Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Biznesmeni gjerman dënon tubimet anti-Islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Biznesmeni gjerman dënon tubimet anti-Islame Empty
MesazhTitulli: Biznesmeni gjerman dënon tubimet anti-Islame   Biznesmeni gjerman dënon tubimet anti-Islame EmptyFri Dec 26, 2014 11:29 am

Biznesmeni gjerman dënon tubimet anti-Islame

Ulrich Grillo, Kryetar i Federatës Gjermane të Industrisë, kritikon, dënon protestat kundër myslimanëve...

Protestat, tubimet, në rritje kundër Islamit në Gjermani janë dënuar nga një udhëheqës i fuqishëm i biznesit gjerman si të "papranueshme", duke thënë se kjo dëmton interesat dhe vlerat e vendiT dhe përpiqen të "të shpifin për një fe të tërë".
"Ne kemi qenë prej kohësh një vend i emigracionit dhe ne duhet të mbetemi kështu", tha Ulrich Grillo, kryetar i Federatës Gjermane të Industrisë, për Agjencinë Gjermane të Lajmeve DPA.
"Gjermania si një vend i begatë, dhe gjithashtu nga dashuria e krishterë për njerëzit tanë, vendi ynë duhet të marrë më shumë refugjatë."
Duke folur të martën, Ulrich Grillo ankohej se dalja e grupit "Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimi" ose PEGIDA, e cila ka mbajtur marshime javore, po i minon vlerat dhe interesat e vendit, ka raportuar Agjencia OnIslam.net.
Ulrich Grillo, Kryetar i Federatës Gjermane të Industrisë, sulmoi protestat e PEGIDA-s, (“Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimi") që janë organizatorë, të cilët i kanë ftuar në protesta kundër muslimanëve, Islamit, “neo-nazistët dhe ksenofobët”
Ai tha se grupi është duke u përpjekur për të shfrytëzuar frikën e terrorizmit, të cilën ai e quajti të papranueshme "për të shpifur për një fe të tërë".
Ulrich Grillo përfaqëson interesat politike të më shumë se 100.000 kompanive gjermane, ku janë të punësuar rreth tetë milionë njerëz.
Ai pohoi se ekonomisë së lartë të Evropës i duhet edhe më shumë emigracioni që të mbetet në konkurrencë dhe duhet të marrë edhe më shumë azilkërkues.
Për më tepër, ai ka shtuar se plakja e shpejt e popullsisë të Gjermanisë ka nevojë për një fluks të fortë të të ardhurve të kualifikuar për të mbështetur ekonominë dhe sistemin e mirëqenies sociale.
"Duke marrë parasysh zhvillimin tonë demografik, imigracioni siguron rritje dhe prosperitet", tha ai.
Ai u bëri thirrje krerëve politikë të bëjnë më shumë për të kundërshtuar veprimet e PEGIDA-s ((“Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimi").
"Klasa politike duhet të përpiqet më shumë për të bërë qytetarët të shohin mundësitë dhe të zvogëlojë frikën e tyre," tha ai.
Një numër rekord prej 17.500 njerëzve ju bashkuan në një marshimi të PEGIDA-s kundër asaj që ata e quajtën "Islamizimit" të Gjermanisë në qytetin lindor të Drezdenit ditën e hënë në demonstratën e dhjetë gjatë disa javëve, me grupe më të vogla të mbledhur në tri qytete perëndimore të Gjermanisë.
Rreth 4.500 kundër-demonstrues marshuan nën moton "Dresdeni i Lirë - pa Nazistë”, duke paralajmëruar se nuk ka vend për racizmin dhe ksenofobinë në tërë Gjermaninë.
Gjermania ka rreth katër milionë myslimanë, duke përfshirë 220.000 vetëm në Berlin. Turqit përbëjnë rreth dy të tretat e pakicës muslimane.
Tek gjermanët janë rritur ndjenjat armiqësore ndaj pranisë së muslimane kohët e fundit, me një debat të ndezur rreth emigracionit musliman në Gjermani.
Një sondazh i kohëve të fundit nga Universiteti Munster ka zbuluar se gjermanët kanë pikëpamje më negative për muslimanët sesa fqinjët e tyre evropianë.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Biznesmeni gjerman dënon tubimet anti-Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» EKSPOZITË ISLAME NË UNIVERSITETIN E KEMBRIXHIT
»  Kardinali amerikan lavdëron Islamin, dënon ISIL-in
» Ekspozitë e kaligrafisë islame u hap në Washington
» Futbollisti gjerman: Islami ndryshoi jetën time
» KURIOZITETET ISLAME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: