Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: KUR'ANI BËN THIRRJE PËR BARAZI, DREJTËSI Wed May 28, 2014 9:17 am | |
| Kur'ani bën thirrje për barazi, drejtësi
Hamza Tzortzis një musliman britanik me origjinë greke, tha se një nga doktrinat thelbësore të Kur'anit është sigurimi i barazisë dhe drejtësisë. Duke folur në një konferencë në Stamboll, ai tha se vlerat Islame paraqesin zgjidhje përfundimtare për problemet e shkaktuara nga pabarazia në botë. Përveç konferencave të ndryshme, Hamza Tzortzis në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar është i njohur edhe për temat e tij në diskutime publike. Duke qenë një kundërshtar i rreptë i kapitalizmit dhe laicizmit, mendimtari mysliman, akademiku britanik, ka tërhequr vëmendjen ndaj pabarazisë, ndaj klasëve shoqërore, si rezultat i kapitalizmit, raportoi Buletini Botëror (World Bulletin). I ftuar nga Shoqata e Studimeve Islamike e Universitetit Bogazixhi për të folur në konferencë rreth temës bosht ”Islami, një e vërtetë apo një ëndërr ? ", Hamza Tzortis tha: " Ne jemi muslimanë dhe ne kemi një traditë etike. Ne besojmë se Kur'ani është universal dhe një nga doktrinat thelbësore të Tij është për të siguruar barazi dhe drejtësi pa asnjë diskriminim në mes të klasës së varfër dhe të pasur. " Duke shpjeguar nevojën e urgjente për shpërndarjen e barabartë të pasurisë, Hamza Tzortis tha: " Më shumë se dhjetë milionë fëmijë afrikanë vdesin në vit për shkak të kequshqyerjes dhe mbi dy milionë njerëz në botë nuk mund të përballojnë nevojat themelore të jetës. Unë mendoj se Islami do të zgjidhë këtë situatë ku sundon pabarazia dhe padrejtësia.
Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë
| |
|