Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Kulturë drejtshkrimore Mon Nov 04, 2013 4:06 am | |
|
Problemit të ngritur, gjithmonë me shqetësim, nga "Pegasi" Internacional Albania i jep përgjigje pozitive Kryeministri Edi Rama
“PEGASI” INTERNACIONAL ALBANIA
Kulturë drejtshkrimore për pegasianët
Në shume libra të botuar në Shqipëri , Kosovë , Maqedoni e tjerë gjen skandale te tilla:
Gjuha shqipe ka 36 gërma (fonema)
Gjuhës shqipe i hiqen dy fonemat e saj ‘ç” dhe “ë”, duke i shkruar ato me “c” dhe “e” arbitrarisht . E keqe e madhe eshte shkruarja e “q” në vend të “ç” nga shqiptarët e Kosovës , duke e ngatërruar keqas përdorimin e këtyre dy bashkëtingëlloreve , të cilat lozin secila rolin e vet. Pastaj skandaloze është paraqitja e librave me poezi, ku, në vend “të”, formës së rregullt, shkruhet “t’ “ (pra t me apostrof), duke i mësuar keq lexuesit, nxënësit, studentët . Praktika këto shkatërruese tw gjuhws sws hkruar. Të ashquajturit poetë këtë e përdorin gjoja për të siguruar sasinë e rrokjeve. Të na rrojnë rrokjet dhe të shkruhet keq , pa drejtshkrim… Mendësi e gabuar!
http://shenja.mk/index.php?news=5313
Rama: Nuk do të zhduken "ë" dhe "ç" 18/10/2013 10:06:00
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër administratën shqiptare për mospërdorimin e shkronjave “ë” dhe “ç”. Rama u shpreh se gjuha shqipe në dokumentacionin zyrtar është specie në zhdukje dhe duhet shpëtuar një orë e më parë. “Korrektorin gjyqësor në nivelin e parë të qeverisjes, për të shpëtuar gjuhën shqipe që në dokumentacionin zyrtar të këtij vendi që është specia në zhdukje. Ë dhe ç janë shkronja në zhdukje, por jo vetëm kaq.”, theksoi Rama. /sot/
| |
|