Teknologjite e sofistikuara te vena ne pune nga specialistet italiane te Universitetit te Parmes dhe te Universitetit "La Sapienzia" te Romes ne terrenin e amfiteatrit te Durresit kane zbuluar struktura te reja ndertimore ne arenen e amfiteatrit te cilat ishin te panjohura me pare. Keto zbulime mund te ndryshojne teresisht konceptin e pranuar deri tani mbi strukturen e nje arene amfiteatri. Arena e nje amfiteatri, ne te shumten e rasteve, eshte pranuar te jete nje fushe e sheshte, ndersa zbulimet e reja mund te detyrojne nje rikonceptim te struktures se arenes, te pakten per amfiteatrin e Durresit. Muret e zbuluara, neqoftese vertetohet se jane pjese e struktures se arenes, do ta fusin amfiteatrin e Durresit ne nje kategori te vecante objektesh te tilla. Ne bote njihen vetem disa amfiteatro arena e te cileve eshte e ndare me mure te vogla ne funksion te spektakleve te organizoheshin. Zyra e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Projektet e Sherbimeve (UNOPS), ne bashkepunim me programin PASARP te qeverise italiane, kane mbeshtetur punen e specialisteve italiane ne Durres. Deri tani, fondi i akorduar ka qene afro 110 mije euro. Projekti i Amfiteatrit te Durresit Ne bashkepunim me Departamentin e Arkeologjise se Durresit dhe Bashkine e qytetit, UNOPS-i ka ndermarre realizimin e projektit arkeologjik "Durresi" qe ndermjet te tjerash ka si element kryesor zbulimin total te amfiteatrit dhe kthimin e tij ne nje objekt te vizitueshem dhe ne nje vend ku mund te zhvillohen aktivitete kulturore. Projekti eshte i ndare ne kater faza dhe perfundon ne dhjetor 2005 me publikimin e nje studimi shkencor. Faza e pare, e cila sapo perfundoi, kishte te bente me studimin gjeo-fizik te struktures se amfiteatrit. Me ane te sondave me ultratinguj, ekipi i specialisteve italiane nga Universiteti i Parmes dhe Universiteti "La Sapienza" i Romes kane diagnostikuar objektin dhe kane hedhur ne harte strukturen e amfiteatrit. Ne kete menyre, pavaresisht se amfiteatri ende pjeserisht i zbuluar, arkeologet e dine se cfare gjendet nen dhe ne pjeset e pazbuluara. Me ane te programeve kompjuterike, te dhenat e sondazheve do te bejne te mundur ndertimin tredimensional te amfiteatrit. Me pas, hartat do te jene baza e punes per fazat e tjera. Faza e dyte, nga shtator 2004 deri ne shkurt 2005, do te perfshije restaurimin e pjeses se zbuluar te amfiteatrit dhe germime per te zbuluar pjese te tjera ende nen toke. Kjo faze do te kerkoje nje fond prej afro 105 mije euro qe do te formohet nga UNOPS-i me mbi 90 mije euro dhe pjesa tjeter do te jene fonde te pales shqiptare. Nderkohe, ne fazen e trete, nga mars 2005 deri ne dhjetor 2005, parashikohet zbulimi i plote i amfiteatrit. Ne objekt do te ngrihet nje kantjer gjigand germimi i cili do te drejtohet nga arkeologet italiane dhe vendas. Ne fund, ne fazen e katert, amfiteatri do te restaurohet plotesisht dhe do te marre formen e objekti me funksione kulturore. E thene ndryshe, amfiteatri do te shnderrohet ne nje teater. Faza e fundit parashikon edhe publikimin e nje studimi mbi punen e kryer ne amfiteater. Fondet e nevojshme per fazen e trete dhe te katert parashikohen te jene afro 200 mije euro, por ende nuk jane levruar nga palet e interesuara. Ne te vertete, pjesa me e madhe e fondeve ne keto dy faza te fundit i perkasin qeverise dhe Bashkise se Durresit pasi kane te bejne me germime dhe strehimin e familjeve te cilat aktualisht banojne ne shtepi te ndertuara mbi amfiteater. Rendesia e zbulimeve te fazes se pare Dr. Afrim Hoti, drejtori i Departamentit te Arkeologjise se Durresit, thote se "ne kete faze u kryen sondazhet paraprake me synimin qe ne muajin shtator te kalohet ne germime me permasa te medha". Sondazhet krijuan idene e plote te amfiteatrit, por edhe nxorren ne drite elemente te rinj krejtesisht te panjohur me pare. "Ne pjesen e arenes, nen toke, jane konstatuar struktura ndertimore te panjohura me pare", - thote Dr. Afrim Hoti. Analiza e gjetjeve tregon se ndertimet kane formen e mureve prej tulle ne sheshin e arenes. Funksioni i tyre i sakte, nese jane pjese e arenes apo shtesa ne shekujt e mevonshem, do te zbulohet vetem pas germimeve, por tani dyshohet se ato jane pjese funksionale e arenes. Zbulimet arkeologjike tregojne per arena amfiteatrosh te cilat kane patur mure ndarese, basene me uje, etj. Keto ndertime ne arene beheshin per te rritur spektaklin e ndeshjeve qe organizoheshin aty. Ne kete menyre, zbulimi i mureve mund te ndryshoje teresisht qendrimin se arenat e amfiteatrove kane qene fusha te sheshta. Amfiteatri i Durresit Nga llogaritjet, amfiteatri i Durresit akomodonte afro 20 mije spektatore. Ai ka forme eliptike dhe aksi i madh eshte 120 metra i gjate, ndersa ai i shkurtri eshte 101 metra i gjate. Amfiteatri i Durresit eshte ndertuar ne pjesen lindore te kodres ne lartesine 59 metra mbi nivelin e detit. Ai eshte i ndertuar me mure prej tulle dhe guri, dhe arrinte lartesine 20 metra. Argeologet e datojne amfiteatrin ne shek. I - II te eres sone. Ne kohen e perandorit Adrian, i cili mbreteroi ne vitet 97 - 117 te eres sone, ne Durres u perurua biblioteka e qytetit dhe, ne baze te nje mbishkrimi te kohes, perurimi u shoqerua me ndeshjen ne amfiteater te 12 cifte gladiatoresh. Ne shekujt e mevonshem, me perhapjen e krishterimit, ndeshjet me gladiatore u ndaluan, e me vone edhe ato me kafshe. Ne amfiteater u ndertua edhe nje kishe e vogel qe ka me teper formen e faltoreje. Punimet per Miss Globe International Spektakli i bukurise "Miss Globe International 2004" do te zhvillohet ne amfiteatrin e Durresit me date 14 shtator. Organizatoret, me mbeshtetjen e Bashkise se Durresit dhe te Ministrise se Kultures, Rinise, dhe Sporteve, kane nisur pergatitjet. Ne shkallaren e amfiteatrit eshte vendosur nje strukture metalike qe do te akomodoje shikuesit. Ndersa, ne qender, mbi arene, po ngrihet nje skene me perberje plastike. Dr. Afrim Hoti thote se "jane masat me te rrepta qe nderhyrjet ne funksion te spektaklit te mos demtojne monumentin".