Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Masakra e Tivarit

Shko poshtë 
+12
Driniiiii
xhema
BashKom
Medalim
Orfe@
Sofra
GERI_G
naqeta
Beton
Euridika
Vuthjani
gishteza
16 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyFri Apr 18, 2008 9:01 am

Diskutimi i B. Hrabakut dhe i Xh. Nimanit nuk do të botohen, kurse Ismet Shaqiri nga diskutimi e hoqi tekstin për Masakrën e Tivarit. Duket se më vonë, në periudhën e përgatitjes për botim të diskutimeve, ishte arritur një marrëveshje që Fadil Hoxha, gjithsesi me mbështetje të kryeredaktorit, Akad. Ali Hadri, t’ia vëjë kapakun Kutisë së Pandorës. Ai e përgatiti diskutimin, në gjuhën serbishte, si një vlerësim me kompetencë për LANÇJ-në si revolucion. Tekstin e diskutimi për Masakrën e Tivarit e botoi shumë të balancuar politikisht, me kërkesë të qartë që Masakra e Tivarit, këtu e tutje, të quhet çështje e mbyllur, në njëfarëdore, me mirëkuptim politik e shkencor dhe me dajak!?! Ish-koloneli i Armatës Jugosllave tepër gjaksore në tokat shqiptare në përiudhën e ripushtimit ushtarak të Kosovës (nëntor 1944- korrik 1945), Fadil Hoxha, për Masakrën e Tivarit të 1 prillit 1945, realisht do të moralizojë dhe do të urdhërojë:
“Nuk ka revolucion në botë ku nuk ka pasur ndonjë gabim, tejkalim. Diçka nga ajo ka edhe në revolucionin tonë, edhe pse shumë pak. Unë nuk pajtohem që tashti të hulumtojmë se kush i ka vrarë ata njerëz në Tivar, dhe pse janë vrarë, dhe çka do të thotë ajo? Janë vrarë me gjasë të pagabuar dhe të paborxh. Kaq mund të konstatojmë.
Atje kanë pësuar kolonat tona, të cilat i kemi dërguar për plotësimin e njësive partizane jugosllave. Dikush vërteton se janë vrarë disa qindra, dikush një mijë, e disa prapë thonë se nuk ishin as njëqin veta. Të dhëna të sigurta për atë nuk ka, ose së fundi unë nuk i di. Mendoj se ato të dhëna nuk i ka as Instituti Historik Ushtarak në Beograd, as askush tjetër. Ne, në udhëheqjen e kosovare i kemi ikur që të bisedojmë për atë. E kemi gjykuar atë sjellje dhe e kemi përfunduar çështjen me atë. Nuk di se ku do të na çonte shqyrtimi. Por jemi munduar që atyre njerëzve të cilët atje janë viktimizuar t’ua njohim statusin e luftëtarit etj., kemi llogaritur se janë vrarë si partizanë. Kjo është e tëra se çka kemi mundur të bënim.
Ata megjithatë janë viktimizuar si luftëtarë. Por kjo nuk ka shkuar lehtë. Nëse, megjithatë, fillojmë sot ta hulumtojmë atë ngjarje, nuk do t’i kontrobuohej shumë historisë. Përpos asaj, ato janë ende varrë tona, ato janë shëruar, por ende shtrëngojnë, dhëmbin, e ekziston shovinizmi edhe më tutje. Ekzistojnë nacionalistët të cilët shumë me ëndje dëshirojnë t’i shohin dobësitë tona dhe t’i shfrytëzojnë në luftë kundër nesh. Të mos bëhemi këtu naivë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyFri Apr 18, 2008 9:02 am

Po të lexohet e të rilexohet me kujdes ky, i vetmi prononcim i Fadil Hoxhës për Masakrën e Tivarit, kur të kihet parasysh edhe pozita e tij aso kohe në Armatën Jugosllave - Zëvendës i komandantit të Shtabit Operativ të Kosmetit, si mekanizmi më parësor për të mbështetur pushtetin ushtarak të AJ-së në Kosovë dhe për të urdhëruar e për të drejtuar luftën për spastrimin e Kosovës nga “elementë armiqësorë”, ”reakcionarë”, “nacionalistë”, “ballistë, “legalistë”, “ithtarë të Lidhjes II të Prizrenit”, “kundërrevolucionarë”, “kryengritës”, “armiq të vëllazërim-bashkimit”, “antikomunistë” e “antijugosllavë” - Fadil Hoxha nuk mund të shihet kuadër ushtarak jashtë implikimeve në Masakrën e Tivarit, së fundi si implikim për një ridëshmim, në radhën e shumë dëshmimeve të tjera, për bindshmëri dhe besueshmëri deri në kolaboracionizëm me Titon, KPJ-në, UNÇJ-në, në dëm të lirisë së Kosovës dhe të çështjes kombëtare shqiptare në përgjithësi.
Këtu duhet të rikujtomë faktin se Revolta e Vërshacit e ushtarëve shqiptarë, e cila ndodhi mu atë ditë që faktikisht u shpërbë Shtabi Operativ i Kosmetit i 2 shtatorit 1944, e njëkohësisht edhe Këshilli Nacionalçlirimtar të Kosovë e Metohisë, pra më 10 shkurt 1945, e cila (ndonëse ishte rezultat i trajtimit të keq, tepër poshtërues të shqiptarëve në karantin), u shtyp me ndërhyrjen brutale të kolonel Fadil Hoxhës, si kryetar i Gjyqit Ushtarak, duke pushkatuar ushtarakun Shaban Kotorri me dhjetë shokë, kryesisht drenicarë.
Dhe, së fundi, dihen me dhjetëra raste kur Fadil Hoxha, veçanërisht nga nëntori 1944 deri në mars të vitit 1945, ka lejuar ose ka udhëruar pesonalisht pushkatimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare Antijugosllave, si në Ferizaj e gjetkë, ose të individëve të shquar, me ndikim në qytetarët, si në Prishtinë e gjetkë. Dihet se Masakra e Tivarit ndodhi pas plojës në brigje të Bunës mbi pjesëtarët e Eshallonit të Tretë, në natën e 31 marsit - 1 prillit 1945, të cilën ushtarakët jugosllavë e cilësuan si kryengritje që “përfshiu mëse 200 veta” dhe si të tillë ua kualifikuan oficerëve të Enver Hoxhës, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pa u larguar të gjitha kufomat. Nga burimet ushtarake jugosllave shihet se atë Plojë ua paraqitën si shuarje të kryengritjes edhe Shtabit të Divizionit të 46 të AJ-së dhe Shtabit Operativ të Kosmetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyFri Apr 18, 2008 9:02 am

Meqë paraloja për Masakrën e Tivarit u loz në xhade, rreth tri kilometra larg Ndërtesës së Monopolit, dhe disa orë para Plojës, komanda e njësisë përcjellëse do të ketë dezinformuar Shtabin Operativ të Kosmetit për gjoja revoltën në Eshallonin e dytë dhe për disa orë ka qëndruar në pritje të përgjegjes telegrafike, se si të veprohet “me kryengritësit”?! Komandanti kolonel Savo Drleviq nuk do ta anashkalonte zëvendësin, kolonel Fadil Hoxhën, së fundi për ta nxjerrë para provimi për besueshmëri dhe vendosmëri projugosllave. Dhe, nëse Fadil Hoxha nuk ka urdhëruar, ai patjetër duhet ta ketë miratuar urdhrin e dikujt tjetër, për pushkatimin e 40 shqiptarëve për një ushtar malazez të vrarë, siç pranonte Aleksandër Rankoviq.
Kjo ishte leje e mjaftueshme për oficerët malazez, të cilët ishin të etshëm për dy hakmarrje shembullore ndaj shqiptarëve: për humbjet e mëdha të brigadave malazeze në Drenicë dhe për gjakmarrjen për Miladin Popoviqin, të paralajmëruar në fjalimet mortore në ditën e varrimit. Dhe, fakti se para Tivarit të Ri u bë një sistemim i ri i Eshallonit, duke i nxjerrë përpara, në kolonë, mbi 400 veta, kryesisht sllavofonë goranë, turq, e jevgj, në fund të kolonës i sollën kryesisht llapjanët e gallapasit, kurse në mes të kolonës i vendosën kryesisht drenicarët dhe anadrinasit në shënjestër për hakmarrje. Pasi morën urdhrin për hakmarrjen e një ushtari malazias me vrasjen e 40 vetave, ata nxorën nga rreshti 100 shqiptarë dhe i masakruan me plojë. Të parët në kolonë i përcollën në drejtim të Tivarit të Vjetër, mbi mesin e kolonës përqendruan plojën masive, kurse fundin e kolonës e kursyen për ta përdorur për largimin e të masakruarve nga vend i krimit.
Krejt në fund, të përfundojmë: Fadil Hoxha në fillim të viteve të ‘90-ta e përfundoi një dorëshkrim për LANÇ të Kosovës dhe rolin e tij në këtë luftë dhe e dha në shikim në Institutin e Historisë së Kosovës. Drejtori, Dr. Tahir Abdyli, personalitet i madh në shqiptari, ma besoi ta shfletoj. Fadil Hoxha nuk e kishte prekur fare këtë tragjedi shqiptare, sikur të mos kishte ndodhur. Së këndejmi, në mos për asgjë tjetër, heshtja e përjetshme e Fadil Hoxhës për realitetin dhe për pengesat që i bëri ndriçimit të këtij krimi është, së paku, bashkëfajësi e tij e madhe në Masakrën e Tivarit të 1 prilli 1945.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: MASAKRA E TIVARIT   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jul 23, 2008 3:50 am

MASAKRA E TIVARIT

HYRJE

Nga dokumentet arkivore të proviniencës ushtarake të Jugosllavisë del mirëfilli se për çlirimin përfundimtar të Jugosllavisë, nga Kosova, morën pjesë më se 53 000 luftëtarë. Prej tyre, numri më i madh ishte i shqiptarëve, pjestarë të aradhave partizane, me përvojë nga viti 1941-'45, si dhe një numër vullnetarësh të tjerë që u mobilizuan në vitet '44-'45. Nga ky numër, për plotësimin e njësive ushtarake të Jugosllavisë, jashtë Kosovës u nxorën gjithsej 35.017 luftëtarë shqiptarë:
Në Frontin e Sremit 13.000, që përfshiheshin: në brigadën VI (3.000), në brigadën VII (mbi 6.000) dhe VIII 4. 000 (luftëtarë shqiptarë). Për plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, për në Frontin Veriperëndimor të bregdetit të Adriatikut, në mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22. 017 luftëtarë shqiptarë si më poshtë:

a) Në mars: Eshaloni i parë, me 3.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24.3. 1945 dhe arrin në Tivar më 29.3. 1945. Eshaloni i dytë, më 4.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 26.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 31.3.1945 dhe Eshaloni i tretë, me 2.700 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni më 27.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 1 prill 1945.

b) Në prill: Eshaloni i parë, me 1.506 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni më 19 prill 1945; Eshaloni i dytë, me 2.601 luftëtarë, niset nga Prizreni më 20 prill 1945 dhe, Eshaloni i tretë, me 1.216 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24 prill 1945.

c) Eshaloni i posaçëm me 5.594 luftëtarë shqiptarë, nga Maqedonia, deportohet në Frontin veriperën dimor të Adriatikut, ditët e para të prilli të vitit 1945. Në pyetjen: Pse u deportuan jashtë Kosovës, kinse për plotësimin e qendrave ushtarake jugosllave, vetëm shqiptarët, përgjigja e vërtetë është: të shfarosen masovikisht. Sepse, po të ishte qëllimi që të shkonin atje për të luftuar, atje do të deportoheshin edhe serbët, malazezët, maqedonasit e të tjerë.

Shumë autorë të paanshëm shtrojnë pyetjen: A ishte i nevojshëm një mobilizim me përmasa aq të mëdha i shqiptarëve, në kohën kur çdo ditë pritej kapitullimi i pushtuesit nazifashist? Përgjigja ishte e logjikshme: Jo. Dëbimin e numrit kaq të madh të shqiptarëve nga Kosova, sipas këtyre autorëve, duhet kërkuar te një strategji dhe nevojë për izolimin eshqiptarëve nga Kosova, meqë në pranverë pritej kryengritje me përmasa të gjëra nga ana e shqiptarëve, që luftonin për çlirimin e viseve të pushtuara të Shqipërisë etnike. Sikur shihet, numri i shqiptarëve të mobilizuar dhe i atyre të deportuar në qendrat ushtarake jugosllave në Srem dhe në bregdetin e Adriatikut, ishte shumë më i madh sesa tregohej me dokumentet ushtarake, për shkaqe strategjike. Fjalët dhe parullat se po shkonim në Front, si dhe lënia e armëve kinse për të na kursyer nga mundimet e rrugës së gjatë, ishin vetëm një mashtrim i tyre për ta realizuar më lehtë qëllimin, ngase duarthatë dihej mirfilli se s'ka qëndresë. Ndërkaq, Tivari ishte zgjedhur si skuta më e veçuar e Malit të Zi, që ishte larg i të gjitha lidhjeve komunikuese, ku, në mënyrën më të padukshme do të kryhej ai krim i paparë në histori. Një gjë të tillë e mundësonte konfiguracioni i terrenit. Shkëmbinjtë, kanionet dhe deti i gjërë, ofronin mundësi ideale që t'i përpinin pa gjurmë të gjitha viktimat dhe kufomat e plojës, në mënyrë që tërë ato krime t'i mbulojë terri dhe heshtja, duke mos dhënë as mundësi rninimale që të depërtojë asnjë fjalë dhe e dhënë për opinionin, e mos të flasim më për ndonjë jehonë më të madhe që do të mund t'u bëhej atyre masakrave, në vend dhe jashtë tij. Pikërisht më 31.3.1945, në Tivar, u masakruan hiç më pak se 4.310 luftëtarë shqiptarë, si dhe u bë helmimi i më se 1.340 të tjerëve në kazermën ushtarake të Dubrovnikut, masakra këto që për nga shëmtia nuk e kanë edhe një shembull të vetëm në historinë e njerëzirnit. Përkundër dëbimit të numrit kaq të madh të luftëtarëve shqiptarë jashtë Kosovës, njëkohësisht, në Kosovë, u sollën 20-25 brigada jugosllave dhe divizioni V dhe VI shqiptar, me një efektiv të përgjithshëm prej 80-100 mijë ushtarësh e oficerësh të të gjitha gjinive dhe me një armatim modern për kohën. Shovenët serbë mendonin se pikërisht tash, nën parullën e LNÇ-së, të ''vëllazërim-bashkimit'' dhe të luftës klasore, më së lehti do t'i realizonin kërkesat kundër-shqiptare, që i shtronte elaborati i Vasa Çubrilloviqit i 7 prillit 1937, i përmirësuar më 3 nëntor 1944, si dhe projekti i Ivo Andriqit i vitit 1939. Programi Kombëtar i ideo- logut çetnik Stevan Moleviqit, etj ., tëcilat dokumente paraqitnin platformën ushtarake -politike të së ashtuquajturës LNÇ në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare. Kjo u dëshmua që nga dita e parë kur forcat ushtarake të ''UNÇJ-së'' shkelën truallin e Kosovës dhe viset e tjera etnike shqiptare, kur u mbushën përrenjtë, hendeqet e malet me kufoma të shqiptarëve. Nuk mbet pus në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare, pa u mbushur me koka dhe gjymtyrë të këputura të shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jul 23, 2008 3:51 am

ESHALONI I DYTË

Marshi për në Ferr
Unë, luftëtar i gjallë dhe përjetues i kësaj tragjedie, përkundër klimës gjithnjë e më të pavolitshme, që po mbretron në Kosovë me dekada nën sundimin bolshevik - monist të regjirnit serb, qysh në nëntorin e vitit 1966, lidhur me këtë vepër mizore e të papresedencë në histori kam kërkuar ndriçirnin e saj me anë të parashtresës që ua kam bërë Komitetit Qendror të atëhershëm të LKJ, KQ LKS, KK të LK të Kosovës dhe Komitetit Komunal të LK të Mitrovicës, me ç'rast kam kërkuar që të zbulohen dhe dënohen të gjithë ata që ndërmorën dhe kryen këtë plojë. Lidhur me përgjigjet e marra do të ndalëm më gjërësisht në fund të këtijë shkrimi.

Thirrja për kryengritje kundër fashizmit
Siç dihet, Thirrjes së Aleancës Antifashiste me të cilën ftoheshin shtresat e gjëra popullore në kryengritje kundër fashizrnit, edhe shqiptarët e Kosovës iu përgjigjen njëzërit, rrokën armët dhe krah për krah me kombet dhe kombësitë e tjera luftuan kundër pushtuesve të përbashkët deri në fitoren përfundimtare dhe çlirimin e vendit. Në fillim të vitit 1945, kur fashizmit duhej dhënë grushtin vendimtar dhe të arrihej fitorja mbi armikun, një numër i madh i shqiptarëve, pjesëtarë të aradhave partizane me përvojë luftarake nga vitet 1943-45, si dhe një numër i madhë vullnetarësh të tjerë, që u mobilizuan atëherë, u caktuan të shkojnë nga Kosova në Frontin veripërëndimor të bregdetit të Adriatikut për dy qëllime:
-Që t'ia presin vijën e frontit armikut të fortifikuar në frontin e Srernit, përkatësisht t'u bëhet e pamundur forcave naziste të tërhiqen në Austri apo Itali, dhe
-Të marrim pjesë në çlirimin e Trieshtës dhe të Istries, së bashku me njësitë e tjera të UNÇ-së, para se të hynin në këto troje njësitë anglo-amerikane, në mënyrë që këto territore t'i bashkangjiten shtetit ''amë'' Jugosllavisë. Për këtë qëllim nuk duhej kursyer asgjë, as numrin e viktimave' të mundshme. Për arritjen e këtijë qëllimi janë nevojitor edhe forca të mëdha, si përnga numri ashtu edhe përnga cilësia luftarake. Të bindur në idealet e larta që shtronte para nesh fakti se po shkonim në front kundër nazifashizmit, në asnjë çast nuk na shkonte mendja se ndaj nesh përgatitej një kurth monstruoz e djallëzor. Përkundrazi, nga të gjitha viset e Kosovës u tubuan më se 4.700 veta, më se 99 % shqiptarë, për të marrë rrugën kah Tivai. Ç'është e vërteta , ne kishim dëgjuar se edhe një grup i ngjashëm si ky yni, është nisur po në këtë rrugë para nesh, ata pa ditur se ishim të destinuar të bëheshim viktima të një ploje të paskrupullt e që për nga monstruoziteti nuk ka edhe një shembull në historinë e njerëzimit. Jemi të bindur se as ''Oshviençini'' i Polonisë e as ''Mathauzeni'' i Austrisë nuk kanë qenë me siguri më të rëndë, aq më parë kur atje pësuan kundërshtarët e fashizmit, kurse në Tivar ploja është bërë pikërisht ndaj bashkëluftëtarëve të vet shqiptarë duarthatë.
Pikënisje e këtyre focave ushtarake në grupe ishin qendrat e rretheve dhe ato komunale të Kosovës. Njëren nga këto, ku isha edhe unë e përbënin ushtarët e aradhave partizane të rrethit të Mitrovicës, të Shalë së Bajgorës dhe të Drenicës, vullnetarë dhe shumë të mobilizuar nga këto anë, në një numër të përgjithshëm prej 1.000 deri 1.200 luftëtarësh.
Në rrugë e sipër drejt Prizrenit, ky numër gjithnjë rritej, kështu që me numrin e luftëtarëve që na u bashkuan nga qendrat e rretheve dhe të komunave të Vushtrisë, Podujevës, Prishtinës, Kaçanikut, Gjilanit, Lipjanit, Shtimës, Sufrekës, Istogut, Pejës, Gjakovës, Prizrenit e viseve të tjera u bëmë mbi 4.700 veta. Në nismë, që nga Mitrovica e deri në Prizren, kemi qenë tê organizuar në njësi ushtarake formacionesh të ndryshme, gjithnjë nën komandën e oficerëve ushtarakë shqiptarë dhe se komandohej në gjuhën shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jul 23, 2008 3:51 am

Riorganizimi dhe çarmatimi i ushtarëve shqiptarë në Prizren
Në vendtubimin qendror në Prizren u bë riorganizimi i përgjithshëm. Fjalën e rastit na e mbajtën dy oficerë të lartë dhe dy civilë. Na u tha, ndër të tjera, në gjuhën shqipe dhe serbokroate, se në pjestarët e këtyre njësive llogaritet shumë dhe se duhet të mburremi me misionin që na ishte besuar, sepse do të japim kontributin tonë në çlirimin e Istries dhe të Trieshtës, të popujve që aqë shumë kanë vuajtur nën pushtimin e huaj, si dhe t'ia prejmë vijën e frontit të Sremit armikut, me ç' gjë do ta shpejtojmë çlirimin e vendit dhe kapitullimin e nazizmit.Po ashtu na u komunikua se:
-në këtë marrshutë janë nisur 4.700 luftëtarë;
-për shkak të rrugës së gjatë deri në Tivar, rrugë kjo e cila do të kalohet këmbë nëpër territorin e Shqipërisë, të gjithë ata që kanë armë t'i dorzojnë e mos t'i bartin për së rëndi. U theksua se kjo vlenë edhe për oficerët shqiptarë, sepse, siç u tha, ata mbajnë armë heterogjene si gjermane, italiane, billgare, etj., kurse, porsa të mbrrijmë në Kroaci do të armatosen të gjithë me armë më moderne angleze. Përcjellën tonë, thanë ata, tash e tutje do ta sigurojnë oficerët dhe ushtarët e rryer serbë e malazeze, kinse për të na mbrojtur më mirë prej çfardo rreziku në rrugë;posa të mbrrijmë në Kroaci, do të bëhet riorganizimi i këtyre njësive në brigada, batalione, çeta e togje, kurse komanden dhe drejtimin e tyre do ta bëjnë oficerët e çarmatosur shqiptar. (Sqarim: para nisjes për në Tivar, nga kolona i kanë ndarë, i kanë tërhequr ata të paktë, serbë, malazezë, romë, çerkezë dhe goranë u kanë dhënë uniforma dhe armë i kanë inkuadruar në divizionin e 46-të të Serbisë, për përcjelljen tonë).
Duke qenë të sinqertë, të çiltër e të pastër në shpirt, sikurse e ka zakon shqiptari, të bindur se partia komuniste në aleancë me koalicionin Antifashist nuk do ta ndjekë politikën e shfarosjes së shqiptarëve, siç ndodhi në Jugosllavinë e vjetër, urdhërat që na u dhanë këtu i nderuam, madje i vlerësuam si humane dhe shprehjeje kujdesi ndaj nesh. Askush nuk dyshonte se pas kësaj fshihej një drarnë e tmerrshme e konstruktuar për popullin shqiptarë, e
pashënuar ndonjëherë në histori. Fjalët dhe parullat se po shkojmë në front, si dhe lënia e armëve kinse për të na kursyer nga mundimet e rrugës së gjatë, kishin qenë vetëm mashtrim për ta realizuar më lehtë qëllimin e tyre, ngase duarthatë, s'ka qëndresë. Ndërkaq Tivari, ishte planifikuar dhe zgjedhur si skuta më e veçuar e Malit të Zi, ku largë prej të gjitha lidhjeve komunikuese, në mënyrë më të padiktueshme do të kryhej krimi i paparë e i padëgjuar në histori. Konfiguracioni i terrenit me shkëmbinjë, kanione e det të gjërë, ju ofronin mundësi ideale që të përpinin pa gjurmë të gjitha viktimat dhe kufomat e plojës, gjithë krimin ta mbulojë terri dhe heshtja, pa dëpërtuar asnjë fjalë në opinion, e të mos flasim për ndonjë jehonë më të madhe në vend apo jashtë vendit. Planifikuesit e kësaj ploje nuk ka mundur madje t'i kënaqë as dërgimi i gjithë këtyre 4.700 shqiptarëve në frontin e Trieshtës, që atje të vriten nga armiku fashist. Të për- shkiuar e të ngjeshur deri në palcë me urrejtje shoviniste, kundërshqiptare, ata donin që vetë, të ekzaltatuar të shfryhen e të kënaqën me sadizmin e vet shtazarak. Në Prizren qëndruam dy ditë, derisa u tubuam të gjithë dhe derisa u bë riorganizimi në njësi. Nga Prizreni, kolona jonë e gjatë 5 kilometra, u nis në drejtim të territorit të Shqipëris nga pjestarët e brigadave serbe e malazeze, të armatosur deri në dhëmbë, që kishin për qëllim gjoja ta sigurojnë marshutën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jul 23, 2008 3:51 am

Marshimi Prizren - Kukës

Me të kaluar të kufirit të Kosovës, sjelljet e mëparshme sadopak korrekte të përcjellësve tanë, të cilët prej Mitrovicës e deri në Kukës, megjithatë, u ngjanin sjelljeve të bashkëluftëtarëve, këtu e tutje tashmë u shndërruan në sjellje të armiqve të paskrullt, të bishave të egra. Tani, ata, nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë te tyre por as si robër të luftës, ndaj të cilëve edhe robëruesit më gjakatarë e më të pacivilizuar obligohen me konventat ndërkombëtare që të sillen në mënyrë sadopak humane. Madje, ata nuk na konsideronin as si kope bagëtish, sepse është e ditur se barinjtë kujdesen që kopenë ta shpiejnë deri në vendin e caktuar, kurse për përcjellësit tanë ishte krejt një se a do të vdesim gjatë rrugës apo këtë gjë do ta bëjmë atje në Tivar, në vendin e caktuar për kryerjen e plojës masive ndaj shqiptarëve. Na grahnin si të ishim të dënuar me vdekje, kur i shpiejnë në vendin e ekzekutimit. Sipas dëshirës, edhe ushtarit më të thjeshtë, që ndodhej në përcjelljen tonë, nëse i tekej, mund të na ndante cilindo prej nesh nga kolona, e ta bënte shoshë me automatik apo ta theme pareshtur me bajonetë e kufomën ta shtynte me majën e çizmes ushtarake në hendek për t'ua lënë korbave si ushqim. Këtë e bënin pa kurrfarë droje se dikush do t'i merrte në përgjegjësi për një krim të tillë. Përkundrazi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jul 23, 2008 3:52 am

Marshimi makabër nëpër Alpe Shqiptare

Sa më shumë që largoheshim nga Kosova, përcjellësit tanë gjithënjë e më shumë e tregonin fytyrën e vërtetë të bishës gjakpirëse. Në çdo hap drejt Tivarit, ata i shtonin torturat dhe repreza1jet ndaj nesh, dhe, siç dukej, këto iu shërbenin si uvertyrë para shfaqjes së madhe "Të natës së Bartolomeut" , që do ta realizonin në Tivar. Duke kon- sideruar se iu është ofruar një rast shumë i volitshëm për ta shprehur shkallën e ''patriotizmit'' të tyre, përcjellësit tanë, serbë e malazez, bënin gara në mes veti se kush do t'ia kalojëtjetrit përnga egërsia dhe pashpirtësia. Përveç që na mundonin me uri, duke mos na dhënin fare ushqim, akoma më shumë na mundonin me etje, duke na penguar që t'i ofrohemi ndonjë burimi apo përrocke të këthjelltë për t'u freskuar apo shuar etjen. Për ne nuk kishte strehim as kur binte shi, as kur bënte të ftohtë. Natën e kalonim nën qiellin e hapët. Përcjellësit tanë flenin e pushonin në objakte të mbuluara. Rrugës, ata ndërroheshin vazhdimisht. Derisa një numër sish marshonte krahas kolonës, të tjerët pushonin në kuaj ose qerre. Kështu, ata ndërroheshin, ndërsa ne, të uritur, të etur e të rraskapitur, duhej të ecnim me atë temp që na dik tonin përcjellësit tanë të ngopur me ushqirne e të pushueshërn. Kështu, rnarshonirn tërë ditën, rnë përjashtim të disa pushirneve nga një gjysrnë ore, jo aq për të pushuar ne, por për t 'u ngopur ata me të rnirat që kishin marrë me vete. Gjatë këtij pushirni ne duhej t'i kryenirn nevojat tona fiziologjike, ngase ato, gjatë rnarshirnit, nuk ishin të lejueshrne, dhe rnund t'i bënirn vetërn në brekë. Disa prej nesh, rnë të dobët fizikisht, nuk rnund t'u përballonin rnundirneve. Kishte raste që sërnureshin, e ndodhte edhe të vdisnin rrugës. Disa që nuk rnund të ecnin, përcjellësit tanë i shpallnin shtirës, andaj i pushkatonin aty për aty. Plurnbin në kokë apo bajonetën në gjoks e ?Ierrte edhe ai që për një hap sado tëvogël rnënjanohej ngarreshti për ta zbathur këpucën, që ia kishte vrarë kërnbën, ose ai që me kapele donte të rnerrte ujë në prroskë dhe për raste të ngjashrne. Në fakt, sa është nurnri i atyre viktirnave që u rnbetën eshtrat rrugës pa arrijtur fare në Tivar, askush nuk e di saktësisht, por pa dyshirn, ai është shurnë i rnadh. Ai që ishte në krye të kolonës së gjatë që e përbënin rnbi 4.700 veta nuk kishte rnundësi ta dijë se ç'po ndodhë në mes apo në fund të kolonës, e, po ashtu, ai i fundit, nuk kishte mundësi ta dinte se ç'po ngjet në krye të kolonës. Ndonëse, sipas disa të dhënave të dëshrnitarëve, Hajdin Halilit nga Krasrnirofci, Rizah Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, del se ky nurnër arrin në 800 veta:Ndërsa, sipas të dhënave të Bajrarn Golës, ish-oficer i lartë i Arrnatës jugosllave, ky nurnër arrin në 700 veta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jul 23, 2008 3:52 am

Arritja në Kukës

Në ato rrethana, ditën e parë të rnarshimit tonë, rreth orës 20, arritërn në Kukës, kurse lurnin e atyshëm e kaluam përrnes një vigu pasi që ura kishte qenë e shkatërruar. Atë natë rnbetërn nën qiellin e hapët, nën reshjet e imëta të shiut. Ishim të rrethuar nga Drini i Bardhë, e nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të forcave ushtarake serbo- malazeze. Diku nga mesnata filluan të ftohen në shtab njerëzit më autoritativë të radhëve tona, sidomos ata të cilët kishin rënë në sy më parë si eprorë tanë ushtarakë, rrugës për në Prizren, e siç u tha , kinse për konsultime për rrugën e mëtejme. Aty nga ora 01 pas mesnate dëgjuam disa të shtëna me pushkë automatike dhe britma të tmerrshme të cilat na habitën dhe na frikësuan, por ende besonim se nuk ishte fjala për ndonjë tradhti të kurdisur të përcjellësve tanë.
Është prekës e dramatik rrëfirni i tre shokëve tanë që kishin qenë të ftuar, por edhe që kishin patur fatin që në errësirë të ikin nën rrebeshin e plumbave. Fjala është për Bajram Zukën, Maliq Qerimnin dhe Rrustem Ahmetin nga Likoshani i Gllogovcit, të cilët na treguan se të gjithë ata që kishin qenë të ftuar kinse për konsultime në shtab, i kishin ndarë në grupe në drejtime të ndryshme dhe pastaj ua kishin përgatitur pusinë dhe zbrazur me plumba nga automatiku. Ky rrëfirn i tyre tashmë na e bëri me dije se ndaj nesh, megjithatë, po përgatitej diçka shumë e keqe, por s'kishim paragjykime se mund të ndodhte ajo që ndodhi më vonë.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike, të prirë nga Bajram Zuka dhe disa shokë të tjerë, në fshehtësinë më të madhe e kemi njoftuar pjesën më të madhe të kolonës për atë se çka ndodhi atë natë dhe se jemi organizuar në kuadër të mundësive që kishim për të marrë masa të duhura: iu kemi bërë me dije se jemi të rrethuar dhe të përcjellë nga forcat serbe e malazeze dhe se nuk na konsiderojnë si bashkëluftëtarë, madje as si robër lufte;
-askush të mos u përgjigjet thinjeve të mundshme të shtabit, dhe
-askush të mos largohet nga vendi, madje as për nevojat fiziologjike, kurse në mëngjes të kërkojmë sqarime për fatin e shokëve që na i morën për gjoja në konsultime dhe të na njoftojnë për fatin e tyre e pastaj ta njoftojmë edhe Këshillin Krahinor në Prizren për trajtimin tonë. Masat që i morëm dhanë fryt, sepse më askush nuk u largua nga vendi dhe se askush nuk iu përgjigjej thirrjeve të shtabit. Përjashtim bënë vetëm Bajram Zuka dhe Ferat Dani në fillim, të cilët ishin tronditur thellë dhe pasi që kishin kuptuar tradhtinë, pas asaj që kishin parë në shtab, vetëm kërkonin rastin më të volitshëm që të kthehen në Kosovë. Lidhur me sqarimet që i kërkuam në mëngjes për zhdukjen e shokëve tanë, përcjellësit u përpoqën t'i përgënjeshtrojnë pohimet tona, duke thënë se fjala ishte për dezertues. Mirëpo, duke parë vendosmërinë tonë, na premtuan se më tej do të kemi trajtim të njëjtë sikurse edhe përcjellësit dhe se tash e tutje gjatë rrugës nuk do të na gjejë asnjë e keqe. Poashtu, na thanë se për rrugën tonë është në dijeni Shtabi kryesor i LNÇ-së në Kosovë dhe se vazhdimisht janë në kontakt me shokun Fadil Hoxha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyTue May 19, 2009 5:40 am

Avdyl Luma: Edhe unë isha në Tivar, dy ditë pas masakrës
Monday, 18-05-2009, 10:00pm (GMT+1)




Masakra e Tivarit - Faqe 5 U1_Avdyl_Luma
Avdyl Luma
Rrëfimi për udhëtimin e dhunshëm të rekrutëve shqiptarë, më 1945
EDHE UNË ISHA NË TIVAR, DY DITË PAS MASAKRËS
“Asht dal ka folë Xhevdet Hamza. Ka thanë: “Kan ta thirri me emen, dilni për dere”. 30 veta të Gjakovës janë dal atë ditë, masi i ka thirr Xhevdeti. Janë metë vetëm nja 7 a 8 vetë të Gjakovës, do qasi fukara, që s’ka pas kush me kajt për ta”, tregon Avdyl Luma, momentin e nisjes së kolonës nga Prizreni për në Tivar.
Nga Ilir Hajdari
Ai tashmë i ka kaluar të 80-tat dhe qetësinë e gjen në fshatin e tij të lindjes, në Cërmjan të Dushkajës. Quhet Avdyl Luma, shkurt e thërrasin bab Dylë. Në jetën e tij kishte përjetuar dy udhëtime të dhunshme, një më 1945, kur në moshën 17 vjeçare, si rekrut, e kishin dërguar për të kryer shërbimin ushtarak, por rruga kishte kaluar për në Tivar, më sakt në monopolin e duhanit e që ai ngul këmbë se ka qenë gjimnaz. Ndërsa, udhëtimi tjetër kishte ndodhur në prill të vitit 1999, përsëri një rrugëtim i detyrueshëm për të. Pas 60-vjetësh, ai kujton çdo gjë nga udhëtimi i tmerrshëm, që kishte bërë në kalvarin e mars-prillit, të 1945-tës. Këto rrëfime për rrugën e tij drejt Tivarit dhe vendeve të tjera, ai për 50-vjetë është detyruar t’i heshtë, për t’iu treguar fshehurazi vetëm të afërmve të tij. Kohën më të madhe e kalon praën TV-së, duke shpresuar se do të shfaqet ndonjë dokumentar për masakren e Tivarit, e që, sipas tij, shumë pak transmetohen programe të tilla. Ndërsa, sot, ai thotë se ka ardhur koha, që jo vetëm të bëhen publike masakrat e ndodhura në Tivar, por edhe të zbulohen të gjithë ata emra që u vranë padrejtësisht atje dhe të shënohen dikund, që të mund ti sheh e gjithë bota. Për të, masakra e Tivarit është një vlerë e rëndësishme kombëtare, që dokumenton më së miri gjenocidin serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Plaku Avdyl mbanë mend momentin e nisjes për në Tivar, por jo edhe datat.
Nuk e dinim kah po na qojnë…
“Jemi nisë shtatë javë para Shingjergjit. Çfarë dite nuk e di. Asht kanë e 45-ta sene. Na kanë marr pleq e të ri, e na kan ba bashk në Gjakovë e prej aty në Pejë. S’na kan nalë hiq në Gjakovë. Kemi ndejt nja tri javë në gjimnazin e Pejës. Dikujt ja dhanë pushktë, dikujt jo. Unë nuk kam pas pushkë. Kur janë ba tri javë, janë ardh Bokeshka Brigada. Na kanë qitë për jashta, na kanë ba rresht. Bokeshka ja ka nisë me lujtë shirikolla. Kur e kan maru kërcimin, na kanë qitë rrethin. Na kanë thanë, mos luni! Pushktë na i kan marr. Na kanë nisë për rrugë… Nuk dishim ka po na qojnë. Dikush thojke për Serbije, dikush për Cërna Gore. Kur e kemi kalu uren e Gurit, atëhere e kemi ditë se për Gjakovë. Jemi gëzu”. Kështu e nisë rrëfimin e tij, Avdyl Luma dhe gjatë këtij tregimi ai nuk dëshiron ta anashkalojë asnjë detal të atyre ditëve. Ai thotë se në Gjakovë kanë fjetur një natë në shkollën Normale e të nesërmen i kanë nisë për në Prizren të përcjellur nga Bokeshka Brigada.
Në Deçan e në Gjakovë, kanë ikë prej kolonës rreth 30 veta
Mirëpo, ai kujton se gjatë udhëtimit nga Peja për në Gjakovë, më saktë në Deçan kishin arritë të iknin rret 30 veta prej kolonës, ndërsa në Gjakovë ka mundë të shpëtojë Sheh Zeqa (bashkë fshatar i tij, i cili për një kohë të gjatë është detyruar të fshehet nëpër shpella), që u përzi në turmën e njerëzve të shumtë anës rrugëve, të cilët kishin dalur për ti parë të afërmit e tyre. “Na kan mërthy teposhtë, nëpër Çarshi të Vogël. Kur jemi dal te ura e re, kemi pushu qaty. Aty jan ikë do. Asht ikë edhe Din Zymeri i Mus Ukshinve”, kujton ato momente plaku Avdyl. Pastaj, rrëfimi i tij për këtë udhëtim të gjatë, shkon e bëhet gjithnjë e më dramatik. Është koha kur ata kanë arritur në kazermen e Prizrenit. “Ishin kanë kasarne të moqme, të Turkijes. Na kan shti qaty. Kem fjetë ni natë. Hala pa ardh Drenica, mas akshamit, na kanë qitë tanë për jashta. Ishin kanë do shkallë t’drunit, ni pushimore. Asht dal ka fol Xhevdet Hamza. Ka thanë, kan ta thirri me emen, dilni për dere. 30 veta të Gjakovsë janë dal atë ditë, masi i ka thirr Xhevdet Hamza. Janë metë vetm nja 7 a 8 vetë prej Gjakovës, do qasi fukara, që s’ka pas kush me kajt për ta. Ata janë ardh me ne. Nja prej Gjakovës asht kanë vra bile. Kam ni s’e e kan marr. Asht kanë Zenel Luzha. Ai e ka pas vra veten pahiri, tuj e n’shu pushken në tokë. Në Slloveni asht vra ai”, ka treguar për diferencimet e pushtetarëve të atëhershëm komunistë, Avdyl Luma.
Po shkojna te nana Shqypni. Po, nana Shqypni ish kanë me hile…
“T’nesrit janë ardh aty Drenica e rrethet e tjera. Kanë fjetë ni natë edhe ata aty. Ditën tjetër, masi hangrem kaftjall, na kan qitë rresht krejt. Oborri i madh i kasarnes asht mush plot. Atëhere asht hi ni oficir e na ash drejtu me dorë në gjuhën serbe, ku e ka da turmen e njerzve përgjysmë, e asaj gjysmës i ka thanë me shku e me e marr buken e atëhere janë dal e janë ba rresht për dere t’kasarnes. Sigurisht nimijë e kusur janë dalë. Nuk dishim kah po i qojnë. Kur kan marrë knena prej Zhurit, e kom ni piskamën tuj bërtitë prej gëzimit: “Po shkojna te nana Shypni”, tregon këto momente të udhëtimit të kolonës me njerëz nga Drenica dhe të trevave të tjera, të cilët, u nisën me gëzim, duke menduar se po shkonin tek nëna Shqipëri, por u masakruan në thertorën e Tivarit. Avdyl Luma, për britmën ngazëllyese të rekrutëve që menduan se po shkonin në Shqipëri, thotë se “nana Shyqpni ish kanë me hile”.
Në Shkodër janë vra mbi 30 vetë
Baca Dylë, siç e quajnë të gjithë, mbanë mend se kolona e parë që asht nisë në drejtim të Tivarit, ka qenë ajo me rekrutë nga Drenica, ndërsa kolona tjetër, ku ka qenë edhe vet pjesëtar, është nisur dy ditë pas saj. “Kur janë ba dy ditë mas, jemi nisë edhe na. Kemi fjetë në Kukës ni natë, në breg të Drinit të Zi. Në kolonë ishim rrsht për katër, pa as ni pushkë me veti. Në të dy anët na përcillnin ushtarët e Brigadës IV të Serbijes. Përmi 1000 vetë jemi kanë në atë kolonë. Pak pa shku në Pukë, na ka lanë buka. Në Fusharëz kemi fjetë ni natë. Atëhere e kemi kalu Vajin e Dejs. Kur jemi hi në Shkoder, kemi fjetë dy netë, në kasarne të djegne, pa mlojë. Qat natë, kur jemi shku në Shkodër, janë vra do vetë, tuj e kalu lumin. Po na s’i kemi ni pushktë, veq kur jemi nisë me shku edhe na me e kalu lumin, e kemi pa gjakin. I kishin pas vra. Në Shkodër e kam pa ni ushtar tuj e ngre zhag për kamsh njerin e vramë, tuj e qitë në kamijon. Njo tjeter asht kanë i varrum, pshtetun për zidi, lypke uj. Unë ju afrova me e kqyr, po baca Mal (kushëriri i tij), më ka thanë ik se po të vrasin. Ish kanë prej Drenice, s’e e kish pas marhamen lidhun për rreth kresë. Kish ra hana, e nuk e shisha bash mirë. Lypke uj, kush me guxu me i dhanë uj. Shka asht ba me to, nuk di gja. Ushtarët sa muj ngajshin vrap andej e këndej. Kamionat i kam pa me sy tuj bajt të dekun e tuj qitë në kamion. Nashta qat ditë janë vra nja 30 vetë”, kujton baca Dylë udhëtimin e tmerrshëm dhe në këtë kujtesë, shfaqet dëshira e tij për t’i lë diçka historisë së kombit të vet.
Ni plak na tha: “Ju thafshin krahët, a s’po dini kah po ju qojnë, a?!”
Baca Dylë thotë se në Shkodër ka ardhë një oficer i Shqipërisë dhe iu ka mbajtë një fjalim, ku i ka urdhëruar rekrutët shqiptarë që gjatë udhëtimit të mos krijojnë tollovi dhe të jenë sa më të qetë. Pastaj, në mbrëmje janë nisë përsëri në drejtim të panjohur. “Kur jemi nisë rrugës më ka ardh nevoja. I kam thanë baces Mal se po du me u nal me e kry nevojen. Më ka thanë jo bre bac se po të vrasin. Po, jam ul me ni skaj të rrugës s’e nuk mujsha me duru ma. Kur e kam pa ni ushtar me pushkë në dorë që po vjen prej meje, atëhere jam qu në kamë. Më tha serbisht, shka je ka ban ktu, po don me ik a? Ma shau *****. Kurr se harroj. I kam kap shpejtë pantollt n’dorë e po du me hecë. Tuj hecë, ma ka zatetë me pushkë shpinës. Kam ba me u rrëzu e s’jom rrëzue. Tuj ngajt e tuj vesh pantollat, jam bashku me bacen Mal”, thotë baca Dylë, por më vonë ai kishte dëgjuar se shumë rekrutë, kur janë ndaluar për nevoja të tilla, janë vrarë në vend.
Itinerari në drejtim të cakut të panjohur, vazhdonte edhe më tej, bashkë me këtë edhe dyshimi për të papriturat e tjera. Pasi kolona e ka kaluar qytetin e Shkodrës, janë detyruar të këndojnë. Por, baca Dylë kujton momentin, kur në të dalë të Shkodrës, një plak skaj rrugës ua kishte bërë të ditur për tmerrin që mund t’iu ndodhte. “Kur jemi dal prej Shkodre, ni plak skaj rrugës, na ka thanë, “Eh, ju thafshin krat, ju thafshin! A s’po dini se kah po shkoni a?” Kur i dëgjum këto fjalë, baca Mal na tha se koka ba dishka në ata të kolones së par”, rrëfen baca Dylë.
Muret e ndërtesës, të lyera me gjak
Me të perënduar të diellit, ata kanë hyrë në Tivar dhe i kanë vendosur në një ndërtesë me oborr të gjerë, ku kanë fjetur një natë. Baca Dylë ngulë këmbë që ajo ndërtesë nuk ka qenë Monopol i Duhanit, por gjimnaz, shkollë ku mësonin nxënësat. Muret e asaj ndërtese, baca Dylë i kishte parë të spërkatura me gjak. “I kish ra stenes gjaki, sikur kur ta prejsh postermen, e gjuhen stërpikët hava. Podi ish kanë i lagt. Sigurisht e kishin la gjakin, kur i kan vra ata të parët”, ka thënë Avdyl Luma. Pastaj, në mëngjesin e hershëm, i kanë nisë sërish për udhëtim të gjatë, ku rruga i ka ndalur fillimisht në Dubrovnik e pastaj në Split, Trogir, ku janë paisur me uniforma ushtarake dhe me armatim më modern për kohën. Siç tregon baca Dylë, kur rekrutët kanë mbërritur në Trogir, kanë mundur të mësonin më tepër për masakren e madhe që ishte bërë ndaj shqiptarëve në Tivarë. Ky ishte fati I rekrutëve shqiptarë, që u nisën nga Prizreni e që arritën në Tivar dy ditë pasi kishte ndodhur masakra. Por, Avdyl Luma thotë se për pesëdhjetë vjet, s’kanë guxuar ta përmendin fjalën Tivar e aq më pak të flitet për masakrën, sepse mund të paguhej me jetë. Atij dhe të tjerëve që ishin në atë kolonën e tmerrshme të mars-prillit, morën goditjen e radhës nga pushteti i atëhershëm. Atyre, asnjëherë nuk iu është dhënë statusi i luftëtarit, me pretekst se, kur kanë mbërritur në Trogir, ishte çliruar Zagrebi dhe Lubljana.
Zemra Shqipetare
Gjakovë, 18 maj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyMon Aug 31, 2009 8:30 pm

Mobilizimi i dhunshëm i të rinjve shqiptarë

Azem Hajdini-Xani
Tivari varri më i madh i shqiptarëve (1)

Të ju përkujtojmë edhe njëherë, pas 64 vjetësh, në pika të shkurta HOLLO- KAUSTIN që rekrutët shqiptarë duarthatë përjetuan nga bashkëluftëtarët e tyre, serbo-malazez e maqedonas (përkatësisht ushtria Jugosllave), në TIVAR, në DUBROVNIK, në TROGIR dhe gjatë rrugës për në frontin e bregdetit Adriatik, që nga Shkupi, nga Prizreni, Kukësi, Shkodra e deri në Istri, me shpresë se do të mbizotërojë ndërgjegjja njerëzore, humane, e para se gjithash ajo kombëtare, që pas 64 vjetësh të merren hapat e parë për ndriçimin, sensibilizimin dhe informimin e opinionit të gjerë, me përmasat e këtij kobi të zi që përjetuan: vëllezërit dhe etërit tanë.
Për plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, që operonte në Frontin veriperëndimor të bregdetit Adriatik, në mars dhe prill të vitit 1945, u dërguan shumë njësi ushtarake të quajtura eshalone, me gjithsej 31.o17 luftëtarë shqiptarë, të mobilizuar dhe vullnetar nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare: nga: Kërçova, Gostivari, Tetova, Kumanova, Shkupi, Bujanovci, Presheva e vende tjera.
U nisën nga Prizreni për në pushkatim
Prizreni ishte vendtubimi qendror, ku i kishin tubuar djemë dhe burra të zgjedhur të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare, të të gjitha moshave, por shumica dërmuese e tyre ishin nën moshën 35 vjeçare (kishte mjaft djemë nën moshën 16 vjeçare, siç kishte edhe burra mbi moshën 65-7o vjeçare). Shumica prej tyre ishin të veshur dobët madje vetëm në këmishë e tëlina, ngase kur i kishin marrë nëpër shtëpitë e tyre, nuk i kishin lejuar të përgatiteshin: të visheshin e të mbatheshin si duhet. Të gjithë kishin të mbathura opinga lëkure, por ato u ishin grisur gjatë rrugëtimit. Kishte nga ne që ecnim zbathur e me këmbë të gjakosura. Secili mbante pas shpine nga një trastë (jangjik) pëlhure apo lëkure, brenda të cilës kishte futur ndonjë kafshatë buke të misrit, e gjitha kjo që i përngjante një holokausti.
Deri në Prizren, ushtarët e mobilizuar dhe vullnetarë shqiptarë të Kosovës, ishin të organizuar nëpër formacione të ndryshme ushtarake vendore, në kompani, në batalione, në togje e deri të njësitë më të vogla .Edhe komanda dhe ushtrimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Mirëpo, gjatë qëndrimit në Prizren, sipas planit ushtarak serb, malazez dhe maqedonas, përkatësisht jugosllavë, u bë “riorganizimi”, dhe çarmatimi i plotë i ushtarëve shqiptar. Jo vetëm që i çarmatosen, por dhe i kontrolluan detalisht, që as brisk as shtagë (krroqe) që u shërbente për t’u mbajtur nuk iu lanë në dorë.
Në mëngjesin e 26 marsit 1945, eshaloni i dytë është nisur nga Prizreni, i përcjellë dhe komanduar nga njësitë e Brigadës 27-të të Divizionit 46-të Serbisë si dhe nga njësitë maqedonase, të gjithë të përkatësisë kombëtare serbe, malazeze apo maqedonase. Kolona e gjatë 6 kilometërshe ishte e rreshtuar për katër dhe e ndarë në kuadrate. Para, në mes dhe në fund të çdo kuadrati vinin nga një apo dy oficerë të hipur në kalë, ndërsa anash dhe nga prapa secilit kuadrat ecnin ushtarët serbë, të armatosur deri në dhëmbë e me armë të gatshme për zjarr.
Deri sa ushtarët rekrutë shqiptarë ende mendonin se do të shkonin në front për t’i dhënë grushtin vendimtar nazizmit, papritmas u gjetën në një situate të rëndë. Në fillim nuk e kishin kuptuar se çka po ndodh me ta, ishin ushtarë apo robër lufte, por pas një kohe të shkurtër e panë se gjendeshin në duart e armikut të përbetuar serbo-malazez e maqedonas, përkatësisht jugosllav.
Na trajtonin si kope bagëtish
Por kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizorit, siç kishim përjetuar në Kosovë nga serbet, malazezet dhe maqedonasit. Shumë shpejt pra u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikëri.
Ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë përcjellësit i shtonin torturat dhe vrasjet ndaj nesh. Ata më nuk na konsideronin si bashkëluftëtar të tyre, madje as si robër të luftës (edhe ndaj robërve të luftës nuk do të duheshin të silleshin ashtu, sepse edhe robërit mbrohen me konventa ndërkombëtare, kurse sjellja ndaj tyre duhet të jetë humane). Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish. Për përcjellësit tanë tashmë ishte njësoj nëse do të vdesim gjatë marshimit, nëse do të të vrisnin gjatë rrugës apo do të arrinim në vendin e caktuar, në Tivar, Dubrovnik, në Trogir, ku na ishte përgatitur likuidimi masiv. Përveç se nuk na jepnin ushqim që na mundonte aq shumë uria, edhe më shumë na mundonte etja, duke mos na lejuar të afroheshim të ndonjë krua, te ndonjë lum apo te ndonjë burim tjetër i ujit për ta shuar etjen që na kishte kapluar, apo edhe për t’u freskuar sado pak. Mund të them se uria përballohej disi, kurse etja assesi, sidomos pas helmimit që na ndodhi, me mish të infektuar në Kukës. Etja po na çonte në çmenduri. Ka pasur raste jo të rralla, kur për ta shuar etjen dhe për t’iu shmangur çmendurisë, disa ishin të detyruar ta pinin urinën e vetë apo të njeri tjetrit, si dhe ta shuanin etjen me urinën e kuajve të përcjellësve tanë.
P.S. Autori i shpëtoi masakrës së Tivarit edhe pse ishte dërguar atje me dhunë

| 31.08.2009
Masakra e Tivarit - Faqe 5 Masakra
Të rinjë shqiptarë gjatë rrugëtimit të tyre drejt Tivarit për pushkatim
Në këtë fillim korriku, dhe duke u nisur nga dëshira e mirë që Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës të mos shkelin në rrugë të gabuar, që do të kishte pasoja tragjike si për Qeverinë ashtu dhe për institucionet e saj, përkujtojmë edhe një herë tmerrin e Tivarit, i cili asnjëherë nuk mund të qitet në harresë, sepse do të na mallkojë historia.
Në këto rrethana, çdo burim i ujit përgjatë rrugëtimit tonë nëpër territorin e Shqipërisë dhe Malit të Zi ishte shndërrua edhe në burim të vdekjes, siç ndodhi në qendër të Tivarit të Ri, që u muar si shkas për masakrën e 31 marsit 1945 në Tivar. Po ashtu, për ne, nuk kishte strehim, as kur binte shi e as kur bënte të ftohtë. Natën e kalonim nën qiellin e hapur. Për ne, nuk kishte as pushime, me përjashtim të disa pushimeve gjysmë orëshe, të cilat ishin, jo aq shumë për pushimin tonë, sa për të na plaçkitur dhe për t’u ngopur me të mira materiale që u vinin nga Prishtina dhe Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyTue Sep 01, 2009 7:16 pm

Kriminelët bisedonin në mes vete: Të gjithë do t’i ekzekutojmë!

Azem Hajdini-Xani
Tivari varri më i madh i shqiptarëve (2)

Edhe pse ishim aq shumë të lodhur e të rraskapitur, mbi 8o% e njerëzve tanë ecnin këmbëzbathur më këmbë të gjakosura, nga se u ishin grisur opingat e lëkurës nga rrugëtimi i gjatë. Na detyronim të kalonim nga 6o kilometra rrugë në ditë, sikur të ishim të dënuar me vdekje dhe sikur të ishin duke na dërgua për ekzekutim. Disa prej nesh, që ishin më të dobët fizikisht e që nuk mund t’u përballonin aq shumë stërmundimeve apo ishin të sëmurë, përcjellësit tanë i shpallnin shtirës (simulues) andaj i pushkatonin aty për aty. Plumbin në kokë apo bajonetën në gjoks e merrte edhe ai që për një hap sado të vogël mënjanohej nga rreshti për ta zbathur opingën, që ia kishte vrarë këmbën, ose ai që me kapele donte të merrte ujë në përroskë apo burim tjetër të ujit.
Një nga metodat për eliminime masive ishin aksidentet e sajuara. U këputeshin teleferikët e litarët e anijeve të improvizuara: siç ndodhi në lumin DRIN afër Bushatit, ku gjetën vdekjen 45 rekrutë shqiptarë, në urën e Gomsiqës gjetën vdekjen 36 kurse 14 të tjerë u lënduan rëndë. Ngjashëm ndodhi edhe në VAUN E DEJËS, në lumen Buna ku gjetën vdekjen 234 ushtarë shqiptarë dhe numër i madh të plagosur, e vende tjera. Në këto rrethana, çdo urë e improvizuar për gjatë rrugëtimit tonë nëpër territorin e Shqipërisë, ishte shndërruar në burim vdekje.
Torturat e përcjellësve tanë, serbo-malazez dhe maqedonas
Përveç burimeve të ujit, urave të improvizuara, burim vdekje ishin edhe gropat e improvizuara septike, njësit ushtarake jugosllave që na përcillnin sipas skenarit, pranë çdo grope të improvizuar septike buzë rruge, e ndalnin kolonën gjoja për të pushuar pak. Ata e dinin se në këto raste në do të kërkonim të kryejmë nevojat fiziologjike, ngase në kolonë atë mund ta kryenim vetëm në brekë. Edhe kur ishim të ulur pranë rruge, u mundonim që atë ta kryejmë që mos të hetohemi nga përcjellësit tanë, serbo-malazez dhe maqedonas, nga se na detyronin që nevojat fiziologjike t’i kryenim në gropat skeptike. Por , posa uleshim për ta kryer nevojën, na binin me kondak të pushkëve, dajak apo shqelm, kështu ata që nuk mund ta përballonin binin në fund në gropat e stërmbushura me ndyrësira. Ata që ishin më të fuqishëm ndodhte të dilnin nga gropa, por ashtu të fëlliqur e të lagur për ibret vazhdonin rrugën në kolonë, e që nuk durohej era e fëlliqur në rrobat e tyre, por ata që ishin më të dobët nga shëndeti, apo ishin goditur më fort nga të ramët përfundonin jetën në ato gropa septike.
Për këtë dëshmon dhe një oficer i lartë shqiptar, i cili më sytë e vet e kishte parë një të ri (rekrut) shqiptar me këmbë të këputura, të hedhur në një gropë septike të improvizuar, dhe duke qarë kishte kërkuar ndihmë.
Edhe eprorëve më të ulët, që ishin ushtarë serbo-malazez e që ndodheshin në përcjelljen tonë, nëse u tekej, mund ta ndanin cilindo prej nesh nga kolona e ta bënin shoshë me automatik apo ta thernin me bajonetë kufomën, apo ende sa ishte në jetë, të shtynin me maje të çizmes në greminë apo në ndonjë hendek, për t’ua lënë pre korbave të zi apo bishave të egra për ushqim. Këtë fat të zi e patën dhjetëra eprorë të deritashëm ushtarak shqiptarë të kolonës sonë, pastaj njerëz me autoritet dhe ata të cilët më parë ishin të rënë në sy apo mbanin ndonjë simbol apo rrobe të dalluara kombëtare, të sëmurët, ata të cilët nuk mund ta vazhdonin rrugën në kolonë, ata të cilët nga zemërimi shprehnin pakënaqësitë e tyre apo protestonin dhe kërkonin të ndërpriteshin vrasjet dhe keqtrajtimet që vazhdonin në kontinuitet, etj.
Këso rastesh të ngjashme kanë ndodhur në kontinuitet gjatë tërë rrugës që nga Shkupi, Prizreni e deri në Shkodër, në Tivar e Istri.
Kështu gjatë rrugës Prizren- Kukës- Shkodër e deri në kufi më Malin e ZI, edhe pse pjesën më të gjatë të saj e kaluam nëpër token e Shqipërisë nënë, u likuiduan, vetëm nga eshaloni i dytë, 8oo veta. Ndërsa nga të gjitha eshalonët e marsit dhe të prillit janë likuiduar me se 2.1oo rekrutë shqiptarë. Ja çfarë thotë për rrethanat në të cilat kaluan rekrutët shqiptarë,nëpër territorin e shtetit MËMË SHQIPËRISË, Zef Doda, mësues pensionist, Sallc Tropojë ” Zëri i Popullit”, Nr.157-13/12. 7. 1991.
Karvani i shqiptarëve që nisej drejt ferrit
Aso kohe, në qytetin e Kukësit qe dislokuar Brigada XI Sulmuese. Unë punoja në zyrën e agitropit të brigadës, kur vjen një shokë e më thotë: Ngrehu, Zef ! Nga rruga e Prizrenit po vijnë turma kosovarësh, pa mbarim. Dolëm fluturimthi. Nuk dinim se çka kishte ndodhur. Të dy anët e rrugës nxinin nga turma, që ecën kryeulur. Sapo kishte kaluar urën kuadrati i parë, dhe pas tij shfaqeshin të tjerë e të tjerë pa mbarim, si ndonjë karakatë e shpartalluar.
Ky parakalim kufomash të gjalla do të zgjaste mbi dy orë. Secili kuadrat, prej 1oo vetash, prihej nga një ushtarak serb, që ecte kaluar, ndërsa të tjerët që vinin anash e pas dukeshin si fantazma, që i krekoseshin presë, me armët gati për zjarr.
E kam të vështirë ta përshkruaj, origjinal, atë tabllo të trishtuar ashtu siç e kam parë, por e di se për herë të parë në jetën time u gjenda aq i befasuar, sa mos t’u besoja syve. Më dukej sikur para nesh, që po bënin sehir, po parakalonin njerëz prej dheu me atë ngjyrë balte që merr i vdekuri që është ndarë nga jeta(…). Me të drejtë Dante do t’i quante ”karvani i ferrit (…..) “
Me të hyrë në territorin e Malit të Zi, tashmë kriminelët bisedonin mes vete, duke mos e kursyer as fjalorin me fyerje e kërcënime; ”Shok komandant, gjithçka është gati. Minutat janë në pyetje. Të gjithë do t’i ekzekutojmë), etj.
Kështu të lodhur dhe të rraskapitur nga rruga e gjatë, nga etja dhe uria, nga frika dhe pasiguria që na kishte rënduar edhe gjendjen psikike, vetëm sa nuk pëlcisnim. Dhe përkundër të gjitha këtyre ngarkesave fizike e psikike, ishim të detyruar që patjetër ta vazhdojmë rrugën.

| 01.09.2009
Masakra e Tivarit - Faqe 5 Tiva
Plani për mobilizim të dhunshëm të të rinjve shqiptarë të cilët më pas do të dërgohen për pushkatim në Tivar
E kam të vështirë ta përshkruaj, origjinal, atë tabllo të trishtuar ashtu siç e kam parë, por e di se për herë të parë në jetën time u gjenda aq i befasuar, sa mos t’u besoja syve. Më dukej sikur para nesh, që po bënin sehir, po parakalonin njerëz prej dheu me atë ngjyrë balte që merr i vdekuri që është ndarë nga jeta(…). Me të drejtë Dante do t’i quante ”karvani i ferrit (…..) “
Sipas skenarit: Tivari, Trogiri, Dubrovniku, si dhe rruga Prizren-Shkodër-Istri, ishin planifikuar dhe ishin zgjedhur si pika më të veçanta, më pak të dukshme për ta kryer krimin e pa parë në histori. Konfiguracioni i terrenit, me shkëmbinj, me kanjone e me det të gjerë, ju ofronte atyre mundësi ideale që t’i fshihnin gjurmët e krimit ndaj të gjitha viktimave të këtyre masakrave, që tërë këtë krim ta mbulojë terri dhe heshtja, pa depërtuar dot asnjë fjalë në opinion, e të mos flasim për ndonjë jehonë më të madhe në vend apo jashtë tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyTue Sep 01, 2009 7:27 pm

Ju lumt per Shkrime suksese .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Sep 02, 2009 7:40 pm

Tivari varri më i madh i shqiptarëve (3)

Azem Hajdini-Xani
Parapërgatitjet për masakrën e Tivarit

Për përgatitjen e Masakrës së Tivarit, të Dubrovniut dhe likuidimit gjatë rrugës për në frontin e Adriatikut, në muajin mars dhe prill 1945, nga organet më të larta shtetërore, ushtarake dhe politike të Jugosllavisë në Beograd, në Mal të Zi, në Shkup dhe në Prishtinë, dëshmojnë shumë argumente, siç janë:
1. Mobilizimi dhe dërgimi në frontin veriperëndimor të Adriatikut vetëm i shqiptarëve të Kosovës i atyre të Maqedonisë dhe të trojeve tjera etnike shqiptare, por jo edhe i serbëve, i malazezëve, maqedonasve dhe nacionalitetevetjera, por edhe caktimi i një marshimi kaq të gjatë e të rëndë, pa veshmbathjetë zhveshur e të zbathur, të sëmurë, të uritur dhe të etur, në relacionin: Shkup,Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.

2. Përcjellja e rekrutëve shqiptarë nga një komandë, ku kishte vetëm eprorë ushtarak të Serbisë, të Malit të ZI dhe Maqedonisë. Në komandë nuk kishte asnjë oficer apo ushtar shqiptar. Deri në Prizren ata komandoheshin në gjuhën shqipe nga eprorë ushtarak shqiptarë. Ky fakt flet shumë për skenarin e kurdisur!
OZN-a kishte përgatitur listën me emra të shqiptarëve për likuidim
3. Riorganizimi dhe çarmatimi definitiv i ushtarëve shqiptarë në Prizren. Deri në Prizren shumë rekrutë i kishin marrë me vete armët nga shtëpitë e tyre, kurse një pjesë e tyre ishte armatosur kur ishin inkuadruar në brigadë apo njësi të tjera ushtarake.
4 . Asgjësimin fizik të ushtarëve shqiptarë në një vend dhe në një kohë më të përshtatshme, jashtë trojeve të tyre, si ndodhi në Tivar, në Trogir, në Dubrovnik dhe përgjatë rrugës për në frontin e Adriatikut.
5. Për këtë dëshmon edhe Rufat Ademi, nga Debreshi dhe luftëtarë të tjerë, duke iu referuar zëvendëskomandantit të Brigadës VI Dalmatine, i cili, mes tjerash, thotë: - Ju shqiptarët keni qenë të dënuar me vdekje që nga momenti kur ju kishin mobilizuar për t’iu dërguar në trojet tona. Kur bëmë pranim dorëzimin në Shkodër të partizanëve të rinj, pamë se ata vinin nga Tetova, nga Gostivari, nga Kumanova, nga Dibra, nga Shkupi, nga Prizreni, nga Ferizaj e qytete tjera. Pranova edhe dokumentacionin, listën me emra dhe mbiemra, me vendlindjen dhe datëlindjen për çdo të mobilizuar shqiptarë, në një zarf të mbyllur nga eprorët serbë e malazezë. Në kuvertën ku ndodheshin listat e të mobilizuarve ndodhej edhe një letër e veçantë nga OZN-a, që vepronte atje. Në atë letër rekomandohej, se të gjithë këta janë bashkëpunëtor të armikut. Në i kemi mobilizuar me forcë dhe dajak, prandaj këta duhet sa më parë të futen në vijat e para të fronteve dhe të shfrytëzohen në maksimum në luftë kundër armikut. Kush të ngel i gjallë, prapavija ushtarake e juaj duhet që të gjithë t’i pastrojë dhe assesi të mos lejohet që ndonjë nga këta të kthehet i gjallë në Kosovë dhe në Maqedoni.
6. Shkresa diskrete, që sipas Bajram Golës, ish oficer i lartë i Armatës Jugosllave ka qarkulluar dorë më dorë te komandantet ushtarak serbo-mala-zez, por edhe më gjerë, se duhet të shfarosen 4oo mijë, shqiptarë, për shkakse gjoja shqiptarët iu shmangën shfarosjes gjatë Luftës së Dytë Botërore dhese nataliteti i tyre i madh e kërcënon Jugosllavin.
7. Trupat e tyre, të vdekur, por dhe deri sa ishin në jetë (të plagosur), u dogjën, e u hodhën në det, varreza masive, moçale, humnera e vende të tjera në Tivar, në Dubrovnik, dhe lokalitete përreth. Në mungesë të hapësirës, këtu veçuam disa nga shumë argumente që pakontestueshëm dëshmojnë për skenarët e kurdisur paraprakisht.
Për parapërgatitjet e kësaj masakre në qendër të Tivarit, dëshmojnë edhe të dhënat, se me të arritur në Tivar, diku në mes të orës 12-13, në çdo skutë të qytetit vërehej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe i popullsisë, të cilët, me armë në duar, të drejtuara nga ne, duke na shikuar më përbuzje të madhe.
Qeniet tona të pafajshme, të lodhura deri në vdekje, tash u gjetën në shënjestër të pushkëve, të mitrolezëve, të minahedhësve, të trombllonave dhe të armëve tjera që ishin vendosur në çdo kënd të rrugëve, dhe tarracave të shtëpive, në shkëmbinj e kodra për rreth. Fitohej përshtypja se nga kjo bllokadë as zogu s’do të mund të shpëtonte i gjallë.
Oficerët serbë na shanin nënën shqiptare
Meqë kriminelët e dinin se ne ishim të etur dhe se do të kërkonim leje që t’i afroheshim burimit të ujit për ta shuar etjen, dhe me qëllim që të krijohej ndo- një incident për ta realizuar skenarin për likuidim, urdhëruan, që kolona me ushtarët shqiptarë të ndalej në mes të rrugës, mu pranë çezmës. Pasi ishim shumë të etur, u morëm vesh që tre shokë tanë, të prirë nga Sylë Ali Morina (Gllabari), që të kërkojnë leje nga oficeri, i cili e kishte bllokuar kronin apo çezmën, në mënyrë që edhe ushtarët shqiptarë të pinin ujë, ashtu siç pinin ushtarët serbë e malazezë që ishin në përcjelljen tonë. Mirëpo, me të paraqitur të kërkesës, oficeri u mërdhez dhe filloi bërtimën e kërcënimet me fjalë fyese: Nënën shqiptare etj.
Në çastin kur Syla me shokë u përpoq ta arsyetonte kërkesën, ushtarët serbë e malazez shtinë më armë zjarri dhe goditën për vdekje dy shokët që e shoqëronin Sylën. Nga plumbat që kishin bredhur anash u plagosën disa shokë tanë në kolonë dhe ndoshta edhe”një ushtarë malazez”, kurse Syla, si më i zhdërvjelltë që ishte, nën rrebeshin e plumbave, arriti të futej në kolonë. Mirëpo, oficerët me ushtarët e tyre iu vërsulën prapa dhe posa e gjetën, u hodhën mbi të, ashtu siç vërsulën bishat në gjah, duke e bërë “shoshë” me automatikë dhe me bajoneta, me pretekstin se ai gjoja e kishte vrarë ushtarin malazez. Ashtu, siç ishim në ankth, prisnim se çka do të bëhej me ne, pasi na i kishin drejtuar tytat dhe i kishin bërë gati bajonetat. Dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta më vonë nga komanda e lartë ushtarake arritën edhe tre oficer të lartë dhe shumë eprorë dhe ushtarë tjerë. Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese se ndoshta ata do t’u jepnin fund këtyre vrasjeve dhe torturave të papara ndaj nesh. Mirëpo, edhe këto shpresa ishin të kota, sepse njëri nga oficerët e lartë zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të na drejtonte fjalë ofenduese dhe kërcënuese, si kishin drejtuar edhe herëve tjera, si: “ Nënën shqiptare; nuk do mund të dilni nga këtu të gjallë; vetëm minutat janë në pyetje” etj. Kështu, shkaset për vrasjen e ushtarëve shqiptarë fabrikoheshin në seri. Edhe kur e vranë Sylën na u komunikua se dikush prej rekrutëve shqiptarë kishte tentuar t’ia ”rrëmbejë” revolen oficerit, kur ai e vrau Sylën në kolonë.

| 02.09.2009
Masakra e Tivarit - Faqe 5 TIVARI
Për parapërgatitjet e kësaj masakre në qendër të Tivarit, dëshmojnë edhe të dhënat, se me të arritur në Tivar, diku në mes të orës 12-13, në çdo skutë të qytetit vërehej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe i popullsisë, të cilët, me armë në duar, të drejtuara nga ne, duke na shikuar më përbuzje të madhe.

----------------------------------------------------------Bashkom, flm per rrespeketin, gjithe ashetu jeni i rrespeketu ,
Sukesesi dhe levedata ju takon atyne qe hulumetojen per te zebaredhe krimet shkinoro komuniste qe kan bo ndaj komebit shqypetar,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyFri Sep 04, 2009 7:58 pm

Si shpëtova nga masakra e Tivarit

Azem Hajdini-Xani
Tivari varri më i madh i shqiptarëve (5)

Pas një të shtëne më top të kalibrit të madh, që forcave ushtarake, njësive paramilitare, institucioneve, ushtarake, shtetërore, civile dhe qytetarëve serbo- malazez të Tivarit, dhe të lokaliteteve për rreth u shërbeu si sinjal për ta filluar sulmin masiv mbi rekrutët shqiptarë, shpërtheu një zjarr i përnjëhershëm nga të gjitha anët dhe nga të gjitha llojet e armëve. Unë isha, bashkë me qindra rekrutë të tjerë shqiptarë, një grumbull i dëndur në një kënd brenda në oborr të ndërtesës famkeqe të monopolit të duhanit. Në filim mendoja se u bë tërmet me përmasa katastrofale apo se erdhi vetë kiameti. Nga bumbullima e armëve të zjarrta toka na dridhej nën këmbë. Pluhuri, flaka dhe tymi që ishte krijuar nga të shtënat e armëve e kishin mjegulluar vendin dhe mezi mund ta shihnim njeri - tjetrin. Më dukej se bjeshkët dhe kodrat përrreth u bënë rafsh me tokë dhe ranë mbi ne.
Si i masakruan Asllan Mustafa nga Tërnavci e Bislim Pajaziti nga Krasmirovci
Në këtë situate dramatike e tmerri, nuk di as vetë se si jam rrëzuar përtokë, por më vonë kuptova që për një kohë kisha qenë pa vetëdije. Kur më është kthyer vetëdija, vërejta se trupin e kisha të mbuluar me kufoma dhe me trupa të plagosur, rrobat më ishin qullur në gjak. Për një çast mendova se isha plagosur. Fillova ta prekja trupin, por, për fat të mirë, plumbat më kishin kaluar vetëm nëpër rroba. Papritmas në afërsi timen shpërthyen disa granata, të cilat goditën kufomat dhe të plagosurit, ku kufomat, gjymëtyrët e këputura dhe copat e mishit fluturonin disa metra në lartësi dhe mbi çati të shtëpive. E di se prapë për një kohë kisha qenë pa vetëdije. Kur m’u këthye vetëdia, dëgjova britma, vaje, ofshima dhe klithje të të plagosurve që kërkonin ndihmë; këto dëgjoheshin nga të gjitha anët. Nuk guxoja të jepja shenja që isha i gjallë. Derisa qëndroja nën kufoma dhe nën trupa të plagosurish, vëreja se si ushtarakët dhe civilët serbo-malazez, i hulumtonin kufomat për të vërtetuar mos kishte shpëtuar kush gjallë, të cilët në duar të përvjelura mbanin thika e bajoneta të futura në pushkë, sëpata, tërfurq dhe mjete tjera të prehta më të cilat i therrnin të plagosurit, apo i bënin shoshë më armë të zjarrta kudo që i gjenin. Madje edhe i plaçkitnin dhe u merrnin çka gjenin në trupin dhe gjepat e tyre.
Vështirë e përjetova kur pranë meje e zbuluan: Asllan Mustafen, nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci e disa të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen, dhe iu drejtuan me fjalë ofenduese, ”Nënën shqiptare ende qenke i gjallë” dhe ua futën bajonentat në krahnorë dhe gjymtyrë tjera të trupit.
Për të kënaq sadizmin e vet shtazarak, në shenjë kënaqësie, ngritnin thikën apo bajontën lartë, nga maja e secilës rridhte gjakë deri në tokë. I tronditur nga këto skena patologjike, humba vetëdijen për një kohë. Pastaj, pasi më erdhi vetëdija dhe vërejta se nuk më kishin zbuluar dhe se ende isha gjallë, i shtyrë nga përvoja e mëparshme, edhe pas proklamatës së Shtabit për amnesti nuk lëviza vendi e as nuk jepja shënja gjallërie, vetëm prisja se çka do të sillte çdo minutë apo sekund i ardhshëm. Më në fund. kur e humba shpresën dhe mendoja se do të më zbulojnë, do të më masakrojnë dhe do të më ngarkojnë në mjete transportuese së bashku me të vdekur dhe veten e shihja të vdekur, mendoja: A do të shpëtojë ndonjëri i gjallë për t’iu treguar shqiptarëve në Kosovë për kobin e zi që përjetuan djemtë e tyre në Tivar. Këtë heshtje mortore timën e theu momenti kur i sollën ata pak rekrutë shqiptarë, të cilët kishin shpëtua të gjallë në katet e epërme të Monopolit të Duhanit dhe i vendosën mbi qindra trupa të vdekur dhe të plagosur në oborr të kësaj ndërtese, mu në këndin ku unë me dhjetra të tjerë isha mshefur nën kufoma dhe të plagosur.
Deri sa gjelatët mbanin fjalim për Titon, për UNÇJ-në, dhe për Bashkim- vëllazërimin, me ndihmën e Rizah Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, që qëndronin në këmbë mbi trupin tim dhe të shumë të tjerëve, pa më diktuar askush ia arrita të nxirrëm disi nga kufomat, ata dy më ngritën në këmbë dhe iu bashkangjita atyre rekrutëve shqiptarë që për momentin ishin të vendosur mbi çindra trupa të rekrutëve shqiptarë të vdekur dhe të gjallë, në oborrin e ndërtesës së mallkuar të Monopolit të Duhanit. Shpëtimi i tyre pra ishte dhe shpëtimi im. Ndërsa shpëtimi i atyre pak rekrutëve shqiptarë që shpëtuan të gjallë nga kjo masakër, ishte një xhip më vezhgues amerikanë i vërejtur nga gjelatët mu aty ofër vendit të ngjarjes.
“Vëlla, ma jep një pike ujë!”
Pasi më nxorën nga kufomat dhe iu bashkova të gjallëve, vërejta një skenë të lahtarshme përreth nesh, por edhe nën këmbët tona, ku shtriheshin me mijëra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos gjësendet e mprehta, si bajonetat, thikat, sëpotat, tfurqit, shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në gjokse, stomakë, në shpina e nëpër gjymtyrë të tjera të trupit të njerëzve. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar, si kubik drurësh, një mbi një, nuk mund të dallohej se kush ishtë kush, ku e kishte kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që klithnin, vuanin, vajtonin fatin, kërkonin ndihmë, qanin e çka jo jetër. Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit, që u shkonte gjaku rrëke, kërkonin ndihmë e ne nuk ishim në gjendje t’iu ndihmonim. Për ne që mbetëm gjallë ishte shumë i vështir detyrimi të qëndronim në këmbë mbi kufoma dhe të plagosur të vëllezërve tanë. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit, të cilët shpesh klithnin: Ndihmom, vëlla, e mos shkel mbi varrën time!”, “Vëlla, ma jep një pike ujë!”, “Ma hiq sëpatën, thikën, tfurkun, nga shpina, gjoksi, barku”, “ Mi afro zorrët që më shkojnë zhagaz!”,
“Më nxirr prej kufomave”, etj. Nuk ishin të rralla as lutjet: “Vëllezër, mos na leni në duar të këtyre xhelatëve”, “Na mbytni ju!”, “Mbulonani me diçka”, “ Na ndalni gjakun!”, etj……..
Në një situate të tillë ku kudo rreth nesh, por edhe nën këmbët tona degjoheshin vajë, ofshimë dhe klithje të të plagosurve që kërkonin ndihmë, xhelatët neve na detyronin të bërtisnim “Rroft shoku Tito”, “Rroft UNÇ-ja”, duke thënë se duhet t’i jemi mirënjohës, sepse neve që kemi mbetur gjallë, ai na e fali jetën.


| 04.09.2009
Masakra e Tivarit - Faqe 5 Tivair
Kazerma ushtarake, mes Babin Kukit dhe Llabadit, ku më 18 Prill 1945
u helmuan rekrutët shqiptarë (përballë Bubrovikut të vjetër)
Breshëria e armëve të zjarrta ishte aq tronditëse sa që shumë prej nesh, edhe pa u goditur fare nga plumbi ranë në depresion psikik dhe silleshin si të çmendur.
Për të shprehur mllefin e vetë shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 8o minuta, derisa u pastrua nga viktimat sheshi para oborri dhe gjaku që shkonte rrëke si ujë pas shtrëngatës dhe derisa ra terri i natës që mos të na vërenë në rrugë ndonjë vëzhgues anglo-amerikan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyFri Sep 04, 2009 9:26 pm

o Medalim masakra e tivarit jan 5-60 vite por shiqoje masakren e 98-99 dhe e kem perjetu vet me syt ton, dhe shife siq sillemi thue ti se kurr gja nuk ka ndodh ne ket vend.ne baz te historis ton gjer me tani e kem te programur nga ne vet,po mendoj me sjelljet tona, dhe ndrkombtart per afersisht qdo 20-30 vjet keshtu nga nji masaker.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptySat Sep 05, 2009 11:33 am

Para se te kshillosh dike, vepro vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptySat Sep 05, 2009 9:20 pm

mir drini ashtu asht je ekzakt. po mundohem edhe ne ket drejtim klm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyMon Sep 07, 2009 12:51 am

Varri më masiv i shqiptarëve në Ballkan

Azem Hajdini-Xani
Tivari varri më i madh i shqiptarëve (7)

Shpesh thuhet se historia që nuk mësohet si duhet ajo përsëritet. Fatkeqësisht, historia e jonë pothuaj se kurrë nuk është mësuar as nuk është shkruar si duhet, e as kjo e Masakrës TIVARIT ,VARRIT më të madh të shqiptarëve, dhe një ndër varret më të mëdha në Ballkan dhe Evropë , në historinë e Luftës së Dytë Botërore, helmimit të rekrutëve shqiptarë në Dubrovnik, fundosja e rekrutëve shqiptarë në kanalin ”QIOVO”, në Trogir, vrasjet dhe mizoritë që rekrutët shqiptarë përjetuan gjatë rrugës për në frontin e bregdetit të Adriatikut, që nga Gostivari, Shkupi, Ferizaj, Prizreni, Shkodër e deri në Istri, në pranverë të vitit 1945.
Nuk ka dilemë së për shqiptarët Tivari ka kuptimin e njëjtë që ka Aushvici, Mathauzeni, Dahau e kampe tjera të përqendrimit nazifashist për jahuditë apo popujt e tjerë që e përjetuan holokaustin gjatë LDB.
Në Dubrovnik u ngulfatën me gazra helmues 1340 rekrutë shqiptarë
Tivari, është një ndër varret më të mëdha në Ballkan dhe Evropë, në historinë e Luftës së Dytë Botërore, ku më 31 mars 1945, nga forcat ushtarake Jugosllave të Brigadës së X malazeze, nën komandën e Gosha Markoviqit, njësi tjera ushtarake Jugosllave, ku ishin të involvuara dhe të gjitha institucionet shtetërore ushtarake, civile, mantillbardhë, punëtorë, qytetarë të Tivarit dhe lokaliteteve për rreth, me armë zjarri dhe armë tjera të ftohta ( thika, sëpata, kmesa, kosa, shkopinj, tërfurq, hekuri e mjete tjera), për më pak se 60-70 minuta masakruan në mënyrë më mizore 4310, ushtarë shqiptarë, që ishin duarthatë. Aq më keq, viktimat ishin bashkëluftëtarë të tyre dhe bashkëluftëtar të Aleancës Antifashiste. Të gjithë këta iu kishin bashkangjitur vullnetarisht ushtrisë Jugosllave për ta luftuar fashizmin, trupat e tyre, të vdekur por dhe deri sa ishin në jetë (të plagosurit), u dogjën e u hodhën në det, varreza masive, moçale, humnera e vende të tjera, në Tivar dhe lokalitete për rreth.
DUBROVNIKU, ku më 17 prill 1945, në kazermë ushtarake, njëkatëshe më përdhes në BABIN KUK, ishin vendosur 14oo-17oo luftëtarë, edhe në këtë rast të gjithë shqiptarë “për të pushuar”, dhe kinse për t’i bërë përgatitjet e fundit për në frontin e Istrës dhe Neretvës. Pasi ju kishin mbyllur dyer e dritare nga jashtë, të nesërmen në mëngjesin e 18 prillit, Shërbimi sekret (OZNA)-a Jugosllave sipas skenarit, me materie kimike (diagnoza Intoxiatio- Co2) i helmoi dhe si pasojë, u ngulfatën 1340 rekrutë shqiptarë. Në momentin kritik kur rekrutët shqiptarë përpëliteshin me vdekjen nga helmimi, njësit speciale, të pajisura me maska, kishin bllokuar kazermën dhe nuk i lejonin ushtarët shqiptarë të mbetur gjallë që të dilnin jashtë, më arsyetim banal se ata nuk ishin të helmuar, por po e inskenojnë helmimin për të ikur nga lufta, gjë që ndikoi që kjo tragjedi të ishte kaq e madhe!!!
Nga britmat, piskamat dhe kërkesa për ndihmë të shqiptarëve të helmuar ishin alarmua qytetarët e Dubrovnikut, të Trebinjës dhe lokaliteteve përreth të cilët menjëherë kishin ardhur për ndihmë, dhe për shqiptarëve të helmuar iu kishin ofruar:qumësht, kos, ujë, lëngje e gjëra tjera, duke iu dhënë ndihmë, i këshillonin që sa më shumë, të vjellin pasi të pinin qumështin e lëngjet në mënyrë që helmin ta nxjerrin jashtë nga organizmi dhe të marrin frymë më lehtë.
Për ta larguar vëmendjen nga opinioni, përkatësisht nga qytetarët e Dubrovnikut dhe lokaliteteve të cilët ishin angazhuar për ndihmë shqiptarëve të helmuar, inskenuesit dhe ekzekutuesit kishin kurdisur skenar tjetër, se gjoja spitali ushtarak që nuk ishte më larg se 4oo metra nga vendi i ngjarjes, nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për t’i pranua të gjithë të helmuarit. Kishin paralajmëruar se grupe grupe do t’i çonin në “spital”, pasi t’i nxirrnin të vdekurit nga “spitali”, dhe të liroheshin vende për të tjerët. Kështu shqiptarët e helmuar, të alivanosur, të shtanguar, duke shkumuar nga goja, m sy të lotuar e të pëlcitur, duke luftuar me vdekjen, ushtria Jugosllave i kishte lënë të “pritnin ” për ndihmë mjekësore, deri sa të vdesin ata të cilët, kinse ishin hospitalizuar”, t’i nxjerrin të vdekurit nga spitali, e të liroheshin vende për të tjerët. Pra i kishin lanë të vdesin me shumë mundime, brenda në kazermë, në hapësirën për rreth kazermës dhe për rreth spitalit, pa ju ofruan ndihmë mjekësore, që ashtu të vdekur dhe të pafuqishëm, të gjallë, për ti ngrënë qenët endacak, bishat e egra, korbat e zi, krimbat dhe insekte të ndryshme.
Sipas dëshmitarëve okularë dhe qytetarëve të Dubrovnikut shqiptarët e ngulfatur, në grupe me kamionë përplot nuk i dërgonin në spital si ishin deklaruar, por pa konstatimin e vdekjes nga mjekësia ligjore dhe pa identifikimin e viktimave i dërgonin në varreza masive, duke i varrosur së bashku të vdekurit dhe të gjallët.
Fundosja e më se 18o rekrutëve shqiptar në kanalin ”QIOVO”, të Trogirit
Edhe në këtë rast, nga britma. piskama dhe kërkesa për ndihmë, ishin alarmuar qytetarët e Trogirit, menjëherë, burra, gra, pleq dhe të ri kishin ardhur në ndih- më ushtarëve shqiptarë të fundosur dhe kishin sjellë shumë shpejtë disa barka të vogla, me të cilat i nxorën shumë luftëtar të vdekur ndër ta dhe të gjallë nga valët e detit, të cilët ende përpëliteshin mes jetës e vdekjes.
Likuidimi në mënyrë më mizore i 2.1oo rekrutëve shqiptarë, (në eshalonët e marsit dhe prillit 1945), me armë të zjarrit dhe armë të ftohta, rrugës për në frontin e Adriatikut, nga: Kërçova, Gostivari, Shkupi, Prizreni deri në Istri, trup- at e tyre të gjallë dhe të vdekur u hodhën në gremina, humnera, moçale e ven- nde tjera sistematikisht gjatë rrugëtimit prej Kukësit, Fushë-Arrëz, Pukë, Gomsiq, Vau i Dejës, Shkodër, Lumin Buna e vende tjera.

| 06.09.2009
Masakra e Tivarit - Faqe 5 Doki
Dubrovniku, vendi ku ngulfatën 1340 rekrutë shqiptarë 17 prill 1945
Tivari, është një ndër varret më të mëdha në Ballkan dhe Evropë, në historinë e Luftës së Dytë Botërore, ku më 31 mars 1945, nga forcat ushtarake Jugosllave të Brigadës së X malazeze, nën komandën e Gosha Markoviqit masakruan mijëra shqiptarë.
Unë, si përjetues i këtyre ngjarjeve nuk mund të kënaqesha vetëm me kërkesat e parashtruara dhe botimin e këtyre librave, për sensibilizimin dhe ndriçimin e masakrave në fjalë, ku në hollësi i kam përshkruar. Prandaj, pas shumë përpjekjeve, arrita ta sensibilizojë në opinionin ndërkombëtar, masakrën e Tivarit, dhe falë angazhimit të “LIGËS QYTETARE SHQIPTARO - AMERIKANE”, e veçanërisht z. Joe DioGuardi, si president i Ligës, si dhe Kongresmenit TOM Lantosh, KOMITETI PËR MARRËDHENIE NDËR- KOMBËTARE TË KONGRESIT AMERIKAN, më 30 tetor 2003 debaton për masakrën e Tivarit, me temën “E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”.
----------------------------------------------------------Kejo histori e hidhur per shume kohe ishte e pa njofun per te rit ton shqypetar! pse u heshet per gjithe kata vite ?
Edhe ato pake individ qe dinjen diceka sishen te lire te thon shume per kete negjareje te dhimbesheme, ase ne jugo shkini ase ne shqypenin e ppsh-es enverian!?
Cfare feshihet ketu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyMon Sep 07, 2009 7:57 pm

Viktimat e Tivarit nuk i përkujton askush

Azem Hajdini - Xani
Tivari - varri më i madh i shqiptarëve (Cool

Edhe pse në kampet famëkëqija të përqendrimit nazifashist janë likuiduar në mënyrë më mizore me miliona njerëz, veçmas jevrej, megjithatë ekziston një dallim, në mes këtyre kampeve dhe likuidimit të rekrutëve shqiptarë në Tivar në Dubrovnik, në Trogir dhe gjatë rrugës për në frontin e Adriatikut. Ngase në ato kampe fatkeqe:
a) Pësuan kundërshtarët e nazifashizmit. Nërkaq ushtria Jugosllave në TIVAR në Dubrovnik, në Trogir dhe gjatë rrugës për në Frontin e Adriatikut, vranë, masakruan i helmuan i dogjën dhe i varrosën për së gjalli, bashkëluftëtarët e vetë, që ishin duarthatë dhe bashkëluftëtarët të Aleancës Antifashiste, për të vetmin faj vetëm pse ishin shqiptarë;
b) Masakrat në kampet e përqendrimit nazifashist janë dënuar publikisht si vepra kundër njerëzimi, publikisht është informuar opinioni i gjerë botërorë, është bërë reparacioni dhe janë dënuar kryesit e këtyre veprave gjenocidiale nga Gjyqi Ndërkombëtar i Nyrnbergut. Numër i konsiderueshëm janë rivarrosur. Ndërsa, Masakra e Tivarit e Dubrovnikut, Trogirit dhe vrasja e rekrutëve shqiptarë gjatë rrugës për në frontin e Adriatikut, me se 5o vjet ka qenë temë TABU. Persekutoheshin, jo vetëm ata që merrnin guxim të flisnin për këto ngjarje, por edhe prindërit, fëmijët dhe të afërmit e tyre.

c) Luftëtarët shqiptarë të vrarë, të masakruar, të djegur dhe të varrosur për së gjalli në masakrat në fjalë, duke i konsideruar si armiq, me vendime të gjykatave të rretheve përkatëse, në shumë raste ju ishte konfiskuar tërë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme.
d) Ata pak luftëtarë shqiptarë të cilët patën fatin t’i shpëtonin këtyre masakrave dhe pas shumë mundimeve dhe sakrificave, duke u fshehur nëpër male e moçale të Malit të Zi dhe të Shqipërisë, janë kthyer në shtëpi, në vend të pritjes vëllazërore që kishin shpëtuar të gjallë, ata u dënuan si armiq të popullit, si dezertorë me burgime nga 12 muaj deri në 8 vjet.
e) Masakrën e Srebrenicës, Bashkësia Evropiane, e ka shpallur ditë zie për BE.
Harresa, e rëndë sa edhe vdekja
Për qëndrim të padrejtë ndaj martirëve të kombit të rënë në Tivar, Trogir, Dubrovnik, përgjatë rrugës, për në frontin e Adriatikut: Shkup-Prizren-Shkodër, Tivar, Istri, përgjegjësi morale, njerëzore, politike dhe kombëtare, mbajnë të gjithë, sepse, përveç vdekjes së padrejtë të tyre, nuk ju kemi siguruar as edhe përkujtimin e drejt. Edhe kjo padrejtësi është e rendë sa vdekja. Ngase institucionet e Kosovës dhe në Shqipëri heshtën plotë 5o vjet dhe nuk e bënë asnjëherë fjalë, e të mos flasim për ndonjë veprim për sensibilizimin, përkatësisht ndriçimin e këtyre masakrave. Për përjetuesit e këtyre masakrave, prindërit, të afërmit e tyre dhe popullin shqiptarë, ishte barra më e rëndë shpirtërore me të cilën nuk mund të pajtohen kurrën e kurrës, pa marrë parasysh pasojat.
Inkurajon fakti se në Seancën dëgjimore të mbajtur më 3o tetor 2oo3 në KOMITETIN PËR MARREDHËNIE NDËKOMBËTARE TË KONRESIT AMERIKAN, është debatuar dhe është shqyrtuar Masakra e Tivarit, ku në mes tjerash është konstatuar, se ”Masakra e Tivarit, ku u masakruan 43oo shqiptarë, është vepër kriminale e ushtrisë serbo-malazeze. ”Madje u tha se në vitin 1945 në Evropë ngjau edhe njëra ndër mizoritë më të mëdha të asaj kohe, kur 43oo ushtarë shqiptarë që ishin bashkangjitur vullnetarisht Ushtrisë Jugosllave për ta luftuar fashizmin u tërhoqën në kurthë në Tivar, të Malit të Zi dhe u ekzekutuan në vend nga forcat ushtarake Serbo-malazeze. Trupat e tyre u dogjën dhe u hodhën në varreza masive në një gurore të lokalitetit. Juristi Azem Hajdini, njëri ndër të mbijetuarit e paktë të gjallë në ditën e sotme shkroi një pasqyre të qartë me titull ”MASAKRA E TIVARIT”, të cilën ai mund ta botonte në Kosovë shumë vonë, në vitin 1998, për arsye se plot pesëdhjetë vjet çfarëdo përmendje, edhe më e vogël qoftë e kësaj masakre, do të përfundonte me persekutim deri në vdekje.
Por është TRAUM dhe HATA, për çdo shqiptarë, si u hesht një krim i tillë pesëdhjetë vjet dhe heshtët edhe sot pa arsye, sidomos nga Qeveria e Kosovës, institucionet shkencore, historianët dhe inteligjenca shqiptare, në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoni.

Qeveritë serbomalazeze të kërkojnë falje
Është obligim moral, politik dhe kombëtatar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të kërkojë nga qeveria e Serbisë dhe, Malit të Zi që publikisht të kërojnë: falje
1. Falje, për Masakrën e Tivarit të 31 marsit 1945, ku nga forcat ushtarake Jugosllave të Brigadës së X malazeze, nën komandën e Gosha Markoviqit, me pjesëmarrjen aktive të të gjitha institucioneve: shtetërore, ushtarake, civile, mantillbardhë punëtor, qytetarë të Tivarit dhe lokaliteteve përreth, për më pak së 6o-7o minuta, vranë dhe masakruan më armë zjarri dhe armë të ftohta, 431o rekrutë shqiptarë, dhe trupat e tyre të vdekur e të gjallë i dogjën, i hudhen në det, varreza masive, humnera, moçale e vende të ndryshme në Tivar dhe lokalitete përreth.
2. Falje, për likuidimin e mese 2100, të tjerëve gjatë rrugës për në frontin e Adriatikut, duke kaluar nga Shkupi, Tetova, Prizreni, Shkodër deri në Istri, që ishin duarthatë, bashkëluftëtarë të vet dhe bashkëluftëtarë të Aleancës Antifashiste, të mobilizuar dhe vullnetar nën flamurin e Armatës Jugosllave, në luftë kundër nazifashizmit, për çlirimin e vendit.
3. Të gjykohet publikisht Masakra e Tivarit, Dubrovnikut, Trogirit, likuidimi përgjatë rrugës për në frontin e Adriatikut, si vepër kriminale, ndaj njerëzimit me përmasa gjenocidiale.

4. Të informohet opinioni gjerë për rrjedhat dhe përmasat e këtyre masakrave, të identifikohen dhe të dënohen kryesit e atyre veprave kriminale nga Gjyqi Ndërkombëtar i Nyrnbergut për krime ndaj njerëzimit, gjatë Luftës së Dytë Botërore;
5. Të kërkohet identifikimin i varrezave masive dhe individuale, ku prehën eshtrat e më të dashurve tanë, dhe eshtrat e tyre të kthehen në atdhe;
6. Eshtë obligim moral, civilizues dhe njerëzor, që në vendin ku është bërë masakra të ngritet një memorial, të paktën një LAPIDAR, të shkruar në tri gjuhë, për të njoftuar opinionin e gjerë mbi këtë ngjarje tragjike të marsit dhe prillit 1945;
7. Të pranojnë reparacionin, pagimin e dëmit të shkaktuar, sipas ligjeve ndërkombëtare, etj.

| 07.09.2009
Masakra e Tivarit - Faqe 5 TIVARI
Për qëndrim të padrejtë ndaj martirëve të kombit të rënë në Tivar, Trogir, Dubrovnik, përgjatë rrugës, për në frontin e Adriatikut: Shkup-Prizren-Shkodër, Tivar, Istri, përgjegjësi morale, njerëzore, politike dhe kombëtare, mbajnë të gjithë, sepse, përveç vdekjes së padrejtë të tyre, nuk ju kemi siguruar as edhe përkujtimin e drejt. Edhe kjo padrejtësi është e rendë sa vdekja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyTue Sep 08, 2009 4:35 pm

Padi ndërkombëtare ndaj Serbisë për masakrën e Tivarit

Azem Hajdini-Xani
Tivari varri më i madh i shqiptarëve (9)

1. Të ofrojë të dhëna me të cilat disponon, më qëllim të ndriçimit sa më mirë dhe në mënyrë objektive të këtij kobi të zi për kombin shqiptarë, ngase një njësit ushtarak i forcave ushtarake të Kroacisë, me 31 mars 1945, ishte në vendin e ngjarjes në TIVAR, atë botë kur forcat ushtarake serbo-malazeze, përkatësisht jugosllave, vranë dhe i masakruan në mënyrë më mizore, mëse 4300 rekrutë shqiptarë. Ata kishin për detyrë t’i merrnin në dorëzim rekrutët shqiptarë, nga njësitet ushtarake serbo-malazeze, për në frontin e Istres dhe Neretvës.
2. Të ndriçohet fundosja e mëse 180 rekrutëve shqiptarë në Kanalin ”QIOVO në Trogir, helmimi i mëse 1.340 rekrutëve shqiptarë, më 18 prill 1945, në kazermen ushtarake në “BABIN KUK”, të Dubrovnik, bërë nga shërbimi sekret jugosllav, OZNA, deri sa ushtarët shqiptarë ishin nën komandën dhe mbikëqyrjen e brigadave Dalmatine, përkatësisht njësive ushtarake kroate, dhe më qëllim që asnjë shqiptarë të mos shpëtoi i gjallë, ju kishin mbyllur dyer e dritare nga jashtë, që mos të kenë mundësi të dalin në hapësirë. Nuk ju ofrua ndihmë mjekësor edhe pse spitali ishte vetëm 4oo metra larg vendit të ngjarjes!!!
3. Të gjykohet publikisht Masakra e Tivarit, ngulfatja (helmimi) i rekrutëve shqiptarë më 18 prill 1945, në kazermë ushtarake në “BABIN KUK, dhe fundosja në kanalin “Qiovo” në Trogir, nga shërbimi sekret Jugosllavë OZNA, si vepër kriminale, ndaj njerëzimit më përmasa gjenocidiale,
4. Të informohet opinioni i gjerë për rrethanat dhe përmasat e këtij krimi, të identifikohen dhe nxirren para Gjyqit Ndërkombëtar kryesit e këtij krimi ndaj njerëzimit të bërë gjatë luftës së Dytë Botërore.
5. Të angazhohet për identifikimin e varrezave masive dhe individuale, të rekrutëve shqiptarë të ngulfatur në BABIN KUK, në Dubrovnik, të fundosur në kanalin “QIOVO” në Trogir dhe kthimin e eshtrave në atdhe;
6. Është obligim moral civilizues dhe njerëzor,që në vendin e ngjarjes, ku janë ngulfatur rekrutët shqiptarë në BABIN KUK të Dubrovnikut, të ngritet një memorial të paktën një LABIDAR apo ndonjë pllakë përkujtimore në katër gjuhë, kroatisht Shqip, anglisht dhe gjermanisht.
Cilat janë obligimet e qeverisë shqiptare për zbardhjen e masakrës së Tivarit
1. Të ofrojë të dhëna me të cilat disponon, me qëllim të ndriçimit sa më objektiv të kësaj ploje të dhimbshme kombëtare, ngase ajo është fajtor direkt apo indirekt, për masakrat në fjalë, sepse gjatë rrugës për në frontin e Adriatikut në territorin e shtetit MËMË Shqipërisë, nga forcat serbo-malazeze e maqedonase, përkatësisht jugosllave u vranë dhe u masakruan në mënyrë më mizore ( në eshalonët e marsit dhe prillit 1945), më se 21oo rekrutë shqiptarë, kufomat e të cilëve të vdekur dhe të gjallë u hodhën; në lumenj, gremina të thella, shkëmbinj, humnera, moçale e vende tjera në segmentin rrugor: KUKËS, FUSHË ARRËZ, PUKË, GOMSIÇ, VAU i DEJËS, SHKODËR, LUMIN BUNA, etj.
2. Është fakt se disa ushtarë shqiptarë që i shpëtuan masakrës së TIVART, në rrugë për në Shqipëri, u vranë dhe u masakruan nga kriminelët serbo-malazez. Numër i vogël, pas shumë rreziqeve, të lodhur, të sëmurë, ndër ta edhe të plagosur, arritën të hyjë në territorin e shtetit MËMË, SHQIPËRISË. Por, edhe këtu, së shpejti u zhgënjyen, sepse në vend të një përshëndetjeje dhe mirëseardhje vëllazërore, që kishin pas fatin të shpëtonin gjallë, ata, jo vetëm që u maltretuan nga organet dhe ushtria shqiptare, por menjëherë të nesërmen, lidhur i kthenin për në Tivar dhe ua dorëzonin organeve ushtarake jugosllave, atyre që i kishin masakruar “QOFTË MALLKUAR KQ i PKSH-së”.
Të gjykohen dhe të mallkohen publikisht; Qeveria e atëhershme shqiptare dhe KQPKSh, që ndihmuan direkt apo indirekt në realizimin e këtyre masakrave të kobshme për kombin shqiptar dhe fshehjen e gjatë të këtij tmerri, gjëma e të cilit dëgjohet edhe sot;
Është obligim moral, civilizues, njerëzor, e para së gjithash kombëtar, që në segmentin rrugor, Kukës – Fushë Arrëz – Pulë – Gomsiq – Vau i Dejes – Shkodër – Lumi i Buna, të ngritet një Lapidar dhe një pllakë përkujtimi, shkruar në katër gjuhë; shqip, anglisht, gjermanisht, dhe italisht, për të noftuar opinionin e gjërë, veçmas atë shqiptar, mbi këtë ngjarje tragjike të marsit dhe prillit 1945.
Ju kujtojmë, se nuk ka dilemë, se ngjarja tragjike e vitit 1945, nuk mund ta ngarkojë më përgjegjësi Qeverinë aktuale të Malit të Zi, të Serbisë, të Kroacisë, të Shqipërisë dhe as atë të Kosovës. Megjithatë, nënat, fëmijët dhe të afërmit, që humbën më të dashurit në TIVAR, në DUBROVNIK, në TROGIR, përgjatë rrugës për në frontin e Adriatikut, që edhe pas 64 vjetësh nuk ua dinë varret, përjetuesit si dhe populli shqiptar.
Kërkesa për Qeverinë e Kosovës
D) QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, institucionet shkencore, historianët, intelektualët dhe mjetet e informimit, që është koha e fundit dhe obligim moral, politik, njerëzorë dhe kombëtar që:
1. Pas 64 vjetësh të informohet publikisht opinioni i gjerë, veçmas ai shqiptarë për rrjedhat, dhe përmasat e masakrës së Tivarit, të 31 marsit 1945, ku për më pak së 6o-7o minuta u vranë dhe u masakruan 431o rekrutë shqiptarë, trupat e tyre të vdekur dhe të gjallë u dogjën, u hodhën në deti, në varreza masive, moçale e vende të ndryshme, në Tivar dhe lokalitete për rreth.

2. Publikisht të informohet opinioni i gjerë veçmas ai shqiptar, për helmimin e rekrutëve shqiptarë, më 18 prill 1945, në kazermë ushtarake në BABIN KUK, në Dubrovnik me materie kimike (Intoxicato CO2), ku si pasoj e helmimit u ngulfatën mëse 134o, për fundosjen e 18o të tjerëve në kanalin ”Qiovo” në Trogir, dhe për vrasjen dhe masakrimin e mese 21oo rekrutëve shqiptar në (eshalonet e marsit dhe prillit 1945), gjatë rrugës për në frontin e Adriatikut, që nga Gostivari, Shkupi, Prizreni deri në Istri.
3. Masakrat në fjalë, të dënohen si vepër kriminale dhe gjenocid kundër njerëzimit, të dënohen organet më të larta të ish Jugosllavisë si skenues dhe ekzekutues të atyre krimeve.
4. Të autorizohet një avokat ndërkombëtar me përvojë për ta udhëhequr procedurën para Gjyqi Ndërkombëtar për krime kundër njerëzimi të bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe për reparacion.
5. Të gjykohen dhe të mallkohen publikisht ata politikan ”memec”, kosovarë (veçmas shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë,që mbyllën sytë, gojën dhe veshët që ndihmuan, direkt apo indirekt në realizimin e këtyre masakrave të kobshme për kombin shqiptar dhe fshehjen e gjatë të këtij tmerri, gjëma e të cilit ndihet edhe sot!! Ku vajtën e ku janë, pse heshtën e pse heshtin sot, qofshin të mallkuar për jetë e mot.

| 08.09.2009
Masakra e Tivarit - Faqe 5 Tiva
Cilat janë obligimet e qeverisë kroate për të ndriçuar gjithë ngjarjen e përgjakshme të Dubrovnikut në të cilën u helmuan 1340 rekrutë shqiptarë dhe fundosja e 180 rekrutëve shqiptarë në kanalin “Qiovo” në Trogir.
6. Prokuroria e Qarkut, të ngritë procedurën hetimore, për vepër kriminale ndaj njerëzimit, kundër atyre politikanëve kosovar, që direkt apo indirekt ndihmuan, në realizimin e këtyre masakrave të kobshme, dhe fshehjen e gjatë të këtij tmerri mëse 64 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Masakra e Tivarit, si u vranë 8 mijë shqiptarë   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jun 02, 2010 10:54 am

Masakra e Tivarit, si u vranë 8 mijë shqiptarë

Cili ishte roli i Miladin Popoviçit dhe përse hesht Ramiz Alia. Historia tragjike e mijëra burrave të tradhëtuar nga Enver Hoxha dhe banda e tij

Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t'i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të "Adriatikut" në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.
Sipas kujtimeve të pleqve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm, të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptarë, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptarë gjatë muajve të kaluar.
Marrëveshja UNÇ Jugosllave-UNÇ SHqipërisë: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë
Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Shtabi Suprem i UNÇJ-së duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara, në fillim të shtatorit të atij viti Shtabin Kryesor të UNÇJ-së për "Kosovë e Metohi" e degradoi në Shtab Operativ dhe më 14 shtator ia nënshtroi Shtabit Kryesor të UNÇJ-së për Serbi. Dhe për çudi, në emër të Shtabit Operativ të "Kosmetit" do të nisin përgatitjet luftarake gjoja për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare a në të vërtetë SHS i UNÇJ-së kishte për synim ripushtimin e tyre. Në vjeshtën e atij viti, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tërhiqej nga shumë fronte të luftës, ideja e Shtabit Suprem të ushtrisë gjermane për forcimin e vijës së frontit në Ballkan, u bë e parealizueshme dhe në këto rrethana armata "E" gjermane, e cila ishte e dislokuar në Greqi, mori urdhërin që të tërhiqet nga ky rajon. Tërheqjen do ta bëjë nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Sangjak, për të kaluar mandej në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë në drejtim të veriut. Armata "E" për çudi nuk u pengua (përkundër propagandës së bërë nga strategët e UNÇJ-së), por kaloi me shumë pak humbje në veri-perëndim të Jugosllavisë, ndërkohë që luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnë gjoja "kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë. Për të argumentuar këtë qëndrim, po i referohemi letrës së Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim - vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t´i gjykojë menjëherë e fshatarët t´i çarmatosë..." Sipas marrëveshjes, UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë. Më 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis për Kosovë, ndërkohë që atje (Kosovë) dhe në viset e tjera etnike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, i kishin përfunduar përgatitjet për ofensivë, njësitet e Korpusit të 13-të të UNÇJ-së (Divizioni i 22-të, i 24-të, i 25-të dhe i 46-të serb), Divizioni i 41-të maqedon, brigada e 9-të malazeze dhe të gjitha brigadat e UNÇJ-së për "Kosovë e Metohi". Operacionet ushtarake të këtyre forcave, filluan ofensivën pushtuese në tri drejtime: 1.Kurshumli - Përpallac - Podujevë - Prishtinë; 2.Lebanë - Medvegjë - Prishtinë; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinë.
Vendosja e administrimit ushtarak në Kosovë dhe mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në mars 1945
Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë ndihmuan vendosjen e administrimit ushtarak jugosllav
Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviçin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviçin, të cilëve iu foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues. Në krye të pushtetit ushtarak, përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës së I-rë kolonel Savo Dërleviç, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij. Shef i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiç (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviç (i dërguar nga shtabi qendror i Serbisë), ndërsa komisar politik u emërua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1945, kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52 etj. Kjo makineri pushtuese ushtarake në Kosovë, duke i marrë të gjitha masat për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse, Shtabi Operativ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë), ndonëse mobilizimi i shqiptarëve kishte filluar qysh në fund të dhjetorit 1944 (me dërgimin e tyre në frontin e Sremit, në veri të Serbisë). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre.
Rrugëtimi i përgjakur i eshaloneve (grupeve)
Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës
Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptarë nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 6. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.
Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptarë që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27-28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.
Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyu masën e shqiptarëve që të shtrihen për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth. Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4. 600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave të "Kosmetit" dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për frontet e ashtuquajtura të "Sremit" e të "Adriatikut".
Mobilizimi i bërësve të krimit për zhdukjen e krimit
Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo-malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së ½ prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mestë shkëmbinjve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish u dogjën dhe pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen...!!! Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar, më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh. Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje do të përpiqet ta cilësojë si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve!
Barbarizmi i UNÇJ-së kundër popullit shqiptar
Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krimet më të shëmtuara që njeh historia e njerëzimit, ndaj popullatës shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Kështu, në:
1. Gjilanë janë vrarë 7854 veta,
2. Prishtinë 3.675
3. Drenicë 4.820
4. Mitrovicë 1.970
5. Pejë 3.540,
6. Ferizaj 1.260,
7. Podujevë 1.670,
8. Prizren 1.200,
9. Gjakovë 800,
10. Rahovec 750,
11. Suharekë 420,
12. Dragash 500,
13. Preshevë 690,
14. Shkup 1.450
15. Tetovë 4100,
16. Gostivar 715,
17. Kërcovë 490,
18. Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,
19. Kumanovë 780
20. Tutin 900,
21. Bihor 3820,
22. Plavë e Guci 710,
23. Ulqin 515 dhe
24. Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë
Në këtë situatë e tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar, asgjësuar ose ishte plaçkitur nga kolonistët serbë, që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë Politike të KQ të PKJ-së.
Rrugëtimi (Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar), lehtësia e forcave jugosllave për të kaluar në territorin shqiptar pa u shqetësuar
Rrëfimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakrës së Tivarit
Një rrëfim tronditës do të kujtonte Azem Hajdini shumë vite pas masakrës së Tivarit nga ku ai falë fatit i mbijetoi. Ja se si e kujton Hajdini atë marshim që do t'i çonte drejt vdekjes me mijëra shqiptarë.
Kështu të rraskapitur kemi vazhduar rrugën për në Pukë, ku atë ditë kemi arritur rreth orës 19.00 dhe na kanë vendosur në një luginë të rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrëke. Në këto kushte, në periferi të Pukës e kemi kaluar natën. Të nesërmen shumë veta nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën kurse mbi dhjetëra, mëngjesi i gjeti të vdekur. Kësisoj, radhët tona vazhdimisht zvogëloheshin, sepse një numër i shokëve tanë nuk mund t'i përballonte torturave, helmimit, urisë, veshmbathjes së dobët e sidomos frikës nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i të sëmurëve, njëkohsisht rritej edhe numri i të vdekurve sepse edhe ne, të rraskapitur, nuk ishim në gjendje më t'i mbanim për krahësh, sikurse vepruam një ditë më parë. Prej Puke, në rrethana si ato të deritashmet, vazhduam rrugën kurse kah ora 20.00 arritëm në vendin e ashtuqujtur "Ura e Zogut", te një kanion i thellë nëpër të cilin rridhte ujë fare pak. Meqë urën e kishin shkatërruar fashistët italianë, transportimin tonë në anën tjetër të kanionit përpiqeshin ta organizonin përmes një vigu dhe njëlloj vagonete. Në atë vagonetë me qëllim i ngarkuan mëse 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u këput, kështu që të gjithë ranë në atë greminë të thellë. Disa prej tyre vdiqën kurse disa u lënduan rëndë e lehtë. Tentuam menjëherë t'i ndihmojmë, por na penguan përcjellësit duke na thënë se ata do t'i ndihmojë ushtria, kurse ne duhet të vazhdojmë kalimin nëpër atë vig të improvizuar. Mirëpo, duke e ditur fatin që na priste, refuzuam të vendosemi në atë vagonetë të ndrequr dhe pas shumë bindjesh e rezistencash u detyruan të na dërgojnë këmbë nëpër kanion për të dalë në anën tjetër të tij. Mirëpo, posa kaluam kanionin, sërish na urdhëruan të kthehemi poshtë dhe natën ta kalojmë nën qiellin e hapur. Edhe pse ishim të rraskapitur dhe qullë nga shiu, tërë natën jemi përpjekur t'i ndihmojmë shokët që mbetën gjallë e të lënduar nga rënia prej vigu. Po ashtu kujdeseshim edhe për disa shokë që i kishim bartur tërë ditën në lese të improvizuara, për krahësh apo në supe. Dikur kah mesnata na e kanë kumtuar urdhërin se duhet t'i identifikojmë të gjithë të sëmurët dhe të barten nja 50 metra larg gjoja për t'i dërguar në ndonjë spital të Shqipërisë për shërim. Mirëpo, të udhëhequr nga përvoja e hidhur që e patëm gjatë tërë rrugës, në këtë urdhër të shtabit e refuzuam kategorisht. Në mëngjes vërejtëm se një numër i shokëve që i kishim bartur dhe shumica e atyre që kishin pësuar lëndime pas rënies nga vigu kishin mbetur të vdekur, kurse na u pamundësua bartja edhe të disave që lëngonin nga sëmundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhën në qerre dhe i çuan në drejtim të panjohur. Ne të tjerët vazhduam rrugën dhe arritëm në një vend afër Shkodrës ku duhej kaluar të ashtuquajturin "Vau i Spasës". Edhe këtu, meqë ura ishte e shkatërruar, filloi transportimi ynë me një anije të improvizuar. Të mësuar nga përvoja me këso improvizimesh refuzuam të hipim në atë anije pa prezencën e ndonjë oficeri dhe të së paku dy-tre ushtarëve që na përcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar "Vaun e Spasës", pranoi kërkesat e parashtruara kështu që transportimi u bë pa ndonjë vështirësi të madhe. Mirëpo, edhe këtu në anën tjetër mbetën disa shokë të sëmurë rëndë, për fatin e të cilëve kurrë nuk jemi informuar. Në Shkodër arritëm rreth orës 16.00 më datën 30 mars 1945. Në të dy anët e rrugëve na pritën mijëra njerëz, shumica prej të cilëve duke na përshëndetur qanin, duke pëshpëritur "ku jeni duke shkuar", "me siguri në ndonjë vend pa kthim".!? Shumë prej tyre na ofruan bukë e veçmas ujë dhe këtu për herë të parë shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumë pasi që shpejt e shpejt na vendosën në kazerma në një kodër bukur të lartë, emri i të cilës nuk më kujtohet, por e di se aty nuk kishte pasur ujë për pije. Por, për çudi, ne këtu veten e ndjenim pak më të sigurtë. Mirëpo, për fat të keq, këtu nuk na lanë të qëndrojmë gjatë. Dikur pas mesnate u nisëm në drejtim të Ulqinit, duke i lënë të sëmurët në mëshirën e ushtarëve serbë e malazezë. Në rrugë e sipër, jo fort larg Shkodrës, kolona jonë aty kah ora 3 pas mesnatës ka hasur në një eksploziv që shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me të ndezur të eksplozivit mes nesh u krijua një panik shumë i madh, por përnjëherë pasoi urdhëri që të mos lëvizim nga vendi. Mirëpo, nga frika shumë prej nesh u rrokullisën në të dy anët e rrugës e më pastaj filluan të shtënat e ushtarakëve me ç'rast u vranë dhe u plagosën shumë shokë tanë, kurse në mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica. Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta jonë më nuk është në rrezik, duke thënë se, "kjo që ndodhi është vepër e reaksionarëve apo e diversantëve shqiptarë të Shqipërisë, të cilët hakmerreshin ndaj shqiptarëve kosovarë për masakrat dhe torturat që kinse paska bërë Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuquajtur kosovar". Krejt kjo u bë sigurisht për të fshehur qëllimin e vet dhe për të nxitur urrejtjen vëllavrasëse në mes të shqiptarëve. Pas shumë kërcënimeve për ta heshtur këtë situatë jemi detyruar të nisemi dhe të vazhdojmë rrugën. Pos tre të plagosurve që na lanë t'i bartim, të sëmurët dhe të plagosurit e tjerë nuk lejuan t'i marrim me vete, por i ngarkuan në mjete të ndryshme transportuese dhe i dërguan në drejtim të Tivarit me qëllim që të mos bien në sy. Shokët e plagosur i kemi bartur mbi supe deri në një fshat, emri i të cilit nuk më kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tokë të plleshme. Aty fshatrët na kanë dhënë kanata qerresh të punuara prej thuprave për t'i bartur të plagosurit dhe të sëmurët. Nga këto tortura dhe reprezalje që na bëheshin gjatë rrugës, sigurisht më vështirësi e kanë pasur ata që ndodheshin në fund të kolonës. Ata edhe kanë pasur mundësi të numërojnë më saktësisht viktimat e rrugës, por sigurisht se në këto rrethana pak kujt i ka shkuar ndërmend ta bënte këtë, nga se në çdo moment ekzistonte mundësia që edhe vet të bëhej viktimë e përcjellësve të tërbuar. Instinkti i vetekzistencës dhe rreziku që në çdo moment mund të likuidohej, nuk lejonte tjetër të mendohej por vetem si të shpëtohet jeta. Këtë gjendje psiqike e bënte edhe më të tmerrshme hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë të rrugës sharjet dhe ofendimet si "viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad", "shoptarsku vam majku", "osvetiqese crnogorska omladina", etj., ishin "përshëndetjet" më të shpeshta që na i drejtonte masa dhe përcjellësit tanë, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nëse ndonjeri ishte i gatshëm që nga revolti të reagojë duke ditur se ndoshta do ta paguajë me kokë, këtë nuk e bënte, sepse e dinte se pos tij do të pësojnë edhe shumë të tjerë. Zaten ushtarët serbë e malazezë mezi pritnin reagimin tonë më të vogël për të shtënë mbi ne. Kështu të lodhur e të rraskapitur nga rruga, uria e etja, e më tepër nga pasiguria, në gjendje të tensionit të lartë psiqik, e kaluam rrugën nëpër tërë territorin e Shqipërisë. Me të hyrë në kufirin e Jugosllavisë, afër Ulqinit na kanë urdhëruar që të ndalet kolona gjoja për pushim, kurse të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit që ishin me ne, të ndahen në një vend të caktuar, gjoja për të evituar ndonjë epidemi të mundshme. Thanë po ashtu se ata të transportohen në ndonjë spital të Malit të Zi për shërim, por sipas të gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njëjtë si shokët tanë të mëparshëm, kurse në vazhdim rrugën për në Tivar. Me të arritur në Tivar, dikund në mes të orës 12 - 13.00 në çdo skutë të qytetit diktohej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe popullsisë të cilët me armë në dorë të drejtuar kah ne, na shikonin me përbuzje të madhe. Diktuam qartë komplotin dhe grackën që na ishte përgatitur. Shpirtrat tona virgjëresha u gjetën në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e shkëmbinjtë në kodrat përreth. Fitohej përshtypja se nga kjo bllokadë as zogu s'do të mund të fluturonte gjallë. Në qendër të Tivarit të ri, na kanë urdhëruar të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë. Pasi që ishim shumë të etur, u morëm vesh që tre shokë tanë të prirë nga Sylë Gllobari të ngriten në këmbë dhe të apelojnë te një oficer që ishte afër çezmës për të na lejuar të pijmë ujë. Mirëpo, me të paraqitur të apelit, përnjëherë diktuam se oficeri u mërdhez dhe filloi piskamën e kërcënimin me fjalë ofenduese "shiptarsku vam majku" etj. Në momentin kur Syla me shokë u përpoq të arsyetojë kërkesën, përnjëherë oficeri ka urdhëruar ushtarët të vërsulen mbi të dhe të shtijnë me armë të zjarrta. Pos vrasjes së tyre, nga plumbat që kishin bredhur anash, u plagosën disa shokë tanë dhe një ushtar malazez. Pas kësaj tragjedie, ne mbetëm të shtangur në mes të rrugës, pa patur guxim të lëvizim apo të bisedojmë dhe me frikë pritnim se çdo të ndodhë me ne, pasi që na ishin drejtuar shumë tyta të armëve dhe bajoneta. Për një çast ushtria u tërhoq nja 50 metra largë nesh dhe zurën pozita më të sigurta - dikush pas shkëmbinjve, dikush pas shtëpive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjetë apo pesëmbdhjetë minuta më vonë nga komanda e vendit arritën tre oficirë të lartë dhe shumë oficerë e ushtarë të tjerë. Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese se në mesin e tyre do të gjendet ndonjë revolucionar apo komunist që do t' i jepte fund këtyre torturave tona. Mirëpo, shpresa ishte e kotë, sepse njëri prej tyre zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të na sulmoi e kërcënohet me fjalët "shiptarsku vam majku", "sve qemo vas ubiti", "samo minuti su u pitanju" etj. Nuk vonoi shumë dhe përmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t'ia grabisë ushtarit të plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kërkesa e organizuar për ujë u shërbeu si preteksti për ta kualifikuar si tentim kryengritje, për çka u kërcënuan me masa hakmarrjeje më drastike. Mirëpo, ne të gjithë mirë e dinim se ky është vetëm një trillim si bazë për një masakér me përmasa më të mëdha. Pas disa çastesh të heshtjes së varrit u ngrit në këmbë njëri nga shokët tanë për të cilin më vonë mësuam se ishte një i ri nga fshati Kozhicë, i cili pas konsultimeve me shokë ishte drejtuar kah oficieret me kërkesë dhe apel që t'u japin fund këtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulën ushtarët malazezë dhe me armë dhe bajoneta që i kishin vu në pushkë e copëtuan, por si lakër. Të shtrënguar dhe të tronditur nga kjo skenë e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim më çka të bëjmë, të flasim apo si të veprojmë. Të hutuar e me sy të zgurdulluar, vetëm shikonim para vetes dhe pritnim se çka do të sjellë secili çast e minutë i ardhshëm. Kur më nuk ngrihej askush në këmbë dhe nuk bënte zë, oficierët filluan të kërcënohen se një nga një do të na likuidojnë të gjithëve. Heshtjes sonë të mëtejme filluan t'u përgjigjen me tërbim. Urdhëruan që nga mesi i kolonës të ndahen 80 veta, të cilët i lidhën duart dhe i dërguan pas një ndërtese, e mëpastaj vetëm dëgjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre që u masakruan. Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trikatëshe, me një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë. Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t'iu bënte ballë të rënave, sepse akzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t'iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje. Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë. Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500, kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t'ia marrë revolen oficierit malazez që u plagos ashtu siç përshkruam më herët. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës së bashku me 7 shokë shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte "udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati...", Për dy qëllime:
a) - të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe
b) - t'u lejojnë t'u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërteses nga të rënat që kishin pësuar.
Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t'a parë më lehtë. Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa. Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shndërruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vërtetë.
Masakra e Tivarit, komplot i komunistëve shqiptarë për të vrarë forcat e djathta "reaksionare"
Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individë, por duket se akoma nuk është thënë qëllimi i vërtetë i saj. Komunistët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i bënë serbo-malazezet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teza të forta janë ngritur nga historianë të cilët e cilësojnë Masakrën e Tivarit si plan për të vrarë forcat e djathta, komplot ky midis Partisë Komuniste kosovare dhe Partisë Komuniste shqiptare që drejtohej nga Enver Hoxha. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e paparë ndonjëherë në historinë njerëzore. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Po përse heshtën krerët komunistë të Kosovës, pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndoshë, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943-'44) ka pasur për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por, në fakt në Bunjaj është aprovuar rezoluta në të cilën është thënë: "…arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës me Shqipërinë…". Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtar, NDSH etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë. Në letrën e politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës, të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e me të cilën hidhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën, i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë. Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij "Ditari i Robërisë" 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhte kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta "reaksionare", me qëllim që pastaj komunistët jugosllavë dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë.
Përgatiti: Kreshnik MERSINLLARI

| 02.06.2010
Masakra e Tivarit - Faqe 5 Tragjedia_e_Tivarit
Tivari - varri më i madh i shqiptarëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jun 02, 2010 12:07 pm

Nuk di pse i sakaton temat qe folet per Historin tone Kombetare!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhemshiti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhemshiti


Male
Numri i postimeve : 72
Age : 63
Vendi : shqperi
Registration date : 22/05/2010

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jun 02, 2010 12:39 pm

Xhiti
E vertete eshte qe tradhetaret po shpallen dhe jan shpallur patriota e kush i ka fajet ?Ne qe u leme hapsire dhe te na mashtroin .Kurkush gjere me tani nuk i ndihmoi keti kombi qa ta shpetoi pos ta coptoi siq po coptohet pajtohem me kete mendim tendin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 EmptyWed Jun 02, 2010 12:46 pm

Ju lemehapsire se sjemi te vendosur.
ja kapmi pasinteresit,lakmise.
Po besoje se do te tregoje koha shume shpejte kushe qka e si edhe pse permua dhe shume shoke koha ka tregue dhe po tregon per secilin se qka ka qene dhe qka eshte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Masakra e Tivarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: