Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RECITAL: DITËLINDJA E PROFETIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
urtesia
Fillestar/e
Fillestar/e
urtesia


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 58
Vendi : Dardani
Registration date : 02/06/2010

RECITAL: DITËLINDJA E PROFETIT Empty
MesazhTitulli: RECITAL: DITËLINDJA E PROFETIT   RECITAL: DITËLINDJA E PROFETIT EmptyThu Mar 29, 2012 9:16 am

S K E N A R I

Pjesë nga Ezani dhe tegbiret: ____ min
H.Ali Korça Recitali pjesa I : ____ min
Salavate klasike - Kori ____ min
Pjesa teatrale ____ min
Konferensierja: Përshëndetje ____ min
Pjesë nga mevludi ( Emine emrin) ____ min
Lutjet (esm.husna fon) recitali II ____ min
Ilahie boshnjakisht, turqisht, shqip ____ min
Recitali pjesa e III ____ min
Mevludi pjesa e fundit (elbasançe) ____ min
Poezi ____ min
Pjesë nga Kur’ani Kerim ____ min
Dua – Lutja . ____ min
Mbyllja e programit ____ min



Solisti: Pjesë nga Ezani dhe Tegbiret
__________________:

Zoti Ademin nga dheu, pa mëmë pa atë e kreu, Zoti vet e ka gatuar, Atin e nderçim ndër duar.
__________________:

I dha frymë dhe e ngjalli, shumë të mira i fali, i fali të madhe dritë, i dha tërë dituritë.
__________________:

Engjëjt krejt nga qielli rrodhën, anës Ademit u mblodhën.
Kur e panë fort të ditur, kanë mbetur të habitur,
__________________:

Tërë në sexhde i ranë, veç dreqi u hoq më nj'anë
i u shti hallka e mallkimit, ati shejtani-rraxhimit.
__________________:

Dha urdhër engjëjt e zunë, Ademin në kopësht e vunë
edhe të shoqen Havanë, Ademit ia vunë pranë.
__________________:

Shumic'e ehli-sunnetit, shënojnë pun'e Xhenetit,
ish një kopësht a një drurishtë, veshur me pemë lulishtë,
le të jetë si të jetë, kush ish e di Zoti vetë.
__________________:

Parajs Ademi i gjorë, s'pati vehten në dorë,
nga ashku i Perëndisë, ra në det të bukurisë,
__________________:

Kurse Havvaja e shkretë , ia dha me dorën e vetë
atë pemën e ndaluar, kur ishte i turbëlluar.
__________________:

Pemën mirë pa e përçapur, që të dy i kanë kapur, shumë vjet mbetën të ndarë, nat'e ditë duk'e qarë.
__________________: Shumë vojtnë,

__________________: shumë hoqnë,
__________________: në Mekke mezi u poqnë.
__________________: Si i u fali Zoti fajin, e prenë kujën e vajin.
__________________: Tha Zoti, ngrehne Kabenë , që të falen sa të jenë.
__________________: Hazreti Ademit, dhjetë fletë, i zbriti Zot'i vërtetë.
Shumë sende i tregonin, nga të ligat e mërgonin,
qenë shkruar dituritë, për t'i dhënë njeriut dritë.
__________________: Atyre bij edhe bija, i u dha shumë Perëndija Me qindra vjet ka jetuar, dhe në fund jetë ka ndruar.

__________________: Havva shum më s'hoqi, pas pak dit shkoj nde i shoqi.
Paçin nga Zoti i vërtetë, që të dy ndjesë përjetë.

__________________: Pas tufanit vite shkuan, at e bir prap u bashkuan.
Si e mësoj Xhebraili, i ndihmoi biri - Ismaili.
Vërë balt'e ngarko gurë, ia bënë Kabesë murë.
Gurn'e zi pruri djali, duk'e ngarkuar nga mali.
E ngriti e vu i ati, atje nevojë ku pati.

__________________: Për Qaben i treti ish ndërtimi, që bëri Ibrahimi.
Halil i Zotit mbarë, Halilu Rrahman ka than.
Brisku, misuaku, sunneti, nga Ibrahimi na mbeti.
Dhe ca zakone të tjetra, të pëlqyera, të vlera,
prej atij mbetur na kanë, sunnet ishin, sunnet janë.

__________________: Zemërbardh i madh ka qënë, sikujt do buk i ka dhënë.
Shtëpi e tij s'kish derë, hynin, delnin, dimër, verë.
Ibrahimi tërë gjënë, për shpirt vakf e ka lënë.
__________________: Nga Ibrahimi i biri Ismaili, Brez pas brezi na erdhë më i miri
__________________: Erdhë Fisniku, morali dhe nderi
__________________: I dashmi jonë, vetë pejgamberi
__________________: "Peygamber-i zîşân"ın dünyâya geleceği
İlk Peygamber, hazreti Âdem Nebîden beri,
Gelen her Peygambere, hem de ümmetlerine,
Hep haber verilmiştir istisnâsız hepsine.
__________________: Mûsâ Kelîmullahın “Tevrât”ında dahî hem,
Yazıyor ki: O, öyle zâttır ki, çok mükerrem,
Himmeti yüksek olup, yardımı ziyâdedir.
O, güzeler güzeli, temizler temizidir.
__________________: Zebûr”da: Eli açık, çok cömerttir O yâni.
Yumuşak, tatlı sözlü, çok güzeldir nûrânî.
Sözleri gönül alır ve rûhları cezbeder.
Kalbi hasta olanın, tabîbidir o Server.
__________________: Hak olan “İncîl”de de yazar ki: (O, çok yemez.
O, hiç hîle yapmaz ve kimseyi kötülemez.
O, hiç acele etmez, değildir tembel dahî.
O, çalışanı sever, gıybet etmez kimseyi.

__________________: Hatemel enbijai vel murselin
__________________: Vula për gjithë profestësinë
__________________: Eja mu’min i vërtetë
Kap nga ky libër një fletë,
Le të jetë ku të jetë,
E le të thonë si të donë
Beso Perendinë
Dhe Muhahemmed eminë
__________________: Më e madhe mrekulli i erdhi Kur’ani
Aty mbështetet ehli imani
Se fenë që solli Ademi
Edhe atë gjithësot kemi
Aspak ndryshime nuk kanë pas fetë
Ndryshiomet i kemi bërë vetë
__________________: Po si besoet besimi ? Si Ademi, Ibrahimi.,
Si besoi Musa me Isanë dhe Muhammed Mustafanë __________________: Të ishin këto gjallë, do të ishin me një fjalë
Ashtu dhe ne besojmë, deri në kijamet do të vazhdojmë.

__________________: Ishte kudo erësirë, Injoranca mbretëronte.
Kishte humbur çdo arsye, bota dritën e kërkonte

__________________: Në Mekën e bekuar lindi i dashuri i Perëndisë
Muhammedi i lavdëruar, Shpëtimtari i njerëzisë.

__________________: Ti je dritë që kurrë nuk fikesh
Flakadan-Udhëzim hyjnor
N'zemrat tona gjithmonë rritesh
N'ty gjejmë prehje përgjithmonë

__________________: Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh
Ideal-Shembull për ne
Fjalët tua kurrë nuk zbehen
Deri sa t'ketë jetë mbi dhe.

__________________: O vulë e profetërisë, mëshirë për mbarë njerëzinë
Salavate duke t'kënduar, Falënderojmë Perëndinë
Korri: Esalatu veselam ... (resulallah; habib allah; sejiden evveline vel ahirin)
PJESË NJË AKTËSHE
3 Personazhe:
Hoxha efendiu 1 - ( në moshë mbi 80 vjet)
Hoxha 2 - ( në moshë mbi 70 vjet)
Djaloshi - (në moshën 16 vjeçare)

(Dy hoxhallarët me sarëk dhe xhybe, duke ecur e biseduar arinjë pranë në një kroni ku po pushonte një djal i ri, pasi i përshëndet dhe iu bën vend)
Djaloshi:
Hoxha efendi, pasi mu dha rasti të ju takoi, a më lejoni të kërkoi një këshillë nga ju?
(I drejtoet hoxhës plak )
Hoxha 1:
Evladëm, është obligim i çdo kuj të flet dhe të tregon atë që e dinë.
Misade, të lutem mbaje mend pyetjen se më kujtove që unë ta pyes hoxha efendiun.
(me buzëqeshje) Hoxha efendi, më të trego sa kategori të njerëzve ka n’dynja? Javash të shoh se sa e japim zeqatin e mendjes?
Hoxha 2:
Po dynjaja është e madhe efendi hoxha, ama do mundohem të përgjigjem.
Në botë egzistojnë 4 kategori të njerëzve mendar dhe ate:
Kat. e parë: Njerëz që janë dijetar dhe atë që e dijnë edhe e flasin – e jona është që t’i ndëgjojmë dhe të mësojmë nga ata. (hoxha 1 tund kokën)
Kat e dytë: Njerëz që dijnë por nuk flasin – e jona është që t’i pyesim.
Kat e tretë: njerëz që nuk dijnë dhe nuk flasin – e jona është që t’i mësojmë nga ajo që neve dijmë dhe mendojmë se duhet ditur, dhe
Kat e katërt: njerëz që nuk dijnë dhe flasin – e jona është: nëse nuk mundemi t’i përzamë ata nga mexhlisi, atëher më mirë neve të largoemi nga ata njerëz. (Buzëqeshin mes vete)
Hoxha 1:
Aferim, vërtet tamam e ke zbërthyer, po urdhno tani çfar dëshirove të pyesish?
(i drejtoet djaloshit)
Djaloshi:
Kam dy pyetje. E para. Më tregoni si është e mundur që më pak të gaboj kur flas dhe e dyta: nga se duhet të jemi të kujdesshëm në jetë?
Hoxha1:
( i jep përparësi hoxhës 2, por ai ia bën nder hoxhës plak)
E pra kështu: Njeriu gjatë jetës së tij, më pak mund të gaboi nëse ka kujdes 5 gjëra dhe ate:
KUR flet; KU flet; CILIT i flet; ÇKA flet dhe PSE flet. I mbajte mend?
Kurse sa i përket pyetjes së dytë, për këtë na mëson Kur’ani famëlartë se si e këshilloi Llokmani të birin e vet:
1. Kur je namaz - ruaje zemrën tënde.
2. Kur je në shoqëri - ruaje gjuhën tënde.
3. Kur je në shtëpitë e të tjerëve - ruaje shiqimin tënd.
4. Kur je në sofër - ruaje barkun tënd.

Hoxha 2: Nëse më lejon hoxha efendiu unë do të kisha shtuar edhe diçka,
Hoxha 1. Urdhnoni, se është e udhës të haroet, por jo edhe të gaboet.
Hoxha 2. Dy gjëra të bëra asnjëherë mos i rikujto
1. Të keqën që ta bëjnë të tjerët (njerëzit). dhe
2. Dhe të mirën tënde ndaj të tjerëve (njerzve).

Hoxha 1: Vërtet Islami është deti i pashterun, është një fjalë popullore që thotë, fjala fjalën e nxjerë, por elhamdulilah që këtë kohë po e harxhojmë duke përkujtuar fjalët e Kur’anit, unë do të shtoj dhe do t’i them dy gjëra të kundërta nga kjo që tha efendiu dhe ate: Dy gjëra asnjëherë në jetë mos i harro
Allahun Xh.sh. dhe 2. jetën e ardhëshme (Ahiretin).
Gjithmon t’i kesh në kujtes, se shpejtë vjen dita kur do të kthehemi tek Allahu Xh.sh. dhe mbajmë përgjegjësi për veprat tona. Pastaj është një fjalë e urtë që thotë:
Axhilu bi salati kablel feut ve axhilu bi t-teubeti kablel meud.
Që do të thotë: Shpejtoni në namaz pa i kaluar koha, shpejtoni së penduari, pa i ardhë vdekjes ora.
Djaloshi: Hoxhallar të nderuar, falenderoi All-llahun xh.sh që më mundësoi takimin me Ju dhe që kisha përjetësimin e një kënaqësie shpirtërore.
Hoxha 1. Jo Jo djalosh, Ne falenderojmë All-llahun që takuam një shpirt të edukuar në frymën Islame dhe më duhet të pranoi se në këto çaste më përkujtove rininë time kur unë kisha nderë po këto fjalë dhe nasiate t’i ndëgjoi nga hoxhallarët e trevave tona sikur që ishin: Ataullah ef. Kurtishi, apo siç e njeh populli ATA efendiu nga Studeniçani. Ai, ishte themeluesi i medreses MEDA mu në mesin e çarsisë së vjetër në Shkup, pastaj Fetah efendiu nga Crni vërhi i Shkupit, Qemal efendiu nga vrapçishtja e Gostivarit, Xhemil efendiu nga Tetova, Haki efendiu nga Gjilani i Kosovës, Xhemal efendiu nga Kumanova rahimullahi alejh. Deri para një muaji i vetmi i gjallë nga gjeneratat e talebeve të tij, ishte Sali efendiu nga Studeniçani i cili me mallë në zemër dhe me lot në sy na rrëfente për këtë kohë kur feja në dorën e muslimanëve ishte si prushi i cili freskonte shpirtin e tyre dhe nga ana tjetër digjte dhe përvëlonte ligjet e erëta të regjimit komunist... Po tregoe rastin e Fetah efendiut dhe talebes së tij Hafëz Beqir Sadëkit.
Hoxha 2 (I kthyer nga publiku) U bënë të gjithë për rahmet, ishalla takohemi në xhenet. ... Një ditë hafëz Beqir Sadëk shkon te Fetah efendiu i cili ishte hoxha i tij dhe i thot: Hoxham, selam të bën baba dhe kërkon të na japish leje – mysade, sepse dëshirojmë të migrojmë në Turqi. Fetah efendiu i përgjigjet: Bani selam babës dhe thuaj se gazibaba ala ka vend, ( në gazibabë asaj kohe ishin varrezat e shkupit – demek ala nuk janë sosur vorret). Pas 3 muajve hafes Beqiri përsëri vjen dhe i thot: Hoxha efendi, baba përsëri kërkon leje prej jush, sepase dikush i ka thënë babës se komunisti është zjarr, ku prek djeg. ... Pas këtyre fjalëve Fetah efendiu përgjigjet: Selam bani babës dhe thuaj që një sahat e përpara le të niset për Turqi, se imani dy tuta nuk i duron, ja tutën e Allahit ja tutën e koministit.
Ejjj xhemat, ejjj vëllezër besimtar, më rrënkon shpirti kur kujtoi se çfar xhevahiri, çfar kandila – pishtar të fesë Islame ka pasë ky memleqet. Edhe bota arabe ka pas qejf t’i marre erë lezetit edhe rendit të fesë Islame që kanë pasë qytetet tona.
Çato emna të hoxhallarëve që i përmenda ma para, për hak të hyzmetit që ia kanë bë dinit Islam, sistemi komunist i kishte dënuar me burgje të rënda, disa nga ata edhe me vdekje. Por Inshaallahu teala, bereqeti i ibadetit, i nasiatit dhe i duave të atyne rahmetlive, na mundëson që edhe sot e kësaj dite nëpër shtëpiat tona, nëpër zemrat tona edhe nga gojët tona të ndëgjohet fjala e vulosjes, fjala e shehadetit, çelsi i xhenetit:

LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMEDURR-RRESULULL-LLAH
Për shpirtat e tyre: Lilahi elfatiha mea salavat.

Solisti: Innall-llahe ve melaiketihi ...

Pjesë nga Mevludi – Emine emrin e ka nëna

__________________: O Allah i Plotfuqishëm, udhëzoe këtë botë
Vështirësitë t'i tejkalojmë, mëshirë i Madhi Zot!
__________________: Emri yt i lavdëruar, drita e Jote përjetësi
O Allah i Madhëruar, mëshirë për këtë njerëzi.
__________________: Lutjet tona t'i drejtojmë, vetëm Ti, je për ne
Falenderimi të takon, që na zgjodhe Islamin fe
__________________: Na nderove me dy drita: Kur'anin dhe profetin

Udhërëfyes për këtë jetë, krenaria për Ymetin.
__________________: Rrugës Tënde na udhëzoi, vetëm Ty të adhurojmë
Me urtësi na këshilloi, Shpresën në Ty e shikojmë
__________________: Allah, Mëshirëplotë, vetëm Ti, jep e merr.
Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.
__________________: O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë
Na mundëso që n'botën tjetër, Shkëlqimin Tënd ta shikojmë
__________________: Se e tërë gjithësia, që nuk' i gjëndetë fundi,
Eshtë vetë perëndia, për atë s'ka vënt gjëkundi.
__________________: Eshtë në shesht perëndia, i verbëri s'munt ta shohë,
Ajo është gjithësia, i dituri munt ta njohë.
__________________: Pe një lulezë kur shohim dhe të vëmë re një fletë,
Me dituri munt ta njohim , q'atje 'shtë zot' i vërtetë.
__________________: Kush do ta shohë të tërë, le të shohë mirë njerinë,
Veten' e tij re të vërë, atje e gjen perëndinë.
__________________: Parajsa dhe skëterra, Engjëlli edhe djalli,
Edhe gjithë ç'ka të tjera, janë brënda tek i gjalli.
__________________: Ajy që ka mirësinë, ka perëndin' e të mirat,
E kush ka djallëzinë, ka djallë e ligësirat.

__________________: O Zot i madh dhe i vërtetë
Që krijove çka shohëm në jetë,
Edhe të tjera krijesa që janë Pa fund, pa krye, pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon, Që nga lindë e gjer tek perëndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë, Urtësin' e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
__________________: Epna dituri e dritë, Tregona udhën' e mirë,
Mos na lerë n'errësirë, Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.

__________________: Zot! falna vëllazërinë, dashurin' e miqësinë,
Epna dëshirë të mësojmë, e të mirat të punojmë,
Bëna të but' e të qetë, të urt' e të vërtetë.
__________________: vëllezër besimtarë, gëzohi që erdhë kjo ditë,
Kaq e mirë e kaq e mbarë, na sjell mirësitë.
__________________: Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,
Të bëhen një shpirt, një trup e të jenë të pajtuar
__________________: Vrasja nga Kabili erdhi, gjak më parë ky dreq derdhi.
La zakon të lig në jetë, gjithmon mallkim të ketë!
Lum kush punon me mëshirë, edhe le zakon të mirë.
Nuk i vdes as emri kurrë,e lëvdon grua e burrë,
__________________: Kushdo që sot është burrë dhe besimtarë i vërtetë,
Emri si shuhet kurrë dhe nderi i rron për jetë.
__________________: Mali ka hije
__________________: Mali ka fije
__________________: Mali ka druj
__________________: Mali ka huj
__________________: Mali ka ujë të kulluar
__________________: Mali ka bukë të gatuar
__________________: Mali ka zogj, por ka edhe hut
__________________: Mali ka shkëmbinj por edhe barut.
__________________: Mali ka ligj edhe rend
__________________: Urdhno fushë e çoe ne vend.
__________________: Rruga e mbare ju qofte, nena percjell femine
niset ne shkrepat e malesise , drejtë rruges së lirisë
__________________: rruge e mbare vllau i motres, qofshë i bekuar me jetë e mot
hallall te qofte buka e sofrës, gjaku yt, mos shkofte kot.
__________________: mbi trevat tona ndriçoi prore, mbreterija e drejtësisë.
Dritë me vlerë madhështore, ishte drita e lirise.
__________________: N’humnerë që me shekuj ishim
humnera ku drite nuk kishim
humnerë që e quanim robëri
ditë MARSI, na ndriti rrezja
__________________: Linden shqipet e malit, linden në shkrepat e sharrit
linden me dëshirën e Zotit, linden për ditën e sodit
__________________: Ey Habîbim, sıyırıp himmet kılıcını tâm,
Alasın benim için kâfirlerden intikam.
__________________: Bilcümle kâfirlerin başları, gün gelecek,
Kerâmetli ellerin önünde eğilecek.
__________________: Zëmëra më përvëlohet dhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha ndrrohet dhe mugu ka rënë.
__________________: Lumi me një psherëtimë, ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,që përhapetë përmbi dhet.
__________________: Duke shkuar dit' e net, E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det, Nga Zoti, prapë te Zoti.
__________________: Është ndrimi jetës, nuk është gjumë
Inna lil-lahi ve in-na ilejhi raxhiun
__________________: S'ka heronj, heronjtë i perzumë
me lavdi perditë i nanuritëm
dhe me lajka dalngadal i vumë
një nga një ne prehje dhe ne gjumë.
__________________: S'ka heronj, heronjtë u merzitën,
prisnin ëndrat, ëndrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kënduam.
__________________: Ska heronj, nuk ka as dëshmor
Nuk çel behar, por akull e bore
Ska heronj, ata janë në male
Kurse në rafsh, quhen pako sociale.
__________________: Nëse haronë njerëzia, nuk haron Perendia
Janë dëshmorët që kurrë nuk vdesin
Gjithmon e jetë, shehid do të mbesin.
__________________: njerëz, gjithmon t’i kujtojmë ata
Për shpirtë të tyre, këndoni një fatiha
(lil-lahil fatiha)
In-na fetahna leke fet’ham mubina ... ve jen sureqallahu nasren aziza.
__________________: Mos harojmë shekullin e kaluar, Mijra zemra janë përvëluar
Gjërë e gjatë është shkruar për Kosovën e trazuar.
__________________: Në ketë shekull kjo politikë
Mrekulli, e them pa frikë,
Kjo politikë racëmbaruese
Për ditë grinte pleq, djem dhe nuse
__________________: Kjo politkë lugate shtrigë
Dhelpër dinake, kuçedër e ligë
Faroj vëllezër me qindra mijë
I madh i Vogël duhet ta dijë

__________________: Fol, o moj botë e qytetërimit
Përse po shkulet kjo racë e trimit.
__________________: Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
__________________: Kosovë e bukur, oj shpresa jonë
Bujare, trime, ke qenë gjithmonë
__________________: Të kishte zënë halli, në zgjedhë ngele,
Kurban u bëre për ditë si dele.
Kurban po bëhej ditë bajrami,
Kur në Ballkan vritej vetëm shqiptari.
__________________: Ty moj Kosovë, e madhe shpresë
Në ty mbahet fjalë dhe besë,
M'i madhi krah i Shqiperise!
M'e madhja çerdhe e Trimërisë!
__________________: Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
__________________: Pjesa më e madhe e Shqipërisë
I u dha Serbit e Greqisë
Vetëm ni ardht keq Perëndisë
Për atë gjakun e foshnjërisë,
__________________: Dua t'i lutem pak qeverisë
Të marrë masat e ligjësisë:
T'i lutet Frances dhe Anglisë
T'i pritet hovi pake Serbisë
Edhe për Çamërin, fqinje e Greqisë.
__________________: Çok konuşmak, câhillere mahsustur.
Allah adamlarıysa, az, fakat öz konuşur.
__________________: Onlar, câhiller gibi etmezler hiç yaygara.
Onların bir kelâmı, yön verir insanlara.
__________________: Meselâ bir “Kaptan”a benzer ki bu velîler,
Elbette ki kaptansız, yürümez hiç gemiler.
__________________: İlmî tecrübesiyle çalışarak az müddet,
Tâyin eder gemiye, bir yön ve istikâmet.
__________________: O, istikâmetini vererek gâyet iyi,
Hedefe, sağ ve sâlim ulaştırır gemiyi.
__________________: İşte o “Büyükler” de, sâhiptir din ilmine.
İstikâmet verirler, insanlık âlemine.
Xhael hak-ka ve zehakal batil, in-ne batile ...
__________________: Sot niset një tjetër jetë, gënjeshtrën poshtë e shtie,
Mbretëron fjalë e vërtet, të mirat gjithë i bie.
__________________: Sot vënduam gurrin e parë, qoftë e bekuar kjo ditë,
Pavarsia ardhtë e mbarë, e na dhëntë qetësitë,
__________________: Pa shihni ç’gjuhë e mirë, sa shije ka dhe hije
Çe bukur edhe e lirë, si gjuhë perëndie.
__________________: Në gjuhë shqipe nënat tona, të qeverisim na kanë thënë,
Se është një Zot, që do ta dona, Ai që jetën na ka dhënë;
__________________: Me sa mall e sa dëshirë, Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lire, pranë prindërve të vdes.
__________________: O rremet i njerëzisë, zëri i fyellit nuk është erë,
Ky është zjarr i dashurisë, Kosova moti e ka mbjellë
__________________: I ra qiellit e ndriti, i ra zemrës e nxehu,
I ra verës e buçiti, i ra shpirtit e dehu.
__________________: I dha erë trëndafilit, edhe dritë bukurisë,
Fali këngët e bylbilit, i dha vulë pavarsisë
__________________: Ilahije

Këto raste duhet të jenë shtytje e re për fisnikërimin tonë me virtytet që e kanë stolisur personalitetin e të Dërguarit të Allahut xh.sh. Duke e përkujtuar jetën dhe veprën e tij, rikujtojmë se sa e ndjekim udhëzimin e dorëzuar nga Allahu xh.sh. duke na ofruar në jetë ashtu siç na e ka lënë synet.
Organizimet kolektive janë më të vlefshme nga ato individuale, në këtë mënyrë përkujtimet i ndajmë sëbashku. Andaj më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tonë të falenderojmë ( Mysafirët nga Turqia ...) sidhe Kryetarin e Komunës sonë z. ____________________ të cilët me angazhimin e tyre mundësuan që edhe institucionalisht të jetësohet emri i Ataullah Hoxhës ku neve të jemi deshmitar dhe pjesë e këtij manifestimi.
Allahu i shpërbleftë me atë që Allahu e dinë më së miri.

_________________: Vdekja e pejgamberit a.s. (elbasançe)

Kaptinat: Ihlas; Felek; Nas; Fatiha; Bekare dhe Dua

A M I
N


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RECITAL: DITËLINDJA E PROFETIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» recital 7 MARSI
» 28 NËNTORI - RECITAL
» DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: