Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Për luftën në Melenicë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Për luftën në Melenicë Empty
MesazhTitulli: Për luftën në Melenicë   Për luftën në Melenicë EmptyThu Apr 23, 2009 11:11 pm

  • Melenicë ka pasur luftime të ashpëra ndërmjet UÇKsë dhe ushtrisë serbe, në kohën kur në kosovë ishte përhapur lufta e madhe në të gjitha anët e kosovës.

  • Në luftimet me ushtarët e UÇKsë, ushtria serbe nuk kishte mundur ta thej frontin e tyre të fortë që kishin UÇKja, por nga lartësia e caqeve që kishte ushtria serbe, u mundonte që të shkaktojnë sa më shumë dëmë në gjuajteje me topa e granata nga lartësia.

  • Në Melenicë ranë heroikisht 12 dëshmorë për vendin e tyre Kosovën, dhe që nuk do të harrohën kurrë, ata dhe të gjithë të tjerët që dhan jetën për këtë vendë dhe që luftunan për tokën e këti vendi me një vlerë shumë të gjërë, që armiqtë tan e kishin shum lakmi për ta marrë dhe për ta okupuar, por që nuk i doli siq dëshironin ata por me të vërrtetë Kosova ishte e shqiptarve dhe mbeti për tërën jetën
  • Mbrapsht në krye Shko poshtë
    agim__barja
    Anëtar i Besueshëm
    Anëtar i Besueshëm
    agim__barja


    Male
    Numri i postimeve : 1410
    Age : 61
    Vendi : shqiperiaveriore
    Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
    Registration date : 24/10/2008

    Për luftën në Melenicë Empty
    MesazhTitulli: Re: Për luftën në Melenicë   Për luftën në Melenicë EmptyThu Apr 23, 2009 11:12 pm

    Për luftën në Melenicë Melenica2

    Për luftën në Melenicë Melenica3

    Për luftën në Melenicë Melenica4

    Për luftën në Melenicë Melenica5
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    agim__barja
    Anëtar i Besueshëm
    Anëtar i Besueshëm
    agim__barja


    Male
    Numri i postimeve : 1410
    Age : 61
    Vendi : shqiperiaveriore
    Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
    Registration date : 24/10/2008

    Për luftën në Melenicë Empty
    MesazhTitulli: Re: Për luftën në Melenicë   Për luftën në Melenicë EmptyThu Apr 23, 2009 11:12 pm

    Për luftën në Melenicë Melenica5
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    agim__barja
    Anëtar i Besueshëm
    Anëtar i Besueshëm
    agim__barja


    Male
    Numri i postimeve : 1410
    Age : 61
    Vendi : shqiperiaveriore
    Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
    Registration date : 24/10/2008

    Për luftën në Melenicë Empty
    MesazhTitulli: Re: Për luftën në Melenicë   Për luftën në Melenicë EmptyThu Apr 23, 2009 11:17 pm

    Mitrovicë njoftoi pasdite për rrënimin e djegien e disa shtëpive në Mazhiq, Melenicë e Vidishiq, ndërkohë që nuk ka njoftime më të afërta për pasojat e granatimeve në fshatrat tjera.
    Në Mazhiq janë rrënuar shtëpitë e Asllan Mehmet Jonuzit, Milazim Mustafë Ahmetit, Gjylazim Nuredin Zenelit dhe Sabit Bejtë Stranës, ndërkohë që shtëpi të rrëniara ka edhe në lagjen Preteni të Melenicës dhe në fshatin Vidishiq.
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    agim__barja
    Anëtar i Besueshëm
    Anëtar i Besueshëm
    agim__barja


    Male
    Numri i postimeve : 1410
    Age : 61
    Vendi : shqiperiaveriore
    Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
    Registration date : 24/10/2008

    Për luftën në Melenicë Empty
    MesazhTitulli: Re: Për luftën në Melenicë   Për luftën në Melenicë EmptyThu Apr 23, 2009 11:20 pm

    ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR

    (NË PESËVJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT RRUSTEM HYSENI)

    Miftar KURTI

    Në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin inkuadruar, pashmangshëm, edhe shumë studentë. Ata ishin bërthama dhe shpirti i saj. Pjesë e kësaj bërthame ishte edhe Rrustem Hyseni, të cilin në kohën dhe momentin e duhur e gjejmë në radhët e UÇK-së. Rrustem Hyseni u lind më 5 dhjetor 1973 në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës. Shkollën fillore e kreu në Gumnishtë dhe në Skromë, ndërsa shkollën e mesme, me sukses të shkelqyeshëm, e mbaroi në Vushtrri. I etur për dituri ai u regjistrua në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë. Dhe jo rastësisht e kishte zgjedhur historinë. Ishte një nga studentët më të dalluar të gjeneratës së vet. Përveçse do të dallohej si student i shkëlqyeshëm, Rrustemi ishte mjaft aktiv në lëvizjen studentore. Ishte një nga prijësit e UPSUP-së, një nga organizatorët kryesorë të protestës studentore më 1 tetor 1997 dhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e tjera. Këtu vlen të veçohet kontributi i tij në organizimin e protestës më 1 tetor 1997 në Prishtinë, pastaj më 2 mars 1998, kur në një protestë paqësore, çfarë ishte ajo e 2 marsit, brutaliteti policor kishte arritur kulmin, duke lënë kështu shumë të plagosur, në mesin e tyre edhe profesorin Ali Zatriqi, të cilin pamëshirshëm e kishin përgjakur forcat policore të pushtuesit. Në këto momente të vështira për profesorin, Rrustemi iu kishte gjetur pranë duke ia dhënë ndihmën e nevojshme, duke ia lidhur plagët në kokë me triko në mungesë të fashës. Gjestin e tij humanitar dhe gjithsesi të guximshëm për kohën, e kishte regjistruar edhe EURONEWS për ta publikuar pastaj në të gjithë botën. Edhe sot e kësaj dite, në disa këngë jepet si spot ky veprim i tij. Po këtë ditë, pasi kthehet nga spitali, ku e kishte dërguar profesor Ali Zatriqin, Rrustem Hysenin e rrah brutalisht policia. Rrustem Hyseni e kishte kuptuar se para mizorive të tiila të armikut nuk mund të rrihet duarkryq. Ai, edhe pse kishte absolvuar dhe ishte para diplomimit, edhe pse kishte oferta që të jetë një nga asistentët e ardhshëm në ndonjë lëndë në Degën e Historisë, më 14 qershor 1998 ndërpret studimet për të mos u kthyer më kurrë për të gjallë dyerve të Universitetit të Prishtinës. Për të më nuk kishte kuptim vazhdimi i studimeve, as privilegji që të jetë një nga asistentët e ardhshëm…, as edhe jeta pa liri. E kishte vendosur: Liri o vdekje. Kështu, më 5 korrik 1998 iu bashkua radhëve të UÇK-së në Shalën e Bajgorës. Së pari vendoset në Zabërgj, ku edhe merr njohuritë e para për artin ushtarak, për të vazhduar më pas në Njësitin e Kaqanollit. Atje nuk qëndroi gjatë, spese kishte plasur lufta në Mazhiq. Pas shtimit të intensitetit të luftimeve atje, me insistimin e tij ai transferohet në Mazhiq, ku edhe plagoset më 15 shtator 1998. Me gjithë insistimet e eprorëve të tij që të tërhiqej, meqë ishte plagosur, ai këmbëngul që t’u qëndrojë shokëve pranë drisa të tërhiqet edhe ushtari i fundit. Për një kohë do të jetë rojë e Komandës së brigadës së 141-të ,,Mehë Uka”. Me formimin e Njësisë Speciale, të cilën e komandonte Zymer Halimi (Komandant Besi) e më pas, pas plagosjes së tij, komandën do ta marrë komandant Shemsi Ahmeti, Rrustem Hyseni do të radhitet në Kompaninë e Dytë.
    Përveç luftimeve në Mazhiq dhe Trepçali, Rrustem Hyseni (Historiani) për gati një muaj (shkurt-mars 1999) do të marrë pjesë edhe në luftime të ashpra që zhvillohen në fshatrat Ashlan, Vaganicë, Liqe, Bukosh, rrëzë Qyqavicës, etj., që ishin në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së 142-të të Zonës Operative të Shalës. Ai, krahas Faruk Beqirit, Arsim Muzaqit, Enver Musës, Eset Ibishit, Shemsi Istrefit etj., të prirë nga komandant Shemsi Ahmeti, shkëlqeu edhe gjatë luftimeve në Lagjen Cenaj, në Preten dhe në Kodrën e Majdanit. Ishte një nga vëzhguesit-diversantë më të njohur, ndër luftëtarët më të dalluar dhe më trimat, jo veç në Njësinë Speciale, por në tërë Brigadën e 141-të ,,Mehë Uka”. Ai shkëlqeu kudo. Dhe, shkëlqimi i tij do të
    shndërrohet në përjetësi më 26 prill 1999, kur bie heroikisht në Kodrën e Majdanit së bashku me Ahmet e Xhemajl Haxhën dhe Asllan Cimilin. Ai do të vritet vetëm disa orë para se të vritet edhe legjenda e luftës së UÇK-së në Shalën e Bajgorës komandant Shemsi Ahmeti, së bashku me Arsim Muzaqin (kampion i Kosovës në karate). Ata ranë për të mos rënë Majdani, për të mos rënë Shala, për të mos rënë Kosova, për të mos rënë shqiptaria.
    Dëshmori Rrustem Hyseni (Historiani) krahas pushkës, mbajti edhe penën. I vetëdijshëm për rëndësinë që kanë shënimet, veçmas ato të luftës çlirimtare, ai mbajti ditarin, të cilin e ruan familja, nga e cila e morëm, pjesë të të cilit po shkëpusim me shpresë se një ditë ky ditar do të botohet i plotë, ashtu siç e ka lënë dëshmori.
    * * *
    ( Ditarin dhe shkrimin e përgatiti: Miftar Kurti, bashkëluftëtar i dëshmorit)

    RRUSTEM HYSENI-Historiani ( 1973-1999)

    (Pjesë të shkëputura nga ditari në dorëshkrim i dëshmorit Rrustem Hyseni (Historiani)

    10.3.’99-21 e 30
    Në luftë ndodh gjithçka, madje dhe vdekja. Këtë llogaris edhe për veten time. Andaj, lë ,,amanet” që ky ditar t’u bjerë në dorë shokëve të studimeve. Nëpërmjet këtij ditari, edhe i vdekur, të bisedoj, në njëfarë mënyre, me shoqërinë. Tung! Tung!

    1.4. ’99, ora 11:00
    Derisa po shënoja ngjarjet e ditës së djeshme, në drejtim të pozicioneve tona ranë 3 granata të njëpasnjëshme. Këto granata erdhën si rezultat i sulmit të dy ushtarëve tanë që kishin kryer në Stantërg.

    2.4.’99
    Në orën 10 e 50 përmbi Bare, gjegjësisht kazermë, fluturoi një aeroplan ushtarak i armikut. Unë me disa shokë ishim në postë. Personalisht isha duke shkruar një poezi për dëshmorin Selim Bislimi. Menjëherë shkuam te disa shtëpi të djegura. Unë u ndava prej shokëve dhe zbrita para fabrikës. Derisa rrinim me Jahirin e Behën, erdhi Hasani nga Bajgora dhe na njoftoi se nga aeroplani ishte vrarë Adem Trepça. Kaq tha dhe u kthye në Brigadë ( 12:00). Më vonë u mor vesh se është vrarë edhe një vajzë dhe një burrë nga Stantërgu.
    Ora 3 e 45. Sapo u kthyem nga rruga. Ishim në mbrojtje të shokëve, të cilët shkuan për t’i sulmuar ushtarët e armiku në shkollën e Tunelit. Ne ishim 5 veta me minahedhës 60 mm dhe Pekate në Rashan (Kozirogë). Erdhëm para tyre pasi që nuk pati nevojë për ndihmën tonë. Dhe, sipas marrëveshjes, ne në kohën e caktuar mund të ecnim.

    3.4. ’99
    Në orën 9:00 u zgjova. Menjëherë u interesova nëse kishin ardhur shokët nga aksioni. Ata kishin ardhur dhe ishin në gjumë, andaj nuk bisedova me ta. Sot është ditë e vranët, me mjegull dhe po bie ngapak shi. Sa i përket luftës, ende është qetë. Më vonë shokët e aksionit u zgjuan. Ata kishin kaluar shumë mirë dhe kishin kryer aksionin me sukses. Rreth orës 13:00 armiqtë për më tepër se gjysmë ore
    granatuan pozicionet tona dhe të Melenicës. Ne nuk ua kthyem. Në mbrëmje, pas orës 19:00, komandanti radhiti dy skuadrat e para dhe këmbë shkuam në Bajgorë, përkatësisht në shkollën e bombarduar nga aeroplani serb. Në fillim ushtruam marrjen e objektit dhe më pas që të gjithë hymë dhe pamë masakrën që kishte bërë aeroplani. Xhamat ishin thyer. Në shumë vende ishte pllaka e shpuar. Ajo që më së shumti më tronditi ishte gjaku i Adem Trepçës së vrarë. Granata kishte shpuar murin afër tokës dhe kishte goditur atë mbi tavolinë, ashtu siç ishin sfungjerat. Plagën e kishte marrë në kokë. Edhe në dhomën tjetër shihej gjaku dhe vendi i plumbit të mitrolozit që kish goditur një vajzë nga Stantërgu. Ajo plagën e kishte marrë në zemër. Përjetimet direkte të këtij rasti na i rrëfenin Leka, Luli dhe…të cilët kishin qenë po aty, por që kishin shpëtuar pa plagë. Me kaq ne u kthyem në kazermë, kurse komandanti shkoi në shtab.

    POROSI
    Duhet të më dërgohet në shtëpi ky ditar.
    5.4.’99
    Rrustem Hyseni
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    Sponsored content





    Për luftën në Melenicë Empty
    MesazhTitulli: Re: Për luftën në Melenicë   Për luftën në Melenicë Empty

    Mbrapsht në krye Shko poshtë
     
    Për luftën në Melenicë
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Si e përjetova luftën?
    » » SI E BËMË LUFTËN NË PASHTRIK?!
    » SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE
    » Kur Kosova bënte Luftën çlirimtare , gjindeshin politikaj q
    » A fituam apo humbem ne luften e dyte boterore?

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
    Kërce tek: