Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 QIELLI I PAPREKUR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

QIELLI I PAPREKUR Empty
MesazhTitulli: QIELLI I PAPREKUR   QIELLI I PAPREKUR EmptySun Aug 05, 2012 1:41 pm


Botime të reja: Brahim Avdyli

”QIELLI I PAPREKUR”

Këto ditë doli nga shtypi libri i ri i autorit, Brahim (Ibish) Avdyli, me titullin: ”QIELLI I PAPREKUR”, botuar nga Shtëpia Botuese “Brezi ‘81”, Prishtinë, 2012

Në këtë libër, autori, Brahim Avdyli, me anë të poezive përpiqet për ringjalljen miteve nga mitologjia pellazgjike (ilire dhe shqipe), sikur do me qëllim t’ia kthejë edhe njëherë te veshi lexuesit të mundshëm këto mite pellazgjike dhe shqiptare, që nga Dodona e parë në Dodonën e dytë, së bashku me mitet e tjera për Zeusin, Herën, Dhemitrën, Korrën, Afërditën, Athinën (Thina apo e Thëna shqip), Moirat apo Fatitë, Letën, Apollonin dhe Artemiden, Arianën, etj. që kryqëzohen me lindjen e racës së bardhë në Evropë, për çka janë të parët e këtij kontinenti shqiptarët e sotëm, dmth. ilirët e pellazgët, që është i njëjti popull që jeton edhe sot në trojet e veta të ngushtuara nga luftërat mijëvjeçare.
Ai, gjithashtu, i thërret orët e maleve (zanat në shqip), që të zbrezin ato në Dukagjin me një sofër pishe të maleve të larta shqiptare, për t’u ulur aty hyjnitë dhe për të mbledhur të dhënat e përbashkëta për drejtësinë, lirinë, kauzën dhe çështjen tonë të përgjithshme...
Drama e përgjithshme njerëzore kryqëzohet me dramën shqiptare dhe të poetit. Vetmia, trishtimi dhe melankolia e përcjellin kudo poetin…
“Qielli i paprekur”është një libër i ri që lexohet me lehtësi, me kënaqësi...!
Ky libër është libri i njëmbëdhjetë i autorit.

Shënime për autorin:
Brahim (Ibish) Avdyli

Lindi më 5 shtator të vitit 1960 në Morinë të Malësisë së Gjakovës, në një vend me tradita fetare, kulturore dhe kombëtare. Që në vitet e hershme të rinisë kishte prirjeve të veçanta pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Ndër të parët është përpjekur në luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mes viteve 1990-1995 ka botuar revistën periodike gjithëshqiptare në Zvicër „Qëndresa“ dhe ka qenë Kryeredaktor i saj.
Shkollën fillore „Ganimete Terbeshi“ e ka kryer në Morinë dhe në Ponoshec, sikurse gjimnazin „Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe në Gjakovë me rezultat të shkëlqyeshëm.
Fakultetin Filologjik e ka kryer në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, drejtimi i Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe.
Pas Universitetit ka kryer kursin pasuniversitar në Akademinë Diplo-matike Shqiptare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacinë dhe ka filluar studimet pasuniversitare në Universitetin e Strugës, Fakultetin e Shkencave Politike, Drejtimi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Ka mbrojtur temën e magjistraturës në lëminë e mërgatës shqiptare të Zvicrës.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ), etj. dhe anëtar i Autorëve të Zvicrës (AdS).

Ka botuar këto libra:

-“Në hijen e Alpeve”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
-“Buka e kuqe”, Poemë, Atdheu, Cyrih, 1990,
-“Kur zgjohet Dodona”, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.
-“Pasqyrë e përgjakur”, Poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994,
-“Klithje nga fundi i ferrit”, Poezi, Onufri, Tiranë, 1997,
-“Gjuha e dheut tim”, Poezi, Albin, Tiranë, 1999,
-“Klithje nga fundi i ferrit”, b.i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000,
-“Baraspesha e humbur”, Poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003,
-“Vragat e një kohe”, Prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005,
-“Lëvozhga e vdekjes”, Prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007,
-“Setele Vesniciei”, p. të zgjedhura, BKSH, Bukuresht, 2008,
-“Zogu i këngës”, p. të zgjedhura, “Pjetër Bogdani” Has, 2009.
-„Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj“, v.politike „Brezi `81“, Prishtinë, 2011
-"Qielli i paprekur", Poezi, "Brezi `81", Prishtinë, 2012.

Brahim Avdyli është prezantuar edhe në këto libra:

-„Rrjedhë e lë gjurmë“, poezi e studentëve të Kosovës,
Bota e Re, Prishtinë, 1983,
-Nebil Duraku:
„Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985“,
Rilindja, Prishtinë,1985,
-„Poezia dal Kossovo“, Antologji e poezisë kosovare,
Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali,1999,
-Hasan Hasani:
-„Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001“,
Faik Konica, Prishtinë 2003,
-„Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit“,
Poeme traduse in limba romana de Baki Ymeri,
Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008,

Disa shpërblime të poetit, shkrimtarit, Brahim Avdyli:

-Ka marrë vendin e dytë për poezinë më të mirë të botuar në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, „Zëri i Kosovës“, LPK.
-Ka marrë vendin e parë „Pena e Artë“, në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.
-Ka marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës, me 25 prill 2009.
-Ka marrë shpërblimin e dytë për poezinë më të mirë në Konkursin Letrar, me 01.5.2010, në Orën Tradicionale Letrare të LSHAKSH-së, në Koblenz të Gjermanisë për Pavarësinë e Kosovës dhe shpërblimin e Parë për poezinë më të mirë në Konkursin Letrar, me 25.4.2011, në Orën e Madhe Letrare të së njëjtës „Lidhje…“, në Koblenz të Gjermanisë…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
QIELLI I PAPREKUR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A vjen nga qielli Bashkimi Kombëtar?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: