edukativ, arsimor, kulutror dhe kombëtar, për shqiptarët (jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi-Serbi), i cili ndikoi pozitivisht, që shqiptarët të ruanin identitetin e tyre etnik, kulturor dhe kombëtar, sepse kjo ishte e vetmja rrugë për të dalë nga kthetrat e përgjkashme të sundimit kolonial serbo-sllav. Rrugë, as alternativë tjetër nuk kishte, sepse Shqipëria nuk kishte forcë ushtarake-nuk ishte e barabartë me Jugosllavinë as në armatime e as në faktorin njeri në kutimin e ngushtë. Ndërkaq, në kuptim të gjerë konflikti i armatosur ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte i pamundur, sepse fjalën kryesore e kishin të dy superfuqitë botërore (Amerika dhe BRSS-ja). Shpërthimi i një konflikti të tillë, nuk ishte në interes as të kampit të Lindjes (BRSS me Traktatin e Varshavës,1955), as të kampit të Perëndimit (SHBA me Paktin e NATO-s, 1949) ngase ato ishin të përqëndruara në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit të sigurisë ndërkombtare dhe të politikës paqsore të detantit.
(1) Heshtja e së vërtetës dhe gabimi historik
Shikuar në retrospektivë, këtu e njëzet vjet më parë (1990-2008), kur është fjala për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë ndaj vendeve fqinje, si dhe ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të saj artificialë, Shqipëria zë vendin e parë në botë për nga numri i skandaleve dhe i gabimeve politike të saj, të bëra nga garniturat e saj udhëheqëse, duke filluar prej Sali Berishës deri në Sali Berishën.
Të vërtetën për “braktisjen” e Kosovës(dhe, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Anamoravës, të Iliridës, të Çamërisë dhe të Malësisë së Madhe të Mbishkodrës) nga regjimet e ndryshme të Shqipëirsë, ne, viktimat 100-vjeçare shqiptare të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar etnike(50%), e dijmë më mirë dhe, më në hollësi sesa vetë Sali Berisha, por asnjëherë nuk na ka shkuar mendja, që këtë të vërtetë të hidhur, ta themi botërisht, sepse kësaj do t’i gëzoheshin vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo ka qenë aresyeja kryesore pse ne shqiptarët e viktimizuar të më se gjysmës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, nuk kemi dashur, as nuk kemi pasur asnjë interes, që para botës, ta pohojmë dhe ta problematizojmë në asnjë segment të saj këtë të vërtetë historiko-politike dhe diplomatike të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe pjesëve të tjera të gjysmës së Shqipërisë së kolonizuar etnike, të deklaruar nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht 2008.
Mirëpo, ja, më fund, pas 100 vitesh tragjike, të heshtura dhe të brishta të padrejtësise së politikës dhe të diplomacisë së gjysmë Shqipërisë (1912) ndaj Kosovës, përkatesisht ndaj gjysmës së Shqipërisë Etnike, të kolonizuara dhe të tjetërsuar nga ana e Greqisë, e Serbisë, e Malit të Zi dhe e “Maqeodnisë”, gabimin politik 100-vjeçar të gjysmë Shqipërisë së pavarur dhe sovrane ndaj Kosovës, vetë kryeministri, Sali Berisha e pohoi dhe e pranoi gabimin politik të Shqipërisë ndaj Kosovës para botës në Kinë, se “Kosova kurrë nuk ka qenë, dhe nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”.
Meqë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e nxori në shesh të vërteteën e heshtur 100-vjeçare të gjysmë Shqipërisë ndaj Kosovës, atëherë, edhe ne (nuk kemi pse të tregohemi më të dijshëm dhe më vizionarë sesa një kryeministër, kur është fjala për fatin tonë, i cili më se 100 vjet ishte, dhe, ende është peng në “mëshirën” e kolonialistëve dhe të imperialistëve serbë,grekë, malazezë dhe “maqedonë”. Prandaj, nuk kemi arsye që, edhe 100 vite të tjera, ta heshtim këtë të vërtetë në kurriz tonin, por, me çdo kusht, duhet të ndërgjegjësohemi moralisht, politikisht, kombëtarisht, duke vepruar dhe kontribuar konkretisht deri në çlirimin, në pavarësimin dhe në ribashkimin e plotë të të gjitha territoreve të kolonizuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike, pavarësisht se, iu pëlqen kjo rrugë e drejtë dhe e pashmangshme sali berishistëve demokratë, dhe fatos nanoistëve socialistë të gjysmë Shqipërisë së pavarur.
(2) Deklarata vetëmohuese e Sali Berishës(!)
Ja, deklarata e plotë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me Kosovën, e shprehur në Pekin në ceremoninë solemne të pritjes së delegacioneve të huaja (kryetarë dhe kryeministra dhe shoqëruesit e tyre) kryetarit kinez, me rastin e hapjes së “lojërave olimpike 2008” në Kinë.
-Sali Berisha: “Në çdo rrethanë, çështja e Kosovës nuk ka qenë një problem midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe nuk kam pranuar kurrë që kjo çështje të jetë një problem midis këtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenë i tillë. Ky është problem i komunitetit ndërkombëtar, i qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës dhe natyrisht dhe Serbia ka qenë pjesë, nuk mund të mohohet", përfundoi Kreu i Qeverisë shqiptare./Mekuli Press/ 12/08/2008
Vërtet, për nga numri i rreshtave kjo deklaratë është tejet e shkurtër, por helmuese dhe tronditëse, shumë e gjatë (që natën ta bën një vit) për nga kuptimi i përmbajtjes së mesazhit të saj negativ politik, diplomatik, kombëtar shqiptar, dhe ndërkombëtar, sepse para kryetarit të Serbisë gjenocidale, Boris Tadiq, dhe para tërë botës, kryeministri Sali Berisha dëshmoi, se “Kosova nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë.”?!
Në lidhje me këtë konstatim diletant dhe të gabuar ( kombëtarisht, politikisht dhe diplomatikisht) të kryeministrit të papërmirësuar dhe të papjekur politikisht dhe diplomatikisht të Sali Berishës, me të drejtë, shtrohet pyetja: - Çka do të thotë kjo “sintagmë politike vlerësuese” e Sali Berishës për Kosovën shqiptare dhe për gjysmë Shqipërinë e pavarur të Sali Berishës? – Troç dhe, shumë thjesht, as më pak, as më shumë, do të thotë se “Kosova nuk është dhe, kurrë nuk ka qenë Shqipëri, por Serbi”!?
– Me gjithë tendencën e “simulimit diplomatik” të Sali Specialist Skandalit (SSS) (e quajmë kështu, në kuptimin e metaforës politike dhe ironizuese, Sali Specialist Skandali, kryeministrin aktual të Shqipërisë, sepse gabimet e tij politiike të deritashme pothuaj se njëzetvjeçare ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë janë aq të shumta, saqë nuk mund t’i memorizojë as kompjuteri më modern në botë i Bill Gates-it), ky konstatim është i gabuar dhe, i papranueshëm, edhe mbi bazën historike, edhe të së drejtës natyrore, edhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të së drejtës kombëtare shqiptare, sepse Kosova kurrënjëherë në historinë e saj të derisotme nuk ka qenë “vetëm problem i brendshëm “ i Serbisë dhe i faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, por para së gjithash, dhe mbi të gjitha ka qenë problem shqiptar dhe i mbarë Shqipërisë Etnike.
Nuk ka asnjë dilemë se gabimin historiko-politik dhe kombëtar, të kualifikuar dhe të pranuar nga Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht të motit 2008, tanimë, qe 100 vjet e ka provuar kurrizi dhe historia e dhimbshme dhe tragjike e Kosovës(1912-1999).
Mirëpo, Sali Berisha nuk është dashur që këtë t’ia thotë kryetarit të Serbisë Boris Tadiq me rastin e takimit të tij në Pekin, në praninë e mbarë botës, sepse kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, të paktën, qe 20 vitet e shkuara, e di dhe, praktikisht është bindur nga viktimat shqiptare të Kosovës, të shkaktuara nga terrori, reprezaliet dhe gjencidi serbomadh i regjimit policor dhe militarist të Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, se Kosova nuk e ka pasur mbështetjen e gjithanshme ( e para së gjithash mbështetjen ushtarake) të Shqipërisë (1990-1999). Ndryshe, po të kishte qenë Kosova “problem preokupues” i Shqipërisë, Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste e Boris Tadiqit, e Slobodan Milosheviqit..., dhe e Kishës Ortodoksë Serbe, nuk do të kishte guxuar ta ripërseriste terrorin gjenocidal dhe agresionin pushtues shekullor të saj mbi Kosovën shqiptare(1989-1999).
Së fundi, duke marrë seriozisht në konsideratë statusin e tanishëm të Kosovës, si dhe gjendjen e mjerueshme ekonomike, politike dhe të drejtave e lirive të njeriut, të drejtën e jetës së ekzistencës së tyre në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike (Anamoravë: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë etj., Iliridë, Malësi e Madhe Shqiptare e Mbishkdorës, Çamëri), drejtuesit e sotëm të gjysmë Shqipërisë së Sali Berishës dhe të Bamir Topit, duhet të mos vazhdojnë me përseritjen e gabimeve të tyre fataliste të politikës zyrtare në kurriz të braktisjes, të shpërfilljes dhe të anatemimit të shqiptarëve jashtë kufijve artificialë të Shqipërisë së pavarur(1912), sepse në atë mënyrë do bëheshin vetëm aleati i dytë përforcues i shteteve kolonialiste serbosllave. Një rreshtim i tillë, do të ishte me pasoja të paparashikueshme katastrofike për shqiptarët dhe për territoret e tyre autoktone etnike dhe gjeopolitike, sepse do të ishte në funksion të rindarjes, të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të trojeve indigjene të Shqipërisë Etnike.
Nëse vazhdohet me skandalet dhe me gabimet e deritashme 20-vjeçare poltiike, diplomatike, kushtetuese të garniturave të ndyrshme të politikës zyrtare të Tiranës në kurriz të shqiptarëve dhe të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar, atëherë, mund të shfaqet rreziku që, që midis shqiptarëve dhe dy gjysmëshqipërive, të ngrihej ndonjë “Mur i Berlinit” (1962) i Erih Honekerit “demokrat rus”, edhe pse ai ishte me origjinë, me gjuhë dhe me komb gjerman (për intersin vetjak politik dhe karrierist etj.), qe rreshtuar si “aleat i dytë” i Bashkimit Sovjetik, për shkak se Gjysmë Gjermania Demokratike Lindore “nuk ishte problem i Gjermanisë Federale Perëndimore, por i Bashkimit Sovjetik dhe i aleatëve të tij ndërkombëtarë”, ashtu sikurse “Kosova që nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”, ashtu siç e ka deklauar këtë të vërtetë në Pekin, kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha (Sali Specialist Skandali-SSS).
|
| |
|
nardlushnja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 90 Age : 54 Vendi : Greqi Registration date : 27/04/2008
| Titulli: Re: Diplomacija antikombètare e Sali berishes! Tue Aug 19, 2008 6:34 pm | |
| cituar nga murturi - Cito :
- politika dhe regjimet e deritashme të Shqipërisë (1912-1999)
praktikisht e kanë braktisur Kosovën, duke mos e konsideruar problem dhe pjesë të tyre, me përjashtim të Shqipërisë Socialiste Popullore të Enver Hoxhës (1945-1990), e cila dha një ndihmesë dhe kontribut të madh dhe të paçmueshëm në emancipimin dhe në përparimin edukativ, arsimor, kulutror dhe kombëtar, për shqiptarët (jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi-Serbi), i cili ndikoi pozitivisht, që shqiptarët të ruanin identitetin e tyre etnik, kulturor dhe kombëtar, sepse kjo ishte e vetmja rrugë për të dalë nga kthetrat e përgjkashme të sundimit kolonial serbo-sllav. Rrugë, as alternativë tjetër nuk kishte, sepse Shqipëria nuk kishte forcë ushtarake-nuk ishte e barabartë me Jugosllavinë as në armatime e as në faktorin njeri në kutimin e ngushtë e solla kete citim te mikut tone murturi qe ta lexojne te gjithe ata qe shajne Enver Hoxhen | |
|