|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:35 pm | |
| AKTUALITET Falen taksat e tatimet e papaguara të qytetarëve – rritet mundësia për hipotekimin e apartamenteve 23-03-2011 / Gazeta 55Falen taksat e tatimet e papaguara të qytetarëve – rritet mundësia për hipotekimin e apartamenteve
Kryeministri Berisha bën apel për miratimin konsensual të një ligji të gjerë për amnistinë, por thekson se obstruksioni i opozitës do e detyrojë mazhorancën t’i drejtohet mundësisë juridike të Faljes, edhe pse ajo ka hapësira më të kufizuara zbatimi
Të gjitha detyrimet e papaguara që qytetarët kanë ndaj shtetit para datës 31 dhjetor 2010, do të falen. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e qeverisë se taksat dhe tatimet që qytetarët kanë të papaguara do falen dhe po kështu do të ketë amnisti fiskale, ku përfiton biznesi dhe qytetarët. Kryeministri Berisha tha se amnistia fiskale, e parashikuar nga qeveria, në kuadrin e 20- vjetorit të rrëzimit të diktaturës komuniste, është një vendim plotësisht i moralshëm, i argumentuar dhe i drejtë. Berisha tha se është pikërisht biznesi që në përputhje me reformat e saj, lufton varfërinë dhe siguron ecjen para të ekonomisë së vendit. E pikërisht për një arsye të tillë sipas tij, biznesi meriton të ketë edhe lehtësira nga ana e qeverisë. “Është pikërisht biznesi, gjenerator i rritjes ekonomike, punësimit dhe është normale që ai edhe të falet. Prandaj u bëj thirrje atyre që përfshihen brenda amnistisë fiskale, që në përputhje me ligjin e saj, të përfitojnë nga detyrimet që amnistohen prej tij”, tha më pas Berisha. Duke e ftuar publikisht opozitën, ta votojë këtë ligj, “si një dëshmi e vullnetit politik, që ta përdorë pushtetin e votës, në të mirë të qytetarëve”. Pa përjashtuar, kuptohet as mundësinë e amendimeve brenda tij. Kryeministri nënvizoi se bëhet një amnisti e madhe, dhe kështu krijohet mundësia e vetë deklarimit. Ai nënvizoi se do të falen të gjitha taksat dhe tatimet e qytetarëve. Berisha tha se nga data 31 dhjetor 2010 çdo detyrim është amnistuar. Po ashtu ai tha se do të falen gjobat nga data 31 dhjetor 2010. Amnistia për biznesin është e rëndësishme tha ai ndërsa siguroi se do të jetë konfidenciale amnistia e bizneseve. Sipas tij do të jetë 3 % tarifa e amnistisë fiskale. Ndërsa për apartamentet do të jetë 1 %. “Në ligjin e amnistisë përfitimet e qytetarit janë edhe për pronën e paluajtshme të paregjistruar të cilat do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguajnë tarifën e sotme që është 10%, por do të paguajnë gjithsej 1%. Nëse një apartament në 2002-shin kushtonte 30 mijë dollarë dhe sot për shkak të ndryshimit të tregut 100 mijë euro, me ligjin e parë ky zotëri do paguante 30 mijë dollarë, ndërsa me ligjin e amnistisë paguan vetëm 1 mijë dollarë. Ndodhë një amnisti e plotë”, tha Berisha. “Nga data 31 dhjetor 2010 e para, çdo detyrim për bizneset është amnistuar. Janë të amistuar të gjitha bizneset e paregjistruara që regjistrohet dhe paguan tarifën 3%. Falen sigurimet shoqërore për të punësuarit dhe vetëpunësuarit. Gjobat e vendosura para 31 dhjetorit 2010. Falen kompanitë me bilance jo të përshtatshme të cilave u jepet mundësia që të paraqesin pasurinë e plotë kundër një tarife 6 përqind. Bëhet një amnistim i madh. Krijohet mundësia e vetëdeklarimit të të gjitha pasurive për biznesin”, u shpreh ai. “Ftoj opozitën të votojë këtë ligj si një dëshmi e vullnetit për të shfrytëzuar pushtetin që ka në interesin më të mirë të vendit. Ftoj nëse ka vërejtje dhe sugjerime të amendojë këtë ligj. Ligji është në interes të qytetarit, biznesit dhe jo të buxhetit të shtetit sepse janë vendosur tarifat më të ulëta që mund të vendosen dhe gjykoj se opozita nuk ka asnjë shkak dhe arsye të mos e votojë këtë ligj shumë të rëndësishëm duke patur parasysh se është ligj i vonuar, sepse vendet e zhvilluara amnistinë e përdorin në mënyrë periodike. Përndryshe ne do duhet të operojmë me faljen e cila nuk ka aspektin e amnistisë, është më e ngushtë, përfiton biznesi i vogël e qytetarët, përjashtohet biznesi i madh në disa aspekte”, theksoi Berisha. ... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:45 pm | |
| REAGIM: MIKU I RI I SERBISË, SALI BERISHA , KËRKON RIDIMENSIONALIZIMIN, -APO REHABILITIMIN E MËTEJSHËM TË MIKUT TË VJETËR TË SERBISË, AHMET ZOGU!
Publikuar më 09 shtator, 2010 në orën 06:39 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
TIRANE- Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 28 nëntor 1912. “Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve çfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj” - deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha duke urdhëruar dhe fillimin e përgatitjeve për festimet e 100 vjetorit. http://www.balkanweb.com/kryesore/1/berisha-te-ridimensionohet-roli-i-mbretit-zog-46860.html
-Aspak, nuk na bën të habitemi, nga ky politikan i sëmurë nga gangrena e ideve të tij fashiste! Për të gjithë shqiptarët me mend në kokë, kjo deklaratë është shkelje e rëndë nga parimet e vërteta të demokracisë shqiptare e cila i ka rrënjët e vërteta nga Revolucioni i Qershorit 1924, i drejtuar nga i madhi Fan Stelian Noli dhe dishepujt e shqiptarisë, tribunët popullorë Hasan Prishtina, Avni Rustemi Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë, të cilët satrapi Ahmet Zogu i ndihmuar nga Serbia e Pashiqit, i vrau, brenda dhe jashtë atdheut. Të deklarosh se: “ Ahmet Zogu, është zgjedhur me vota të lira të popullit, mbret i Shqipërisë, mirëpo, pastaj u pengua nga mbretëritë e Ballkanit”, -është hiç më pak se një marrëzi politike, kur dihet historikisht se, ky mbret i vetëshpallur atëbotë është përkrahur pikërisht nga vendet fqinje pa rezerva, si nga mbretëria SKS ashtu dhe nga mbretëritë tjera anti-populllore, të vendeve fqinje. Nëse Sali Berisha e ka marrë si detyrë parësore rehabilitimin e mëtejshëm të sivëllait të tij politik, Zogut, është çështje e tij dhe e qeverisë së tij, që mund ta kenë në agjendat e politikës së tij pro-serbe, pro-greke dhe më tej në agjendat e tij pro-evropiane, të shekullit 19-të, -por, jam thellësisht i bindur se, kjo politikë reaksionare, kurrsesi nuk do ta ketë përkrahjen e forcave të vërteta demokratike, në Shqipëri –jo se jo; mirëpo, as në Ballkan, Evropë dhe në botë. Kjo politikë e cila është vënë në shërbim të forcave më të errëta të asaj kohe, natyrisht, do ta ketë përkrahjen vetëm nga ato qarqe reaksionare si ajo e miqve të rinj të tij, me në krye Damir Fazlliqin dhe viqërve të tjerë, shqipfolës dhe të huaj që u ka marrë koka erë. Si mund të deklarohet kështu ky sharlatanë politikë, kur dihet që, veç të tjerash krime që kishte bërë Zogu, gjatë sundimit të tij, me ndihmën e qarqeve reaksionare, dihet historikisht se, ishte mik i ngushtë i krye-fashistëve të Evropës: Hitlerit dhe Musolinit. Nga ky këndvështrim shtroj pyetjen, po si mund të ishte pra Zogu, personalitet që i shërbente demokracisë popullore, kur njëkohësisht, ishte dhe mbeti mik i përjetshëm i krye-fashistëve të Evropës dhe të Ballkanit?! Kjo, do të ishte njësoj sikur të thuash, psh, se, “Sllobodan Millosheviqi, ishte i zgjedhur nga populli i tij dhe luftoi për një shtet demokratik në Serbi ”!!! Por, për kryeministrin e votave të kontestuara, mbase, kjo teori do të shkonte gjithsesi, sikur xhelati S.Millosheviq, të ishte gjallë, sigurisht, që, për të lidhur ndonjë marrëveshje tregtare me të, siç ishte ajo e naftës në vitet 90-ta. Kur bota e vuri në sanksione ekonomike, Serbinë, “e gjeti Luga, Vegshin”, agresorja e popujve liridashës, tregtonte me Sali Zinë!... Prandaj, as kësaj radhe me këtë deklaratë prej papagalli, nuk po çuditemi, por pse të mos e themi me sinqeritet, -madje, sipas motivit të poezisë elegjiake noliane: vaj halli Shqipërinë dhe shqiptarët çka i gjeti, -se “sulltanin prapë e gjeti, -që kur e humbi s´fjeti”!... Shqiptar, mos rri -po duku shqiptar!
-Do të jepte kushtrimin poeti i madh, Andon Zako Çajupi.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:46 pm | |
| Kerkon se vete eshte mik i serbise e i greqise per ate ja fali detin greqise dhe tokat serbise.. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:49 pm | |
| Nuk eshte fyerje ti thuash si je a je mir!!!!!!!!qe mso me zgjat me shume ...Mundet me qen e sjellshme ,ka shume individ qe jane te sjellshem ne jete ,po sdon te thote se eshte atdhetare e patriote ,sellja eshte diqka tjeter...... Mua me pelqejne atdhetare te vertet e jo pseudoptariot...e servila.. Ju pershendes mos e merr barre mbi veti fionaaa...
Eh ti nuk e di se cdo te thote patriot dhe atdhetar dhe s'ke se si ta dish.,pasi je droguar me dogma te antishqiptarizmes dhe eshte normale per ty,qe mos ta marresh mundimin dhe te lexosh se c'postojne te tjeret ,qe kane mendimin ndryshe nga ty.Nuk me impresionon gjuha jote se mbase aq e njeh,por qe te me thuash ti mua per servile dhe jo atdhetare ,kete s'ta lejoj se te jem gjalle more dedektiv qe sinqerisht pervec se meshire por edhe te peshtire me sjellin ato shkrimet pa nivel te tuat. Qe ta mesosh ti more se sa atdhetare jam une,lexo kete: Ne kohen e llahtarise serbe mbi kosovaret ,mua sa nuk me ka plasur xhani(shpirti),dhe kam shkuar bashke me djalin tim ne pallatin e sportit dhe kammarre nje familje nga Suhareka dhe e kam strehuar ne shtepine time per 3 jave.Dhe jam sh.krenare per kete se me mundesite e mia modeste munda te kontribuoj sado pak ne lehtesimin e vuajtejes se asaj familjeje.Dhe kete e kane bere shume familje te tjera.Dhe sot e kesaj dite une dhe familja ime i ruan maredheniet e shkelqyera me ate familje. Tjeter ,qe ta marresh vesh ti,kur u shpall PAVARESIA E KOSOVES,ne ballkonin e shtepise time valevitej FLAMURI KUQ E ZI.Dhe tjeter more,dedektiv,sa here qe e degjoj HYMININ E SHQIPERISE ,mua me dridhet mishi. Dhe ti te vazhdosh me ato bindjet e tua dhe une nuk do te lodhem se shkrojturi per POLITIKANIN ME TE ARRIRE TE SHQIPERISE SE SOTME-SALI BERISHA eshte i vetmi qe po punon per nje SHQIPERI EVROPIANE. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:49 pm | |
| Dërguar nga Petrit Kola më 08-09-2010 në 20:50 Thursday, August 09, 2007 O le le kurrizi!
"Do te ta beje kurrizin me te bute se barkun", nuk eshte nje shprehje por realitet. Sali Berisha ja ka zbutur kurrizin Mbretit shqiptar, Leka Zogut, sa qe ky i fundit eshte futur poshte krevatit dhe nuk del nga frika e ndonje dajaku te mundshem. Mavria eshte shushatur nga druri qe ka ngrene.
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:51 pm | |
| - Cito :
- Flm Fiona per sugjerimet ,po ska nevoje se secili ka mendimet e veta personale!
Une nuk e kan share po kam komentue per ate se nuk pajtona me ate qka servon Arberia. me njerez servile qe perkrahin tradhtaret e serbise e te greqise me ata qe i thojne mik fazliqit e Boshkoviqit me ata qe jane dhendore serbe e kanne gruan serbe nuk komentoje as nuk i pranoje. Ne jemi ne teme ,pse ? a don te thote se une ti them mir Arberie.. Ju ka juve disave per kete.... Nuk eshte fyerje ti thuash si je a je mir!!!!!!!!qe mso me zgjat me shume ...Mundet me qen e sjellshme ,ka shume individ qe jane te sjellshem ne jete ,po sdon te thote se eshte atdhetare e patriote ,sellja eshte diqka tjeter...... Mua me pelqejne atdhetare te vertet e jo pseudoptariot...e servila.. Ju pershendes mos e merr barre mbi veti fionaaa... Tani po behemi sikur ne ndonje seanc gjygjsore jo me the jo i thash etc etc..Detektiv nuk dua te sygjeroj asnjerin apo t´je imoponoj te shkruaj cfar un i kerkoj nga antaret ,ama sjellja e mir tregon shum gjera pozitive per ate njeri se ka!nuk eshte se duhete patjeter te pajtohehs me mendimiet e X antarit /se duhet te kete edhe kundershtim ama jo te behen personal se po demtohet shoqerija ne ket menyre,fillojn perqarjet dhe po merre kahje te gabuar tema Ti mund te sjellesh kunder argument perkrah ati debati por pa i ber personal..edhe tjetra eshte ne pytje nese ti je patrijot ndoshta vllai yt nuk eshte ase shoku i afert!tani si thua ti te fillojm lufte ne mese familjarve ne ?Ne familjen tim; nuk ndjam mendimet e njeta per shum qeshtje ama kemi respekt per mendimin e njeri tjetrit pamvarsishe se pajtohemi .
Un nuk mbaj barren askujt , por ishe edhe un dikur ne qendren e vemendje ,,per fyrje ,,pa me njohur fare hiq vetem se mundeshin se isha femer me etiketon me shum nofka e shum budallallaqe tjera se nuk ja vlen ti permend | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:51 pm | |
| Te pershendes petrit ,ku na ke humb! kur pe perzini salen per serbi.. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 23, 2011 11:58 pm | |
| Ja edhe Banka Boterore per punen e Qeverise Berisha:
POLITIKË BB: Shqipëria iu përgjigj me rritje ekonomike recensionit global 23-03-2011 / Gazeta 55BB: Shqipëria iu përgjigj me rritje ekonomike recensionit global
Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm vitet e fundit duke i rezistuar me rritje ekonomike krizës ekonomike botërore. Ky është mendimi i zëvendëspresidentit të Bankës Botërore njëkohësisht edhe president i IFC-së, një prej institucioneve më të larta financiare ndërkombëtare. Në një intervistë për mediat Lars Fanell thotë së Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi duke u fokusuar në sektorin energjetik. “Është vizita ime e parë në Shqipëri por nga ajo që kam mësuar kam vënë re, se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm gjatë viteve të fundit. Po ashtu ka kaluar relativisht mirë edhe krizën financiare globale. Edhe niveli i varfërisë është përgjysmuar gjatë këtyre viteve. Sigurisht që ka edhe vend për të përmirësuar edhe në fusha të tjera. Ka mundësi që Shqipëria të eci me ritme të larta rritjeje ekonomike, ka mundësi rritjeje edhe sektorit hidroenergjetik pasi aty ekziston një potencial mjaft i madh qoftë edhe për të eksportuar edhe në rajon. Po ashtu edhe sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ku jo vetëm në Shqipëri por edhe në çdo ekonomi janë mbetje të zhvillimit sepse krijojnë vende të reja pune”. Numri dy i bankës Botërore vlerëson ecurinë e disa sektorëve të ekonomisë shqiptare që sipas tij konkurrojnë me standardet e vendeve të zhvilluara. “Ka pasur përparim në klimën e investimeve në sektorin e bankar po ashtu edhe në atë të telekomunikacioneve. Shqipëria është një vend i vogël dhe zgjerimi i tregut do ishte një gjë e mirë. Ka sektor që punojnë edhe jashtë Shqipërisë siç janë konfeksionet. Zëvendës/Presidenti i bankës botërore ka zhvilluar klimën e biznesit që ofron Shqipëria për investitorët e huaj. Ai ka siguruar vazhdimësinë e projekteve që IFC-ja do të realizojë në Shqipëri. Shqipëri ka një barrë fiskale të ulët që normalisht duhet të tërheqë investitorët. IFC punon kryesisht për të ndihmuar sektorin privat, por natyrisht punon dhe me qeverinë për të përmirësuar këtë sektor. IFC apo korporata financiare ndërkombëtare është pjesë e grupit të bankës botërore ku gjatë viteve të fundit ka investua në Shqipëri apo 120 milion dollarë, investime këto të cilat pritet të vazhdojnë edhe në vijim”, deklaroi më tej zëvendëspresidenti i Bankës Botërore njëkohësisht edhe president i IFC-së, një prej institucioneve më të larta financiare ndërkombëtare, Lars Fanell. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 12:04 am | |
| Qosja: Berisha po privatizon Shqipërinë
07-02-2011 23:31 CET
Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria. Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bën luftë me institucionet për të realizuar qëllimet e tij personale.
“Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja.
Sipas tij, pretendimet e Berishës se më 21 janar Partia Socialiste tentoi të kryente një grusht shteti është absurd.
“21 janari nuk ishte grusht shteti, ishte protestë. Nuk bëhet grushti i shteti me çadra, por me tanke. Si ata që u futën me tanke në 98-ën”, ka pohuar Qosja, i cili ka denoncuar luftën e ashpër që Berisha po zhvillon me institucionet kushtetuese, prokurorinë dhe presidencën.
“Ne kemi luftë të këtij njeriu me prokurorët, me Rakipin, me Sollakun, që i përjashtoi dhe tani me prokuroren që ka vënë vetë. Një luftë e paskrupullt, me fyerje të rënda. Ku ka kryeministër në botë që bën të tilla fyerje? Edhe me presidentët. Bëri luftë me Rexhep Mejdanin, me Moisiun. Luftë të ashpër me një kandidaturë që e kishte pranuar PD. Dhe tani me Topin, me funksionarin e vetë. Kjo luftë ndodh për të privatizuar shtetin. Madje, lufta vazhdon me mediat. Berisha i ka kaluar të gjithë kufijtë e së lejuarës”, ka theksuar Qosja.
Një tjetër faktor që rëndon pozitën e kryeministrit shqiptar, sipas akademikut të njohur, është fjalori i papranueshëm që ai përdor në Parlament ndaj eksponentëve të opozitës.
“Unë e kam parë atë si flet në Parlament për deputetët e opozitës, për kryetarin e opozitës. Ky njeri shqipton më shumë të pavërteta sesa shqiptojnë njerëz të paguar. Parlamenti është institucioni i formimit të shoqërisë, institucion edukativ, moral. Ai përfaqëson popullin shqiptar. Ashtu flet populli shqiptar, siç flet Berisha me deputetët? Jo, unë kam koncept tjetër për popullin shqiptar. Populli shqiptar ka etikë, ka luftuar për të drejta. Fyerja ka pasoja të rënda”, ka pohuar Qosja.
Më tej, profesori ka folur edhe për figurën e liderit të opozitës, duke e cilësuar atë si një figurë të përgatitur dhe racionale, por jo në nivelin e duhur për t’u përballur me një kryeministër si Berisha.
“Rama ka një mendje të kthjellët. Fjalimet e tij janë tekste që nuk mund t’i formulojë kushdo. Ai është një gojëtar i mirë, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janë të qëndrueshme. Askush nuk bën analizë më të mirë të realitetit shqiptar. Por kjo nuk mjafton për të qenë politikan i shquar. Politikani duhet të ketë edhe diçka që për mendimin tim Rama nuk po e tregon”, ka deklaruar Qosja.
Ai ka kritikuar edhe strategjinë e fundit të Partisë Socialiste, për të rrëzuar qeverinë Berisha me protesta.
“Pyka nxirret me pykë, thotë fjala e urtë. Por nuk zgjidhen problemet me Berishën me fjalë të tilla. Me Berishën duhet të bësh një politikë të vendosur. Unë përkrah protestat, që janë një mjet demokratik. Në Shqipëri PS nuk di të bëjë protesta. Bëhen një ditë, pastaj pas një jave, pas një muaji e pas dy muajsh. Kot”, ka nënvizuar Qosja.
Më tej ai ka kritikuar edhe qëndrimin e faktorit ndërkombëtar, i cili sipas tij nuk dëshiron forcimin e institucioneve shqiptare, por kontrollin e tyre.
“Berisha thotë se s’ka numërim të votave. Në Kosovë u rinumëruan 40 për qind të votave. Mua më çudit Evropa që kundërshtoi rinumërimin dhe e solli Shqipërinë në këtë krizë. Ndërkombëtarët nuk duan institucione të forta në Shqipëri, por duan udhëheqës të fortë që të jenë servilë dhe të bëjnë atë që kërkojnë ata”, ka thënë Qosja, i cili ka rekomanduar edhe opsionin që zgjidh situatën në Shqipëri.
“Zgjidhja nuk është e vështirë. Zgjedhjet e parakohshme bëhen shumë lehtë. Nëse s’kalon një ligj në Evropë, kalohet në zgjedhje. Në Shqipëri janë djegur kushtet për zgjedhje të reja dhe ai që çohet kundër zgjedhjeve të parakohshme po përpiqet të zgjasë krizën në Shqipëri. Zgjedhjet po i kërkon gjysma e Shqipërisë. Duhet të shkohet në zgjedhje. Edhe këtu më cudit Evropa”, ka shtuar Qosja. /tch/
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 12:10 am | |
| ohmpo pse edhe Ahmet Zogu ,na qenka mik i Serbise ,Po c'a je duke brockullisur more,na lexo edhe per Ahmet Zogun ,se ti po me vjen ketu si nje enverist i vockel: Histori DINASTIA ZOGU (Nga Adil Bicaku) Brezi jone fatkeqesisht dine shume pak per jeten e te n’deruarit Ahmet Zogu – Mbretit te Shqiptareve. Jeta dhe puna e tij ka zene nje nga vendet me te para ne peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone, prej viteve 1912 e deri ne kohen kur italia pushtoj Shqiperine me 1939 dhe me pas ne mergim deri ne vitin 1961. Nuk eshte e lehte me qe te flases per jeten e te n’deruarit Zog. Arsyet jane te ditura, sepse rregjimi komunist mbi 50 vjecar mbylli cdo gje te asaj kohe , dhe ne permendje emrin e Zogut apo te kohes se tij te kushtonte edhe jeten. Keshtu qe ajo periudhe 25 vjecare Zogu luftoi, punoi e sundoi u be tabu. Por fatkeqesisht akoma vazhdon nje heshtje per te edhe pse Sqiperia tashme eshte shpallur demokratike dhe ka shume parti politike……. Ahmed Zogu lindi me 8 Tetor te vitit 1895. Ishte i biri i Xhemal Pashe Zogut. Principata Zogalliane e kishte qendren ne Burgajet te Matit. Historia na thote se Matja ishte Principata trashegimtare e Heroit Tone Kombetar, Skenderbeut. Sipas saje kur u munden shpatajt dhe Balshajt zemer medhenjt dhe te gjithe princat shqiptare, zune vendin e tyre, dhe moren flamurin e lirise dhe u rradhiten t’u bejne balle sulmeve turke. Me i afti nder ta ishte Gjon Kastrioti, Princi i Krujes, Matit dhe i Vumenishtit ne Veri, Arian Komnen Topia, Princ i Kanines, i Himares, Cermenikes dhe i Shpatit ne jug… Luftra te medha u zhvilluan si ne kepat te veriut ashtu edhe ne ato te jugut. Gjon Kastrioti u mund. Ne marreveshje me turqit u moren peng 3 djemt e tij. Me te voglin nga djemte e rriti Sulltani me bindjen se ky do te behej nje luftetar i mire ne sherbim te Turqise dhe nuk do to mbaj mend Krujen, vendin e tij. Mirepo Gjergj Kastrioti Skenderbeu luftoi, fitoi dhe me ne fund kur i gjeti rastin erdhi ne Shqiperi me trimat e tij per te cliruar Krujen e tij qe se kishte harruar kurre. Me 3 Nendor te vitit 1443 pas thyerjes se Otomaneve ne betejen e Nishit, niset me 300 kalores trima shqiptare dhe pas 3 javesh me 28 Nendore te vitit 1443 ngren Flamurin e Lirise ne Kruje. Per njeset e pese vjet Skenderbeu e mbajti Krujen dhe principatat e tjera te lirise te lira. Pas vdekjes se tij me 17 Janar te vitit 1468 merr fund dhe Liria qe paten shijuar Shqiptaret per cerek shekulli. Kruja dhe principatat e tjera rane , por jo ajo e Matit dhe motra e saj Mirdita nuk iu nenshtruan Turkut. Burgajeti ishte zemra e Matit me 200 shtepi, vendi ku ishte keshtjella e motshme e Principates se famshme Zogu dhe ku dergjej shpirti i ndritur i Mamices, motres se Skenderbeut. Sipas historise rreth shekullit XV, familja fisnike e Zogut zbriti nga Veriu i Shqiperise dhe zuri vend ne Burgajet te Matit. Zogollet u ngriten kunder turqise dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u detyrua me njoft Dinastine Zogalliane sundimin e Matit, qe I pari I saj Zogu i Madh dhe me pas Zogu i Vogel.Te gjithe pashallaret dhe bejleret e kesaj dinastie munden me e mbajt Matin jashte sundimit Turk. Me 1621 kur ne fushe te betejes u vra Abdullah Beg Zogu i dha te kuptoje Sulltanit njehere e pergjithmone se ne Mat zien vetem baruti. I biri i Abdullait, Ahmeti dhe me pas i biri i Ahmetit, Mahmuti jo vetem qe mbajten Matin te lire, por ndihmuan krahina te tjera me i shkeput copa-copaprej duareve te turqeve. Pas Mahmutit erdhi i biri Xhelal Pashe Zogu, i cili ne nje beteje u plagos rende dhe u zu rab e u internua ne Turqi. Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashe Zogu. Ky u be qeveritari i Matit me zonjen e tij Sadije Hanmi, qe e quanin ne ate kohe "Luanesha e Matit". T. Dilo ne librin e tij "Mbreti i jone ne rinine e Tij", botuar ne Tirane ne vitin 1935, thekson: "Dhe ne fakt ka qene nje familje shume e degjuar dhe shume e respektuar ajo e Zogut. Ne shume vilajete te Turqise dhe ne qarqet e Stambollit, bashke me Pallatin e Sulltaneve, prej shumeshekujsh, nderoheshin cquarisht djemt e kesaj Familje, te cilet kishin ditur te fitojne simpathine dhe respektin me cilesite e tyre te rralla, dhe kjo pasuri morale ishte, pothuaj, bere nje tradite familjare brez pas brezi." Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve, me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle, administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e keshillimit te tyre. Xhemal Pashau kujdes shume per edukimin e te birit Ahmetit. Ai mori si mesues te gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish Himen, kurse per turqishten Hafiz Muharrem Dibren. Ne kohen kur Xhemal Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te pergjithshme ne Shqiperi, dhe ne prag te levizjes se Xhon Turqeve, qe ishte njifare shprese per pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare. Kjo qe nje humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe Shqiperine. Me vdekjen e Babait te Zogut timonin e Dinastise Zagu e mori nana e Ahmet Zogut me qe Ahmeti ishte vetem 13 vjec. Gazetari, shkrimtari dhe historiani i shquar Suedez Sven Auren ka shkruar ne librin mbi Shqiperine "Europeisk Orient" se: " Familja Zogu ishte shume e bezdiseshme per sulltanet e Turqise. Dhe nena e Zogut ishte shume e afte dhe ambicioze, ajo e shihte Shqiperine se shpejti te lire, dhe familja Zogu te ishte ne krye te betejes se ardheshme te fitores kunder sundueseve sikurse kishte qene shekuj me radhe. Ajo parashikonte djalin e saj Ahmetin si te vetmin pinjoll te kesaj familje qe me ne fund te vendoste fatin e Shqiperise se panvarur dhe sovrane. Sipas saj kishte lindur e po brumosej pasardhesi I Skenderbeut". Ahmet Zogu kishte nje zgjuarsi te madhe nga natyra. Ai ishte kureshtare, i matur, serioz i shkathet e mjeshter i perdorimit te armeve. Ishte 13 vjecar e merrte pjese ne kuvendin e burrave. Ata qe e kane njoftur shkruajne se Ahmeti megjithese i vogel nuk permende kurre krahine por gjith shqiperine. Burrat neper gjyqe thirrnin Beun e Vogel (sikurse e quqnin). Ai jipte vendime qe edhe te moshuarit nuk gjenin zgjidhje. Nena e tij e ndritur, duke i pare dhuntite e djalit te saj nuk donte me e mbajt ne Mat, por donte me i dhene dituri me te medha per nje te ardhme per gjithe vendin per nje dite jo te larget. Megjithe pikellimin per djalin e vogel dhe me gjithe kundershtimeve e te pareve te Matit dhe te pleqenise ajo vendosi me e cu ate ne Stamboll ne lice e me vone me studiuar ne Akademine Ushtarake. Per zgjuarsi dhe pervetesimin e gjere te shkolles. Ai u gradua ne intervale te shkurteta. Prej vitit 1912, Ai jo vetem studionte, por ishte ne kontakt me perfaqesues shqiptare dhe informohej per gjendjen ne Atdhe. Ishte koha e levizjes per pamvarsine e Shqiperise dhe fitorja e Xhon Turqeve, shpallja e Hyrietit, qe mund te quhet dhe nje sukses i shkelqyer i armeve te papushuara shqiptare. Kryengritja e pare e Kosoves, perhapja e saj ne Shkoder, Mirdite dhe Kongreset e Manastirit, Dibres dhe Elbasanit per te drejten e Gjuhes Shqipe. Kryengritja e pergjithshme ne shqiperi dhe si pasoje e saj Autanomija Shqiptare ne Vilajetin e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines qene nxitje e flakes e 17 vjecarit Ahmet Zogu qe te ndodhej ne qender te ngjarjeve qe kishin te benin me fatin e Atdheut. Atdheu po lahej ne gjak, dhe vendi i Tij tashme ishte beteja vendimtare ne Shqiperi NGA LUFTETAR I THJESHT DERI NE KOMANDANT LEGJENDAR Ne fund te vitit shkollor me 1912 Zogu u nis prej Stambolli me disa trima te Tij e arriti ne Diber te Madhe ku u prit si nje prijes dhe burre me pondus, u informua mbi gjendjen e vendit dhe vendosi me i be nje visite kortezie Kamejkamit te vendit. Qeveritari Turk priti Beun e Matit, por u befasua kur pa nje djale fare te ri. Ai e permbajti veten kur pa se kishte te bente me nje burre te pjekur, te afte dhe me nje horizont te gjere si per Shqiperine gjithashtu edhe per Turqine. Ne fund te ketij takimi Zogu i tha qeveritarit Turk: "Perandorija Otomane gabon kur perdore nje qendrim armiqesor kundra aspiratave te Kombit Shqiptare, sidomos pas shpalljes se Hyrietit, mund tr rrjedhin ngjarje te pa pandehura dhe te idheta nga kjo sjellje" Pasi u kthy ne Sarajen e vet ne mat kaluan jave dhe nga te gjitha anet vinin njerez me e pa dhe me i paraqit besnikerine e patundeshme te fiseve te tyre, ketij djaloshi te ri tek i cili kishin varur shpresat per nje panvaresi te shpejt. Kur plasi kryengritja e dyte ne Kosove ne korrik te 1912, ajo u perhap shpejt ne Jug. Keshtu qe Turqija u detyrua me pranu kerkesat e shqiptareve. Shtetet Ballkanike e pane qe Shqiperia do te perfitonte dobi te medha ne saje te armeve te bijeve te saj, e nga kjo frike dhe per faktin qe nuk donin nje Shqiperi te lire me vehte, i shpallen lufte Turqise. Zogu si largpames qe ishte parashikonte kurthin qe shtete fqinje i thurnin vendit tone, vendosi te mos kthehet ne shkolle ne Stamboll, por te luftoje per bashkimin e gjith Shqiperise. Shtetet Ballkanike iu sulen Shqiperise me i marre nga nje cope. Zogu e kuptoj mire se bashkimi i Shqiperise ishte me e sigurt nen Turqine ne ato moment sesa te binte ne dore te armiqeve shekullor ballkanas. Ky popull qe kishte ndezur kryengritjen e Kacanikut kunder Durgut Pashes, ky popull qe nuk iu kishte trembur vdekjes, ky popull paqedqshes qe i kishte qendruar besnik antareve te Lidhjes Ballkanike sot ishte me ne rrezik se kurre po nga vendet anetare te Lidhjes se Ballkanit. Ky 17 vjecar i pa perkulun i ben nje telegram prefektit te Dibres: "Mund te mbledh nje fuqi prej 2000 matjanesh dhe jam gati te nisem vete ne krye te keasj fuqije kunder armikut ne Shkoder po te me dergoj qeveria Turke minicion." Zogu e kishte te qarte strategjine qe do te perdorte. Me ndaluar ushtrite ballkanike me shkel token Shqiptare dhe ne ato vende ku t’i merrte prej Turqise te ngrinte flamurin e pavaresise me Shkodren ne krye. Pergjigjja e gatshme e Turqise nuk vonoi.Armet erdhen dhe Zogu u beni nje kushtrim malesoreve per te ruajtur tokat e Ilireve nga pushteti grabitqare fqinje. Kalaja e Zogut u mbush me mijera pleq dhe te rinj. Nena e tij e porositi me tregua burreri si te paret dhe bekoi betejen e ardhshme i uroj djalit te dilte faqebardhe ne lufte kunder Karadakut grabitqar. Luftetaret trima u nisen per betejen e madhe nen udheheqjen e Beut te Vogel. Lufta qe e ashper dhe 80 trima matjane dhane jeten ne ate beteje. Ahmet Zogu ne krye te luftes here me komande here me pushke nuk pesoi gje vec xhoka e tij ishte shpuar nga plumbi tej per tej. Kjo beteje eshte perjetesuar me nje kenge epike. "Ketu do te bej nje krahasim me Heroin Tone Legjendar Skenderbeun." Ne moshen 18 vjecare Skenderbeu ne krye te nje ushtrije Turke, shtypi kryengritjen ne Brusa te Azize se Vogel. Kjo fitore qe hapi I pare ne ngritjen e grades dhe simpatia e Sulltanit. Ndersa Zogut iu desh me u hedh ne lufte per Shqiperine ne moshen 17 vjecare, se atehere e kerkoje nevoja e Atdheu. Me 17 Qershor te vitit 1961, ne New York, z. Vaclovas Sidzikauskas, Kryetar i Asambles te Kombeve Evropiane te Roberuar, thote se emrin e Mbretit Zog e sheh te lidhur ngushte me historine e Shqiperise moderne dhe nga kjo histori vecon e deklalon: "Personi i Mbretit Zog dhe ai I Skenderbeut pese shekuj me pare na tregojne se c’prej celiku jane bere Shqiptaret". Serbet iu kishin drejtuar Matit. Zogut i erdhi lajmi, dhe ai caktoi zevendesit e vet ne lufte kunder Malit te Zi, ndersa vete niset per ne Mat me u pre sulmin Serbeve. Kur Shqiperia ishte ne valen e luftes me shtetet fqinje, erdhi nje lajm tjeter, por gazmor: Ismail Qemal Beu ishte nisur per me shpallur pamvaresine ne Vlore. Zogu tani duhet te linte Matin ne duart te sigurta qe te mos e rrembenit Serbet. Ai edhe ketu zgjodhi trima te zot qe iu betuan se nuk do te lejonin kembe serbi te shkelte Matin. Zogu vendosi me shku ne Vlore pa marre parasysh motin e keq dhe pengesat e turqeve gjate rruges. Ai do te arrinte ne Vlore gjalle apo vdek. Zogu qe delegati i Matit. Kur Ismail Qemali e pa delegatin, djalin 17 vjecar, i mallengjyer e puthi ne balle dhe i tha: Mirese erdhe biri im. Duhet ta dishe se, per kete pune qe po bejme sot per shpetimin e Shqiperise, kemi pasur per mesues gjyshin tend, Xhelal Pashe Zogun. Pas shpalljes se pavaresise duhej vepruar shpejt.Ai u kthye ne Mat dhe mblodhi parine dhe i njohti me pamvaresine e vendit, por kjo duhej me u mbrojt me gjak e lufte. Konferenca e 20 Dhjetorit te vitit 1912 e njohti pamvaresine e Shqiperise dhe e emberoj nje komision per administrimin e vendit derisa Fuqite e Medha te zgjidhnin nje mbret. Fqinjet ju versulen Shqiperise perseri. Shtetet e medha caktuan nje Mbret per te vendosur qetesine dhe qeverisjen e Shqiperise. Princi prusian Wilhelm afWied erdhi ne Shqiperi me 7 Mars te vitit 1913 dhe vendosi me pas si kryeqytet Durresin. Ai u prit me shume enthuziazem nga populli i lodhur nga grindjet dhe grabitjet e fqinjve nga te gjitha anet. Shqiperia perjetonte nje lufte per egzistence si ng grindje e kryengritje te ndryshme, ashtu edhe lufte per pushtet dhe nga influenca e te huajve. Me 15 Maj te vitit 1913 u zbraz Shkodra dhe fuqite e medha moren administraten, kurse me 11 Gusht ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer u caktuan afersisht kufinjt me Greqine. Por shtetet fqinj nuk e respektuan pamvaresine tone. Keshtu qe Princ Wiedi nuk mundi me e ndryshuar situaten fare. Ai nuk e njihte popullin tone, karakterin, zakonet as dhe gjuhen, keshtu qe shpejt e pa qe misioni i Tij qe i pa mundshem ne labirinthin Shqiptare. Ai u largua nga Shqiperia me 3 Shtator te vitit 1914. Lufta e Pare Boterore e gjen Ahmet Zogun ne malet e Matit ku luftonte per fatin e ri te Shqiperise.Me 1916 terhiqen Malazezet prej Shkodre dhe hyne forcat austriake. Komandanti I ushtrise Austriake August Von Karl kishte degjuar ne Shqiperi ishte nje burre shteti dhe nje luftetar i madh dhe vendosi te hyje ne marreveshje me te. Augusti i propozoi Zogut qe te mblidhte ushtri dhe nen komanden e nje konoleli Austriak te nisej per ne Kruje dhe te lufonin per Austrine.Pergjigjja e Zogut qe koncize dhe e prere. Ai ne vend qe te pranonte ne nje ushtri te madhe ngadhenjyese iu pergjigj Von Karlit: "Fuqine e kanm gati, dhe do te nisem per ne Kruje brenda dy diteve, do te nisem po, vecse kurre nen komanden e nje koloneli te huaji, dhe ne favor te nje ushtrie qe nuk eshte e vendit tim. Do te punoj dhe luftoj ne emer te Shqiperise dhe, arritur ne Kruje, mendoj me thirre ne nje kuvend te gjithe perfaqesuesit e krahinave tr ndryshme Shqiptare per me formuar Asamblene Kushtetuese per te caktuar fatin e Atdheut. Kush eshte burre Shqiptare, sot nuk duhet te duroje me qe te luhet me fatin tone". Ai u nis me dy mije trima ne Kruje, por Austriaket e kishin pushtuar.U drejtua per ne Tirane dhe ajo sapo kishte rene ne duart e Austriakeve. Atehere u nis per ne Elbasan, me 14 Shkurt merr Durresin, ku midis brohoritjeve entuziaste ngren Flamurin e Skenderbeut. Po keshtu veproi te dergoje nje fuqi kombetare per te zene Fierin, Lushjen dhe Beratin. Elbasani e priti prijesin dhe lutetarin e pa trembur me brohoritje te zjarrta. Pa u clodhur mori dy zyra per administrate, mblodhi disa intelektuale te zot dhe vendosi te mbante nje mbledhje ku do te formonte Asamblene Kombetare. Ushtrija Austriake u befasua dhe nuk dinte se si t’ia bente ketij kryetrimi dhe politikani qe ngriti ne kembe gjithe Shqiperine. Me e eliminuar u dilte keq. Ata u munduan me e integru ne ushtrine e tyre. I akorduan graden e kolonelit ne ushtrine austriake, i premtuan pasuni, i afruan gjithecka qe mund ti afronin nje prinjesi, vec se ky te hiqte dore nga planet e tija. Ahmet Zogu kishte urdher te caktuar, per te nuk kishte pasuri, grada ne bote qe t’ia shuante zjarrin e dashurise per Atdheun. Austriaket e pane se me cilin kishin te benin dhe sabotuan Asamblene e Elbasanit duke penguar delegatet me pretekst se kishte rene semundja e koleres ne ate qytet. Zogu nuk u demoralizua.Kauza e Tij nuk ndaloi perkundrazi titanik vazhdoi misionin qe i kishte ngarkuar vehtes per Atdhe. Ahmed Zogu iu pergjigj thirrjes se August Von Karlit per nje takim te ri ne Shkoder. Zogu e sfidoi dhe njehere komandantin Austriak ne mes te ushtrise se huje tude i thene: "Austria kishte ardhur ne Shqiperi si libruese, e pra, ishte mike e Shqiperise; ghe nuk kuptoj se me c’te drejte ajo perzihet ne punet tona te bredshme; dhe nuk kuptoj se si administrata e vendit te mos jete ne duart dhe kontrollin e Shqiptareve". Ky qendrim e acaroi dhe me shume gjendjen, por dhe kesaj iu gjet nje zgjighje elegante. Kur, me 21 Nendor te vitit 1916 vdiq Franc Jozefi dhe ne fron hypi Perandori i ri Karli i Pare, Zogu perfaqesoi nje delegacion shqiptare per ti parashtruar Atij homazhet e Shqiperise. Zogu u prit si nje kryetar shteti. Kur Karli I e kuptoi qe Zogu po pergatitej me e kthy ne atdhe atehere ndryshoi puna. Ata i parashtruan Zogut me shume takt se prania e Tij ne Shqiperi, do te pengonte veprimet ushtarake te Austrise ne Shqiperi, dhe i premtuan graden me te larte. Zogu protestoi: "Une kam ardhur ne Viene si delegat i Kombit Shqiptare dhe jo si rob, asnje grade dhe pasuri nuk kane vlere per mua". Zogu mbeti ne Viene deri ne mbarim te luftes se Pare Boterore. Koha e qendrimit te Tij ne Viene qe shume e dobishme. Ai mesoi shume, u stervit ne artin luftarak, lexoi historine dhe gjuhen gjermane… Ne Austri pregatiti nje plan per pamvaresine e Shqiperise. Kur u neneshkrua armepushimi me 11 Shtator1918, u vendos qe ushtrite aleate te qendronin ne Shqiperi derisa te caktohej fati i saj ne Konferencen e Paqes ne Paris. Pas dy vjetesh mergimi ne Austri u kthy perseri ne Shqiperi me nje bindje te pa tundur se i vetmi shpetim i Shqiperise ishte pregatitja e nje Kongresi te Madh Kombetar per te diskutuar gjendjen e mbrendshme dhe te jashtme dhe per te marre masat adekuate decisive per clirimin e vendit. Keshtu u vendos me u mbajt Kongresi i Lushjes me 21 Janar te vitit 1920. Situata ishte shume e veshtire. Ushtrite e huaja ishin kudo, bile komanda ushtarake e Italise vrau patriotin me te pakompromentuar Abdyl Ypin. Kjo qe perpjekja e te huajve me ndaluar dhe me prish planet e ketij Kongresi sikurse bene me ate te Elbasanit para disa vitesh. Vendosmeria e Zogut dhe e patrioteve te tjere bene qe ky Kongres te vazhdoje punimet nen mbrojtjen e sigurt te Ahmed Zogut. Shkrimtari Milto Sotir Gurra ne librin "Themelet e patriotizmit shqiptare" botuar ne vitin 1933, e ka cilisuar Ahmet Zogun si "Shpirti i Kongresit te Lushjes". Ne ate Kongres qe vazhdoi deri me 9 Shkurt, u proklamua themeli I shtetit te pare Shqiptare. U zgjodh kryetari i Kongresit Aqif Pashe Bicaku. U hartua nje note e rrepte proteste kunder forcave aleate qe synonin ta coptonin Shqiperine. U padit qeveria e Durresit me Esat Pashe Toptanin qe perkrahej nga te huajt dhe qe nuk perfaqesonte aspiratat e popullit Shqiptare. U zgjodh Keshilli i Larte (Rregjenca deri ne vendosjen e nje Mreti). Ne ate keshille u zgjodhen patriotet me te afte, me eksperience dhe urtesi dhe qe perfaqesonin te gjitha shtresat e relihjionit shqiptare. Imzot Bumci katolik, Aqif Pashe Bicaku bektashi, Sotir Peci ortodoks dhe Abdi Toptani Musliman. Ne Kongres ishte perfaqesuese e gjith Shqiperia me nje shumice te konsiderueshme delegatesh, prandaj u zgjodh dhe qeverija e re me ne krye Shkelqesine e Tij Sulejman Delvinen, Ahmet Zogu minister i puneve te Mbrendshme, Mehmet Konica i Puneve te Jashtme, Hoxha Kadriu i Drejtorise, Ali Riza Kolonja i Luftes etj. Kryeqytet provizor u caktua Tirana. U zgjodhen dhe anetaret e Senatit. Delegatet e Kongresit do te qendronin ne Lushje deri sa te vendosej qeveria ne Tirane. Parlamenti i pare i Shqiperise se pamvarur u mblodh me 27 Mars te vitit 1920. Zogu ishte zgjedhur ne postin me te veshtire meqe ishte i vetmi qe kishte treguar nje vetmohim te pashembullt si ne pregatitjen e Kongresit dhe te mbrojtjes se tij, por edhe ne te gjitha perpjektet me lufte, zotsi, urtesi dhe diplomonci qe ne moshen 17 vjecare, pa ndaluar rugen per clirimin e Atdheut. Delrgatet e kishin te qarte se Ai ishte i vetmi qe mund te siguronte zbatimin e vendimeve te Kongresit dhe ruajtjen e gjithe Shqiperise. Zogu u zotua se do te nisej per Tirane dhe kur ta merrte Tiranen do te pregatiste qeverine qe te instalohej atje. Megjithe keshillat e mjaft delegateve qe te mos nisej aq shpejt, sepse rruget ishin plot me ushtri te huaja, ai nuk u mprapsht. Ahmet Zogu mori me vehte 25 djem matjane qe dhe keta vendosen te vdesin me prinjesin e Kongresit Kombetar. Kur iu afrua Kavajes u gjend perpara topave dhe mitralozave te nje fuqie ushtarake te huje. Komandanti i asaj ushtrije e ndaloi Ministrin e Puneve te Mbrendshme te Shqiperise dhe e urdheroi qe te kthehej prapa se ndryshe do te perdorte forcen. Zogu gjakftohte si gjithmone iu pergjigj: "Jam i urdheruar nga Kongresi i Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te Shqiperise qe te arrije me doemos ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle ose vdek, duhet qe te kryej detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare mbi gjoksin tim". Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i ri dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te mos be nje krim. Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne kavaje, emeroi nje nenprefekt dhe nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi kategorikisht propozimet e Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit te Lushnjes, dhe u nis per ne Tirane. Ne Shijak prap nje natalion ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te hapnin zjarr. Komandanti i batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe ketu qe pergjigja e vendosur, pergjigja e Shqiptarit "gjalle ose vdekur do t kaloj". Atehere komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe Zogu u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur nga grukat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni luftarak barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije. Ushtari i huaji e kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine me e derguar nje urdher te shenjte ne vend. Rruga per ne Tirane qe shume e veshtire per Ministrin e Puneve te Mbrendshme per kete 25 vjecar qe ia kishte kushtuar rinine dhe jeten vec Shqiperise. Qeverija Kombetare u vendos ne Tirane dhe minjihere i deklaroi te gjtha qeverite e tjera qe sundonin ne Shqiperi te rrezuara dhe proklamoi pamvaresine e Atdheut me kufinjt politik te 1913. Kjo qeveri u njoft shpejt nga shume vende. Edhe pse Konferenca e Paqes pati caktuar kufinjt prap se prap si Greket ashtu dhe Jugosllavet mundoheshin me shkeput dhe me nga toka jone. Kurse Vlora ishte ne duart e Italianeve, Korca Republik ne vehte me Francezet si sundues. Jugosllavet gjeten nje shkak tjeter me marre nje pjese te madhe. Ata kishin strehuar Marka Gjonin dhe me pretekst se gjoja qeverija Shqiptare po sillet keq kunder katolikeve ngriti Mirditen me shpall edhe ata nje Republik me Markagjonin si kryetar. Ishte tetor 1921. Fqinjet u munduan me cdo menyre me perca dhe sundua. Ata paguanin agjenta me shti faren e luftes dhe te vllavrasjes. Bajraktaret nuk ishin mesuar me iu bind nje qeverije legjitime. Ata deshen me vazhduar si ne kohen e turkut te percare me tarafin dhe trimat e tyre. Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim. Ketu shihej shpirti i Zogut. Nje shqiptare nuk carmatosej kur jepte fjalen. Elez Isufi e kuptoi se Qeverija e Tiranes luftonte per gjithe Shqiperine dhe Zogu ishte garanti i saji. Shqiperia qe krejt e shkaterruar nga cdo pikepamje. Qeverija e dinte qe pa shkolla nuk kishte asnje shans. Deri ne fund te 1922 u happen 54 shkolla neper qytete e katunde, 50 prej tyre per 3 deri ne shate vjet, Liceu i korces. Ishte nevoje e ngutshme me nxjerre mjeke, agronome, jurista dhe administratoreme shkolle te larte perendimore. Per kete arsye qe nga Kongresi i Lushnjes u krijuan bursa shteterore dhe me se 100 shqiptare ishin derguar ne universitetet e Frances, Italise, Austrise dhe Gjermanise. Nje dite kur Zogu po ngjitej shkalleve per ne Kuvend, iu be nje atentat nga studenti Matjan Beqir Valteri. Zogu u plagos ne kembe e ne dore. Ai tregoi nje gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne salle pa dhene asnje shenje alarmi. Keshtu evitoi nje gjakderdhje fatale. Herman Berstein, minister i SHBA ne Oborrin Mbretor Shqiptare e ka pershkruar kete fakt, ket skene, ne kujtimet e tij: "Nje i ri budalla, Beqir Valteri nga Mati, u shti te vere ne zbatim kete plan te kundershtareve dhe te armiqeve politik te Zogut. Beqirit ja mbushen mendjen se po te bente kete pune ai do te konsiderohej Hero Kombetar dhe se emri i tij do te kalonte ne histori si ai qe shpetoi vendin e tij. Me 23 shkurt te 1923, ndersa Zogu ngjitej shkalleve per te hyre brenda ne sallen e Asamblese, Beqir Valteri ju vu dhe shtiu dy here nga prapa kunder Zogut. Zogu, i goditur dy here ne dore dhe ne kofshe, u fut, sic ishte nisur ne sallen e Asamblese. Delegatet e Asamblese shikuan me sy te caroditur, kur Ai me ngadale u ul me gjakftohtesine me te madhe ne vendin e sekretarit. Zedhenesi i Parlamentit, i frikesuar ishte larguar dhe shume te tjere ishin ne pikun e panikut te pergjithshem. Trupi i Zogut qe mbushur me gjak, po ai u ngrit ne kete cast dhe nisi te flase: "Keto gjera, - u tha ai delegateve me qetesi, - shpesh here ngjajne, ne nuk i dijme se jur dhe ku: pra merreni kete gjendje me qetesi dhe rregull". Ne kete menyre ai i zbuti delegatet. Pastaj u nis per ne shtepine e vet, kur te dy plumbat ia hoqen nga trupi dhe u mjekua. Per se shpejti Ai u sherua fare dhe pas atentatit doli ne skene". Kur kishte kalur nje muaji, ne nej rruge te Tiranes u vra Avni Ruetemi, I kishte vrare ne Paris tradhetarin e Shqiperise Esat Pashe Toptanin. Opozita ja ngarkoi fajin qeverise. Fan S. Noli ishte kryetar i opozites dhe shpalli se varrimi i Avniut do te behej ne Vlore. Atje u mblodhen te gjithe kundershtaret e qeverise. Atje Noli me nje fjalim te zjarrte kerkoi zgjidhjen e gjendjes se vajtueshme te Shqiperise me revolucion. Nje komision me 10 prefektura vendosen me pergatit nje kryengritje dhe me rrezuar qeverine legjitime te Tiranes. Keshtu qe me 10 qershor te 1924 kryengritesit u futen ne Tirane pa gjakderdhje. Qeverija dhe Zogu menduan me e lene me aq se me kundershtuar do te behej nje lufte vlavrasje dhe do te ishte ne dobi te shteteve fqinj qe nuk linin gur pa luajtur me e shkaktuar trubullira te tilla. Zogu me nje grup qeveritaresh shkuan ne Jugosllavi, kurse nje grup tjeter ne Itali, me shprese se vendi do te gjente bnje zgjidhje politike dhe ekonomike, me qe per keto arsye u nis kjo kryengritje. Ky puc shteti eshte quajtur padrejtesisht Revolucioni i Qershorit te 1924. Revolucioni eshte kur nje popull ngrihet ne kembe dhe ndryshon krejt nje sistem shoqeroro-politik, ndryshon arsimin, kulturen, administraten, sistemin ekonomik, industrine dhe te ndrurit e pasurise etj. Edhe sipas gjournalistit, historianit dhe perjetuesit te asaj kohe te ndierit Tajar Zavalanit, thuhet ae qe nje grush shteti dhe ilegal. Per sqarim (Zavalni qe vete folenist dhe antizogist deri pas Luftes se dyte Bterore). Ne krye te qeverise u vu Bishkop Fan Noli. Asgje nga se u premtua nuk u be. Prape po citoj Tajar Zavalanin: "Rralle ne histori shpresat e nje populli u tradhetuan me nje menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel ne shesh menjehere se opozita radikale ishe nje grumbull politikanesh qe vepronin se bashku pse ishin kundra disa gjerave, dhe jo pse deshen me zbatuar nje program konstuktive reformash administrative, ekonomike dhe shoqerore". Sulejman Delvina qe beri pjese edhe ne kabinetin e Fan Nolit e permblodhi qendrimin e qeverise keshtu: "Ne luftuam per te debuar partine e Ahmet Zogut sepse kishim jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni ju te rinjte jane gjepura". Deshperimi me i madh erdhi kur ai qe hodhi parrullen e revolucionit mbi varrin e Avni Rustemit u tregua me pak revolucionar se te gjithe. Noli e tregoji vehten se ishte nje dashnor dhe nje mjeshter i letersise por nje diletant i politikes. E ashtuquajtura Qeveria Revolucionare e Qershorit ishte nje barke pa timon ne mes te tallazeve te furishme. Qeverija Noliane nuk zgjodhi asnje rruge qe duhej ne ate situate: ose me zbatuar reformat qe duheshin me urgjence ne disa dekrete revolucionare: ose ne legalizuar pushtetin e ri duke bere zgjedhje te reja parlamentare. Qeverija e Nolit nuk beri vec gabime fatale ne politiken e mbrendshme, por edhe ne ate te jashtmen qe i kushtoi shtrejt jo vetem atij por edhe Atdheut. Ai shkoi ne Gjeneve per te lypur nje hua. Dikur Lidhja e Kombeve e kishte pranur dhe perkrah Shqiperine, kurse tani ai u pa si nje uzurpator deri sa nuk kishte provuar legalisht se ishte i zgjedhur nga populli. Prandaj qeverite e botes nuk e njihnin si kryetar qeverije, por me i dhene hua jo se jo. Nuk munden me lene pa permendur fjalet e zjarrta thumbuese te ketij briljanti te gojes qe kete here qene fatale per te e per popullin. Aty Noli tha: "Demokracia eshte mashtrimi hiprokit i popujve, parlamenti nje mortaje, zgjedhjet e lira nje komedi; buokracija e Gjeneves, me komisione, i mbulojne merimangat….." Ai i vuri nje damke te zene Lidhjes se Kombeve te Bashkuara me frazen e famshme: "Keshilli dhe Assambleja jane duke ardhur rrotull me nje qerthur pa fund dhe jane duke prodhuar flluska sapuni". Kjo shkoi kunder qellimit te tij, dhe ishte krejt e padrejt, se Lidhja e Kombeve e kishte shpetuar Shqiperine tre vjet me pare nga agresioni jugosllav. Ate e kishte peskuar miza e hakmarrjes shqiptare dhe menjehere sapo u kthye ne Tirane njhti Bashkimin Sovjetik dhe lidhi me ta marridhenie diplomatike. Me krijuar ne qender te Europes nje qender propogante komuniste, ne ate kohe kur Europa jetonte nen tmerrin e Revolucionit Bolshevik, ishte nje sfide qe vuri Europen ne levisje. U dha kushtrimi ne kancelarite e Evropes per rrezimin e qeverise se Fan Nolit, bile qe diten qe zbarkuan ne Durres 18 perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik. Njohja e Bashkimit Sovjetik dhe kritika e rende ne OKB, e ndryshuan poziten nderkombetarete Shqiperise ndryshe c’ishte tre vjet me pare. Dhe kete ne disfavor te saj. Ahmed Zogu me shoket e tij ne Beograt, ndegjonin me keqardhje se si u kandadis vendi i tyre. Edhe shtetet perendimore u befasuan per ngjarjet, dhe keshtu erdhen ne kontakt me shqiptaret per te bere dicka si per vehte dhe per neve. Zogut ia lane duart e lira te pregatitej nese mund ta ndryshonte situaten politike te vendit te Tij qe ishte ne shkaterrim. Politikanet qe kishin shkuar me Zogun ne Beograt kishin luajtur nje rrol te madh dhe ishin te ngritur. Atje ishte Xhaferr Ypi, Shefqet Verlaci, Koco Kota, Selaudin Blloshi, Ceno Kryeziu, Leon de Gilardi e te tjere. Me forca te emriganteve shqiptare mbrenda kufinjve te 1913 dhe jashte saj, u pregatit nje plan aq gjenial sa qe dhe luftetaret e sprovuar dhe te vjeter u mahniten nga kjo stragjeti e kolonel Ahmet Zogut. Ai porositi kryetaret e forcave qe ti shmangen cdo perpjekje sa te kene mundesi qe te mos vritnin ushtare dhe popull se mjaft gjak ishte derdhur. Shkelja e Shqiperise nga cetat e armatosura filloi me 13 dhjetor te 1924. Luftetaret nuk gjeten ndonje rezistence me perjashtim te Elez Isufit ne Peshkopi dhe Bajram Currit ne Malesi. Nuk kaluan 10 dite dhe qeverija e Nolit u shpartallua, disa u bashkuan me cliruesit, po keshtu bene dhe populli dhe ushtrija, Ahmed Zogu hyri ne Tirane ne krye te 9000 burrave te armatosur me 24 dhjetor te 1924, qe u proklamua si dita e "Triumfit te Legalitetit". Per me e pershkruar kete ngjarje tragjike por te pa anshme ja japin fjalen z. Swire qe mori mendimin e Fan Nolit per fatin qe pesoi "revolucioni" i tije. Ne nje leter qe shkruan Noli me dore te vet, tregohej fare sinqerte: "Duke ngul kembe qe te behej reforma agrare, bena kunder vehtes pronaret e medhenj; duke mos zbatuar reformen agrare humba besimin dhe perkrahjen eturmave katundare". "Kthimi i Ahmet Zogut dhe Triumfi i Legalitetit, tregoi se ai kishte me shume kuptim politic se te gjithe kundeshtaret e tij vue se bashku". (sipas Zacalanit). Sapo erdhi Zogu u proklamua kudo qe te mos hakmerrej askush dhe te zbatohej rregulli dhe qetesija, nenpunesit qe ishin te qendronin ne detyrat e tyre, po ashtu dhe oficeret e ushtrija qe ishte te mos trembeshin se nuk do te kishin pasoja edhe pse kishin sherbyer nen Fan Nolin. Me tu qetesuar vendi kolonel Ahmed Zogu tregoi fisnikerine e tij, patriotizmin, bindjen para ligjit, dhe pas 10 ditesh sundimi si komandant i pergjithshem i operacionit ushtarak dhe fitues pa gjak, xhveshi rrobat ushtarake, dorezoi shpaten dhe pushken, dhe ia leshoi fuqine ne dore Keshillit te Larte te Rengjences me 4 janar te 1925. Xhafer Ypi si anetar i Keshillit te Larte ja ngarkoi barren kabinetit te ri Ahmet Zogu, ketij shpetimtari dhe ringjallesit te shpresave kombetare. REPUBLIKA SHQIPTARE Me 17 janar te 1925 u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe Shqiperia u shpall Republike Parlamentare sipas stilit Amerikan me nje president me dore te forte. Kushtetuta e Republikes qe hartuar sipas asaj Amerikane , poe natyrisht duke iu pershtat S | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 12:12 am | |
| Shkrimtari Milto Sotir Gurra ne librin "Themelet e patriotizmit shqiptare" botuar ne vitin 1933, e ka cilisuar Ahmet Zogun si "Shpirti i Kongresit te Lushjes".
Ne ate Kongres qe vazhdoi deri me 9 Shkurt, u proklamua themeli I shtetit te pare Shqiptare. U zgjodh kryetari i Kongresit Aqif Pashe Bicaku.
U hartua nje note e rrepte proteste kunder forcave aleate qe synonin ta coptonin Shqiperine. U padit qeveria e Durresit me Esat Pashe Toptanin qe perkrahej nga te huajt dhe qe nuk perfaqesonte aspiratat e popullit Shqiptare. U zgjodh Keshilli i Larte (Rregjenca deri ne vendosjen e nje Mreti). Ne ate keshille u zgjodhen patriotet me te afte, me eksperience dhe urtesi dhe qe perfaqesonin te gjitha shtresat e relihjionit shqiptare. Imzot Bumci katolik, Aqif Pashe Bicaku bektashi, Sotir Peci ortodoks dhe Abdi Toptani Musliman. Ne Kongres ishte perfaqesuese e gjith Shqiperia me nje shumice te konsiderueshme delegatesh, prandaj u zgjodh dhe qeverija e re me ne krye Shkelqesine e Tij Sulejman Delvinen, Ahmet Zogu minister i puneve te Mbrendshme, Mehmet Konica i
Puneve te Jashtme, Hoxha Kadriu i Drejtorise, Ali Riza Kolonja i Luftes etj. Kryeqytet provizor u caktua Tirana. U zgjodhen dhe anetaret e Senatit.
Delegatet e Kongresit do te qendronin ne Lushje deri sa te vendosej qeveria ne Tirane.
Parlamenti i pare i Shqiperise se pamvarur u mblodh me 27 Mars te vitit 1920.
Zogu ishte zgjedhur ne postin me te veshtire meqe ishte i vetmi qe kishte treguar nje vetmohim te pashembullt si ne pregatitjen e Kongresit dhe te mbrojtjes se tij, por edhe ne te gjitha perpjektet me lufte, zotsi, urtesi dhe diplomonci qe ne moshen 17 vjecare, pa ndaluar rugen per clirimin e Atdheut. Delrgatet e kishin te qarte se Ai ishte i vetmi qe mund te siguronte zbatimin e vendimeve te Kongresit dhe ruajtjen e gjithe Shqiperise.
Zogu u zotua se do te nisej per Tirane dhe kur ta merrte Tiranen do te pregatiste qeverine qe te instalohej atje. Megjithe keshillat e mjaft delegateve qe te mos nisej aq shpejt, sepse rruget ishin plot me ushtri te huaja, ai nuk u mprapsht.
Ahmet Zogu mori me vehte 25 djem matjane qe dhe keta vendosen te vdesin me prinjesin e Kongresit Kombetar. Kur iu afrua Kavajes u gjend perpara topave dhe mitralozave te nje fuqie ushtarake te huje. Komandanti i asaj ushtrije e ndaloi Ministrin e Puneve te Mbrendshme te Shqiperise dhe e urdheroi qe te kthehej prapa se ndryshe do te perdorte forcen. Zogu gjakftohte si gjithmone iu pergjigj:
"Jam i urdheruar nga Kongresi i Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te Shqiperise qe te arrije me doemos ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle ose vdek, duhet qe te kryej detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare mbi gjoksin tim".
Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i ri dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te mos be nje krim.
Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne kavaje, emeroi nje nenprefekt dhe nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi kategorikisht propozimet e Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit te Lushnjes, dhe u nis per ne Tirane.
Ne Shijak prap nje natalion ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te hapnin zjarr. Komandanti i batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe ketu qe pergjigja e vendosur, pergjigja e Shqiptarit "gjalle ose vdekur do t kaloj". Atehere komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe Zogu u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur nga grukat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni luftarak barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije. Ushtari i huaji e kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine me e derguar nje urdher te shenjte ne vend.
Rruga per ne Tirane qe shume e veshtire per Ministrin e Puneve te Mbrendshme per kete 25 vjecar qe ia kishte kushtuar rinine dhe jeten vec Shqiperise.
Qeverija Kombetare u vendos ne Tirane dhe minjihere i deklaroi te gjtha qeverite e tjera qe sundonin ne Shqiperi te rrezuara dhe proklamoi pamvaresine e Atdheut me kufinjt politik te 1913. Kjo qeveri u njoft shpejt nga shume vende.
Edhe pse Konferenca e Paqes pati caktuar kufinjt prap se prap si Greket ashtu dhe Jugosllavet mundoheshin me shkeput dhe me nga toka jone. Kurse Vlora ishte ne duart e Italianeve, Korca Republik ne vehte me Francezet si sundues. Jugosllavet gjeten nje shkak tjeter me marre nje pjese te madhe. Ata kishin strehuar Marka Gjonin dhe me pretekst se gjoja qeverija Shqiptare po sillet keq kunder katolikeve ngriti Mirditen me shpall edhe ata nje Republik me Markagjonin si kryetar. Ishte tetor 1921. Fqinjet u munduan me cdo menyre me perca dhe sundua. Ata paguanin agjenta me shti faren e luftes dhe te vllavrasjes. Bajraktaret nuk ishin mesuar me iu bind nje qeverije legjitime. Ata deshen me vazhduar si ne kohen e turkut te percare me tarafin dhe trimat e tyre. Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim. Ketu shihej shpirti i Zogut. Nje shqiptare nuk carmatosej kur jepte fjalen.
Elez Isufi e kuptoi se Qeverija e Tiranes luftonte per gjithe Shqiperine dhe Zogu ishte garanti i saji.
Shqiperia qe krejt e shkaterruar nga cdo pikepamje. Qeverija e dinte qe pa shkolla nuk kishte asnje shans. Deri ne fund te 1922 u happen 54 shkolla neper qytete e katunde, 50 prej tyre per 3 deri ne shate vjet, Liceu i korces. Ishte nevoje e ngutshme me nxjerre mjeke, agronome, jurista dhe administratoreme shkolle te larte perendimore.
Per kete arsye qe nga Kongresi i Lushnjes u krijuan bursa shteterore dhe me se 100 shqiptare ishin derguar ne universitetet e Frances, Italise, Austrise dhe Gjermanise.
Nje dite kur Zogu po ngjitej shkalleve per ne Kuvend, iu be nje atentat nga studenti Matjan Beqir Valteri. Zogu u plagos ne kembe e ne dore. Ai tregoi nje gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne salle pa dhene asnje shenje alarmi. Keshtu evitoi nje gjakderdhje fatale.
Herman Berstein, minister i SHBA ne Oborrin Mbretor Shqiptare e ka pershkruar kete fakt, ket skene, ne kujtimet e tij:
"Nje i ri budalla, Beqir Valteri nga Mati, u shti te vere ne zbatim kete plan te kundershtareve dhe te armiqeve politik te Zogut. Beqirit ja mbushen mendjen se po te bente kete pune ai do te konsiderohej Hero Kombetar dhe se emri i tij do te kalonte ne histori si ai qe shpetoi vendin e tij. Me 23 shkurt te 1923, ndersa Zogu ngjitej shkalleve per te hyre brenda ne sallen e Asamblese, Beqir Valteri ju vu dhe shtiu dy here nga prapa kunder Zogut. Zogu, i goditur dy here ne dore dhe ne kofshe, u fut, sic ishte nisur ne sallen e Asamblese. Delegatet e Asamblese shikuan me sy te caroditur, kur Ai me ngadale u ul me gjakftohtesine me te madhe ne vendin e sekretarit. Zedhenesi i Parlamentit, i frikesuar ishte larguar dhe shume te tjere ishin ne pikun e panikut te pergjithshem. Trupi i Zogut qe mbushur me gjak, po ai u ngrit ne kete cast dhe nisi te flase:
"Keto gjera, - u tha ai delegateve me qetesi, - shpesh here ngjajne, ne nuk i dijme se jur dhe ku: pra merreni kete gjendje me qetesi dhe rregull".
Ne kete menyre ai i zbuti delegatet. Pastaj u nis per ne shtepine e vet, kur te dy plumbat ia hoqen nga trupi dhe u mjekua. Per se shpejti Ai u sherua fare dhe pas atentatit doli ne skene".
Kur kishte kalur nje muaji, ne nej rruge te Tiranes u vra Avni Ruetemi, I kishte vrare ne Paris tradhetarin e Shqiperise Esat Pashe Toptanin. Opozita ja ngarkoi fajin qeverise. Fan S. Noli ishte kryetar i opozites dhe shpalli se varrimi i Avniut do te behej ne Vlore. Atje u mblodhen te gjithe kundershtaret e qeverise. Atje Noli me nje fjalim te zjarrte kerkoi zgjidhjen e gjendjes se vajtueshme te Shqiperise me revolucion.
Nje komision me 10 prefektura vendosen me pergatit nje kryengritje dhe me rrezuar qeverine legjitime te Tiranes. Keshtu qe me 10 qershor te 1924 kryengritesit u futen ne Tirane pa gjakderdhje. Qeverija dhe Zogu menduan me e lene me aq se me kundershtuar do te behej nje lufte vlavrasje dhe do te ishte ne dobi te shteteve fqinj qe nuk linin gur pa luajtur me e shkaktuar trubullira te tilla.
Zogu me nje grup qeveritaresh shkuan ne Jugosllavi, kurse nje grup tjeter ne Itali, me shprese se vendi do te gjente bnje zgjidhje politike dhe ekonomike, me qe per keto arsye u nis kjo kryengritje. Ky puc shteti eshte quajtur padrejtesisht Revolucioni i Qershorit te 1924. Revolucioni eshte kur nje popull ngrihet ne kembe dhe ndryshon krejt nje sistem shoqeroro-politik, ndryshon arsimin, kulturen, administraten, sistemin ekonomik, industrine dhe te ndrurit e pasurise etj. Edhe sipas gjournalistit, historianit dhe perjetuesit te asaj kohe te ndierit Tajar Zavalanit, thuhet ae qe nje grush shteti dhe ilegal. Per sqarim (Zavalni qe vete folenist dhe antizogist deri pas Luftes se dyte Bterore).
Ne krye te qeverise u vu Bishkop Fan Noli. Asgje nga se u premtua nuk u be. Prape po citoj Tajar Zavalanin:
"Rralle ne histori shpresat e nje populli u tradhetuan me nje menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel ne shesh menjehere se opozita radikale ishe nje grumbull politikanesh qe vepronin se bashku pse ishin kundra disa gjerave, dhe jo pse deshen me zbatuar nje program konstuktive reformash administrative, ekonomike dhe shoqerore".
Sulejman Delvina qe beri pjese edhe ne kabinetin e Fan Nolit e permblodhi qendrimin e qeverise keshtu:
"Ne luftuam per te debuar partine e Ahmet Zogut sepse kishim jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni ju te rinjte jane gjepura".
Deshperimi me i madh erdhi kur ai qe hodhi parrullen e revolucionit mbi varrin e Avni Rustemit u tregua me pak revolucionar se te gjithe. Noli e tregoji vehten se ishte nje dashnor dhe nje mjeshter i letersise por nje diletant i politikes.
E ashtuquajtura Qeveria Revolucionare e Qershorit ishte nje barke pa timon ne mes te tallazeve te furishme. Qeverija Noliane nuk zgjodhi asnje rruge qe duhej ne ate situate: ose me zbatuar reformat qe duheshin me urgjence ne disa dekrete revolucionare: ose ne legalizuar pushtetin e ri duke bere zgjedhje te reja parlamentare. Qeverija e Nolit nuk beri vec gabime fatale ne politiken e mbrendshme, por edhe ne ate te jashtmen qe i kushtoi shtrejt jo vetem atij por edhe Atdheut. Ai shkoi ne Gjeneve per te lypur nje hua. Dikur Lidhja e Kombeve e kishte pranur dhe perkrah Shqiperine, kurse tani ai u pa si nje uzurpator deri sa nuk kishte provuar legalisht se ishte i zgjedhur nga populli. Prandaj qeverite e botes nuk e njihnin si kryetar qeverije, por me i dhene hua jo se jo.
Nuk munden me lene pa permendur fjalet e zjarrta thumbuese te ketij briljanti te gojes qe kete here qene fatale per te e per popullin. Aty Noli tha:
"Demokracia eshte mashtrimi hiprokit i popujve, parlamenti nje mortaje, zgjedhjet e lira nje komedi; buokracija e Gjeneves, me komisione, i mbulojne merimangat….."
Ai i vuri nje damke te zene Lidhjes se Kombeve te Bashkuara me frazen e famshme:
"Keshilli dhe Assambleja jane duke ardhur rrotull me nje qerthur pa fund dhe jane duke prodhuar flluska sapuni".
Kjo shkoi kunder qellimit te tij, dhe ishte krejt e padrejt, se Lidhja e Kombeve e kishte shpetuar Shqiperine tre vjet me pare nga agresioni jugosllav. Ate e kishte peskuar miza e hakmarrjes shqiptare dhe menjehere sapo u kthye ne Tirane njhti Bashkimin Sovjetik dhe lidhi me ta marridhenie diplomatike.
Me krijuar ne qender te Europes nje qender propogante komuniste, ne ate kohe kur Europa jetonte nen tmerrin e Revolucionit Bolshevik, ishte nje sfide qe vuri Europen ne levisje.
U dha kushtrimi ne kancelarite e Evropes per rrezimin e qeverise se Fan Nolit, bile qe diten qe zbarkuan ne Durres 18 perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik.
Njohja e Bashkimit Sovjetik dhe kritika e rende ne OKB, e ndryshuan poziten nderkombetarete Shqiperise ndryshe c’ishte tre vjet me pare. Dhe kete ne disfavor te saj.
Ahmed Zogu me shoket e tij ne Beograt, ndegjonin me keqardhje se si u kandadis vendi i tyre. Edhe shtetet perendimore u befasuan per ngjarjet, dhe keshtu erdhen ne kontakt me shqiptaret per te bere dicka si per vehte dhe per neve. Zogut ia lane duart e lira te pregatitej nese mund ta ndryshonte situaten politike te vendit te Tij qe ishte ne shkaterrim.
Politikanet qe kishin shkuar me Zogun ne Beograt kishin luajtur nje rrol te madh dhe ishin te ngritur. Atje ishte Xhaferr Ypi, Shefqet Verlaci, Koco Kota, Selaudin Blloshi, Ceno Kryeziu, Leon de Gilardi e te tjere.
Me forca te emriganteve shqiptare mbrenda kufinjve te 1913 dhe jashte saj, u pregatit nje plan aq gjenial sa qe dhe luftetaret e sprovuar dhe te vjeter u mahniten nga kjo stragjeti e kolonel Ahmet Zogut. Ai porositi kryetaret e forcave qe ti shmangen cdo perpjekje sa te kene mundesi qe te mos vritnin ushtare dhe popull se mjaft gjak ishte derdhur.
Shkelja e Shqiperise nga cetat e armatosura filloi me 13 dhjetor te 1924. Luftetaret nuk gjeten ndonje rezistence me perjashtim te Elez Isufit ne Peshkopi dhe Bajram Currit ne Malesi. Nuk kaluan 10 dite dhe qeverija e Nolit u shpartallua, disa u bashkuan me cliruesit, po keshtu bene dhe populli dhe ushtrija, Ahmed Zogu hyri ne Tirane ne krye te 9000 burrave te armatosur me 24 dhjetor te 1924, qe u proklamua si dita e "Triumfit te Legalitetit".
Per me e pershkruar kete ngjarje tragjike por te pa anshme ja japin fjalen z. Swire qe mori mendimin e Fan Nolit per fatin qe pesoi "revolucioni" i tije. Ne nje leter qe shkruan Noli me dore te vet, tregohej fare sinqerte:
"Duke ngul kembe qe te behej reforma agrare, bena kunder vehtes pronaret e medhenj; duke mos zbatuar reformen agrare humba besimin dhe perkrahjen eturmave katundare". "Kthimi i Ahmet Zogut dhe Triumfi i Legalitetit, tregoi se ai kishte me shume kuptim politic se te gjithe kundeshtaret e tij vue se bashku". (sipas Zacalanit).
REPUBLIKA SHQIPTARE
Me 17 janar te 1925 u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe Shqiperia u shpall Republike Parlamentare sipas stilit Amerikan me nje president me dore te forte.
Kushtetuta e Republikes qe hartuar sipas asaj Amerikane , poe natyrisht duke iu pershtat Shqiperise.
Shqiperia ishte krejt per toke. Nuk kishte asgje. Luftat, pushtimet, semundjet kishin bere kerdine ne Shqiperi. Duhej nje rregjim deri diku autoritar. Keshtu ishte dhe ne shtetet fqinje.
Me 25 janar te 1925 Shqiperia u shpall Republike.
Me 31 janat te 1925 Asambleja zgjodhi Ahmet Zogun te parin President te Shqiperise ne mes te brohoritjeve dhe te entuziazmit qe s’baronte me thirrjet: Rrofte Presidenti! Rrofte Ahmet Zogu! Gjithe bota u lajmerua dhe filluan me njoht Shqiperine dhe me derguar perfaqesuesit e tyre. Keshtu filloi dhe ndihma ekonomike dhe firma te huaja me ardhe ne Shqiperi se shihnin nje stabilitet dhe nje njeri te vendosur qe ishte ne krye te vendit.
Zogu kishte shume detyra te medha per te bere. Se pari te krijonte nje admistrate te rregullt, nje fuqi policore per te vene qetesine, gjykata dhe ligjet moderne, zhdukjen e analfabetizmit, qe ishte rrenja e gjithe se keqes, spitale dhe lufte kunder semundjeve ne mase si loleres, vendosjen e qetesise, shtrimi i fiseve dhe bajraqeve qe nuk donin me iu nenshtruar nje qeverie moderne te kohes se tij.
Shqiperia ishte shume e verfer. Keshtu qe Zogu iu desh nje shtet mik per me i kerkuar ndihme immediate. Kjo u be Italia. Tjeret shtete per rreth na kishin pushtuar shume vende, dhe nuk ishin te qete, por donin me ndez fesat mbrenda per me na henger fare.
U pakesua ushtrija kombetare, me qe shkojshin shume shpenzime. U krijuar gjindarmerija dhe si inspektor i saj u emeruar koloneli i ushtrise britanike Sterling. Zogu nuk donte me u lidh kembe e koke, vec me Italine, prandaj merrte oficiere dhe keshilltare nga vende te tjera perendimore. Qellimi ishte me krijuar nje qetesi civile dhe kjo u arrit deri sa ate kohe e kujtojne njerezit e thone: "Si qetesia e kohes se zogut mbahet mend". Ushtrija dhe gjandarmaria ishte e vogel, por shembullore. Filluan kerkimet per nafte midis Vlores dhe Beratit. U hap Banka Shteterore Shqiptare. Shqiperija filloi me ec ne rrugen e ndertimit dhe te perparimit me ate takatin qe mund te kerkohej per ate kohe.
MBRETERIA SHQIPTARE
Me deshtimin e vajtueshem te qeverise se Nolit, u kuptua shpejt se Ahmet Zogu ishte njeriu i caktuar nga fati per te ndertuar Shtetin Shqiptare te pamvarur qe kishte mbetur i sakatuar nga rrenimet e Luftes se Pare Boterore.
"Mbreti Zog ishte ne lartesine e duhur dhe njeriu i cilesuar per ta udhehequr vendin qe natyra dhe traditat e popullit shqiptare kerkonin".
Keshtu ka deklaruar Hug H. Grant, ish-minister i SHBA ne Oborrin Mbreteror Shqiptare.
Pasi kishin kaluar 3 vjet Shqiperia Republik, njeresit politikane deshen me i dhene vendit nje legjimitet, dhe nje autoritet me me baza dhe duke e krahasuar me vendet qe na rrethonin, me nje fjale dhe me u mat me ata me ate pondus. Nga ana tjeter ishte vendosur ne Lushje nje Keshill Regjent qe ne nje te ardhme me te qete te gjindej nje mbret. Ajo kohe qe koha me e ndritur e historise tone kombetare. Tani po fryente era e pese shekujve te lavdishme histarike tradiocioanale, ku principatat e ndryshme caktuan nje kryeprinjes, nje trim qe doli ngadhenjyes ne lufterat kunder grabitqare te huaj; turqeve otomane, sic ishte atehere Skenderbeu.
Me 7 qeshor te 1928 ne mbledhjen legjislative te dy dhomave te deputeteve dhe te senatit vendoset nje zeri shtimi i nje paragrafi ne nenin 141. "Rishikimi i pergjithshem i statutit i perket vetem Asamblese Kushtetuese". Sipas artikullit 47 te dekretoheshin zgjedhjet e reja per Asamblene Kushtetuese.
Zgjedhjet u dekretuan me u mbajt me 17 gusht 1928. Nje asamblist duhej per 15,000.00 fryme. Kjo zgjedhje nxorri 58 deputet. Siapas popullsise Berati 7, Dibra 6, Durresi 6, Gjirokastra 9, Elbasani 6, Korca 9, Kosova 4, Shkodra 8 dhe Vlora 3.
Asambleja e re u mblodh me 25 gusht te 1928 dhe te gjithe perfaqesuesit folen per secilin rreth elektoral qe perfaqsonin duke paraqitur deshiren e popullit.
Mbledhja e katert me 1 shtator te 1928 u hap ne oren 9 te mengjesit. Seanca hapet nga kryetari Pandeli Evangjeli. Gezimin dhe entuziazmin qe ndienin perfaqesuesit ne ate salle do ta pershkruej me fjalet e deputetit te Shkodres K. Mjeda:
"Zotnije! Ne kete stine 5 shekuj me pare, misat e popullit ishin mbledhur ne Lezhe; ne vendin historik per me i dhuruar te Madhit Skenderbe kuroren e Shqiperise, edhe sot Asambleja Kushtetuese eshte mbledhur per me i dhuruar Shpetimtarit te Kombit Kuroren e Mbretrise te te Madhit Skenderbe……(duartrokitje dhe brohoritje ne sallen e asamblese). Cou Leke, cou Pirro…cojuni o burra shqiptare, afrohuni ketu, e Ti o i Madhi Skenderbe shih dhe gezou se shqiptaret e cuan deshiren tende ne vend, qe Ti pese shekuj me pare deshte me e bere. Oh ! Skenderbe! Ne kete minut, sternipi yte, Zogu, po zen vendin tende, qe vete, me gjoks te vet e shpate te vet e fitoi. A je kund Naim, po ti Vaso, ku je, eja ketu e nxjerr nja dy vjerrsha prej zemres tende dhe tregoi botes se populli shqiptare qe ka ruajtur gjithmone fronin e te Madhit Skenderbe, sot po krenohet, po lertesohet me te madhin Zog, Mbretin e Shqiptareve, Oh c’dite e fatbardhe, oh c’dite e gezueshme per gjithe popullin shqiptare mbrenda dhe kudo qe gjindet.
Ne kohera me te rresikshme qe ka pasur Shqiperia, ai djale i ri rrezikoi jeten e vet, por vetem e vetem si te shpetoje Shqiperine. Ne kohen e Luftes Ballkanike, djali i ri len shkollen e erdhi ne qytetin historik te Lezhes, aty ku eshte varri i Skenderbeut dhe betohet se nuk do te la qe te humbi Shqiperia! Ky eshte zotnij Shpetimtar i Kombit! Njaty eshte Pirroja, njaty eshte Leka i Madh, njaty eshte Skenderi, te cilet bashke jane mbledhur me i dhuruar kunoren e te Madhit Skenderbe, sternipit te tij Ahmet Zogut…
(Brohoritje e duartrokitje te gjata)".
Asmbleja Kushtetuese shpalli njezeri Shqiperine Mbreteri Parlamentare, Konstitucionale Demokratike dhe te Trashegueshme.
ME 1 SHTATOR TE 1928
Pasi delegatet uruan njeri – tjetrin per ligjeratat e ndryshme kuptimplote, zgjodhen nje komision me i paraqit Ahmet Zogut nje Vendim te Posacem me kete permbatje:
"Asambleja Kushtetonjese e mveshur me fuqirat sovrane te kombit, e aspinuar prej deshires se shquar te popullit, per interesat vitale t’Atdheut, ne mbledhjen me date 1 shtator diten e shtune ne oren 9 e 12 minuta me nje ze e me nje shpirte zgjedh e proklamon: Mbret te Shqiptareve (Zogu i I) birin te dalur prej gjirit te vet Shpetimtarin e Kombit "Ahmet Zogun" i zbritur prej familjes se famshme Shqiptare "Zogu".
Pranohet .
Duartrokitje te papreme.
Komisioni u perbe prej 17 vetash nga dy per cdo rreth elektroral.
Ne oren 5 mbasdite te 1 shtatorit paraqitet Nalt Madhnija e Tij, Zog I-Mbret i Shqiptareve para Asamblese Kushtetuese dhe ne mes te brohoritjeve te pa ndaluara betohet sipas Statutit te Shtetit Shqiptare.
Pas betimit Mbreti mbajti nje fjalim te shkurter qe ketu po permend disa fraza:
"Zotnije, ne mesazhin para disa diteve u pershendeta duke u uruar sukses Juve Eterva te Kombit. Sot po iu drejtohem si shok, bashkepunetor te idealit te perbashket.
N’asht se ne fjalimin T’im nuk do te gjeni fjale te medha te kreneve te ndershme te stolis ma krenore mos u cuditni. Se une shoh ne Kryesine e Shtetit Shqiptare, ne te cilin titull qofte, "shembelltyren besnike te popullti dhe sherbyesin e palodhshem t’Atdheut. Sot ne minutin kur ngarkohem me detyren e rende dhe te larte te Shtetit prej vullnetit e deshires se popullit te c’faqur nepermjet vendimit te ndergjegjshem s’Uj, do te punoj duke marre parasyshe responsibilitetin moral, te cilin, heret a vone dine ta cmoje populli shqiptare me nje energji te pa kufishme per naltesine e vendit. Bota e ka marre vesht se po te lihen te qete dhe bijte e Shqipes, mund te krijone nje shtet. Mbas sodi tedyren e kemi me te rende, se duhet t’i deftejme botes, se edhe shqiptari, si cdo popull i qyteteruar, mund ta marri kulturen, e cila eshte pasurija e te gjitheve dhe ideali i botes mbare. Vetem ne kete menyre, duke i siguruar vendit nje te ardhme te mire, mund te paguajm nje detyre historike…"
Verbi Mbreteror u be "Atdheu mbi te gjitha". Kete fraze shume kuptim plote, e ka pasur Zogu ne shpirt qe ne femini, shkolle, lufte dhe ne veprimtari derisa dha shpirte.
FILLIMI I PUNES PER NGRITJEN E NIVELIT TE JETES
Jemi ne mbarim te vititeve 20. Qe nga viti 1912 kur u shpall Pamvaresia e deri me 1922 ne Shqiperi pothaji se ka pasur lufte nga te gjitha anet si me njeri-tjetrin per pushtet, p.sh. kryengritja e Haxhi Qamilit, Qeverija tradhetare ne sherbim te te hyajve e Esat Pashe Toptani, Republika e Miredites, Kryengritja e Elez Isufit, ashtu dhe me Fuqite e Huaja. Shtetet e huaja kishin fuqi ushtarake ne shume qytete deri ne fund te vitit 1920, por dhe me pas nuk pushuan duke futur percarje per mos me i dhene shans Shqiperise te zgjedhe rrugen e veteqeverisjes ne qetesi.
Shqiperija qe shesh lufte deri vone. Shtoi dhe gati 5 shekuj nen roberine Turke. Pra nuk pati as mundesi, as kohe, me nis rrugen e zhvillimit. Analfabetizmi ishte nje nga shkaqet penguese per nje zhvillim.
Kjo rruge zhvillimi filloi kur Zogu u zgjodh me qeveris si President dhe pastaj si Mbret. Zogu e kishte kuptuar qe me filluar nje rruge civilizmi se pari duhet te garantohet sigurimi fizik i personit, sigurimi i qetesise publike, i papunesise etj.
Me mencuri dhe zgjuarsi ia arriti ne nje nivel te shkelqyer per nje kohe shume te shkurter, si me ligjet moderne te nje kushtetute te perpunuar dhe te pershtatur per traditat dhe zakonet tona me nje fjale nje far perzimje qe une besoj se nuk gaboj me e quajtur Perendimore Lek – Dukagjinore.
Me shpalljen e Mbreterise, sikur populli ndryshoi botkuptimin pernjehere. Si duket ajo enderr, qe ruanin ne shekuj per kohen e Skenderbeut, u ripertri ne nje realitet. Fjala Mbretni dhe Mbret ishte nje besim, nje kurajo, njerezit filluan me besuar se pas asaj apatije dhe plogeshtije me intriga dhe me percamje ja koha erdhi me ne fund me u kthy se mbari dhe me filluar nje jete te re me optimizem se se shpejti dhe neve do te krahasoheshim me te tjeret dhe do te ecnim ne rrugen e perparimit dhe te civilizimit.
Megjithe veshtiresite qe kishte vendi, puna filloi ne te gjithe sektoret e jetes. Edhe bota filloi me na ndihmuar ne nje menyre tjeter, sepse kishin besim ne nje burre shteti, ne nje Mbret qe edhe pupolli tani kishte besim te madh ne te. Ketu dua me permend se ne kohen e Zogut filluan reformat ne cdo sektor, natyrisht ne shkalle te vogel se ashtu ishte mundesia ekonomike dhe sikurse thash me pare dhe niveli arsimor. Iu desh me derguar njerez jasht me bursat e shtetit per te studiuar qe te krijoheshin kuadro per ngritjen e vendit. Filluan me u ngrit shkolla, jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Numri i shkollave arriti ne 511, i nxenesve ne 26,681.00 dhe i mesuesve ne 817.
Keta ishin ne vitin 1923. Ne vitet e Monarkise numuri i nxenesve te shkolles fillore u rrit ne 56,634.00. U hapen me shume shkolla te niveleve dhe profesione te ndryshme. U shtuan shkollat femerore. U hapen 500 kurse kunder anafalbetismit. Kurse per gra dhe vajsa, u happen kurse edhe per me alfabetue, edhe per me mesuar profesione te ndryshme.
Dergoheshin per studime jasht shtetit me burse 100 studenta, kurse afro 400 studjonin jasht shtetit ne shkollat e larta me perkrahjen e prindereve. Librat e mesimit u permiresuan. U formua nje keshill armisor per tekstet dhe si dialekt u zgjodh ai i Elbasanit, me qe ishte i kuptueshem per te gjithe. At Gjergj Fishta e ka quajtur me te drejt "gjuha e mushkes". U hapen edhe konvikte prane shkollave me u dhene mundesi dhe femijeve te fshatrave me mesuar ne shkolle 5 klasore dhe te mesme.
U hap instituti privat me emrin Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te rinjve amerikan, gjimnazi i Shkodres, Liceu i Korces u zgjonua, konviktet ne Shkoder, ne Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar, Mat, shkollat e mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes dhe ai i Beratit. U happen muzeume dhe bibloteka. Ne muzeumin Kombetar me 1928 e vizituan 1785 veta, kurse me 1937, gjithsej 15,276.00. Keto qen disa shembuj.
Infrastruktura nuk ekzistonte pothuajse fare. Kjo filloi me u ngrit natyrisht me ngadalesi, por me vendosmeri dhe optimizem. Lidjet me krahinat e kadundet ishin te veshtira, se natyra e vendit eshte e ashper. Keshtu qe filloi riparimi i rrugeve, hapja e rrugeve te reja, ngritja e uarave.
Ato 1,500.00 km rruge qe ekzistonin ishin shume te pasigurta dhe qe duheshin te riparoheshin dhe paralel te hapeshin rruge te reja. U ngriten 100 ura me nje gjatesi deri me 470 metra dhe nja 100 ura deri ne 10 metra. Programi i ministrise se ndertimit permblidhte ndertimet e porteve, rrugeve, urave, kanalizimeve dhe tharje kenetash, ndertesash, institucione, banesa etj. Gjat kohes se rregjimit te Zogut u ngriten ma se 4000 ura, u happen shume rruge, u asfaltuan rruge qe lidhinin gjithe qytete. Ato jane edhe sot dhe kane nje vlere historiko-artistike te nje populli optimist per nje te ardheshme me te mire.
Dua te permend se mjaft qytete u lidhen edhe me linja ajrore si Tirana, Shkodra, Vlora, Korca dhe Gjirokastra.
Ndertimi i Kryeqytetit filloi ne stilin perendimor. Vlen te permendim gjashte pallatet e bukura te ministrive qe edhe sot jane ne vend te pare, bulevardi i bukur, lulishtja ne sheshin Skenderbej, Spitali Ushtarak, Spitali Civil me shume pavione etj.
Po keshtu cdo qytet kishte planin e vet te ndertimit dhe te rregullimit.
Filloi elektrifikimi. Me ndihmen e shtetit filluan me u installu 2655 familje imigrante nga krahinat e pustuara te Shqiperise. Shteti u dha 60071 dylym toke. Shqiperija beri lidje diplomatike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe turistike me shume vende te botes.
Shqiperija me te drejt pat shkel ne rrugen e qyteterimit dhe kishte ne vend po te njejta perfaqesi sikurse shtetet e perparuara.
Dua te permend se ne vendin tone ka pasur ambasada qe ne vitin 1920 si p.sh. Italia 1920, Anglija 1921, SHBA 1922, Franca 1922, Jugosllavija 1922, Greqija 1923, Gjermania 1924, Bullgarija 1925, Rumanija 1925, Turqija 1926, Spanja 1929, Rusija (Perfaqesohej nga Athina) qe ne vitin 1935…..Gjithsej 18 ambasada. Kishte dhe shume konsullata qe po i permend per kuriozitet qe nuk e kemi degjuar me pare psh. Ne Tirane kishte 7 konsullata si e Japonise, Suedise, Italise, Hollandes, SHBA, Rumanise dhe Greqise, ne Durres 6 konsullata si e Britanise, Belgjikes, Rumanise, Norvegjise, italise dhe Frances, ne Shkoder 3 konsullata, ne Vlore 5, ne Gjirokaster1, ne Sarande 2.
Keto tregojne se kishte filluar, nje levisje, nje aktivitet pune, tregtije, kulture dhe turizmi, sepse, kur nuk ke mardhenije pune e interesi bilateral nuk ke nevoje me pas kaq perfaqesues ne nje shtet si Shqiperia e porsa lindur, e vogel, e varfer dhe shume e prapambetur.
Krahasoje me kohen e pas mbarimit te luftes e deri me sot. Drejtesia filloi ne stilin e botes se qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare qe shembullore. Projektligjet hartoheshin nga Keshilli i Shtetit, nje nga entet me te vlefshme te funksionit te Monarkise. U aprovuan nje rradhe ligjesh dhe kodesh te adaptuar nga me te perpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues jane disa nga veprat me te cmushme te periudhes se pamvaresise ne kohen e Monarkise. Perdorimi i sitemit metrik, perdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj.
Dua te permend se te mendojsh ne cfare gjendje ndodhej Shqiperi, me ate fantazi fetare me e bind popullin me ligj dhe bindje pa gjak dhe burg, ishte nje mjeshtri, zotesi qe vetem Ai, Ahmet Zogu, e beri. Ne pershendetje te perfaqesise se "Gruas Shqiptare" me 10 dhjetor te vitit 1929 Mbreti u shpreh keshtu:
"Nje nga ditet me te lumtura te jetes s’Ime eshte kjo dite kur po shoh para Meje, Ju Zonja Shqiptare, dhe ju falenderoj nga zemra per urimet qe me beni. Ju cfaq kenaqesine Time per inisjativen qe keni marre me ndryshuar jeten shoqerore.
Ne qofte se gruaja shqiptare nuk do ta beje, si duhet, detyren e Nenes, dhe nuk do ta tregoje kurajon e saje per ti sherbyer ndryshimit te jetes sahoqerore, atehere organizimi qe kemi filluar do te mbetet mangut. Dua nga gruaja shqiptqre jo vetem te paraqisi elegancen dhe nderin, por edhe te jete nje element i dobishem per patriotizem".
Kryetarja e delegacionit mbajti nje fjalim e nder te tjerash tha: "Nena Mbreteresh i dha gruas shqiptare shembullin e shkelqyer per rritjen e femijes".
Mbreti i pergjigjet:
"Tani cdo portokolli dua me shtua: Jam nga ata qe e ndiej dashurine dhe respektin ndaj Nenes. Nena, deri diku perfaqeson Atdheun per njerine. Nena ben njerine per Atdheun, Kombin.
Nuk duhet t’a quani Familjen tone jashte rrethit t’uaji; jemi si ju, bijte e kesaj toke, bijte e ketij Atdheu; burrat e kesaj familje jave vellezerit e juaji, femrat jane motrat e juaja dhe Nena eshte Nena juaj. Froni Jone bazohet ne dashurine e popullit. Familjen t’one gjithsecili do ta gjej gati per nevojat e tij dhe per intersin e Kombit".
Me 10 mars te vitit 1937 u hap java e "Gruas Shqiptare" me moton: "Skllavja e Cliluar". Zbulimi i fytyres se gruas u be me ligj. Filloi heqja e ferexheve. Dita e 10 marsit qe shesh femren shqiptare te lire pas kaq shekujsh skllaverije e vuajtje, krenohet lumturisht me heqjen e mbuluses absurde qe simbolizonte kohen e erret kur ajo ndahej nga jeta nga nje rradhe paragjykimesh te trasheguara prej sundimit te huaji.
Emancipimi i gruas u be dhe me ligj.
Zogu dhe mbare familja e Tij, kishte dhene shembull qe shume kohe me pare. Si Nena e Tij ashtu edhe motrat dhe i gjithe fisi i kishin hequr ato rrobet se kohes se Turqise dhe visheshin si cu quajt allafranga (civilizuar).
Financat u rregulluan sipas ligjit, doganat, taksat, sistemi monetar, monopolet, huanat shteterore edhe pensionet.
Persa i perket pensionit qe ishte nje gje e pa njohtur filloi me hyre ne rruge qe ne vitin e krijimit te qeverise se Kongresit te Lushjes, por per arsye te lufterave dhe crregullimit nuk funksiononte. Punetoret e shetit linin 5% te rroges per pensionin.
Pensionet paguheshin, por e drejta me dale ne pension nuk qe rregulluar. Por me 3 nendor te vitit 1937 u krijua me ligj Drejtoria e Pergjithshme e Pensioneve per civila me nje karakter relativ autonom, kurse Ministrija e Financave kishte pergjegjesine juridike.
LUFTA PER MEKEMBJEN E EKONOMISE KOMBETARE.
Shqiperija ka qene dhe eshte nje vend agrar, por e mbetur ne shkallen me te ulet te asaj kohe, ne krahasim me te gjithe vendet e Europes. Nga vitet 20, kur Qvererija e Lushjes mori legjimitet, filloi hapi i pare drejt nje ngritje, por me shume ngadale.
Ne fillim, ne kohen e Repuplikes, u krijua Ministria e Bujqesise dhe e Pyjeve, por me 12 frur te vitit 1929 u nderrue ne Ministrine e Ekonomise Kombetare. Filluan me u kultivu a dritherat te zgjedhur, dhe filluan me u marre farera nga jasht. Banka bujqesore e sapokrijuar filloi me dhene ndihma per kultura te ndryshme.
Shqiperia, ky vend i varfer, i posa dalur ne drite, filloi me u perzie me boten e madhe. Ajo mori pjese me prodhimet e saja ne ekspozitat e ndryshme te asaj kohe qe mbaheshin neper bote: si Panairin Nderkombetar te Arteve dhe teknikes ne Paris, ne Panairin Nderkombetar te Budapestit.
Qeveria filloi me ndihmuar bujqerit me vegla punimi te bleme nga jasht si me 1929 u blene nga Greqia 4000 parmenda dhe 200 trina hekuri, kurse nga Cekosllovakija 1400 parmenda dhe 150 trina. Me vone filluan me u ble makineri me te avancuara.
Filloi kultivimi i ullirit me 1934 me 46500 rrenje kurse me 1937 me 38,105,000.00. Kultivimi i duhanit u zhvillua ne menyre me te studjuar. Filloi nje aktivitet eksperimentimi ne te gjithe sektoret e bujqesise, blegtorise, bimeve industriale etj.
Ne vitin 1929 u ngriten 8 stacione meteorologjike. U hapen shkolla bujqesore. Ne Lushnje u hap nje shkolle bujqesore, Fidanishtja Shteterore u ngrit ne Laprake, Instituti Zooteknik ne Xhafzotaj etj.
Qeverise i duhej te luftonte kunder semundjeve te ndryshme qe ishin perhapur ne Shqiperi, per arsye te vobektesise dhe te prapambetjes.
Gjendja shendetesore ishte si mos me keq. Spitalet i njihje me gishta, kurse specialiste kishte vetem 50 ne vitin 1920. Gjate rregjimit Mbreteror u happen spitale neper qytete kryesore, dispanceri ne vende me te vogla dhe abulanca, ambulanca antiveriane, stacione antimalariken, qendra higjenike, loboratore bakteriologjike, ingjineri sanitare, mami dhe agjenta shendetesore. Po ashtu edhe mjeke te shkalleve te ndryshme si: mjek i posacem, mjek i bashkise, mjek komunal dhe mjek qeveritar.
Lufta duhej drejtuar semundjeve te zakonshme, por me shume kunder semundjeve ngjitese si per njerezit, ashtu edhe per kafshet. Malarja bente kerdine ne Shqiperi. Ne analizat e nxenesve te Gjirokastres, Durresit, Vlores dhe Beratit ishin mbi 55 perqind me symptoma te malaries, kurse ne Gjirokaster deri ne 90 perqind. Me ndihmat e miqeve te huaji te Shqiperise u be nje lufte e sukseshme kunder semundjeve ngjitese. Me krijimin e Institutit antimalarik nen drejtimin e Fondacionit Rrokfeler dhe te specialisteve shqiptar, si dr. Ashta, u hapen dege te ndryshme ne shume qytete.
Pervec sherimit me ilace luftoheshin dhe folete e mushkonjave. Sipas analizave qe u bene ne vitin 1938, perqindja e femijeve me symptoma te malaries kishte zbritur: ne Tirane nga 42% ne 11%, ne Berat, Vlore dhe Durres ishte pergjysmuar. Keshtu qe ne nje kohe kaq te shkurter u korr nje sukses gati i pabesueshem.
Edhe lufta kunder semundjeve te kafsheve shkonte paralel. Shqiperija kishte 6 milion bageti te imta dhe te trasha me nje vlefte prej 100 miljon franga ari qe ne vitin 1927. Por keto ishin me nje numer te madh semundjesh. Ministria e Ekonomise mori masa profilaktike nepermjet dispanserive veterinare duke vaksinuar dhe shpernda ilace.
Tregtia u garantua me ane te Kodit Tregetar. Por meqe ishim pa fabrika dhe pa punishte te medha nuk mund te flasim per tegeti, por edhe kjo filloi me ate takatin e kohes. Me teper prodhime blegtorale eksportoheshin per te importuar lende te pare te industrise se lehte dhe farera te zgjedhura.
Jemi ne vitet 30, kur ne Bote filloi depresioni ekonomik. Ky depresion solli sisteme te rrezikshme ne Bote qe do te shkaktonte tragjira gjyshekullore, sikurse e perjetuam edhe ne. Shqiperija kishte hyre ne rradhen e vendeve te qyteteruara sapo filloi pununen Qeverija e dalur nga Lushnja. Ministri i Puneve te Mbrendeshme Ahmet Zogu propozon dhe me 30 djetor te vitit 1921 themelon Kryqin e Kuq Shqiptare dhe me 2 gusht te vitit 1923 u be anetar i Kruqit te Kuq Nderkombetar. Me themelimin e Monarkise, parlamenti caktoi si patroneshe te Kryqit te Kuq Shqiptare, Princeshen Sanije. Nen kujdesin e Kryqit te Kuq u happen shkolla, jetimore, streha varferore, azilet e para te pleqeve, ndaheshin dhe gjella per te varferit ne disa qendra.
Aktivitetet sportive nuk mbeten pas. Shqiperia filloime marre pjese ne kampionatet e ndryshme te lojrave. Vlen te permendim kampionatet e futbollit, notit, ciklizmit, atletikes se lehte. Ne vitin 1932 Shqiperia u pranua si anetare e FIFA-s. Ne vitin 1933 mori pjese ne lojrat olimpike te Ballkanit ne Athine, me 1934 merr pjese ne garat e Sofias. Si patronashe u zgjodh Princesha Myzejen.
Artizanati Shqiptare filloi nismen e tij. Filluan te dalin ne drite mjaft punime artistike, dekoracionale, piktura, skulptura fotografimi etj. Me 24 maj te vitit 1931 u organizua nje ekspozite e artit ne Tirane. Dy shkolla u happen ne Tirane, njera e vizatimit dhe tjetra e Institutit Teknik. Shqiperija u perfaqesua ne Ekspoziten e Parisit me 12 vepra te punuara nga nxenesit e shkolles se vizatimit.
Me punen e palodhur te motrave te Zogut filluan me u fotmua kore, orkestra dhe teatro. Tearti shqiptare nisi te veproje si nje foshje e njome qe kerkon te gjeje fushen e artit te vertete. U vune ne skene edhe pjese te veshtira.
Per te krijuar nje imazh te mire per turizmin filluan me u botuar broshura te bukura nga natyra shqiptare me ane te Entit Shteterore te Turizmit. Se pari u moren masa legjislative. U hartua Kodi per mbrojtjen e rrugeve dhe te qarkullimit. Shume perparimtare qe edhe dalja ne qarkullim e Kartes se Turizmit. Kjo i jepte turistit, si te mbrendshem ashtu dhe te jashtem nje perkrahje dhe informacion shume te dobishem. Ishte e shkruar ne frengjisht dhe shqip. U krijua edhe nje statistike per hyrje dhe dalje te turisteve.
Po marr nje shembull per vitin 1936; Numri i vizitoreve te huaji ishte 3742 veta, numri I diteve te kaluara ne Mbreteri 10559 dite, diviza si kapital qe ka hyre ne Shqiperi nga keta 125708 franga ari.
U bene lidje me shoqata turistike nderkombetare si: Qendren Nderkombetare te Turizmit, Unionin Internacional dhe Organin Zyrtare te Propogandes per Turizem, Zyra Internacionale e Shkembimit Aleancave Internacionale e Hoteleve dhe Aleanca Internacionale e Turizmit.
U shkembyen perfaqesi turistike me Parisin, Vienen, Amsterdamin, Londren, Athinen, Pireun dhe Dubrovnikun. U lidh nje linje e rregullt Shkoder – Dubrovnik. U lidhen marreveshje me shoqerite e flotave per vizita me vapor ne portet shqiptare e anasjelltas. U kryen 3 filma dokumentar mbi vendin tone. Filluan botime dhe afishe ne gjuhe te huaja.
Ne cdo hap shesh se vendi yne kishte hyre ne rrugen e botes se zhvilluar. Edhe pse neve ishim te varferit dhe me te prapambeturit, jo per fajin tone, por te roberise shume shekullore, prap nuk deshem me u demoralizuar dhe me vazhduar sikur qeme.kurre ndoshta populli me pare nuk kishte pare automola, tani u krijua dhe Klubi Turistik dhe Automobilistik Mbreteror. U bene lidhje me shoqata dhe klube nderkombetare.
SHTYPI I EPOKES ZOGISTE
Mund the thuash me plot te drejt dhe bindje se shtypi pati lulzimin me te vrullshem se asnjehere.
Censura Shqiptare nuk funksiononte si ne Gjermani dhe Itali.
Regjimi i Shqiperise nuk kishte nje monopol ideologjik, si keta dy vendet qe permenda, si Gjermanija dhe Italia qe ishin shtete partiatike dhe me nje diktature policore. Keshtu qe ne Shqiperi botoheshin shume libra dhe gazeta. Edhe nga jasht hynte mjaft materiale i cdo ideje, bile fatekeshisht dhe propogande komuniste, qe me vone i hengri koken vendit dhe popullit gjate me shume se 50 vjet.
Ketu dua me permend disa gazeta dhe revista te ndryshme sepse ato jane riperteri pas 50 vjetesh.
Shembu; "Albania" e New Jorkut, "Arbrnija", "Besa", "Demikracija", "Drita", "Djersa e Popullit", "Jeta e Re", "Kosova", "Kombi", "Rilindja Shqiptare", "Shqiperia e Re", "Sporti Shqiptare", "Populli", "Vatra", "Vllaznia"…….
Mbi 30 gazeta me tituj te ndryshem.
Revista: "Bujqesija", "Ekonomisti Shqiptare", "Edukata e Re", Hylli i Drites", "Ilirija", "Jurisprudenca Shqiptare", "Leka", "Mesuesi", "Minevra", "Shekulli XX", "Shqiptarja", "Diana", "Java", "Kombi", "Ekonomija Kombetare"……
Revista mbi 30 tituj.
BOTA NE DEPRESION, SHQIPERIA PERBALLE PRESIONEVE.
Jemi ne vitet ’30 kur bota hyri ne depresionin me te madh ne histori, dhe si gjendje e tille i dha shkak keijimit te ideologjive te reja dhe te rrezikshme. Ne Itali kishte fituar fashizmi me kohe, por dale ngadale ai mbolli faren e militarizmit dhe te imperializmit.
Ne Gjermani nga fillimi i viteve ’30, fitoi dhe nje tjeter ideologji Nazizmi. Kreret e krtyre vendeve, Musolini dhe Hitleri, u binden se vec ata mund te shpetonin boten nga kriza e madhe ekonomike, duke rrezuar demokracine dhe me vemdos, sipas tyre, rregjime njipartiake dhe me qeveris me nje rregull te caktuar nga shteti.
Kjo rryme filloi me influencua edhe Shqiperine. Shqiperija qe nuk kishte asgje kur u shpall e veteqeverisur qe nga Kongresi i lidhjes filloi me kerkuar ndihme dhe kjo iu akordua sipas rre gullave internacionale. Kjo ndihme ishte me e pershtatshme me u mbeshtet ne Italine, sepse ishte i vetmi vend fqinj qe nuk kishte me asnje pellembe toke tonen. Keshtu behej nje kunder ballans perballe shteteve grabitqare: Greqise dhe Jugosllavise.
"Shteti yne thoshte Zogu, mbasi eshte i vogel dhe i pa organizuar, prandaj duhet te ndjek nje politik neutrale me te gjithe shtetet".
Zogu u mundua me mbajt njefare balance duke prure dhe keshilltare ushtarak anglez ne shqiperi megjithe protesten e Italise.
Por fashizmi kishte kohe qe pregqtiteste plane pushtimi.
Ai i filloi me kohe duke mbjell faren me ane te shkolles ushtarakeve, disa te shiturve etj. Keshtu qe Zogu u detyrua me 1934 me shtetzuar te gjitha shkollat qe te mos i linte shume fushe veprimi propogandes fashiste.
Gjendja filloi te acarohej dhe italia i nderpreu ndihmat e premtuara. Keshtu qe Zogu prap con nje delegacion dhe sikur puna u vu ne vije.
Me 1 prill te vitit 1938 Mbreti Zog, me aprovimin e parlamentit dhe sipas dispozitave ligjore te shtetit, martohet me Konteshen Geraldine Apponyi te Hungarise.
Qe nje gezim i madh per popullin Shqiptare. Ai ishte tashme gati 43 vjec dhe populli ishte i brengosur qe nuk po linte nje trashegimtare te Frontit Mbreteror. U be feste kudo. Te gjithe ata qe u martuan ne ate dite iu pagua dasma nga Pallati Mbreteror.
Per ironi te fatit ne ceremonine e marteses se Zogut mori pjese edhe Konti Ciano dhe bile si deshmitar i marteses. Ai u nderua si mik dhe njerezit shpresonin qe rregjimi i Duces i kishte lene planet djallezore te lakmise per Shqiperine.
Mbreteresha e Re qe ne Hungari quhej "Lulja e Budapestit", per bukurine dhe fisnikerine e saj qe e tregoi shpejt se ashtu ishte me te vertet. Ajo u hyri ne zemer shqiptareve, dhe filloi me u vene ne jete disa projekte per ngritjen e mireqenies se vendit.
Kush mund ta mendonte se pas asaj vere te bukur, nuk do te kalonin vec 12 muaji, dhe Shqiperia do te humbiste pavaresine e saj ne kuptimin e vertete te fjales! Kriza qeveritare Italo – Shqiptare kishte qene rregulluar me se miri me ane te marrveshjes se nenshkruar nga Qeveria e Mehdi Frasherit tre vjet me pare.
Italija filloi luften perpara ne Abisini. Planet per pushtimin e Shqiperise ishin nga konti Ciano, dhendri i Musalinit dhe Minister i Jashtem Italian. Ne ditarin e vet Ciano shkruante keshtu:
"Zogu do te sakrifikoje poziten e Tij, perhire te familjes se Tij. Me thene te verteten, nuk mund te perfytyroj Mbretereshen Geraldine duke ikur neper malet e Shqiperise, ndersa lindja e femijes pritet me dite ne mos ore".
Ai kishte caktuar javen e pare te prillit, date 7, heret, dite premte, (qe ne e quajme te premten e zeze), para Pashkeve, dite feste. Ciano vazhdon:
"Do te perfitojme nga cdo mundesi qe te na paraqitet……
Kete here nuk do te terhiqemi si me 1920. Ne Italine e Jugut kemi absurbe (apo jo!) disa qindra mije Shqiptare. Perse po kjo gje te mos ngjase ne anen tjeter te Adriatikut".
Ai kishte filluar planet e tija djallezore qe nga viti 1937 dhe e bombardonte vjehrrin e tij revanshist Musolinin me raporte dhe statistika. Agjentet Italiane llogaritnin nje ngritje te prodhimit bujqesor deri me 200.000 tone drithera ne vit, qe kjo sasi sherbente per ushqimin e italianeve. Po keshtu edhe per pasurit e nentokes, vajgurit etj.
Italia do t’i shpetonte krizes dhe do te pasurohej ne kurriz te fqinjit qe kishte premtuar me e ndihmuar dhe me e ruajtur. Fashistet mendonin me detyruar Zogun me pranuar zbarkimin e ushtrise ne Shqiperi me te mire ose me force. Tashti pritej profecija e Cianos qe Mbreti Zog per hire te familjes do te pranonte te behej vasal i Musolinit dhe njerezit e besueshem, te blere te fashizmi, do t’i afronin Kunoren e Shqiperise Viktor emanuel III.
Diten qe lindi Princ Leka me 5 prill te vitit 1939 iu dorezua Zogut Ultimatumi i Musolinit nga Jakomani. Populli doli neper rruge me festua gezimin per Lindjen e Trashegimtarit pa ditur se c’fat i zi i priste shqiptaret dhe Atdheun. Ultimatumi permblidhte 17 pika, dhe ato ishin te padiskutueshme dhe pakompromis, se ndryshe thonin, do t’u aneksojme.
Italija filloi trazirat kudo me ane te lajkave te saj, te paguar. Sabotime ne ushtri kisshin filluar me kohe. Pothuaj se cdo material ushtark ishte i tyre dhe shumica e oficereve ishin shkolluar ne Akademite e Italise.
Qeverija dhe Mbreti vendosen mos me pranuar asnje pike te kerkesave fashiste. Mbi shqiperi fluturonin kacatorret luftarak Italian, kur | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 12:13 am | |
| jo ne hajm bar...se dijme kushe eshte tradhtare e kombetare ! Ahmet zogu tradhtari me i madh shqiptare .....qe ne pushtet e prunen Pashiqi serb.. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 12:16 am | |
| te me falin antaret e tjere te Forumit ,pasi me keto postimet e fundit,jam jashte teme,por mendoj se do te ndihmoj anatrin dedektiv ,qe te marre paksa njohuri te sakta per MBRETIN E SHQIPTAREVE,AHMET ZOGU,ne kete menyre i sherbej ketij forumisti ,qe me siguri ka lexuar Historine eShqiperise ,et shkrojtur sipas versioneve enveriste.F.l.m.,per durimin. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 12:22 am | |
| - Cito :
- Faturat e energjisë Qeveria fal borxhet e 270 mijë familjeve
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/faturat-e-energjise-qeveria-fal-borxhet-e-270-mije-familjeve-58444.html Kjo mund te jete ndoshta marketing partijak , si te doni mereni por eshte vertet nje lehtesim i madh per skamoret . | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 12:29 am | |
| Dërguar nga kuksiani, kukes më 23-03-2011 në 19:52 perseri filloi rrenat dhe paftyresite e tij. nga njera ane thote se nuk kemi varferi dhe krize ekonomike dhe nga na tjeter thote se i fal faturen e dritave 1 milion shqipetareve te varfer. hipokrizi ne te dyja rastet. kundershtim i fjaleve te veta . thjesht tregon nje tmerr dhe frike perpara zgjedhjeve qe i ke te humbura. do mundohet te fuse duart ne kuti por duhet te jemi ne populli qe mos lejojme nje gje te tille. Poshte Saliut hajdut dhe vrases
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Mar 24, 2011 10:38 am | |
| Amnistia, Berisha: Do regjistrohen të gjitha pronat e paluajtshme . Wednesday, 23 March 2011 12:07 . .TIRANE—Lajmifundit—“Ftoj opozitën që nëse ka vërejtje dhe sygjerime të bëjë amendamentet e saj. Ky ligj është në interes kryekëput të qytetarit, të biznesit dhe jo të buxhetit të shtetit pasi janë vendosur tarifat më të ulta”. Kështu u shpreh sot në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha teksa fliste për ligjin mbi amnistinë fiskale. Në vlerësimin e Berishës, opozita nuk ka asnjë shkak të mos e votoj këtë ligj shumë të rëndësishën duke patur parasysh që ligji është i vonuar pasi amnistitë vendet e zhvillluara i përdorin në mënyrë periodike. Berisha tha se nga amnistia fiskale do të përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe bizneset e vogla. Të gjitha pronat e paluajtshme të paregjistruara do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguaj tarifën e sotme që është 10% por pas rivlerësimit, i cili është vonuar për arsye të ndryshme, tani ata do të paguajnë gjithsej 1%. Në rast se një apartament në vitin 2002 kjushtonte 30 mijë dollarë dhe sot ky apartament për shkak të ndryshimit të tregut kushton 100 mijë euro, me ligjin ku zotëri duhet të paguante 30 mijë dollarë me tarifën e re paguan 1 mijë dollarë”, nënvizoi Berisha.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Mar 25, 2011 3:03 pm | |
| Po ky qosja..hahaha po qose ka mbet....
OPINION Rexhep Qosja, kjo piramidë e destruktivitetit njerëzor 25-03-2011 / Nga Rexhep Kastrati
Ndjesitë intelektuale, edhe mund ta shtyjnë njeriun që të ketë një qëndrim kundër rrënimit të “Piramidës”, dhe askush nuk do të duhej t’i thoshte asnjë fjalë të keqe. Është në natyrën e intelektualëve që të jenë kundër rrënimit, dhe të mos përkrahë politika të tilla. Por kur intelektuali këtë e bën jo pse është kundër shkatërrimit si të tillë, por pse është kundër qeverisë që qeverisë vendin me votë të lirë, atëherë çështja e pozicionimit kundër shkatërrimit bëhet e pasinqertë, tendencioze dhe me qëllime aspak fisnike. Dhe rasti i kundërshtimit të shkatërrimit të “Piramidës”, që Rexhep Qosja ia bëri ditën e mërkurë në një kronikë televizive, është pikërisht rasti i këtillë. Kur është fjala për Rexhep Qosjen nuk do shumë për ta kuptuar këtë, sepse është njeriu më tipik që ka dëshmuar vetë për destruktivitetin e tij, për karakterin shkatërrimtar dhe përkrahës i shkatërrimit. Viti 1997, është viti, në të cilin Rexhep Qosja kishte përjetuar deliriumin e tij të destruksionit, bile për disa elemente ia kishte kaluar edhe përkufizimeve teorike që destruktivitetit njerëzor ia kishte bërë Erih Fromi, por edhe përkufizimit teorik të agresivitetit që ia kishte bërë Zigmund Frojdi, apo edhe Melani Klajni. Si askush më parë, Rexhep Qosja, gjithë mjeshtërinë e shkrimësisë, gjithë mjeshtërinë e oratorisë dhe të retorikës, gjithë autoritetin e tij intelektual e kishte vënë në funksion të nxitjes, të përkrahjes dhe të shkatërrimit jo të një objekti të veçantë, por të shumë objekteve të administrimit shtetëror, të mbrojtjes shtetërore, si dhe të imazhit shtetëror. Me fjalë të tjera, me tërë angazhimin e tij ishte vënë në anën e zjarrvënësve dhe shkatërruesve të shtetit aktual shqiptar, duke u bërë njëherësh frymëzuesi më i madh i këtij destruksioni dhe agresiviteti me elemente të një skizofrenie kolektive. Dhe atëherë nuk u shkatërrua një objekt, atëherë u shuan rreth 3000 jetë njerëzish, u shkatërruan shumë objekte të ndryshme. Mbi të gjitha, u vu në diskutim vetë ekzistenca e shtetit aktual shqiptar, dhe për një çast u shkatërruan shpresat e njerëzve për lirinë dhe demokracinë. Por kurrë nuk u ngrit një gjyq kundër Rexhep Qosjes që moralisht t’i bëhet e qartë se koha e piramidave ka përfunduar. Sepse Rexhep Qosja nuk është kundër shkatërrimit të “Piramindës” si objekt, por është kundër rrënimit të mendësisë së piramidës që është mendësi që arsyeton ekzistencën e Njëshit, të Idhullit, të Kultit të Individit. Dhe Rexhep Qosja ka nevojë shumë për këtë, sepse nëpërmjet kësaj mendësie, ai mund të shpresojë te kulti i tij, te idhulltaria që e sheh atë në majë, që e sheh atë Njëshin. Prandaj, Rexhep Qosja sot qan për “Piramidën”. Por, ai ose nuk do ta kuptojë se koha e Njëshit ka mbaruar, ashtu siç ka mbaruar edhe koha e piramidave, ose nën efektet e ankthit, mobilizon ato që Julia Kristeva i quan forca të terrorit ndaj gjithçkaje që cenon kultin e tij. Personaliteti destruktiv i Rexhep Qosjës, ndërkaq, nuk është se u ngjiz me anarkinë e viti 1997 në shtetin aktual shqiptar. Jo. Personaliteti destruktiv, por edhe agresiv i Rexhep Qosjes bazën psiko-sociale e ka që në kohën kur konteksti socio-politik në Kosovë i dha meritat jo edhe të merituara të një nacionalisti me orientime socialiste, dhe të një shkencëtari të letërsisë shqiptare, por shpërfaqjet e para konkrete në rrafshin psiko-social i ka në kohën kur filloi të shfaqet një brez intelektualësh shqiptarë të mbledhur në Prishtinë, e që ishin formuar në shkollat perëndimore të shkencës, të dijes, si dhe kishin bërë për vete rryma letrare dhe teori letrare e kritike moderniste. Rexhep Qosja me të gjitha forcat, edhe të pushtetit politik, institucional dhe moral të kohës ishte vënë kundër intelektualëve të kohës: Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, poetë si Ali Podrimja dhe Eqrem Basha e të tjerë, të mbledhur rreth një lëvizje kulturore-intelektuale “VOX”, në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar. Këta i akuzonte për ndikime josocrealiste, por edhe i fyente në baza personale. Në librin “Morfologji e një fushate”, Rexhep Qosja, Rexhep Ismajlin e quante profesor me korrespondencë, kurse Ibrahim Rugovës ia kishte pamundësuar punën si profesor në Universitetin e Prishtinës, si ligjërues i “Estetikës”, edhe pse për kohën ka qenë njohësi më i mirë i kësaj lënde. Këtë inat personal, që kurrë nuk u shua te ai, Rexhep Qosja e ngriti edhe në nivel të inatit politik, duke u bërë kundërshtari kryesor dhe më joparimor i Ibrahim Rugovës kur ky u bë kryetar i LDK-së dhe kryetar i Kosovës. Kurrë, Rexhep Qosja nuk i ka ndalur akuzat e pabaza kundër Ibrahim Rugovës, e kurrë nuk e ka njohur atë si president të Kosovës. Pat hartuar edhe një “Fjalor demokratik” kundër Ibrahim Rugovës dhe zhvillimeve në Kosovë, e që u bë bazë e kundërvënies së mjerë kundër gjithçkaje që kishin arritur shqiptarët e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë për më pak se 5-6 vite veprimtari të organizuar politiko-institucionale. Inati personal kundër presidentit Rugova, Rexhep Qosjes ia kishte topitur arsyen dhe ia kishte mprehur urrejtjen patologjike. Dhe kjo urrejtje, destruksionin, intrigën dhe akrobacitë politike, te Rexhep Qosja i kishte ngritur në nivel më të lartë të mundshëm. Dhe Beogradi e shfrytëzoi këtë në angazhimet kundër-rugovë që kishte provuar të nxiste pa sukses në Kosovë. Nga Marrëveshja e Arsimit e viti 1996, Beogradi kishte pranuar të lëshonte vetëm Institutin Albanologjik, për t’ia mundësuar Rexhep Qosjes dhe në përgjithësi kundër-rugovistëve në Kosovë që të krijonin një qendër të luftës kundër-rugovë. Dhe destruksioni i Rexhep Qosjes shkoi deri aty sa të shkilte mbi gjithë veprimtarinë e tij publicistike të mëparshme, e që ishte veprimtari për bashkimin kombëtar, në ç’drejtim kishte bërë edhe një libër, Strategjia e bashkimit kombëtar, dhe ishte deklaruar fillimisht për një Kosovë të pavarur me lidhje të veçanta me Shqipërinë, siç thoshte ai, për të përfunduar në vullnetin e tij, e që ishte edhe vullnet i linjës që përfaqësonte për njohjen e së drejtës për vetëvendosje për serbët e Kosovës. Duhet të kujtojmë me këtë rast, se njeriu që më 1990 i kish deklaruar një medie në Prishtinë se dinte të mendonte politikisht, por nuk dinte të sillej politikisht, për çudi na qenkësh mësuar të sillej politikisht në kohët kur ishte më së vështiri të bëhej politikë: gjatë masakrave serbe në Kosovë. Dhe këtë nuk e kishte bërë se vërtet na ishte mësuar të sillet politikisht, por për arsye se e konsideronte kohë të përshtatshme, mundësi të artë për ta rrënuar politikisht presidentin Rugova, të cilit arriti t’ia zhvaste grupin e marksist-leninistëve në krye me Hydajet Hysenin, të njohur edhe më vonë për festimet e ditëlindjes së Enver Hoxhës etj. Dhe bëri gjithçka, u bë me gjithësecilin që ishte kundër Ibrahim Rugovës në Prishtinë, e kundër Sali Berishës në Tiranë, vetëm që të mos kishte të tjerë që mund të ishin më të dashur për popullin, sepse populli, sipas mendësisë bukolike neoromantike dhe soc-realiste ishte grixha e tij, dhe nuk guxonte kush t’ia prekte. Dhe ky kompleks, që ka elemente edhe të Kompleksit të Edipit, edhe elemente të Kompleksit të Ahasverit, por edhe elemente skizoide, Rexhep Qosjen e ka bërë të ketë vështirësi përshtatjeje në një shoqëri të re, në të cilën jo gjithçka është e përsosur, por është një shoqëri që nuk e duron më kultin e individit. Prandaj, ai është shumë destruktiv, është shumë agresiv dhe shumë anarkik në pikëpamjet e tij, në qëndrimet e tij. Rasti i “Piramidës”, është rasti i shprehjes së radhës së këtij destruktiviteti, por është edhe rasti që e shpërfaq qartësisht atë si piramidë të destruktivitetit njerëzor.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 1:50 am | |
| Berisha: Shqipëria do t’i japë Kosovës mbështetje pa kufi
Publikuar: Sot, më 25 mars 2011 Berisha: Shqipëria do t’i japë Kosovës mbështetje pa kufi
Tiranë, 25 mars - Shqipëria do t’i japë Kosovës mbështetje pa kufi për pjesëmarrje e integrim të saj në NATO dhe në çdo iniciativë tjetër ndërkombëtare apo rajonale.
Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha në një takim ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.
Berisha mes të tjerash, vlerësoi lart progresin dhe reformat e bëra nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në fushën e sigurisë.
Ai e siguroi ministrin Çeku për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, të shtetin shqiptar për forcimin e mëtejshëm të FSK-së. Gjithashtu, Berisha u shpreh se Shqipëria do t’i japë Kosovës mbështetje pa kufi për pjesëmarrje e integrim të saj në NATO dhe në çdo iniciativë tjetër ndërkombëtare apo rajonale.
Kryeministri vlerësoi gjithashtu, si shumë të rëndësishme zhvillimin dhe koordinimin në nivel rajonal të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes, me qëllim përgjigjen në mënyrën më efikase të angazhimeve të përbashkëta apo nevojave të mbrojtjes dhe emergjencave civile.
Por ai i shprehu ministrit Çeku edhe falënderime për kontributin e FSK-së gjatë përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.
Nga ana e tij, ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, e falënderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen, si dhe i mirënjohje për kontributin e mbështetjen e gjithanshme që qeveria shqiptare, në mënyrë specifike ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, i kanë dhënë dhe po i japin Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ministri Çeku e falënderoi kryeministrin për mundësitë dhe hapësirat e mëdha që qeveria shqiptare ka krijuar për shkollim dhe trajnim e ushtarakëve nga Kosova në institucionet arsimore shqiptare.
Ai theksoi, se Kosova po përpiqet të ndërtojë në fushën e mbrojtjes kapacitete që i përgjigjen nevojave të saj dhe atyre që janë parashikuar në kuadrin kushtetues e ligjor të bazuar mbi paketën Ahtisari.
Më tej, ministri Agim Çeku shprehu vullnetin e qartë të qeverisë së Kosovës dhe FSK-së për integrim të plotë në iniciativa dhe projekte me karakter rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, përfshirë dhe NATO-n. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 2:01 am | |
| MBESHTEJA ME E MADHE PER NE DO TE JET KUR ATEHER TI LARGOIM KUFIT z.Berisha edhe ne qoft se ke harrua z.Berisha kur nje her pate then se Shqiperia do te jet e te gjith shqiptarve, ne nuk kemi harru, dhe nuk do ti harroim prrallat e ati minstrit tend Haxhitopuzit para disa ditve. Para se te shkelni kushtetuten, do ishte me mir ta ndryshoni, ama te pysni popullin per nje gje. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 2:04 am | |
| edhe mua s'me pelqeu ai prononcim i haxhinastos,fare s'me pelqeu.Nuk di c'te them,por mendoj se Berisha e ka thene qarte Kosova do te kete mbeshtetjen max. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 2:07 am | |
| Jo jo mos te na mbeshte...Hahaha shkoim te rama na dhuron celsa, hahaha | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 2:12 am | |
| Po RAma nuk eshte Berisha,dfhe as berisha nuk eshte Rama | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 2:19 am | |
| Kjo eshte shume me rendesi per ne shqiptaret ne kosov, dhe dim te beim vlersime hahahaha | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 12:04 pm | |
| haaaa haxhinasto eshte vet sala basha ollodashi miq te serbise dhe keta me trup jane ne shqiperi e me koke ne serbi per ate ka prue miqte e vete sala fazliq mishkoviq ne shqiperi dhe ja ka fal gjysmen e tiranes ketyre dhe tjetern greqise..spo din qka me than arberi ti ka ter buzet ...
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Mar 26, 2011 10:37 pm | |
| .spo din qka me than arberi ti ka ter buzet ... Jo more zotni ,nuk mi ter njeri buzet mua ,ta harrosh ti dhe ndonje shoku jot,pasi nuk mund te perfajesosh ti punet e mira qe behen nga kjo qeveri e koalicionit te djathte,me nje fjali qe as nuk e di pse e ka thene dhe mbase eshte lapsus apo ai nuk mendon ashtu si ty,eh po une di te them qe Kosova eshte Shqiperi dhe Shqiperia eshte Kosove dhe nje dite e bukur do te vije kur te dyja te bashkohen edhe se disave do t'ju vije keq dhe prandaj vjellin vrer dite e nate per kete bashkim,dhe mundohen ta minojne ore e cast.Por edhe nje gje ta kesh parasysh se jo cdo gje varet nga ne...duhet te vije sahati,dekiku,keshtu thote edhe fjala e urte e popullit,. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |