Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Kardinali amerikan lavdëron Islamin, dënon ISIL-in

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

  Kardinali amerikan lavdëron Islamin, dënon ISIL-in Empty
MesazhTitulli: Kardinali amerikan lavdëron Islamin, dënon ISIL-in     Kardinali amerikan lavdëron Islamin, dënon ISIL-in EmptySun Sep 14, 2014 10:59 am

Kardinali amerikan lavdëron Islamin, dënon ISIL-in

Uashington-

Një emeritus në Uashigton, Kardinali Katolik është bashkuar me eliten e udhëheqësve muslimanë amerikanë për të dënuar të ashtuquajturin Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL), duke mbrojtur mësimet Islame si të ngjashme me Krishterimin.
"Në emër të Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëpëotit!" McCarrick tha si ai e prezanton veten para audiencës, në një takim të organizuar nga Këshilli Mysliman për Marrëdhënie me Publikun, që u zhvillua më 10 shtator, raportoi faqja Daily Caller website.
"Mësimi katolik social është i bazuar në dinjitetin e njeriut ... [dhe] ndërsa studioni Kur’anin e Shenjtë, ndërsa studioni Islamin, në thelb, kjo është ajo që profeti Muhammed, paqja qoftë mbi të, ka mësuar, udhëzuar, " shtoi Kardinali.
I njohur si një figurë e shquar, McCarrick, është një kardinal amerikan i Kishës Katolike Romake.
Ai shërbeu si Kryepeshkop i Uashingtonit gjatë vitve 2001-2006, dhe është ngritur në kardinal në vitin 2006.
Fjalimi i tij u dha në një ngjarje e cila është përcjellur nga Haris Tarin, drejtor i zyrës në Uashington i Këshillit për Marrëdhënie me Publikun Mysliman, Azhar Aziz, kryetar i Shoqërisë Islamike të Amerikës së Veriut; Imam Muhamed Mexhid i Shoqërisë Muslimane, Imam Talib Sharif, kryetar i Mesxhidit Muhammed Inc., dhe Imam Xhuohari Abdul Malik i Qendrës Islame, Dar al-Hixhra.
"Myslimanët amerikan janë shumë të shqetësuar nga imazhet që i kanë parë njerëz të pafajshëm me koka të prera, në veçanti për amerikanët tanë, " u citua të ketë thënë Imam Mexhidi për Zërin e Amerikës, ditën e enjte, më 11 shtator 2014.
Rizvan Xhaka thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik janë terroristë.
"Ne e dënojmë terrorizmin dhe ekstremizmin dhe ne lutemi për sigurinë e vendit tonë. Dhe ne lutemi për sigurinë dhe paqen në mbarë botën ", tha Rizvan Xhaka.
Nihad Avad i grupit, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame ka mendime, gjykime përbashkëta, të ngjashme.
"Ata e shfrytëzojnë besimin tim dhe kjo është shumë fyese për të gjithë muslimanët dhe ne jemi kundër tyre, " tha Nihad Awad.

Të qëndrojmë së bashku

Duke iu drejtuar folësve muslimanë, kardinali McCarrick pohoi se mizoritë e ISIL-it janë kundërshtim me mësimet paqësore të Islamit.
"Ne besojmë se Islami është një fe e cila i ndihmon njerëzit, nuk i vret ata ... komuniteti mysliman ka predikuar gjithmonë këtë," tha kardinali, McCarrick.
"Vrasja e njerëzve, bombardimet vetëvrasëse, vrasja e njerëzve të pafajshëm është e gabuar. Nuk janë këto mësimet e Islamit.
"E vërteta e çështjes është në këto masakra të tmerrshme të Shtetit Islam, shumica e viktimave kanë qenë myslimanë, pra, shumica e tyre nuk kanë qenë të Krishterë," tha ai më shtator 10 në audiencën e tij.
"Shumë të krishterë, natyrisht, kanë vuajtur, kështu që unë jam këtu për të thënë se ne qëndrojmë me vëllezërit dhe motrat tona në komunitetin mysliman, që këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne jemi duke i dhënë udhëheqjes një përkrahje shumë të fortë", deklaroi ai.
Kardinali ka vlerësuar, gjithashtu, përpjekjet e komunitetit mysliman amerikan që përballet me kërcënimin në rritje të ISIL-it.
"Unë jam i privilegjuar që jam këtu, në mesin e shumë miqëve të mi myslimanë, tha kardinali McCarrick para folësve muslimanë.
"Ne jemi së bashku kundër të keqes, ne jemi kundër vrasjes, ne jemi kundër shkatërrimit ... Zoti ju bekoftë në këtë punë që bëni," shtoi ai.
"Ata, myslimanët, janë krenarë që janë amerikanë ... ata e duan Amerikën.


Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

======================================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kardinali amerikan lavdëron Islamin, dënon ISIL-in
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mel Gibson pranon Islamin ?
» Muslimanët gjermanë protestojnë kundër ISIL
» Biznesmeni gjerman dënon tubimet anti-Islame
» MUSLIMANËT AMERIKAN KUNDËR ISLAMOFOBISË
» Presidenti amerikan u dërgon urime myslimanëve për Ramazanin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: