Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Muslimanët gjermanë protestojnë kundër ISIL Sat Sep 20, 2014 9:00 am | |
| Muslimanët gjermanë protestojnë kundër ISIL
Dy mijë xhami në të gjithë Gjermaninë ishin ftuar nga imamët, hoxhallarët, që ditën e xhuma, pas namzit, të protestojnë kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) dhe të flasin kundër mizorive të grupit terrorist në Siri dhe Irak. Të premten, kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek, tha se popullsia myslimane nuk duhet të qëndrojë e qetë në lidhje me keqpërdorimin e besimit Islam, duke e përshkruar ISIL-in si "terroristë dhe vrasës" të cilët e kanë zvarritur Islamin "nëpër baltë." Aiman Mazyek theksoi se "Islami është një fe paqësore", duke shtuar se Këshilli do "të bëjë të qartë se shumica e muslimanëve këtu në këtë vend dhe në mbarë botën mendojnë dhe veprojnë ndryshe." E ashtu-quajtur "Dita e Veprimit" ka përfshirë nëntë tubime të mëdha në qytete në të gjithë Gjermaninë, duke përfshirë Berlinin, Shtutgartin, Hanoveri, dhe Möllnin. Protesta vjen pasi Gjermania ndaloi të gjithë mbështetjen ndaj rebelëve të ISIL-it në Siri dhe Irak dhe vendosi të dërgojë armë luftëtarëve kurdë që po luftojnë kundër forcave të ISIL-it. Ministri Federal i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere foli në një xhami pranë Hanoverit të premten, duke e quajtur "këmbimi i informacionit mbi lëvizjet e udhëtimit të xhihadistëve" dhe të bashkëpunojmë në mënyrë që të "zbulojmë rrezikun e të rinjve të radikalizuar." Ministri bëri thirrje, gjithashtu, për kontakt më të ngushtë midis Gjermanisë dhe Turqisë mbi çështjen e të rinjve të radikalizuar. "Muslimanët kanë treguar se urrejtja dhe dhuna kurrë nuk mund të legjitimohen në emër të Islamit," theksoi ai. Autoritetet gjermane vlerësojnë se rreth 400 gjermanë janë bashkuar me ISIL-in në Irak dhe Siri, dhe prokurori federal është, gjithashtu, duke kryen një hetim mbi 30 të rinj të dyshuar.
Burimi: RT Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë ===============================================================
| |
|