Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VÉLLEZÉR PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 45
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

VÉLLEZÉR  PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ! Empty
MesazhTitulli: VÉLLEZÉR PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ!   VÉLLEZÉR  PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ! EmptyMon May 02, 2011 3:12 pm

VÉLLEZÉR PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ!



Sot éshté 1 MAJ. Nuk éshté festé, por dita e LUFTÉS dhe e SOLIDARITETIT NDÉRKOMBÉTAR TÉ PUNÉTORÉVE.

Kudo né boté. Ne, punétorét emigranté shqiptaré JU PÉRSHÉNDESIM dhe JU SIGUROJMÉ, se kurdoheré do té mbéshtesim luftén dhe pérpjekjet tuaja kundér padrejétsisé dhe pabarazisé shoqérore, pér njé jeté té liré, me barazi ekonomike e politike dhe miréqenje pér té gjithé. Ne nuk do té lejojmé kurré qé ushtria e emigrantéve té manipulohet nga afendikonjté dhe té béhet njé armé e tyre kundér punétoréve greké. Ne nuk jemi pérballé dhe kundér juve. Ne jemi PÉRKRAH JUVE dhe ME JU. Ne jemi véllezérit tuaj, kemi té njejtén aspiraté me ju dhe lufta joné éshté e pérbashkét. Kjo éshté bindja joné e thellé dhe e patundur,qé buron nga interesi yné i pérbashkét.

VÉLLEZÉR PUNÉTORÉ GREKÉ!

Ju jeni déshmitaré té kushteve prej skllavi, qé na imponohen nga pushteti i afendikojnjve veqanérisht neve, emigrantéve shqipétaré. Ne nuk gézojmé as njé té drejté njerézore e qytetare, pa le mé té drejta politike e kombétare, qé jo e jo. Pérveq késaj, neve na duhet té pérballojmé edhe diskriminimin e egér shovinist e rracist, té ngritur né sistem nga politika e borgjezisé greke. Pér qdo gjé negative né Greqi tregohet me gisht punétori shqiptar, si e keqja mé e madhe e kétij vendi. Nén rrégozé ky diskriminim mbéshtetet edhe nga politikanét shqiptaré. Kjo béhet me qéllim nga té dy palét.

Qeverité greke e shqipétare DUAN TÉ NA NDÉRSEJNÉ NDAJ NJERI-TJETRIT.

Éshté né interesin e afendikonjéve dhe té qeverive té tyre né Greqi e Shqipéri, qé té sajojné e té mbajné ndezur njé konflikt e armiqési té mundéshme midis punétoréve greké dhe emigrantéve shqiptaré.

A do té lejojmé ne qé té realizohen planet e tyre té zeza?

"ASNJÉ POPULL NUK MUND TE JETÉ I LIRÉ,KUR SUNDON MBI NJÉ TJETÉR". Kjo éshté njé e vérteté e madhe historike. Ne dimé té dallojmé punétorét dhe popullin grek nga afendikonjté dhe pushtetarét e vendit.

Ne jemi té bindur se qéndrimi i tyre kundrejt emigrantéve né térési dhe atyre shqiptaré né veqanti, éshté diametralisht i kundért. Shoké punétoré greké ne besojmé né solidaritetin tuaj. Ne e kérkojmé HAPUR dhe VÉLLAZÉRISHT kété solidaritet, si njé detyré té natyrshme internacionaliste, si njé obligim ndaj véllezérve tuaj, emigrantéve shqiptaré. Lufta dhe pérpjekjet tona, té cilat do ti fuqizojmé edhe mé shumé, pér té fituar té drejtat, qé na takojné, me siguri do té gézojmé pérkrahjen dhe mbéshtetjen tuaj té fuqishme.

Sot éshté 1 MAJ. Me mendjen dhe me zemren tek e ardhmja, i falemi késaj dite, si njé pikénisje e pérhershme e luftés dhe e solidaritetit ndérkombétar té punétoréve.

Sot e pérgjithmoné, "proletaré té té gjitha vendeve, bashkoheni!"





Pérshéndetje Proletare!

BASHKIMI EMIGRANTÉVE SHQIPTARÉ "PUNA"



MAJ 2011,Athine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VÉLLEZÉR PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VÉLLEZÉR PUNTORÉ GREKÉ DHE EMIGRANTÉ TÉ HUAJ!
» Pabarazija puntore ndèr gjinore?
» C'po ndodh vellezer?????
» Letersi e huaj - Pablo Neruda
» Fjala e huaj në vend të fjalës shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: