|
| Letersi e huaj - Pablo Neruda | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:28 am | |
| Mund të shkruaj
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar, Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”
Era e natës sillet në qiell dhe këndon.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia. E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu. E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë. Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të. Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.
Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg.. Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të. Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia. Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua. Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve, Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi, Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:28 am | |
| DALENGADALË VDES….
Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë, që nuk ndryshon rrugë, që nuk rrezikon, që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve, që nuk i flet atij që nuk e njeh. Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën, që është i pakënaqur nga puna, që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr, që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura. Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton, që nuk lexon, që nuk dëgjon muzikë, që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij. Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij, që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë, që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq, që ankohet për shiun që nuk pushon. Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë, që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe që nuk përgjigjet për gjërat që di. E shmangim vdekjen me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë kërkon një përpjekje shumë më të madhe se thjeshtë fakti që marrim frymë. Vetëm durimi i paepur do të na bëjë të arrijmë lumturinë më të madhe. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:28 am | |
| Dashuria
Grua do desha te isha biri yt, per te pire qumeshtin nga gjite si nga nje ujvare per te pare e ndier, perkrah te te kem ne qeshjen e arte e ne zerin e kristalte.
Per te ndier ne krahet e mia si Perendia nder lumenj e adhuruar deri ne kockat e trishtuara prej pluhuri e gerqele keshtu qenia jote te kalonte pa dhimbje perbri meje e do te vinte nder strofa-e paster nga cdo e keqe.
Si do dija te dashuroja grua, sa do te dija te dashuroja,te dashuroja si askush nuk ka ditur kurre te vdisja e te te doja akoma me shume e akoma me shume te te doja, me shume. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:29 am | |
| Per zemren time
Per zemren time mjafton kraherori yt, per lirine tende mjaftojne krahet e mi. prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.
Vegimi i cdo dite eshte te ti. Dhe ti je vesa ne zemer te lules. Kur ti mungon zhduket horizonti. Si nje dallge je qe perjetesisht iken.
Une thashe qe ti kendoje neper ere si pisha e larte dhe e heshtur. Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.
E mirepritur je si nje shteg i vjeter, ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike. Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne zogjte qe flinin ne shpirtin tend. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:29 am | |
| Mali dhe lumi
Në vendin tim gjendet një mal. Në vendin tim gjendet një lumë.
Eja me mua,
Nata ngjitet përmbi mal. Uria zbret poshtë në lumë.
Eja me mua.
Cilët janë atë që vuajnë? Unë nuk i njoh, por janë njerzit e mi.
Eja me mua.
Unë nuk e di, por ata me thirrën Dhe më thonë: “Ne vuajmë.”
Eja me mua.
Dhe ata më thonë: “Njerzit e tu Njerzit e tu të pafat, Midis malit dhe lumit Me uri dhe pikëllim, Ata nuk duan të ndeshen vetë, Ata po të presin ty, mik.”
Oh ti, njeri që e dua, I vockli, kokrra e kuqe E grurit, Ndeshja do të jetë e ashpër, Jeta do të jetë e ashpër, Por ti do të vish me mua. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:30 am | |
| Lavdi Dites se Lumtur
Kesaj here me lini te jem i lumtur, nuk i ndodhi asgje askujt, nuk jam asgjekundi, ndodh qe jam i lumtur, deri ne te fundit thellesi te zemres. Duke ecur, duke fjetur a duke shkruar, çfare mund te bej, jam i lumtur. Jam me i panumert se bari ne kullote. Ndjej lekuren si nje peme e rigjalleruar, uji poshte e zogjte ne maje, deti porsi unaze rreth jetes sime, e guatuar prej buke e shkembi - toka, ajri kendon porsi nje kitare. Ti afer meje mbi rere, je rere, ti kendon dhe je kenga. Bota eshte sot shpirti im, kenge e rere, bota sot eshte goja jote, me lini mbi gojen tende e mbi rere te jem i lumtur, te jem i lumtur patjeter, sepse marr fryme e merr fryme, te jem i lumtur, ngaqe te prek dhe eshte sikur te prekja lekuren blu te qiellit dhe freskine e tij. Sot lermeni qe te jem i lumtur, une e mjaft, me apo pa te gjithe, te jem i lumtur me barin e me reren, te jem i lumtur me ajrin e token, te jem i lumtur me ty, me gojen tende, te jem i lumtur. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:30 am | |
| HUMBEM EDHE KETE MBREMJE
E humbem edhe kete mbremje Askush nuk na pa te zene per dore, kur muzgu i kalter binte mbi bote.
Nga dritarja une pash’ lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si nje monedhe, nje copez dielli u perndez ne duart e mia.
Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur, me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.
Ku ishe ti ne ate kohe? Me c’njerez? Cfare fjalesh u thoshe? Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh, kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart, dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken, Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:31 am | |
| KUSH ESHTE ME I THJESHTE
Fuqia nuk mburret (druri me tha) as thellesia ( me thane rrenjet), as bardhesia (me tha vete mielli). Druri s’thote kurre: “Une jam me i larte se te tjeret”. As rrenja nuk thote: “Une jam prej zemre te dheut”. Dhe buka, cilido qofte kulaci, me mjalte, kurre nuk thote: Une jam mbi te gjitha”. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:31 am | |
| MUND TE SHKRUAJ VARGJE………
Kesaj nate mnd te shkruaj vetem vargje te trishtuara.
Te shkruaj pershembull: “pikelohet nata prej yjeve e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”
Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.
Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara: e doja dhe here-here dhe ajo me dishi.
Neteve si kjo, nen krahet e mija e mbaja. E perqafoja nen qiell…nen qiellin e hapur.
Me deshi.Kohe-pas-kohe e pata dashur dhe ne. Si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?
Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat. Kur mendoj qe nuk e kam me.E kuptoj qe e humba.
Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te… Dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar…. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:31 am | |
| Trup Gruaje
Trup gruaje, kodra te bardha, kofshe te bardha Ti i ngjan botes ne castin e krijimit Trupi im prej fshatari te pagdhendur te leron, E ben te shpertheje nga fundi i dheut biri.
Isha i vetem si nje tunel, zogjte me largoheshin e nata brenda meje kishte pushtet te pafre. Per te mbijetuar te mora ty si nje arme, si shigjeten ne harkun tim, si gurin ne habe.
TANI MBAROI ORA E HAKMARRJES E UN TE DUA trup lekure, lemyshku, qumesht trup lakmues e i qete.
Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte
Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:33 am | |
| KENGE E DESHPERUAR
...Oh grua, nuk di si munde të më mbash në truallin e shpirtit tënd, në kryqin e krahëve të tu. Më e t’merrshmja dhe e shkurtra qe dëshira ime për ty më e shqetësuara dhe e dalldisura, më makute dhe e nderë.
Varrezë puthjesh, akoma përflaken varret e tua përvëlojne akoma luzmat e cukura nga zogjtë Oh, gojë e kafshuar, gjymtyrë të puthura oh, dhembje të dëshiruara, oh trupa të pleksur oh, përqafim i çmendur shprese e force, në të cilin u bashkuam dhe u dëshpëruam.
E dhembshuria e ëmbël, si uji e mjelli e fjala sapofilluar në buzë Ky qe fati im e më shtegtoi dëshira ime me të u rrëzua dëshira ime, gjithçka në të qe anije, mbytje
I braktisur si skelat në agim vetëm hija fërgëlluese më përdridhet ndër duar Ah më tej se çdo gjë, ah shumë më larg Është ora të nisem, Oh i braktisur. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:34 am | |
| S'TE DUA...
S'te... dua vetem sepse te dua, de prej dashurie e mos dashurie vij, prej pritjes kur nuk te pres,- prej akullit ne zjarr shkon zemra ime. Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj, pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem, dhe masa e dashurise time shtegtare eshte te mos te shoh dhe te dashuroj si i verber. Ndofta do ta djege drita e janarit, rreze e vertete, tere zemren time,- duke me vjedhur celesin e qetesise. Ne kete ndodhi vetem une vdes e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:34 am | |
| KOHA
Dita perbehet prej shume ditesh,dhe ora perbehet nga minutat e nxitueshem te voneses,-dita formohet nga harresate sperdredhura,nga metalet, nga qelqet,teshat qe jane hedhur ne qoshe, nga paralajmerimete letrave qe kurre nuk mberriten. Dita eshte liqeni ne pyllin e se Ardhmes, liqen qe e ka mbuluar gjethi,perkujdesi, tingujt e mbytur qe zhyten ne uje , sikur te ishin qielli. Ne breg mbesin gjurmet e praruara te dhelpres se mbremjes... Dita ne shndritjen e saj grumbullon luspa,peshperima, papritur cdo gje lind si ndonje rrobe qe na perket neve,dhe si ndonje vezullim i paket, qe priti sa ti vinte ora e vet dhe po vdes, me urdher te nates, duke u rrotullisur ne terr. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:35 am | |
| Kush je ti,kush je?!...
Duke menduar, duke pleksur hije në vetminë e thellë. Edhe ti je larg, oh, më larg se të gjithë. Duke menduar, duke çliruar zogj, duke zhdukur imazhe, duke varrosur drita. Këmbanore mjegullash, kaq të largëta, atje në lartësi! Duke mbytur rënkime, duke thërmuar shpresa të errëta, mullis i heshtur, Nata bie si kafshatë në këmbët e tua, larg nga qyteti. Prania jote më është e huaj, kureshtare si një objekt. Mendoj, ec gjatë, jeta ime para teje. Jeta ime para të gjithëve, jeta ime e ashpër. Britma përballë detit, mes guriçkave, që vrapon e lirë, e marrë nëpër avullin e detit. Tërbimi i trishtë, bitma, vetmia e detit. Bleronjëse, e ashpër, nderë drejt qiellit. Ti, çfarë ishe aty, ç’përthyerje, ç’purtekë të asaj freskoreje të pamatë? Ishe larg si tani. Zjarr në pyll! Përvëlon në kryqe kaltëroshe. Përvëlon, zhurit, përflak, përshkëndit në pemë drite. Lëshohet, brambullit. Zjarr, Zjarr. E shpirti im i plagosur vallëzon prej bujashkave të zjarrta. Kush thërret? Ç’qetësi e populluar jehonash.? Çast i mallit, çast i gëzimit, çast i vetmisë, çast i imi mes të gjithave! Guackë në të cilën era kalon duke kënduar. Kaq pasion vaji mbërthyer pas trupit tim. Tronditje e të gjitha rrënjëve, Sulm i të gjitha dallgëve ! Endej, i gëzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im. Duke menduar, duke varrosur dritën në vetminë e thellë. Kush je ti, kush je? | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:36 am | |
| Po edhe sikur...
Po edhe sikur ditet te binin ne humneren e neteve, perseri, prape ka nje pus ku prehet qetesia.
Dhe duhet te ulesh buze erresires dhe me durim te peshkosh driten qe bie atje. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:36 am | |
| Ketu te dua
Ketu te dua. Ne pishat e errta qe era ngaterron Ndricon hena mbi ujrat e vrullta. Pershkruhen dite te njejta qe ndjekin njera-tjetren.
Mjergulla shkrihet ne figura kercimi. Nje pulbardhe argjendi shkeputet nga perendimi. Ndonjehere nje vele. Larte, lart yje.
Ose kryqi i zi i nje anije. Vetem. Ndonjehere me kap agimi, dhe i njome eshte madje edhe shpirti im. Tingellon, e ritingellon deti i larget. Ky eshte nje port. Ketu te dua.
Ketu te dua dhe me kot horizonti te fsheh. Po te dashuroj midis ketyre gjerave te ftohta. Ndonjehere puthjet e mia shkojne mbi ato anije te renda, qe vrapojne neper det atje ku nuk arrijne. Shikohem qe tashme i harruar si keto spiranca te vjetra. Moli eshte akoma me i trishte kur e prek mbremja.
Jeta ime stermundohet me kot e uritur. Dua ke nuk kam. Ti je kaq e larget. Merzitja ime lufton me perendimet e lehta. Por nata arrin e fillon e palevizshme. Hena rrotullon shiritin e saj te endrrave.
Yjet me te medha me shohin me syte e tu. E sepse une te dua, pishat ne ere, duan te kendojne emrin tend me fletet e tyre. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:36 am | |
| Ne flaken qe vdes
Ne flaken qe vdes te mbeshtjell drita, Zbehtesi e pikelluar kredhur ne te ti qendron Balle spiraleve te lashte te muzgut Qe sillet rreth teje.
E heshtur, mikja ime E vetme ne vetmine e kesaj ere te vdekjes, Dhe mbushur me jete te zjarrit Trashegimtare e dlire e dites se rrenuar.
Pak diell te ulet ne fustanin e erret Dhe rrenjet e medha te nates Pernjheresh rriten ne shpirtin tend E dalin perjashta gjerat e fshehura ne ty, Sikur nje popull i zbehte e i kalter Qe sapo ka lindur, prej teje ushqehet.
O madheshtorja dhe pjellorja dhe joshesja, Skllave e qarkut qe prej t'errti ne t'arte shendrrohet Krenare kerkon e krijon nje bote aq te gjalle, Sa lulet i vyshken dhe eshte plot trishtim. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:38 am | |
| Yll deti
Kur yjet lart në qiell Shpërfillin kupën Dhe shkojnë të flejnë ditën, Yjet e detit përshëndesin Qiellin e varrosur në det Duke përuruar shërbimet E parajsave te reja nënujore. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:38 am | |
| Shperthimi i aromes
Arome e jargavanit te pare…
Ne femijeri te tejdukshem ishin perrenjte e perendimet, Dhe rridhnin mes kallamishteve e shavarit castet, minutat.
Tundja e shamise dhe stacioni. Dhe me s’do te kete kthim tek ylli i arte mbi shperthimin e jargavanit.
Pluhuri i rruges dhe lodhja e humbjes.
Nga merzitja e ndarjes nuk gjen dot shpetim.
…Diku kembana po qan, sic qanin dikur, syte e shndritshem e pranverore te nje vajze, diku.
Arome e jargavanit te pare… | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:39 am | |
| Me pelqen kur hesht
Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, - dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin. Thua sikur prej teje fluturuan syte, dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.
Si gjithe keto sende qe me rrethojne, ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim. Flutur e gjumit te trazuar, ti je vete fjala trishtim.
Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget. Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin. Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.
Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje, e shndritshme si nje llambe, si nje unaze. E heshtur e plot yje, ti je si vete nata. Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.
Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare. E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur. Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale? qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:39 am | |
| E dashur sa udhe?!
E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje, Ç’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty! Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun. Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera. Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar, Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet, Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,- Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem. Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi. Ujet ne gryke te Boroa-s, Te mendosh se te ndare prej trenave Une e ti do te dashuroheshim, Shkrire me te gjithe, me burra e gra, Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda Thu Jul 09, 2009 7:40 am | |
| Mbreteresha
Të kam quajtur mbretëreshë. Ato janë me të gjata se ti, më të gjata, Ato janë më të pastra se ti, më të pastra. Ato janë me të dashura se ti, më të dashura. Por ti je mbretëresha.
Kur ti shkon nëpër rrugë Askush nuk të njeh. Askush nuk ta sheh kurorën e kristaltë, askush s’sheh Në qilimin prej floriri të kuq Që ti shkel kur kalon, Qilimin e paqënë.
Por kur ti shfaqesh Gjithë lumenjtë dëgjohen Në trupin tim, këmbanat Tundin qiellin, Dhe një himn mbush botën.
Vetëm ti dhe unë, Vetëm ti dhe unë, e dashura ime, Vëri veshin kësaj. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Letersi e huaj - Pablo Neruda | |
| |
| | | | Letersi e huaj - Pablo Neruda | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |