|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 30, 2011 10:22 pm | |
| Opozita e Bashkuar u shpreh sot nuk do të reshtë protestat masive. "Protesta kanë një sens, janë masive, numri është ajo që vendos gjendjen. Do të jenë masive”, u shpreh sot Spartak Ngjela ne emer te Opozites se Bashkuar. Edhe un mendoj se demostratat kunder nji diktatori dhe servili apsolut siq esht SALA jan mjet adekuat dhe shum civilizuaes,keshtu qe kjo deshmon se populli nuk po flen, drejt nji prosporiteti dhe nji avancimi dhe nji vetdisimi politik gjith kombetar. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jan 31, 2011 12:57 am | |
| XHESOFINA TOPALLI- kryetare e kuvendit te shqipris ban shaka me Shkodren, dhe me popull te shkodres se vershimi nuk esht dhe aq tragjik,se ne shkoder po lundrohet me barka si ne Venedik, merre me mend shka dot thot injoranca dhe skizofrenia e disa pseudo plitikajve.
NO KOMENT! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jan 31, 2011 1:19 am | |
| Konkludim
Shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë janë në një udhëkryq të rrezikshëm, dhe tani është koha të vetëdijesohen se faji nuk qëndron vetëm tek Serbia dhe Perëndimi, mirëpo edhe tek liderët politikë shqiptarë, të cilët kanë pasuruar vetën e tyre përtej çdo mase, ku njëkohësisht nuk kanë qeverisur siç duhet dhe kanë dështuar në plotësimin e nevojave të qytetarëve më të varfër në Evropë. Nëse lidershipi i tanishëm nuk është i gatshëm t’i vë fund korrupsionit dhe paaftësisë që shtrihet deri në nivelet më të larta të qeverisë, atëherë atyre duhet tu kërkohet të japin dorëheqje në mënyrë qe një brez i ri burrash dhe grash idealistë dhe të aftë profesionalisht të mund të nxjerrin Shqiptarët nga ky kaos ekonomik e politik në të cilin ata veçse kanë jetuar shumë gjatë tashmë.
(Autorja është Këshilltare e Çështjeve Ballkanike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane)
Shirley Cloyes DioGuardi
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jan 31, 2011 1:21 am | |
| Thirrjet për zgjedhje të parakohshme do dëgjohen së shpejti, por në qoftë se nuk krijohen kushte të favorshme për liderë të rinj politikë dhe parti të reja politike që nuk janë infektuar nga njëzet vitet e fundit të politikës përvetësuese dhe bashkëpunimit të fshehur partiak, është e vështirë të paramendohet një zgjidhje përparimtare. Është e domosdoshme që elita e sotme e korruptuar politike të zëvendësohet nga një bllok i ri politik i mbledhur rreth vlerave demokratike dhe i përgatitur të udhëheqë Shqipërinë së bashku me pjesën tjetër të Evropës drejt një të ardhme të frytshme. Nga ana tjetër, zyrtarët perëndimorë, që tashmë veçse janë nisur drejt Tiranës, duhet të bëjnë më shumë se sa vetëm të përpiqen të luajnë rolin e ndërmjetësuesve për stabilitet; ata duhet të mbështesin dëshirën e zjarrtë të popullit shqiptar për demokraci të vërtetë dhe qëndrueshmëri ekonomike.
Shirley Cloyes DioGuardi
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jan 31, 2011 10:56 am | |
| Lakuriq e syrgjynosur brekegrisur e tármatosur Protestojne-dhunojne,n'mes t'Tiranes klysh-kopilat e Edvin $Rames Po ku shkojne keta te mjere kush i mbushi me zehere Spartak Ngjela ,Gramoz Ruçi, Edvi Rama-masonisti Edvin rama,ky fashist ne Shqiperi eshte me gisht Ky i marre e truthare qe pagoi ca zagare- zorrethare Ca zagare,ca kriminele qe me pranga neper duar "200 petritat",n'rajon(polici),i çuan Dogjen vrane e ç'nuk bene mercenaret leshpalare dhe masonet shpellare me Tom Doshet ne balle vrane sho-shoqne,ku eshte pare pastaj derdhen lote te thare krokodile te papare Turp nga bota nuk kane Pa do bejne dhe demostrata demostarta per te 7-ta mos do dalin me lopata Edhe veshur me te zeza Mu si vdekja me kosore keta burra e gra horre Edi,vali edhe ledi dash,Fideli dhe Skenderi keta horra dhe kusare Qe sú ngopen me gjak shqipatr sa shume qenkan keta zagare qe ne krye na kan dal ububububu sa tradhetare qe s'kan fe dhe Atdhe némer t'popullit flasin me ne SHKOFSHI TE GJITHE NE HALE
Tha Arvizu:Burre shteti eshte berisha Dhe ne takim e grisha Dhe berisha e degjon,dhe shqiptaret i mendon se ka lidhur bese me ta per FLAMUR,behet hata se ka lidhur bese malesori bese malesori per vatan nuk ka gje qe e ndan per shqiptaret ti pun on me pune t'mira na nderon hape rruge dhe tunele dhe na solle identitete(kartat) pasaportat biometrike lum o sale qe na i qite Ja ne NATO e ne BE turra vrap po shkojme ne Edhe vizat na u leshuan Ç'kane çakenjte qe turfulluan ju ze syte Shqiperia si te ece para shoqeria? nuk duan keta masone te ece para Shqiperia jone. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Jan 31, 2011 9:11 pm | |
| Kategorisë së veçantë të kolaboracionistëve shqiptar me sundimet e huaja si dhe pakicave nacionale sllave e greke duhet kushtëzuar me suspendimin e të drejtave qytetare në kandidimi për detyra publike dhe në pjesëmarrje në votime, të atyre që kanë marr pjesë në gjenocid ndaj shqiptarëve dhe që në vitin 1999 kanë qen në moshë kur kanë mundur të marrin pjesë në luftë kundër shqiptarëve! Familjeve të tyre duhet garantuar të gjitha të drejtat qytetare pos punësimit në institucione shtetërore!
Në këtë situatë që jemi, është qëndrim i gabueshëm pjesëmarrja në këto konflikte të brendshme artificiale duke e anuar e përkrah njërën apo duke e sulmuar palën tjetër në përçarjet ndërpartiake që i takojnë një sistemi unik vasal. Duke anuar dhe duke marrë pjesë në intrigat ndërpartiake nuk arrihet kurrfarë zgjidhje. Zgjidhja arrihet duke i ndal intrigat dhe përçarjet dhe duke kërkuar bashkimin politik mes shqiptarëve kundër sundimit të huaj kolonial të Brukselit dhe kundër veglave të tyre. Marrja me intriga e me përçarje mes shqiptarëve është poshtërsi dhe tradhëti ndaj interesave nacionale!
AVDULLAH PRAPASHTICA Përgjigjja dhe zgjidhja më e mirë kundër këtij komplotit të huaj të pseudo-demokracisë, të realizuar përmes partive politike, është DEMOKRACIA AUTETNIKE NACIONALE, pa parti politike! Kjo realizohet me zgjedhje të vërteta demokratike duke aplikuar përfaqësimin proporcional territorial dhe profesional në të gjitha nivelet institucionale, me drejtësi e barazi absolute. Duke i hedhur për toke flamujt partiakë dhe duke e ngritur mbi ta sërish dhe përgjithmonë flamurin kombëtar, ne do të kthehemi në rrugën e drejt të përparimit kombëtar dhe drejt realizmit të aspiratave të demokracisë së vërtetë! Rrugëdalje ka!
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 01, 2011 1:54 pm | |
| Rrugëdalje ka!
Po ,ka rrugedalje :te zbatohen ligjet e shtetit demokratik !!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Sikurse kam parashikuar une para disa vjetsh do te behet. Tue Feb 01, 2011 10:24 pm | |
| Tirane me 23 Janar, 2011 Deklarate Pucit te tejzgjatur antishqiptar 20 vjecar te pas 1990-tes po i vjen fundi. Ne ikje e siper hordhite e majmura me gjakun e shqiptareve (autore dhe aktore) ne politike, pushtet dhe prapaskene po perpiqen tu shkaktojne demin maksimal shqiptareve. Hordhite antishqiptare jane te paralajmeruara se cmimin kane per ta paguar ne perputhje me krimin. Cdo gje regjistrohet dhe dita e gjykimit ne Shqiperi eshte e afert. Cdo plan i hordhive per tu fsheur ne vrima minjesh ne vendet e atyre qe i kane sherbyer duke mjeruar dhe rrezikuar shqiptaret eshte i deshtuar. Gjyqi do te behet ne Shqiperi per keta kriminel antishqiptar. Kjo eshte detyre por edhe fjala e nderit te cilen Partia Shpresa Demokrate dhe Kryetari i saj Profesor Pellumb Pilinci ja jep shqiptareve. Ky eshte edhe nje paralajmerim per ndonje element qe mendon te perfitoje nga kaosi dhe tensioni duke shkaktuar deme prones dhe shqiptarit. Shqiptaret dhe trojet e tyre kane Zot. Ata nuk jane jetima, ku te kene mbetur ne dore te njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane, kushdo qofshin ata. Fakt eshte se fjala e njerkeve dhe komikeve te huaj ne Tirane nuk merret per baze. Per shqiptaret dhe trojet shqiptare vendosin vetem patriotat shqiptar. Ne sherbim te Atdheut eshte Partia Shpresa Demokrate. Eshte ajo qe vendos! Se shpejti ne pushtet do ti jap drejtim shqiptar Trojeve drejt progresit, begatise, dinjitetit...
Partia Shpresa Demokrate
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 01, 2011 10:27 pm | |
| Saturday, November 13, 2010 Protestat dhe thelbi i munguar
Opozita shqiptare kryesuar nga Partia Socialiste vendosi t'ja nis perseri protestave me te njejtin refren "demokratik" duke rrezikuar qe protestat ose te deshtojne ose te shendrohen ne luften 20 vjecare brenda llojit se kush do ta grabise, shese e poshteroje me shume Shqiperine. Vet kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi se keto 20 vjete rezultatet e zgjedhjeve jane deformuar. Ai me kete rast e tha te verteten, duke perfshire edhe Bashkine e Tiranes. Ate c'ka nuk tha Edi Rama eshte, se kush e ka urdheruar ose me sakt kush i ka emeruar qeverite shqiptare. Ai mund te na thoshte gjithashtu se sa martesa te urdheruara politikanesh e zyrtaresh kemi qysh prej Luftes se Dyte Boterore. Pergjigja por edhe hamendja e ketyre pyetjeve na tregon se problemi ne Shqiperi eshte me teper kombetar se sa demokratik. Deshtimi i demokracise shqiptare e mjerimi shqiptar eshte llogaritur dhe planifikuar ne detaj si nje mjet per sabotimin e ceshtjes shqiptare dhe zhdukjes se shqiptareve si komb. Demokracia shqiptare dhe lufta per te nuk eshte gje tjeter por vecse nje farse duke ja nisur qysh nga ngjarjet teatrale te ambasadave e deri tek teatri i rrezimit te monumentit te diktatorit, nga krijimi i partive "opozitare" prej pardesyve te bardha e deri tek gjyqet e genjeshterta per zbardhjen e maskres se Shkodres. Perseri jemi tek njeshi, perseri flitet per demokraci me nje llogaritje cinike per deshtimin e saj!!! Natyrisht qeverite shqiptare kane funksionuar si organizata kriminale pasi ato ashtu jane konceptuar. Ku eshte e reja qe na sjell Edi Rama ne kete mes? Kete shqiptaret e dine dhe kane folur para tij, kur Edi Rama fshihej neper fshtara e krimi i organizuar shteteror bente kerdine mbi shqiptaret ne Gerdec. Ajo qe duhet te na thote Edi Rama eshte ajo qe shqiptaret po e thone prej kohesh, se kjo eshte qeveria me antishqiptare qe kane njohur trojet tona. Se ne rrezik nuk eshte vetem demokracia e munguar, por shqiptaria dhe teresia teritoriale e Shqiperise. Shqiptaret tashme jane ndergjegjesuar dhe e dine problemin e vertet te tyre ndaj jane me te avancuar ne kerkesat dhe veprimet e tyre se opozita zyrtare qe i "perfaqson". Ata e shofin qarte c'ka i mungon protestave te opozites dhe si ne Tepelene, Himare, Dukat te Vlores e gjetke po e marrin vete fatin e tyre ne dore. Ata e shofin qarte se protestave opozitare i mungon ajo qe i ka munguar qysh prej 1990-tes. Asaj i mungon e verteta, i mungon elemneti kombetar. Mungesa e ketij elementi thelbesor ose do te rrezikoje deshtimin e protestave ose do ti shendroje ne nje 'sukses" te llogaritur te demokracise me synim perfundimtar shkatrimin e shqiptareve dhe Shqiperise tejet te lodhur. Kjo Vjesht per shqiptaret duket e veshtire e Dimri i eger... Te gjithe me mundesite qe kemi le te ndihmojme ne lehtesimin e dhimbjes dhe mosboshatisjen e Vendit duke e shtuar presionin mbi politikanet dhe qeveritaret antishqiptar te te gjitha kraheve.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 04, 2011 2:23 am | |
| Iku Berisha, po me pas c'fare? Per vite shqiptaret sillen si pula me koken e prere ne oborin e cung-uar te quajtur Shqiperi. Vazhdojne te kullojne gjak e lengojne ashtu, kuturu. Iku Berisha, po me pas c'fare? Ismail Kadare u be i gjalle pas 20 vjetesh duke na thene se, politika ne 21 Janar 2011 thirri ne sken vdekjen. Vertet? Ky fenomen nuk eshte i ri. Perse Ismail Kadare ka rrefuzuar ta shikoje kete fenomen qysh ne demostaren e 2 Prillit ne Shkoder?! A nuk ishte politika dhe po keta autore (ne pushtet dhe opozite) qe ekzekutuan Arben Brocin dhe manipuluan hetimin vrasjes? Iku Berisha, po me pas c'fare? Keto dite Rexhep Qosja analizon 21 Janarin 2011 dhe bene thirrje per largimin e Sali Berishes. Iku Berisha, po me pas c'fare? Rexhep Qosja edhe Ismail Kadare nuk po tregojne rrenjet e problemit e keshtu ai do te ripertrihet me pasoja e intensitet tragjik per shqiptaret kudo qe ndodhen. Gjaku shqiptar do te vazhdoje te derdhet ne kuptimin me te drejteperdrejte te fjales, ka per ti lare sheshet dhe rruget, nepermjet debimit te tyre de facto prej trojeve te tyre duke ja bere jeten te padurusheme, nepermjet asimilimit... Edhe Qosja edhe Kadare gabohen kur problemin e vertet shqiptar qe eshte problem kombetar e paraqesin si problem te thjesht demokratik (demokracise). Pozicioni gjeokgrafik dhe idenditeti i jone shqiptar, do te na beje ose do te na c'beje. Keshtu ka qene, keshtu eshte dhe keshtu do te jete. Kjo eshte rrenja dhe mbi kete baze duhet ta ndertojme strategjine e mbijetese dhe zgjidhjes se problemeve tona. Sabotimi i demokracise eshte i qellimshem. Nepermjet sabotimit te tij kerkohet te sabotohet ceshtja komebtare shqiptare. Iku Berisha, po me pas c'fare? Le te marim dy shembuj. Besoj se askush sot nuk ka me dyshim per misionin e kolonelit te sherbimti sekret grek Anastas Janullatos. Greqizimin dhe coptimin e trojeve te Jugut. Kolonel Janullatosin vertet teknikisht e solli Ramiz Alia dhe Sali Berisha gjithe udheqesia e PD-PS-PR... kane qene dhe jane dakort. Po ashtu PS-PD dogjen dosjet e agjentures se huaj nderkohe qe dosjet ordinere midis shqiptaresh i ruajten. Perse valle? A nuk duhej ti jepej perparesi te pares? Perse u veprua ashtu? Iku Berisha, po me pas c'fare? Deri sa ne te gjithe refuzojme ta trajtojme problemin ashtu sic eshte dhe ta shikojme rrezikun ne sy duke e likujduar ate rrezik, vdekja e sigurt ne pret. Faji eshte imi, faji eshte i yti, faji eshte i te gjitheve. Ne se nuk reagojme pasojat jane te merituara. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 04, 2011 10:49 am | |
| ja do te na vijne Qoset dhe Kadarete,te na qeverisin | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Feb 07, 2011 6:08 am | |
| Zhduket nga Garda e Republikës serveri i urdhrave të 21 janarit Garda: Nuk ka server-memorie për komunikimet. Prokuroria: Është fshehur. Server të tillë ka patur që në 1997-n
TIRANË- Garda e Republikës “refuzon” të japë serverin e qendrës operative të ndërlidhjes së grupit hetimor të 21 janarit, madje pretendon që ky server nuk ekziston! Serveri në fjalë përmban të gjithë urdhrat e dhënë në 21 janar, nga të cilat do zbuloheshin përgjegjësitë konkrete për vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e 6 të tjerëve nga Garda e Republikës
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. Madje Garda e ka mohuar fare që qendra operative e ndërlidhjes që ndodhet në bazën e Gardës së Republikës të ketë server që ruan komunikimet me radio-lidhje, gjë kjo, praktikisht e pamundur.
“Që mbrëmjen e datës 21 janar është kërkuar nga drejtuesit e Gardës së Republikës (akoma pa lëshuar urdhër-ndalimet ndaj tyre) që të vënë në dispozicion të hetuesve të prokurorisë serverin qendror të ndërlidhjes që përdorin efektivët e Gardës. Kemi marrë përgjigje nga Komandanti i Gardës gjeneral Ndrea Prendi se qendra operative nuk ka server të memories”,- thuhet nga burimet e organit qendror të akuzës, të cilët ngrenë dyshime për këtë përgjigje të komandantit Prendi, ligjërisht person në kërkim. Realisht nuk ka mundësi që Garda e Republikës të mos ketë teknologjinë e re të komunikimit. “Që nga ajo ditë, kur u mohua nga Garda, se qendra operative e ndërlidhjes nuk ka server, kemi ngritur dyshime për mos-bashkëpunimin me prokurorinë të drejtuesve të Gardës. Ata nuk dëshirojnë të identifikojnë urdhër-dhënësit dhe/ose personat e dyshuar në mesin e gardistëve të cilët kanë qëlluar drejt turmës me armë zjarri dhe fishekë luftarakë”-thuhet nga burimet e akuzës.
Sipas tyre, serveri qendror që ruan komunikimet, identifikon personin që ka urdhëruar gardistët të qëllojnë me armë zjarri në ajër apo edhe në drejtim të turmës. Hierarkia e Gardës përcakton mbi Komandantin e Gardës vetëm 2 zyrtarë të lartë, ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin e vendit.
“Mos dorëzimi i këtij serveri qendror të sallës operative të ndërlidhjes, ka vështirësuar punën e hetuesve”-thuhet nga burimet. Hetuesit dyshojnë se serveri është fshehur. Është paradoksal fakti që qysh në vitin 1997 salla operative e ndërlidhjes kishte server qendror, ndërsa në vitin 2011 Garda e Republikës thotë që nuk e disponon një të tillë. Po këto burime saktësuan se një gjë të tillë është mohuar edhe nga Policia e Shtetit, të cilët po të njëjtën përgjigje i kanë dhënë hetuesve të çështjes, kur kanë kërkuar sekuestrimin e serverit qendror të sallës operative të komunikimeve me radio-lidhjeje. “Edhe në polici është kërkuar serveri qendror për të verifikuar dhe kontrolluar urdhrat që janë dhënë nga eprorët në radio-lidhje për forcat e policisë, të cilët përveç hedhjes së gazit lotsjellës e plumbave të gomës drejt turmës, kanë goditur e ushtruar dhunë edhe mbi gazetarë që po raportonin për situatën dhe kalimtarë të rastit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë kryeministrisë’- thuhet nga organi qendror i akuzës. Sekuestrimi i këtyre serverëve qendrorë do të ndihmonte hetuesit për komunikimet që janë kryer ditën e demonstratës mes urdhër-dhënësve dhe urdhër-zbatuesve në terren./shekulli/
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 08, 2011 2:10 am | |
| Arma që qëlloi Ziver Veizin ishte e një gardisti. Identifikohet edhe autori. Prokuroria kërkon tabulatet e drejtuesve të Gardës Arma me të cilën është qëlluar mbi Ziver Veizin është e gardës. Burime pranë grupit të ekspertëve kanë sqaruar se bëhet fjalë për një armë që përdoret nga njësia speciale e gardës. Tre herë janë bërë analizat për plumbin në trupin e Veizit dhe tre herë është arritur në të njëjtin përfundim. Mësohet se është identifikuar dhe gardisti që ka qëlluar mbi Veizin, por emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu dhe tabulatet e telefonatave të drejtuesve të Gardës.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 08, 2011 11:33 am | |
| PO ti opetrit ,si mbushes topi ,qe je ,duhet te dish se ka edhe rikoshete,ne lufte.Se me thene te drejten lufte qe ajo e stisur ne mendjet e prishura per pushtet,te socialisteve dhe zagareve te tyre.M.gj.a. mos u sekelldis ti se cdo gje do te sqarohet. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 08, 2011 1:54 pm | |
| Komisioni i 21 janarit, me certifikatë sigurie "false" » Dërguar më: 07/02/2011 - 14:18 Lajme te ngjashme Certifikate mirenjohje per Pellumb Kullen dhe Luftar Pajen • Datë: Feb 08, 2011 Certifikate mirenjohje per Pellumb Kullen dhe Luftar Pajen • Datë: Feb 08, 2011 Bledar Hoti
Anëtarët demokratë të komisionit hetimor ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa një certifikatë të plotë sigurie. Komisioni hetimor ka marrë një certifikatë sigurie vetëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), por që nuk është plotësuar me dhënien e "ok" nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas burimeve, mësohet se mosdhënia e pëlqimit nga ana e SHISH të certifikatave të sigurisë ka shkaktuar debate dhe brenda anëtarëve të komisionit hetimor të ngritur nga Kuvendi, por që e kanë lënë në "harresë" një fakt të tillë, duke nisur punën e tyre hetimore pa u certifikuar. Mospasja e një certifikate me pëlqimin e SHISH-it e bën të pavlefshëm një dokument të tillë. Nga të gjithë anëtarët demokratë të këtij komisioni mësohet se vetëm deputeti Fatos Hoxha e ka një certifikatë të tillë sigurie (vettingu), e cila mund të administrojë dokumente të cilësuara si të klasifikuara. Kjo për faktin se deputeti Hoxha është anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë, ku sipas ligjit, këta anëtarë duhet të jenë të certifikuar. Të gjithë anëtarët e tjerë, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Viktor Gumi, Dashnor Sulaj janë pa u certifikuar. Një gjë e tillë solli dhe reagimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, i cili duke parë që u mungon një certifikatë e tillë sigurie, i kërkoi kryekomisionerit Eduard Halimi që të mos paraqitej në komision për të dëshmuar, për shkak të moskryerjes së plotë të procedurave ligjore. I pyetur nga "Gazeta Shqiptare", Eduard Halimi e mohoi një fakt nëse mosparaqitja e Shaqirit lidhej me mosdhënien e certifikatave. "Nuk ka të bëjë me një gjë të tillë, kanë qenë çështje teknike për të cilat kreu i SHISH-it nuk është paraqitur", - tha Halimi. Ndërkaq është bërë e ditur se vetë SHISH ende nuk ka dhënë "ok" mbi "pastërtinë" e figurave, anëtarë të komisionit. Ndërkohë që komisioni vazhdon të marrë informacione të klasifikuara, pasi në të kanë raportuar nëpërmjet dokumenteve shkresore dhe institucione të tjera përveç SHISH-it. Procedura e dhënies së certifikimit Në bazë të ligjit "Për informacionin e klasifikuar 'sekret shtetëror'", është Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, një institucion në varësi të kryeministrit Sali Berisha, që lëshon këto certifikata "pastërtie". Ky institucion bashkëpunon dhe me NOS-in, institucion homolog në varësi të NATO-s. Dhënia e certifikatës, siç mësohet bëhet në bashkëpunim me SHISH-in, i cili jep mendim për personat, zyrtarët të cilët do të marrin në dorëzim informacion të cilësuar si të klasifikuar. "DSIK-ja ka këto detyra: 1. Harton politika, programe e procedura për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe kontrollon zbatimin e tyre prej institucioneve. U rekomandon drejtuesve të institucioneve marrjen e masave të shpejta dhe të përshtatshme për korrigjimin e shkeljeve të vërejtura. 2. Mbikëqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre. 3. Harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin. Kryen rishikimin e programeve të secilit institucion, kërkon raporte nga këto institucione dhe bashkëpunon për përmbushjen e përgjegjësive. 4. Bën certifikimin e personelit, i cili do të administrojë informacionin e klasifikuar. 5. Informon të paktën një herë në gjashtë muaj kryeministrin për çështjet e mësipërme", thuhet në nenin 25 të këtij ligji. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 08, 2011 2:09 pm | |
| SALA esht manipulues i madh,por dot perfundoj shum keq, se qdo gje ka dhe nji fund,edhe mashtrimet e tija nuk dot zgjasin shum gjat....!!! | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 08, 2011 9:10 pm | |
| A do ti ndodh su Qushevskut apo më keq kjo mbete të shifet se i ka lodh Popullin , fundi Populli do jet ajo që do ja jep meritat e miar a po kqija .qka mbjell thon korr. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Feb 09, 2011 12:46 pm | |
| 100% eshte bere sipas parashikimeve te mija. 100% do te behet sipas parashikimeve te mija. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Feb 09, 2011 4:38 pm | |
| Anëtarët demokratë të komisionit hetimor ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa një certifikatë të plotë sigurie. Komisioni hetimor ka marrë një certifikatë sigurie vetëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), por që nuk është plotësuar me dhënien e "ok" nga ana e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Po mire o Petrit si mund te marre ok-in,nga SHISH-i,kur ky SHISH,nuk dha asnje informacion per demostraten e shumedhuneshme dhe te parapregatitur shume mire nga ana e Edvin &Co...Ç'po na thua ti tani....perralla me mbret....pefh | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 11, 2011 12:45 am | |
| 7 Shkurt, 2011 Sekretarja: Hillary.Clinton
Letra ime e datëa 27 janar 2011 informuan ju për shumë deklarata të fundit të pahijshme dhe veprime të papërshtatshme të ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Aleksandër A Arvizu, I cili haptazi deklaroi demonstrata nga qytetarët shqiptarë që protestonin ndaj korrupsionit të qeverisë dhe Kryeministrit Sali Berisha duhet të pushojë dhe se kërkesa e qytetarëve për një zgjedhje të veçanta për të zëvendësuar qeverinë e Kryeministrit Berisha duhet të refuzohen.
Letra ime gjithashtu u informoi ju për ndikimin negativ të ambasadorit, deklaratat dhe veprimet mbi marrëdhëniet e mëparshme të shkëlqyera midis popullit shqiptar, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në përmbledhje 95% e popullit shqiptar besonte se ambasadori Arvizu ishte duke vepruar individualisht dhe se ai nuk ishte artikuluar ose kryerer politikën e qeverisë sonë(SHBA).
Darka me Kryeministrin Berisha e Ambasadorit Arvizu dy orë pas vrasjes dhe plagosjes së demonstruesve nga anëtarët e sigurimit të qeverisë ishte i pashpjegueshëm.
Populli Shqiptar ishin të kënaqur, kur Ambasadori Arvizu u tërhoq me sa duket në Uashington për konsultime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit në lidhje me deklaratat e tij dhe veprimet. Shqiptarët priten që qeveria jonë(SHBA), nëpërmjet të Departamentit të Shtetit, do të ndryshonte rrugën e Ambasadorit, deklaratat dhe veprimet si dhe do të shprehin një kuptim pozitiv nga arsyet për demonstratat dhe dëshira e shqiptarëve për të zëvendësuar, me zgjedhje të parakohshme dhe të veçanta qeverinë e Sali Berishës. Dëshira e shqiptarëve duket të jetë në përputhje me manifestohet kohët e fundit dëshirat e qytetarëve të Serbisë, Kosovës dhe vendeve të tjera për zgjedhje të parakohshme dhe të veçanta për të zëvendësuar qeveritë e korruptuara, disa prej qeverive kanë rënë dakord për zgjedhje të veçanta, dhe përgjigje pozitive të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të kërkesave të qytetarëve të Egjiptit për një ndryshim të shpejtë politik ishte inkurajues. Për shqiptarët dhe per tronditjen e shqiptarëve, ambasadori Arvizu në Uashington i angazhuar me sa duket, në konsultim me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, afirmoi dhe dhe me zgjeruar Deklaratat e tij të para të pahijshme dhe në veprimet e papërshtatshme.
Gjatë një intervistë me Zërin e Amerikës TV më 5 shkurt 2011 i cili është përkthyer dhe transmetuar direkt në Shqipëri, Ambasadori Arvizu deklaroi në një pjesë, që u ankua për korrupsionin nga demonstruesit bazua në korrupsion e popullit Shqiptar në veten e tyre dhe se qeveria e Sali Berishës nuk ishte e korruptuar dhe nuk duhet të ketë një zgjedhje për të zëvendësuar qeverinë e Kryeministrit Berisha deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara rregullisht në 2013.
Shtypi shqiptar dhe TV u dha qytetarëve mbulim të gjerë për thëniet e vërejtje të ambasadorit, Disa nga mediat komentuese janë plotësisht dhe seriozisht negative për interesin e vendit tonë. Shumica e shqiptarëve, tani janë të mendimit që Ambasadori Arvizu ka shprehur me saktësi politikën që ka Amerika!
Opinionit të tyre u është dhënë mbështetje nga bisedat e fundit telefonike të shpeshta mes ambasadorit dhe zëvendësi kryesor e ndihmës sekretari Thomas M. Countryman. Pas bisedimeve të tilla është e besueshme se ambasadori Arvizu e ka keqkuptuar ose lëeshon deklarime të paqena nga politika e qeverisë tone(SHBA)?
Shqiptarët gjithashtu pyesin pse qeveria jonë(SHBA) mbështet demonstratat në Egjipt të cilët kërkojnë për të hequr një qeveri të korruptuar dhe mohon mbështetje të demonstruesve shqiptarë të kërkojnë për të hequr një qeveri të korruptuar. Në mungesë të një shpjegimi të besueshëm të marrëdhënieve të mira midis popullit shqiptar dhe vendit tone(SHBA) janë prekur negativisht në një shkallë serioze.
Gjatë intervistës së mësipërme ambasadori Arvizu gjithashtu theksoi se qeveria amerikane është e gatshme të japë qeverisë Sali Berisha $ 20 milion dollarë për qëllime ose projekte të pacaktuara. Shqiptarët e konsiderojnë këtë deklaratë të jetë dëshmi vendin tonë, si miratimi i korrupsionit dhe mos-qeverieses prej Sali Berishës. Për fat të keq këtë dhe të tjera deklarata dhe veprime të Ambasadorit Arvizu, përveç rasteve kur hodhi poshtë në mënyrë të qartë nga ana e Departamentit të Shtetit, do të rëndë pengojnë perspektivën e një marrëdhënie të suksesshme bilaterale mes qeverisë sonë(SHBA) dhe Shqiptarët.
Sali Berisha bëri një deklaratë publike popullit Shqiptar në 6 Shkurt,2011 at 03:45 est Ai tha se, Amerika është me të dhe jo me demonstruesit, se Amerika nuk dëshiron demonstrata apo një zgjedhje e veçantë apo te parakohshme dhe se Amerika e di se është popullit shqiptar të cilët janë të korruptuar, jo qeveria e tij.
Madam Sekretare, procedura që po i lejohet Sali Berishës për tu bërë të besueshme deklaratat e përshkruara më lart nuk është faji juaj. Ju keni qenë të pushtuar vayhdimisht me zhvillimet në Egjipt dhe vende të tjera dhe me përfundimin e procesit të traktatin me Rusinë. Megjithatë unë sugjeroj që ju keni për detyrë të saktë të informoni popullin shqiptar politikën e qeverisë sonë(SHBA) ndaj Shqipërisë dhe të miratosh te dy demonstratat jo të dhunshme si edhe një zgjedhje të posaçme parlamentare.
Unë sugjeroj që ju menjëherë të inicioni procesin për të hequr Aleksandër Arvizu nga posti i tij si ambasador në Shqipëri dhe të filluar procesin për të hequr atë edhe për punë si oficer i shërbimit të jashtëm të vendit tonë. Unë gjithashtu sugjeroj që ju të hiqni menjëherë nga detyra të gjithë zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit të cilët ose dhanë udhëzimet ambasadorit për të bërë deklaratat e tij të pahijshme dhe veprime të papërshtatshme, ose, të cilët në mungesë tuaj, nuk arritën të korrigjojnë deklaratat dhe veprimet e tij. Sipas mendimit tim një veprim i tillë do të rivendosë marrëdhëniet e mira midis popullit shqiptar dhe të qeverisë sonë(SHBA) dhe të ofrojë një bazë për një kuptim të afat të gjatë dy-palëshe me Shqipërinë.
Madam Sekretari i bëj thirrje në vëmendjen tuaj një ngjarje gjatë vizitës së President Xhorxh Bush, vizitë që në Shqipëri i cili mban në rrethanat e tanishme. Ai planifikoi një vizitë në qytetin historik në Fushë-Krujë për të cilën heroi shqiptar Skënderbej në shekullin e 15 u kthye dhe Shqiptarët çliruan nga kontrolli nga ana e turqve osmane. Presidenti Bush dëshironte që shqiptarët të dinë se qeveria jonë besonin se kjo ishte më e rëndësishme që të ketë marrëdhënie të mira me njerëzit sesa me qeverinë e saj pastaj të korruptuar të udhëhequr nga Sali Berisha, presidenti Bush refuzoi të lejojë Kryeministri Sali Berisha ta shoqëronte atë në Fushë Krujë-dhe mbi 300.000 Shqiptarë udhëtuan për në Fushë-Krujë për të përshëndetur Presidentin Bush, ai atëherë deklaroi se ishte më i madhja mirëpritje që ai kishte marrë jetën e tij publike.
Madam Sekretari Unë kam ardhur në Shtetet e Bashkuara si refugjat nga Shqipëria, 35 vjet më parë dhe unë jam një qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerika është shtëpia ime tani dhe në shtëpi e gruas sime dhe fëmijëve të mi. Ne jemi amerikanë dhe unë punojë për interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Unë ende kam simpati për vendin tim të lindjes dhe të popullit te saj që unë të vazhdojë më shumë se 100 vjet histori e etërve të mi për të bërë marrëdhëniet e mira midis popullit shqiptar, dhe Shtetet e Bashkuara. Stërgjyshi im erdhi në Shteteve të Bashkuara në fillim të shekullit 20, kur Shqiperia ishte ende nën kontrollin e Perandorisë Otomane, ai ka punuar privatisht për të vendosur marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve. Gjyshi im erdhi në Shtetet e Bashkuara, pasi Shqipëria u çlirua nga Turqia, dhe ai gjithashtu ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet në mes të popujve tanë. Ai u kthye në Shqipëri në 1922 në shoqëri të ambasadorit amerikan ne Shqiperi Ulysses Grant-Smith. Ambasadori vizitonte shpesh gjyshin tim në shtëpi në Korçë. Mbasi vendi kaloi në komunizem, Gjyshi im u torturua dhe u vra, me urdhër të diktatorit komunist të Shqipërisë, nga një roje burgu unë isha duke qëndruar pranë tij kur ai u vra. Mu tha se ai u vra për shkak se ai ishte një mik i Amerikës.
Për njëzet viteve të para të jetës sime babai im ishte në burg për shkak se ai e mbështeti demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri. Im at, unë dhe familja jonë u arratis nga Shqipëria 35 vjet më parë. Pas kësaj im at vdiq në Shtetet e Bashkuara. Gjyshi dhe babai im më thanë se unë duhet të vazhdojë përpjekjet tona familjare për të bërë marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe amerikanëve. Sot si një amerikan unë të vazhdojë përpjekjet e mia për të përmbushur këtë qëllim, duke përdorur çdo mjet të nevojshëm, unë do të komunikojë me të gjitha degët përkatëse të qeverisë sonë(SHBA).
Me respekt dhe urimet më të mira
Prof Dr. Pëllump G. Pilinci | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 11, 2011 1:59 pm | |
| Shqipëria tërthorazi mohon shtetësinë e Kosovës Publikuar: Sot, më 11 shkurt 2011
Prishtinë/Tiranë, 11 shkurt – Qeveria e Shqipërisë ka firmosur memorandum me gjashtë shtetet që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për kthimin e borxhit që peshon 20.7 milionë dollarë. Kosova është lënë anash nga kjo marrëveshje e arritur më 14 dhjetor, duke u konsideruar kështu edhe nga Shqipëria si pjesë e Serbisë. Qeveria e Shqipërisë atëherë, por edhe gati dy muaj më vonë, nuk dha asnjë koment lidhur me detajet e bisedimeve dhe kushtet e marrëveshjes, ndonëse ajo është njëra nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan “Koha Ditore”. Në Qeverinë e Shqipërisë thanë se i vetmi njeri kompetent për të zbardhur të vërtetën e kësaj marrëveshjeje është Xhentil Demiraj, drejtor i administrimit të borxhit në Ministrinë e Financave. Ky i fundit nuk u bë i gjallë me gjithë përpjekjet e gazetës për të vënë kontakt, të enjten. Ndërkohë për marrëveshjen e 14 dhjetorit kanë raportuar disa nga mediet e vendeve që ishin pjesë e pazarit të Tiranës. Sipas agjencisë shtetërore të Sllovenisë, “SRT”, borxhi që u trashëgua nga sistemi komunist do të paguhet dhe përfshin edhe normën e interesit. Përfaqësuesi slloven në bisedime, Rudolf Grabovec, kishte thënë se marrëveshja është arritur mbi një raport shkëmbimi 1 me 1 të shlyerjes së borxhit në dollarë dhe përqindje interesi. “Bisedimet ishin të suksesshme për të gjitha palët, duke pasur parasysh që secili shtet arriti pajtueshmëri për përgatitjen e një memorandumi me Shqipërinë”, ka thënë Gabrovec. E gjithë shuma, sipas portalit boshnjak “eKapija” do të ndahet mes Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë e Malit të Zi. “Vendet që u krijuan nga ish-Jugosllavia mbyllën bisedimet dyditore në Tiranë, me arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë për shlyerjen e borxhit që i kishte ish-Federatës, në vlerë 20.7 milionë dollarë, ndërsa me normë interesi arrin në 23.7 milionë dollarë”. Në dokumentin zyrtar të marrëveshjes janë përcaktuar shumat e pagesës për secilin shtet veç e veç. Përfituesja më e madhe është Serbia, me 8.52 milionë dollarë, e pasuar nga Kroacia me 5.48 milionë, Sllovenia - 3.81 milionë, Bosnjë-Hercegovina – 3.69 milionë, Maqedonia – 1.78 milionë dhe Mali i Zi me 532,823 mijë dollarë. Bisedimet e Tiranës u mbajtën pasi Komiteti për shlyerjen e borxheve arriti në një konsensus në Sarajevë. Mbyllja e bisedimeve me shtetet e ish-Jugosllavisë ishte pjesë e procesit të bisedimeve me të gjitha vendet që regjimi komunist u mori borxhe. Lidhur me marrëveshjen mes Tiranës zyrtare dhe gjashtë shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, nga dhjetori e këndej nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga pala kosovare. Ata heshtën edhe këtë të enjte, ndonëse ky është mohimi më i madh i shtetësisë së Kosovës, që nga heqja e flamurit kosovar në takimin e përfaqësuesve të Aviacioneve Civile të disa shteteve mbajtur më 4 dhe 5 shkurt të vitit 2009, ku organizator ishte Shqipëria. Që në fillim të atij takimi delegacioni serb pati kundërshtuar praninë e Kosovës duke kërkuar që përfaqësuesit e saj të largoheshin. Pas disa debatesh kishte nisur mbledhja dhe secili prej delegacioneve kishte vendin e tij, si dhe flamurin përkatës përpara. Pikërisht gjatë pushimit të parë pati ndodhur akti i shëmtuar nga pala shqiptare. "Të gjitha shtetet që ishin pjesëmarrëse në takim, përfshirë edhe zyrtarët e Aviacionit Civil nga Kosova, e kanë pasur përpara flamurin. Mirëpo gjatë pushimit, përfaqësuesit serbë kanë protestuar për faktin që Kosova është pjesëmarrëse e këtij takimi, në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të largohet edhe flamuri. Gjatë pushimit të drekës është larguar flamuri kosovar", pati deklaruar një ditë pas incidentit të atëhershëm drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj. Shqipëria si organizatore e takimit nuk i kishte rezistuar kërkesës së Serbisë, ndaj takimi kishte vazhduar pa flamurin zyrtar të Kosovës.
QEKJO ESHT SHQIPRIA E SALIH BERISHES "NA FALI ZOTI E PO NA HAN DREQI".!?? | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 11, 2011 5:37 pm | |
| aman se e tepruat tani ,ç''eshte kjo more si u lenka Kosova ...mos more mos keshtu se nuk i sherbeni çeshtjes se KOMBIT,jo | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Feb 12, 2011 5:48 pm | |
| ARBRI-kjo thenje vlen dhe per ty,se cili e kem mir mbetet per tu par, koha dot ta deshmoj.....! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 13, 2011 4:42 pm | |
| Shalsi: Berisha, fund si Mubarak Deputeti socialist Eduard Shalsi ka bërë një paralelizim të situatës në Shqipëri me atë në Egjipt, ku presidenti Mubarak dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet. “E pamë se çfarë po ndodh në vende ku qeveriset jo me vullnetin e popullit. Historia na i ka treguar se çfarë ndodh kur qeveriset për interesat private. Sado të përpëliten për të qëndruar në pushtet, fundi i tyre është i paevitueshëm. Sa më shumë i afrohen fundit, aq më të rrezikshme bëhen politikat e tyre”, ka deklaruar Shalsi.
Në një deklaratë për shtyp, Shalsi është shprehur se të njëjtin fund e pret edhe kryeministrin Berisha, i cili po sulmon institucionet për shkak të pozitës së rëndë në të cilën ndodhet.
“Shikoni Sali Berishën, pasi vrau 4 të pafajshëm dhe plagosi dhjetëra të tjerë, iu vërsul jo vetëm opozitës, por edhe presidentit dhe prokurores së përgjithshme”, ka pohuar Shalsi.
Sipas tij, ngaqë kryeministri e ka kuptuar që po i vjen fundi, ka organizuar edhe grabitjen e radhës me privatizimin e pasurive publike.
“Gjithashtu, mësuam se qeveria do privatizojë 1280 objekte shtetërore para zgjedhjeve lokale. Çfarë e nxitu Saliun ta bëjë këtë? Një pushtet që parandien fundin e tij kërkon të vjedhë dhe të marrë sa më shumë”, ka akuzuar Shalsi, duke shtuar se kjo është një arsye më shumë pse qytetarët duhet të protestojnë më 18 shkurt.
“Ja pse më 18 shkurt shqiptarët do të jenë në bulevardin e Tiranës më shumë se kurrë për t’i thënë ndal kusarisë. Do të vendosim kundër kësaj vjedhjeje të organizuar të pasurisë publike nga një pushtet vrasës dhe kusarësh”, ka shtuar Shalsi.
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 13, 2011 5:07 pm | |
| Une kurr smujta me gjet Kosovare qe perkrahin PS ne krye me Edi Ramen , po habitem me ju si XHEMA , a vetem inati keni deshire me ba a vertet i doni greket e Vllehet ! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |