Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 40
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE   THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE EmptySat Jul 04, 2009 12:56 am

THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE



( NEO ) KOLONIALIZMI MËNJANOHET VETËM ME ANË TË KRIJIMIT TË LËVIZJES ANTIKOLONIALE NË BOTË !




Drejtuar:


- Të gjithë organizatave çlirimtare dhe antikoloniale në Botë!


Për dije - Komitetit për Dekolonizim të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB)




Zonja dhe zotërinj udhëheqës të organizatave çlirimtare dhe antikoloniale në Botë!



Organizata Antikoloniale Shqiptare (shkurt: LAKSH) është organizata antikoloniale e kombit shqiptar, e
cili aktualisht jeton dhe vepron vetëm një të tretat e tij brenda
kufijve administrativ shtetëror të Shqipërisë, kurse pjesa tjetër
(Shqipëria e robëruar) vuan nën zgjedhën neokoloniale ndërkombëtare të
UNMIK-EULEX-it (Kosovë “e pavarur”, por jo sovrane) dhe koloniale e
Serbisë (Kosova Lindore - Preshevë, Medvegjë, Bujanoc), "Maqedonisë"
(Kosova jugore - Lugina e Vardarit), Malit të Zi (Plava, Gucia, Tuzi,
Tivari, Ulqini, Hoti, Gruda etj), UNMIK-EULEX-it (Kosova "e pavarur").





LAKSH
ka arsyetuar dhe vazhdon të arsyetojë, në të gjitha dokumentet e tij
politiko-diplomatike se çështja shqiptare është koloniale dhe kërkon me
ngulm dekolonizimin e trevave shqiptare, respektimin e së drejtës së
vetëvendosjes së kombit shqiptar, pra të drejtën e tij për të jetuar në
një shtet etnik, të bashkuar shqiptar.





Zonja dhe zotërinj!



Pa
dyshim se në Botë akoma ka shumë probleme të ngjashme të pazgjidhura
(neo)koloniale. Shumë kufij shtetërore injorojnë realitetin etnik. Ka
shumë raste kur
ish kolonitë shpallën
pavaresinë e tyre prej metropoleve evropiane, por shtetet e krijuara
nuk janë gjithmonë në kufijte etnike. Ka edhe më shumë raste pas
çlirimit dhe dekolonizimit kur metropolet shfaqën manifestime
neokoloniale në emër të ruajtjes së “lidhjeve ekonomike” me ish
kolonitë të tyre.



Dhe,
as kolonializmi, as neokolonializmi nuk vdesin vetë: çdo popull dhe
komb i shtypur dhe në kolonizim, ashtu si kombi shqiptar, lufton e do
të luftojë me mjete politiko-diplomatike, të kombinuara apo jo me
mjetet e armatosura, për të parë dritën e lirisë, ditën kur okupatori
dhe kolonizatori do të tërheq pushtetin e tij shtypës.





Kombet
dhe popujt e kolonizuar e kanë sot një armë të fuqishme në luftën për
liri - e drejta e popujve për vetëvendosje dhe dekolonizim:





"Nënshtrimi
i popujve në pushtim, sundim dhe shfrytëzim të huaj përbën një mohim të
të drejtave themelore të njeriut, është kundër Kartës së Kombeve të
Bashkuara dhe është një pengesë për promovimin e paqes dhe të
bashkëpunimit"



"Të
gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes ; përmes të cilës së
drejtë mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe të ndjek
zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kultural.",
thonë neni 1
dhe 2 të Rezolutës 1514 (XV) të Asamblesë së Përgjithshme të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe dhjetra konventa dhe
rezoluta të tjera të sanksionuara nga OKB-ja.





Fatkeqësisht,
ashtu siç ka ndodhur në rastin e çështjes koloniale shqiptare, në OKB,
zgjidhja e problemeve koloniale bllokohet për shkak të raportit të
forcave midis shteteve me peshë vendimmarrëse dhe me të drejtë veto
prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së , disa prej të cilave vazhdojnë
ende të mbeten shtete kolonialiste.



Ata nuk janë të preokupuar për të zgjidhur dhe ankohen me lotë krokodili për "precedente të rrezikshme", që do të mund të rihapen "konfliktet e akulluara".


Por,
problemet e akumulluara koloniale një ditë kanë për të shpërthyer, kur
kupa e durimit po u mbushet popujve nën robëri, kështu që njerëzimi
akoma përjeton konflikte të vazhdueshme në të gjithë botën.



Megjithatë,
e keqja nuk janë popujt pse nuk e durojnë më dot pushtimin dhe
kolonizimin, por vet sëmundja e rëndë e kolonializmit, që sjell
përbuzje, mjerim, gjak dhe dhimbje popujve të pafajshme të skllavëruar!





Zonja dhe zotërinj udhëheqës të të gjithë organizatave çlirimtare dhe antikoloniale në Botë!



Organizata
Antikoloniale Shqiptare(LAKSH) mendon se ka ardhur koha që të gjithë
organizatat çlirimtare dhe antikoloniale në Botë të mos veprojnë më
ndaras, duke u kufizuar në oborrin e çështjes së vet.



Ka
ardhur koha që të gjithë organizatat të krijojnë një bosht të vetëm
çlirimtar dhe antikolonial, për t'ia dhënë shtytje procesit të çlirimit
dhe dekolonizimit kudo.





Një thënie e vjetër shqiptare thotë: "Bashkimi e bën fuqinë!"

Ne besojmë se kjo i përputhet më së miri, procesit të dekolonizimit.



Organizata
Antikoloniale Shqiptare(LAKSH) u bën thirrje të gjithë organizatave
çlirimtare dhe antikoloniale të shtrëngojnë rrypin e njohjes,



bashkëpunimit midis tyre, duke u kristalizuar përreth LAKSH-së, në një organizatë të re ndërkombëtare - LËVIZJA ANTIKOLONIALE NË BOTË,


një
forum ku të gjithë popujt dhe kombët të pushtuara dhe të kolonizuara,
do të jenë të barabarta të përfaqësojnë çështjen e tyre, e shtruar për
zgjidhje të drejtë
.





Vetëm
nëpërmjet organizimit të bashkërenduar botëror do t'i jepet një goditje
vdekjeje shtypjes kolonizuese, duke përshpejtuar kështu procesin e
dekolonizimit.





Lëvizja
Antikoloniale në Botë do të jetë një orgsanizatë me personalitet
juridik ndërkombëtar që do të organizojë takime dhe kongrese të
përbashkëta,



ku
do t'u mundësohet organizatave të ndryshme çlirimtare dhe antikoloniale
këmbimin e ideve të përbashkëta rreth procesit kolonial,



bashkëpunimin midis tyre, ku do të diskutohen masat konkrete për procesin e dekolonizimit.



LAB do t'u bëjë lobim gjithë çështjeve koloniale, duke hartuar edhe Dosjen: "Çështjet koloniale në Botë",


që do t'i dorëzohet Komitetit të Dekolonizimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Të njëjtit organ do t’i kërkohet miratimi i një Rezolute kundër Neokolonizimit dhe metropoleve neokoloniale.




LAB
do të pranojë në gjirin e vet të gjithë organizatat që do të
argumentojnë se çështja e popujve të tyre është koloniale apo ka
karakter neokolonial dhe që luftojnë me mjete politike dhe/ose
ushtarake kundër shteteve koloniale (aparatit të tyre
ushtarako-policor). Do të merret parasysh kriteri historik shkencor,
etnik, organizativ politiko-ushtarak, ekonomik .Si dallim nga
Organizata e Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuara (UNPO) që nuk pranon
organizata çlirimtare që luftojnë me mjete të armatosura, LAB do të
pranojë organizatat që luftojnë për të zgjidhur drejt të gjithë
çështjet të dala nga situata pushtimi dhe shfrytëzimi kolonial të një
shteti kundër një populli të caktuar.



Prandaj,
LAKSH ju inkurajon të na kontaktoni dhe bashkërisht të punojmë në këtë
drejtim, për organizimin e Lëvizjes Antikoloniale në Botë.





Ju faleminderit!



Kryetari i Lëvizjes Antikoloniale Shqiptare,

Ideal BOLETINI

Shqipëri Natyrale, 02 korrik 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 40
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE   THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE EmptySat Jul 04, 2009 12:57 am

Nuk kam degjuar deri me tani per kete organizate, Levizja Antikoloniale Shqiptare, por materiali me duket interesant... Cka mendoni ju?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE   THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE EmptySat Jul 04, 2009 10:51 am

levizje si kepurdhat!
Edhe G.Adili qe 10 vjet levizje ,po per pasuri personale!
tashe deshti te shkaterroi qka ka -po mbet i vetem!
PO pasuri ka bolle!
ne emer te levizjeve po pasurohen per veti!
Po per qeshtje kombetare asgje vetem deklarata !
Dhe i mbushin gjepat e vet!
Ske kujt ti besojsh ma fare,me nje fjale te gjithe hajna!
Po shiten leht shqiptaret,populli me servil ne bote.
Ashtu edhe levizjet dhe politikanet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Empty
MesazhTitulli: Re: THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE   THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
THIRRJE E LËVIZJES ANTIKOLONIALE SHQIPTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE
» GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!
» Raport i Levizjes Demokratike Shqipetare
» OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës
» Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: