Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës Empty
MesazhTitulli: OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës   OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës EmptyWed Jul 06, 2011 12:28 am


OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës

Organizata e Konferencës Islamike në sesionin e 38 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të zhvilluar në Astana të Kazakistanit, ka miratuar një Rezolutë për situatën në Kosovë.


E marte 5 Korrik 2011

OKI-ja në pikën e tetë të Rezolutës, për herë të parë thërret të gjitha shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës, duke u bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane si dhe përputhje me praktikat e tyre kombëtare.

Po ashtu, kjo Konferencë, me Rezolutën e aprovuar, njeh plotësisht Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, i publikuar me 22 korrik 2010, në të cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur as ligjet e të drejtës ndërkombëtare e as rezolutat relevante.

"Në këtë sesion të Konferencës ishte prezent edhe ekipi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i udhëhequr nga Beqiri Ismaili, këshilltar i jashtëm i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës(MPJ), Enver Hoxhaj dhe i Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Rexhep Boja dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt njohjeve që rezulton nga Strategjia për njohje e miratuar nga Qeveria e Kosovës", thuhet në një njoftim të MPJ'së.

Në Rezolutën numër 17/38, Organizata e Konferencës Islamike nënvizon progresin e bërë nga Kosova për forcimin e demokracisë dhe punën institucionale në të gjitha nivelet në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend dhe në tërë rajonin.

Në Rezolutë, OKI-ja mirëpret anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.

OKI-ja pranon zhvillimet e rëndësishme politike që kanë ndodhur në Kosovë që nga takimi i fundit, përfshirë zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri, të cilat janë zhvilluar në një formë të rregullt dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

OKI-ja, po ashtu, mirëpret përkushtimin e të gjitha palëve të interesuara (lokale dhe autoritetet ndërkombëtare), për forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në Kosovë.

Organizata e Konferencës Islamike, në rezolutë, mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Unionit Evropian për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, duke dhënë në këtë mënyrë kontribut vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

OKI-ja mbështetë procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian për çështje teknike, si kërkesë e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 64/298.

Organizata, po ashtu, mirëpret bashkëpunimin e Kosovës me institucionet ekonomike dhe financiare të OKI-së, dhe thërret komunitetin ndërkombëtar, përfshirë vullnetin e mirë të shteteve anëtare të OKI-së, që të vazhdojnë kontributin e tyre për mirëqenien ekonomike të Kosovës.

Në rezolutën e miratuar në këtë sesion të Këshilli të Ministrave të Jashtëm të OKI-së, kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, që në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OKI-së të sjellë të një raport përcjellës për progresin e kësaj rezolute.

Organizata e Konferencës Islamike, është organizata e dytë më e madhe ndër qeveritare pas Kombeve të Bashkuara, me gjithsej 57 shtete anëtare nga katër kontinente të ndryshme.
/express/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës   OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës EmptyWed Jul 06, 2011 1:14 am

Sa idiferent ja i gjith forumi kunder ktyre temav te Mixhes Mexhidit i vetmi un qe po shkruaj dhe at rrall pse spo e dij.... etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pavarsia e Kosoves
» THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE
» Thirrje në të vërtetën
» Thirrje për protestë në Prishtinë
» KUR'ANI BËN THIRRJE PËR BARAZI, DREJTËSI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: