Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit"

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

"Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit" Empty
MesazhTitulli: "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit"   "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit" EmptyMon May 02, 2011 7:08 pm

"Profeti Muhamed (a.s.) – Krenaria e Njerëzimit"


Titulli: Eseja që fitoi çmimin e parë

Ylbere Lani*

Paqja dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qofshin mbi të Dërguarin (a.s.), zërin e së vërtetës dhe mëshirës për botën. Buqeta e dritës që largon errësirën e mosbesimit dhe që ndriçon rrugën tonë. Lindja e Profetit tonë të dashur shënon edhe rilindjen e njerëzimit. Deri ditën kur Profeti e nderoi këtë botë me ardhjen e tij, njerëzit nuk ditën të dallonin natën nga dita, trëndafilin nga gjembi. Falë dritës që përhapi me ardhjen e tij i Dërguari i Allahut, errësira u pasua nga drita, nata u mbulua nga dita dhe në shkretëtirë çeli trëndafili. E të mendosh se ai ishte njeri, kështu si ne, nuk e bën aspak më të vogël madhështinë e tij si Profet, si më i përkryeri i qenieve njerëzore, si “xhevahiri mes gurëve”.

Por si ndodh vallë që zemra përvëlohet nga dashuria e malli për Të kur sytë as në ëndërr nuk e kanë parë?! Nuk e pashë asnjëherë fytyrën e buzëqeshur që ngrohu zemrat e njerëzve. Nuk e dëgjova zërin, i cili ishte qetësi dhe udhëzim për zemrat, zërin që ishte thirrës për në Xhenet. Unë nuk isha pranë Profetit në Bedër, Uhud e Hendek dhe as në Haxhin e Lamtumirës në Qabe. Nuk isha atje për të shtrënguar dorën e tij të bekuar në besën e Akabes. Mirëpo, përsëri e dua dhe malli për të më djeg zemrën.

Të dua dhe dua Atë që të do ty, o i Dërguari i Allahut. Gjithmonë ke qenë larg por edhe shumë pranë meje, a ka më pranë se në zemër…? Unë u rrita me frymën tënde, u rrita me veprën tënde dhe s’reshta së ndjekuri udhën tënde, o më i dashuri njeri për zemrat. Ah sikur të kisha pak nga mëshira jote dhe kurrë s’do të mendohesha dy herë për të ndihmuar të varfrit dhe jetimët. Ah sikur të kisha vetëm pak nga drejtësia jote, që mos t’u hyja asnjëherë në hak të tjerëve. Ah sikur vetëm pak të kisha nga mirësia jote e çdo të keqe do ta luftoja me të mirë. Sikur të kisha vetëm pak nga bujaria dhe thjeshtësia jote, që t’i doja njerëzit pa dallim dhe të mos ecja në tokë me kokën mbi shpinë. Sikur vetëm një të qindtën e durimit tënd të kisha, që sa herë të më godiste ndonjë fatkeqësi, të duroja ashtu siç bëje ti. Kush tjetër do ta bënte atë që ti bëre në Taif? Kur i gjithë populli të goditën me gurë, të fyen, Xhebraili të pyeti: - A do që ta shkrumbojmë këtë popull e ta bëjmë hi ?... e ti i përgjakur the: - “Jo, se mbase prej tyre lind ndonjë besimtar”. E mua më mbushet zemra kur shoh që sot Taifi është plot me besimtarë.

Vallë deri ku arrinte mëshira dhe urtësia jote? Ti nuk kërkoje mirënjohje për dijen e madhe që përhapje, por vetëm falënderoje, falënderoje dhe bëje thirrje për shpëtim. Ti me shembullin e lartë të devotshmërisë arrite të hapje labirinte në zemra që të tjerë nuk arritën dot. Goja jote kurrë nuk reshti së thëni La ilahe il Allah dhe kurrë nuk reshte së adhuruari Zotin e Gjithësisë.

Të premtuan diellin në njërën dorë e hënën në dorën tjetër, pra botën, që të hiqje dorë nga kumtesa jote por misioni yt ishte më i vlefshëm se vetë bota. Amaneti yt më i çmuar para se të ndërroje jetë ishte: besoni në një Zot, adhuroni vetëm një Zot dhe me këto fjalë u largove nga kjo botë, duke shpresuar që umeti yt do ta zbatonte amanetin e fundit. Mirëpo, o i Dërguari Allahut që kur ike ti shumë gjëra kanë ndryshuar, e në këtë botë nuk ka ngelur më shenjë nga mëshira jote. Shejtani me shokët e tij po e kanë më të lehtë punën për të cilën iu betuan Allahut, të devijonin njerëzit nga rruga e drejtë. Në tokën të cilën ti e begatove me paqe dhe mirësi, rrodhën lot dhe gjak, u bënë vrasje dhe mizori. Sot vëllai urren vëllain se e ka verbuar pasuria e xhelozia. Zotat që ti dikur theve me duart e tua, u rindërtuan dhe njerëzit akoma besojnë në perëndi të rreme. Fatimet u detyruan të qajnë se u vu dorë mbi mbulesën, simbolin e tyre të devotshmërisë.

Si të mos më digjet zemra për ty o Dërguari i Allahut, si mos të kem mall për ty? Kur sot kemi nevojë më shumë se kurrë për ty, për thirrjen tënde që jep jetë. Mbikëqyrjen dhe komandën tënde që të çon ne udhëzime, e sidomos kemi nevojë për shembullin tënd se fatkeqësisht shumë prej motrave dhe vëllezërve të mi e kanë harruar rrugën tënde, kanë harruar fjalën tënde që është argument dhe veprën tënde, që është çelësi i lumturisë së kësaj bote dhe asaj tjetrës, Ahiretit. Nuk ka gjë më të tmerrshme se të vdesësh nga etja në mes të detit... Ndërkohë që Allahu solli shpëtimin nëpërmjet teje ja Resulallah, sërish ka prej atyre që nuk besojnë në vërtetësinë e fjalës tënde dhe kanë humbur pas pasurisë e bukurisë së dynjasë. Unë ndiej faj e përgjegjësi dhe jam e turpëruar përpara teje ja Resulallah, se e vetme nuk munda t’i dal dot për zot amanetit tënd. Nuk munda të jap shembull siç duhet prej moralit tënd të lartë dhe nuk kam forcë të dënoj padrejtësitë e imoralitetet, që sot i quajnë modernizëm në shoqërinë tonë. Zëri im çirret në mes të të shurdhërve, që s’duan të dëgjojnë të vërtetën që ti kumtove ja Muhamed! Por kjo nuk më ndalon të vazhdoj rrugën tënde, të eci pas gjurmëve të tua… Sepse të dua o i Dashuri i Allahut dhe dua Atë që të do ty… Nga ty mësova se në rrugëtimin e vështirë të jetës ka një dritë në fund. Mësova se dashuria nuk njeh pikatore dhe se lumturia lind me shikimin e qiellit. Mësova se duhet jetuar me thjeshtësi sa do i ngritur të jesh në detyrë, se përpara Allahut të gjithë jemi të barabartë. Mësova se nuk duhet të brengosem kur më bie ndonjë e keqe, por vetëm të shtoj duatë, se Allahu e di çdo gjë më së miri. Dikur nuk e kuptoja domethënien e haditheve të tua o i dashur Profet, por sot më ndjekin në çdo sekondë të jetës dhe as që dua ta mendoj se si do të ishte jeta ime pa këshillat e udhëzimin tënd. Për këtë kurrë s’do të resht së falenderuari Allahun për mëshirën e Tij që tregoi ndaj nesh, duke të dërguar ty si shpëtim për ne.

Të jam mirënjohëse që na përcolle këtë fe kaq të bukur e të drejtë. Dhe i bëj dua Allahut që zemrat që e kërkojnë të vërtetën e që janë të etura për dituri shpirtërore, me lejen e Tij, i drejton ta gjejnë rrugën e drejtë të kumtuar prej Profetit, e pastaj jam e bindur se nuk kanë për t’u ndarë kurrë gjurmëve të tija… Për mua dhe besoj se për çdo besimtare, nuk do të kishte lumturi më të madhe, se ditën që do te dalim përpara Allahut, të dalim përkrah teje ja Resulallah, e ti të ndjehesh krenar për umetin tënd, o Krenaria e Njerëzimit, o Vula e Profetësisë.

Gjithmonë si një perlë e shndritshme do të qëndrojë mbi çdo petale trëndafili i bukuri emër i yti ja Muhamed (a.s.), zë i ëmbël prej Xhenetesh… e qenia më e dashur tek Allahu .
_______________________________

* Fituesja e çmimit të parë në Konkursin për esenë më të mirë të titulluar "Profeti Muhamed (a.s.) – Krenaria e Njerëzimit", shpallur më dt. 2 maj 2011 në Akademinë e Shkencave, Tiranë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 70
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

"Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit" Empty
MesazhTitulli: Re: "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit"   "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit" EmptyWed May 04, 2011 1:07 pm

E paska marrë me të njofshëm! Nuk kuptoj për çfarë Eseu, nga çfarë Akademie e Tiranës? Eseu është ese, kurse eseu fetar nuzk shkon, sepse nuk ka ese fetar! Feja, besimi ka fjalën e Perëndisë, e nuk është ese, as poezi, as editorial,... -Ky shkrim mund të jetë diçka tjetër, por jo Ese! E kuptoj se edhe nëpër shkolla të mesme po i detyrojnë nxënësit të shkruajnë Ese, kur Eseun nuk mund ta shkruajnë as mentorët e tyre. Eseu është krijimi më i lartë i mundshëm i intelektit njerëzor. Prandaj Eseu nuk është një hartim me shkrim, a një editorial, a kolumne, edhe kështu te ne tashmë të bastarduar me interesa partiake a klanore. Eseu iu lutem është ligjërim i jashtëzakonshëm për artin e krijimit njerëzor. Mirëpo, për Krijimin e Perëndisë nuk mund të ketë Ese, sepse njeriu nuk mund të ngritet mbi Perëndinë! Për këtë, ky lloj shkrimi i kësaj autoreje mund të quhet adhurim me besim për Perëndinë dhe të Dërguarin e tij! Nuk ka për Perëndinë gjë tjetër, a mënyrë tjetër ligjërimi, sepse çdo mënyrë tjetër ngritë fjalën e njeriut mbi fjalën e perëndisë. Sepse gjithmonë, eseistët janë më të zotë dhe më me intelekt se krijuesit letrarë e artistikë! ...-Më falni! Aristoteli tha se mik e kishte Platonin, por më mike të Vërtetën!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Konferenca: Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale
» Statuti i privilegjeve te kristianeve nga Profeti Muhammad
» Klonimi,sfida e re e njerëzimit!
» Mëshira e njerëzimit - Muhammedit (a.s.)
» Çmimi i parë ndërkombëtar "Muhamed Resulullah s.a.v."

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: