Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ Fri Jun 15, 2012 9:25 am | |
| Botime të reja: RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ
Këto ditë doli në dritë në Tiranë libri “RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ, i autorit Xhavādī Āmuli, me shqipërim, parathënie e shënime nga Edin Q. Lohja. Në parathënie, përkthyesi i shquar z.Edin Q. Lohja, ndër të tjera, shkruan: Përkujtimi (dhikr) është rregulla më e fortë e fesë … ligji nuk na është obliguar e adhurimet s’na janë urdhëruar, përveçse për hir të ngulitjes së përkujtimit të Zotit. (1. Cituar në: Martin Lings, A Sufi Saint of the Twentieth Century: Shaikh Aḥmad al-‛Alawī (London: Allen & Unwin, 1971), ff. 96-97.) Shejh Aḥmed el-‛Alawī (1286-1353/1869-1934) Kryerja e dhikrit me prani të zemrës (ḥuḍūr el-kalb) … merr përparësi ndaj të gjitha veprave të adhurimit; jo madje, pikërisht përmes saj marrin dinjitet ato; ky është fryti i përfundëm i adhurimeve praktike. 2. Ebū Ḥāmid el-Ghazzālī (450-505/1058-1111) Iḥjā’ ‛ulūm ed-dīn (Beirut: Dāru’l-Hādī, 1992), vëll. I, ff. 399-400. Sipas përkthyesit, z.Edin Q. Lohja, ky material është shkëputur nga Kreu X i veprës Ḥikmet-i ‛ibādāt (Urtia e adhurimeve) të autoritetit të shquar fetar dhe intelektual Ājetullāh ‛Abdullāh Xhawādī Āmulī (1933), autor prodhimtar veprash të thellësishme, si zbërthimi madhor i Kur’anit Fisnik, Tefsīr tesnīm. Siç vërejnë botuesit e origjinalit, ndryshe nga krerët pararendës në libër, që janë transkripte ligjëratash ose leksionesh, ky kapitull është ndër punimet e shkruara të Xhawādī Āmulīut dhe ka një shije të veçantë. Vështirësia e disa fragmenteve, bashkë me thellësinë dhe pasurinë e tyre në raport me krerë të tjerë, kërkojnë vëmendje të posaçme nga ana e lexuesit. Në këtë botim, fjala ḥikmeh – e shfaqur gjithashtu në titullin e origjinalit – është përkthyer në kuptimin e saj të përgjithshëm si “urti” (të shihet për shembull, ajeti 2:269 i Kur’anit Fisnik), ndryshe nga kuptimi i saj i kufizuar “filosofí”, i lidhur me një diskurs të posaçëm dituror në traditën intelektuale islame. Libri : RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ është botuar në Tiranë, maj, 2012, nga Fondacioni ”Rumi”. Në vitët e fundit, në fushën e botimeve Fondacioni "Rumi" në Tiranë, solli në gjuhën shqipe disa libra me vlerë, solli autorin dhe studiuesin amerikan. Dr. William C. Chitick i Universitetit të Stoony Brook, në New York, SHBA, që është një nga autorët më të njohur në fushën e studimeve krahasuese religjioze, me librin "Në kërkim të zemrës së humbur". Libri përshkruan thelbin e traditës Sufi në formën e një hyrjeje të shkruar kuptueshëm e me kompetencë të lartë shkencore. Gjithashtu Fondacioni ka botuar në shqip edhe librin tjetër të Prof. Dr. William C. Chittick dhe të studiueses japoneze Dr. Sachiko Murata, "Vizioni i Islamit"(Vision of Islam).Vizioni i Islamit është nga paraqitjet më të sukseshme të Islamit tek lexuesit perëndimorë. Autorët ndërmarrin një studim të plotë, i cili, duke u nisur nga të vërtetat e shpallura të besimit, përhapet në rrathë gjithmonë e më të gjerë për të përfshirë në fokusin e tij të gjitha aspektet e vizionit Islam. Një botim i rëndësishëm në fushën e edukimit dhe të arsimit është libri "Të Mësosh Përmes Debatit", i Prof. Dr. Oscar Brenifier (Doktor në Filozofi). Të mësosh nëpërmjet debatit do të thotë të praktikosh me studentët dhe nxënësit ushtrimin e vështirë të elaborimit e të shprehjes së ideve në një atelie, ku të gjithë ata guxojnë të pyesin, kritikojnë e gjykojnë në mënyrë të argumentuar e inteligjente. Ndërsa libri i Prof. Dr. Sejjid Hussein Nasr (Universiteti George Washington, SHBA) dhe Prof. Dr. Muzaffer Ikbal (Qendra: Islami e Shkenca, Kanada), "Islami, Shkenca, Muslimanët dhe Teknologjia", i botuar më së fundi nga Fondacioni "Rumi", trajton dilema dhe probleme, me të cilat përballet sot bota shkencore e ajo muslimane, në veçanti, sidomos në raportet e tyre me teknologjinë dhe shkencën moderne. Më 2007 Fondacioni "Rumi" boton librin "Bashkëbisedime persisht-shqip", ndërsa më 2010 pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse, fondacioni Rumi arriti të hartojë me ndihmën e një grupi studiuesish fjalorin e parë Persisht-Shqip. Besojmë se ky fjalor nuk është arritje vetëm për Fondacionin, ai do të hyjë në historinë e leksikografisë shqiptare dhe iraniane si i pari fjalor persisht-shqip. Fjalori përfshin rreth 20.000 fjalë dhe shprehje. Ai është hartuar sipas të gjitha standardeve leksikografike bashkëkohore për zgjedhjen e fjalës, paraqitjen shkrimore, tejshkrimin (transkriptimin), ndarjen kuptimore, sistemin e thënieve ilustruese, shënimet ligjërimore e stilistikore etj.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|