Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Thu Apr 21, 2011 12:35 am
Plani për “turqizimin” e Prizrenit
Selvije Bajrami | 09-04-2011 10:10 CET (E plotësuar) Frika se mos po humbin identitetin dhe po asimilohen si komunitet, turqit e Kosovës në fillim të procesit të regjistrimit të popullsisë kanë përdorur edhe rrugë joligjore me qëllim që përqindja e këtij komuniteti të rritet dhe të jetë shumë më e madhe sesa në fakt ekziston.
E tëra ka ngjarë në qytetin e Prizrenit, vend në të cilin komuniteti turk është më i pranishëm, madje edhe gjuha turke është mjaft e përdorur edhe nga ata që e cilësojnë vetën kosovarë apo pjesë e komuniteteve të tjera.
Nën organizimin e degës së Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Prizren me në krye Xhemil Lumën dhe me përkrahjen e nënkryetarit të komunës së Prizrenit Orhan Lopar, sipas burimeve të gazetës, dy ditë para nisjes së procesit të regjistrimit, janë hapur tri zyra “për të informuar popullatën se si të bëhet regjistrimi”.
Zyrat të cilat janë hapur në lagjet “Kurillë”, “Terzi Mahallë” dhe “Ortakoll” të Prizrenit, sipas burimeve të gazetës kanë pasur të angazhuar punonjës të cilët kanë pasur obligim që të inkurajojnë popullatën për t’u regjistruar si turq dhe që të mos e humbin identitetin, por madje edhe të bindin persona të komuniteteve të tjera të regjistrohen si turq.
Burime brenda komunitetit turk në Prizren, i kanë thënë gazetës se iniciatorët e hapjes së këtyre zyrave kanë marrë donacione e fonde të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të komunitetit në lidhje me rëndësinë e këtij projekti.
“Qëllimi i projektit ka qenë ruajtja e identitetit dhe vërtetësia e pranimit të komunitetit turk në shifra reale”, ka thënë një zyrtar brenda komunitetit turk.
Zyrat të cilat janë hapur dy ditë para regjistrimit dhe atë pas takimeve e debateve të ndryshme që janë mbajtur, kanë pasur jetë vetëm një javë, ngase ato janë lajmëruar nga qytetarët tek organet kompetente dhe si të tilla janë mbyllur në ditën e katërt të procesit të regjistrimit në Kosovë, përkatësisht paraditen e 4 prillit.
Se ato zyra kanë ekzistuar nuk e mohon askush, por për veprimtarinë e tyre ka shumë interpretime.
“Nuk dihet kush i hapi”
Koordinatori dhe përgjegjësi për sensibilizim në Komisionin Komunal për regjistrim në Prizren, Nexhat Çoçaj, është i informuar se ato zyra janë hapur, por sipas tij janë mbyllur ngase kanë qenë në kundërshtim me nenin 15 të Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.
Ky nen sipas tij, saktëson se kush është përgjegjës për informimin e popullsisë në gjithë Kosovën. As Komisioni komunal sipas tij, nuk ka të drejtë të bëjë fushatë e të shpërndajë pllakata ngase përgjegjësinë për sensibilizim e ka Komisioni qendror.
“Në ditën e parë dhe të dytë kemi qenë shumë të angazhuar për procesin e regjistrimit dhe në ditën e tretë jemi informuar nga qytetarët që janë hapur tri zyra. Ata na kanë informuar se zyrat që janë hapur kanë logon “Regjistrimi i popullsisë 2011”. Me të marrë vesh kemi alarmuar te Komisioni Qendror dhe ata na kanë sugjeruar që të punojmë konform ligjit”, ka sqaruar Çoçaj.
Por ai nuk komenton se cili ka qenë qëllimi i këtyre zyrave e madje as kush i ka hapur. Ndonëse në Prizren të gjithë e dinë se ato janë hapur në bashkëpunim me degën e partisë turke KDTP, Çoçaj e mohon një gjë të tillë.
“Sikur ta dimë se kush i ka hapur ato zyre, i kishim burgosur. Ata nuk janë nga KDTP ngase ato zyre nuk kanë pasur logon e partisë”, ka thënë më tej ai.
Por, zyrtarë brenda Komisionit komunal për regjistrim të cilët nuk pranojnë të flasin me emra e dinë qëllimin e hapjes së këtyre zyrave.
“Qëllimi ka qenë që të regjistrohen sa më shumë turq”, thotë një zyrtar komunal.
“Kemi bërë keq që i kemi mbyllë. Sikur t’i linim të hapura do ta dinim se kush po hyn e kush po del në ato zyra. Tash janë mbyllë dhe ne nuk mund t’i përcjellim shtëpi për shtëpi për të parë nëse po vazhdojnë ato fushata”, thotë një zyrtar tjetër brenda komisionit komunal.
Komunarët të përfshirë
Orhan Lopar, që është nënkryetar i Komunës së Prizrenit për çështje të komuniteteve, i angazhuar edhe në komisionin komunal për regjistrim, thotë se ai nuk ka të bëjë me këtë punë.
“Unë nuk kam të bëjë me këtë punë. Unë merrem vetëm me regjistrimin përkatësisht me regjistruesit dhe kontrollorët”, thotë Lopar teksa reagon kur i bëhet pyetja për lidhjen e tij me ata që kanë hapur zyrat në Prizren për të informuar komunitetin turk për regjistrimin.
“Unë e kam ditë që po hapen këto zyra dhe jam informuar nga dega e partisë në Prizren. Këto zyra janë hapur me qëllim që të mësohen njerëzit se si të regjistrohen”, thotë më tej Lopar. Ai pranon se këtë çështje e ka biseduar me kryetarin e degës së KDTP-së në Prizren, Xhemil Luma.
“Unë kam biseduar me Xhemil Lumën për këtë, mirëpo kanë qenë biseda jozyrtare”, sqaron më tej ai. Xhemil Luma në anën tjetër, në një bisedë për gazetën fillimisht mohon se KDTP-ja ka të bëjë me hapjen e këtyre zyrave për të cilat është folur se edhe kanë shpërndarë para tek individë vetëm të regjistrohen si turq.
“Nuk është e vërtet që na kemi shpërnda para. Është bërë propagandë këtyre ditëve në Prizren saqë edhe një qytetar që e takova më tha ‘pse i keni mbyllë zyrat se dëgjova që keni dhënë para”, bën me dije Luma, i cili më pas vërteton se ka qenë pjesë e planit për hapjen e zyrave. Por sipas tij, ato zyre nuk janë hapur për qëllime të manipulimit apo qëllime të këqija.
Derisa kërkon që të mos shkruhet në media për këtë çështje, ai bën me dije se zyrët kanë qenë të hapura në bashkëpunim me disa shoqata joqeveritare turke.
“Këto zyra nuk kanë pasur lidhje me regjistrimin, se regjistrimin e bën Qeveria e Kosovës dhe ne i besojmë këtij regjistrimi. Ajo ka qenë një tendencë për të ndihmuar në sensibilizimin e popullatës. Nëse dikush që dëshiron të regjistrohet nuk ka mjaft informata, ato zyre kanë qenë për t’iu ndihmuar”, ka bërë me dije Luma.
“Unë kam qenë i kyçur, por ju lutna që të bëni sa më pak zhurmë për këtë çështje
Këto zyra kanë qenë në bashkëpunim me shoqatat joqeveritare. Ju lutem që të keni mirëkuptim dhe kjo çështje të merr fund. Dijeni që ka qenë qëllim i mirë e jo siç po flitet”, përfundon Luma.
Fushatë edhe në Prishtinë
Thirrje për regjistrim të komunitetit turk në Procesin e Regjistrimit në Kosovë që ka nisur me 1 prill e që do të zgjasë deri më 15 prill, pjesëtarëve të komunitetit turk, i është bërë edhe në kryeqytet. Një javë para nisjes së procesit, nën organizimin e shoqatave turke është mbajtur një mbrëmje në njërin nga restorantet e kryeqytetit.
“Në atë mbrëmje fjalim ka mbajtur një turk i ardhur nga Turqia. Ai në fjalimin e tij ka kërkuar që regjistrimi të jetë sa më masiv me qëllim që numri i turqve në Kosovë të rritet”, ka sqaruar një pjesëtare e komunitetit turk, pjesëmarrëse në ahengun e organizuar në Prishtinë.
Komisioni i informuar
Për fushatën joligjore të turqve në Prizren është informuar edhe Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë më në krye Rifat Blajan. Ky i fundit, sipas zyrtarëve në Prizren ka qenë në takim në këtë qytet dhe pas vizitave që ka bërë ai, është bërë edhe mbyllja e zyrave. “Një gjë e tillë ka qenë kundërligjore, ngase në bazë të ligjit sensibilizimin e bën Enti Statistikor i Kosovës”, sqaron një zyrtar brenda Komisionit Qendror.
Pa rast në polici
Me gjithë se veprimtaria e zyrave të hapura në Prizren cilësohet të ketë qenë joligjore, për një çështje të tillë nuk janë lajmëruar organet e rendit. “Nuk kemi të iniciuar asnjë rast të kësaj natyre”, ka sqaruar togeri nga policia rajonale e Prizrenit, Vesel Gashi.
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Mon Aug 08, 2011 9:31 pm
"Turqit "e Prizrenit insistojnë që gjuha e tyre të vendoset në letërnjoftime
Prizren, 10 prill – Nënkryetari për komunitete i Komunës së Prizrenit, Orhan Lopar, është vënë në krye të nismës për mbledhjen e nënshkrimeve që synon zyrtarizimin e gjuhës turke edhe në dokumentet e identifikimit personal, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Peticioni, sipas tij, është i bazuar në dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por edhe në marrëveshjen e koalicionit për Qeverinë komunale të Prizrenit, të cilat nuk po gjejnë zbatim në praktikë, ndonëse gjuha turke gëzon statusin e gjuhës zyrtare në Komunën e Prizrenit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë pranuar se ekziston një dakordim me liderët e këtij komuniteti për futjen e gjuhës turke në letërnjoftime, porse jetësimi i kësaj praktike ndikohet nga pengesat teknike që në kushtet aktuale nuk mund të evitohen. Pavarësisht nga ky arsyetim aktivistë të komunitetit turk brenda pak javësh kanë mbledhur afër katër mijë nënshkrime dhe presin që kjo shifër të mbërrijë në dhjetë mijë në mënyrë që peticionin t’ia dorëzojnë kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. “Insistojmë që gjuha turke të gjejë vendin e merituar në letërnjoftimet që shpërndahen në këtë komunë”, ka thënë Orhan Lopar. Sipas tij, arsyetimet e deritanishme të zyrtarëve përgjegjës nuk janë valide, meqë bëhet fjalë për obligim ligjor.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Mon Aug 08, 2011 9:35 pm
Fushata e regjistrimit të popullsisë has problemet e para me komunitetet linguistike të Prizrenit 09-04-2011 / Nga Gani Tërshnjaku Plasin polemikat për ndryshimin e kombësisë edhe në Prizren. Fenomeni i ndryshimit te kombësisë po shfaqet në Kosovë, i nxitur nga qarte të panjohura tek popullsia turqishtfolëse e Prizrenit. Autoritetet shtetërore përkatëse të Kosovës ende janë në heshtje për këtë fenomen
Një javë pas fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, dyshohet se është shfaqur fenomeni i ndryshimit tw kombësisë tw njw shtresw qytetarwsh të ndryshëm në këmbim të parave ose përmes stimulimeve të tjera që po ofrohen nga disa persona të caktuar të kombësisë turke nw Prizren e gjetiu. Ky fenomen i tillë dyshohet se është evident sidomos në Prizren, në mënyre që të rritet numri i minoritarëve turq në Kosovë. Ky është një abuzim që dyshohet se po ndodh përmes stimulimeve dhe në këmbim të parave nga burime të panjohura financuesish, në këtë proces të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Ky proces po drejtohet nga Ministria e Administratës Publike e drejtuar nga ministri Mahir Yağcilar, i kombësisë turke, i cili është edhe udhëheqës i Partisë Demokratike Turke të Kosovës. Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më 15 dhjetor 2010, disa shoqata turke në Turqi kishin organizuar udhëtimin e disa qytetarëve të cilët jetojnë në Stamboll, Bursa, Ankara, etj, e të cilët kanë shtetësi të Kosovës, që të vinin nga Turqia për në Kosovë, për të votuar në procesin zgjedhor në Kosovë. Dhe po ashtu kishin marrë rekomandimet që këta të votonin partitë minoritare turke në Kosovës. http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinion&artikulli=19448
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Mon Aug 08, 2011 11:59 pm
Jo kolegjit turko-aziatik ne Tetov. nga Valon Kurtishi
Ekzistencës së këtyre lloj speciesh nuk mund ti iket. Është fakt i pamohueshëm historik dhe ligj i pandryshueshëm jetësor ekzistenca e pakurizorëve të tillë. Personat e tillë (që Fishta i madh i quante Levantinë), që për interesa materiale janë të gatshëm ti shërbejnë edhe djallit janë shtuar dukshëm kohët e fundit ndër shqiptarë. Por shoqëria shqiptare parë në tërësinë e saj nuk guxon të bjerë pre e kësaj çoroditjeje.Vrapit të ç’mendur pas fitimeve me çdo kusht, me ç’do mjet, pa skrupuj moralë duhet ti caktohet një kufi. Kufiri i fundit i cili nuk guxon të preket asesi, kufiri i shenjtë, kufiri i cili nuk mund të kalohet është binomi gjuha shqipe - kombi shqiptar. Këtu themi të gjithë bashkë - ndal banditë. No Pasaran. Duke marrë shkas nga përhapja e indicieve të caktuara në lidhje me mundësinë e hapjes së një kolegji turk në komunën shqiptare të Tetovës, vendosa të reagoj me anë të këtij shkrimi modest, qëllimi i të cilit ështe të provokojë nervin e qytetarisë së vërtetë e të pastër shqiptare tetovare, që të reagojë bashkë ”Enbllok” ndaj këtij reziku eminent e alarmues. Edukimi, shkollimi, arsimimi, kulturizimi, adaptimi, përshtatja e një pjese të fëmijëve shqiptarë ( pretendohet madje për pjesën elitare të saj ), në gjuhët turke e greke është tragjedia më e madhe që vendimmarresit pakurizorë të llojeve të lartpërmendura ua shkaktuan shqiptarëve në kohërat e pas ndryshimeve politike të viteve 90-të. Kjo tragjedi, nëse nuk ndërpritet me kohë, do të shkatërojë në mënyrë të ngadalshme por të sigurtë Shqipërinë e shqiptarët kudo janë. Metastazat e kancerit të filluara që më 1993 me hapjen e kolegjit turk ”Mehmet Akif” në mes të Tiranës, tashmë janë shpërndarë e përhapur në mënyrë alarmante në gjithë hapësirën etnike dhe gjeografinë politike shqiptare në Ballkan. Dalin, pra , mëse të vërteta pretendimet e një numri të autorëve të huaj mbi ekzistencën e planeve afatgjata turke dhe greke në Shqipëri e në trevat tjera ballkanike kudo ku shtrihet etnia shqiptare sot. (Petifer,Vickers, Poulton). Në Maqedoni bashkëpunimi i nacionalizmit sllavo-ortodoks (bullgaro - sërb) me nacionalizmin panturk ka rezultuar me të a.q. kolegj tregjuhësh ”Jahja Kemal”, pika të të cilit tashmë kemi në qytetet shqiptare Gostivar, Shkup, e Strugë. Falangat e errëta të shovinizmit antishqiptar, tani si hijena të pista e gjakpirëse i sillen vërdallë Tetovës, Oaeneum-it historik ilir, përjetësisht shqiptare. Qëllimi fundamental i këtyre shkollave turke është ruajtja e ndjenjës turke e proturke anadollake te shtresat më të vjetra qytetare, puro shqiptare tetovare. Kjo pjesë e popullsisë tetovare ka qenë fatkeqësisht një kohë të gjatë nën ndikimin turko-sllav. Si e tillë ajo paraqitet si mjaft e përshtatshme për manipulimin e ndjenjave nacionale dhe për mjegullimin e raporteve fe - kombësi. Dhe detyra që nacionalizmi sllavo-maqedonas ia ka ngarkuar kolegjit turk është kjo: Të shpëtojë të a.q “turqit”e Tetovës dhe gjithë Maqedonisë që në realitet janë fiksion dhe nuk ekzistojnë nga shqiptarizimi. Kështu thotë fshehtas nacionalizmi panturk. Kështu thoshte edhe Aleksandër Rankoviqi dikur. Kështu vepron se i përshtatet mirë interesave të tij edhe nacionalizmi maqedonas sot. Të dy nacional-shovinizmat, ai maqedonas dhe ai panturk bashkohen kundër shqiptarëve në Tetovë e më gjerë. Në Kosovën martire e në Maqedoninë shqiptare militantizmi panturk nuk u bë i gjallë në vitet e apokalipsës së madhe shqiptare njëshekullore, 1912 - 2001. Edhe atëherë kur u përzie, me konventat Ataturk - Stojadinoviç e Tito - Köprulu ishte vdekjeprurës për popullin shqiptar. Zhdukje, kulturocid turk në bashkëpunim me gjenocid, kulturocid e urbicid sllavo-sërb. Hijena gjakpirëse panturke priti çlirimin e Kosovës, për ti çuar në vend planet e saja megallomane, të çuditshme e shumë të gabuara, që në raportet e sotme ballkanike e dëmtojnë vetë atë në instancë të fundit. Lufta heroike e popullit shqiptar në Kosovë e Maqedoni, vrasjet masive, dhunimet, kaluan në heshtje të plotë të diplomacisë turke. Tani kur me gjakun e shqiptarëve autoktonë dhe me bombat e Amerikës u çlirua Kosova dhe u demokratizua e decentralizua Maqedonia, militantizmi panturk vërshoi në hapësirën shqiptare. Ai vërshon lirshëm, i lirë, i papenguar nga askush. Aksionet e tij janë nga më absurdet dhe shpalosin qartë synime aspak miqësore ndaj shqiptarëve e Shqipërisë. Kërkesa e parë absurde - gjuha turke, gjuhë zyrtare në Kosovë. Këmbëngulja e shtetit turk pranë Unmik-ut për këtë çështje kalon në absurditet. Disa vendime pro -Kosovës në selinë e këtij të fundit në Njujork janë bllokuar nga diplomacia turke vetëm për këtë shkak. Mos harohet se këto vendime shkonin në favor të procesit pavarësues të Kosovës martire. Faza e dytë e ndërhyrjes së vrazhdë turke në punët e brendshme të Kosovës ishte kërkesa për lejimin e kolegjeve me mësim në gjuhen turke, dhe me një kurikulë të përçudnuar - për fëmijët shqiptarë në Prizren e më vonë edhe në Prishtinë. Shkollimi i fëmijëve të njomë shqiptarë kudo janë në gjuhën turke (ose greke) është shumë e rezikshme. Kjo pasi dinjiteti, respekti, pozita e individit në një shoqëri të caktuar, te një komb i caktuar, në një lagje, fshat, komunitet etj - varet nga arsimimi i tij. Këto kolegje kanë synime të qarta afatgjata asimiluese ndaj rinisë shqiptare, ndaj fëmijëve tanë të cilët duhet të jenë bartës të proceseve zhvilluese të kombit në të ardhmen. Si do jenë ata bartës të proceseve kombëtare kur që në fëmijëri edukohen me koncepte krejtësisht kosmopolite e falsifikuese, për të mos thënë antishqiptare? Nga këto kolegje, nëse vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit tonë arsimor, do të dalin persona me karakter të dyzuar kombëtarë dhe me gjithfarë kompleksesh të inferioritetit. Ky shkollim joshqip i fëmijëve shqiptarë rrezikon asimilimin, tjetërsimin, akulturimin, shkombëtarizimin, dhe në instancë të fundit shndërrimin e shqiptarëve në një grup amorf e të paformë - të gatshëm për tu përpirë, absorbuar nga etnitete apo popuj më të mëdhenj e më të fuqishëm. Këto grupe absorbuese nuk është e thënë të jenë numerikisht më të shumtë se kombi ynë. Biles, në rastet që më së shumti rezikojnë shqiptarët, kombi turk, e veçanërisht ai grek, as përsëafërmi nuk kanë ndonjë diferencë të madhe numerike me shqiptarët. Tek turkofilët e tërbuar që do habiten në krahasimin me numrat e Turqisë 70 milionëshe duhet ndërhyrë me shpjegime të nevojshme të gjeografisë etnike të këtij shteti aziatik. Ne nuk mund ta pranojmë si të etnicitetit turk popullsinë 20 milionëshe kurde e cila nuk ka asgjë të përbashkët me etnicititetin e okupatorit të vet turk. Ne nuk mund të pranojmë si turke edhe pjesë të tjera të mëdha të popullsisë së atjeshme më origjinë ballkanike - (shqiptare, boshnjake, greke, pomake, bullgare), me orgjinë nga lindja e mesme dhe e largët -(armene, siriane, hebreje, rome) apo me origjine kaukaziane - (çerkeze, tatare, çeçeno -ingushe, osetiane, abhaze ) etj - që bashkërisht i shtojnë edhe një 20 milionësh tjetër numrit të popullsisë joturke në Turqinë e sotme. Shikuar pra me sy kritik, dallimet në numra mes turqve etnikë në shtetin turk dhe shqiptarëve etnikë në Ballkan nuk janë edhe aq të mëdha siç mund të duken në shikim të parë. Dallimet me grekët janë të parëndësishme. Me ta jemi plotësisht të barabartë. Prandaj shtrohet pyetja: pse shkolla turke për fëmijet shqiptarë në shekullin e 21? Pse shkolla greke për fëmijët shqiptarë më 2008? Shqiptarët të paguajnë vetë para për asimilimin e fëmijëve të tyre!!! Çfarë absurdi i padëgjuar askund në botë. Mos kanë këto gjuhë ndonjë status të rëndësishëm ndërkombëtarë? Absolutisht jo. Janë gjuhë që në tregun ndërkombëtar nuk vlejnë hiç më shumë se gjuha shqipe. Janë të barabarta me shqipen. Por atëherë, pse ngarkojmë trurin e fëmijëve të vegjël shqiptarë me këto gjuhë të rënda e të papërdorshme nga askush sot në botë. Çka përfitojnë fëmijët shqiptarë nga gjuha e kultura turke apo greke. Asgjë. Zero. Vetëm humbin kohën dhe energjinë e tyre pozitive krijuese që shumë mirë mund të përdorej dikund tjetër për përparimin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Çfarë shembulli dinjiteti, respekti, sigurie personale japim ne para opinionit publik në vend – me shkollimin-asimilim të fëmijëve tanë në këto pseudo-shkolla shumë qëllimkëqija ndaj rinisë shqiptare në përgjithësi. Ky lloj edukimi, që më mirë mund të emërtohet si indoktrinim, do ketë pasoja të kobshme afatmesme e afatgjata për anëtarët e shoqërive shqiptare, respektivisht në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Për këto arsye madhore, qytetarët e Tetovës, shqiptarët tetovarë, duhet të jenë të bashkuar në kundërshtimin e tyre të fuqishëm qoftë edhe kundër mundësisë së përmendjes së një mundësie të tillë hipotetike, e jo më lejimit të ndërtimit të këtij kolegji në Tetovë. Për më tepër, qytetarët tetovarë duhet të ndihmojnë në të gjitha mënyrat dhe format e mundshme që edhe qytetet shqiptare si Gostivari e Shkupi të lirohen nga një barrë e tillë e rëndë siç është kolegji turk, aziatik “Jahja Kemal”. Ka ardhur koha që kjo pseudo-shkollë degraduese për fëmijët shqiptarë të largohet nga Shkupi, Gostivari e Struga, me një fjalë nga Maqedonia shqiptare.
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Tue Aug 09, 2011 8:00 pm
Ende ka te tille qe thoin Turk emehymderlah...!
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Wed Aug 10, 2011 12:24 pm
Jo turk ehamdyrylah po fajet i ka decentralizimi ne baza etnike . Ku ke pa ne bote qe ne nje shtet te kene komuna te pastra etnike dhe te perkrahin shtet tjeter. Ne Gracanice Shterpce Kllokot Ranilluk e komuna tjera mbrenda Kosoves valon flamuri serbe dhe Opshtina skupshtina shkruan ,sja rrasin Politikaneve tone fare.Te lidhun drejte persdrejti me beogradin e leje veriun. Parashifet ku ka banore deri 5000 do jete komune etnike ,naj murren kosoven minoritetet e na trimat e ;;medhenje "lavderomi me humbjet . U hiq kombi sbenem za u hiq flamuri sbenem za u hiq identiteti sbenem za u hiq emblema e Lidhjes se Prizrenit e sbenem za u shpallem kosovare e sbenem za. PO manifestun e kendun ,popull tralala e njerez tralalala. Shkijet mbrojne me jete qka ka e ne japim e festojme e kercejme per hava . Qfare populli jemi ,per ate liri skemi.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Sun Aug 14, 2011 10:44 pm
Stafi i Universitetit të Prizrenit nis të ushtrojë drejtshkrimin
Publikuar: 14.08.2011 - 11:03 Prizren, 14 gusht – Profesorët e Universitetit të Prizrenit ka gjasë t’i nënshtrohen një kursi të gjuhës shqipe. Ata që mësojnë të tjerët, ka mundësi të kthehen për të mësuar atë që është dashur ta zënë në shkollën fillore, shkruan sot Koha Ditore.
Ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të dytë publik në vend, Enver Sopjani, ka marrë vendim që të mbahet një, siç është quajtur, trajnim për të përsosur gjuhën shqipe, për stafin administrativ të këtij universiteti. Por ka paralajmëruar se për një gjë të tillë, ka nevojë edhe stafi akademik i Universitetit që drejton.
Duke parë që shumë shkresa zyrtare që lëshohen dalin me gabime gjuhësore, Sopjani ka marrë vendim që për stafin administrativ të Universitetit të organizohen trajnime. Ai ka sqaruar se trajnimi është i obligueshëm dhe se përfundon për secilin pjesëmarrës veç e veç, atëherë kur profesori i gjuhës shqipe konstaton se kandidati nuk ka nevojë t’i ndjekë trajnimet më tutje.
“Në një institucion arsimor të ketë gabime drejtshkrimore, gabime në formulim të shkresave, është e papranueshme. Për atë arsye unë kam konstatuar se ka nevojë edhe në Universitetin e Prizrenit, përfshirë edhe Fakultetin e Edukimit, të mbahen trajnime në gjuhën shqipe”, ka thënë Sopjani, teksa ka bindjen se nuk është vetëm Universiteti të cilin ai drejton i prekur nga kjo dukuri.
Për Sopjanin, kjo nuk nënkupton se stafi i UPZ-së, nuk di shqip.
“Por ata nuk guxojnë të bëjnë gabime drejtshkrimore në formulimin e shkresave”, ka thënë Sopjani.
Sipas tij, në Universitetin e Prizrenit, ka edhe staf akademik që nuk di të shkruajë shqip pa gabime gjuhësore.
“Në të ardhmen do të shohim që të marrim masa edhe në atë drejtim. Është turp që një profesor t’i thotë vetes profesor dhe nuk është në gjendje të shkruajë mirë. Kuptohet se perfekt nuk është askush. Por me gabime sa më pak që është e mundur”, ka theksuar Sopjani, teksa u ka bërë thirrje edhe institucioneve të tjera arsimore të marrin këso iniciative.
Profesori i gjuhës shqipe në Fakultetin e Edukimit në Prizren, Xheladin Zymberi, i cili është angazhuar që të mbajë trajnimet për gjuhën shqipe për stafin administrativ, iniciativën e Sopjanit e ka cilësuar të qëlluar dhe shumë të nevojshme. Ai ka pohuar se në ditën e parë i është përgjigjur pozitivisht trajnimit i gjithë stafi që aktualisht është në punë.
“Me gjithë dëshirë, i gjithë stafi, me përjashtim të atyre që janë në pushim, janë përgjigjur. Kanë qenë shumë kureshtarë dhe e panë që është shumë i favorshëm”, ka pohuar ai, duke shtuar se e ka parë që është e nevojshme mbajtja e këtyre trajnimeve.
“Ata kanë nevojë të përsosin gjuhën për të hartuar raporte të ndryshme, kërkesa, ankese dhe do t’u ndihmojë atyre shumë. Sidomos kur është çështja e drejtshkrimit, shkrimit akademik dhe kulturës së gjuhës”, ka theksuar ai. Ai ka shtuar se në Fakultetin e Edukimit është futur në plan programe edhe gjuha shqipe si lëndë, ndërsa ka thënë se edhe në Universitetin e Prizrenit do ta bëjnë të njëjtën gjë.
http://www.koha.net/?page=1,13,66055
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Thu Sep 01, 2011 11:47 pm
Ministri i jashtëm turk kërkon pasaportat kosovare edhe në gjuhën turke
28 gusht 2011
Mamushë: Ministri i punëve të jashtme të Turqisë Davutoglu ka vizituar pasditen e sotme fshatin Mamushë të komunës së Prizrenit.
Nje pritje solemne ishte organizuar në oborrin e shtëpisë së kulturës Younus Emre po në të njëjtin Fshat. Gjatë bisedës për opinionin Davutoglu ka spjeguar se populli turk në Kosovë duhet të kërkoj të drejtat e veta mbi gjuhën dhe kombin e tyre.
“Ju duhet të kërkoni që pasaportat e reja biometrike të prodhohen edhe në gjuhën turke. Kjo është një drejtë e juaja dhe ju mund ta bëni këtë” spjegon ai.
Gjatë këtij fjalimi Davutoglu ka spjeguar qartë se do të ndihmoj popullatën turke dhe do bëj qdogjë për ti plotësuar kushtet ekonomike, politike dhe kulturore të këtij populli./comeze.net
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Sat Sep 03, 2011 7:13 pm
Nuk esht edhe aq tragjike,ndosht s´dot te i armatosin si ne Veri te Mitrovices,dhe ishalla sja nisin edhe kta me barikada,se u bem hori botes vetum shqiptart nuk ben, sduhet, s´guxoj,. nuk din, nuk tolerohet, te ndermirret,diqka per shtetin dhe ne emer te shtetit, se nuk e kemi( AT TE SHKRET ENDE.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Sun Sep 04, 2011 2:10 pm
Nuk mun te thuhet qe nuk eshte tragjike Xhema , pse : Ja disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te Maqedonise 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.
Mos te shfrytezojne miqesine , sidomos Fen . Ose ne te kerkojne shqiptaret e Turqis qe numri shkon deri ne 5-6 milion te njejtat te drejta qe i kerkojne keta , qe as Turk nuk jane ta shofin si do reagojne !
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Sun Sep 04, 2011 3:55 pm
N
Cito :
Nuk mun te thuhet qe nuk eshte tragjike Xhema , pse : Ja disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te Maqedonise 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.
Mos te shfrytezojne miqesine , sidomos Fen . Ose ne te kerkojne shqiptaret e Turqis qe numri shkon deri ne 5-6 milion te njejtat te drejta qe i kerkojne keta , qe as Turk nuk jane ta shofin si do reagojne
Keto statistika mund ti marim lirisht te sakt,nje pjes shum e vogel e popullates turke eshte largu nga Pz.tani mbase sa viteve cfar muNd te presim tjeter perveq numrin e deshifruar.Ajo qe eshte me shqetsues eshte nese miratohet per pasaporta dhe hapet arkivi?
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Sun Sep 04, 2011 10:43 pm
lexoj tri fjalet e fundit FIONA e kupton esencen e thenjes sime, por dhe ti nuk ben te bezdisesh se i ke vllezer turqit. Pos tjerash ne shqiptart,nuk kemi kerku ende fare,as si shtet, e as dhe ata atje si minoritet ne turqi, per kto gjera qe i ke cek ti me lart, e kte simpatizerat tu jan me te shpejt dhe te vegjilent,per interesa te veta,dhe njashtu partia juaj ne pushtet jav mundson me paketat emahallat tuzus gjumbuz te ATISARIT,dhe kta erifat po e lypin se ju takon. E ata gjumbuzat ton ne turqi qe s´dalin as ne prag te deres per interesa te perbashkta kush nuk jav bjen hazer ne tanir.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Mon Sep 05, 2011 12:12 am
Prizreni - Jeruzalemi i Turqisë
Një deklaratë tjetër që ka nxitur debat është edhe ajo e kryediplomatit turk gjatë vizitës në qytetin e Prizrenit, qytet të cilin e quajti “Jeruzalemin e turqve dhe Turqisë”. Deklaratat e tij nga historianët vlerësohen politike. Historianët rikujtojnë që një krahasim të tillë vazhdimisht e bëjnë edhe zyrtarët serb.
“Kjo është një megalomani e Ministrit të Jashtëm turk dhe një përzierje, konkretisht një mungesë e strategjisë së tij përsa i përket Prizrenit. Derisa serbët e quajnë Prizrenin “Jeruzalemin e tyre”, qytet të Dushanit, vetëm se c**** Dushan është kurorëzuar në Prizren, turqit tani e quajnë Jeruzalem të tyre, Mekë të tyre. Shtrohet pyetja: Ku janë shqiptarët? Ku është popullsia shqiptare që ka jetuar në Prizren 2 mijë vjet para Krishtit e deri në ditët e sotme. Qyteti i Prizrenit është qytet i popullsisë që jeton në Prizren, ku shumica dërrmuese, mbi 90 përqind janë shqiptarë”, komenton deklaratën e Davutoglu, historiani, Fehmi Rexhepi.
Ky debat ka nisur fillimisht nga ambasada turke në Prishtinë, më pas u bë publike gjatë një vizite të Ministrit të Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer por debati u ashpërsua edhe më shumë pas vizitës së kryediplomatit turk Ahmet Davetoglu, i cili i krahasoi librat shkollor të historisë ku flitet për Perandorinë Osmane me kohën e Josip Broz Titos dhe diktatorit Enver Hoxha. Video ka dhe më teper që nuk përmban artikulli: http://top-channel.tv/artikull.php?id=217911
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Mon Sep 05, 2011 2:11 pm
Cito :
lexoj tri fjalet e fundit FIONA e kupton esencen e thenjes sime, por dhe ti nuk ben te bezdisesh se i ke vllezer turqit. Pos tjerash ne shqiptart,nuk kemi kerku ende fare,as si shtet, e as dhe ata atje si minoritet ne turqi, per kto gjera qe i ke cek ti me lart, e kte simpatizerat tu jan me te shpejt dhe te vegjilent,per interesa te veta,dhe njashtu partia juaj ne pushtet jav mundson me paketat emahallat tuzus gjumbuz te ATISARIT,dhe kta erifat po e lypin se ju takon. E ata gjumbuzat ton ne turqi qe s´dalin as ne prag te deres per interesa te perbashkta kush nuk jav bjen hazer ne tanir.
Nuk esht e veshtri te kuptohet esenca e debati tende, pa merak rri se kaher e kam kuptu pe mua eshte vella MUSLIMAN ai se fal namaz dhe i perulete te madhit Zot jo ai se ndrron fetyren dhe behete rom(magjup) dhe shikon vetem ka esht e forca.
mos me thuj ne (shqiptaret )aman se e di sa jeni shqiptare te lutem (kursem nga kjo) edhe ti po te ngeshe zerin per ata shqiptaret se kan ik dikur, vertet jan debu nga torjet shqiptare nuk eshte keq, madje do dekorohesh nese mer inicjativ till e jo vetme blla blla nga atje kinse jemi atdhetar ne se u tregu kjo kehere tani kote eshte.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Wed Sep 07, 2011 4:48 am
Te kerkohet falje per krimet Turko-Otomane! Published 1 day ago Ne bahkepunim me shoqata Shqiptare dhe intelektuale e atdhetare Shqiptare, merr nismen qe t'i beje thirrje administratave Shqiptare (ne trojet perkatese), qe t'i kerkoje autoriteve Turke (te vete-shpallura si pasardhes legjitim te Perandorise Osmane) qe te kerkojne falje per krimet Osmane ndaj Shqiptareve...!
1- Per fushatat gjakatare pushtuese. 2- Per administrimin e dhunshem nga zyrtare Turq te Shqiptareve. 3- Per vrasjen e mijera Shqiptareve. 4- Per mohimin e identitetit dhe gjuhes sone. 5- Per marreveshtjet Turke (me fqinjet tane), ne dem te interesave te popullit tone. 6- Per internimin e Shqiptareve ne vise tjera dhe marrjen me dhune te Shqiptareve ne sherbim te ushtrise Osmane. 7- Shpronesimin e Shqiptareve dhe dhurimin e ketyre pronave zyrtareve jo-Shqiptare, ne sherbim te Perandorise ne trojet tona. 8- Grabitjet dhe perdhunimet e femijeve dhe femrave Shqiptare nga zyrtare Turq. 9- Dhurimin e viseve Shqiptare, popujve Sllave dhe Greke. 10- Shpernguljen e Shqiptareve nga trojet e tyre. http://www.petitionspot.com/petitions/krimetosmane
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Thu Sep 08, 2011 12:00 am
Nuk esht e veshtri te kuptohet esenca e debati tende, pa merak rri se kaher e kam kuptu. pe mua eshte vella MUSLIMAN ai se fal namaz dhe i perulete te madhit Zot jo ai se ndrron fetyren dhe behete rom(magjup) dhe shikon vetem ka esht e forca.
Por dhe un shkruaj mu per at, te me kuptosh ori inerte,un nuk fshehu mendimet e mija,per i lansoj qe te tjeret te i asorbojn kto rreze te dituris.qe te prosperojn drejt dhe shpejt,nji uniteti ton kombetar,e jo me kto Namaza elmaza tusus baksuz ....etj.....
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Thu Sep 08, 2011 12:35 am
Ne kemi mbijetu 500 vite osmanlit , do mbijetoim edhe ket plan... te osmanlinjeve.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Thu Sep 08, 2011 1:20 am
Keta shfrytezojne Fen per intersat e tyre siq e kane bere edhe gjdo here me pare ne historine e tyre e sidomos me ne Shqiptaret , qe edhe ne koherat moderne tentojne njejte dhe jo qe u intereson feja ketyre .. Shihe qe pa fije turpi kerkojne zyrtarisht ministrat e tyre te ndrojne historine , a nuk eshte perzierje e drejtperdrejte ne shtet kjo? Shihe si shprehet Ministri Turk ne viziten e tij para disa ditesh me PZ : "Prizreni eshte Jerusalem Turk " , po ku jena neve , kemi ra prej Qielli ! Pse nuk e bejne te njejten ne Bullgari e "Greqi" ku numri i turqeve eshte 20 here me i madh se keta bethshiturit e PRIZRENIT E GOSTIVARIT qe as Turq nuk jane as kurr nuk ishin ? Per cfare Fe flasin ata kur Bordelli i pare ne Evrop eshte hapur ne Stamboll , ku Alkoholi pihet me shume se ne Londer ? Po sikur nje Minister Shqiptar shkon ne Stamboll e kerkon te njejtat te drejta per ata 5-6 milion Shqiptare ne Turqi , cka do thoshnin ?
Femijet Shqiptare nuk i kane ato te drejta te mesojne ne gjuhen Shqipe , as qe guxojne te kerkojne nje gje te tille , ndaj mos e teproni , sidomos keta qe e quajne vehten "Turq" pa qen fare :
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Fri Sep 09, 2011 12:53 am
Cito :
Por dhe un shkruaj mu per at, te me kuptosh ori inerte,un nuk fshehu mendimet e mija,per i lansoj qe te tjeret te i asorbojn kto rreze te dituris.qe te prosperojn drejt dhe shpejt,nji uniteti ton kombetar,e jo me kto Namaza elmaza tusus baksuz ....etj.....
ku i lanson ne tregun e jashtem apo te brendeshem (mendimet e tua te arta)
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Thu Sep 15, 2011 8:00 pm
Nese turku (qeveria turke) kerkon ndryshimin e historise, atehere duhet ta zhbeje fare Turqine, duhet ta fshije nga faqja e dheut, sepse Turqia e sotme eshte themeluar, ruajtur, mbrojtur, qeverisur dhe zhvilluar nga iliro-shqiptaret. Themelues i kesaj Turqie, me kete kryeqytet (Konstatinopolin) ishte iliri nga Nishi, qe quheje Flauius Valerius Aurelius Constantinus (Konstantini), emrin e te cilit e mbajti edhe kryeqyteti qe sot quhet Stamboll gjate njemije vjetesh. Atehere nuk kishte kembe turku as osmanllie ne ate vend. Shumica ishin ilire (shqiptare) ose me origjine ilire (jo "greker", siç shkruajne e propagandojne "greket" e sotem). Ardhja e osmaneve ne ate vend dhe sundimi i sulltaneve u bene pengese per zhvillimin dhe perparimin e vendit.
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
Titulli: Re: Plani për “turqizimin” e Prizrenit Mon Sep 19, 2011 5:14 pm
Serbia dhe Turqia, aleate ne planet per pakesimin e shqiptareve ne trojet e veta etnike!!!
Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marveshja dhe marrveshja Jugosllavi turqi greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si pakti ballkanin e nenshkruar ne Ankara
Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marveshja dhe marrveshja Jugosllavi turqi greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si pakti ballkanik e nenshkruar ne Ankara
Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del
se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.
Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.)
Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.
.Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...!!!
Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.
Marrëveshja turko-jugosllave e vitit 1953
Prishja e mardhënjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytëzua nga Beogradi me mjeshtëri për ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijëra shqiptarëve të akuzuar “stalinistë”.
Në vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri të afirmimit të barazisë së popujve të kësaj ish federate.
Ndërkaq, shqiptarët sanksionohen si pakicë dhe me këtë vëhen në pozit të pabarabartë karshi popujve tjerë të po kësajë federate.
Sistemi policorë i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej dealbanizimi i Kosovës.
Si rezultat i këtj presioni, mjaftë shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë.
Këtë process të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.
Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë u propozua që Çubrilloviqit ti jepet shpërblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtë nga antari i Akademis së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani.
Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullates për shpërngulje në Turqi.
Takimi i Splitit Tito-Kyprili
Më 1953 në Split
u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.. Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.. Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.
Meqë me marrveshjen “Xhentëllmene” nuk u arrit qëllimi për dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll, Serbia
nuk pushoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.
Marrveshja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Ankara më 28 shkurt 1953 u bë e njohur si Pakti Ballkanik.
Marrveshja përmbanë 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, të cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorë e 4 prrilit 1949 që i përkiste Turqisë dhe Greqisë.
Kjo marrëveshje linte hapsirë edhe për marrveshje të tjera të problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore
Jugosllavia për ti shpërngulur shqipatrët nga Kosova dëshironte të krijonte lidhje sa më të ngushtë me Turqinë.
Lidhja duhej të bëhej duke e riaktivizur Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Në këtë frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja “Xhentëllmene” mes Jugosllavis e Turqisë. Qështjen e shpërnguljes së shqiptarëve Jugosllavia e nxiste nëpër mjet shtypit turk. Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” pushteti serbë në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra.
Si rrjedhojë, për një kohë të shkurtër u turqizuan dhunshëm rreth 60 mijë shqiptarë, kurse u shpërngulën për në Turqi mbi 250 mijë shqiptarë.
Nga fundi i vitit 1944 e këndej shqiptarët filluan të arratiseshin në male dhe në Shqipëri madje dhe duke migruar krejt jahstë vendit. Shqiptarët për ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lëvizje ilegale.
Në deklaratën zyrtare, të lëshuar më 29 janar 1953 mbi bisedat në Split, të dy delegacionet fshehen marrveshjen “Xhentëllmene” dhe iu referuan bashkëpunimit parlamentar dhe qështjes së Paktit Ballkanik. Me këtë marrveshje Tito realizonte ëndrren e serbëve për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia fitonte banorë vitalë dhe mjete fonanciare.
Ç’do shqiptarë do të shpallej i rrezikshëm dhe I dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke.
Krahina Autonome e Kosovës e Metohisë gëzoi të drejtën e një trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe të përfaqësimit në kuvendin e Serbisë dhe atë Federalë, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtë në vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetëm në kuadër të Serbisë.
Ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve
Kolektivizmi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarsisë së Kosovës si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekën thellë traditën kombëtare shqipatre.Në funksion të shpërnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarë 1947-1951.
Pushteti jugosllav krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë.
Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll.
E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” jugosllavo-turke gjë të cilën e ndaluan në mënyr të tërthortë vetëm pas vitit 1966 atëherë kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore të montuara kundër shqiptarëve. Kjo ishte një zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare që pati pasoja negative për jetën ekonomike, shoqërore e politike të popullit shqiptarë. Vetëm lindëshmëria (nataliteti) i lartë i shqiptarëve bëri të mundur që të ruhej struktura etnike dhe të dështoi plani për serbizimin e trojeve shqiptare.
Qeveria jugosllave e kishte formuar një komision shtetërorë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi të cilin e përbënin: Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.
Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938. Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do ti vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup një marrveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllavë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 marsë 1955”..