|
| Misteri i Gjigantit TITANIK | |
| | Autori | Mesazh |
---|
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Misteri i Gjigantit TITANIK Mon Sep 20, 2010 11:29 pm | |
| Të Pathënat e Titanic
”TË PATHËNAT E TITANIC” është i vetmi libër ku do të gjeni për herë të parë listën e plotë të pasagjerëve që kanë qënë në atë anije dhe gjithashtu çdo fakt do të ndiqet nga ilustrimi konkret.
Iracionalja dhe racionalja do të ndahen veç si asnjë herë më parë,për t’ju dhënë një imazh më të qartë të fakteve me të cilat do të përballeni.
Historia e Titanic është vetëm një sekuencë faktesh.Nuk mund të mbyllësh një madhësi kaq të dukshme vetëm me një fjalë kyçe. Nëse do të ishte e mundur që ta arkivonin në çështjen e kronikës këtë histori që i humbi jetën mijëra personave,unë nuk do të isha “këtu”, por për këtë histori flitet dhe sot.
Ekspertë të mëdhenj më kanë rrëfyer që kur flitet për një histori dashurie (Love Story) nxirret përherë një shami,gjë që e bën si njeriu i thjeshtë ashtu dhe ai intelektual. Kush nga ne, qoftë i thjeshtë apo intelektual nuk ka qarë në momentin kur Leonardo Di Caprio (aktor hollivudian) shket nga duart e Kate Winslet (aktore) në përfundësi të ujit me shikimin drejt e në sy të së dashurës së tij dhe dhimbjes së pakurueshme të syve të saj?
Bukuria e Titanic është pikërisht këtu.Në këtë sallon emotiv të madh të kronikës që arrin madhësinë e Hënës. Në këtë anije gjigande që përshkonte Atlantikun për një jetë më të mirë janë mbledhur të gjitha faktet që dëshmojnë profilin e këtij libri.
Dashuria siç e thashë,por dhe heroizmi,solidariteti,kurajoja,por dhe si një përmbysje spekullore gjendet ligësia, arroganca, padrejtësia, egoizmi dhe racizmi. Por është dhe koha e aftë për të transformuar faktet dhe për të na bërë të fantazojmë.
Nga 1912-ta na është dashur të presim deri në 1985 nga rrëfimi i Ballard për të vërtetën e asaj historie të fshehur nga qeveria amerikane në ujërat e Atlantikut. E njëjta qeveri kërkoi më pas gjetjen e vendndodhjes së Titanic me anë të rrëfimeve të dëshmitarëve.
Në këtë histori nuk ka vetëm rrëfime sugjestive, por ka dhe faje dhe gabime që duhen qartësuar.
Ka një numër të madh pyetjesh, misteresh që unë do t’ju tregoj duke përdorur si faktet racionale ashtu dhe ato iracionale. Siç ndodh zakonisht nuk do të mbështes asnjë hipotezë, por do t’i vë të gjitha përballë “dritës” dhe përballë ndriçimit më të madh që mundem : HISTORISË. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Mon Sep 20, 2010 11:34 pm | |
| NDËRTIMI I TITANIC
A mund të ndërtohet një anije që s’mund të mbytet kurrë ?
Në fillimet e viteve 900’ përgjigja ishte Po. Është epoka e besimit në shkencë dhe teknologji,ku njeriu mund të bëjë gjithçka. Edhe të ndërtojë një anije që s’mund të mbytet kurrë. BRUCE ISMAY-President i kompanisë WHITE STAR LINE përkrah shpirtin e pozitivitetit.
Në 1907 krijon një marrëveshje me Lord Pirrie-president i industrisë metalurgjike HARLAND & WOLFF në Belfast për ndërtimin e një linje anijesh të shpejta dhe më luksoze në botë ku inxhinieri dhe projektuesi do të ishte THOMAS ANDREWS.Anijet do të jenë tre dhe Ismay ka gati emrat:OLIMPIC, GIGANTIC dhe TITANIC.
Në 16 dhjetor të 1908 nisin punimet për ndërtimin e Olimpic,tre muaj më vonë ato për Titanic:-“Lulja” më e bukur e Ëhite Star Line. Më 31 maj 1911 mijëra njerëz dalin për të admiruar përfundimin e ndërtimit të Titanic:- I pambytshmi,pallati lundrues,krenaria e Bruce Ismay.
Turma e njerëzve është e habitur përballë madhështisë së Titanic.Anija më e shtrenjtë e kohës prej 7.5 milion dollarësh peshonte 48000 tonelatë hekuri,268 metra gjatësi dhe 28 metra lartësi. I lartë sa një pallat prej 11 katesh. Objekti më i madh lundrues i të gjitha kohrave dhe më luksozi është gati të sfidojë Atlantikun.
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 12:00 am | |
|
NISJA E TITANIC
Në 10 prill 1912 të mesditës Titanic niset nga porti i Southemptonit për udhëtimin e tij të parë. Njerëzit janë ambiciozë. Të arrish në New York vetëm për gjashtë ditë duket e pamundur. Në timon u caktua kapiteni EDUARD JOHN SMITH, një veteran i White Star Line në prag të pensionit. Pas 40 vitesh shërbim vendos të bëjë udhëtimin e tij të fundit në krye të Titanic.
Para se të dalë në oqean të hapur drejtuesi devijon për në Francë në mbrëmje, në Chaire Paule.Në mëngjesin e 11 prillit niset për në Quincy Town të Irlandës ku merr pasagjerë të klasit të tretë të cilët largohen nga varfëria e vendit të tyre për një jete më të mirë në Amerikë. Në orën dy të drekës Titanic lë Europën përgjithmonë.
Në anije ka më shumë se 2200 pasagjerë ku ndërmjet tyre gjenden emrat e njerëzve më të mëdhenj dhe të shquar të kohës:
LUKSI DHE BUKURIA E TITANIC
Në Titanic kishte një ndarje klasesh. Në klasin e parë mbizotëronte luksi, ku në dispozicion për pasagjerët ka qënë një palestër e kompletuar, një banjo turke, një pishinë e mbuluar, salla lojrash dhe legjendarja kafe Parisien.
Në sallën madhështore të ngrënies ushqimi servirej në pjata porcelani dhe mbajtëset ishin prej argjendi. Në dispozicion të pasagjerëve të klasit të parë u vunë dhe 10000 shishe vere franceze.
Klasi i dytë ishte më pak lukzos,por në krahasim me anijet e tjera ishte i barabartë me klasin e parë të tyre. Në klasin e tretë pasagjerët kanë tre vakte në dispozicion dhe kabina të pastra, ku dhe pasagjerët më të varfër mund të gjenin komoditet në anijen e ëndrrave
TITANIC GJATË UDHËTIMIT
Katër ditët e para të udhëtimit janë të përkryera, koha është e mirë dhe oqeani është i qetë.
Thomas Andrews inxhinieri dhe projektuesi mban nën kontroll anijen sidomos në sallën e motorëve, ku rreh zemra e Titanic mes motorësh gjigandë me një forcë prej 50000 kuajsh fuqi që mund ta shtyjnë anijen në një shpejtësi prej 24 nodesh.
Salla e radios është një tjetër mrekulli në këtë anije. JACK PHILIPS dhe HAROLD BRIDE janë dy radistët e kësaj salle. Pasagjerët të mahnitur nga kjo teknologji I mbajnë radistët të zënë me punë për t’u dërguar telegrame familjarëve të tyre.
E diel 14 prill.Udhëtimi inaugural i Titanic ka përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës. Kapiteni Smith dhe Thomas Andrews vendosin që ta çojnë shpejtësinë e anijes në maksimum duke parë kushtet e mira të motit.
Gjithçka duket se po shkon për së mbari, por në Atlantikun e veriut rruga është me pengesa akulli.
Është një çmenduri të ecësh shumë shpejt.Në sallën e radios vijnë mesazhet e para të rrezikut nga anijet e tjera që rrëfejnë praninë e aisbergëve drejt rrugës që ndjek Titanic, por përgjegjësit nuk ua vënë shumë veshin duke menduar se anija është e pambytshme dhe s’mund t’i ndodhë asgjë.
Në orën 19:30 anija Californian dërgon tre mesazhe ku bën të ditur praninë e aisbergëve 50 milje larg drejtimit të Titanic.
Kapiteni Smith urdhëron që të devijojnë lehtësisht drejt jugut.Lë sallën e drejtimit dhe shkon në atë të ngrënies ku një çift i pasur amerikan ofron një darkë në nder të tij.
Motorët punojnë me xhiro të plota.Është një natë pa hënë dhe temperatura ka rënë ndjeshëm.Oqeani është i qetë.
Në orën 21:40 anija Mezaba dërgon një mesazh të koordinuar: - Aisberg në drejtimin 42˚ veri dhe 49˚ perëndim. Ky ishte i gjashti mesazh gjatë ditës dhe më i rëndësishmi, ku tregon praninë e një aisbergu në drejtimin e Titanic. Por radiografisti Philips duke mos i njohur koordinatat e lë mesazhin mes letrave të tjera. Një gabim fatal.
Në 22:45 anija Californian dërgon mesazhin e fundit ku tregon se ka ngecur mes akujve dhe ndodhet vetëm 10 milje larg Titanic. Sinjali vjen i fortë në veshët e Philips i cili i mërzitur bërtet:- Mbylle gojën po prish të gjitha sinjalet e mia.
Dhe vazhdon i qetë të dërgojë përshëndetjet e pasagjerëve,ndërkohë që anija e ëndrrave ecën drejt fatit të saj.
Vetëm 450 metra larg Titanic,një aisberg.
Në Titanic kishte një ndarje klasesh. Në klasin e parë mbizotëronte luksi, ku në dispozicion për pasagjerët ka qënë një palestër e kompletuar, një banjo turke, një pishinë e mbuluar, salla lojrash dhe legjendarja kafe Parisien.
Në sallën madhështore të ngrënies ushqimi servirej në pjata porcelani dhe mbajtëset ishin prej argjendi. Në dispozicion të pasagjerëve të klasit të parë u vunë dhe 10000 shishe vere franceze.
Klasi i dytë ishte më pak lukzos,por në krahasim me anijet e tjera ishte i barabartë me klasin e parë të tyre. Në klasin e tretë pasagjerët kanë tre vakte në dispozicion dhe kabina të pastra, ku dhe pasagjerët më të varfër mund të gjenin komoditet në anijen e ëndrrave
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 12:17 am | |
| MBYTJA E TITANIC Është një natë spektrale ajo e 14 prillit të 1912-tës në Atlantikun e Veriut.Qielli është pa hënë dhe një mjegull e vogël e bën skenën më të hidhur. Ajri është i ftohtë, deti i qetë, aq sa duket si një qelq i sapo bërë.
Pjesa më e madhe e pasagjerëve të anijes së ëndrrave kanë shkuar nëpër kabinat e tyre. Një grup burrash janë mbledhur në sallën e duhanpirësve të klasit të parë. Një duhan dhe dy fjalë para se të shkojnë të flenë.
Vëzhguesit në ballë të anijes FREDERICK FLITT dhe REGIONAL LIMS vëzhgojnë para në horizont,por diçka tërheq vëmëndjen e tyre. Pa dylbi ishte e vështirë për ta vënë re.
Në 23:40 Flitt vështron një aisberg 405 metra larg përplasjes direkte me Titanic. Vëzhguesit i bien tre herë kambanës dhe lajmërojnë sallën e komandës.
Titanic ecën me 80 milje në orë drejt malit prej akulli.
WILLIAM MURDOCH zv.kapiten jep urdhërin që anija të ndalojë menjëherë.Ndaloni gjithçka thërret dhe i jep urdhër timonierit që ta kthejë anijen krejtësisht majtas. Një gabim fatal. Është shumë vonë.
Titanic eviton përplasjen ballore por aisbergu e godet në pjesën e poshtme djathtas.
Anija ndodhet në 41˚ veri dhe 50˚ perëndim,pikërisht në zonën e sinjalizuar nga mesazhet e ardhura nga anijet e tjera.
Përplasja nuk u kuptua gati fare nga pasagjerët e klasit të parë.Katër kate më poshtë përplasja qe e tmerrshme. Në sallën e motorëve uji hynte fuqishëm nga pjesa e çarë.
Njëra pas tjetrës fillojnë e përmbyten 5 nën ndarëset motorike.Një më shumë sec duhet për ta mbajtur anijen në ekuilibër.
Kapiteni Smith shikon gjendjen e rënduar të anijes dhe i kërkon Thomas Andrews-it gjendjen e dëmeve. Pas shikimit të dëmeve Andrews kthehet tepër i shqetësuar në sallën e komandimit me një lajm tronditës: - Titanic ka më pak se dy orë jetë, do të mbytet.
Inxhinieri e njeh mirë anijen që projektoi dhe nuk ka si të gabojë.
Është ora 00:15 ku nga salla e radios nisen mesazhet e para për ndihmë (S.O.S):-Ejani na ndihmoni jemi përplasur me një aisberg !
Kapiteni urdhëron të bëhen gati varkat e shpëtimit dhe të grumbullohen pasagjerët. Në Titanic ndodhen gjithsej 16 varka dhe 4 kanova,mjaftojnë vetëm për gjysmat e pasagjerëve që janë në anije.
Pasagjerët nuk i besojnë lajmit,Titanic nuk mund të mbytet është i pambytshëm,është një shaka,një lojë.
Anija Carpathia i përgjigjet mesazhit S.O.S të Titanic.Është 50 milje larg dhe duhen katër orë për ta mbërritur Titanic.Shumë,për të shpëtuar të gjithë pasagjerët.
Në 00:45 hidhet në det varka e parë e shpëtimit ku oficeri Pitman jep urdhërin :- Në fillim gratë dhe fëmijët.
Një fishekzjarr zbardh qiellin. Nga Titanic lëshohen disa fishekzjarre në ajër për ndihmë. Nuk ka më kohë. Anija dalëngadalë po fundoset dhe nuk mban dot më as ekuilibrin e saj. Tashmë kudo mbizotëron paniku. Edhe pse u dha një urdhër burrat tentojnë të hipin në varkat e shpëtimit, ”Vdekja është njësoj për të gjithë”.
Në orën 2:05 varka e fundit u hodh në det më 45 persona në të.Në bordin e anijes ka akoma më shumë se 1500 pasagjerë.
Kapiteni Smith ndahet me ekuipazhin:- Bëtë detyrën tuaj, tani secili të kujdeset për veten. Në orën 2:20 anija e pambytshme, pallati lundrues thithet nga ujërat e oqeanit. Në varkat e shpëtimit pasagjerët shikojnë të heshtur tek mbytet anija e mrekullueshme TITANIC. Është fundi i një ëndrre dhe një epoke. Epokës në besimin e tepruar të njeriut dhe të progresit.
Ndërkohë Carpathia udhëton me një shpejtësi marramendëse për të arritur vendin e ngjarjes, pas mesazhit të marrë nga radistët e Titanic. Në të zbardhur të agimit arrin në vendin e katastrofës. Skena që shfaqet në sytë e kapitenit ARTHUR ROSTROM dhe ekuipazhit të tij është shumë e dhimbshme. Qindra trupa pa jetë lëkunden sipër ujit.
Të mbijetuarit hipin në anijen Carpathia ku disa prej tyre janë në gjendje shoku dhe disa janë të ngrirë. Gjithsej të mbijetuarit janë 705 vetëm 1/3 e pasagjerëve të Titanic.
Carpathia arrin në New York natën e 18 prillit. Në molin 54 mijëra njerëz presin të marrin vesh kush ka shpëtuar dhe kush jo nga tragjedia | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 12:41 am | |
| EKSPEDITA E ROBERT BALLARD
1 shtator 1985. Në oqeanin Atlantik roboti Argo,ideuar nga Robert Ballard për eksplorime nënujore dërgon në sipërfaqe një imazh që nuk lë dyshime.
Bëhet fjalë për kaldajën e një anije,më pas shfaqet një objekt gjigand i zi.
Në orën 1:00 të mëngjesit Ballard dhe ekuipazhi i tij shikuan vetëm për 5 minuta atë çka mbetej nga Titanic.
Pas tri muajsh kërkime arritën ta individuojnë 4000 metra nën thellësi ku prehej tashmë prej 73 vitesh.
Në ekspeditat që u bënë më pas u vërtetua se Titanic gjatë fundosjes ishte ndarë në dysh.Ndërmjet dy pjesëve të Titanic ndodhej një distancë prej 600 metrash.Në këtë distancë u gjetën copa dhe objekte të shumta të kësaj anijeje.
FAKTE , MISTERE DHE TEORI
Pas dëshmive të bëra nga ato që panë orët e fundit të jetës së Titanic,disa prej tyre nuk u morën parasysh.Sidomos nga ato të pasagjerëve të klasit të tretë,që dëshmuan se anija para se të mbytej u nda në dy pjesë.
Ekspertët ishin të bindur se as ujërat e Atlantikut nuk kishin fuqi ta ndanin në dysh atë anije gjigande.
Ishte pikërisht fama e tij si i pambytshëm që e bëri Titanic nga anija më e madhe e kohës,në tragjedinë më të madhe detare të kohës.
Para nisjes u harruan madje dhe varëset e orientimit të varkave të shpëtimit.”Përse mund të shërbenin?”
Por të shohësh horizontin me sy të lirë duke ecur me një shpejtësi prej 20 nodesh ishte diçka e pamundur që Titanic e bëri realitet.
Cfarë rreziqesh mund ta ndalonin këtë mrekulli të dorës së njeriut?
Gjashtë muaj para tragjedisë kapiteni Smith kishte dhënë një intervistë për gazetën THE NEW YORK TIMES ku rrëfente që asnjë kondicion i motit nuk mund ta mbyste një anije të tillë. Por pikërisht nën komandën e tij shumë anije të kompanisë WHITE STAR LINE kanë hasur incidente.
Gjatë 20 viteve karrierë Smith kish hasur incidente në 5 anije të ndryshme. Në katër anije kish rënë zjarr, ndërsa më i rëndë qe mbytja e Olimpic ku Smith arriti të shpëtojë. Smith ishte i famshëm si komandanti më i paguar në botë,por edhe për maninë e tij të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme.
Me pak fjalë kompania WHITE STAR LINE vinte sigurinë mbi të gjitha rrethanat. Por Bruce Ismay,president i kompanisë, mendonte se përveç sigurisë anija ishte dhe më e shpejta në botë.
Para se të hipte në të ai i dha udhëzime ekuipazhit që ta rrisnin shpejtësinë në maksimum dhe motorët të punonin me xhiro të plota.
Përgjegjësitë e Ismayt u fshehën nga investigatorët e aksidentit edhe pse diheshin që para se të ndodhte tragjedia.
Në orën 3:42 anija Baltic lëshon një mesazh për komandantin e Titanic, ku e informon që në rrugën e tij do të hasë shumë aisbergë.Mesazhin e Baltic e pasuan shumë anije të tjera ku rrëfenin për prezencën e aisbergëve.
Smith lexon mesazhin dhe ja dërgon Ismayt i cili e mban në xhep për më shumë se 5 orë, ndërkohë që anija çante detin me një shpejtësi marramendëse. Përse ? Ambicie, siguri e tepërt, presione nga kompania?
Arsyet e Smith janë zhdukur bashkë me të në fund të oqeanit, ashtu si gazeta në bord që askush nuk tentoi ta shpëtonte ose që e lanë me qëllim të zhduket.
Fazat e mbytjes së Titanic qenë dramatike dhe konfuze. Plani i evakuimit qe i ngatërruar. Mbasi u mor vesh që anija qe përplasur kapiteni priti 30 minuta për të dhënë S.O.S dhe pas një ore hodhi varkën e parë të shpëtimit në det. Që siç rrëfenin ligjet detare varkat që qenë në Titanic nuk mjaftonin për t’i shpëtuar të gjithë pasagjerët në bord.
Ndërkohë që Carpathia udhëtonte shpejt për të arritur Titanic, në vendin e ngjarjes ka pasur dhe një anije tjetër që i ka parë fishekzjarret por nuk ju ka përgjigjur S.O.S. Këtë e dëshmojnë disa që shpëtuan të cilët arritën të shikojnë një anije por pa mundur ta identifikojnë atë.
Disa mendonin që ajo anije qe Californian e kapitenit LORD, i cili pati ndërprerë lidhjet me Titanic në mbrëmje sepse radistët e transatlantikut ishin mjaft të zënë me mesazhe përshëndetëse dhe nuk i vinin veshin apelit që bënte operatori i Californias i cili pasi u ndje i injoruar e i mërzitur fiku radion dhe shkoi të flerë.
Por përse zyrtarët ruajtës të Californias injoruan S.O.S e Titanic?Nëse bëhesh fjalë për një anije tjetër përse nuk iu përgjigj kurrë S.O.S? Edhe kjo do të mbesë një mister i pazgjidhur. Pas tragjedisë flitej për rreth 800 të shpëtuar dhe mbi 1500 të vdekur, ku edhe në ditët tona numri i saktë nuk dihet ende.
Por ka dhe një aspekt tjetër tronditës që nuk është thënë: - Diferenca e madhe ndërmjet të mbijetuarve të tri klaseve nga 70% e pasagjerëve të klasit të parë dhe të dytë në 30% e pasagjerëve të klasit të tretë. A ka pasur me të vërtetë diskriminim shoqëror gjatë momentit të shpëtimit? Vështirë të japësh një përgjigje.
Shumë dëshmi tregojnë se disa oficerë të ekuipazhit kontrollonin se kush hipte në varkat e shpëtimit. Gjatë investigimit u tregua se oficerët numëronin thjesht se sa persona hipnin në varkat e shpëtimit sepse nuk ishin të sigurtë për numrin e pasagjerëve që mbanin ato.
Më pas u rrëfye se vendi për të hipur në varka qe në katin e sipërm ndërsa pasagjerët e klasit të tretë ndodheshin në katin e fundit. Ato kishin një rrugë të gjatë dhe konfuze për të bërë derisa të mbërrinin në vendin e shpëtimit. Zyrtarët gjithashtu rrëfyen se pas hedhjes së varkave në ujë, ato do të afroheshin në portat e fundit të anijes në mënyrë që të hipnin dhe pasagjerë të tjerë, por ky plan nuk u zbatua kurrë.
Por ka dhe shumë pyetje të tjera që filluan të shtoheshin vite më vonë.
Në një ekspeditë,Ballard mblodhi shumë pjesë të anijes (çelik dhe metal) të cilat ia dërgoi inxhinierëve dhe ekspertëve më të njohur amerikanë. Mbi bazë të testeve të bëra rezultoi se metali i përdorur për ndërtimin e anijes në një temperaturë -1˚C arrinte nivelin më të lartë të thyerjes.
Por ky zbulim mund ta ketë përkeqësuar gjëndjen e anijes pas përplasjes me aisbergun?
Një tjetër histori spektakolare të kësaj historie na e rrëfejnë në vitet 90’ në librin e tyre dy gazetarë:- ROBIN GARDINER dhe DAN VAN DER VART. Libri titullohet THE TWO TITANIC’S ( Dy Titanikët) ku na tregojnë si dhe pse nuk ishte anije më e madhe në botë ajo që u mbyt, por binjakeja e saj ; Olimpic.
Në kantieret e Belfast në fillimet e marsit të 1912 Titanic ishte në fazën e mbarimit,por ka një emergjencë:- Olimpic është përplasur me disa akuj pranë Terra Novës dhe ka humbur fletën e një helike.
Bëhet fjalë për një riparim prej disa orësh por anija qëndroi nën hekura për më shumë se 10 ditë. Përse? Mbase dëmet ishin më të mëdha se sa u parashikuan? Apo mbase kompania vendosi të përfitojë nga situata? Kjo ishte hera e fundit ku dy anijet ndodheshin bashkë. Olimpic është shumë e dëmtuar dhe riparimi kushton shumë.
Por dicka ndodhi sepse nxjerrja e Titanic vonoi më shumë sesa ishte thënë.Në ç’mënyrë kompania mund të ketë krijuar përfitim nga kjo situatë kritike?
Një plan i thjeshtë por djallëzor: -Të ndërrojnë anijet.Duke çuar në det Olimpic në vend të Titanic me minimumin e riparimeve të mundshme që të jetë e aftë për të përballuar disa ditë udhëtim dhe më pas të çohet me shpejtësi në maksimum drejt akujve të Atlantikut.
Kjo gjë do rriste fondin ndjeshën,duke përfituar nga shkëmbimi i anijeve, por kjo është thjesht një teori ku as ekspeditat e Ballard nuk arritën ta vërtetojnë dot. Pjesa e çarë e Olimpic nuk është parë asnjëherë me vëmendje në mënyrë që të identifikohej e vërteta e kësaj teorie.
E gjithë kjo nuk arrin ta ndryshojë dot realitetin e tragjedisë.Dhe shumë sekrete të Titanic ndodhen dhe sot e kësaj dite të fshehura nën ujërat e ftohta të Atlantikut.
Një përgënjeshtrim i madh u bë nga doktori Sharel Sharlet në vitin 1992 i cili botoi një artikull në gazetën mjekësore “The Lancet”.Në regjistrat e vdekjes së New Yorkut pasagjerët që humbën jetën në Titanic u cilësuan si të mbytur, por dr.Sharlet zbulon se duke pasur gomonen trupore njerëzit nuk mund të mbyteshin sepse ato qëndronin mbi ujë.
Sharlet thotë se pasagjerët vdiqën nga një Hipotermi Aksidentale sepse uji ndodhej në temperaturën -2˚C, një temperaturë që trupi i njeriut nuk e përballon dot.Nëse varkat e shpëtimit do të ishin kthyer mbrapsh mund të merrnin edhe pasagjerë të tjerë për t’i rianimuar:- Gjë që ndodh normalisht në këto raste.
Dhe pas rianimimit ato do të mund të kthehenin në jetë,sepse hipotermia aksidentale fillon dalëngadalë dhe njeriu mund të riaftësohet edhe pas 40 minutash hipotermi. Ajo ç’ka dr.Sharlet donte të shprehte ishte se, nëse varkat e shpëtimit do të ishin kthyer do të shpëtonin më shumë jetë.
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 12:45 am | |
| FAKTET IRACIONALE
FUTILITY - Zhdukje. ”Arroganca e njeriut që sfidon natyrën”. Kështu shkrimtari amerikan MORGAN ROBERTSON titullon një novelë të publikuar në 1898.
Është historia e një anije “Titan”, më e madhja në botë, praktikisht e pambytshme. Në udhëtimin Angli-Amerikë has një aisberg dhe ëndrra kthehet në një tragjedi. Varkat e shpëtimit nuk mjaftojnë dhe temperatura e ujit në prill është shumë e ulët, gjë që është fatale për pasagjerët.
Përputhjet me tragjedinë e Titanic të ndodhura 14 vjet më vonë janë me të vërtetë të mahnitshme. Dy anijet janë praktikisht të njëjta,si ajo e rrëfimit në libër ashtu dhe realja. Helikat i kanë njësoj, njëjti numër pasagjerësh gjithashtu shumë e përafërt gjatësia, gjërësia dhe numri i varkave të shpëtimit. Edhe pjesa e goditur e anijes është e njëjtë me rrëfimin e librit.
A është në të vërtetë një parashikim?
Edhe sot e besojnë shumë këtë histori sidomos njerëzit që duan të besojnë se historia e Titanic është e lidhur me një mallkim dhe me një hije të zezë që nxjerr në jetë elementet paranormalë.
Në fakt Robertson është përpjekur të perfitojë sa më shumë nga kronikat e atëhershme,sepse kompania WHITE STAR LINE kishte nxjerrë lajmin e ndërtimit të anijes Olimpic shumë kohë më parë se të dilte libri dhe dihej që Olimpic me Titanic do t’i kishin përmasat njësoj dhe Robertson iu ka referuar atyre.
Por dihej edhe që rruga e Atlantikut ishte e mbushur me akuj sepse të gjitha anijet hasnin vështirësi.Edhe se numri i varkave të shpëtimit ishte i vogël qe dicka që dihej,sepse në atë kohë anijet mundoheshin t’i bënin sa më të bukura dhe dihej që varkat ia humbnin atë bukuri.
Këto janë fakte që diheshin para se libri të botohej,por si ka mundësi që Robertson i renditi aq të njëjta sikur ta kish jetuar më parë këtë histori ?
Nuk ishte Titanic objekti i mallkuar,por dicka që ndodhej në të gjatë udhëtimit inaugural.Ka që thonë se ndërmjet pasagjerëve të transatlantikut ka qënë dhe lordi FRANCE HAUT miliarder anglez i rënë në mizerje dhe varfëri i cili shoqërohej nga gruaja e tij,aktorja amerikane Mary Elly.
Këta kishin me vete të vetmen pasuri,varësen legjendare “HAUT DIAMOND”, një mrekulli prej 12 karatësh,i ardhur nga minierat indiane të Golkondës dhe i famshëm për fatkeqësitë e panumërta që i sillte çdo pronari që e zotëronte. Nga ky diamant është bazuar dhe regjizori I filmit Titanic James Cameroon i cili I vuri emrin LE COEUR DE LA MER (zemra e detit).
Nëse është e vërtetë se pronarët e këtij diamanti kanë pasur një jetë të vështirë, është absolutisht fallco që ky diamant të ketë qënë në bordin e Titanic.
Lordi HAUT në kulmin e varfërisë së tij u detyrua ta shesë diamantin,që pasi ndryshoi disa pronarë iu dhurua në vitin 1958 institutit SMINCONIA të WASHINGTONIT.
Por ka dhe një objekt tjetër ku janë përqëndruar ata që përkrahin teorinë e mallkimit. Lordi CANTERVIK mendohet se ka pas dërguar në Titanic një nga pjesët më të rralla të koleksionit të tij të cilin do ta çonte në një shfaqie në New York.
Bëhet fjalë për një mumje Egjiptiane e mbyllur në Sarkofagun e saj.Mbase zgjatja e udhëtimit nxori mallkimin e mumjes,por ka dhe të tjerë që kanë një fantazi të tepruar të cilët mendojnë se sarkofagu ka pasur elemente radioaktivë të cilët kanë çmendur ekuipazhin dhe kapitenin duke i detyruar të bënin veprime anormale. Elementët radioaktivë përdoreshin shumë nga Egjiptianët.
Këtë gjë e kanë dëshmuar shumë studime.Por që t’i përdornin këto elemente për të mbrojtur thesaret e tyre kjo është një FANTA-ARKEOLOGJI (fantazi arkeologjike). Në fakt,as prezenca e mumjes nuk është gjetur në bordin e anijes.
Në pjesëtarët e ekuipazhit ka qënë një person që mund të lidhet ngushtë me çështjen e mallkimit të Titanic. Bëhet fjalë për kamarieren VIOLET JESSOP.Pasi shpëtoi nga mbytja ajo rrëfeu se kish qënë dhe herë tjetër në shërbim të kapitenit Smith dhe kompanisë White Star Line kur Olimpic humbi helikën.
Katër vjet më vonë në 21 dhjetor 1917 zonja Jessop me një uniformë të Kryqit të Kuq është në shërbim të anijes Britanic kur has në Egje në një minë Gjermane dhe mbytet për më pak se 50 minuta. Edhe këtë herë Violet Jessop arrin të mbijetojë.
Për mbytjen e transatlantikut më të madh në botë mund të tregohen me qindra histori dhe legjenda. Por ajo që është më e jashtëzakonshme është fakti se mbas afro 100 vjetësh kjo histori ngacmon akoma imagjinatën tonë.
Mbase edhe sot ndjejmë nevojën e një shpjegimi iracional dhe larg reales për një ngjarje që na dukej e pamundur. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:03 am | |
| FUNDI I NJË ËNDRRE
Ruth Becker shpëtoi nga nata ku ëndrra mund të bëhej realitet,por që u kthye një herë e përgjithmonë në botën e errësirës.
Fjalët e saj dhe atyre që shpëtuan kanë bërë xhiron e botës. Për shumë pasagjerë ky ishte udhëtimi drejt një bote të re dhe një jete më të mirë por bashkë me ta u shua shpresa dhe besimi për një të ardhme më ndryshe. Disa prej pasagjerëve nuk do t’i dimë as emrin. Pasagjerët që ndodheshin në Klasin e tretë nuk dinin as të shkruanin as të lexonin. Trupave të pajetë që nuk i dinin emrat i klasifikonin me numra.
Numra që me kalimin e viteve u kthyen në emra.
Emra me një histori unike dhe me një fat të përbashkët.
Anija e deklaruar si e pambytshme po shkonte drejt fatit të saj nën ujërat e zeza,por shumë pasagjerë nuk e besonin këtë. Para përplasjes, në sallonin e madh njerëzit kërcenin, qeshnin dhe dëfreheshin nën ritmin e muzikës por më pas fati i goditi me një “shuplakë” të menjëhershme. Një “shuplakë”aq e fortë sa zgjoi menjëherë pulsimet njerëzore.
Milioneri Benjamin Gugenheim, trupi i të cilit nuk është gjetur kurrë, mendohet se i ulur në një karrige në sallonin e madh me një gotë Brandy në dorë dhe me një cigare ka pritur vdekjen si një zotëri i madh.
Isidor Straus i cili ndërtoi pasurinë e tij me magazinat në Memphis udhëtonte me të shoqen e tij Ida. Pasi ndihmoi shërbyesen të hipte në varkën e shpëtimit ai i kërkoi dhe gruas së tij që të shpëtonte,por ajo nuk pranoi dhe ndenji me të deri në çastet e fundit.
Nga rrëfimet e pasagjerëve është mësuar një tregim kolektiv që duket si një projektim,një mit legjendar. Me fjalë të tjera një imazh. Si ai i Wollas Arthur dhe muzikantëve të tij që vazhduan t’i binin veglave të tyre sikur ajo që po ndodhte të dukej si një pjesë e një shfaqjeje teatrale. Si fakti që përmendet sikur oficerë të ekuipazhit kanë hapur zjarr mbi pasagjerë.
Rrëfime, legjenda, histori që janë ndryshuar dhe transformuar nga kalimi i viteve.
Në Titanic ka pasur shumë pasagjerë të dëshpëruar,gra që nuk donin të linin burrat, gra kurajoze si Margaret Brown që ndodhej në Titanic për të shoqëruar një nip të sëmurë. Margaret e detyruar të hipte në varkë ka kapur rremat duke i dhënë me sa forcë mundte për të shpëtuar veten dhe të tjerët.
Në anijen e ëndrrave ka pasur njerëz të pasur dhe të njohur të kohës si p,sh John Jackob Astor,i cili ishte me gruan e tij të dytë e cila ishte shtatzënë prej 8 muajsh. Pasi shoqëroi gruan të hipte në varkë Astor shkoi dhe liroi qentë nga kafazi dhe pak minuta më vonë u thith nga ujërat e Atlantikut. Madlene, e shoqja shpëtoi por jeta e saj më pas qe e trishtuar.
Thomas Andrews inxhinieri dhe projektuesi i Titanic pasi ndihmoi shumë gra të hipnin në varka u drejtua dhe shkoi në sallonin e madh për të admiruar anijen e tij dhe gati duke e “përkëdhelur”ndërsa shkonte drejt fundit të ujit.
Kapiteni Eduard Smith pasi i dha urdhër ekuipazhit që të shpëtonin gra dhe fëmijë, si një kapiten detrash shkoi dhe u mbyll në kabinën e drejtimit për të “përballuar” udhëtimin e tij të fundit.
Por në atë natë terrori shumë njerëz janë ndjerë si zogj nëpër kafaze:- Këto ishin pasagjerët e Klasit të tretë. Anija ka pasur ndarje ndërmjet sektorëve dhe atë natë vetëm atë natë u vunë re se sa të larta ishin pengesat e pakalueshme. Por bukuritë ekzistonin. Ana Turia Londi një pasagjere e klasit të tretë tregon se kabinat ishin të bukura aq të bukura sa krahasoheshin me kabinat e klasit të parë të anijeve të tjera.
Të rrije në to dukej sikur të ishe në një planet tjetër,në një planet ku dhe të varfërit gjenin një “copë”lumturi. Por ishin pikërisht të varfërit, analfabetët, të mjerët ata që u thithën të parët nga uji për t’u sakrifikuar për një fat të përbashkët dhe të pandryshueshëm.
Nga një anë ulërimë,thirrje,tmerr, më pas heshtje, errësirë.
Më 15 prill të 1912 në orën 02:20 të mëngjesit anija më e madhe në botë Titanic u fshi njëherë e përgjithmonë nga regjistrat e flotës detare britanike.
Pasagjerët që ishin në bordin e varkave të shpëtimit ishin të mbërthyer nga një ndjenjë faji që nuk do të mund të liroheshin kurrë. Por disa të tjerë prej tyre që nuk kishin humbur asgjë në Titanic arritja në New York ishte mbarimi i një makthi dhe fillimi i një ëndrre të re.
Carpathia nuk ndaloi në Delis Iceland aty ku ndalonin zakonisht anijet,por ndaloi në molin 54 ku kishte rreth 100.000 njerëz që prisnin ndër ta dhe shumë vullnetarë që ishin gati të ndihmonin kush kishte nevojë.
Në Carpathia pasagjerët dhe ekuipazhi u bënë katërsh për të ndihmuar të mbijetuarit. Një humanizëm që nuk e pata imagjinuar kurrë kujton Mary Young. Në ato tre net të udhëtimit në Carpathia mendoja aktet heroike që u bënë në Titanic ku njerëzit rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar të tjerë ose ata të cilët nuk ishin të aftë për të lëvizur.
Gjithashtu mendoja dhe për ato pasagjerë që shpëtuan pa u përpjekur për të shpëtuar dikë ku më pas u penduan për të gjithë jetën e tyre, si p.sh William Slooper i cili zuri vend në një varkë i maskuar si grua.
Për tragjedinë e Titanic është shkruar dhe folur shumë. E vërteta me tragjedinë janë përzier bashkë dhe shpesh kujtimet dhe rrëfimet e disave janë ndryshuar nga “gënjeshtra”e kohës e cila merr gjithçka me vete dhe transformon çdo gjë.
Ajo që më mbetet mua janë historitë e njerëzve që për një moment kanë jetuar parajsën dhe më pas janë zhytur në ferrin e ujërave të ATLANTIKUT. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:03 am | |
| Katërmbëdhjetë vjet më vonë Titanic e kompletoi
Novela e Robertson bën fjalë për një anije Titan e cila është më e madhja në botë e ndërtuar nga dora e njeriut. Në këtë novelë ai bën një përshkrim të detajuar të fakteve të ndodhura në Titan të cilat rezultuan identike 14 vjet më vonë.
Teknologjia e përdorur për ndërtimin e anijes Titan është shumë e avancuar ashtu siç doli në të vërtetë më pas. Praktikisht ajo u quajt si anija e pambytshme e njëllojtë si Titanic.
Ishte fama e Titan si i pambytshëm që nuk u vunë shumë varka shpëtimi,vetëm 24 që shpëtonin 500 veta ndërkohë që anija mbante më shumë se 2000 pasagjerë.
Sipas novelës së Morgan Robertson Titan përplaset me një aisberg gjë që ndodhi me të vërtetë.
Morgan Robertson e ribotoi novelën e tij disa vite më pas kur patën filluar ndërtimet e Titanic. Ai ndryshoi disa gjëra të vogla për ta bërë sa më besuese historinë, ndërkohë që shumë fakte mbetën siç ishin. Dhe për këtë gjë shumë persona besojnë në këtë novelë të shkruar nga Robertson.
Më poshtë do të lexoni disa fakte të marrë nga dy librat botimi i parë dhe ribotimi dhe nga e vërteta e ndodhur:
Verzioni 1898---------Verzioni 1912------------Titanic
Nacionaliteti-------------------Britanik-----------------Britanik-----------------Britanik Gjatësia------------------------800 këmbë------------800 këmbë---------------882.5 këmbë Metali---------------------------Hekur------------------Hekur---------------------Hekur Pesha---------------------------45,000----------------70,000--------------------66,000 Kuaj-fuqi------------------------40,000----------------75,000--------------------46,000 Katet----------------------------3-----------------------3--------------------------3 Ndarjet--------------------------2-----------------------2--------------------------2 Komponentët ujorë------------19---------------------19-------------------------16 Numri i varkave të shpëtimit--24---------------------24-------------------------20 Kapaciteti i pasagjerëve-------3000------------------3000----------------------3000 Pasagjerët në bord-------------3000------------------3000----------------------2228 Shpejtësia para përplasjes----25 knots--------------25 knots-----------------22,5 knots Koha e përplasjes--------------Afër mesnatës-------Afër mesnatës-----------23:40 Pika e përplasjes---------------Ylli i anijes-----------Ylli i anijes---------------Ylli i anijes Muaji-----------------------------Prill--------------------Prill-----------------------Prill Numri i të shpëtuarve----------13---------------------13-------------------------705 | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:06 am | |
| Me sa e di une nuk eshte prodhu me kurre Titaniku ? | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:08 am | |
| Arber aqe shum kan pase besim ne kete anije saqe kan shkru gazeta ase ''Zoti nuk mund ti bej asgje keti gjigandi''!! | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:09 am | |
| Trupa e Titanic
Trupa e Titanic arrinte afërsisht në 885 persona:
Trupa kryesore - Oficerë, Mjeshtër lundrimi, Trupë mjeshtërore dhe lundrues të aftë.
Departamenti inxhinierik- Inxhinierë, Makinistë, Zjarrfikës dhe Elektricistë.
Departamenti i shërbimit – Stjuardesa dhe kamariere.
Stafi i restorantit
Muzikantët
Radistët | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:09 am | |
| ...është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:10 am | |
| Kapiteni Edward John Smith – pagesa mujore £105
Udhëtimi në bordin e Titanic e gjeti Kapitenin Smith në moshën 62 vjecare dhe ky ishte udhëtimi i tij i fundit. Smith qe i martuar me një vajzë shumë të re. Shumë pak janë bërë të ditur veprimet e tij në Titanic pas përplasjes – ai rrinte dhe vështronte me vëmendje pjesën e goditur nga aisbergu. Kapiteni Smith u fundos bashkë me anijen e tij,trupi I të cilit nuk është gjendur kurrë. Shefi i Oficerëve Henry Wilde – pagesa mujore £25
Henry Wilde ishte shefi I Oficerëve në anijen Olimpic,por ai u transferua në Titanic sepse ishte mjaft I zoti. Wilde ishte në tualet kur anija u përplas.Ai filloi të kontrollonte me radhë varkat e shpëtimit në mënyrë që të ishin sa më të sigurta para se të hidheshin në oqean të hapur.Trupi i Wilde nuk është gjetur kurrë.
Oficeri i pare:William Murdoch
39 vjecari William Murdoch,pati shërbyer për një numër të madh anijesh të White Star Line. Ai qe mjaft i gëzuar për postin që iu caktua në Titanic. Në momentin e përplasjes ai ndodhej në pjesën ballore dhe qe Murdoch që dha urdhrin që anija të ndalojë. Ai ndihmoi shumë gra dhe fëmijë që të hipnin në varkat e shpëtimit. Murdoch nuk arriti t’i shpëtoi tragjedisë dhe trupi i tij nuk është gjetur kurrë.
Oficeri i dytë:Charles Lightoller
Charles Lightoller e pati nisur karrierën e tij si marinar që në moshën 13 vjecare. Lightoller u mundua që t’i zgjidhte sa më shpejt litarët që mbanin varkat e shpëtimit. Ai bënte disa manovra mjaft të bukura duke u zhytur nën ujë për të parë herë mbas here nivelin e fundosjes së Titanic. Ai i shpëtoi mbytjes dhe mori përsipër të ndihmojë investigatorët e tragjedisë.
Oficeri i tretë:Herbert Pitman
Herbert Pitman ishte në krye të detyrës kur Titanic u përplas me aisbergun. Pasi ndihmoi në zbritjen e varkave ai hipi në një nga to sipas kërkesës nga William Murdoch. Pasi Titanic u fundos Pitman kërkoi që të kthenin varkën dhe të shkonin në vendin e ngjarjes për të shpëtuar pasagjerë të tjerë, por personat e tjerë në varkë nuk ia aprovuan kërkesën. Pitman u thirr në gjyq për të dëshmuar rreth asaj nate.
Oficeri i katërt:Joseph Boxall
28 vjecari Joseph Boxall udhëtonte nëpër dete prej 13 vjetësh.Pas përplasjes Boxall ndezi fishekzjarret paralajmërues dhe i lëshoi drejt qiellit si sinjal ndihme,më pas me një llampë ai provoi të thërriste anijet e tjera duke përdorur kodin Mors. Boxall hipi në varkën me numër 2 dhe ashtu si Pitman kërkoi që të ktheheshin mbrapsht pasi anija u mbyt, por as Boxallit nuk iu aprovua kërkesa.Boxall u thirr në gjyq për të dëshmuar.
Oficeri i pestë:Harold Lowe
29 vjecari Lowe ishte duke fjetur kur Titanic u përplas.Kur ai u zgjua,I shqetësuar nga një zhurmë Titanic qëndronte ende në ekuilibër. Love ndihmoi të hipnin nëpër varka mjaft gra dhe fëmijë dhe vetë ai hipi në varkën me numër 14. Pas të qarave dhe të bërtiturave të pasagjerëve në det Lowe transferoi disa persona në një varkë tjetër shpëtimi dhe u kthye në vendin e ngjarjes. Ai arriti të shpëtojë katër pasagjerë të tjerë ku njëri nga këta vdiq më pas në anijen Carpathia. Lowe u thirr në gjyq për të dëshmuar.
Oficeri i gjashtë:James Moody
James Moody ishte personi që u lajmërua në telefon nga Frederick Fleet pas interceptimit të aisbergut. Ai ndihmoi mjaft pasagjerë që të hipnin në varkat e shpëtimit dhe në fund refuzoi që të hipte. Moody nuk arriti të shpëtojë.
Shefi:Baker Charles John Joughin – pagesa mujore £12
Pas përplasjes Joughin fortifikoi veten e tij duke pirë mjaft alkol,në mënyrë që kur të dilte në det të mos mërdhinte nga i ftohti. Në momentet e fundit të anijes Joughin u hodh në det dhe nisi të notojë me sa fuqi mundej. Ai notoi për një kohë të gjatë dhe ndenji koshient për një mori orësh në ujin e akullt. Joughin shpëtoi dhe u gjet nga Carpathia në gjendje shoku.
Vëzhguesit: Frederick Fleet dhe Reginald Lee – pagesa mujore £5
Frederick Fleet dhe Reginald Lee qenë të parët që panë aisbergun. Fleet dërgoi informacionin në sallën e komandës.Fleet shpëtoi në varkën 6, Lee në varkën 13.Dy vëzhguesit u thirrën për të dëshmuar në gjyq.
Radio Operatorë: Jack Phillips dhe Harold Bride – pagesa mujore £2.26s
Dy operatorët e radios qenë mjaft të zënë me punë për të dërguar telegrame private për pasagjerët. Në 14 Prill ato morën më shumë së 7 mesazhe lajmërimi nga anijet e tjera. Pas përplasjes atyre iu ngarkua detyra për të dërguar mesazhin e tragjedisë CQD (Come Quick Disaster).
Sinjali më pas u ndërrua me një kod tjetër të quajtur S.O.S.Pasi komunikuan me anijen Carpathia, dy operatorët qëndruan të palëvizur në vendin e tyre ndërkohë që uji hynte në sallën e radios. Brida u shpëtua në momentin e fundit nga disa përsona të cilët nuk arritën dot të shpëtonin dhe Philips.Në gjyq radistët u cilësuan si fajtorë. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:10 am | |
| - Cito :
- Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:14 am | |
| Ama ka pase para saj anije tjera se jan fundos dhe kan humb jetra shum me shum pasagjer..Por kjo ka mbete ne kujtesen e cdo individ si legjend..
E dua jashtzakonish shum filmin qe i kushtohet pikrisht ksaj legjendes ,dhe kam pare shum here por edhe 100 here ta shikoj nuk merzitem !Ndoshta arsyj se ka ndodhe ngjarje e vertet me shtyn ta shikoj dhe mos te merzitem nga ky rrefim ?
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:15 am | |
| TITANIC – PASAGJERË TË KLASIT TË PARË
Udhëtimi i Titanic tërhoqi vëmendjen e një numri të madh pasagjerësh të pasur.
Bileta e klasit të parë kushtonte £870
Këta pasagjerë që do të shihni më poshtë janë ndër njerëzit më të rëndësishëm të asaj kohe..
John Jacob Astor
Ky pasagjer I pasur ishte një multi-milioner,John Jacob Astor. Ai udhëtonte me gruan e tij të dytë, Madeleine, e cila ishte shtatzënë prej tetë muajsh. JJ Astor nuk shpëtoi nga tragjedia, gruaja e tij po.
Benjamin Guggenheim
Milioneri Benjamin Guggenheim udhëtonte në Titanic i shoqëruar nga një shoqe e tij.Gruaja dhe familja e tij ishin në shtëpinë e tyre në New York. Guggenheim dhe shërbyesi i tij ndihmuan gra dhe fëmijë të hipnin në varkat e shpëtimit.Kur të gjithë varkat u larguan ai veshi rrobat e tij më të shtrenjta dhe e priti vdekjen si një “Gentlemen."
Sir Cosmo dhe Lady Duff Gordon
Lady Duff Gordon ishte një stiliste fustanesh,ku në klientelën e saj bënin pjesë njerëzit më të famshëm të kohës si : Isadora Duncan, Oscar Ëilde dhe familja Mbretërore Britanike.
Lady Duff Gordons arriti të shpëtojë por ajo u thirr dëshmitare në gjyq për të treguar se përse në varkën e saj të shpëtimit ndodheshin vetëm 13 pasagjerë.Pas investigimeve të bëra ajo u akuzua për korrupsion të trupës së ekuipazhit,e cila i pati bindur ata që të mos merrnin më pasagjerë në varkën e saj.
E ‘Paharrueshmja’ Molly Brown
Molly ishte e bija e një emigranti të varfër Irlandez që punonte sa andej këndej për të mbajtur familjen e tij. Ajo po kthehej për në shtëpinë e saj në Amerikë në bordin e anijes së Titanic. Ajo arriti t’i shpëtojë tragjedisë dhe hipi në varkën me numër 6.Ku mbasi u rehatua mori rremat dhe rremoi krah më krah me burrat për më shumë se 7 orë.
Isador dhe Ida Straus
Isador Straus ishte një partner i departamentit Macne’s në New York.Ai bashkë me gruan e tij ktheheshin pas një weekendi në Europë. Të dy vdiqën në Titanic. Ida refuzoi të shkojë e të hipi në varkën e shpëtimit më numër 8. Ajo i tha të shoqit të saj:- "Ne kemi jetuar bashkë për më shumë se 40 vjet. Kudo që do të ikësh ti do të vij dhe unë.
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:16 am | |
| Me pelqen ajo plaka qe ishte akoma gjalle . | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:19 am | |
| Sot duket keshtu : | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:20 am | |
| | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:22 am | |
| Jo ka vdek para 3 viteve me duket...Vllai ime me ka tregu se shum libra shkruajn ende per mistert e titanikut!! esht ngjarje interesant ku pasanik ka shum ne ata anije dhe kur e kuptojn lajmin se do fundoset Anija , nuk duan te shpetojn si frigacak, por presin fundin tamam si xhentelmen | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:23 am | |
| TITANIC –PASAGJERË TË KLASIT TË DYTË
Pasagjerët që udhëtonin në klasin e dytë shijonin luksin e TITANIC e cila rivalizohej me klasin e parë të çdo anijeje tjetër. Titanic ishte anija e vetme që kishte një automat elektrik për pasagjerët e klasit të dytë.
Bileta e klasit të dytë kushtonte rreth £13
Këto janë pasagjerët më të famshëm të klasit të dytë:
Lawrence Beesley
Lawrence Beesley ishte një mësues i mirënjohur i cili udhëtonte për në Amerikë për të kaluar një fundjavë. Ai arriti t’i shpëtojë tragjedisë duke hipur në varkën me numër 17 dhe qe i pari që botoi një gazetë me të vërtetat e asaj mbrëmjeje.
Eva Hart
Shtatë vjeëarja Eva Hart ishte duke udhëtuar për në Amerikë me prindërit e saj. Mamaja e Evës pati një parandjenjë atë natë dhe refuzoi të bjerë të flerë. Eva dhe mamaja e saj shpëtuan duke hipur në varkën me numër 14. Eva nuk e pa më kurrë babanë e saj.
Juozas Montvila dhe Thomas Byles
Ishin dy priftërinj katolikë të cilët u shërbenin pasagjerëve të klasit të dytë. Pas përplasjes ata ndihmuan mjaft pasagjerë të hipnin në varkat e shpëtimit. Të dy priftërinjtë vdiqën në atë tragjedi. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK Tue Sep 21, 2010 1:24 am | |
| Kronologji
Data---------Ora------Detajet
1908- 1909 Ndërtimi i Titanic fillon në Belfast, Irlandë..
1911 Ndërtimi i Titanic del i suksesshëm.
Janar 1912 Gjashtëmbëdhjetë varka shpëtimi dhe katër kanova vihen në bordin e Titanic.
Prill 10, 1912 9:30-11:30 Pasagjerët arrijnë në Southempton dhe janë gati të hipin në anije.
Prill 10, 1912 12:15 Titanic mbushet dhe është gati për të filluar udhëtimin e tij.
Prill 12 dhe 13 1912 Titanic çan ujin e qetë.
Prill 14 23:40 Vëzhguesit shikojnë një aisberg.Aisbergu e godet Titanic në pjesën e poshtme nga ana e djathtë.
Prill 14 23:50 Uji hyn me një shpejtësi prej 14 hapash në pjesën e carë të Titanic.
Prill 15 00:00 Kapiteni Smith e kupton që anija nuk ka më shumë se dy orë jetë dhe urdhëron të kërkohet ndihmë nëpërmjet radios.
Prill 15 00:05 Jepet urdhri për të hipur në varkat e shpëtimit të cilat nuk mjaftojnë për të shpëtuar 2227 pasagjerë.
Prill 15 00:25 Varkat e shpëtimit fillojnë të mbushen me gra dhe fëmijë,ndërkohë që Carpathia ecën me shpejtësi maksimale për të arritur Titanic,ajo ndodhet 58 milje larg..
Prill 15 00:45
Varka e parë e shpëtimit hidhet në det me 65 persona ndërkohë që në të ka dhe 28 vënde bosh. Fishekzjarret çajnë qiellin duke ndezur natën pa hënë..
Prill 15 2:05 Lëshohet në det varka e fundit,ndërkohë që në Titanic ka ende 1500 pasagjerë.Titanic fillon e fundoset gradualisht..
Prill 15 2:20 a.m. Pjesa e mbrapme e Titanic çuditërisht ngrihet 90˚ vertikalisht. Ajo qëndron ashtu për 5 minuta dhe fillon e fundoset dalëngadalë, ndërkohë që njerëzit që janë në ujë fillojnë të vdesin nga i ftohti.
Prill 15 4:10 a.m. Varka e parë e shpëtimit hipën në Carpathia.
Prill 15 8:50 Carpathia i afrohet New Yorkut me 705 të mbijetuarit e Titanic.
Prill 18 9:00 Carpathia mbërrin në New York.
Prill 19 deri Maj 25 Shumë anije u dërguan në vendin e ngjarjes për të mbledhur trupat. Gjithsej u mblodhën 328 trupa të pajetë.. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Misteri i Gjigantit TITANIK | |
| |
| | | | Misteri i Gjigantit TITANIK | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |