Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Si e përjetova luftën? Thu Jan 20, 2011 7:46 pm | |
| SI E PËRJETOVA LUFTËN?
Miku im,
Kur u kthye
Nga Përmeti
Më pyeti:
“Meqë në Kosovë qëndrove,
Luftën si e përjetove?”
I thashë:
Mbrenda vetes
Asgjë e panjohur.
Nuk shikoja prapa,
As nga vdekja
Që më rrinte
Në pritë,
Për çdo ditë
Nuk kisha frikë,
Sepse edhe ajo
Është pjesë
E imja.
Frikësohesha vetëm se
Mos po mbetëm gjallë
E ta shoh Kosovën
Si është kallë,
Ku çdo gjë
Ka ndryshuar,
Përveç atyre faqezi…
Që e ushqyen
Popullin me ëndërra
Duke mbjellur hi…
Mexhid YVEJSI,
Gjakovë, Korrik, 1999
| |
|