Dr. A. Zahur dhe Dr. Z. Hak
Me 628 e.r profeti Muhammad (s) garantoi nje Statut Privilegjesh per murgjerit e Manastirit te Shen. Katerines ne Malin Sinai. Ai perbehej nga disa klauzola te cilat mbulonin te gjitha aspektet e te drejtave te njeriut perfshi ketu tema te tilla si mbrojtja e kristianeve, liria e adhurimit dhe levizjes, liria per te caktuar gjykatesit e tyre dhe per te patur dhe mbajtur pronat e tyre, perjashtimi nga sherbimi ushtarak, dhe e drejta e mbrojtjes ne kohe lufte.
Nje perkthim shqip i atij dokumenti jepet me poshte.
"Ky eshte nje mesazh nga Muhammad ibn Abdullah, si nje pakt per ata qe mbajne Kristianitetin, prane dhe larg, ne jemi me ta.
Me te vertete une, sherbetoret, ndihmesat, dhe ndjekesit e mi i mbrojne ata, sepse kristianet jane qytetaret e mi; dhe per Allah! Une jam
gjithmone kunder cdo gjeje qe i deshperon ata.
Asnje lloj detyrimi nuk duhet te kete mbi ta.
As gjykatesit e tyre nuk do te hiqen nga puna dhe as murgjerit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnje nuk lejohet qe te shkaterroje nje shtepi te besimit te tyre, ta demtoje ate, apo te marre ndonje gje nga ajo per tek shtepite e muslimaneve.
Ne qofte se ndonje merr ndonje nga keto, ai do te shkele paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit te tij. Me te vertet, ata jane aleatet e mi dhe kane statutin tim te sigurt kunder gjithckaje qe ata urrejne.
Asnje nuk do t'i detyroje ata qe te udhetojne apo ti obligoje per lufte.
Muslimanet duhet te luftojne per ta.
Ne qofte se nje femer kristiane martohet me nje musliman, kjo nuk duhet te ndodhe pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet te ndalohet te vizitoje kishen e saj per tu falur.
Kishat e tyre duhet te respektohen. Atyre nuk duhet tu ndalohet riparimi i tyre as shenjterimi i pakteve te tyre.
Asnje njeri nga kombi (musliman) nuk duhet te shkele kete pakt deri ne Diten e Kiametit (fundi i botes)."