Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sistemi komunist qëllimisht e la në harresë Kristo Dakon,

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sistemi komunist qëllimisht e la në harresë Kristo Dakon, Empty
MesazhTitulli: Sistemi komunist qëllimisht e la në harresë Kristo Dakon,   Sistemi komunist qëllimisht e la në harresë Kristo Dakon, EmptyMon Dec 27, 2010 6:58 pm

Une plaku hala me te vjeteren! pa u ndriqua e verteta e historis tone Kombetare skem me pas ase shqyptari ase shtet natyral shqyptar.

http://www.botasot.info/mesme/dokumetare_26.jpg

Përmendorja e Kristo Dakos

Sistemi komunist qëllimisht e la në harresë
Halil Rama
Kristo Dako, bashkëkohës i ngjarjeve që vendosën fatin e shtetit shqiptar
Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij në vitin 1941. Sistemi komunist tërë veprimtarinë e Kristo Dakos e la në harresë për 50 vjet. Vepra e këtij patrioti të madh, me një aktivitet intensiv për pesë dekada, mbeti e harruar, madje emri i tij për dekada të tëra nuk u përmend. Historiografët shqiptarë të periudhës së regjimit komunist heshtën në mënyrë të skajshme ndaj këtij personaliteti të shquar, që me emrin dhe veprën e tij bëri epokë.



Njeri, që pati ndikim të drejtëpërdrehtë të presidenti amerikan Uillson.

69 vjet më parë (më 16 dhjetor 1941) u nda nga jeta Kristo Dako, studiuesi dhe patrioti korçar, bashkëkohës i ngjarjeve që vendosën fatin e shtetit shqiptar të pagëzuar nga fuqitë e mëdha. Ai ka hyrë në analet e historisë si njeriu që shëtiti pëllëmbë për pëllëmbë në “tokën e harruar”, këshilltarin e presidentit amerikan Uillson, Çarls Krejn dhe që pati ndikim të drejtpërdrejtë për rolin e diplomacisë amerikane në favor të çështjes shqiptare. Kristo Anastas Dako lindi në qytetin e Korçës, në prag të Krishtlindjeve, më 24 dhjetor 1876. Mësimet e para i përfundoi në qytetin e Korçës dhe më pas, pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mësimet në shkollën e mesme.

Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht për matematikë. Më vonë, pasi emigroi në SHBA, përfundoi studimet universitare edhe për filozofi. Kristo Dako ka aktivitet të gjerë patriotik si brenda, ashtu dhe jashtë atdheut. Ai ka qenë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës, si: shoqata “Shpresa”, shoqata “Dituria”, shoqata “Djalëria shqiptare”, klubi “Bashkimi”, klubi “Vëllazëria”, klubi “Dielli i Shqipërisë” etj. Kristo Dako ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë. Por një meritë të veçantë ai ka në fushën e diplomacisë, nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta dhe mbrojtjen me forcë të çështjes kombëtare shqiptare në kancelaritë perëndimore. Kristo Dako është takuar dy herë kokë me presidentin e SHBA Uillson. Në këto takime ai është shprehur drejtpërsëdrejti në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë, duke qenë kundër synimeve grabitqare të vendeve fqinje. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Uillson në mbrojtje të ineresove kombëtare shqiptare. Siç shkruan Dhimitër Dishnica në librin monografik për jetën dhe veprën e tij “Përballë së vërtetës”, Kristo Dako jetoi me intervale 11 vjet në SHBA, ku gjatë asaj dekade spektri i veprimtarisë së tij ishte i gjerë dhe i larmishëm.



Ishte ministër i arsimit në periudhën e mbretit Zog

Ai la pasur një trashëgimi shumë të pasur nëpërmjet botimit të disa librave, si: “Cilët janë shqiptarët”, “Shqipëria - çelësi i Lindjes së Afërme”, “Shënime nga jeta dhe vepra e N.M tij, Zogut I, mbret i shqiptarëve”, tekstin shkollor “Mësimet e para të gjeometrisë elementare” etj. Kristo Dako është një ndër themeluesit, administrator dhe mësues i Institutit Femëror të Vajzave “Kirias” (Qiriazi) në qytetin e Korçës dhe më pas në Tiranë, Kodër-Kamëz. Ai ishte bashkëshorti dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqiptare. Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales së Elbasanit. Kristo Dakua ka qenë edhe ministër i arsimit në qeverinë e mbretit Zog.

Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindës i gjuhës dhe arsimit shqip Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi etj. Kristo Dakoja dhe Sevasti Qiriazi (Dako) patën dy fëmijë, Gjergjin dhe Aleksandërin. Me shkollimin e tyre, njëri mjek dhe tjetri inxhinier mekanik, ata ishin intelektualë të shquar të kohës. Por fatkeqësisht u trajtuan keq nga regjimi komunist, duke i burgosur. Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij në vitin 1941. Sistemi komunist tërë veprimtarinë e Kristo Dakos e la në harresë për 50 vjet. Vepra e këtij patrioti të madh, me një aktivitet intensiv për pesë dekada, mbeti e harruar, madje emri i tij për dekada të tëra nuk u përmend. Historiografët shqiptarë të periudhës së regjimit komunist heshtën në mënyrë të skajshme ndaj këtij personaliteti të shquar, që me emrin dhe veprën e tij bëri epokë. Në monografinë e shkruar nga Dhimitër Dishnica argumentohet fare qartë qëndrimi më se i ftohtë dhe i padrejtë ndaj figurës së Kristo Dakos si pasojë e trajtimit klasor dhe politizimit të saj, që preku mjaft figura të spikatura të historisë kombëtare, siç qe dhe ai.

E kaluara atdhetare e Kristo Dakos, e cila ndriste me shkëlqimin vezullues, si pasojë e njëanshmërisë në trajtimin e figurave historike nuk u vlerësua asnjëherë nga historiografia e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. “Heshtja, nënvleftësimi dhe mospërfillja e veprës së tij ishte pjesë e qëndrimit dogmatik e sektar që u mbajt ndaj personaliteteve të së kaluarës në emër të luftës për të shkatërruar mbeturinat e sistemit të vjetër”, - shkruan për të Dhimitër Dishnica. Më tej ai argumenton bindshëm se heshtja dhe përbuzja e veprës së Kristo Dakos për një kohë të gjatë ishte pjesë e një lufte që synonte dobësimin e influencës amerikanë në Shqipëri, në mënyrë që Shqipëria të ishte sa më e izoluar, larg çdo ndikimi dhe influence të huaj, që vendin e frymës perëndimore ta zinte ajo lindore, kultura sllave dhe ideologjia e saj. “Ai dhe familja e tij ishin shpallur padrejtësisht borgjezë dhe mbi pjesëtarët e tjerë të saj ranë të gjitha goditjet që i shkonin përshtat këtij emir. Ata nuk ishin të tillë. E vetmja pasuri e tij dhe e familjes ishin dijet, ideali kombëtar, librat dhe godinat e shkollës.” Por në këto vite të demokracisë e pluralizmit do të ishte nipi i tyre, Robert Dako, që ngriti në Kodër-Kamëz një shkollë të lartë universitare, që përgatit menaxherët dhe juristët e ardhshëm të biznesit. Ky universitet është ngritur mbi një ëndërr të hershme të patriotëve Dako e Qiriazi, që daton që në fillimet e shekullit të kaluar, kur u hap vetëm instituti “Kyrias”. Presidenti i këtij universiteti, Robert Dako, shprehet se ka ndier obligimin që ëndrrën e dikurshme të të parëve të tij ta rigjallërojë e ta zhvillojë deri në idenë e një universiteti. Ai shprehet gjithashtu se ëndrrës së hershme arsimore iu shtua edhe mundësia që iu dha për të rimarrë pronat e shtetëzuara dhe të dyja së bashku kanë mundësuar iniciativën dhe sipërmarrjen arsimore me emrin “Universiteti Sevasti & Parashqevi Qiriazi”. Ndërkohë gjykojmë se ka ardhur koha që vepra e Kristo Dakos të vlerësohet dhe të bëhet e ditur për të gjithë shqiptarët dhe njëkohësisht të ndreqet padrejtësia që ka rënduar mbi të dhe familjen Dako.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sistemi komunist qëllimisht e la në harresë Kristo Dakon,
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shteti, sistemi dhe procesi!
» Fjalë të lëna në harresë të cilat nuk përdoren në ditët tona
» Shkrime për Havzi Nelën -
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: