|
| “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT Sun Jan 19, 2020 4:49 pm | |
| PROGRAMI I VEPRIMTARISË: “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT, KINEASTIT DHE PRODUCENTIT KUJTIM GJONAJ” ORGANIZATORË: KËSHILLI I QARKUT TË GJIROKASTRËS, LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA DATA E ZHVILLIMIT: 17 JANAR 2020, DITË E PREMTE, ORA 13.00-14.30 VENDI KU ZHVILLOHET VEPRIMTARIA : AUDITORI I UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ” PJESËMARRËSIT: ADMINISTRATA E QARKUT TË GJIROKASTRËS, POETË, SHKRIMTARË ARTISTË TË LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA NGA GJIROKASTRA,TEPELENA, TIRANA, PËRMETI. NDJEKIN VEPRIMTARINË :MEDIA VIZIVE E GJIROKASTRËS ( NË NJË TAVOLINË TË VEÇANTË PUBLIKOHET ALBUMI I VEPRIMTARISË SË REGJISORIT DHE LIBRI KUSHTUAR ATIJ) 1. “Vlerësimi i vlerave të vërteta intelektuale, krijuese, një nga synimet kryesore të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës “ ZNJ. LINDITA ROVA , KRYETARE E KËSHILLIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS 2. “Fenomenet e Perandorisë së kinematografisë shqiptare (filmi dokumentar) “ Prof. KRISTAQ F. SHABANI , PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA 3. “Dashuria dhe përkushtimi për trevat e origjinës, fokus i veprimtarive regjisoriale e skenariste të artistit Kujtim Gjonaj “ Dr. ASTRIT ALIAJ , PREFEKT I QARKUT TË GJIROKASTRËS 4. FJALA E AUDITORIT ( Shkrimtarë , artistë, kineastë, publicistë, intelektualë. Midis tyre: Prof. dr. Bektash Mema Rektori i Universitetit “ Eqrem Çabej”, Dinos Koubatis poet,shkrimtar, regjisor,dramaturg Athinë, Thans Dino, shkrimtar, Sheh Ali Hormova, Prof. dr. Shyqyri Hysi , Enver Kushi skenarist , Flutura Maçi artiste, Kryetare e Bordit të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , Prof. Dr. Bexhet Asani studiues, Sekretar i Akademisë Alternative Pegasiane (letër përshëndje nga NEW JERSEY) , Tahir Muhedini intelektual). 5. Ceremonia e dhënies së titullit të nderit , akorduar nga KËSHILLI I QARKUT TË GJIROKASTRËS 6. Fjala falënderuese e regjisorit KUJTIM GJONAJ 7. Surpriza dhe dhurime ( Albumi i regjisorit dhe libra ) 8. Shfaqja për të pranishmit e filmit dokumentar “KËSHTJELLA E KËNGËVE”me regji të KUJTIM GJONAJ 9. Mbyllja e veprimtarisë 10. Kokteil
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT Sun Jan 19, 2020 4:49 pm | |
| “Vlerësimi i vlerave të vërteta intelektuale, krijuese, një nga synimet kryesore të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës “ LINDITA ROVA , KRYETARE E KËSHILLIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS Të nderuar pjesëmarrës, në këtë event nderimi për personalitetin e fushës së artit kinematografik, z. Kujtim Gjonaj “MJESHTËR I MADH”. Dita e sotme në kujtesën historike të mbarë Kombit tonë është një ditë, e cila lidhet me Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, të cilin ne e nderojmë për gjithçka bëri për Kombin tonë të lashtë. Ne, gjatë gjithë kohës, e kemi parë me përparësi vlerësimin e kontributeve të personaliteve të të gjitha fushave, me qëllim që të japim një ndihmesë të madhe në evidentimin e vlerave pozitive për progresimin social dhe shoqëror të shoqërisë sonë demokratike. Ndaj, në këtë kontekst, është forcuar bashkërendimi, bashkëpunimi me të gjitha shkallët e organeve vendore, me institucionet arsimore e kulturore e tjerë si dhe me Shoqërinë Civile ekzistuese në qarkun tonë. Kemi ndjekur hap pas hapi progresivitetin social dhe në gjithanshmërinë e ecurisë së rajonit; kemi nxitur dhënien e titujve të nderit ( stimujve moralë), duke i shndërrruar këto tituj në akte referimi dhe nxitje për shoqërinë. Evidentimi i shembujve pozitivë të personaliteteve të kontributit për Qarkun, për gjithë rajonin, për vendlindjen, prezantimi i tyre në tërësinë e spikatur të virtyteve, karakteristikave e cilësive dalluese, ka rritur forcën e vlerësimit dhe të çmimit të kontributeve, duke forcuar besimin dhe realitetin. Këshilli i Qarkut Gjirokastër, tashmë ka krijuar një përvojë, praktikë pune kontributive të vetën , në zbatim të nenit 77, pika ll të Ligjit 139/2015, datë 17.12.2015: “Për Vetëqeverisjen Vendore“, Ligjit Nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr.112/2014: “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” si dhe të VKM- së Nr.861, datë 10.12.2014 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisioneve këshillimore për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” si dhe Rregullores mbi procedurat e dhënies së “Titujve Vendorë të Nderit”, miratuar me Vendimin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër për dhnëien e titujve vendor të nderit. Në praktikën e deritanishme, Titujt Vendorë të Nderit janë dhënë dhe jepen për shpërblimin e veprimtarisë së shquar, brenda juridiksionit të Njësive të Qeverisjes Vendore ose për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit, brenda territorit vendor. Këta tituj u janë dhënë individëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme, në përshtatje me kontributet dhe vlerat, rolin dhe ndikimin e tyre në publik. Sipas përcaktimit, Këshilli i Qarkut Gjirokastër jep këta tituj nderi: a.”Nderi i Qarkut Gjirokastër ”. Ky është titulli më i lartë që i jepet nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër çdo personaliteti shqiptar ose të huaj për veprimtari të shquar, të suksesshme në dobi të Qarkut Gjirokastër apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin, prezantimin, publicitetin e interesave të tij. Në këtë kuadër, në praktikën e deritanishme, janë vlerësuar me këtë titull shumë personalitete të fushave të ndryshme . b.”Personalitet i shquar në fushën (emri i fushës)” U jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për veprimtari të spikatur në fushat e ndryshme të shkencës, artit, arsimit, kulturës dhe sportit, në dobi të Qarkut Gjirokastër . c. Certifikatë (Mirënjohje) U jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, në shenjë nderimi dhe falënderimi, për kontributin dhe veprimtarinë e tyre në dobi të Qarkut Gjirokastër. Natyrisht, për të dhënë këta tituj është e nevojshme të ndiqet një rregull i caktuar pune për të arritur në përfundim të nderimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, i cili është cituar më poshtë, propozimi për titujt vendorë të nderit, pranë Këshillit të Qarkut Gjirokastër , dorëzohet në zyrën e Protokollit ose në rrugë postare. Propozimi shqyrtohet nga Komisioni Këshillimor i ngritur me Urdhër të Kryetares së Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Të drejtën për të propozuar dhënien e titujve vendorë të nderit e ka çdo anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, shoqata të ndryshme si dhe organizatat jofitimprurëse, të cilat, nëpërmjet kësaj të drejte, synojnë të evidentojnë e nxisin kontribute e vlera të veçanta në dobi të shoqërisë si dhe për të vlerësuar e respektuar vartësit,punonjësit ose anëtarët e tyre.
Praktika e punës që është ndjekur nga Këshilli i Qarkut tonë : Cili është dokumentacioni i nevojshëm, i cili duhet të shoqërojë propozimin: *Propozimi, sipas rregullit, duhet të dërgohet jo më vonë se 90 ditë kalendarike, përpara datës së propozuar për dhënien e titullit vendor të nderit, me përjashtim të rasteve të veçanta, kur respektimi i këtij afati është bërë objektivisht i pamundur. Propozimi për dhënie titull nderi shqyrtohet në kohën e duhur, kur plotëson kriteret e mëposhtme: a.Kur propozimi firmoset nga titullari i institucionit që ka të drejtën e propozimit ose nga përfaqësuesi i shoqërisë civile. b. Shoqërohet me relacionin përkatës, ku paraqiten arritjet dhe meritat e veçanta të personit të propozuar. c. Përmban CV-në e personit dhe arsyetimin rreth motivacionit. d. Letër pranimin e titullit të nderit nga personi përkatës. e. Si dhe dokumenta të tjerë plotësues, të cilat vërtetojnë përmbushjen e kritereve përkatëse për dhënien e tutillit vendor të nderit. Në aktin e propozimit përcaktohen: Autoriteti propozues dhe baza ligjore për propozimin; emri, mbiemri dhe prezantimi i personit të propozuar; arsyet e hollësishme që çojnë në propozimin e personit; lloji i titullit vendor të nderit;elementet që vërtetojnë përmbushjen e kritereve përkatëse për dhënien titullit vendor të nderit; vërtetimi se personi i propozuar nuk është dënuar ndonjëherë për shkelje të rënda të ligjit ose nuk është nën hetim;vërtetimi se personit të propozuar nuk i është dhënë më parë një titull vendor nderi i njëjtë ose më i lartë se ai i propozuar. Rëndësi të veçantë i japim: “ Shqyrtimi të propozimit” Për shqyrtimin e propozimeve për titujt vendorë të nderit, pranë Këshillit të Qarkut Gjirokastër funksionon një Komision Këshillimor. Në vijim “Komisioni”, i përbërë prej 5 (pesë) anëtarësh, prej të cilëve tre anëtarë janë punonjës në varësi të autoritetit përgjegjës dhe 2 (dy) anëtarë personalitete të jashtme, që përzgjidhen mes njerëzve të shquar dhe që kanë dhënë kontribut në fushën përkatëse. Të gjitha propozimet për dhënien e titujve vendorë të nderit i dërgohen autoritetit përgjegjës për dhënien e tyre, i cili i përcjell për vlerësim në komisionin këshillimor. Komisioni shqyrton propozimet dhe merr vendimin me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Votimi është i hapur. Anëtarët e komisionit, që janë të pranishëm në mbledhje, nuk mund të abstenojnë. Kryetari i organit kolegjial voton i fundit. Nëse propozimi është i plotë, komisioni këshillimor paraqet mendimin e tij pranë autoritetit përgjegjës brenda 30 ditëve nga data e marrjes së propozimit. Komisioni Këshillimor gjatë shqyrtimit të propozimeve për dhënie titull vendor nderi, zbaton të gjitha rregullat e hollësishme të përcaktuara në VKM Nr.861, datë 10.12.2014 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisioneve këshillimore për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”. Jo pa qëllim, përmendëm këtë praktikë pune për të treguar se jemi realë dhe të besueshëm . Çdo gjë përfundon me aktin: “Dhënia e titujve vendorë” Sipas rregullit të vendosur, Titullin vendor të nderit e jep autoriteti përgjegjës, ose një person i autorizuar prej tij. Ky titulli i jepet vetë personit dhe në rast se nderimi bëhet pas vdekjes, titulli vendor i nderit u jepet familjarëve më të afërt të personit. Praktika e punës për dhënien e Titujve të nderit, sëpari, tashmë është pasuruar, por, në të ardhmen, ne do të ndjekim kritere të rrepta në dhënien e këtyre titujve, vetëm personaliteteve meritues të fushave të ndryshme. Së dyti , ne do të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin me këta personalitete të nderuar për të gjallëruar jetën dhe për t’i dhënë hope të reja asaj, me qëllim që, të gjithë këta të nderuar, të vijojnë të japin kontributin e tyre në shoqëri, pasi , shpeshherë ndodh që pas titullimit, lihen në hije. Kësaj praktike do t’i jepet fund. Ata, ato do të jenë një fond i artë i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, një pasuri intelektuale për të zbatuar projekte të rëndësishme në përparimin e rajonit tonë. Dita e sotme, ku celebrohet dhënia e titullit të nderit regjisorit, kineastit Kujtim Gjonaj, dëshmon për seriozitei, vlerësim të një personaliteti të fushës kinematografike. Ky akt nderon jo vetëm regjisorin e vlerësuar, por na nderon edhe ne si Këshill Qarku, gjithashtu dhe LNPSHA “PEGASI” Albania, e cila bëri propozimin. Ju faleminderit! Gjirokastër, 17 janar 2020
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT Sun Jan 19, 2020 4:50 pm | |
| Fenomenet e “Perandorisë” së kinematografisë shqiptare ( filmit dokumentar) Nga Prof. Kristaq f. shabani, shkrimtar,poet, studiues, estet, president I lnpsha “pegasi” Albania (Jeta është një përvojë unikale) I nderuari Prefekt i Qarkut të Gjirokastrës , zoti Astrit Aliaj! E nderuara Kryetare e Qarkut të Gjirokastrës , zonja Lindita Rova! I nderuari Prof. Dr. Bektash Mema, Rektor i Universitetit “ Eqrem Çabej” Gjirokstër Të nderuar pjesëmarrës në këtë mjedis inkadeshent, ku bëhet celebrimi i dorëzimit të titulli të lartë” NDERI I QARKUT GJIOKASTËR “ REGJISORIT, SKENARISTIT, PRODUCENTIT KUJTIM GJONAJ, “MJESHTËR I MADH ” , i cili, përafërsisht pesë dekada, kryefjalëzoi në Perandorinë e filmit dhe vijon me përkushtim dhe pasion rrugëtimin e tij profesional . Jetëshkrimi (Hap pas hapi) Lindi në Mezhgoran të Tepelenës në vitin 1946. Në vitin 1947, familja e tij vjen në Tiranë. Në vitin 1953, fillon shkollën shtatëvjeçare në shkollën “Hoxha Tahsin”, mandej, pas përfundimit të kësaj shkolle, në vitin 1960-1964 ndjek studimet e mesme në shkollën e mesme të përgjithshme “Çajupi” dhe vijon studimet në fakultetin e Filologjisë për Letërsi dhe Gazetari. Pas përfundimit të fakultetit, punësohet si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Viti 1969 është viti, ku shkroi skenarin e parë filmik, ndërsa, në vitin 1973, martohet me zonjën Bukurije Llagami. Sadisfaksionin e parë të xhirrimit të dokumentaritë të parë, si regjisor, e përjetoi në vitin 1974, ku, dhe në këtë vit, bëhet “baba” me lindjen e vajzës së vet, Valbona. Viti 1975, falë këmbënguljes së tij, shkruan skenarin e parë të filmit artistik, ndërsa, viti 1976 i sjell në jetë gëzimin e tij të dytë: djalin Genti. Në vitin 1978, Kujtimi realizon skenarin e fundit të filmit artistik: “Këshilltarët”. Në vitin 1979 emërohet regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Viti 1985 sjell gëzimin e tretë të familjes Gjonaj, lindja e djalit Martin. E pastajmja: Në vitin 1992 emërohet Kryeredaktor i revistës “Bota Shqiptare”, ndërsa në vitin 1994 krijon shtëpinë Botuese “Bota Shqiptare”, ndërsa, në vitin 1997 krijoi Shtëpinë filmike “Bota Shqiptare”. Në vitin 2003, emërohet Drejtor i “Alba Filmit”. Në vitin 2006 doli në pension… Prej vitit 2007 veprimohet si regjisor te Shtëpia Filmike “BOTA SHQIPTARE”. Kujtimi është sot një përfaqësues i denjë, veprimtar i shquar i Shoqërisë Civile shqiptare, madje për kontributin e tij LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , Akademia e saj Alternative e shpalli dhe “NJERIU I VITIT 2019”. Është shpërblyer për veprimtarinë e tij me shumë çmime si dhe me shumë vlerësime me medalje , urdhra, si dhe tituj, ku të gjithë kanë rëndësinë e tyre . Në vitin 2012, nga Presidenti I Republikës së asaj kohe, Bamir Topi, u titullua “Mjeshtër i Madh”me motivimin: “Përkontribut të rëndësishëm në kinematografinë shqiptare si regjisor, scenarist dhe producent, veçanërisht në filmin dokumentar dhe në atë me temë historike, duke zënë kështu një vend të nderuar në kulturën shqiptare”. Sot , me propozimin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës e ka nderuar me një titull të lartë , të rëndësishëm. Të kryefjalëzosh në “Perandorinë” Kinematografike duhet të produktosh materie filmike intelektuale, të jesh intuitativ, duhet të jesh i talentuar dhe i prirur, plot fantazi, të zotërosh artin profesional, gjuhën shqipe në të gjitha drejtimet semantiko-gramatikore- drejtshkrimore, të zotërosh artin e profesional të të shkruarit, të “pikturosh dhe të skulpturosh” me fjalë dhe sentencë filmike , të kesh zhdërvjelltësi dhe të shquhesh jo vetëm për shkathësi mendjeje, por edhe lëvizjeje, të njohësh problematikën e kohës, të jesh mjeshtër i krijimit të profileve dhe të paraqitësh me kualitet peronalitete që kanë dhënë kontribut në historinë tonë kombëtare... Kur ndodhesh në Perandorinë e filmit vetëm kështu mund të të vihet skeptri i fenomenit. Të jesh regjisor, do të thotë, në kuptimin tërësor të kësaj fjale, të risosh gjendje, ndodhi me art, të gdhendësh, të këndvështrosh proceset dhe fenomenet jetësorë me një aftësi tepër të veçantë, zhbiruese, ku mbretëron jo vetëm pasioni dhe kënasqësia, por profesionaliteti, drejtësia dhe shtysat, bindja dhe vullneti drejt një progresit pashmangshëm. Të shkruash me “celuloid” do të thotë të shkruash historinë. Nëse këndvëren regjisorin –kineast të fokusuar, kreativiteti i tij është i nocionuar, i gjerë në tematikë e trajtesë, analitik e ballafaques, nxjerrje në pah të gjendjes reale, dalje në përfundime logjike dhe në tregim rrugës të mprehta të ardhura nga një logjikë e shëndoshë dhe elastike…, duke bërë një pasqyrim tipik. Kujtim Gjonaj është një krijues shumë dimensional, pasi ai jo vetëm u profilizua si regjisor e skenarist, por edhe si redaktor kinoditaresh, kinoreportazhesh, filma kronikë, filma dokumentarë, manifestime folklorike (43) por hapëroi vrullshëm me 52 me larmi tematike për ngjarje, ndodhi, zbatim idesh, profilizime, profile, portretizime, lidhësi miqësish, punë të vrullshme ndërtuese, ngjarje me rëndësi kombëtare, prezantime historike, festime përvjetorësh e tjerë … Por, krahas skenarëve në fushën dokumentare, ai sprovoi dhe në skenarë për filma artistikë: katër të tillë, por edhe për skenarë për filma vizatimorë tre të tillë. U shqua si producent që nga vitit 1998 e deri tashmë në 24 sipërmarrje. Në profesionin e regjisorit (1974-2015) spikati në regjinë e 64 filmave dokumentare, kronikalë. Dihet që Kinematografia trajtesën e rrok në të gjitha fushat politike- shoqërore të kohës, pasqyrimi i së cilave realizohet me një stil të veçantë , me sekuenca të “kompozuar” me art e realitet, me tërësi skenarë që trajtojnë përditshmërinë, politiko –shoqërore- historike, në rrjetin e publicitetit të shfaqes vizive. Kinematografia sot e ka zgjeruar gamën e saj në sferën filozofike , estetike e tjerë… Ne kemi shembuj të mëdhenj nga bota kreative, ku shkrimtarë të mëdhenj, regjisorë me emër startin e suksesimit të tyre e kanë filluar nga publicistika… A nuk e filloi prej publicistikës Dostojevski, Heminguej, Markezi dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet publicistikës hodhën hapa galopantë në Letërsi. Edhe Kujtim Gjonaj u specializua për gazetari dhe u shqua në artin kinematografik. Dihet që Fan S. Noli krijoi të ashquajturin obelisk publicistik. Ishte njëkohësisht poet i fuqishëm, publicist dhe orator i shquar, studiues, dijetar dhe muzikolog, kompozitor e shqipërues i talentuar, dramaturg, një nga stilistët më të mirë të prozës sonë. Noli mbetet një nga figurat më të njohura të artit dhe të shkencës shqiptare, por edhe një publicist i shkëlqyer. Brendia e veprave atdhetare të tij, që është në vazhdën e atyre të Rilindjes, ushqen ndikimin e thellë përparimtar të kulturës sonë. Ndaj dhe Kujtim Gjonaj, krijues i shumë profileve, portretizimeve thekson: “Secili nga ne i mbetet borxh historisë dhe askush nuk mundet ta arrijë ta shpërfaqë sa duhet…”. Regjisori Kujtim Gjonaj , i cili është një shembull i modelit kinematografik, është një modul dhe pikë referimi e reflektive për ardhmërinë e kineastikës shqiptare si profesionist , njeri urtësor dhe kualitativ, të cilit i flasin me fjalor kineast veprat e tij të shumta. .. Sot vetëm me një ose dy shkrime sakate, në të gjitha konceptet, duke përdorur lavdomaninë dhe autoemërimin, shumëkush e quan veten kineast, regjisor…,shumëkush e quan veten skenarist pa patur suksesin e mundshëm motivues.… Kineastët profesionalë japin ndihmesë të padiskutueshme në lëvizjen frontale të fenomeneve, proceseve në kahjen dhe drejtimin e duhur në progresivitetin e Botës. Përfundesë: Kineasti Kujtim Gjonaj, model bashkëkohor, shembull i lartë në evidentimin e ngjarjeve, ndodhive; rezultativ në aftësinë publikuese e ilustruese si dhe në kontributin kreativ për përgatitjen e kineastëve të ardhmërisë, frymëzues i sferës së medias vizive për rreth pesë dekada në Perandorinë e Filmit vital, na krenaron sot të gjithëve . Gjirokastër, 17 janar 2020
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT Sun Jan 19, 2020 4:51 pm | |
| “Dashuria dhe përkushtimi për trevat e origjinës, fokus i veprimtarive regjisoriale e skenariste të artistit Kujtim Gjonaj “ Dr. ASTRIT ALIAJ , PREFEKT I QARKUT TË GJIROKASTRËS Të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari ceremoniale, e cila ka objekt nderimin e kontributit të një artisti të madh të kinematografisë shqiptare, z. Kujtim Gjonaj! Një ndër miqtë e mi të shumtë është dhe regjisori e kineasti i njohur, Kujtim Gjonaj, një ndër intelektualët me personalitet dhe kontribues në zhvillimin intelektual e shoqëror të vendit. Kujtim Gjonaj fizikisht unë e kam njohur vonë, por emrin dhe veprimtarinë e tij e kemi njohur nëpërmjet filmave dokumentarë dhe kronikave. Në emrin tim dhe të Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, përshëndes Këshillin e Qarkut Gjirokastër për këtë veprimtari vlerësuese e merituese. Ne, si institucion, kemi përkrahur e përkrahim fuqimisht vlerësime të tilla, të cilat ndikojnë në progresin shoqëror. Pa marrë atributet e një analisti të artit filmik, por, si një dashamirës i këtij arti, dëshiroj të shfaq disa mendime për figurën komplekse të z. Kujtim Gjonaj. Duke lexuar librin ” Kujtim Gjonaj dhe magjia e fimit” të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Albert Zholi e duke parë albumin për gjithë jetën e tij aktive, solla ndërmend poezinë gjeniale të Naimit , duke veçuar vargjet: Ti Shqipëri, më ep nderë,/ më ep emrin shqipëtar,/ Zëmrën ti ma gatove /plot me dëshirë dhe me zjarr. Po kështu, kalova në mendje vargjet e Poetit tjetër të madh Kombëtar, Andon Zako Çajupit, por edhe Pashko Vasës, Hil Mosit, Gjergj Fishtës , Ndre Mjedës, Migjenit e shumë të tjerëve që i kënduan Shqipërisë, Kombit, vendlindjes së tyre. Dhe bashkova kohët e atëhershme me të sotmen, ku shkrimtarët, poetët, artistët vrullin, guximin e marrin direkt nga vendlindja e tyre dhe ndrisin në veprimtarinë e tyre. Dashurinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes regjisori, skenaristi dhe producenti Kujtim Gjonaj e ka shprehur me shumë profesionalizëm, cilësisht, në të gjithë veprimtarinë e tij kinematografike, duke u nisur nga kronologjia e kohës dhe tematika plot kolor e ngjarjeve historike të trajtuara. Këtë e ilustrojmë me krijimtarinë e tij, në të cilën trajtohen përkatësisht epoka të ndryshme historike. Përmendim këtu tre filma të tij me objekt direkt për këtë qark dhe përkatësisht me filmat, të cilët, si objekt, kanë patur folkloristikën shqiptare, por, njëkohësisht, kanë trajtuar dhe zakonet, doket, traditat e kohës dhe pikërisht te: “Burim i pashtershëm", si skenarist; "Tetori i këngëve" regjisor dhe me skenarist poetin Xhevahir Spahiu; " Kështjella e Këngëve" film, i cili ka fituar kupën e festivalit të tetë të filmit dokumentar dhe çmimin e spektatorit. Trajtesa e regjisorit është e hershme në epoka : Ai trajton te filmi" Ditët e fundit të një luani" figurën e Ali Pashë Tepelenës. Duke u nisur nga ky film i realizuar me nivel, regjisori Muharrem Fejzo, shprehet me të drejtë: “ Në filmat dokumentarë të regjisorit Gjonaj, Shqipëria si lëndë historike vjen me peshën e ngjarjeve dramatike e tragjike të saj, ndërsa si lëndë shpirtërore, me kulturën e saj befasuese nga më të çuditshmet dhe më të larmishmet e më me kolor, jo vetëm në hapësirat ballkanike, por edhe më gjerë. Këtë lëndë historike regjisori, jo vetëm e njeh mirë, por e shndërron atë në imazh dhe imazhin në emocion…”. Edhe në filmin “Lidhja e Prizrenit” regjisori evidenton protagonist të mëdhenj nga Qarku ynë. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në njohjen e figurave të mëdha të Rilindjes Kombëtare në filmin: "Vëllezërit Topulli", ku profilizohen rilindasit e mëdhenj gjirokastritë Bajo e Çerçiz Topullit. Në trajtimin e vijimit të ngjarjeve kryesore të historisë kombëtare duhen evidentuar filmat për Brigadat partizane ( Br6S dhe e Br12S), duke pasqyruar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kristo Jorgji, regjisor, shprehet për filmin “Se ç’ u mbushën malet plot me partizanë“ : “… Sukses për ne që realizuam nga një film për çdo brigadë partizane. Secili film është realizuar me dashuri dhe shije artistike, por , në këtë analizë, do të veçoja filmin: “ Se ç’u mbushën malet plot me partizanë”! Asqë mund të lëmë pa përmendur filmin “Këshilltarët”, ku Kujtimi është skenarist … Një film epik, ku brenda një strukture dramaturgjike të përmbledhur; vizatohet emocionalisht akti heroik dhe vetmohues i njerëzve të thjeshtë përballë alternativës së pushkatimit. Po kështu dhe filmat e tij për Heronjtë e Popullit: Mustafa Matohiti dhe Abaz Shehu, ku ai vetë emocionalisht shprehet “… Udhëheqësi artistik Kristaq Dhamo më krijoi mundësinë të realizoj edhe një film dokumentar për Heroin e Popullit Abaz Shehu. Tashmë, u hap udha për t’u përfshirë i gjithi në magjinë e filmit”. Ai ka bërë një punë të madhe në pasqyrimin e Tepelenës dhe të Përmetit. Përmendim këtu filmin për Kongresin e Përmetit e tjerë . Në periudhën e mëvonshme në kinoditaret e ndryshme, filmat dokumentarë, kronika filmike, ai pasqyroi të gjitha zhvillimet e qarkut të Gjirokastrës . Regjisori Kujtim Gjonaj ka dhënë kontribut në pasqyrimin e rrugës 50 vjeçare të gjimnazit “Asim Zeneli, ku u formësuan shumë kuadro e mes tyre Ismail Kadere dhe Dritëro Agolli. Mund të përmendim dhe spikatjet në filmin e aminuar për fëmijë “Gurëgdhëndësi” e tjerë. Gjithashtu, Kujtim Gjonaj në veprimtarinë e tij filmikeka trajtuar edhe figurën e madhe të Nënë Terezës, fituese e Çmimit”NOBEL” për Paqe. Të gjitha shembuj e përmendur më lart, a nuk shprehin dashurinë e madhe të regjisorit Kujtim Gjonaj për vendlindjen, për Atdheun, Kombin? Pa dyshim që po. Një ecuri në rrugën e Rilindsave të mëdhenj dhe patriotëve të Kombit tonë. Doja të veçoja dhe një fakt të ndritshëm vlerësues . Kujtim Gjonaj, pa dyshim, për veprimtarinë e tij të madhe ka qenë dhe është i fokusuar nga personalitete të artit, por edhe nga njerëzit e thjeshtë të këtij populli , dashamirës të artit të madh të filmit. Në këtë kuadër, duke treguar se ne drejtuesit e institucioneve tona të tanishme, jemi të lidhur me letërsinë, me artin kinemtografik doja të shpalosja disa vështrime të shkurtra, të cilat tregojnë profilin e këtij regjisorit. Pra, si e këndvështrojnë artistët profiline artistit Kujtim Gjonaj? Margarita Xhepa, aktorja e madhe shqiptare : “… Një regjisor pasionant me shpirt artistik të thellë, i cili ndërthur bukur të vërtetën faktike me atë artistike duke na dhënë emocione të forta e të pakrahasueshme…”. Kristo Dhamo, regjisor: “Kujtim Gjonaj është një ndër më të shquarit dokumentaristë shqiptarë të brezit të viteve’70, që, me krijimtarinë e tij solli një frymë të re dhe trajtim emocional në dokumentaristikën shqiptare”. Po kështu, shumë të tjerë shprehin se, Kujtim Gjonaj ndërtoi një kujtesë ndryshe. Duke parë dokumetarët e Kujtim Gjonaj, sikur lexon një enciklopedi… Ai ka vënë gjurmën e vet të pashlyeshme në historiografinë shqiptare. Kujtim Gjonaj është prezent për gjysmëshekull me mënyrën e tij konstante, për herë me ndjenjën e së bukurës, pa bërtitur, por asnjëherë indiferent… Një regjisor që di të depërtojë mjeshtërisht në shpirtin e njerëzve të thjeshtë… Natyrisht këto thënie e vlerësime për Kujtimin profesionist edhe ne na ngrohin botën tonë shpirtërore edhe ne ndjejmë një krenari të ligjshme që është me origjinë nga Qarku ynë. Së fundi, doja të theksoja se, një vend të rëndësishëm në krijimtarinë dokumentare të Kujtimit zë filmi : “Kështjella e këngëve”. Ai shprehet mjaft bukur për idenë themelore të këtij filmi , ku përligjet një heroizëm i madh, një guximtari e madhe dhe një papërkulshmëi titanike: “Një vend dhe një popull edhe mund ta pushtosh, ta shkelësh ,ta pushtosh, ta djegësh dhe ta vrasësh, ta dhunosh fizikisht dhe psikikisht, por kurrsesi nuk e ke përkulur , nëse nuk e ke nënshtruar shpirtërisht…” Kjo është thënie shumë frymëzuese dhe vitale. Ky dokumentar është quajtur një himn poetik për shpirtin e popullit. Krijimi i gjithë kësaj pasurie në artin kinematografik të filmit dokumentar i jep një vend nderi në Artin Shqiptar regjisorit, skenaristit dhe producentit Kujtim Gjonaj! Ju faleminderit!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT Sun Jan 19, 2020 4:51 pm | |
| Letër përshëndetëse I nderuar Kujtim Gjonaj! Ndonëse ne nuk njihemi fizikisht, unë ju njoh nëpërmjet veprimtarisë dhe krijimtarisë suaj si regjisor, redaktor, prezantues, botues, kineast dhe producent. M’ u bë zemra mal kur mësova se do t’ u ndahet titulli: “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”. Një ide e shkëlqyer kjo e Prefektit të Gjirokastrës z. Astrit Aliaj, i cili çmon dhe vlerëson, njerëzit e shkencës, artit dhe cultures, siç jeni ju i nderuar Kujtim. Vlerat tuaja krijuese ka qëmtuar edhe Presidenti i LNPSHA “Pegasi” Albania prof. Kristaq F. Shabani, i cili, në emër të LNPSHA”PEGASI” ALBANIA iu nderoi me titullin e lartë pegasian “Artist i Shquar” për viti 2019. Përgëzoj prof. Kristaq F. Shabanin dhe Prefektin e Qarkut të Gjirokastër Astrit Aliaj, si dhe Kryetaren e Qarkut të Gjirokastrës zonjën Lindita Rova, të cilët tregojnë një kujdes të jashtëzakonshëm për njerëzit e artit , shkencës dhe të kulturës. I nderuar Kujtim Gjonaj, ju keni lënë gjurmë të thella në kinematografinë shqiptare. Ju jeni krenaria e kinematografisë shqiptare në veçanti dhe e kulturës shqiptare në përgjithësi! Ti gëzoni titujt më se të merituar! Nga zemra ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe krijimtari të begatshme! Me nderime Prof. Dr. Bexhet Asani, Sekretar i AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE Nju Xherzi, më 16 janar 2020
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT | |
| |
| | | | “ VLERËSIM I VEPRIMTARISË KINEMATOGRAFIKE TË REGJISORIT | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |