Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT Empty
MesazhTitulli: DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT   DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT EmptyWed Oct 16, 2013 11:20 pm

DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT

] Sot, me 16 tetor 2013, dita e dytë e Kurban Bajramit, është ditëlindja e Enverit. Disa e shënuan, e përkujtuan ditëlindjen e “shokut Enver! Ata,ato, që e shënuan, e përkujtuan përvjetorin e lindjes të Enver Hoxhës kanë të drejt, por e drejta e tyre nuk do të thotë se ata vepruan drejtë. Pse? Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, në Shqipëri u pushkatuan mbi 6 mijë burra dhe gra, prej tyre ishin mbi 1000 shqiptarë nga Kosova…
Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, vuajtën deri në vdekje mbi 16 mijë të burgosur politik, prej tyre 1605 vdiqën në burgje...
Sepse, me mbytë një njeri të pafajshëm, shkruan në Librin e Shenjtë, është si me mbytë krejt njerëzimin...
Sepse, “faji” i të pushkatuarve, i të burgosurve, ishte se ata ishin shqiptarë, besonin në një Zot, në një Shqipëri, me Kosovë e Çamëri dhe jo në Lenin, Marks, Engels, Tito, Stalin... Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, Shqipëria përjetojë periudhën më të keqe të historisë… Sepse, kjo periudhë e keqe bëhet edhe më e keqe kur mbrohet, kur lavdërohet, kur përkujtohet…
Sepse, kur përkujtohet lindja e vepra e tij – kjo është idhujtari. Idhujtari do të thotë adhurim i vetvetes… Adhurimi i vetvetes është larg prej të Vërtetës…
Me pak, fjalë kjo është e vërteta rreth Enverit o dashamirë të territ…. E vërteta nuk do të pëson ngaqë dikush nuk e pranon… Askush nuk është aq i verbër se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë, thoshte Xh. Suifti.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e
Dreni Drenova


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 56
Vendi : Pejë
Registration date : 14/12/2012

DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT Empty
MesazhTitulli: Re: DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT   DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT EmptyThu Oct 17, 2013 1:34 pm

Eh!Ore Mexhid po kush i ha këto fora e gjepura të shkruara nga ty dhe sojsorollapit tuaj.Dashamir i territ dhe paditurisë jeni vetë ju Mexhid dhe sojsorollapi i juaj.

Historin e bëjnë popujt kudo që jetojnë në atdheun e tyre,por popujt nga mbarë bota megjithatë nuk do të kishin histori nëqoftëse nga gjiri i tyre nuk do të ndriçonin heronjtë.Duhet ta mësoni ju dhe sojsorollapi juaj, se nuk mund të ketë histori pa heronj,ashti sikundër nuk mund të ketë heronj pa histori.Enver Hoxha është njëri ndër këta heronj që shfaqën rrallë në historinë e njerëzimit,por që lënë mbrapa një vepër,e cila i bënë ata të pranishëm me shekuj dhe popujt e përdorin atë udhëheqje për veprim drejt lirisë,pavarësisë,sovranitetit e progresit shoqëror,siç e përdori së fundmi edhe lufta e UÇK-së,ku njësitet e para për liri dhe bashkim shqiptar u stërvitën pikërisht në kohën e shqiptarit të madh Enver Hoxha.Në nëndor të vitit 1944 Shqipëria ishte një vend i prapambetur e i bërë hi nga lufta e dytë botërore nazifashiste.Mbeturinat e nzifashizmit e luftonin dhe e sabotonin nga të gjitha drejtimet,kur popullin shqiptar e kërcënonte uria e dhjetra mijëra çam të ndjekur nga trojet e tyre nga helenizmi grek,duheshin strehuar,kur armiqtë e kombit shqiptar me titizmin gjakatar komplotonin me gjithfarë agjentuaras koçi Xoxiste,kur 90% e popullit ishte analfabte,duhej një guxim i madh e mençuri Enver hoxha ishte ai që i dha vendit Republikën Popullore të Shqipërisë e njohur edhe ndërkombtarisht dhe e përfaqësuar në OKB.

Enver Hoxha e trashegoi Shqipërinë tejet të varfër nga parmenda primitive,së bashku më popullin punëtor e liridashës shqiptar e ngriti në një bujqësi nga më të përparuarat e Evropës,nga uria katastrofike e tek sigurimi i bukës në vend,nga kovaçhanat primitive e ngriti dhe e zhvilloi tek uzinat,fabrikat e kombinatet moderne,tek ajo industria shumdegëshe e shtrirë në tërë Shqipërinë,ku u punësuan rreth një miloin punëtorë,kur Enver Hoxha e mori Shqipërinë dhe shqiptarët për të udhëhequr aso kohe kishte rret katër-pesë qytet,e që në fakt nuk ishin asfarë qytet,por përngjanin si disa fshatra të mdhenj,e ngriti në korpus të ri të qyteteve industriale në mbarë vendin.Enver hoxha e mori Shqipërinë nga pisha e kandili dhe e ngriti tek hidrocentralet gjigande,tek drita elektrike shkoi deri në kullën e fundit të malësisë në vitin 1970.Enver hoxha e mori Shqipërinë me rreth 1 miloin banorë që mesatarja e të jetuarit ishte deri në moshën 37 vjeçare dhe e ngriti në 3,5 milion banorë,me moshë mesatre të jetës 75 vjeç.Enver Hoxha e mori Shqipërinë nga mushkonjat e malarja dhe e ngriti tek shëndetësia e përparuar dhe mjekimi falas.Enver Hoxha e mori Shqipërinë nga vendi më analfabet në Evropë dhe e ngriti në vendin më të shkollur në Evropë,nga priftërinjtë e hoxhallarët injorantë tek komisarët e dritës,nga shkollat e para në kasolle tek korpusi i fakulteteve të larta të Universitetit,Akadaemia e Shkencave,Akademia Ushtarake,Akademia e Arteve e një korpus i tërë institucionesh shkencore të lartësisë Evropiane e Botërore.

Sot koha e tradhtuar shiko se ku e kanë katandisur atdheun e shqiponjave...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT Empty
MesazhTitulli: Re: DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT   DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT EmptyThu Oct 17, 2013 6:03 pm

Ky ja bajka hallinse Enver Hogja paska vra disa ,,Shqiptar" pro jugosllav dhe grek!
Po a e dini kush ishin ata qe vrau Enveri ish shpijuna te jugosllavise dhe greqise!
Shqiprine e fali sali Berisha te serbete e greket e jo Enveri! E falen Komunistet Shqiptaro titiste! Fadil Hogja Xhavit Nimani Ali Shukria ....qudi bre burra po tmeqem po dalim gjithnje ti perkrah Tradhtine dhe tradhtaret!
Rrnoft Enveri i Madh ! Poshte tradhtaret komunisto titiste Jugosllav!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT Empty
MesazhTitulli: Re: DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT   DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RECITAL: DITËLINDJA E PROFETIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: