Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISË KOSOVARE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISË KOSOVARE Empty
MesazhTitulli: MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISË KOSOVARE   MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISË KOSOVARE EmptyThu May 03, 2012 9:52 am


Botime të reja: MASAR MURTEZAI
BARD I GAZETARISË KOSOVARE




MASAR MURTEZAI
BARD I GAZETARISË KOSOVARE

Ky është titulli i librit të ri që doli në dritë këto ditë, pranverë, 2012, në Prishtinë.
Libri ka 93 faqe me këtë përmbajtje:

Ekrem Murtezai
“Rruga jetësore e Masar Murtezait”............................1-16

Vehap Shita
“Bard i gazetarisë shqiptare në Kosovë”.....................17-22

Ramiz Kelmendi
“Baba im i gazetarisë”....................................... ..........23-29

Ekrem Kryeziu
“Masari ishte vizionar”......................................... ......30-39

Zenun Çelaj
“Mësuesi im i Gazetarisë”....................................... ...40-47

Zenun Çelaj
“Fjalë me rastin e vdekjs së Masar Murtezait............48-49

Nehat Islami
“Bitti llakërdia”........................................ .........................50-53

Shemsi Mehmeti – Baca
“Veterani i spikatur i gazetarisë”....................................... .54-56

Ali D.Jasiqi
“Ishte shtyllë e zhvillimit të gazetarisë”............................57-58

Ali Llunji
“Fillimtari i gazetarisë televizive”.....................................59-63

Adem Shkreli
“Maturia mahnitëse-Mbresa për Masar Murtezain”..........64-68

Gani Ajeti
“Shihte më larg se të tjerët”........................................... ....69-73

Murat Morina
“Masar Murtezai”......................................... ......................74-77

Marash Berisha
“Pionier i gazetarisë shqiptare në Kosovë”.........................78-81

Bashkim Hisari
“Masari i vuri themelet e televizionit në gjuhë shqipe”.......82-87

Petrit Imami
“Kujtimet të cilat nuk zbehen”........................................... ..88-93


Libri “Masar Murtezai, bard i gazetarisë kosovare”, me këtë përmbajtje, u përurua të premten, më 20 Prill 2012, në kinemanë ABC, në Prishtinë.

Në këtë përurim shkrimtari dhe publicisti, Ramiz Kelmendi, e quajti Masar Murtezain: “Babë të tijin të gazetarisë dhe ëngjëll mbrojtës”.
Ramiz Kelmendi u tha të pranishmëve se ka një borxh të madh për Masar Murtezain:
“Ai ishte babai im i gazetarisë, borxhi im është shumë i madh ndaj Masarit, dhe jo vetëm moral, shoqëror, kolegjial, intelektual dhe njerëzor, nuk mbaron këtu dhe me kaq. Me vite të tëra ai do të më bëhet një engjëll mbrojtës i imi, i cili jo vetëm m’u bë baba i gazetarisë në kuptimin e plotë të kësaj fjale, jo vetëm më afroi, jo vetëm më përkrahu, po a do më besoni? Më siguroi një kulm mbi krye. Më bëri me banesë…”, tha shkrimtari, Ramiz Kelmendi. Përveç tjerash, Ramiz Kelmendi kritikoi harresën që po i bëhet këtij personaliteti nga instucionet kulturore dhe mediale, ndërsa e cilësoi harresën si të turpshme.
Gazetari, publicisti, Zenun Çelaj evokoi kujtimet mbi “mixhën” Masar, siç e quanin, për këshillat e tij të mira dhënë gazetarëve te rinj. “Të mos vij keq të kërkosh sqarime nga ata që dinë për ato që nuk i kupton. Gazetari nuk mund t’i dijë të gjitha”, shtoi zoti Çelaj.
Ndërkaq, Ekrem Kryeziu tha se Masar Murtezai ishte ideatori televizonit, i cili krijoi pasqyrën televizive shqiptare si dhe përmendi rastet e gjykimeve politike të shqiptarëve dhe si redaktor i tij, Murtezai arrinte që ta mbronte nga sulmet e qarqeve komuniste të asaj kohe.
“Ai ishte një njeri që ka ruajtur ndjenjat e tij kombëtare dhe i ka kanalizuar në një rrugë të drejtë”, tha Ekrem Kryeziu.

Kush është Masar Murtezai?

Masar Murtezai është lindur më 13 mars 1924, në Gjakovë. Mbiemri i tij Murtezai, në të vërtetë, është emri i babës së tij, hafiz Murtezait, i cili ka qenë një intelektual i njohur i kohës, është djali i hoxhës së njohur Mulla Aliut.
Babai i Masar Murtezait është dëshmor - shehid, ai ishte hoxhë, hafiz, mësues, i cili me 12 prill 1941 u pushkatua, një ditë me shi, nga koloneli i “Regjimentit Mbretërorë” të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Vuksan Gojkoviç...

Prejardhja familjare

Masar Murtezai rrjedhë prej një familje intelektuale gjakovare, por që ka prejardhje nga Shkodra. Kjo familje, e cila erdhi nga Shkodran në Gjakovë rreth vitit 1700, i përket fisit Thaç. I pari i kësaj familje, kur u vendosën në Gjakovë, në Mahallën e Hadumit, ishte Yvejsi Efendiu, i cili ishte Myderrizi i parë në Medresenë e Madhe të Gjakovës, e cila për afër tre shekuj, i dha dritë gjithë Kosovës...
Sot, pas tre shekujsh, kjo familje shkodrane-gjakovare ka pesë mbiemra dhe ato janë: Murtezai, Efendija, Iljazi, Thaçi dhe Yvejsi. Për tre shekuj në Gjakovë, nga kjo familje kanë dalë shumë dijetarë, intelektualë, atdhetarë të shquar, që ishin hoxhallarë, hafizë, myderrizë, kadi, myfti, siç ishte Ismail Efendi Yvejsi, një nga udhëheqësit e Degës së “Lidhje së Prizrenit në Gjakovës dhe përfaqësues i saj në Prizren, në Kuvendin e “Lidhjes së Prizrenit” (1878-1881).
Në vitin 2003, kryetari i Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, e pat dekoruar Myftiun e Gjakovës, Ismail Efendi Yvejsi, me medalje, me motivacion, për Merita Kombëtare...

Edukimi, shkollimi dhe arsimimi

Edukimin e mirëfilltë fetar e atdhetar, Masari i vogël e morri në gjiun familjar nga babai hafiz Murtezai apo hafiz Xaja siç njihej nga populli e që respektohej, sepse ishte hoxhë, hafiz, mësues, predikues....
Shkollimin fillestar e nisi në Gjakovë, e vazhdojë në Shkup, në Medresenë e “Gazi Isa Beut” deri në fund të muajit mars 1941, një javë para se të kapitullon Mbretëria e Jugosllavisë nga forcat naciste të Gjermanisë...
U kthye në Gjakovë, ku vazhdoi mësimet në Medresenë e Madhe të Gjakovës, pranë dijetarit, axhës së tij, myderrizit, hafiz Fahri ef. Iljazi. Pastaj kaloi në Prishtinë, ku vazhdoi shkollimin deri në vitin 1944 në Shkollën Normale “Sami Frashëri”....

Veprimtaria arsimore, kulturore...

Masar Murtezai e filloi veprimtarinë e tij qysh i ri, që në moshën 20 vjeçare. Në vjeshtën e vitit 1944, ftohet nga Seksioni për Arsim dhe Shkolla dhe emrohet mësues në shkollën fillore në Junik, rrethi i Gjakovës, ku një nga nxënësit e tij ishte Din Mehmeti, i cili më vonë u bë ndër poetët më të njohur në trojet shqiptare.
Nga fshati më i madh i Kosovës, Juniku, kaloi në Prizren, atëherë, 1945, kryeqytet i Kosovës, ku vepronte Këshilli Krahinor N-Ç për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit. Këtu, në Prizren, në cilësinë e kryeredaktorit filloi të nxjerrë revistën “Pionieri”, kurse në vonë ishte kryeredaktor i revistës “Zani i Rinisë Shqiptare”, e cila u shndërrua në “Zani i Rinisë” dhe nga viti 1951 botohej në Beograd.
Në atë kohë, kur botohej “Zani i Rinisë” , Masar Murtezai studionte në Beograd drejtësinë dhe diplomacinë dhe ishte kryeredaktor. Pastaj vazhdoi studimet e gazetarisë dhe diplomacisë dhe regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Dega e Gjeografisë, ku diplomoi në vitin 1955.
Në vitin 1955 u kthye në Prishtinë, ku punoi në “Rilindje” si gazetar, redaktor dhe si z/kryeredaktor deri në vitin 1967.
Në vitin 1967, Masar Murtezai kaloi në Beograd, ku ishte kryeredaktor i emisionit televiziv, emitohej për herë të parë në gjuhën shqipe, ku rreth vetes tuboi një ekip bashkëpunëtorësh të vyeshëm si Ekrem Kryeziu, Ali Llunji, Sitki Imami, Faik Hima, Vera Hima, e të tjerë.
Nga viti 1974 deri në vitin 1984, kur Fadil Hoxha doli në pension, Masar Murtezai ishte Shef i Kabinetit të Fadil Hoxhës..
Në vitin 1990 doli në pension, kurse me 10 janar 2001 ndrroi jetë në Prishtinë, por u varrosë në vendlindje, në Gjakovë, u varrosë me të gjitha shërbimet fetare –islame. Pranë varrit të tij, foli shkrimtari, përkthyesi, publicisti, shoku, bashkëpunëtori i tij, Vehap Shita, i cili, ndër të tjera, tha:
“I dashur shok i fëmijërisë, rinisë e burrnisë, i dashuri mik e bashkëpunëtor, i nderuar pionier e bard i gazetarisë sonë kosovare, nismëtar e drejtues i disa medieve kosovare nga ditët e rinisë, i zanafillës së gazetarisë sonë të mirëfilltë – i shtrenjti ynë Masar Murtezai.”
“Ishe ti ai që nise e drejtove në gjuhën tonë amtare shqipe gazetën e parë të pionierëve....Ishe, Masar, nismëtar, themelues e drejtues i gazetës, i medies së parë të shkruar të rinisë shqiptare në Kosovë në vitin e largët 1945, i “Gazetës së rinisë shqiptare”, ishe kryeredaktor i “Zërit të Rinisë”. Ishe, Masar, edhe redaktor, z/redaktor, praktikisht, kryeredaktor i së përditshmes “Rilindja”, që prej 28 Nëntorit të vitit 1958, pra që prej ditës kur “Rilindja” filloi të dalë gazetë e përditshme, si e vetmja gazetë ditore në gjuhën shqipe në këtë krah të atdheut tonë të përgjysmuar...
“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe i përjetshëm kujtimi për ty”.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISË KOSOVARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kinematografia Kosovare!
» Pavarsia e Kosoves
» POLICIA E KOSOVËS ARRESTON 40 KOSOVARË...
» PËRPJEKJET E GAZETËS “PËRPJEKJA KOSOVARE” NË MËRGIM
» Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: