| GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:45 pm | |
| E shohim të kristalizuar çka po themi te kapitulli “Eklipsi i lules së Mollës”, një ndër kapitujt, ku autori lodërzon jo vetëm me Ezmerkën e topuzin e saj, por edhe me lexuesin, duke e hedhur atë degë më degë, nga livadhi i nuses, tek petale lulesh, nga përrallëza tek nata dhe hëna me eklips nga balta ime te “Qyteti Lezet” e nga “Lule Molla” te “Butrinti afër detit shfaqur”, ku gjithandej nga na shpie nuk na ndahen “buzët në bashkim” (Ezmerkë – poet) në trajta origjinale, me formate te reja . | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:46 pm | |
| Edhe te kapitulli “RRËFIMI”, ku shpresojmë të shijojmë skena më të ndezura, nuk na shqiten shenja e kodeshvështrime nën qerpikë e prapë “dielli përulur te një mollë”, ku ajo “po”-ja e shumëpritur nuk po vendoste të dilte ende prej buzëve të Ezmerkës, që puthjet s’i kursente, por që topuzin nuk e lëshonte të kthehej në gërshet… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:46 pm | |
| Po ja që pikërisht te ky kapitull ndeshemi dhe me fjalën peshërëndë “Aman!”, dalë prej gojës së Ezmerkës, pas puthjes së zjarrtë që e kishte dhënë. Enigmatike ezmerka e kësaj poeme:
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:46 pm | |
| “Sytë i kishte paksa të mbyllur, si rrinë sytë në puthërim, u shtyva: “Pse të rri i ndrydhur, pa hedhje në puthje, në përqafim?”
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:46 pm | |
| Prej këndej me një manovrimn të shkathët poetik, autori na degdis nëpër dashnore veprash klsasike, që nga ruset e gjer te Elena e Trojës, ku sërish lidhëzimin e kryen procedura shpirtprushëruese e puthjeve… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:47 pm | |
| Mirëpo imagjinata e hedh Ezmerkën në krahët e Ylberit, i cili nuk donte ta lëshonte dhe desh e la poetin e përgjëruar në gjendje pezulltie boshe..… Sërish fantazia pa fre vepron. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:47 pm | |
| Ishin disa “Ylberë” që i vinin rrotull Ezmerkës e në të tilla rrethana vështirësohen arritjet e objektivave… Ishte Ezmeraka ajo që do vendoste Dhe çasti i shumëpritur u përsërit:
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:47 pm | |
| “E putha me shpirt e zemër, Ajo iu përgjigj puthjes sime, mbi buzët e saj shkruaja emër, Lulemolla hidhte urime!
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:47 pm | |
| Filluan kumbonin kambanat, Bistrica dridhte bishtin e bukur, “Sonatën e dashurisë” filluan zanat, Merimangzezat ishin zhdukur!” Kapërcehet sërish te dhënia e fjalës, te besëdhënia: “Iu luta vajzës fine: “Topuzin, jo gërshetë! Tipuzin – topuz ta linte, Topuzi – fjalëkryq për jetë!”
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:48 pm | |
| Konstatohet lehtë, që, me gjithë artificet që përdor e me mjetet artistike që i ofron stilistika poetike nga lulemollët te luledelet e te trifili me katër fletë…, edhe pas një “pritjeje të gjatë” e “trisht ndarjeje”…do s’do poet Kristaq F. Shabani na shndërrohet e konvertohet nga hero lirik në një personazh real e këtë e stigmatizon më ndjeshëm në fjalën përmbyllëse, duke thënë, porse pa emër, që heroi lirik na qenka ky… një poet që e njeh kushdo… që u nis andej e u sos këtej… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:48 pm | |
| Shëtita dhe unë i dashuruari imagjinar pas një ezmerke në një poemë liriko-erotike, ku si në një tablo të kompozuar me delikatesë përshfaqet një botë e tërë rinore më tërë ngjyrimet përkitëse të shpirtit të etur e të dehur ndjenjash të vrullta… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" Sat Oct 23, 2010 3:49 pm | |
| Përvoja lirike e poetit: “Trinomi i cicërimës” “Stina e pestë” “Dy pronorë” e tjerë.
| |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: GJIROKASTRA LETERSI "PEGASI" "EZMERKA ME TOPUZ" | |