Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kafeja, ja përse mund ta pimë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kafeja, ja përse mund ta pimë Empty
MesazhTitulli: Kafeja, ja përse mund ta pimë   Kafeja, ja përse mund ta pimë EmptySat May 22, 2010 12:58 am

Kafeja, ja përse mund ta pimë Kafe1





Në këto periudha ngushtice
financiare kemi
nisur të heqim
dorë
nga shumë rite të ditës,
që më parë me çmimet
normale mund
t‘i përballonim.
Një prej tyre është edhe
kafja e mëngjesit.
Askush më
mirë se kafenetë e lokalet nuk
mund ta ndjejë një masë

tillë, duke qenë se të ardhurat
e tyre kanë pësuar një rënie të
ndjeshme.
Shumëkush mund të
mendojë që ky është një fakt për
t‘u
përshëndetur, sepse siç kemi
dëgjuar kafeja është shkaktare e
shumë
problemeve që variojnë,
nga ato të tretjes apo sëmundjet
e zemrës
dhe vetë kanceri. Por
përpara se të gëzohemi shumë le
t‘i
kujtojmë vetes thënien, që çdo
e keqe e ka patjetër një të mirë,
dhe
kafja ka më shumë se një.
Sipas një studimi të fundit, i cili
është
kryer pas një monitorimi
të një numri të madh personash,
historia
e kafesë është paksa më
ndryshe. Në të tregohet se sa keq
është
gjykuar kjo pije, pas së cilës
jepen shumë njerëz. Ja disa nga
arsyet
që do t‘ju nxisin të mos ta
braktisni zakonin e të pirit kafe
herët
në mëngjes.


1. Kafja është po aq
hidratuese sa edhe uji
Është
thënë deri tani se kafja
ka efekt diuretik, por kjo nuk
është e
vërtetë, të paktën në porcionet
normale të një filxhani kafeje.
Për
të pasur një efekt të tillë,
organizmi duhet të absorbojë të
paktën
550 mg kafeinë. Vetëm
atëherë do të ndodhnin efektet
diuretike
dhe si pasojë dehidratuese.
Si pasojë, një filxhan i zakonshëm
kafeje,
jo vetëm që nuk
të dehidraton, por të ndihmon
në hidratimin e
trupit. Ju duhet
të nisni të shqetësoheni vetëm
kur sasia që keni
në gotë e kalon
550 mg e kafeinës, përndryshe
një filxhan, ose një
gotë kafeje,
ka vetëm efektin hidratues të po
së njëjtës sasi
uji.


2. Ka shumë mundësi
që të reduktojë rrezikun e
sëmundjes
së zemrës dhe
sigurisht që nuk ka të bëjë
fare me nxitjen e
çrregullimeve në këtë organ
Njerëzit që vuajnë nga tensioni
i
lartë, zakonisht e shmangin
kafen, duke e konsideruar atë si
simulant
që mund t‘ua përkeqësojë
situatën. Studimi i fundit, i
bazuar në
eksperimente të mirëfillta
mbi persona që kanë probleme
kardiake,
nxori në pah se
nuk ka asnjë provë që të faktojë
ndikimin negativ
që ka kafeja
ndaj funksionimit të zemrës. Një
tjetër studim i
ndërmarrë në 27
000 gra, përgjatë një periudhe 15
vjeçare, doli në
përfundimin se
ato që pinin tri kupa kafe në ditë
kishin një ulje
të riskut për t‘u
prekur nga sëmundjet e zemrës
në masën 24%.
Shkaqet e një
ndikimi të tillë mbeten për t‘u
përcaktuar. Ajo që
dihet është se
kafeina ndikon në një shtim të
vogël të presionit
të gjakut, por
ndërsa konsumatorët e rregullt
të coca-colës, që
është e pasur
me kafeinë, kanë më shumë
shanse për të pasur
sëmundje
zemre, konsumatorët e rregullt
të kafesë nuk e kanë një
rrezik të
tillë. Shpjegimi për këtë mund të
gjendet në komponentët
e kafesë,
që nuk kanë të bëjnë me vetë
kafeinën. Deri tani janë
zbuluar
rreth 800 përbërës aromatikë të
ndryshëm, që përmbajnë
shumë
antioksidantë të fuqishëm.

3. Redukton rrezikun e
disa
lloje kanceresh dhe
nuk ka ndikim përkeqësues
te disa të tjerë

vitet ‘80, disa kërkues
përhapën alarmin se kafeja rrezikon
shumë
shëndetin e pacientëve
me kancer në pankreas. Në
vitin 2007 u
publikua një tjetër
studim, i cili provoi të kundërtën
e
përfundimit të rezultatit të
parë, pra që kafeja nuk ka të bëjë
aspak
me kancerin dhe as përkeqësimin
e pacientëve që kanë
një
patologji të tillë. Cigarja, me
të cilën shoqërohet shpesh kafja
është,
një shkaktare e kancerit
dhe jo kafja në vetvete. Një tjetër
studim
i ndërmarrë në Suedi në
lidhje me lidhjen e kësaj pijeje
me
sëmundjen vdekjeprurëse,
doli gjithashtu në përfundimin
se kafja
dhe kanceri i gjirit nuk
kanë lidhje me njëra-tjetrën. Së
fundi ka
edhe një sugjerim në lidhje
me ndihmën që jep kafja në
parandalimin
e kancerit. Mjekët
japonezë kanë monitoruar shëndetin
e 90 mijë
grave dhe burrave
përgjatë një dhjetëvjeçari dhe
sipas një raporti
përfundimtar
të studimit të publikuar në vitin
2005, konsumatorët
e rregullt të
kafesë, pra ata që nuk e tejkalojnë
pirjen e dy
kupave në ditë,
kanë më pak shanse se të tjerët
për të pasur
kancer të mëlçisë.


4. Të bën të ndihesh mirë
Nuk është aspak një
efekt
psikologjik, porse një ndikim i
drejtpërdrejt i kafesë. Kur
pi kafe
ndjen një shtim të energjisë, të
gjendjes së mirëqenies,
të komunikimit
me të tjerët. Megjithatë
nuk duhet tepruar dhe
duhet
pirë në mënyrë të rregullt. Një
gram më shumë nga sa duhet
bën
që të të shtohen simptomat
e ankthit dhe dridhjes. Ata që
e kanë
zakon të pirët e kafesë
ka mundësi që të ndihen të
mbrojtur nga
depresioni, sigurisht
nga disa lloje të tij. Madje
ka studime që
thonë se personat
që pinë rregullisht kafe, në krahasim
me të
tjerët kanë më pak
gjasa për të kryer vetëvrasje.


5. I nxit
sportistët që të
marrin veten nga lodhja fizike
si pasojë e
ushtrimeve
ekstreme
Një studim i kohëve të fundit
ka treguar se
po t‘i shtosh pak
kafeinë karbohidrateve me të cilat
ushqehen
sportistët, sidomos
atletët, atëherë aparati muskulat
ka një
përqindje rekuperimi që
shkon deri në 60%, duke i dhënë
kështu
zgjidhje një problemi
shumë të madh. Por rezultati i
kafeinës
ndihet vetëm disa orë
pas konsumimit të saj, çka do të
thotë që
atleti mund të pijë kafe
para gjumit dhe ditën e nesërme
stërvitjen
mund ta kryejë duke
qenë shumë në formë.

6. Ka mundësi të të
ofrojë
mbrojtje nga sëmundjet
Ka sugjerime, sipas të cilave,
pirja e dy
kupave kafe në ditë
mund të reduktoje rrezikun e
sëmundjes së
alzheimerit, apo
parkinsonit dhe ndoshta edhe
diabetit. Kafeina
mbron edhe
trurin nga efektet e dëmshme të
kolesterolit, të cilat
çojnë në reduktim
të qelizave trunore. Por
mos e kaloni kurrë
masën...
Kafeja nuk është kurë
për dhimbjen e kokës
Uji në kafe
do t‘ju ndihmojë
që të dehidratoheni dhe kafeina
do t‘ju japë
impulse pozitive në
tru, por nëse do ta teproni do
të merrni
menjëherë efektin e
kundërt. Një kafe e fortë dhe
mbi dozë do t‘ju
dëmtojë, veç të
tjerash edhe stomakun dhe do
të rrisë presionin e
gjakut në tru
e si pasojë do të ketë ndikime jo
të këndshme dhe
në zemër. Përzierja
që zakonisht bëhet për të
qetësuar dhimbjet e
kokës, mes
kafes së zezë dhe paracetamolit
është shumë toksike me
ndikim
negativ veçanërisht te mëlçia.
Kafja është "ngjitëse"
Është
njësoj si droga dhe për
ata që janë mësuar me rutinën
e marrjes
së përditshme të kafes,
ndërrimi i kësaj përvoje do
të ishte shumë
i dhimbshëm.
Nëse ata që janë mësuar ta pinë
vazhdimisht do ta
ndalonin një
përvojë të tillë, atëherë do të
përballeshin me
simptoma të
ndryshme, si për shembull me
dhimbje koke, apo
përgjumje.
Nëse do të teprohej, kafja mund
të sillte edhe sindroma
të tilla si
ankthi, paniku etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kafeja, ja përse mund ta pimë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perse shpifim?
» PËRSE DY SHQIPËRIA
» Nga i ka rrenjet ky fenomen.?
» PERSE U REGJISTROVA UNE USKANA
» Përse na duhet të besojmë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: