Te themi te drejten,kur vihet ne pikpytje identiteti kombetar dhe ai fetar,un them keshtu:
Mburrem me te madhe qe jam shqiptar i besimit islam qe jetoj ne nje shtet te eger ku jeta Shqiptaro-Islame eshte thujse e ,,ndaluar''
Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Rëndësia e madhe historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shtrihet jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Ballkan, madje edhe në tërë Europën.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e zgjoi, e zhvilloi dhe e përparoi vetëdijen kombëtare shqiptare. Ajo me përpjekje të mëdha e ngriti këtë veprimtari në shkallën më të lartë, duke e oganizuar edhe luftën për autonomi-pavarësi.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e çoj , e ngriti për herë të parë çështjën kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Trajtimi i drejtë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përmban njohjen e kushteve dhe marrëdhënjeve politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në veçanti atë fetare.
Feja, në veçanti feja Islame, prej shumicës së studiuesve, historianëve, nuk është përfillur. Nuk janë përfillur as institucionet e saj, as objektet e saj: xhamitë, teqetë, mejtepet, medresetë, ku janë zhvilluar veprimtari të ndryshme gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Nuk janë përfillur as titujt e nderuar fetar si myfti, kadi, haxhi, myderriz, hafiz, shejh, hoxhë, imam, mulla, dervish etj.
Gjithashtu, nuk janë përfillur as dijetarët e saj ose ulematë shqiptarë. Ulematë shqiptarë, jo vetëm që nuk janë përfillur, por janë përbuzur, janë nënçmuar, madje edhe janë akuzuar si “turkoshak”, “turkofil”, “turkoman”, “sulltanistë” edhe me emra tjerë edhe më të pistë…!
E vërteta është se, ulematë shqiptarë ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./mesazhi/