Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shejhu Ez’herit i bën thirrje Vatikanit dhe perëndimit të mo

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Shejhu Ez’herit i bën thirrje Vatikanit dhe perëndimit të mo Empty
MesazhTitulli: Shejhu Ez’herit i bën thirrje Vatikanit dhe perëndimit të mo   Shejhu Ez’herit i bën thirrje Vatikanit dhe perëndimit të mo EmptyFri Oct 07, 2011 11:46 am


Shejhu Ez’herit i bën thirrje Vatikanit dhe perëndimit të mos fyejnë Islamin


IRIB - Shejhu i Ez’herit, Ahmed Tajjib, i ka bërë thirrje të gjithë institucioneve fetare perëndimore, me në krye Vatikanin, të heqin dorë nga nxitja e kulturës së urrejtjes kundër Islamit.

Ai tha se duhen ndërprerë menjëherë të gjithë sulmet dhe shpifjet e pabaza, duke nënkuptuar me këtë ligjëratën e Papa Benediktit në Gjermani, ku sulmoi ashpër islamin.

Gjatë një takimi me një delegacion gjerman i cili kryesohej nga profesori Mark Chase, profesor në universitetin e Berlinit, shejhu Ez’herit tha:”Neve na lipset të mbështetemi tek modele të ndritshme të cilët kontribuojnë për përhapjen e kulturës së mirëkuptimit të ndërsjellë mes kombeve dhe popujve, në vend të zhbirimit të faqeve të zeza, të cilat bëjnë thirrje për urrejtje dhe diskriminim.”

Shejhu Ez’herit bëri thirrje që perëndimi të heqë dorë nga kultura e përplasjes së qytetërimeve dhe konfliktit mes feve. Ai tha se i duhej dhënë fund frymëzimit nga epoka e errët e mesjetës evropiane, si dhe fyerjes së islamit dhe profetit Muhamed a.s.

Dr. Ahmed Tajib vuri në dukje kontributin e civilizimit islam dhe universiteteve islame në Kordoba, Siçili dhe Grenada, të cilat shërbyen si themele të qytetërimit perëndimor.

Ai vlerësoi figura të rëndësishme perëndimore, të cilat kanë mbajtur qëndrim vlerësues dhe që ia vlen të merren si modele. Ndër ta, ai vlerësoi poetin dhe romancierin e famshëm Gëte, i cili u mahnit me mrekullinë kuranore dhe manifestoi dashuri të thellë për profetin islam, Muhamedin a.s.

Një vlerësim të veçantë bëri për shkrimtaren Ana Mari, e cila e vlerëson kontributin e islamit dhe ngre larg profetin Muhamed a.s, si dhe për shkrimtaren Zigrid Honke, autore e librit “Dielli i Allahut lind nga perëndimi”.

Nga ana e tyre, delegacioni gjerman vlerësoi rolin e institucionit të Ez’herit, specifikat e tij, historinë e tij të gjatë dhe hapjen ndaj të gjithë civilizimeve./AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shejhu Ez’herit i bën thirrje Vatikanit dhe perëndimit të mo
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NDIKIMI NË RRITJE I VATIKANIT NE KOSOVË
» Dorëshkrimet e Kur'anit në Bibliotekën e Vatikanit...
» Thirrje në të vërtetën
» Thirrje për protestë në Prishtinë
» OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: