|
| LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:50 pm | |
| LNPSHA “PEGASI “ ALBANIA
LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT… NE FOKUS REGJISORI I TALENTUAR MODERN DHE VIZIONAR
... KIÇO LONDO,REGJISOR TIRANE, TEATRI METROPOL
NGA KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S
EVIDENTIM TE FIGURAVE QE KRIJOJNE FIGUREN E NDRITSHME, QE TE BEFASOJNE ME INTELIGJENCEN , DINAMIKEN ENERGJIRORE… VIZIONI “PRONE” E NJEREZVE KERKUES, TE CILET NE KREATIVITETIN E TYRE JANE ME TEPER SE KRIJUES, TEPER ORIGJINALE,… KRYEFJALEZON NE PASURINE E TYRE KREATIVE: MENDIMI SUBSTANCIAL, FANTAZIA , IMAZHI KUARTET, KENDVWSHTRIMI I BOTES ME NJE DRITEZIM INKADESHENT NDJENJESOR DHE NJE TALENT PERCJELLES SHUMEKAHESH, PLOTMENDESIA E PARAQITJES TE SUBSTRATIT ME NJE TRAJTE, FORMAT NDRYSHE…. REGJISOR KU NE BRENDESINE E TIJ TRUNORE KA LEVIZSHMERI MENDIMI DHE INSKENIMI STARTON NE STADE TE LARTA…ME NJE ELITIZEM NE KONFIGURIM PERSONAZHESH DHE TABLOSH… KAPJA EDHE TRAJTESA E FENOMENIT ME NJE AFTESI TEVEÇANTE DHE DHENIA E MESAZHIT NEPERMJET NJE DIAGRAME SHKALLINE… NJE PERDITSHMERI ENERGJIKE , PLOT DIELL.. NJE “NATE “ ME HENE TE NDRITSHME PESEMBEDHJETESHE … TENTIM POLI TE FTOHTE VERIOR PER TA ZHBLLOKUAR NGA AKULLZIMI… PERAFERSI NE TABLLO QE VALLEZOJNE ME NATYRALITET DERI NE MONDANIZEM… PRECIPITIM MENDIMI EDHE NE AKULLNAJEZIM EKSPRESIVITET EDHE NE BOTENGUSHTESI DHE TRIUMFIM DAFINE… RROKEZIM TE VEPRAVE TE MEDHA DHE VALEZIM SKENIK… NJERI ME IDE ,PRIJES ,UDHERREFYES,ORGANIZATOR QE TENTON DHE LUFTON TE KAPE MAJEN ME NJE PERGATITJE TE FORTE ATLETIKE MENDORE… TREGIM ORGANIZATIV SHUMEKAHESH… DHE VENIE EMER ME MERITE… DREJTORI MJAFT I SUKSESSHEMI TEATRIT KOMBETAR… KETO JANE DISA SPIKATERI TE REGJISORIT TE TALENTUAR TE MENDIMIT DHE VEPRIMIT TE RI ,KIÇO LONDO
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:50 pm | |
| NJE SHPALOSJE TE KETIJ FENOMENI NEPERMJET MEDIAS Pakshumepakper kete talent shqiptar…
*
Energjia e pashtershme e Kiço Londos
Si nje nga regjisoret dhe menaxheret me aktive te artit ne Shqiperi, Kico London este e veshtire ta gjesh ne nje moment prehjeje.
Ky njeri qe nuk kenaqet kurre dhe qe eshte gjithmone ne kerkim te me se mires, eshte ne levizje te vazhdueshme. E gjejme ne ambientet e Teatrit te Metropolit ne pergatitjet e fundit te nje shfaqjeje te re mes nje kasti te ri aktoresh qe nuk e kane per here te pare qe punojne me te dhe qe ia njohin fare mire natyren e tij te vecante dhe ekspresive.
Drejtuesi i Teatrit te Metropolit mundohet te sjelle ide dhe novacione te pafundme por cmimi per t’u paguar eshte goxha i larte dhe nje pjese e kesaj kostoje bie mbi familjaret e regjisorit te njohur. Besi Londo vajza e vetme e tij tregon jeten me nje baba qe le mendjen pas teatrit.
“Kujtimi me i hershem qe kam me babin eshte kur kam qene e vogel rreth 5-6 vjece ne Greqi dhe duke qene se nuk kishin ku te me linin, me merrnin me vete dhe me conin ne teater. Dhe keshtu m’u fut dhe mua mikrobi i teatrit. Babi eshte shume tolerant me mua dhe eshte babi qe te gjitha vajzat enderronin”, shprehet Besi. Por Kico Londo nuk perbehet nga disa personazhe te ndryshme. Ai eshte vetem nje njeri pasionant dhe i rrembyer teresisht nga puna e tij. “Shtepia jone eshte vazhdimi i punes se babi ben ne institucion. Dhe kjo jo gjithmone eshte nje gje e mire sepse do doja me pak teater ne shtepi”, shton vajza e regjisorit.
Nje nga njerezit qe e njeh po aq mire eshte edhe mikesha e tij Rajmonda Bulku. Mes impenjimeve te jetes parlamentare, ajo gjen pak kohe per te folur per mikun e saj. “E Kam njohur ne jeten artistike te Tiranes. Eshte shume ambicioz, shume bashkekohor, nuk le shfaqje pa pare dhe do te preke me te rene”, nenvizon Rajmonda. Dhe mes perceptimeve te miqve dhe te afermve te tij, Kico Londo vazhdon me vrull projektin per te realizuar vizionin e tij per teatrin. Nje imazh ndoshta i paqarte per syrin e te tjereve dhe ne dukje pakez aventuresk, por qe gjithsesi le shijen e mire te nje njeriu qe sakrifikon shume dhe qe jepet me pasion pas idealit te vet.
Në një intervistë të dhënë dje për gazetën “Albania”, drejtori i Teatrit të Metropolit, Kiço Londo rrëfen për punën që po bën me ndërtimin e dy sallave të reja që i shtohen këtij teatri dhe ambicjet e tij për sezonin e ri artistik. Pas një investimi prej 30 milionë lekësh që Bashkia e Tiranës ka bërë për të ndërtuar një qendër kulturore moderne dhe shumëdimensionale, drejtori Londo shpreh bindjen se Teatri i Metropolit do të jetë mjaft kompetitiv e pse jo, shumë shpejt më i miri në shkallë republike.
Ndërsa shohim se punimet në Teatrin e Metropolit vazhdojnë, ç’mund të na tregojë ndonjë detaj drejtori Kiço Londo?
Para një viti, kur çelëm Teatrin e Metropolit, premtuam se do të kishim sallën tonë. Tashmë e kemi një sallë teatri, në të cilën janë dhënë dy premiera dhe po bëhemi gati të hapim dy salla të tjera, siç janë salla “Glob” me 90 veta dhe salla e bodrumit me 300 veta. Fondet janë dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe pas realizimit të këtyre punimeve do të nisë beteja për vendosjen e shfaqjeve cilësore në këtë teatër. Synojmë të kemi një repertor të ngjeshur me autorë të mëdhenj si Bergman, Sing, Shekspir, Erike Manuel Shmit etj. Gjithashtu, mendoj që në fillim të vitit të bëjmë një konkurs të krijuesve të rinj të teatrit. Pesë regjisorë, skenografë e kostumografë me pesë trupa të ndryshme aktorësh do të konkurojnë mes tyre. Minimalisht një shfaqje do të jepet 15 herë në Tiranë dhe në sallat e ndryshme të Shqipërisë. Por, edhe që t’ju them se do të kemi një Hamlet në sezonin e ri, nuk është ndonjë habi dhe as e papritur... Repertori i zgjedhur nga ne do të jetë mjaft “agresiv”, një repertor që do t’ju japë shanse njëherësh, aktorëve me përvojë dhe atyre mq të rinj, të cilët dalin nga akademia dhe qëndrojnë larg skenës.
Sa do të jeni kompetitivë në krahasim me Teatrin Kombëtar?
Pa dyshim që Bashkia e Tiranës është shumë më ambicioze pasi fondi që ajo jep për Teatrin e Metropolit është jo vetëm më i madh se ai i Teatrit Kombëtar, por edhe më i madh se fondi i përgjithshëm që jep Ministria e Kulturës për të gjitha teatrot brenda një viti. Deri tani janë dhënë 30 milionë lekë (të reja) për Teatrin e Metropolit. Nga pikëpamja organizative dhe nga ajo ekonomike do t’i rezistojmë tregut. Besoj se ata që e nisën këtë punë dhe e sollën deri këtu, te një teatër me tri salla, do ta vazhdojnë dhe më tej.
Si do të funksionojnë dy sallat e tjera që janë ende në konstruksion?
Salla “Glob” është universale; aty do të ketë teatër, cirk dhe shfaqje të ndryshme. Ndërkaq, salla e bodrumit do të jetë më interesante dhe do të përdoret kryesisht për shfaqje teatrore. Premiera e parë do të jetë Sing, me veprën “Playboy i botës perëndimore”. Tema kryesore e kësaj vepre është mitbërja. Historia e një djali, i cili për t’u bërë i famshëm vret babanë. Duke menduar për perspektivën e Teatrit të Metropolit, në muajin tetor (kur fillojnë dhe shkollat) do të nisë të funksionojë pranë nesh dhe Teatri për Fëmijë, veç Teatrit të Kukullave. Më bëtë pak më parë një pyetje dhe më thatë nëse do t’i rezistojmë dot tregut dhe Teatrit Kombëtar... Ne e dimë që jemi në hapat e para dhe është e vështirë, ndërkohë që TK ka një përvojë 65 vjeçare. Nuk vijmë në jetën artistike të kryeqytetit e më gjerë, thjesht si njerëz që duam të sfidojmë dikë tjetër. Sfidën e parë e kemi me vetveten.
Sa do të jeni të aftë që të përthithni aktorë e regjisorë të njohur dhe sa ju lejon buxheti juaj që ta realizoni këtë?
Qoftë në përthithjen e të rinjve, ashtu edhe për afrimin me kontrata për artistët me përvojë, aktorë e regjisorë, ne do të jemi shumë “agresivë”.
Thatë se do të kemi një Hamlet në sezonin e ri.
Jemi duke punuar për një Hamlet dhe besoj do të kemi vënien e tij. Regjisor nuk do të jem vetë, por mundet të jetë dikush tjetër me jo më pak përvojë sesa unë. Ambicja ime më e madhe për këtë sezon është të kem një Elektra të Sofokliut, të cilën uroj që mot në pranverë ta realizoj. Në fund të vitit 2010, Teatri i Metropolit do të jetë pa dyshim, teatri më i mirë në Shqipëri dhe këtë do ta tregojmë edhe në javën e frankofonisë me teatrin bilingual.
Kiço Londo: “Drama ime provokative me lesbike, biseksualë e dhunë” Dje, në Akademinë e Arteve në Tiranë u ngjit drama “Shërbëtoret”. Pjesa është shkruar nga dramaturgu i njohur francez, Jean Genet | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:50 pm | |
| Thyerje tabush, skena provokative, biseksualë, lesbike dhe dhunë... Kjo ka qenë drama e radhës, e ngjitur dje në sallën “Black Box” në Akademinë e Arteve të Bukura në kryeqytet, në regjinë e Kiço Londos dhe interpretimin e aktorëve të rinj, Valbona Imami, Adelina Muça e Loredana Gjeçi. “Shërbëtorët” titullohet pjesa, e cila vjen në kuadrin e “Pranverës të Frankofonisë 2008” dhe është një bashkëpunim i Akademisë së Arteve, “Çajupi-Teatër” dhe Ambasadës Franceze në Tiranë. Regjisori Londo tregon se drama e autorit të njohur francez Jean Genet do të ngjitet në skenën e Akademisë çdo fundjavë, deri në fund të muajit maj. E veçanta e kësaj shfaqjeje nis që nga spektatori, i cili do ta ketë në mes skenën e ndërtuar me blloqe betoni. Në mes të kësaj skene është dhe një varr i improvizuar, i mbuluar me jorgan të kuq. Sipas Londos, e gjithë mizanskena e shfaqjes tingëllon si një “valle vdekjeje”. Artistët vallëzojnë gjithandej, madje dhe mbi blloqet e betonit. “Më ka ngacmuar raporti i brendshëm i të qenit të nënshtruar dhe i paaftësisë për të ngritur krye”, - thotë Londo, Nga pikëpamja mizanskenike lëvizjet e aktorëve ngjajnë me dy zogj që janë në një kafaz me portë të hapur, të cilët përpiqen të dalin dhe nuk arrijnë të dalin dot, edhe pse porta është e hapur”. Grafikisht është zgjidhur kontrasti i së bardhës dhe të zezës, por edhe e kuqja, të cilat të tria së bashku janë ngjyrat e vdekjes dhe të zisë. Muzika është zgjedhur nga regjisori me motive moderne arabe. Ajo është e veçantë dhe nuk vjen si një zgjedhje rastësore, pasi siç shprehet Londo, autori i dramës ishte i dashuruar marrëzisht me orientin, madje në testament ka kërkuar që të mos varroset në Francë, por në Marok. Përsa i përket Jean Genet, ai ka qenë dhe në Shqipëri në kohën e mbretit Zog, por është shpallur “persona non grata”, duke qenë se ishte homoseksual. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe kur donte të merrte vizë për në SHBA, kur kjo gjë iu refuzua duke i thënë se e kishte moralin të lëkundur. Edhe pas kësaj shfaqjeje, regjisori Kiço Londo tregon se do të bashkëpunojë me artistët e rinj. “Më pëlqen të punoj me ta dhe, që këtej e tutje, do ta kem në linjën time të punës bashkëpunimin me artistët e rinj të Akademisë së Arteve”, – shprehet ai. Gjithçka fillon në një dhomë gjumi të stilit Ludovikian të shek. XV, ku një zonjë fisnike vishet prej shërbëtores së saj, që quhet Kleri. Zonja është e padurueshme, ndërsa shërbëtorja e bindur dhe e nënshtruar. Megjithatë, që të dyja tallin hapur njëra-tjetrën. Në fund shërbëtorja e qëllon me shpullë zonjën. Befas bie zilja e një ore dhe në mënyrë të rrufeshme e gjithë skena rrënohet. Zonja zbulohet dhe del që nuk është aspak zonjë, por njëra prej dy shërbëtoreve që po luajnë lojën e zonjës dhe shërbëtores kur zonja e shtëpisë mungon. Në fakt, shërbëtorja, që i thërrasin Klei, nuk është aspak Kleri, por një Solnash. Kleri është ajo që luan rolin e zonjës dhe sillet me të motrën njësoj siç sillet zonja me Klerin. Subjekti i shfaqjes, duke nisur që nga titulli, kuptohet që ka të bëjë me marrëdhëniet mes shërbëtoreve dhe zonjës së tyre. Sa herë që zonja mungon, dy shërbëtoret luajnë teatër me njëra-tjetrën, bëjnë lojën fantastike të të qenit nën urdhra dhe të kryengritjes përfundimtare ndaj zonjës, e cila imitohet herë nga njëra shërbëtore e herë nga tjetra. Ato të dyja janë shumë të lidhura me zonjën e tyre, duke qenë se ajo është më e re dhe më e bukur se dy shërbëtoret, me një ndërthurje përkushtimi, dashurie, erotike dhe urrejtje të fshehur. Ato do të bëhen shkaku i arrestimit të zotërisë, dashnorit të zonjës së tyre nëpërmjet letrave anonime që dërgojnë në polici. Bie telefoni, zotërinë e lënë të lirë me kusht. Shërbëtoret i zë paniku. Denoncimi tani do t’u zbulohet. Kështu ato vendosin që sapo të vijë zonja ta vrasin duke i hedhur helm në çaj. Zonja vjen. Shërbëtoret nuk i tregojnë asgjë për lirimin e zotërisë (dashnorit të saj). Në momentin kur zonja do të pijë çajin e helmuar i bie në sy receptori i telefonit i ulur dhe njëra nga shërbëtoret i tregon për lirimin e zotërisë. Atëherë zonja nuk arrin ta pijë çajin, por largohet me ngut që të takojë dashnorin. Shërbëtoret mbeten vetëm. Tani është radha e Klerit të faktojë kurajën e saj. Duke luajtur rolin e zonjës shërbëtorja pi çajin e helmuar dhe vdes. Dy shërbëtoret i lidh dashuria dhe urrejtja që u shkaktohen nga pasqyrimi i ndërsjellë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:51 pm | |
| * Kiço Londo sjell një “playboy” në Metropol Tërhequr më 09 Mars 2011
alma mile
Kur ajo u vu në skenë në fillim të shekullit XX, reagimet e publikut ishin të ashpra, madje në New York-un e vitit 1911, ajo u quajt e pamoralshme. Publiku nuk i kurseu fishkëllimat, perimet e kalbura, madje plasi edhe përleshja, çka në fund, çoi në arrestimin e kompanisë që guxoi ta vinte atë në skenë. Megjithatë, qysh aso kohe, vepra e John Millington Synge është bërë film për ekranin e kinemave, më tej televiziv, por edhe adaptim në opera. Shumë regjisorë e kanë rimarrë dhe e kanë vënë në skenë, duke përshtatur kontekstin e saj. Dhe kudo ka bërë zhurmë, madje edhe në vitet 2000. Tanimë ajo ka ardhur edhe në Tiranë. Ashtu si edhe shumë herë të tjera, kur ka vënë në skenë pjesë, që kanë ngjallur debat, edhe këtë radhë, regjisori Kiço Londo guxon të shfaqë në Teatrin e “Metropolit”, komedinë irlandeze “Playboy i trojeve tona”. Pjesa është përkthyer nga Sesilia Plasari, e cila prej disa muajsh ndodhet në Tiranë, për disa bashkëpunime me Akademinë e Arteve dhe Teatrin e “Metropolit”. Ajo gjithashtu do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të përzgjedhur nga Londo, me rolin e vejushës Kuin. Ky rol shënon rikthimin e Plasarit në skenën shqiptare, pas një periudhe shumë vjeçare largimi në Francë, ku përveçse ka thelluar studimet e saj, ka interpretuar në kompani të njohura franceze, mes të cilave dhe ajo e Jean Paul Belmondo. Së bashku me të do të luajnë edhe 10 aktorë të tjerë, mes të cilëve Lulzim Zeqja, në rolin kryesor, atë të Christy Mahon, apo “Playboyt”, Marsela Lena, Florian Agalliu, Xhejni Fama, Adriana Tolka, Aida Bajraktari, etj. Ndërsa skenografia e kostumet do të vijnë të realizuara nga Berinda Kokona. Tanimë, angazhimi i aktorëve të rij, është kthyer në një nga tiparet e teatrit të “Metropolit”, i cili u ofron një mundësi më shumë për këta artistë. Duke qenë pedagog në Akademinë e Arteve, Londo e ka pasur disi më të thjeshtë për të evidentuar talentet e reja, qysh në bankat e shkollës. Sa i përket veprës, së zgjedhur, ka qenë tematika e fortë sociale, që ka tërhequr regjisorin Londo. Arratisja nga një atmosferë mbytëse, dëshira për të qenë dikush tjetër, të qënurit në qendër të vëmendjes, apo lehtësia me të cilën dikush mund të kthehet në “hero”, pavarësisht se vepra që ai ka kryer është e dënueshme. Personazhi, rreth të cilit vërtitet ngjarja pretendon se ka vrarë të atin dhe është pikërisht ky akt që e bën atë të respektueshëm në sytë e fshatarëve të humbur. Kur përpara një gote me birrë të zezë ai rrëfen me pikëllim të rremë, ngjarjen, pavarësisht se çka e pret është litari, fshatarët e quajnë madje “trim”, edhe pse arsyeja e vrasjes nuk është edhe aq bindëse. Vrau babanë sepse ishte bërë i grindur kohët e fundit. Megjithatë në një vend, ku nuk ndodh asgjë, kjo është një ngjarje e madhe. Por figura e djaloshit nënvleftësohet, kur në skenë hyn i ati, i cili del se nuk na paska vdekur. Kjo atmosferë ngrohet nga prania e dy “damave”, Pegeen, vajza e të zotit të pijetores dhe vejusha Quin, një grua tek të 30-at. Komedia, sipas konceptit regjisorial të Londos, do të vijë e gjitha nën një veshje simbolike, ku përfshihen si dekori, kostumet, apo muzika, e cila do të ekzekutohet live në skenë. Do të jetë muzika dhe këngët karakteristike irlandeze, që do t’i japin ngjyra më interesante veprës. Komedia irlandeze “Playboy i trojeve tona” do të shfaqet fillimisht për mediat, ditën e enjte, më 11 mars, ora 21.00, në sallën e re “Bodrum” të këtij teatri. Për të vazhduar më tej në datat 12, 13 dhe 14 mars për miqtë e Metropolit dhe publikun e kryeqytetit. është parashikuar që kjo vepër të shfaqet 25 herë në skenën e Teatrit të “Metropolit”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:52 pm | |
| * “Romeo & Zhulieta”, dhimbja e bukur e Kiço Londos Kulture e Hënë, Mars 7th, 2011
Kujt ia merrte mendja se Zhulieta do të zbriste nga ballkoni dhe do të kërcente majë gishtash për të prekur dorën e Romeos… Kiço Londo arrin ta bëjë, madje me hijeshi dhe nuk të dëshpëron aspak fakti që ka guxuar t’u ndërrojë vendin heronjve të tragjedisë më të famshme të dashurisë, “Romeo dhe Zhulieta”. Prej disa ditësh, në sallën më të re të Teatrit të Metropolit po shfaqet një nga kryeveprat e letërsisë botërore, tragjedia shekspiriane, e cila kthehet në një skenë shqiptare pas gati 25 vjetësh. Kush ka parë disa nga veprat që regjisori Kiço Londo ka vënë në skenë, pa dyshim mund të mendojë se nuk bëhet fjalë për një vënie të zakonshme. Dhe në të vërtetë nuk është. Por kjo jo sepse pjesës i mungonin veshjet e kohës, gratë e bukura me fustanet me dantella, burrat me tunika të gjata, apo dyluftimet me shpata, apo muzika dhe kërcimet karakteristike. Shfaqja e Kiço Londos ndryshon nga të gjitha vëniet e tjera për disa arsye. Salla “Romeo dhe Zhulieta” përuroi sallën më të re të Teatrit të Metropolit. Dhe jo më kot. Salla mban emrin e tragjikomedianit të madh Shekspir dhe është ndërtuar sipas shembullit të Teatrit anglez “Globus”. Një sallë me një kube të lartë, me tetë ballkone, me një skenë rrethore në mes, e qarkuar nga karriget e spektatorëve. Janë 300 syresh. Që në këtë moment thyhet komunikimi tradicional mes publikut dhe aktorëve. Aktori është shumë afër me publikun, i cili ka mundësi ta shohë atë në sy, t’i ndiejë frymëmarrjen, po të shohë edhe ndonjë incident të vogël të tipit zinxhiri i fustanit që nuk do të mbyllet, apo një thikë që ka ngecur në brez dhe që të shtojnë ankthin për të parë se ç’do ndodhë më pas. Në këtë lloj komunikimi nuk ka truke. Dhe të gjitha këto i japin një shije tjetër të parit. Aktorët E gjithë trupa e aktorëve, të përzgjedhur nga Londo, për të luajtur tek “Romeo dhe Zhulieta” është e re. Mosha maksimale, me shumë gjasë është 33 apo 34 vjeç, deri tek të sapodiplomuarit. Përgjithësisht, si qenie paragjykuese që jemi, mund të mendojmë se një vepër me aktorë kaq të rinj, zaten ta kalojë nivelin e një shfaqjeje studentësh, megjithatë nuk është kështu. Të paktën në karakteret kryesore, Londo ka bërë zgjedhjet e duhura. Nuk mund të kishte një Zhulietë më Zhulietë se Esela Pysqyli. Ajo është 14–vjeçarja që dashuron si e marrë, që nuk do t’ia dijë për hasmëritë mes familjeve, që digjet nga padurimi për të parë të dashurin e zemrës, që mallkon dhe bekon në të njëjtën kohë, që ka frikë nga errësira e dhomat me lagështirë, por nuk ka frikë të vdesë, sepse pa dashuri, jeta i duket pa kuptim. Dhe Esela, me atë pamjen prej vogëlusheje të pafajshme, herë çamarroke e herë e përkëdhelur, rrezëllitëse, i rri aq mirë rolit, saqë dashurohesh menjëherë pas saj. Por ajo është e mbështetur nga një Romeo, që është po aq i çmendur sa ajo. Pas bashkëpunimit tek vepra “Plejboj i trojeve tona”, Kiço Londo kishte sigurinë se Lulzim Zeqja nuk do ta linte në baltë. Energjik, i prirë për të rënë në dashuri, karizmatik, fjalëgjetur, i qetë, por edhe i çartur njëkohësisht. Të dy protagonistët janë të rinj, të bukur dhe ta themi, pse jo, nuk kanë turp të puthen në skenë. Një tjetër karakter që duhet veçuar ndër të tjerë është ai i Vajës, interpretuar nga Adriana Tolka. Ajo është dadoja tipike, me një dashuri pa kufi për çupëlinën që ka rritur e që tani është bërë për burrë, e gatshme për të mbuluar çdo prapësi të saj, madje edhe martesën e fshehtë, e që nuk di të pushojë kur nis të tregojë ndonjë histori nga e kaluara. Kjo e bën atë deri diku komike, por aktorja di ta ruajë masën dhe di të jetë po aq dramatike, kur duhet të jetë e tillë, si në momentin e dhënies së lajmit për vdekjen e Tibaldit, apo vetë vdekja e rremë e Zhulietës. Roli i Markucios i vjen pas shtatit Ervin Bejlerit. Një i ri i shpenguar, i pacipë, gjysmë horr e gjysmë filozof, që nuk heziton të vërë në lojë këdo, ta marrë jetën si t’i vijë, por i hidhur në prag të vdekjes, teksa mallkon Montegë e Kapuletë. Një tjetër karakter i këndshëm në tërësinë e vet është ai i priftit, luajtur nga aktori Xhejni Fama. Me fizikun e bëshëm, me modelin e flokëve dhe zërin e qetë, ai është imazhi i priftit tipik, rrondokop, me fytyrë të ngjallur, por që përçon shumë mirësi. Florian Agalliu në rolin e Kapuletit, baba, është fisniku tipik, patriark, për të cilin fjala e së bijës nuk ka asnjë lloj peshe. Edhe aktorët e tjerë janë në funksion të këtij ansambli të madh, ku çdo hallkë ka vendin e vet. Regjia Që kur dëgjon se regjia është e Kiço Londos, je i bindur se sido që të jetë, nuk do të të zërë gjumi. “Romeo dhe Zhulieta” është një shfaqje dinamike, plot energji, ku aksionet nuk zvarriten, por ndjekin vrullshëm njëra-tjetrën, gati-gati pa frymë. Pjesën e korit, apo rrëfimtarit e luan një personazh, që Londo preferon ta quajë Dashuri, e ka veshur në të bardha dhe ajo është vazhdimisht e pranishme në çdo skenë të veprës. Londo i vë asaj përballë personazhin Vdekje, grimi i së cilës të kujton paksa Natalie Portman në “Mjellma e zezë”. Është ajo që jep puthjen fatale. Pasi Romeo goditet nga Zhulieta, teksa lë pallatin e Kapuletëve, ai kthehet dhe i puth të dyja, pastaj ato të dyja shkëmbejnë një puthje. Për një moment publiku konfuzohet, u vjen e papritur puthja mes dy aktoreve, por që për veprën, është pikënisja e tragjedisë. Gjuha Sa herë që flitet për një Shekspir, lind dilema se si gjuha e vargëzuar e tragjikomedianit të madh do vijë në buzët e aktorëve në mënyrë të tillë, që ajo të mos duket “modë e vjetër” për publikun e shek. XXI. Ajo që bie menjëherë në sy tek “Romeo dhe Zhulieta” është puna e bërë me tekstin. Aktorët nuk i heqin asgjë atij, por nuk e recitojnë me rimë, duke iu larguar kësisoj patetizmit që të dikton vargu. Vepra Titulli: “Romeo dhe Zhulieta” Autori: Uilliam Shekspir Regjia: Kiço Londo Kostumografia: Berina Kokona Përkthimi: Alqi Kristo Koreografe: Aledia Kondaj Skerma: Skënder Plasari Interpretojnë: Lulzim Zeqja, Esela Pysqyli, Adriana Tolka, Xhejni Fama, Dorian Ramanlliu, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Florind Belliu, Besmir Bitraku, etj. * | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:52 pm | |
| * SHEKSPIRI I TË RINJVE
Nga: Fjodora Fjora Romeo dhe Zhuljeta është një nga tragjeditë më të famshme Shekspiriane në botë. Historia e mrekullueshme e dashurisë së tyre është kthyer në simbolin e sakrificës në emër të ndjenjës. Si e tillë, ajo ka njohur rmë qindra e qindra vënie në skenat teatrore anembanë botës, realizime filmike e interpretime individuale nga ana e regjisorëve që e kanë përzgjedhur atë. Gjithkush e ka interpretuar Sheksipirin sipas mënyrës së tij. E tillë është dhe eksperienca më e fundit e regjisorit Kiço Londo, njëkohësisht edhe drejtor i Teatrit të Metropolit në Tiranë. Romeo dhe Zhuljeta që ai ka vënë në skenën shqiptare, ka marrë përsipër të përballojë një sfidë të madhe, përballjen e mitit, në këtë rast dramaturgjisë shekspiriane me brezin e ri të aktorëve shqiptarë, emra të njohur prej publikut në këto vitet e fundit, të sapo diplomuar ose ende në bankat e Akademisë së Arteve
Gjithçka nisi me inaugurimin e sallës së re të Teatrit të Metropolit që vlen të ketë vendin e saj në këtë shkrim. Ndryshe nga të gjitha sallat teatrore që jemi mësuar të shohim në mënyrë tradicionale, kjo sallë e re e hapur për publikun pak javë më parë në Teatrin e Metropolit është një hapësirë në formë ovale. E veshur e gjitha në dru ajo krijon një hapërisë të re dhe dinamike, ku publiku që është i ulur rreth e rreth skenës e cila ndodhet në qëndër të sallës ndihet pjesë organike në çdo shfaqje. Çdo regjisor që merr guximin të vejë në këtë skenë një shfaqje duhet ti bëjë hesapet mirë me publikun. Ai është në gjëndje të kontrollojë çdo frymarrje, çdo grimasë, çdo dridhje emocionale të zërit të aktorit, kaq pranë tij ndodhet. Është në dorën e regjisorit të mundësojë një koncept regjisorial të atillë që të mund të integrojë natyrshëm brënda njëri tjetrit elementët që e bëjnë një shfaqje të sukseshme. Le të themi që më në fund hapësira eksperimentale shumë e njohur në skenat anembanë botës është prezente edhe në Tiranë. Kjo sallë është edhe më e madhja ndër ambjentet që përbëjnë teatrin e Metropolit dhe drejtuesist e tij menduan ti vënë një emër të rëndësishm, salla Shekspir. E sigurisht, në nder të këtij emri kush më mirë se vëtë drejtori i këtij institucioni njëkohësisht dhe regjisor shumë i njohur mund të përcillte tek publiku një nga kryeveprat e Uilliam Shekspir, tragjedinë Romeo dhe Zhuljeta. Kico Londo është shquar si një regjisor, por dhe si pedagog kur ishte në Akademinë e Arteve që ju ka dhënë gjithmonë mundësinë aktorëve të rinj të shpërfaqin talentin e tyre në skenë. Mbi të gjitha ai ju ka dhënë një shans, në kohë të vështira të gjejnë role, mbështetje dhe hapësirë për të realizuar ëndrrën e tyre. Sepse në një vend ku mosha minimale për të dalë në pension është mbi të 60-tat për meshkujt dhe femrat, të pakta janë hapësirat që krijohen për punësimin e aktorëve të rinj në institucionet teatrore. Për të mos thënë dhe faktin absurd që ata që quajnë veten aktorët e shquar, preferojnë të interpretojnë vetë personazhe 20 vjecarë, kur vetë po arrijnë të 50-tat. E pra këto, por edhe arsye të tjera e kanë shtyrë regjisorin Londo që këtë herë, Shekspiri i tij të flaës një gjuhë rinore, ku babai i Romeos interpretuar nga Lulzim Zeqja është një djalosh disa vjet më i ri student në Akademinë e Arteve, ku Zhuljeta dhe mamaja e saj janë dy shoqe kursi në degën e aktrimit.
Si erdhi kjo vënie e Romeo dhe Zhuljetës, si po duke bashkëpunimi me aktorët? Të dalësh përballë Shekspirit është një eksperiencë e jashtëzakonshme,- thotë Londo,- të gjithë njerëzit e teatrit të Metropolit u përfshinë në këtë project të madh. Natyrish pa marrëzi, pa devijacione, pa mendimin ndryshe nuk mund të bëhet asgjë. Të luash Sheksipr në një sallë ovale është shumë e vështirë. Ne nuk kemi një traditë të këtillë, kjo është një gjë e veçantë. Megjithatë duhet guxim. Ekipi i artistëve e kishte këtë guxim, e mori këtë guxim mbi vete. Natyrisht unë e pranoj që jam pjesë e riskut derisa zgjodha një ekip krejt të ri. Për të përcjellë Shekspirin këtë vepër nga më të vështirat sidomos në teknikën e të shkruarit, vepër e cila mund të çojë menjëherë në recitim, në kantilenë, për shkak të vargut për shkak të pathosit të madh që ka vepra. Por ne e mirëkuptuam njëri tjetrin dhe në shfaqjen e fundit unë ndjeva që aktorët kanë filluar të rehatohen dhe tashmë mendoj se ka ardhur moment ta shijojmë edhe ne vëtë si ekip këtë rezultat. Unë e vlerësoj shumë punën e aktorëve të rinj, të gjithë ekipit të kësaj shfaqje. Kjo punë tregoi se Shekspiri mund të jetë pjesë e jona, Shekspiri është dashuria jonë, Shekspiri është vuajtja e çdo artisti. Tashmë i shikoj këta të rinj, dhe mendoj që 6 muaj para do të kishim bashkarisht një sallë të tillë, apo që do luanin Shekspirin. Do ishin disa njerëz apo aktorë që do përpiqeshin me vepra të niveli të dytë apo të tretë, në shfaqje studentale ku do të thoshin, ja është dhe ky aktor. Kurse tashmë ata janë aktorë të një shfqaje të Shekspirit, ata janë aktorë që kanë shkelur të parët Shekspirin e Metropolit të Tiranës. Kanë patur fat ata që kanë patur në këtë shfaqje veshje të Blerina Kokonës që është bërë emblematike këtu në Metropol, e cila na ofroi costume gjithë elegancë duke ruajtur koherencën e veprës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:52 pm | |
| *
“Kopshti i vishnjave”, Çehovi përuron Teatrin e Metropolit Regjisori Kiço Londo: “Një shfaqje ndryshe, për një teatër ndryshe”
Petrika GROSI Një shfaqje ndryshe, për një teatër ndryshe. Ky është përkufizimi që ka për zemër ta përdorë Kiço Londo, regjisori dhe drejtori aktual i Teatrit të Metropolit, institucionit më të ri të artit skenik në kryeqytet, i cili do të përurohet me shfaqjen premierë të Çehovit, “Kopshti i vishnjave”, ditët e para të këtij muaji. Në fakt, shfaqja është menduar që të ngjitet në skenë me një përkthim të ri, koncept modern, aktorë gjithashtu të rinj dhe një filozofi që i përshtatet zhvillimeve bashkëkohore të teatrit europian. Njëherësh do të kryhet kësisoj përurimi i sallës me 120 vende të Teatrit të Metropolit, institucion i munguar që themelohet në brendësi të mjediseve të Estradës së Tiranës me mbështetje dhe financim nga Bashkia. Numri i shfaqjeve të kësaj drame parashikohet të jetë rreth 20, kryesisht gjatë fundjavave në mbrëmje (Ora: 21.00) nga data 2 prill deri më 3 maj 2009. Sa i takon premierës “Kopshti i vishnjave”, thelbi i saj
është një parabolë sepse sot ne nuk jemi në gjendje t’u japim përgjigje pyetjeve të dikurshme, të cilat, edhe pas kaq vitesh, mbeten sërish aktuale... “Është një dramë, që, e përmbledhur me dy fjalë, mbi të gjitha trajton mungesën e lëvizjes dhe të komunikimit mes njerëzve”, – shprehet Kiço Londo, teksa i kërkojmë një përkufizim të asaj që regjisori po përgatit për ta vënë në skenë. E teksa provat me aktorët e rinj vazhdojnë në skenë, vazhdojmë edhe ne, me atë “paturpësinë” tonë të falshme gazetareske, ta pyesim regjisorin për detaje të tjera. E pra, siç e thamë më parë, ne nuk jemi në gjendje t’u japim përgjigje disa pyetjeve të dikurshme: Si t’i shpëtojmë librat dhe bibliotekat? Çfarë të bëjmë me teatrin dhe sallat? Ka shumë “Kopshte vishnjash” që bëhemi gati t’i presim, çfarë të bëjmë kur “pronarët e rinj” arrijnë? Të tërhiqemi, apo të bëjmë aleancë me ta? T’i luftojmë fitimtarët e shekullit që sapo ka filluar? Sot jemi në një betejë vlerash. Vetëm kryeveprat lejojnë t’u afrohemi problemeve që rikthehen. Shfaqja në mënyrë simbolike paraqet “kompleksin e kopshtit” që ka të bëjë me gjymtimin psikologjik dhe shpirtëror që i krijohet njeriut kur humb gjënë më të mirë të vetes: një pronë, një pasion, një profesion, një ëndërr... Me humbjen e kopshtit, “pronarët e vjetër” humbin ëndrrën, prejardhjen, identitetitn, që nuk janë çështje materiale, por psikologjike, botëkuptimore. Edhe jeta e njerëzve të artit nuk ka kuptim pa dedikimin ndaj profesioneve tona. A duhet të mësojmë deri në fund mençurinë e të larguarit nga ato, të heqjes dorë, apo, përkundrazi, të vazhdojmë deri në fund? Kur shohim njerëz të artit që kanë hequr dorë nga “iluzionet e kaluara” dhe janë bërë pasanikë duke u marrë me tjetër gjë, këmbëngulja jonë mund të duket e dyshimtë, por kultura nuk është ideologji, së cilës i kalon mosha ose koha, me të cilën merremi vetëm në periudhat e vështira. Njerëzit e teatrit, që besojnë ende në fuqinë e skenës, duken si mbretër të ringjallur që kanë qenë të eliminuar nga “partizanët e së dobishmes”, të cilët u presin kokën pemëve. Megjithatë, ata harrojnë se teatri më tepër se një art është një qëndrim i njeriut përballë jetës dhe ky qëndrim është i shenjtë. Secili është mbret më vete, ndonëse drita sallash fiken përgjithmonë dhe spektatorët janë gjithnjë e më të rrallë. Teatri është një “kopsht vishnjash” i besueshëm, ndërkohë që të sjellësh Çehovin në skenë, sipas Londos, bëhet gjithmonë e më tepër e vështirë pasi ky autor nuk duhet nënvleftësuar dhe as nuk duhet marrë me mendjelehtësi.
* PËRKTHIMI
Londo: “Sejfulla Malëshova më takoi me ‘Vishnjat’ para 27 viteve”
Ndërsa kësaj here “Kopshti i vishnjave” do të “flasë” shqip falë punës të përkthyeses së re Besi Londo, regjisori dhe drejtori i Teatrit të Metropolit, Kiço Londo, rrëfen për gazetën “Albania”: “Këtë pjesë të Çehovit e kam lexuar para 27 vitesh të përkthyer nën kornizat e kohës dhe me një folklorizëm në brendinë e vet, nga një intelektual klasi siç ishte Sejfulla Malëshova. Gjej rastin të theksoj se sot kemi një përkthim të ri dhe ndryshe nga ekzistuesi, të realizuar enkas për premierën”. PËRURIMI
I ftuar special, artisti i famshëm rumun me origjinë korçare, Ion Karamitro
Për të përuruar teatrin e ri të Tiranës mësojmë se mes personaliteteve të ndryshme të artit dhe të kulturës do të jetë edhe një i ftuar special, siç është drejtori i Teatrit Kombëtar të Rumanisë, Ion Karamitro. Ai është një aktor arumun me origjinë nga Korça, vlerësimet për të cilin nuk mungojnë në mbarë teatrin europian. Mjaft të përmendim këtu Titullin e Nderit të akorduar për këtë personalitet nga Britania e Madhe, apo urdhrin e Ministrisë Franceze së Kulturës: “Kalorës i Artit dhe Letrave”. Po kështu, të shumta janë edhe çmimet që kjo figurë ka marrë për shfaqjet skenike. Veç të tjerash, artisti ka vënë në skena të ndryshme të Rumanisë e gjetkë me dhjetëra shfaqje (mbi 60 role: Shekspir, Çehov, Pirandelo etj.) të autorëve të njohur të teatrit botëror. Sikur të mos mjaftonin këto, Ion Karamitro numëron mbi 30 role në kinematografi, mes të cilave edhe atë të Zozimovit në filmin “Mission impossible”, ku protagonist është ylli i Hollivudit, Tom Kruiz, prodhim i vitit 1996. Po kështu, Karamitro ka një karrierë të mirë edhe në politikë duke pasur poste të rëndësishme në administratën rumune (1996-2000 – ministër i Kulturës). Ai hyn dhe te disidentët që dolën kundër regjimit komunist.
PASAPORTA
Titulli: “Kopshti i vishnjave” Autori: A. P. Çehov Regjia: Kiço Londo As/regjisor: Adelina Muça Përkthimi: Besi Londo Skenografia: Berinda Kokona Muzika: Shostakoviç
Personazhet Aktorët
Ljubova Andrejevna Eni Jani Gajevi Alban Krasniqi Varja Loredana Gjeçi Trofimovi Roland Saro Jasha Bledar Naska Sharlota Adriana Tolka Llopahini Devis Muka Anja Esela Pysqyli Hepiodovi Genti Deçka Dunjasha Orjana Cama Firsi Valon Pallaska Pishcik Marvin Tafaj Kalimtari Ledjan Papagjoni
* Te premtosh teater si Kico Londo
E Premte, 28 Shtator 2007 Anisa Ymeri
Teatri bashkekohor pritet te “mbije” edhe ne Tirane. Fill pas emerimit si drejtor i Qendres Kulturore “Tirana”, regjisori Kico Londo nxiton te premtoje teater bashkekohor per kryeqytetin. Jo vetem kaq! Duke perfunduar reformimin e sistemit te organizimit dhe funksionimit te qendres sipas ideve te tij, Londo ka bere publik edhe nje kalendar shfaqjesh per stinen artistike 2007-2008. Mes tyre, ajo cka veren pa shume mundim jane edhe dy premierat teatrore, te cilat ne saje te projekteve pritet te marrin fondet e nevojshme.
Njeri prej tyre, nen regjine e Hervin Culit, qe mban titullin “Harvey”, paralajmeron edhe rikthimin e nje prej aktoreve qe i ka munguar prej vitesh skenes se teatrit, Bujar Lakos. E tjetri do te ngjise ne skene Tinka Kurtin e Valbona Imamin ne krah te saj. Jane projekte qe do te mund te realizohen ne saje te fondeve qe do te marrin prej Bashkise se Tiranes. E kjo s’do te thote aspak qe keto pjese do te shfaqen ne ndonje prej mjediseve te qendres qe Londo drejton. Pasi nuk ka nje salle teatri, e cila eshte ne “gjendje” te prese e percjelle artiste e spektatore. Por mund te kete ne te ardhmen ama, pasi ajo cka Kico Londo ka premtuar qe ne ditet e para te emerimit si drejtor i kesaj qendre, ishte pikerisht nje salle tjeter teatri per kryeqytetin.
Qellimi eshte i qarte ne thenien e Londos: “Me keto dy premiera, synojme qe te hedhim bazat e teatrit te qytetit te Tiranes, i cili do te jete nje teater alternativ, eksperimental e do te mbeshtetet ne nje repertor modern”. Qe te flasesh per nje teater, duhet te kesh nje skene per aktoret e nje salle per spektatoret. Sipas Londos, ngadale do te kemi edhe nje salle teatri te Qendres Kulturore “Tirana”. E deri atehere, shfaqjet mund te mbahen ne cilendo salle te kryeqytetit, qofte edhe ne ate te Teatrit Kombetar, perkundrejt qirase. Ne keto kushte, ato te mos pasjes se nje salle te veten, do te nise jeten e tij ky teater i ri bashkekohor i premtuar. Ndersa ndertimi i skenes i takon se ardhmes. E ardhme e cila mund te jete edhe teper e larget, pasi ne godinen, ku ndodhet kjo qender, jane shtrire auditoret e nje prej universiteteve private.
• Kiço Londo: Një shfaqje 15 herë në skenë Teatri i Metropolit organizon Festivalin e Parë të Teatrit të Katastrofës. Një formë paradoksale organizimi, por që synon tërheqjen e artistëve të rinj. Parimi i festivalit: një autor, një vepër. “Dy këmbë që ecin në drejtime të ndryshme” është logoja e Festivalit të Parë të Teatrit të Katastrofës, që do të zhvillohet në Teatrin e Metropolit, në periudhën shkurt-prill 2012. Autorët e festivalit, kanë zgjedhur një formë organizimi tepër të veçantë: një autor, një vepër. 4 regjisorë do të vënë në skenë 4 shfaqje, të cilat do të luhen nga 4 trupa të ndryshme dhe do të shfaqen 15 herë. Sipas drejtorit të Metropolit, Kiço Londo, ky festival synon të nxisë pjesëmarrjen e artistëve të rinj në jetën teatrore shqiptare. “Për këtë kemi zgjedhur një formë organizimi disi paradoksale, por që në thelb synon përftimin e energjisë së artistëve të rinj”, shprehet Londo. Veprat e përzgjedhura janë dy komedi me një akt, “Vëllazëri e interes” dhe “Zi e më zi”, të autorit Kristo Floqi. Shfaqjet e artistëve do të kalojnë përmes një seleksionimi nga ekipi përzgjedhës i regjisorëve, i përbërë nga Kiço Londo, Milena Selimi dhe Ada Ruçi. Kjo u jep mundësinë regjisorëve të rinj ta prezantojnë projektin e tyre jo thjesht në letër, por përmes një komunikimi të gjallë me selektorët e shfaqjeve. Artistët duhet të dorëzojnë projektet e tyre deri më 30 tetor 2011. Shfaqja më e mirë, regjisura më e mirë, aktori më i mirë, aktorja më e mirë, skenografi më i mirë dhe kostumografi më i mirë, janë çmimet që juria e përbërë nga Luiza Xhuvani, Blerina Kokona dhe Anisa Canaj do të shpërndajnë për artistët e festivalit në maj të 2012-s. Gjithashtu në vlerësimin e shfaqjeve do të merret parasysh edhe mendimi i spektatorëve, përmes një sondazhi me pyetësor. Shfaqja më e mirë do të marrë pjesë në dy festivale të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT Sat Sep 17, 2011 1:53 pm | |
| 1 Pasioni dhe përkushtimi, çelësi i suksesit: [Intervistë] / Kiço Londo
2 Kapen terroristë të grupit MAVI : [Në Greqi] / Kiço Londo
3 Teatri shkel plagë dhe ringjall shpirtin / Kiço Londo
4 "Nuk kam kohë të urrej" / Kiço Londo
5 Aktorët janë mbreti i shfaqjes .-(Regjisori që tenton drejt realizimit të hidhur, tragjik dhe optimist) / Kiço Londo; Valbona Zhupa
6 Për mua e ardhmja është e shkuara ime / Kiço Londo; Anila Logu
7 Godina rrezikohet nga mafia e ndërtimit : [Teatri Kombëtar] / Kiço Londo; Admirina Domi
8 Idhujt e tij : Xhuvani "Star" Mujo "kujdes kafshon": [Aktoret Luiza Xhuvani dhe Yllka Mujo] / Kiço Londo; Dhurata Hamzai
9 Rreziku im me "Pulëbardhën" : [Intervistë mbi vënien në skenë të kësaj komedie] / Kiço Londo; Loziana Ibrahimi
10 E dua ligjin "Për Teatrin", por të amenduar : drejtori i TK, shpjegon akuzat që regjisori Gëzim Kame bëri ndaj tij / Kiço Londo
11 Sezoni i ri me gjashtë premiera : [Teatri Kombëtar] / Kiço Londo; Blerina Goce
12 Teatri Kombëtar e ka kaluar krizën ku e futi shteti / Kiço Londo
13 Profesionin tim nuk do ta ndërroja me asgjë në botë / Kiço Londo; Kristi Pinderi
14 Në 2005 Teatri Kombëtar do të jetë një "Qytet Teatri" : [intervistë] / Kiço Londo
15 Jo më vepra e autorë periferikë : [intervistë me drejtorin e TK-së] / Kiço Londo; Alma Mile
16 Qyteti teatror, projekt nga Mbretëria e Savojës / Kiço Londo; Leonard Olli
17 Teatri Kombëtar merr fytyrën e "Savojës" / Kiço Londo; Anduela Nika
18 Njeriu që "ngjalli" teatrin : [intervistë] / Kiço Londo
19 Teatri shqiptar, dy hapa para katër hapa prapa / Kiço Londo; Magdalena Alla
20 " Gati qyteza teatrore, tani më shumë art" : [drejtori flet për ndërtimin dhe kompletimin e qytezës së re teatrore pranë TK] / Kiço Londo; Anila Mema
21 " Tre vitet e mia në Teatrin Kombëtar" / Kiço Londo; Blerina Goce
22 Do të na kapin për veshi dhe do na fusin në Europë : intervistë me regjisorin dhe ish-drejtorin e TK, Kiço, Londo / Kiço Londo; Ersejla Murati
23 Takova vdekjen dhe kuptova ç'është jeta : përjetimet e çasteve të dhimbshme, reflektimet dhe projektet e së ardhmes nga regjisori Londo / Kiço Londo; Oliverta Lila
24 Teatri i Metropolit po vjen : autori flet për ambicjet dhe prioritetet e këtij teatri / Kiço Londo; Oliverta Lila
25 U besoj ëndrrave jo të vërtetave : [me regjisorin Kiço Londo dhe projektin e tij "Fillimi i një fluturimi"] / Kiço Londo; Elsa DemoShiko më shumë
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT | |
| |
| | | | LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |