Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Klonimi,sfida e re e njerëzimit!

Shko poshtë 
+4
Freddy
Anna
Beton
Kosovarja
8 posters
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyThu Oct 04, 2007 4:34 pm

Pas klonimit te suksesshem te nje dele per here te pare ne Angli, pas nje klonimi te suksesshem te nje mushke ne SHBA, e poashtu eshte bere e ditur se nje shkencetar italian ka bere te mundur klonimin e suksesshem te nje kali. Shkencetaret ne fushen bio-gjenetike nuk e fshehin entuziazmin e ketyre zhvillimeve te reja fushen kerkimore shkencore mbi klonimin. Mirepo kjo ka ndezuar debate dhe shqetesime ne rradhet e njerezve:

A mendoni se klonimi eshte dicka pozitive?
A mendoni se edhe njerezit duhet te klonohen?
Si po e ndryshon klonimi jeten e gjallesave te gjalla mbi toke?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyThu Oct 04, 2007 4:58 pm

C'fare te mendoi per kete fenomen,une mund te them se jam kunder klonimit.Pse:? do te thoja se luan rolin e Zotit ku i miret jeta nje krijese e t'i jepet jete nje njeriu,nuk mendoj se eshte nje alternative e mire.

vazhdim te mire ne teme....

made by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyThu Oct 04, 2007 6:19 pm

Une jam komlpet kunder klonimit sod fillon me kafshet neser fillon me njerze eksperimenti me njerz dhe nuk duhet te perkrahet asnjihere klonimi njerzor dhe kjo del jashte ligjeve qe ka sjell natyra .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyFri Jan 11, 2008 9:44 pm

Unë jam e mendimit se ky proces duhet të ndalohet menjëherë ngaqë nuk mund asnjëherë njeriu të bëjë atë që ka bërë Allahu, d.m.th se mund të paraqiten foshnja me defekte e me probleme që janë të teperta për botën sot dhe shkencëtarët le të merren me punë më të mençur se sa klonimi i foshnjave. Shkencëtarët le të gjejnë zgjidhjen e shërimit të semundjeve që mbysin njerëzit ...

Pra jam kunder klonimit te qenieve njerezore....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyFri Jan 11, 2008 10:13 pm

Une nuk mund te them qe jam plotesisht kunder klonimit. Megjithse per kete ka kush miret me mire, ata edhe mund te vendosin. Pajtohem me ate se, kjo eshte e paligjshme per fet e ndryshme, por anen tjeter eshte nje e arritur e madhe e njerzimit. Me sa dij une nese behet nje klonim, nuk i mirret jeta askujt. Por behet nje copy-paste e nje njeriu tjeter. Bashe kisha pas qejf me kon i klonuar une, edhe me pa veten mbas disa vitesh te ri qe ben nje jete ndryshe nga une...Nuk mendoj qe ka ndonje rrezik nga klonimi.
Kurse per ate qe thuani Kosovarja, qe shkenctaret te mirren me zgjedhje per semundje te ndryshme, besoj qe per qdo semundje qe ka nje emer sot, egziston edhe zgjidhja ( ilaqi). Perderisa egziston zgjidhja per semundjen e AIDS-it, per tjerat eshte problem i vogel.
Mendimi im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Freddy
Fillestar/e
Fillestar/e
Freddy


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 34
Registration date : 01/02/2008

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyFri Feb 01, 2008 6:55 pm

Shifni si eshte muhabeti.eshte ne natyren e njeriut qe te jete kureshtar dhe keshtu qe ai duhet te kerkoj te zbuloje.pyetja qe shtrohet eshte se "nqs ai nuk kerkon si do ti zbuloje kurat ndaj semundjeve si kanceri etj.kanceri eshte nje semundje gjenetike dhe klonimi eshte nje nder shkallet qe duhen kaluar per te rritur njhurite.2 sfidat jane 1.personaliteti njerezor nuk klonohet dhe 2.duke gjetur kurat per aids dhe kanceri bota do te mbipopullohej.mendoj se me shkalle qe ka arritur teknologjia sot sherimi i aids eshte i mundur por ajo nuk behet e njhur sepse do te conte ne mbipopullim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptySat Feb 02, 2008 4:14 pm

I jap Freddyt te drejte ne nje aspekt (mireseerdhe Freddy ne gjirin tone), por i them Freddyt se sot nuk eshte koha per klonimet sepse akoma ne bote ka njerez apo grupe njerezish te papergjegjshem qe do ta perdornin kete shkence per te sunduar boten apo edhe per ta shkaterruar ate perfundimisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyThu Feb 21, 2008 2:34 am

Mendoj nese ekziston kjo mundesi pra eshte zbuluar shkencerisht ateher pse jo, sot shume shtete bejne klonimin e deles por thuhet se edhe klonimi njeriut eshte bere por ruhet ne fshehtesi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyThu Feb 21, 2008 6:29 pm

O njerez merreni me ngadale, se s’eshte kaq tragjike sa e beni ju!

Se pari duhet thene se klonimi eshte nje nga arritjet me te medha te shkences e duhet vleresuar si e tille.
Ka 3 lloje klonimi: klonimi i DNA-se, klonimi riprodhues dhe terapeutik.
Te nderhysh ne modifikimin e kodeve te DNA-se eshte dicka sensacionale (me besoni se e kam ndier vete!), te mendosh qe nje njeri mund te vuaje nga nje semundje vdekjeprurese per nje dhe vetem nje baze te vetme te gabuar, ne miliarda te tilla ne kodin gjenetik.
As e keni idene se sa semundje te tilla ekzistojne, ku pacientet detyrohen ta paguajne me jeten e tyre nje gabim ne dukje kaq te vogel, dhe c’do te thote te shpetosh qindra njerez te destinuar te vdesin cdo dite.
Gjithashtu, klonimi i organeve te caktuara per transplant eshte shume i dobishem, sepse zvogelon varesine nga donoret e organeve, qe jane te paket dhe shpesh here te paperputhshem gjenetikisht me pacientin, gje qe e ben transplantimin fatal.
Une personalisht jam pro klonimit per qellime terapeutike, qe eshte ende ne hapat e para te tij dhe uroj te jete sa me i suksesshem, por sigurisht kunder riprodhimit te qenieve njerezore nga embrionet e klonuar.
Te paren e konsideroj arritje, sepse perdoret per te kuruar semundjet, ndersa e dyta eshte sfide ndaj Zotit, njeriu kurre s’mund te behet krijues!!
Megjithate kjo e fundit eshte e ndaluar me ligj dhe ka shume komplikacione per t’u vene ne zbatim, por edhe sikur te realizohej nje dite (larg qofte!) identiteti i njeriut do te humbiste perfundimisht, ato do ishin me teper monstra me shume te meta, dhe ne vend te krijimit te ‘perfeksionit’, duke bere cdo tipar sipas preferencave, shkenca do shkaterronte definitivisht identitetin njerezor.
Pra si cdo e mire edhe klonimi ka anet e tij negative, ne fund te fundit askush s’mund te kontrolloje cfare cmendurira eksperimentale mund te punoje mendja e nje shkencetari ne boten e tij ‘te vogel’ laboratorike…


Nga shoqja ime E.H.
Studente ne USA!

Thjesht desha te shkruaj ne kete teme, por pasi me dha ca informacione E.H., nuk kisha pse te humbas kohe duke e ditur se eshte nje studente super dhe nje besimtare e mire katolike.

ANI,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! EmptyTue Feb 26, 2008 10:58 pm

Kur autori Aldous Huxley, ne vitin 1932 shkroi romanin e tij „Schöne neue Welt", ndoshta, as që e ka besuar se fantazia e tij një ditë do të bëhet realitet. Klonimi, temë që ka motivuar shumë autorë dhe zgjuar fantazitë e tyre për krijimin e shumë veprave fantastiko-shkencore, por në veçanti, i ka nxitur shkencëtarët e mbarë rruzullit tokësor për hulumtime eksperimental, së pari në bimë, e më vonë edhe në shtazë.
Derisa autorët e ndryshëm, përmes veprave të tyre, tërhiqnin vëmendjen se përmes keqpërdorimit të proceseve gjenetike dhe klonimit, njerëzimit mund t'i kanoset zhdukja, shkencëtaret, në të kundërtën, propagandonin vlerat pozitive dhe shumë të dobishme të këtij zbulimi në sferat medicinale.

„Dr. Frankenshtajn" u quajt shkencëtari amerikan Jerry Hell, kur për herë të parë, më 1993, bëri klonimin e embrionit njerëzorë dhe, në vend të famës, korri indinjatën mbarënjerëzore, gjë që edhe e detyroi atë t'i ndërpres eksperimentimet e mëtejme. Mirëpo, shkencëtarët në shumë institute nuk e ndërprenë punën e tyre dhe vazhduan eksperimentet me kafshë.
Klonimi i parë sensacional (pas 277 provave të dështuara) u arrit me 22 janar 1996 në Institutin-Roslin të Skocisë ku si rezultat i hulumtimeve komplekse shkencore të ripërsëritjes se një gjeni, u krijua delja „Dolly". Shkencëtarët Skocezë ia arritën që nga një qelizë e vetme e deles të ripërsërisin të njëjtin tip, pra të krijojnë prototipin identik në çdo aspekt. Pas këtij eksperimenti të suksesshëm në Skoci, filluan punën institutet e ndryshme në shumë qendra botërore. Më 1997 u arrit klonimi i minjve; më 1998 klonim i viçit „Marguerite; më 1999 klonimi i derrave; në vitin 2000 u arrit për herë të parë me sukses edhe klonimi i majmunit; më 2003 klonimit i kalit "Prometea" dhe në prill 2005 klonimi i parë i një qeni, të quajtur "Snuppy". Këto suksese të njëpasnjëshme të klonimit të shtazëve të ndryshme, bën me dije se klonimi i parë i njeriut është në prag!Derisa eksperimentimet e shumëfishimit identik me shtazë lejohen edhe me ligj, eksperimentet e klonimit të qenies njerëzore kanë hapur debate të shumta. Vet, ish Kryetari Klinton kërkoi nga komisioni bioteknik të dalë me një qëndrim rreth kodit etik në fushën e biogjeneve. Edhe ministria gjermane e Shkencave dhe Hulumtimeve kërkuan marrjen e masave për ndërprerjen e çfarëdo lloj keqpërdorimi në këtë fushë. Deputeti britanik, D. Akllen beson se kjo vë ne dyshim gjithë natyrën e njeriut. „Mendoj se kjo do të çoj në zhdukje e njeriut. Ne po krijojmë një nenspecie, dhe njeriu në të ardhmen, nëse kjo vazhdon, do të jetë vetën një vepër dhe jo njeri i vërtet". Në këtë drejtim kritika të rrepta dërguan edhe bashkësitë fetare duke i paralajmëruar shkencëtarët që të heqin dorë nga manipulimet me krijesat e Perëndisë, sepse kjo mund t'ju hakmerret keq!

Me gjithë kritikat e shumta, në dhjetor të vitit 2000, Parlamenti britanik jep dritën e gjelbër dhe mundëson eksperimentime klonuese për nevoja terapeutike. Sipas rregullave „të rrepta", shkencëtarët mundet të eksperimentojnë me embrionet klonuese, por ato, nuk guxojnë të jenë më të vjetra se 14 ditë. Gjithashtu, lajmet më të reja nga Berlini lënë të supozohet se dhe Parlamenti gjerman, pas atij britanik, do të mundësoj një eksperimentim të këtij lloji (parlamenti gjerman e ka të ndaluar me ligj që nga viti 1990 manipulimin me gjene). Por manipulimi me gjene (për qëllime humane, mjekësore, shkencore etj.) lejohet edhe në Finlandë, Danimarkë, Spanjë e shumë vende të tjera. Kjo u vërtetua edhe gjatë votimin të një deklarate kundër klonimit në shkurt të vitit 2005 në Kombet e Bashkuara, ku mbi 30 shtete u deklaruan pro klonimit.
Në dhjetor të vitit 2000, shkencëtari amerikan, Gregory Stock, në intervistën për revistën gjermane „Fokus" thotë se fëmija i parë i klonuar pritet të lind „brenda pesë viteve të ardhshme". Me 26 janar të vitit 2001, një grup prej tre shkencëtarësh nën udhëheqjen e shkencëtarit italian, Severino Antinori, bëri me dije, se klonimi i një embrioni njerëzor do të mund të realizohet brenda „18 muajve". Përndryshe, Antinori u bë i njohur në botë në vitin 1994, kur arriti që një grua 62 vjeçare ta bëjë nënë. Që tani, ai i ka në dispozicion 50 qifte që janë lajmëruar vullnetarisht.
Nga tempoja rapide e zhvillimit të shkencës, shihet qartë se ajo po i afrohet pikave kulminante. „Lajmi epokal i njeriut të parë të klonuar së shpejti do ta trondit botën. Një homo i klonuar në laborator nuk është më utopi". Këtë e thonë ekspertet me një siguri të plotë.
Francis Collons, një udhëheqës i kërkimeve të gjeneve, në konferencën e World-Life-Science që u mbajt më 2001 në Lyon të Francës thotë se është i bindur se njeriu do të lirohet nga kufizimet biologjike dhe „do ta merr në duart e veta kontrollin evolutiv". Ai mendon se brenda disa vitesh njeriu i modifikuar gjenetik do të jetë si qenie standarde. Shkencëtarët do të mund të manipulojnë me gjenet dhe të mundësojnë lindjen e fëmijëve të shëndosh, duke larguar tek ata gjenet e sëmura, të trashëguara nga prindërit. Pra me këtë do të mundësohet edhe ndryshimi i dëshiruar i statusit biologjik për ta avancuar vetveten. Edhe këshilltari për çështje etike i ish Kryetarit amerikan Klinton, Eric Meslin është thellë i bindur „se njeriu së shpejti do të klonohet. Nuk mund të ndaloht ky proces" - thotë ai. Panos Cavos, shkencëtar amerikan dhe anëtar i treshit në grupin e Antinorit, në një emision televiziv gjerman, thotë: „Djalli ka dalë nga shishja. Më mirë ta krijojmë ne atë se sa një diktator i kësaj bote (aludonte në Sadam Hyseinin)."

Shumë autorë në artikujt e tyre lënë të dyshosh, shikuar nga zhvillimet e hovshme të shkencës në përgjithësi, se qysh sot nëpër laboratorë të ndryshme të botës veç krijohen klonime të qenies njerëzore! Me teknologjinë që disponon sot njerëzimi, nuk duhen investime dhe mund i madh për t'i mundësuar kushtet e një laboratori për klonim. Për te krijuar një "Frankenshtajn" nevojitet vetëm një qelizë e shëndosh. Andaj edhe shtohet dyshimi dhe frika se kjo do t'u mundëson diktatorëve të ndryshëm të krijojnë kopjen e vetë dhe atë, jo vetëm një, por disa përnjëherë. Derisa disa tmerrohen nga këto parashikime, të tjerët ngazëllohen duke shpresuar se do të rilindin idolet e tyre. Veç janë paraqitur grupet të ndryshme me shuma të caktuara të hollash që kërkojnë kopjet e idoleve të tyre siç është ai i „American for Cloning Elvis", që shpresojnë se përmes djersës në këmishën e Elvis Prislit do të mundësohet rilindja e tij. Pastaj në grup tjetër, www.clonejesus.com që shpresojnë në rilindjen e Krishtit etj. Shumë të tjerë shpresojnë në rilindjen e më të dashurve të tyre që kanë pësuar nga sëmundjet ose fatkeqësitë, duke i kthyer ata prapë në jetë përmes sistemit të klonimit. Gjithashtu, një sekt në Amerikë ofron „pavdekësi". Për 200.000 dollar amerikanë ata ju garantojnë shërbim komplet të klonimit personal pas vdekjes.

Derisa skeptikët kanë një prizëm tjetër shikimi për këtë drejtim, shkencëtarët këtë e konsiderojnë si metodë terapeutike që do t'i ndihmoj shumë njerëzimit, sidomos tani pas zbërthimit të alfabetit gjenetik nga shkencëtari amerikan Craig Venter. Marrja e një embrioni nga një qelizë njerëzore dhe shumëfishimi i saj, ngjallë shpresa të mëdha në lëmin medicinal. Më këtë sistem, shkencëtarët shpresojnë se do të arrihet eliminimi i shumë sëmundjeve të rënda e të pashëruara gjerë më tani siç janë: kanceri, AIDS, parkinsoni etj. Ky sistem, sipas shkencëtarëve, do t'ua kthej shpresat edhe shumë të sëmurëve që presin transplantim të organeve nga më të ndryshmet. Gjithashtu, do të ndikoj edhe në shërimin e lëndimeve të palcës kurrizore si dhe të sistemit nervor, pra do të jetë një hapë shumë i rëndësishëm për mjekësinë. „Kjo metodë e klonimit terapeutik nuk është një hapë kah „Desingbaby", por një metodë e re e shërimit përmes linjave qelizore" thotë Henning Beier, Drejtor i Institutit Anatomik nga Klinika Universitare e Aachenit.

Se kur do t'i shijoj rrezet e kësaj bote qenia njerëzore e klonuar dhe a do të paraqes ardhja e tij shpresën apo tmerrin, varet shumë nga normat morale, etike, mjekësore, ligjore etj. Por siç duket kjo do të ndodh së shpejti, kur te kihet parasysh fakti se sot në mbarë rruzullin tokësorë punojnë intensivisht në këtë drejtim me dhjetëra grupe shkencëtarësh.

Sido që të jetë, çështjet mbesin të hapura dhe prognozat janë të ndryshme. Krahas prioriteteve pozitive dhe shpresëdhënëse për mjekësinë, megjithatë doza e frikës sa vjen e shtohet, pasi mundësit e keqpërdorimit përmes gjeneve në sferat më të thella të qenies njerëzore, kurrë nuk kanë qenë më të mëdha dhe më të rrezikshme se sot.

...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty
MesazhTitulli: Re: Klonimi,sfida e re e njerëzimit!   Klonimi,sfida e re e njerëzimit! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Klonimi,sfida e re e njerëzimit!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema
» Mëshira e njerëzimit - Muhammedit (a.s.)
» "Profeti Muhamed-Krenaria e Njerëzimit"
» Mendimi pozitiv në jetë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: