Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Filosofia islame nga zanafilla e saj deri sot"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

"Filosofia islame nga zanafilla e saj deri sot" Empty
MesazhTitulli: "Filosofia islame nga zanafilla e saj deri sot"   "Filosofia islame nga zanafilla e saj deri sot" EmptyMon Dec 19, 2011 12:02 pm



Botime të reja: Sejjid Husein Nasri

”Filosofia Islame nga zanafilla e saj deri sot:
Filosofia në tokën e profetësisë”.

Titulli i origjinalit:
ISLAMIC PHILOSOPHY FROM ITS ORIGIN TO THE PRESENT
Philosophy in the land of prophecy
Seyyed Hossein Nasr
Albany: State University of New York Press, 2006

Botimi shqip:

FILOSOFIA ISLAME NGA ZANAFILLA E SAJ DERI SOT
Filosofia në tokën e profetësisë
Sejjid Husein Nasr
Shqipërimi & parathënia: Edin Q. Lohja
Redaktimi & korrektuar: Ornela Ademovi
Tiranë, Fondacioni Rumi, 2011

Në fillim të muajit dhjetor, 2011, në Tiranë doli në dritë libri me titull: ”FILOSOFIA ISLAME NGA ORIGJINA E SAJ DERI SOT; FILOSOFIA NË TOKËN E PROFECISË.
Autor i librit është djetari, filozofi i famshëm dr.Seyed Hussein Nasr, banim në Washington të Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
Ky libër vjen në gjuhën shqipe nga përkthyesi profesional, nga shkodrani, Edin Q.Lohja, kurse është botuar nga Fondacioni ”Rumi”, me qendër në Tiranë.

Në Sesionin e tretë të Seminarit Ndërkombëtar, që zhvilloi punimet në Hotel Tirana International, me 17 dhjetor 2011, me temën bosht:
”Filozofia, etika dhe sfidat e njeriut sot”,

që filloi n’ora 13, u ba përurimi i librit ”Filosofia Islame nga zanafilla e saj deri sot:
Filosofia në tokën e profetësisë”.
Titulli i origjinalit të këtij libri është:
ISLAMIC PHILOSOPHY FROM ITS ORIGIN TO THE PRESENT
Philosophy in the land of prophecy
Seyyed Hossein Nasr
Albany: State University of New York Press, 2006

Botimi shqip:
FILOSOFIA ISLAME NGA ZANAFILLA E SAJ DERI SOT
Filosofia në tokën e profetësisë
Sejjid Husein Nasr
Shqipërimi & parathënia: Edin Q. Lohja
Redaktimi & korrektuar: Ornela Ademovi
Tiranë, Fondacioni Rumi, 2011
Libri ka 313 faqe.

Për këtë libër përmendore, për vlerat autorit dhe rëndësinë e veprës së tij folën dy studiues të rinj: Ervin Lani nga Shkodra dhe Abdullah Rexhepi nga Presheva.
Ervin Lani foli për dijetarin dr. Sejjid Husein Nasri, kurse Abdullah Rexhepi për rëndësin e veprës së tij.
Sipas referuesit Abdullah Rexhepi, nga Presheva, thënë shkurt, ky libër paraqet një vështrim gjithëpërfshirës të filozofisë islame nga shekulli i nëntë e deri sot. Brenda kësaj tradite, ku profetësia është realiteti qendror i jetës, i lidhur jo vetëm me sferat e veprimit dhe etikës, por edhe me atë të dijes. Krahasime me filozofinë e krishterë dhe hebreje nxjerrin në pah raportin ndërmjet arsyes dhe shpalljes, ose filozofisë dhe fesë.
Dr. Sejjid Husein Nasr e paraqet filosofinë islame në lidhje me traditën islame në tërësi, por e trajton këtë filosofi gjithmonë si filozofi, jo thjesht si histori intelektuale. Krahas pjesëve që trajtojnë zhvillimin e përgjithshëm historik të filosofisë islame, mjaft krerë shtjellojnë filosofë të më vonshëm e kryesisht të panjohur. Vepra i kushton vëmendje të posaçme edhe traditës perse.
Autori në këtë vepër thekson se tradita islame është traditë gjalluese me domethënie thelbësore për botën islame dhe raportin e saj me Perëndimin. Duke siguruar këtë hyrje themelvënëse ndaj një tradite të keqkuptuar në Perëndim, Nasr u tregon qartë lexuesve se filozofia islame ka shumë për t'i ofruar botës bashkëkohore në tërësi...
Dhe më fund, referuesi, Abdullah Rexhepi, tha:
Filozofia në tokën e profetësisë mund të përmbushë një boshllëk të madh te ne dhe ne kemi nevojë edhe për më shumë vepra të këtilla. Krejt në fund dua ta falënderoj mikun tim Edin Q. Lohja për këtë përkthim kaq të bukur dhe elokuent, duke shpresuar se do të vazhdojë të na sjellë në shqip edhe veprat tjera të Sejjid Husein Nasrit.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë







Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Filosofia islame nga zanafilla e saj deri sot"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» deri kur arrestime te shqiptareve
» Deri keshtu edhe pse?
» Deri tek demostratat e vitit 1981
» Deri ku arrijnë tentakulat e Janullatosit?!
» KURIOZITETET ISLAME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: