Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199 Empty
MesazhTitulli: Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199   Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199 EmptySat Sep 24, 2011 12:10 am




Botime të reja: Monografi e krimeve të luftes ne Gjakovë - 1998 - 1999


Këto ditë në Gjakovë doli në dritë libri: ”Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë, 1998-1999”, e autorit Fuat Haxhibeqiri, që u promovua të mërkurën, më 14 shtator 2011, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” të Gjakovës.



Kjo monografi, e cila ka 203 faqe, është cilësuar si një përmendore ndaj të gjitha viktimave civile të luftës së fundit në Kosovë.

“Ne njerëzit që shkruajmë, nuk kemi mundësi të tjera të ngremë përmendore, pos me fjalë”, ka thënë ndër të tjera redaktori i librit Halil Matoshi. Sipas tij, kjo monografi është një dokument më i besueshëm për krimet e shtetit serb në Kosovë, i shkruar me saktësi dhe objektivitet.

“Duke qenë se autori ishte aktivist i të drejtave të njeriut, ai ia ka dalë që në kapitullin e ‘Kujtesës së Kosovës’ të shkruajë faqet e historisë së kësaj lufte; të sjellë fakte të pamohueshme për krimet e egra të fashizmit të Milosheviqit, si në tërë Kosovën edhe në Gjakovë”, ka thënë ai. Në mbi 200 faqe Fuat Haxhibeqiri - i cili gjatë viteve 1998-99 ka qenë kryetar i KMDNJ-së në Gjakovë - trajton të gjitha llojet e krimit që i shkaktuan njësitet ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ndaj popullatës së Komunës së Gjakovës.

“Monografia flet për ngjarje të vërteta dhe në sfond ka dëshmitarë të gjallë, të gjithë ata që kanë përjetuar tmerrin e luftës së fundit”, ka thënë autori.


Recensenti i monografisë, Enver Robelli, ka folur më shumë për personalitetin e autorit. Bashkëvendësve të autorit u ka thënë se duhet të jenë krenarë për “një bashkëqytetar të tillë i cili e menaxhon kujtesën e këtij qyteti”.

“Shpresoj se shumë njerëz në Kosovë që dinë për të kaluarën, ta marrin Fuatin si shembull dhe të na sjellin vepra të tilla edhe për qytetet E tjera, në mënyrë që ne të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Ne për fat të keq dimë shumë pak për ato vitet e tmerrshme”, ka thënë ndër të tjera Robelli.

Akademik Pajazit Nushi ka thënë se në veprën e Haxhibeqirit - me të cilin ka bashkëpunuar - ka konstatuar disa veçori që pak konstatohen në botimet e tjera individuale dhe të disa institucioneve tona.

“Kjo monografi është e fitore e betejës për të vërtetën”, ka thënë Dr.Zejnullah Gruda, drejtor i Institutit për Krime të Luftës. Botimi i Monografisë është përkrahur nga Komuna e Gjakovës.

“Falë këtij libri, autori po e qet në shesh historinë tonë më të dhimbshme, me të cilin është ballafaquar çdo njeri, qytetar e familje”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës, Pal Lekaj.

Kjo monografi është dokument i besueshëm për krimet e shtetit serb në Kosovë i shkruar me saktësi dhe objektivitet, ka dëshmi, fakte koncize të raportuara dhe fotofaktike si shërbim dëshmie edhe për Tribunalin e Hagës.

Me thënien “Nuk janë kriminelë atë që vrasin, por ata që heshtin për krimet” të shënuar në ballinë si duket ka qenë ky mesazh që e ka nxitur më shumë autorin Fuat Haxhibeqiri që të shkruajë dhe botojë monografinë për krimet e luftës në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Autori i Monografisë, Fuat Haxhibeqiri, lindur në Gjakovë, më 24 mars 1956, nga viti 1995-2005 ka punuar në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dega Gjakovë, është angazhuar edhe në ekipin e ICG-së (International Crisis Group) dhe për pesë muaj ka mbledhur qindra dëshmi të krimeve të pushtetit serb në komunën e Gjakovës...

Dëshmi këto që kanë shërbyer si dëshmi për Tribunalin e Hagës në të cilën prej datës tetë deri me datë dhjetë gusht të vitin 2006 edhe ka dëshmuar kundër Milan Milutinoviçit, ish kryetarit të Serbisë, Nikola Shainoviçit, ish nënkryetar i qeverisë së Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniçit, gjeneral në pension i armatës jugosllave dhe kryeshef i shtatmadhorisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviçit, ish komandant i armatës së tretë të korpusit në Prishtinë dhe Sreten Lukiqit, gjeneral në pension i policisë serbe.

Dëshmi të dytë Tribunalit të Hagës, autori ka sjellur me datat gjashtë dhe shtatë korrik të vitit 2009 ku dëshmoi edhe kudnër Vlastimir Gjorgjeviçit, ish ndihmësministër i brendshëm i Serbisë.

Mbështetës moral dhe financiar të kësaj monografie prej 203 faqeve, pos tjerëve, është edhe Drejtoria e Kulturës e Kuvendit Komunal të Gjakovës.


Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199 Empty
MesazhTitulli: Re: Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199   Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199 EmptySat Sep 24, 2011 3:41 pm

shum mir kjo esht per tu rrespektuar,se pse shqiptart po pritojn me i pershkru masakrat holokausin e katrahurat tona,kurse armiku vetum kerkon rastin per veprim dhe nuk pritojn fare. qfar kontraversi sa tragjike por dhe komike nga ana jon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Botime të reja:"Rrënjët Tona" (Monografi)
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE NË PËRKRËRAHJE TË KRIMEVE SERBE
» MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ
» Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave në Gjakovë me 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: