Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  EmptyMon Feb 20, 2012 2:04 pm

CEZ,MEE Realistika dhe opinioni klientor...
fillim trajtese


PRONARIT TË KOMPANISË CEZ TIRANË
SHËRBIMIT KLIENTOR
PËR DIJENI MINISTRIT TË EKONOMISË DHE ENERGJITIKËS Z. NASIP NAÇO
TIRANË

Një odise e gjatë tundimi, mosprofesionalizmi dhe indisiplinimi. Pavarësisht se këto çështje janë ngritur edhe nga mediat e shkruara dhe vizive , si dhe janë trajtuar nga deputë të veçantë, ende s’ka përmirësim, por vijon të ndodh kështu, si në rastin protagonist të mëposhëtm:
CEZ po shfaqet , sikur nuk do të punojë në Shqipëri, ose sikur është “padron” dhe të keqpërdorë klientët e vet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: Re: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  EmptyMon Feb 20, 2012 2:04 pm

Që prej janarit e deri në prill të vitit 2011 s’kanë punuar së reshturi kërkesat e mia për faturën tatimore Shitje Energji Elektrike të CEZ me mua Klientin Kristaq Shabani, Gjirokastër, qytet, lagjja “18 Shtatori”. Faturat e janarit, shkurtit erdhën vetëm me një taksë televizori, të cilat, sipas rregullave i pagova menjëhere, pasi ne jemi disiplinuar me këtë etikë dhe korrektesë… Ndërkohë organizova ballafaqim direkt me regjistruesen, të cilës i kam marrë edhe firmën përkatëse dhe që është shprehur se, këto janë dhënë në Tiranë, por sistemi nuk i ka regjistruar! U kontaktua me përgjegjesin e OSSH dhe ai bëri relacionin përkatës. Mandej u ankimua te një farë Elda, për këtë çështje, e cila më tha se përgjigjja e ankesës vjen për 7-10 ditë!
Për t’u siguruar për këtë kontaktova dhe me përgjegjesen e Shërbimit Klientor të Gjirokastrës, e cila më pohoi se ishte neglizhimi i tyre dhe do të zgjidhej në afat e me parësi kjo ankesë.
Kaluan 10 ditë dhe faturat nuk erdhën as në janar e as në shkurt.
Një veprimtari krej e papërgjegjshme, e shkrehur, e padisiplinuar! Ndërkohë, çdo dite në zyrat e CEZ shihje me dhjetra klientë, që vuanin një torturë të jashtëzakonshme, mosfatura, fatura me debit ekstrem, një rritje të mëllefit dhe të pakënaqësisë, fryrje dhe zgjidhjet minore…Njerëzit arritën në kulmin më të lartë të mallkimit! Vetë punonjësit e OSSH-së dhe të CEZ thoshnin se këtu ka një çrregullim total,… dhe nuk merr kurrë zgjidhje! Një humbje e madhe besimi te “enti” i vetvetes!
Vetëm, si rrjedhojë e ankesave të mia dhe ballafaqimit konkret me punonjës të paaftë të të linjave të shërbesës në CEZ, u arrit që në mars më erdhi fatura, ku pagova 700 kWh, rreth, në mos gabohem 10000 lekë të reja, të cilën e pagova në mars, pra një muaj para me qëllim që të tregoja devotshmërinë time dhe rregullsinë si klient... U bisedua që ndonjë sasi tjetër, e cila ishte konsmuar gjatë këtyre muajve dhe që nuk ishte pasqyruar, do të llogaritej pothuaj e gjitha me vlerë 7.70 lekë , ose dhe 3 muaj x 300kWh me vleftën 7.70 lekë dhe pjesa tjetër me 13.50 lekë. Kështu u ra në dakortësi , pasi iu hodh faji matësit, që ndryshoka me aftësi “elasike”...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: Re: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  EmptyMon Feb 20, 2012 2:05 pm

Por në Faturën tatimore të muajit Prill ndodhi çudia “CEZ”!

Fatura ime kishte këtë konsumim për periudhën 08.03.2011 deri më 15.04 1710 kWh, një konsumim gjigant, i cili, kurrsesi, nuk mund të konsumohet nga një familje shqiptare me një sipërfaqe të vogël banimi dhe pikërisht në fillesën e një pranvere të ngrohtë?!
Llogaritjet ishin:
1710.00 21.345.00

Tarifa e parë 300.00 x 7.70 2.310.00
Tarifa e dytë 1410.00 x 13.50 19.035.00

Plus TVSH 20% 4.269.00
Taksa e televizorit 100.00
Gjithsej 25.714.00

Për këtë faturë galopante dhe anormale, shkova dhe u ankova te Dega juaj e CEZ në Gjirokastër, (pasi tentova disa herë për të marrë numrat Tuaj të telefonit të faturës, të cilët , sipas meje dhe të tjerëve, që i kanë provuar janë ineksistentë për zgjidhje problemi , për formalitet sjelljeje (etike); bëra ankesën dhe më thanë shprehimisht: “Do të prisni përgjigjen e ankesës dhe nuk do të bëni asnjë likujdim dhe nuk do të keni asnjë debit“.
Të dukej në çdo rast, sikur komunikoje me mosekzisencën dhe moskompetencën!...Personazhe tërheqës për romane e sidomos për ne që kërkojmë të tillë në jetën e përditshme! Edhe fytyrat e bukura mpakeshin dhe bukuroheshin! CEZ ngjante si një kuskutë verdhacuke, që, pas marrjes së lëngut limfatik dhe klorofilës punonjësve të vet, kërkonte t’ua merrte dhe shqiptarëve
dhe t’i metizonte, kur ministria përkatëse, apo enti, nuk lozte rolin e vet kontrollues dhe mbrojtrës!
Po çuditërisht u shfaq debiti debil i psikopatisë aktive, pa ardhur asnjë përgjigje i kërkesës sime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: Re: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  EmptyMon Feb 20, 2012 2:05 pm

Ju shumë mirë keni hapur shërbimin klientor, por këtë shërbim e keni të zhveshur, të lakuriqëzuar krejtësisht nga kompentencat. Ata (punonjës) janë thjeshtë disa ”postues” dokumentash, të cilët, më shumë i ngjajnë “mumjeve”, sesa njerëzve aktivë, këtë e deklamojnë dhe vetë me tërësinë volitive.Shqipëtarët e zotë i kthyet në të tillë! Të vështrojnë me sy të venitur, kur ju i propogandoni e reklamoni si profesionistë të së ardhmes! Gjepurina ornamentale!
Çdo muaj i kam ngjatjetur dhe kam pritur një përgjigje të thjeshtë të një kërkese..., ankese. Pse nuk u kërkoni llogari dhe nuk i keni në stilin e punës masat administrative për Përgjegjësat apo Zyrat e Zgjidhjes së Kërkesave dhe Ankesave të popullit? Zoti Pronar i CEZ, kështu them se nuk e keni të gjatë! Padashje ose me dashje ju bini në faje fataliteti! Madje, dua të them se keni vjelur edhe debite debile , duke i kërcënuar klientët me prerje drite, vetëm për fajin tuaj dhe nuk keni marrë masa për të çrregulltit e mospagesave?
Kur vijonte rritja galopante e debitit tim dhe vete këta të venitur (shërbimi klientor) e fshinin me një gjest grafik në faturën time debitin, duke më thënë se s’kisha punë me këtë, por duhet pritur përgjigja.... Pastaj shoh një moskoordinim të veprimeve edhe këtu në bazë , pasi Dega e CEZIT këtu duhet të lidhet mirë me Shërbimin postar, që ka marrë përsipër kontraktalisht të kreditojnë pagesat e konsumatorëve nëpërmjet Bankave...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: Re: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  EmptyMon Feb 20, 2012 2:06 pm

Por me e keqja konstatuese ndodhi këto kohët e fundit, e lidhur me problemin që ngrita më lart, kur më thanë që je debitor edhe për muajin gusht dhe shtator 2011... Libreza ime kishte pagesat përkatëse, vulat , firmat për realizimin e pagimit korrekt në Postën e Lagjes, ku banoj... Sipas Cez këta dy muaj nuk ishin kredituar?! Absurditeti vallëzonte debitin debil të CEZIT!
Atëhere pyes si qytetar: “Pse s’ka disiplinim? Ç’është kjo sorrollatje, zoti Pronar? Ne kemi banuar në vende të komunitetit evropian dhe anomali të kësaj natyre, asqë kemi parë qoftë edhe në një rast të vetëm! (Sikur të kishte ndodhur në vendin tënd në Çeki do të ta kishin hequr licensën për dy orë me këtë keqsjeëllje!) Kërkesa- ankesat atje zgjidhen me shpejtesi të madhe kohe nga ata që duan të kenë vendet e punës... Kështu duhet të jetë dhe në Çeki... dhe këtu është së në jemi të shëtitur për shkak të profesionit!”
*
Para ca ditësh u fotokopjua libreza dhe u nis te qendra juaj në Tiranë,
si fakt kokëfortë dhe që duhet të mos ta trajtoni debitin si debil dhe të procedoni profesionalisht! Pse krijohen kaq ankesa dhe nuk u jepet përgjigje? Kush e lejon këtë CEZ që të sorrollatë klientët e rregullt dhe të ndershëm të këtij vendi, duke i debituar apriori e pa asnjë arsye, rregull, etikë njerëzit? Ku e gjen këtë forcë e produkt korruptiv?
Pse Ministria e Energjitikës rri e bën sehir në këtë katrahurë të diktuar, e cila kalon në diagramë regresive?
Pse vjojnë këto eksperimente me të ndershmit dhe tolerohen ata, që kanë vite që s’paguajnë energjinë dhe shfrytëzojnë faljet e mëdha të fushatave elektorale, të cilat falin, por e vjelin shumë shpejt nga falja? Pse kjo ndarësi ca të nënës dhe të njerkës, kur ligji është ligj?!
Ndryshojani fizionominë CEZIT, sepse me këtë fizionomi s’e ka të gjatë!... Pronarë të CEZ: Silluni buzëqeshjen punonjësve tuaj dhe mos i lini me fytyrën vrarëlije dhe me sy të venitur! Mos provokoni ndërgjegjen e këtij populli!
Gjatë kësaj odiseje të gjatë kam vënë re me qindra e qindra njerëz, të cilët kanë ankesa më të larta për evidentime fiktive, për rritje të ngarkesave, për konsumime, kur në shtëpitë e tyre ka vite që është prerë drita elektrike, ose kanë vdekur pronarët dhe kur ende u shkon taksa e televizorit e tjerë.
Shumë kanë shtëpi në fshatra edhe në rrethin e Gjirokastrës , por që në dimër banojnë në qytet dhe, kur shkojnë në verë apo në vjeshtë në shtëpinë e fshatit, ndezin QIRINJ. Vijnë dhe nga qytetet e tjera të vendit, kanë NOSTALGJI për vendlndjen, kanë shtëpitë e tyre dhe duan t’i hapin... CEZI UA PRET KËTË NOSTALGJI dhe u thotë : “Jetoni me qirinj!” Ata nuk kanë drië në shtëpi dhe u thotë : “Keni s’keni dritë, televizori ju punon! Paguani taksën”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: Re: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  EmptyMon Feb 20, 2012 2:06 pm

Qesha me vete, kur një fshatar lab, i emigruar me shtëpi të mbyllur e pa dritë, u tha: “Keni të drejetë , duhet paguar! Kjo është përvojë e mirë... Duhet që Qeveria të na sjellë sa më shumë të ngjashëm si CEZI se do të na veli nga taksat!”
Një rast tjetër më i avancuar: Babai në varrin e djalit të rënë aksidentalisht kishte vendosur një llampë, për të cilin i shkonte fatura e energjisë, por s’mënoi se pas pak i erdhi dhe taksa e televizorit “varrit”...
O TEMPORA! O MORES!
*
Thuhej dhe u propogandua se, kur erdhi CEZ energjisë elektrike do t’i vinte BUZËQESHJA, por tashmë mallkojnë atë që e solli CEZIN!... Kush e gjeti dhe kush ishte autori vallë?!... Një pyetje e vështirë retorike!...
Ndaj duhet operuar shpejt , pa u trashur shumë...
Pale kasetat e jashtme mbi muret (apo kabinat e vockëla ) që të bëjnë gjëmën. Ato janë vendosur pa rregull dhe në mure të jashtme të Apartamenteve 27 cm, pa asnjë rregull të sigurimit teknik dhe që janë nga çasti në çast kërcënim eksplozicioni për apartamentet e privatizuara të qytetarëve, kur dihet praktika se si duhet të vendosen ato dhe ku vendosen... jetë familjes të tëra në rrezik , kujdesi për njerëzit është në rrezik katastrofal... Pale mandej lihen paçelësa dhe në mëshirë të fatit. CEZ duhet të marrë urgjent për këto raste dhe t’u paguajë pronarëve e apartamenteve taksë për këto kaseta të vendosura në pronat e tyre... Kjo është loja !...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: Re: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  EmptyMon Feb 20, 2012 2:06 pm

Κtheni besimin te Zyrat tuaja “SHERBIM PER KLIENTIN” të mos quhen siç thonë kohët e fundit “RREZIKU PËR KLIENTIN”, si u shpreh një avokat , që I njeh mirë ligjet dhe që ka kaq kohë që nuk zgjidh dot problemin q ëka me CEZ!
Kohët e fundit këtu në Gjirokastër dritat ikin dhe vinë , duke rrezikuar totalisht pajisjet shtëpijake të blerë me shumë djersë nga qytetarët e duke dalë shumë prej tyre jashtë përdorimit në këtë lojë kukafshehtas ….
Pres përgjigje sa më shpejt për këtë problem akut dhe për ndryshim gjendjeje , në rast të kundërt do të ndjek të gjitha aftësitë e mia për zgjidhjen e këtij problemi.
Duke iu drejtuar gjithë organizmave ndërkombëtare, duke mos lejuar nëpërkëmbjen e figurës sime të vlerësuar nga bota.

KRISTAQ F. SHABANI, poet, shkrimtar, studiues, estet
Anëtar i Lidhjes së Shkrimatrëve I.W.A (Ohajo SHBA) Anëtar i W.P.S
President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGAS” ALBANIA
Kryetar i Këshillit Koordinativ të SHOQËRISË CIVILE TË TREVAVE TË JUGUT TË SHQIPËRISË.



Njeriu i Vitit 2011, i shpallur nga Instituti Biografik Amerikan
I përzgjedhur ndër 2000 intelektualët e shekullit 21 nga Instituti Biografik Anglez i Cembrixhit
Fitues i “Medalje e Artë e Kontributit për Shqipërinë” nga USA
I nominuar për “URDHËR AMERIKAN I MERITËS”
I nominuar për bashkëpunëtor me Institutin Biografik Amerikan
Korrespodent i revistës letraro - shkencore ”LA PORTA DEL UOMO“ për SHQIPËRINË
Gjirokastër, Albania 20 shkurt 2012



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty
MesazhTitulli: Re: CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese    CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor,  fillim trajtese  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
CEZ, MEE Realistika dhe opinioni klientor, fillim trajtese
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arber Xhaferi - Opinioni juaj...
» PËRSE ÇDO ÇAST I MIRË ËSHTË FILLIM I RI ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: