Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

 Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar Empty
MesazhTitulli: Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar    Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar EmptySun Aug 28, 2011 4:06 pm



Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha në Iftarin me besimtarët Musliman.
Tiranë më, 27 gusht 2011.


I nderuar haxhi Selim Muça, Kryetari Komunitetit Mysliman Shqiptar,

Të nderuar përfaqësues të komunitetit mysliman të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës,

I nderuar zoti ambasador i SHBA-ve,

I nderuari, zoti ambasador i BE,

I nderuar imzot Rrok Mirdita, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë,

Të nderuar përfaqësues të besimeve fetare,

Së pari, dua tu falënderoj me shumë mirënjohje që pranuat të bashkohemi së bashku në këtë iftar, për të shprehur nderimin tonë më të thellë ndaj jush dhe të gjithë atyre që me përkushtim të madh ndaj zotit, agjëruan në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, si një detyrim, si një sakrificë për të nderuar sakrificën njerëzore, për të dëshmuar përkushtimin, ndaj Zotit dhe vlerave hyjnore.

Unë gjej rastin të shpreh nderimin tim më të madh ndaj jush, udhëheqës të komuniteteve fetare myslimane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e kudo, por ndaj të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare te kombit shqiptar.

Ju, në shekuj keni kristalizuar, keni konsoliduar në Shqipëri, traditën më të shkëlqyer të tolerancës dhe mirëkuptimit fetar.

Ju keni bërë që për shqiptarët vlerat, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe vlerat hyjnore të jenë në një harmoni të plotë. Ju keni faktuar se liritë dhe të drejtat universale janë të njëjta për të gjitha besimet fetare dhe se shqiptarët pavarësisht nga besimet e tyre kanë këto vlera, si vlera më eprore.

Unë jam i bindur se në këtë vlerë të madhe qëndron edhe mesazhi më i shkëlqyer që shqiptarët përcjellin tek kombet e tjera. Në historinë e shqiptarëve, besimet fetare nuk kanë qenë asnjëherë shkak konfliktesh, luftërash apo përballjesh politike.

Sot, fatkeqësisht, sërish ka përplasje, sërish ka përpjekje për përdorimin e librave të shenjtë dhe përdorimin e besimeve për interesa të caktuara politike. Kombi shqiptar fakton se kombet nuk mund të jenë të lira, në rast se ato përdorin besimet për qëllime politike, ndaj dhe unë shpreh nderimin e madh ndaj jush sepse ecët në gjurmët, në traditën më të shkëlqyer të paraardhësve tuaj, të cilët sakrifikuan, të cilët u martirizuan për të mbrojtur me dinjitet këto vlera.

Dua tu rrëfej diçka. Gjatë pushimeve kam lexuar memorie, dokumente të dy grupeve njerëzish, të një grupi qytetarësh shqiptarë, të cilët u sakrifikuan për besimin tek zoti, tek vlerat hyjnore

dhe të një grupi tjetër, i cili sa ishte në pushtet luftoi egërsisht kundra tyre. Me duhet të them se të dy grupet pësuan fundin më tragjik, të dy këta grupe njohën hanxharët e diktaturës, por ata që u flijuan për besimin tek Zoti, ata vdiqën si njerëz. Do të citoj fjalët e njërit prej tyre: “Gjyqi që më dënoi me vdekje kërkoj ta falësh, po vdes krenar për besimin tim”.


Mjerisht, disa prej tyre, në grupin tjetër, me fjalët e tyre të fundit, në rast se ato janë të vërteta, më duhet të them se jetuan si skllevër dhe vdiqën si të tillë.

Besimi tek Zoti është një forcë e madhe, e jashtëzakonshme e njeriut, përbën një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për veten, për familjen, për vendin, për shoqërinë.

Ndaj dhe unë dua të ngre një dolli për ju, për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, që kanë agjëruar muajin e madhënueshëm të Ramazanit, për të gjithë besimtarët e Zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

 Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar    Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar EmptyThu Sep 08, 2011 12:20 am

SALA nuk ka drejt te flas ne emer te muslimanve, kur vet esht bektashgjij,dhe nuk i beson Muhametit as.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» VENDIMI NË PRAG TË RAMAZANIT: JAM SHQIPTAR DHE BESIMTAR!
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: