Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 22 ... 40, 41, 42, 43  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyWed Apr 06, 2011 11:39 pm

Kryeministri po ben shum bile?! po e dergon atministrin haxhi leshin ne kosov me ju tregu se nuk jem me ju, nuk dojm bashkim me ju, pre jem me ata miq tan,grek e shkie, siq po thojn sben me u bashku shqiptart,hipokrizi mbas hipokrizie.....!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyWed Apr 06, 2011 11:50 pm

Ujku qimen e ndrron po zanatin se harron , po si me u bashku ku pastaj babgjishi se len me hi mrena edhe gruja per nat tu i knu te veshi ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptySat Apr 09, 2011 6:50 pm

shume cinizma po na shkruani ketu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptySat Apr 09, 2011 6:53 pm

Ja HAxhinasto:

Tahiri-Haxhinasto: Dialogu me Serbinë do ofrojë Kosovën me BE

Zv. Kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri u shpreh sot se “dialogu I nisur me Serbinë, do ta ofrojë edhe më shumë Kosovën me Bashkimin Europian”. Pas takimit me ministrin e Jashtëm, Edmond haxhinasto, Tahiri theksoi se “pret që ky dialog ta afrojë më shumë Kosovën me BE-në, të shpejtojë nisjen e bisedimeve për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, të nisë një marrëdhënie të re kontraktuale me BE, që do të përshpejtonte perspektivën e statusit të Kosovës si kandidat në BE”. Në takim u bisedua për dialogun Kosovë-Serbi, për zgjidhjen e çështjeve teknike, për bashkëpunimin lidhur me njohjet e reja dhe pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Haxhinasto, pasi e uroi znj. Tahiri për detyrën e saj si drejtuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, si dialog mes dy shteteve të pavarura e sovrane, për zgjidhjen e çështjeve teknike që lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dy vendet. “Kam shprehur vlerësimin tim më të madh për kontributin e zv. Kryeministres Tahiri në procesin e dialogut me Serbinë, një proces i cili do të zgjidhë çështje teknike konkrete për qytetarët e të dy vendeve. Ky është një process, ku Republika e Kosovës përfaqësohet si një shtet Sovran, si një shtet që ka të drejta të plota të ulet e të diskutojë për çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve të saj. Gjithashtu, e kam informuar zv. Kryeministren për aktivitetin e diplomacisë shqiptare, për përpjekjet tona të vazhdueshme në njohjet e reja të Kosovës, por gjithashtu, edhe për integrimin e saj në nismat rajonale e më pas në BE”, tha haxhinasto në një konferencë për shtyp pas takimit me zv. Kryeministren e Kosovës. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që pas procesit të dialogut, Kosova të angazhohet në një proces të shpejtë të integrimit europian, përsa i takon lëvizjes së lirë, marrëveshjes kontraktuale me BE dhe një procesi të përshpejtuar të marrjes së statusit të vendit kandidat. Ndërkohë, zv. Kryeministrja Tahiri e cilësoi takimin me kreun e diplomacisë shqiptare si në vazhdën e takimeve midis dy shteteve tona, të Kosovës dhe Shqipërisë, për të thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të rëndësishëm në planin e interesave të shteteve tona, të interesit kombëtar si dy shtete me një histori të veçantë në të kaluarën, por edhe në lidhjet tona aktuale. “Folëm për dialogun teknik, i cili tashmë ka filluar në Bruksel midis dy shteteve të pavarura, të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë. Unë edhe një herë dua të përsëris se ky është një dialog me karakter teknik, që ka për qëllim të adresojë çështjet praktike, të cilat rëndojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë që nga përfundimi i luftës. Dua t’ju siguroj që i gjithë ky dialog do të jetë teknik e nuk do të marrë dimensione të tjera. E them këtë, sepse po dëgjoj spekulime të ndryshme që vijnë nga pala e Beogradit dhe dua edhe një herë të siguroj opinionin publik të Shqipërisë por edhe të të gjithë rajonit”, tha Tahiri. Më poshtë po japim të plotë konferencën për shtyp të dy zv. Kryeministrave.

Pyetje: Kam një pyetje të përbashkët për të dy zv. Kryeministrat. Ka pretendime nga lidershipi serb që dialogun për çështje teknike Prishtinë-Beograd, ta përdorë si një trampolinë për zgjidhjen e marrdhënieve shqiptaro-serbe. Ky pretendim, mos vallë mund të shkaktojë një situatë të ngrirë në vazhdën e dialogut tashmë të filluar?

Z. Haxhinasto : Unë do të gjykoja se marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë janë marrëdhënie të mira, që zhvillohen çdo ditë në të gjithë planet e bashkëpunimit. Aty ku rëndohen marrëdhëniet, siç e tha dhe zv. Kryeministrja, janë probleme midis Republikës së Serbisë dhe Rebublikës së Kosovës. Ky proces dialogu, jam i bindur që do të zgjidhë një pjesë të konsiderueshme të çështjeve teknike që ekzistojnë midis të dy vendeve. Nuk mendoj se ekzistojnë çështje problematike midis dy kombeve tona. Këto janë çështje midis dy shteteve, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Znj. Tahiri : Pra, është e qartë korniza aktuale, por edhe korniza historike e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Në fakt, historia e vitit 1989, lidhet me ndërhyrjen, jo vetëm me një agresion të paparë, por dhe me genocidin e bërë në Kosovë dhe kjo u zhvillua në një kuadër të procesit të shbërjes së ish Jugosllavisë ku njësitë federale, pra dhe vetë Kosova kërkuan zgjidhjen përmes të drejtës për vetëvendosje dhe pavarësinë. Kjo do të thotë që ishte Serbia ajo që me forcë provoi të pengojë Kosovën. Por jo vetëm Kosovën. Luftë bëri edhe në Kroaci, Slloveni e Bosnjë. Prandaj konflikti është këtu, konflikti është historik, është një konflikt shumë më i vjetër madje, i fillim shekullit të XX. Aty kemi të bëjmë me vendime të padrejta të Fuqive të Mëdha të asaj kohe që kanë ndëmarrë ndaj popullit shqiptar në mënyrë të padrejtë dhe të dhunshme. Kështu, ky konflikt i ri është sigurisht midis Serbisë dhe Kosovës dhe zgjidhja do të gjendet brenda këtij konteksti. E dyta, Serbia dhe politika serbe, është e njohur për provokime dhe për lançime të thella dhe jo serioze të ideve të saj, sepse ide të tilla madhore për paqen, stabilitetin, nuk bëhen me retorikë mediatike. Ato bëhen me politika dhe vepra. Ndërsa historia e Serbisë në Ballkan në këto 20 vjet, dihet çfarë është. Ata nuk ishin konstruktivë, përkundrazi, shumë destruktive, dhe sot e kësaj dite janë pengesë për zhvillimet rajonale. Pengojnë pjesëmarrjen e shteteve në nismat dhe organizmat rajonale. Pengojnë pjesëmarrje të barabarta të shteteve me iniciativat dhe mekanizmat rajonale.

Pyetje : Z. Haxhinasto! Ju keni paralajmëruar njohje të reja për Kosovën. Kur do të ndodhë kjo dhe a mendoni se fillimi i dialogut Prishtinë –Serbi i pengon ato?

Z. Haxhinasto: Nuk mendoj se bisedimet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e pengojnë këtë proces, përkundrazi, mund t’ju them se ka një dinamikë pozitive në komunikimin që diplomacia e Shqipërisë dhe diplomacia e Kosovës kanë me vende të tjera. Sigurisht, në vendin dhe kohën e duhur, gjithë produkti i këtij aktiviteti diplomatik, do të japë rezultate pozitive.

Znj. Tahiri : Ndërsa unë desha të shtoj se të gjitha ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë të qartë se fjala është për dialog teknik, ku do të diskutohen çështje teknike. Kjo kornizë është e konfirmuar nga aleatët e Kosovës, pra nga Perëndimi: BE-ja, SHBA-ja, e të tjera shtete. Ndër të tjera, vetë fakti se Kosova ka pranuar të hyjë në dialog, është një vlerë e re në politikën e jashtme e cila besoj i shërben edhe këtyre vendeve që të mendohen, se Kosova vazhdimisht prodhon stabilitet dhe konstruktivitet edhe në këtë rast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptySat Apr 09, 2011 8:26 pm

Cito :
Z. Haxhinasto : Unë do të gjykoja se marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë janë marrëdhënie të mira, që zhvillohen çdo ditë në të gjithë planet e bashkëpunimit. Aty ku rëndohen marrëdhëniet, siç e tha dhe zv. Kryeministrja, janë probleme midis Republikës së Serbisë dhe Rebublikës së Kosovës. Ky proces dialogu, jam i bindur që do të zgjidhë një pjesë të konsiderueshme të çështjeve teknike që ekzistojnë midis të dy vendeve. Nuk mendoj se ekzistojnë çështje problematike midis dy kombeve tona. Këto janë çështje midis dy shteteve, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

pse nuk qenke edhe qeshtje e shqiperia kjo e kosoves do thot ende vlekan kufit simbas haxhinastos dhe shum larg qenkemi per nje ShE.!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptySat Apr 09, 2011 11:28 pm

Mjegull e madhe është ka bëhet me kët Politik njërën an mundohet kinse po bëjm diqka e në anene tjeter prap se prap mundohen me i hy në prapanic shkjaut me naj fut thik pas shpine si më heret qish naj kan ba edhe nuk u ngopen kto servila të kujt jan as vet spo e din , kush ju jep një pjes më të madhe vrapojn pas tij , runa zot nga kto dy ftyrshet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyThu Apr 14, 2011 3:22 pm

“S’ka arsye për tensionim politik, opozita vuan mungesën e projekteve dhe alternativave”
14-04-2011 / Gazeta 55“S’ka arsye për tensionim politik, opozita vuan mungesën e projekteve dhe alternativave”

Kreu i qeverisë takon delegacionin e vëzhguesve zgjedhorë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me delegacionin e vëzhguesve zgjedhorë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Berisha i shprehu mirëseardhjen delegacionit të Kongresit dhe i garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në përmbushjen me sukses të misionit të tyre të rëndësishëm. Kryeministri, duke e konsideruar shumë të rëndësishëm rolin e angazhimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhje, shprehu kënaqësinë që ftesës së qeverisë shqiptare i janë përgjigjur një numër i madh vëzhguesish si kontribut për rritjen e transparencës në zgjedhje. Kryeministri Berisha i siguroi bashkëbiseduesit për angazhimin total të qeverisë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të lira, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së. Ai tha se procesi zgjedhor në Shqipëri bazohet mbi një Kod Elektoral konsensual, në një sistem unik e transparent të numërimit të votave, një sistem ky, i cili u dëshmua funksional në zgjedhjet e vitit 2009 të cilat u certifikuan nga raporti i OSBE/ODIHR-it. Kryeministri theksoi gjithashtu se këto zgjedhje zhvillohen me lista të votuesve plotësisht të dixhitalizuara e transparente dhe të një saktësie shumë të lartë, të hartuara nga vetë pushteti vendor dhe ku çdo ndërhyrje për përmirësimin e tyre është bërë konform ligjit.
Kryeministri e njohu delegacionin me kornizën e re për financimin e partive politike të hartuar në përputhje të plotë me rekomandimet e GRECO-s dje të certifikuar me sukses prej saj në fillim të këtij muaji. Në këtë kontekst, vëzhguesit ndërkombëtarë u njohën edhe me urdhrin e nxjerrë nga Kryeministri për ndalimin e përdorimit të çdo aseti publik në fushatë elektorale, përfshirë automjetet e kabinetit qeveritar, si një hap tjetër domethënës të ndërmarrë për herë të parë nga qeveria për një proces zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kryeministri theksoi se nuk ekzistojnë arsye për tensionimin e fushatës dhe shprehu bindjen për një fushatë të qetë, duke nënvizuar se ndryshe nga fushata me retorikë politike e Partisë Socialiste dhe liderit të saj Rama, Partia Demokratike po zhvillon një fushatë pozitive të fokusuar tek interesat e qytetarit dhe komunitetit. Në takim u diskutua edhe për mbulimin mediatik të fushatës, masat që KQZ-ja po merr për parandalimin e votimit familjar, si dhe çështje të tjera të procesit zgjedhor.
Hana Richtermocova e falënderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen. Richtermocova tha se misioni i tyre kishte për qëllim njohjen hap pas hapi me situatën parazgjedhore dhe përgatitjet për procesin zgjedhor si dhe vëzhgimin e zhvillimit të zgjedhjeve. Për këtë qëllim, delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës po zhvillon takime me partitë politike dhe institucionet e angazhuara në këtë proces. Ajo shprehu gatishmërinë e Këshillit të Europës për të kontribuar sa më shumë për transparencën e zgjedhjeve dhe forcimin demokracisë në Shqipëri.
...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyThu Apr 14, 2011 7:37 pm

Hysen Shoshori
Sali berisha dha urdher si komuniste me pozite te larte me 1970 per likuidimin tim dhe disa te burgosurve.
Do ngre padi kunder ketij psikopati ,dhe komunisti te eger qe tashe na shitet kinse demokrat...Ky seshte asgje me shume vetem nje diktatore komuniste i keq....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyMon Apr 18, 2011 2:06 am

Për atë që bëre për “ditlindjen” e Muhamedit, Allahu të udhëzoft, o Kryeministri ynë!
Publikuar më 18 prill, 2011 në orën 00:40 ( Para 21 minutave ) Idajet Beqiri | Opinion |


Ky kryeministri ynë, që i madhi Zot i sjelltë mbrothësinë, ndryshe nga gjithë kryeministrat e qeverive serioze të botës, nuk di se ku hynë, e nga del, flet, kur duhet të hesht, e hesht, kur duhet të flas. Për fatin ton të keq, por edhe për fatin e keq të vet kryeministrit, shejtani atë e çon atje ku nuk duhet të shkojë, dhe e largon nga vendi ku duhet të shkojë.


Bela e madhe me këtë kryeministrin tonë, i cili ateizmin e genit të tij, mbasi e ka shartuar me një farë besimi fetar të bazuar në sekte, e manifeston duke pozuar dhe mbajtur fjalime para një “turrme besimtarësh” në Pallatin e Kongreseve, në fushatë elektorale, për “Ditlindjen e Muhamedit”!

Përse shkoi, kush e këshilloi, çfarë tha, e mbi të gjitha, përse nuk duhet të shkonte për të mbajtur fjalim në 17 prill 2011 në Pallatin e Kongreseve, “për festën e ditlindjes së Muhamedit”, ky kryeministri ynë?

Kryeministri i një vendi, ashtu sikundër Presidenti i Republikës, ministri, deputeti, kryetari i partisë, dhe gjithkush që nuk është vetëm i vetvetes, por është përfaqësues dhe përçues tek një publik i gjerë, tregohet i matur dhe këshillohet që të bëjë veprime të përgjegjshme për të mbajtur të bashkuar popullin e vet, e jo të ndikojë tepër negativisht në përçarjen e mëtutjeshme të tij.

Besimtarët musliman në të gjithë botën, ashtu sikundër edhe këtu në Shqipëri, janë të ndarë brenda vetes për shumëçka që kanë të bëjnë me fenë e tyre islame. Ndarja më e madhe e tyre lidhet edhe me të ashtuquajturën “festa e ditlindjes së të dërguarit të Allahut”.

Një pjesë e muslimanëve, përgjithësisht ata që kanë hyrë shumë vonë në fenë islame, por edhe ata besimtare që u besojnë më shumë “bëmave” të individëve të caktuar, e që kanë sajuar lloje-lloje sektesh, e festojnë 17 prillin, ditën që paska lindur i dërguari i Allahut, Profeti Muhamed.

Një numur i madh muslimanësh kudo në botë nuk e dinë se cila është data dhe dita e lindjes së Profetit Muhamed. Ata, duke studjuar mirë Kuranin dhe dijetarët e shquar, i qëndrojnë besnik idesë se Allahu, që i qofshim fal, nuk ka zbritur asnjë argument për këtë bidat.

I Dërguari fisnik i Allahut, Profeti Muhamed, nuk udhëzoi askënd për këtë bidat dhe as nuk bëri vet ndonjë veprim lidhur me të. Madje as Sahabët e të Dërguarit të Allahut nuk kanë bërë asnjë veprim lidhur me këtë të ashtuquajtur bidat. Madje edhe Katër Khalifët e udhëzuar, gjatë sundimit të tyre, nuk e kanë përmëndur, ose festuar ndonjë herë ditlindjen e Profetit Muhamed. Të njejtën gjë kanë bërë edhe Sahabët e tjerë të të Dërguarit..

Kështu kaloi i gjithë njëqind vjeçari i parë, në të cilin nuk u gjend ndonjë mevlud i tillë. Pastaj kaloi njëqind vjeçari i dytë dhe as në këtë njëqind vjeçar nuk kishte një mevlud të tillë.

E më pas kaloi edhe njëqind vjeçari i tretë dhe as në të nuk kishte mevlud.

Në shekullin e katërt u “shpik” ky mevlud. Po kush e shpiku atë, dhe ku u bazua kjo “shpikje”? Dijetarët serioz të fesë islame thonë se këtë mevlud për të ashtuquajturën “ditlindje të Profetit” e shpikën Shijat Ubejdijinë, të cilët sunduan në Egjipt.

Në librat e shumtë që u shkruajtën para shekullit të katërt nuk përmendet fare ky mevlud ngaqë ai nuk egzistonte në atë kohë. Ai u shpik pas asaj periudhe, ose pas tre brezave më të mirë që kishin kaluar. Pra pas treqind vjetëve u shfaq bidati i mevludit, i cili u bë i njohur si bidati i festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamed.

Dijetarët që kanë studjuar dhe studjojnë fenë islame si dhe besimtërë të shumtë që besojnë dhe i falen të madhit Allah, thonë se këtë bidat e shpikën Rafidat, të cilët janë nga krijesat më të këqija të Allahut. Këtë “shpikje” ata e bënë për të imituar besimtarët kristianë, të cilët festojnë ditëlindjen e Isait. Ndarja e besimtarëve musliman në këtë fushë të rëndësishme të besimit islam konsiston në faktin se, këta llojë muslimanësh që festojnë ditlindjen e Profetit Muhamed, nuk u binden, e madje kundërshtojnë udhëzimet e këtij të Derguari të Allahut në shumë çështje. Domethënë këta lloje besimtarësh braktisin ato për të cilën i ka urdhëruar i Dërguari i Allahut, dhe festojnë diçka të cilën ai nuk e solli. Madje këta besimtarë që nuk e besojnë këtë “shpikje” të shekullit të katërt, mbajnë qëndrimin e prerë kundër kësaj “shpikje” dhe nuk janë bashkuar kurrë në festimin e “ditlindjes së Profetit Muhamed” për shkak se dijetarët e fesë islame i kanë bindur se për këtë gjë Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur asnjë argument.

Pasqyruam më sipër mendimin dhe vlerësimin e një numuri të pakufishëm besimtarësh musliman në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, të cilët nuk e pranojnë festimin e ditlindjes së të Derguarit të Allahut, duke përdorur argumentet që pak a shumë i përmëndëm.

Burrat serioz të një shteti, politikanët në përgjithësi, të cilët e kanë detyrë kushtetuese të punojnë për ndërtimin, ruajtjen, forcimin dhe konsolidimin e unitetit të popullit, për paqëtimin e tij, për ndërtimin e harmonisë fetare, jo vetëm midis feve të ndryshme, por edhe brënda një besimi të caktuar fetar, nuk shkojnë si “topi “bam” e Muçua tutje”, por konsultohen dhe vlerësojnë sa mirë dhe sa keq bëjnë kur shkojnë atje ku nuk duhet të shkojnë.

Aq më keq, kur nga kryeministri ynë, një shkuarje dhe një fjalim i tillë bëhet për fushatë elektorale. Dhe akoma më keq, kur e shndërron “shpikjen” e bidatit të mevludit për të festuar ditlindjen e Profetit Muhamed, në një mjet të rëndë përçarës brënda besimtarëve musliman, që edhe pa këtë gjë janë shumë të përçarë, vetëm e vetëm për të fituar pak vota më shumë për Lul Bashën!

Allahu të udhëzoft, o Kryeministri ynë, për t’i lënë këta besimtarë muslimanë që t’a gjejnë fjalën me njeri-tjetrin dhe të ecin së udhën në udhën e drejtë të Allahut.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ramizi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ramizi


Male
Numri i postimeve : 158
Age : 45
Vendi : Tirona
Registration date : 23/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyMon Apr 18, 2011 8:57 pm

heheheee Allahu ju vrafte te gjithve more idjota
po ku dini gje ju veç se te hani nje cop buke dhe te dhjesni po merrni vesh ju nga politika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyTue Apr 19, 2011 11:25 pm

More pordhac qka kupton ti ne kryqzimin e interesavave evro amerikane!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyTue Apr 19, 2011 11:44 pm


Athua vall deri kur një njeri i krisur në kok udheheq një shtet nuk duhet të bisedohet shum vetëm shikone se si del në TV dhe tregon vet se kush asht ,dhe qfar politike udheheq si grekun dhe shkaun në dam të Shqiptarve athua vall duhet prap me përkrah kët njeri që të në ndrroj edhe Kombin si Thaqi që na ndrroj me Komb e Flamur .
Nuk si nuk shofin disa që e përkarhin apo jan edhe ata në një vend dhe han bashk .deri sa nuk ju shtjerret hamari i Shtetit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyWed Apr 20, 2011 12:07 am

shum mir e ke pershkru BASHKOM por dhe un nuk e kuptoj se sa nji njeri duhet te jet aq shizoid, dhe nuk kupton dhe nuk dallon e nuk e shef, kur dikush don te vras te zhduk dhe e perkrah ende.
un nuk e kuptoj se si ne kosovaret sidomos e perkrahim pa rezerv,kur dihet kjart se esht radhit ne anen e xhelatit ton, dhe e ka ndihmu me mjete te ndryshme kunder nesh gjat luftes ton qlirimtare.
Te shkruash kunder SALES te pershkruajn menjiher si i qmendur,por un jam i till dhe dote mbes,per arsye te realitetit,jo diq tjeter.!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyWed Apr 20, 2011 12:45 am

Jo nuk eshte ashtu , po flas per vete !
Une gjith here e bej nje krahasim mes Berishes dhe Rames , dhe ne kete rast natyrisht qe e perkrahu Berishen e jo ate , qe i ben gjakpiresit Shqiptar qyetatre nderi , Serbin ( Goran Bregovic , ky eshte ai qe kendonte neper demostrata ne rruget e Beogradit kunder shqiptareve te Kosoves ) dhe para ca ditesh e beri perseri te njejten , Sllavin e Shkupit , Ivanov , i dhuroi qelsin e Tiranes nje antishqiptari qe neve shqiptaret e Maqedonise asnje vot nuk ja kemi dhene , arseyeja dihet per te , por Kristaq Grekut nuk i hyn ne pune kjo , ndaj nuk e hap gojen kurr per shqiptaret jashte atdheut.
Pra , per mu nje krahasim mes Edi Rames dhe Sali Berishes eshte i madh , dhe per momentin nuk shofi tjeter pasi qe keta dy jane ne gare , dhe neve si shqiptare jashte atdheut vetem mundemi ti ndrojme mendimet e jo ne gjdo postim duke shkruar "SALA DHENDER SERBI" se vertet eshte bere bajat sa qe spo e hapi kete Topic fare me .. Njeriu ndalet njiher .

Dhe nje pyetje e kam , pasi ju duket R.Qosja aq "patriot" pse ju nuk e votuat ate , pse partine qe e hapi nuk e ariti asnje perqindje me te vogel ?
Pra deshtoi , dhe pse deshtoi , populli tregoj.



Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Wed Apr 20, 2011 7:14 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyWed Apr 20, 2011 2:09 am

PO ARBER se njerz patriot ne nuk i perkrahim, dhe qe sjan haduq e kriminela e tradhtar,rast konkret shka i ka ber DEMQI e ALBINI popullit ton qe sja dhan voten mos kan vjedh diq mos tradhtu diqka,por dhe QOSJA shka ka vjedh qka ka tradhtu.
Pra lirisht mund te thuash, se si esht Mileti pra esht dhe Pushteti....)

Por gjerat dot te kristalizohen por po na kushton.
Te shkruash kunder ketyre njerzve qka jan kan neper pushtet edhe sherbime te te gjithve por jo per popull te vet,e ceka dhe me lart, je idiot gjith qka,por nejse se nuk po zgjatem se esht ber teper se kur njrzt nuk dojn ti shofin faktet esht e kot.




Dhe nje pyetje e kam , pasi ju duket R.Qosja aq "patriot" pse ju nuk e votuat ate , pse partine qe e hapi nuk e ariti asnje perqindje me te vogel ?
Pra deshtoi , dhe pse deshtoi , populli tregoj. )

PS valla pra dhe populli esht te la pra me derlaq, sja dhan voten pra net lajn li e lesh, dhe tuj vjerr veten, e ne per kanta te berllogut gjeth diten per kafshat te bukesdhe (shpresat) kan fillu me i shit.....!!!!!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyWed Apr 20, 2011 11:40 am

Përshendtej juve
së pari as që e përkarah Salen e as Ramën për mua jan gjysmaka njerz dhe të dy kan të njejtin qëllin klane mafije jan dhe Shkatrrimin e Shtetit dhe kombit që të dy jan të lidhur ngusht me serbin për qfar qëllime ?
Po të shikosh sjelljet tyre si në parlamen dhe deh qdo kurd me qfar fjalori kan kjo nuk ka hije një rrugaqi e lere me Politikaj me emer nuk kam hasur as kund kso lloj fajlori që edhe gart dhe nënat të miren nëpër goj ne paralament kët një njeri me pag logjik nuk e bën .

Saj për ket Qoses dhe Albinit përse nuk fituan ato nuk dijn të rrejn dhe nuk kan para për ti bler votat dhe nuk kërcnojn as kent për tua dhën votën ,
Por dëshirojn që siqneritetin e tyre të arrij caku dhe do ta arrijn ndoshat pak me vones por edhe populli do të ngopet me rrena e dollavere .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyWed Apr 20, 2011 6:27 pm

BASHKOM- shum interesant ke ndryshu pom pelqen tej mase, mos po shkruan vetum per hater timin!??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyThu Apr 21, 2011 12:13 am

I nderuar Xhen së pari të përshendes së dyti njeriu mer vesh me fjal dhe u munduan qe sa koh të ju themi s ejeni në rrug të mbrapsht por kto Politkuajz nuk marrin vesh dhe duhet edhe ne te ndrroj tash të jemi më të ashpër dhe të ju dregojm se ku kan vajtur , dhe ku po e qojn popullin dhe një duhet të u bëjm me diej se do ti gje sikur qaushevskin dhe kto do ikin ashtu , dhe do ju shafet edhe vori se lere ma fare fis , fara e keqe nuk të duhet a snë kojshi e lere më në shpi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyThu Apr 21, 2011 11:50 pm

Sot nuk do dhe nuk mund askush ta paguajë koston që t’i prishë nja pesë shtete ballkanike (Greqinë, Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën) për ta ribërë një, Shqipërinë me “krahinat” e saj. Derisa Sali Berisha erdhi për kafe në Prevallë dhe lëshoi prononcime politike për bashkim-kombëtar e për Shqipëri natyrale, me gjasë pasi i ra shkalla emotive në normale, e dërgoi ministrin e tij të jashtëm dhe zëvendëskryeministër Edmond Haxhnasto në Prishtinë për t’u thënë etnonacionalistëve ‘boll ma’!
“Mos e dëmtoni veten dhe neve”!?
Takohemi e rrimë si kushërinjtë, në Bruksel!
Por mesazhin nuk e kuptoi drejt askush
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyThu Apr 28, 2011 11:09 am

Qosja sërish sulmon ashpër Berishën, “skenarist i gjenocidit”
Publikuar: E mërkure, më 27 prill 2011


Tiranë, 27 prill - Në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, domethënë në Muzeun e historisë së shqiptarëve, pjesëtarë të të cilit jetojnë jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës, në Itali, në Greqi, në Turqi, në një varg vendesh evropiane, në SHBA, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re e në vende të tjera, gjendet PAVIJONI I GJENOCIDIT. Sado nuk e dija saktë se cilën ditë, cilën javë, cilin muaj dhe cilin vit është hapur, këto ditë mësova se është hapur në vitin 1996, kur kryeministri i sotëm i Shqipërisë ishte ende kryetar i Shqipërisë.
Në kohën kur flitej për nxjerrjen e ligjit për gjenocidin komunist në Shqipëri dhe për krijimin e, nuk më kujtohet tani, Institutit, Muzeut a PAVIJONIT TË GJENOCIDIT, në një artikull për një çështje tjetër kisha shkruar disa fjalë edhe për këtë "gjenocid". Meqenëse ligji për gjenocidin nuk u nxor dhe nuk u nxor sepse, siç u pa shpejt, propozuesit e tij, gjenocidit ia caktonin kuptimin siç donin vetë e jo siç ia ka caktuar OKB-ja, kurse nisma për krijimin e Institutit, Muzeut a Pavijonit të gjenocidit u sendërtua me krijimin e PAVIJONIT TË GJENOCIDIT, unë e harrova gati plotësisht çështjen e "gjenocidit", që shqiptarët paskan bërë ndaj vetvetes në kohën e komunizmit, dhe vazhdova të merrem me çështje të tjera politike në Shqipëri, me dhunën shtetërore serbe në Kosovë dhe me politikën paqësore, në të vërtetë nënshtruese të disa partive tona, në krye me LDK-në, ndaj asaj dhune.
Tani, rreth pesëmbëdhjetë vjet më vonë, diku në pjesën e tretë të shkurtit të këtij viti, institucioni në të cilin ruhen dëshmitë e "gjenocidit" që paskan bërë shqiptarët ndaj vetvetes, papritmas më del parasysh: në një emision, në njërin prej televizioneve të Tiranës, për Muzeun Historik Kombëtar, shoh se si mbi një derë ishte shkruar me shkronja posaçërisht të dukshme: PAVIJONI I GJENOCIDIT .
E pyes veten: a po shoh mirë? A po shoh mirë apo më bëjnë sytë?
I heq syzet, i fshij kujdesshëm, i vë prapë dhe ngrejë kokën e shikoj prapë televizionin: shoh prapë çka kisha parë pak më parë: PAVIJONI I GJENOCIDIT. Kamera televizive është përqendruar pikërisht në të: në PAVIJONIN E GJENOCIDIT. Dhe, dëgjoj: do të jetë gati, në katin e tretë të Muzeut Historik Kombëtar, deri nga fundi i prillit, kur fillon sezoni turistik; dhe do të jetë gati në atë kohë me qëllim që të plotësojë, që të kënaqë interesimet e turistëve për gjenocidin komunist!
Nuk mund ta di a ka edhe tani gjë dhe në qoftë se ka - çka ka para se të hapet solemnisht, në atë pavijon. E di, ndërkaq, se krijimi i këtij pavijoni, që quhet PAVIJONI I GJENOCIDIT, më parë sesa gjykimit të shëndoshë e larghedhës i detyrohet gjykimit të errësuar, dritëshkurtër politizues. Dhe, e di se krijimi i këtij pavijoni në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë e ballafaqon mendjen, ndërgjegjen dhe etikën kombëtare shqiptare me një sërë pyetjesh, të cilat pashmangshëm kërkojnë përgjigje, natyrisht në qoftë se duam të mendojmë drejt, objektivisht, për përmbajtjen, për domethënien dhe për ndikimin e tij, në njërën anë, në marrëdhëniet brendashqiptare e, në anën tjetër, në mendimet e të tjerëve për ne.
Ja disa prej këtyre pyetjeve.
1. A është shkruar në histori për ndonjë popull, i cili mund të ketë bërë gjenocid ndaj vetvetes?
Deri sot nuk kam lexuar të ketë ndonjë popull të tillë, i cili ka bërë gjenocid ndaj vetvetes. Është shkruar kur e kur në shtypin botëror për gjenocidin e kmerëve të kuq ndaj kmerëve në Kamboxhia gjatë viteve 1975-1979, por në Kamboxhia, në Pnom Pen a në ndonjë qytet tjetër të këtij shteti, nuk e di se është ngritur institut, muze a pavijon në kuadrin e ndonjë instituti a muzeu, për gjenocidin e kmerëve ndaj vetvetes.
Në Rusi, pas rënies së diktaturës komuniste, është shkruar shumë, shumë për terrorin stalinist, për internimet masive të rusëve e pjesëtarëve të kombësive të tjera të Bashkimit Sovjetik në Siberi, për likuidime masive, sidomos për likuidime të shumë intelektualëve, midis të cilëve edhe të shumë shkrimtarëve, shkencëtarëve dhe oficerëve të lartë, por rusët nuk kanë themeluar as farë instituti, as farë muzeu, as farë pavijoni në kuadrin e farë institucioni a muzeu për gjenocidin e rusëve ndaj vetvetes.
Në Çeki, më shumë se në disa vende të tjera ish komuniste, është shkruar për dhunën komuniste, sidomos për dhunën e tmerrshme pas përpjekjeve të dështuara për reforma në vitin 1968, por çekët nuk pranojnë se kanë bërë gjenocid ndaj vetvetes, prandaj kanë themeluar jo institut, jo muze, jo pavijon të gjenocidit në kuadër të tyre, por një muze që e kanë quajtur Muzeu i dhunës komuniste.
Për dhunën në kohën e komunizmit është shkruar shumë në Hungari, në Poloni, në Rumani, por as në Hungari, as në Poloni, as në Rumani nuk është themeluar farë instituti, muzeu a pavijoni në kuadrin e tyre për gjenocidin e hungarezëve, polakëve a rumunëve ndaj vetvetes.
Në histori dihet për popuj që kanë jetuar gjatë, që kanë pasur një qytetërim sado kudo të zhvilluar, por dikur janë zhdukur. Një popull i tillë, i njohur, që kishte një qytetërim pak a shumë të zhvilluar, që kishte shtet një kohë, janë edhe hazarët. Janë zhdukur vonë, diku rreth shekullit XI, dhe janë zhdukur jo pse kanë bërë gjenocid ndaj vetvetes, por pse janë tretur, janë përngjashmuar me popujt e tjerë fqinjë.
Përpos se nuk di për popull që është zhdukur sepse ka bërë gjenocid ndaj vetvetes, historia nuk di as për popull që mund të ketë bërë ndonjëherë farë gjenocidi ndaj vetvetes, ndërsa vazhdon të jetojë sot.
Në qoftë se u besojmë historive të popujve të tjerë, të zhdukur a të gjallë, del, kështu, se shqiptarët janë i vetmi popull në planetin e Tokës, të cilët paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes! Shteti i sotëm shqiptar synon që ky pohim tragjik me "të dhëna" të shqiptohet në PAVIJONIN E GJENOCIDIT në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë!
2. A mund të thuhet se në Shqipërinë komuniste kishte program politik dhe shtetëror për zhdukjen e pjesëtarëve të ndonjë bashkësie racore, të ndonjë shtrese shoqërore, të ndonjë bashkësie etnike, të ndonjë bashkësie fetare apo të pjesëtarëve të ndonjë përkatësie tjetër?
Jo. Program i tillë nuk është zbuluar deri sot sepse një program i tillë nuk ekzistonte - kurrë në Shqipërinë komuniste a jokomuniste.
3. A mund të thuhet e të faktohet se dhuna shtetërore në Shqipërinë komuniste ka sjellë gjenocid ndaj shqiptarëve, ndaj ndonjë bashkësie tjetër racore, ndaj ndonjë bashkësie tjetër etnike, ndaj ndonjë bashkësie fetare, ndaj pjesëtarëve të ndonjë shtrese shoqërore a të ndonjë përkatësie tjetër?
Jo. Kurrë. Në Shqipërinë komuniste ushtrohej dhunë ndaj vetjeve të ndryshme, të cilët më pak a më shumë shkelnin ligjet shtetërore, mohonin ideologjinë, politikën a rendin në fuqi, por dhunë masive për dëbim a zhdukje ndaj çfarëdo bashkësie a grupi etnik, racor, fetar, klasor e të tjera nuk kishte. Në kohën e komunizmit kufijtë e Shqipërisë shtetërore ruheshin jashtëzakonshëm, ku e ku edhe me tela të elektrifikuar, sa prej armikut të jashtëm aq për të penguar largimet vetjake a grupore të qytetarëve të Shqipërisë në vende të tjera, që mund të ndikonin në dobësimin demografik të vendit. Hajde, ta krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t'i mbajë nënshtetasit në vendin e vet, duke u dhënë punë po thuaj të gjithëve, me sjelljen e regjimit të sotëm, i cili bën çmos që sa më shumë shqiptarë të shpërngulen në botë, qoftë për t'u krijuar ashtu hapësirë punësimi anëtarëve të partive në pushtet, qoftë për të marrë sa më shumë dërgesa financiare prej atyre të shpërngulurve në botë!
Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, si edhe në vendet tjera komuniste, si edhe në një varg vendesh të demokracisë tradicionale, joliberale, shteti shqiptar shumë më tepër kujdesej për të drejtat dhe interesat e shoqërisë si tërësi, për zhvillimin e përgjithshëm të saj, për arsimin, për kulturën, për shëndetësinë, për emancipimin e saj, e shumë më pak për të drejtat njerëzore e interesat e vetjeve të veçanta. Në të vërtetë, në emrin e interesave të shoqërisë si tërësi, cenoheshin, shpesh, pa arsye shumë të qëndrueshme të drejtat e interesat vetjake. Por, e gjithë kjo as nuk mund të ishte politikë, as nuk mund të ishte ideologji, as nuk mund të ishte praktikë e gjenocidit, siç do të donin të bindnin opinionin shqiptar projektuesi, organizuesit dhe merenduesit e PAVIJONIT TË GJENOCIDIT. E gjithë kjo tregon qartë, ndërkaq, se projektuesi, organizuesit dhe merenduesit e PAVIJONIT TË GJENOCIDIT ose nuk dinë se çka do të thotë nocioni gjenocid, ose e shtrembërojnë, e keqpërdorin, e falsifikojnë çdo kuptim shkencor të tij. E nocioni gjenocid, si thuhet, shkurt, në numrin më të madh të fjalorëve të sociologjisë, të politikologjisë a të filozofisë është: "çdo veprimtari për zhdukje ose shfarosje të paramenduar dhe sistematike të krejt një kombi, grupi etnik, racor ose kulturor".
Ta supozosh një veprimtari të tillë, që sjell gjenocid, në cilëndo periudhë të shtetit shqiptar, Shqipërisë, prandaj edhe në periudhën e komunizmit, është një çmenduri kundërkombëtare.
4.Sa mund të jetë numri i shqiptarëve të përndjekur e të zhdukur në kohën e komunizmit në Shqipëri?
Sa më ka rënë të lexoj, të dhëna të sakta për numrin e shqiptarëve të përndjekur dhe të likuiduar në kohën e komunizmit në Shqipëri ende nuk janë dhënë. Shifrat e botuara në gazeta, në revista, në libra të veçantë deri tani, si e thonë edhe autorët e atyre shifrave, më së shpeshti janë të përafërta, domethënë të hamendësuara. Po të krahasojmë numrin e shqiptarëve të përndjekur dhe të likuiduar në Jugosllavinë komuniste, e cila në Perëndim quhej diktaturë e mëndafshtë, në qoftë se këtë krahasim e bëjmë, natyrisht, duke pasur parasysh numrin e banorëve të njërit vend - të Shqipërisë dhe numrin e banorëve të vendit tjetër - të Jugosllavisë, do të shohim se dhuna në Jugosllavi, sidomos, në njëzet vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, ishte shumë më e përshtrirë dhe më e madhe se në Shqipërinë shtetërore. Pas rënies së komunizmit janë botuar të dhëna që dëshmojnë se vetëm në kampet e përqendrimit, siç ishte kampi në ishullin famëkeq Goli Otok, ku çoheshin kundërshtarët politikë, që e kundërshtonin prishjen e marrëdhënieve të Jugosllavisë me Bashkimin Sovjetik pas Rezolutës së Informbyrosë më 1948 me të cilën dënohej Jugosllavia, u janë nënshtruar trajtave më të paimagjinueshme të dhunës disa qindra mija komunistë e jokomunistë, të cilët adhuronin Rusinë a Stalinin, kurse janë likuiduar disa dhjetëra mijë.
Më tej, me të dhëna arkivore është dëshmuar se në vitin e parë pas çlirimit prej pushtimit gjerman vetëm në Beograd janë pushkatuar rreth njëqind mijë veta të konsideruar armiq ideologjikë dhe politikë, pjesëtarë të formacionit luftarak çetnik të Drazha Mihailloviqit, armiq të revolucionit, kundërshtarë të kolektivizimit, bashkëpunëtorë të pushtuesit, argëtues të pushtuesve. E të tjerë. Midis të pushkatuarve kishte edhe: studiues të njohur shkencorë, shkrimtarë të njohur, piktorë të njohur, skulptorë, aktorë, këngëtarë. Shkruhet se ndër të pushkatuarit ishte edhe aktorja më e lavdishme e teatrit serb, e akuzuar se kishte argëtuar gjermanët me artin e saj teatror.
Aspak më e mëshirshme dhe aspak më e rrudhur nuk ishte dhuna as ndaj kundërshtarëve ideologjikë e politikë, sidomos, ndaj pjesëtarëve dhe ithtarëve të regjimit kuisling të ustashëve në Kroaci.
Me gjithë këtë dhunë shumë të përshtrirë e të shumëmënyrshme në Jugosllavinë komuniste, as serbët, as kroatët, as sllovenët, as malazeztë, as boshnjakët, as maqedonasit, nuk flasin dhe nuk shkruajnë se në kohën e komunizmit është bërë gjenocid ndaj tyre. Si të flasin e të shkruajnë? Të gjithë, natyrisht, cilët më shumë e cilët më pak, ishin në pushtet, prandaj vetëdija politike, vetëdija historike, dinjiteti kombëtar nuk i lejon të thonë se, ja, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes.
Menjëherë pas çlirimit të Francës prej pushtimit gjerman, në Francë janë bërë shumë pushkatime: janë pushkatuar, thuhet dhe shkruhet, shumë francezë që kanë marrë pjesë në administratën e regjimit kolaboracionist të Petenit, janë pushkatuar shumë bashkëpunëtorë të tjerë të pushtuesve, janë pushkatuar shumë pronarë të hoteleve, të restoranteve, të kafeneve, që u kanë shërbyer gjermanëve, janë pushkatuar shumë artistë dhe joartistë - zbavitës të gjermanëve.
Numri më i madh i të pushkatuarve ishte në Paris. Një ditë, shpejt pas fillimit të pushkatimeve, njëri prej bashkëpunëtorëve të tij do t'ia tregojë Sharl De Golit numrin e të dënuarve me vdekje. I befasuar, De Goli do t'i thotë: ndalojeni dënimin me vdekje se kështu do ta dënojmë me vdekje gjithë Parisin!
Askush, asnjë kundërshtar a armik i Lëvizjes Franceze të Rezistencës dhe i Sharl De Golit nuk ka thënë dhe nuk ka shkruar ndonjëherë se në Francë është bërë gjenocid.
Francezët e mençur nuk thonë dhe nuk shkruajnë - kurrë dhe kurrkund, as se francezët kanë bërë gjenocid ndaj vetvetes në kohën e Revolucionit të vitit 1789 kur gijotina me vite ka punuar çdo ditë. Me të, me gijotinën, do të priten kokat e mija e mija francezëve, madje edhe të disa krijuesve e filozofëve mendjendritur që nuk i harron historia.
Francezët e mençur nuk thonë dhe nuk shkruajnë se francezët kanë bërë gjenocid ndaj vetvetes as gjatë tiranisë pesëmbëdhjetëvjeçare të Napoleon Bonapartit, megjithëse luftërat e tij e kishin lënë Francën pa rini mashkullore, e cila dhunshëm mobilizohej në Armatën e tij, duke e përgjysmuar numrin e përgjithshëm të popullsisë franceze.
Për gjenocid të bërë ndaj vetvetes, ndërkaq, nuk flasin dhe nuk shkruajnë as gjermanët: as gjermanët e Lindjes, as gjermanët e Perëndimit .
Pasojat e politikës naziste të Adolf Hitlerit, që do të shkaktojë Luftën e Dytë Botërore, do të jenë tragjike jo vetëm për numrin më të madh të shteteve të Evropës, por edhe për vetë Gjermaninë. Në vitin e fundit të luftës, Adolf Hitleri me bashkëpunëtorët e tij do ta vazhdojë luftën duke mobilizuar edhe të rinjtë e moshës jomadhore, madje edhe katërmbëdhjetëvjeçarët. Fundin e Luftës së Dytë Botërore, Gjermania do ta presë me numër tmerrshëm të zvogëluar të meshkujve. Politikanët dhe intelektualët e sotëm gjermanë thonë dhe shkruajnë se Gjermaninë e pasluftës e kanë ndërtuar gratë gjermane - se meshkuj gati se s'kishte! Por as politikanët, as intelektualët gjermanë nuk thonë e nuk shkruajnë se në shtetin gjerman prej vitit 1933, kur Hitleri do të vijë në pushtet, e deri në vitin 1945, kur Hitleri do të bëjë vetëvrasje, gjermanët na paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes. Jo. Nazistët kanë bërë gjenocid ndaj hebrenjve, por jo ndaj gjermanëve.
Megjithëse komunizmi në Republikën e ashtuquajtur Demokratike Gjermane ishte jashtëzakonisht i egër, shumë më i egër se në disa vende të tjera komuniste, politikanët dhe historianët gjermanë, që kishin jetuar atje, sot flasin e shkruajnë për përndjekjet dhe për dhunën e jashtëzakonshme, por jo për farë gjenocidi që mund të kenë bërë gjermanët lindorë ndaj vetvetes.
E dimë, ndoshta të gjithë, se në Mesjetën e vonshme, ishte një organizim me shtrirje në disa vende të Evropës, që quhej Inkuizicion e që - si thonë studiuesit e tij - ushtronte dhunë të paramenduar e sistematike ndaj të ashtuquajturve heretikë, që në gjuhën e sotme do të quheshin disidentë fetarë, ndaj grave të trajtuara shtriga dhe ndaj rrënjësve të kolonive. Viktima të Inkuizicionit do të jenë: në Evropë - mbi një milion gra dhe disa qindra mijëra meshkuj, ndër të cilët edhe shkencëtarë e krijues të tjerë të lavdishëm dhe në kolonitë - miliona pjesëtarë të rrënjësve! Por, as anglezët e mençur, as francezët e mençur, as spanjollët, italianët e holandezët e mençur nuk thonë e nuk e shkruajnë se organizatat e inkuizicionit kanë bërë gjenocid jo vetëm ndaj popujve të vet, por as ndaj rrënjësve të kolonive.
Të vazhdojmë më tej dhe të pranojmë për një çast se ja, Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes, ta pranojmë, pra, për një çast këtë marrëzi e të shohim se ku na çon ky pohim dhe me çfarë obligimesh politike, shoqërore dhe morale ngarkohen ata që e pranojnë e, sidomos, ata që e kanë trilluar.
5. Në qoftë se në Shqipërinë shtetërore, në kohën e komunizmit, na qenka bërë gjenocid ndaj popullit shqiptar, pashmangshëm do të shtrohet edhe kjo pyetje: a mund të quhet i liruar prej çdo faji, çdo përgjegjësie politike e morale për sendërtimin e gjenocidit në kohën e komunizmit edhe ideologu politik dhe ndërtuesi shtetëror i PAVIJONIT Të GJENOCIDIT, kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha? A mund të quhet i liruar prej çdo faji, çdo përgjegjësie politike e morale, njeriu i cili ka pranuar të bëhet sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në Fakultetin e Mjekësisë, në të vërtetë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, i cili njëkohësisht ka pranuar të bëhet kandidat (i merituar) për anëtar të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili ishte mik i familjes së diktatorit, Enver Hoxha, në kohën kur bëhej "gjenocidi" komunist në Shqipëri? Njeriu me mendje sado kudo të shëndoshë, sado kudo të ndershme, sado kudo etike, sado kudo të përgjegjshme pashmangshëm do t'i bëjë pyetje këtij trilluesi të gjenocidit: ku ishe ti atëherë? Pse heshtje derisa po bëhej gjenocid ndaj popullit të cilit i përkisje? Pse nuk e thoshe bile një fjalë mospajtimi me atë gjenocid dhe të bëje një a pesë a dhjetë vjet burg siç kanë bërë disa që nuk janë pajtuar me përndjekjet politike e shtetërore në kohën e komunizmit? Pse, more shok, shikoje se si po bëhej gjenocidi ndaj popullit të cilit i përkisje, ndërsa pranoje të bëheshe anëtar i nomenklaturës komuniste, pranoje të bëheshe sekretar në Partinë e Punës, që ishte parti dhe shtet njëkohësisht dhe, madje, kandidat për anëtar të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, ku na qenkan ndërtuar ideologjia, politika, taktika dhe strategjia e gjenocidit ndaj popullit të cilit i përket? Pse, more shok, e shihje se si po vazhdonte gjenocidi ndaj popullit të cilit i përkisje, ndërsa bëje çmos që të futeshe në shtëpinë e kryeprojektuesit të "gjenocidit", diktatorit Enver Hoxha?
A ka kush, a ka njeri me mendje sado kudo të shëndoshë, me mendje sado kudo etike, me përgjegjshmëri elementare qytetare, me vetëdije kombëtare që do të thoshte se ti, mor shok, si vidhë sado e vogël e makinerisë së gjenocidit, na qenke plotësisht i pastër, plotësisht i pastërpikur prej çdo pike të gjakut të shkaktuar nga ai "gjenocid"! A ka kush, a ka njeri me mendje sado kudo të shëndoshë, me mendje sado kudo etike, me përgjegjshmëri elementare qytetare, me vetëdije kombëtare, që do të thoshte se ti na qenke i vetmi sekretar në Partinë e Punës dhe i vetmi kandidat për anëtar të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, i cili as me fajin më të vockël nuk mund të quhet bashkëpjesëmarrës në atë "gjenocid"? Në qoftë se përgjigjet në këto pyetje janë përgjigje që në asnjë mënyrë, as para Krishtit e Muhamedit, as para popullit nuk mund të të shpallin të pastër, atëherë të shtrohet edhe një pyetje: pse, more shok, e ke shpikur gjenocidin dhe pse e lejon ekzistimin e atij pavijoni të quajtur PAVIJONI I GJENOCIDIT në Muzeun Historik Kombëtar?
A të shkon mendja se në njëzet e shtatë nënndarjet e sallës së PAVIJONIT TË GJENOCIDIT prej rreth 800 metrash katrorë, mund të gjenden edhe dokumente të tjera për reshperinë tënde politike për të cilat do të bëje çmos që të mos shiheshin aty?
Sa mirë! Vizitorët e ardhshëm të PAVIJONIT TË GJENOCIDIT, numri i të cilëve, thonë organizuesit e tij, do të jetë i madh, do të kenë rastin që aty, në nënndarjet e superstrukturës së gjenocidit, të shohin e të lexojnë procesverbalet e mbledhjeve të organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Tiranës, të kryesuara prej Sali Berishës, si sekretar i saj, natyrisht në qoftë se nuk i ka zhdukur SHIK-u në kohën kur Sali Berisha ishte kryetar i Shqipërisë; të shohin e të lexojnë procesverbalin e mbledhjes së Komitetit Qendror të PPSH-së, në të cilën ishte pranuar kandidatura e Sali Berishës për kandidat të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. E dokumente të tjera qoftë si fotografi, qoftë të shkruara për të - për kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, për kryetarin e djeshëm të Shqipërisë, për kryetarin njëzetvjeçar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për sekretarin e organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Sali Berisha.
Si i gjithë Muzeu Historik Kombëtar, ashtu edhe PAVIJONI I GJENOCIDIT, përpos strukturës, do të duhej të ketë edhe superstrukturën e tij. Organizuesit e tij, merenduesit e tij, si historianë që janë, si shkencëtarë që janë, si intelektualë që janë do të jenë shkencërisht të obliguar që në të të paraqesin edhe atë superstrukturë të "gjenocidit". Pse jo? Përpos praktikës tragjike, gjenocidet kanë edhe ideologjinë, teorinë, metodologjinë dhe propagandën e tyre, zakonisht të mbajtura në vepra shkencore, publicistike, letrare e të tjera artistike!
Sa mirë! Sa mirë! Vizitorët e ardhshëm të PAVIJONIT Të GJENOCIDIT do të kenë rastin që t'i shohin aty, në një vend, veprat shkencore, publicistike, letrare, muzikore, filmike, artistike-figurative në të cilat e me të cilat madhërohen rendi politik-shoqëror e shtetëror, si dhe Partia që paska bërë "gjenocid" ndaj popullit të vet! E numri i veprave të tilla është aq i madh saqë, ndoshta, do të jetë e nevojshme që hapësira e PAVIJONIT TË GJENOCIDIT shpejt të dyfishohet a të trefishohet!
Meqenëse Kryeideologu dhe Kryeurdhëruesi i "gjenocidit" ishte Enver Hoxha, është e kuptueshme se ai do të jetë edhe Protagonisti i nënndarjeve të këtij Pavijoni, në të cilat do të paraqitet superstruktura e "gjenocidit". Aty, prandaj, vizitorët kureshtarë, të brendshëm e të jashtëm, do të kenë rastin të shohin bustet, shtatoret dhe portretet që për të, për Enver Hoxhën, kanë bërë skulptorët dhe piktorët; filmat dokumentarë e artistikë që për të, për jetën e tij, për luftën e tij, për ndërtimin e vendit nën udhëheqjen e tij, kanë bërë skenaristët, regjisorët dhe aktorët; vjershat dhe poemat, tregimet dhe novelat, dramat dhe romanet që për të - të frymëzuara prej jetëshkrimit të tij, prej ideologjisë së tij komuniste, prej politikës së tij të brendshme e të jashtme, prej kolektivizimit, prej luftës së klasave, prej luftës së tij politike kundër kapitalizmit dhe imperializmit amerikan, prej luftës teorike kundër letërsisë dhe, në përgjithësi, artit modern dekadent perëndimor - do të shkruajnë poetët, tregimtarët, dramaturgët, romancierët. Ata që kanë jetuar në kohën e komunizmit, ata do ta dinë, pa i përkujtuar unë, se vendi qendror në nënndarjet kushtuar superstrukturës në PAVIJONIN E GJENOCIDIT do t'i takojë apologjisë letrare të stalinizmit - romanit DIMRI I MADH, në të cilin Enver Hoxha madhërohet më dhuntishëm (më talentueshëm) se në asnjë roman a vepër tjetër artistike dhe madhërohet prej shkrimtarit më të popullarizuar të kohës, kurse prej Shtetit e prej Partisë së Punës dhe prej vetë Enver Hoxhës më të stolisur me dekorata, medalje, diploma, çmime, poste, shpërblime, pasaporta diplomatike. E të tjera.
Po këtu, në këto nënndarjet e superstrukturës në PAVIJONIN E GJENOCIDIT, pashmangshëm do të paraqiten edhe shkrimet e shumta publicistike, qoftë të botuara në përmbledhje të veçanta qoftë të mbetura në gazeta e revista për Enver Hoxhën, për jetën, politikën, ideologjinë dhe, në përgjithësi, veprën e tij. Oh, sa i madh, sa i pafund e i pa skaj, është numri i këtyre shkrimeve.
Por, në nënndarjet e PAVIJONIT TË GJENOCIDIT, kushtuar superstrukturës, vizitorët kureshtarë do të duhej të mund të shihnin edhe dokumentet - fotografi, procesverbale, diskutime, biseda, të autorëve të ndryshëm të asaj superstrukture, të ngritur në anëtarë a në funksione të Partisë së Punës, të Frontit Demokratik të Shqipërisë, si levë e Partisë së Punës, në deputetë të Kuvendit Popullor. Shumë përshtypjelënëse për shikuesit do të jenë edhe fotografitë dhe insertet televizive në të cilat, përpos deputetëve të tjerë, shihen edhe krijuesit - deputetë duke votuar, të shkrirë në gaz, domethënë të lumtur, për miratimin e Nenit 55 të Kodit Penal me të cilin dënoheshin pamëshirshëm agjitacioni dhe propaganda, në Kuvendin e Republikës Popullore të Shqipërisë.
Dhe, kështu, duke e formuar PAVIJONIN E GJENOCIDIT në Muzeun Historik Kombëtar, themeluesi dhe organizuesit e këtij Pavijoni, Sali Berisha me pretorianët e tij partiakë i bën krijuesit shqiptarë që ishin anëtarë a funksionarë të Partisë së Punës së Shqipërisë a të ndonjë parti tjetër, levë e sa, që kishin krijuar vepra për Enver Hoxhën, që kishin krijuar vepra në të cilat me gjuhën artistike a shkencore përkrahnin rendin politik shoqëror, Partinë dhe Shtetin, i bën, pra, ata, krijuesit e arteve e të shkencave tona, qoftë përkrahës, qoftë pjesëmarrës në atë "gjenocid" të cilit, ja, i është kushtuar PAVIJONI I GJENOCIDIT!
E krijuesit tonë, shkrimtarët tonë, artistët tonë, punonjësit tonë shkencorë, prej vitit 1996, kur është themeluar, e shikojnë këtë PAVIJON të gënjeshtërt, ndoshta disa prej tyre edhe e vizitojnë, duke heshtur si të mos ekzistonte. A është e mundshme? O tempora! O mores!
Edhe me një pyetje, më në fund, e ballafaqon PAVIJONI I GJENOCIDIT mendjen, ndërgjegjen dhe etikën kombëtare shqiptare dhe kjo është pyetja:
6. Çka do të thonë vizitorët e huaj të Muzeut Historik Kombëtar mbasi ta shohin lëndën e të gjitha nënndarjeve të PAVIJONIT TË GJENOCIDIT?
Mund të supozojmë, me të drejtë, se, mbasi të mësojnë në këtë PAVIJON TË GJENOCIDIT, se shqiptarët na qenkan mbajtur si popull i tërësishëm, i njësuar, edhe nën sundimin romak, edhe nën sundimin bizantin, edhe nën sundimin serb, edhe nën sundimin otoman, edhe nën sundimin e sërishëm serb - një pjesë e tyre, edhe nën sundimin italian e gjerman ata, vizitorët e huaj, do të mund të pyesnin vetveten: çfarë populli është ky që mbas të gjitha atyre pushtimeve prej të huajve, në fund, në pjesën e dytë të shekullit njëzet, të shekullit të krijimit të shteteve të reja në botë, bën gjenocid ndaj vetvetes? Si është e mundshme që ky popull të mos përjetojë kurrfarë gjenocidi as kurrfarë përpjekje për gjenocid as nën sundimin romak, as nën sundimin bizantin, as nën sundimin e parë serb, as nën sundimin otoman, as nën sundimin italian dhe gjerman, as nën sundimin e sërishëm serb - një pjesë e këtij populli, por të bëjë gjenocid ndaj vetvetes?
A kanë menduar, O Zot, trilluesit e gjenocidit të shqiptarëve ndaj vetvetes në kohën e komunizmit dhe organizuesit e merenduesit e PAVIJONIT TË GJENOCIDIT në kuadrin e Muzeut Historik Kombëtar se vizitorët e huaj, mbasi t'i shikojnë dëshmitë lëndore dhe dëshmitë shpirtërore, dëshmitë e strukturës dhe dëshmitë e superstrukturës së "gjenocidit", do të mund të thoshin: po çfarë populli na qenka ky që aq lehtë pranon ta turpërojë vetveten me atë pavijon: me PAVIJONIN E GJENOCIDIT?
Asnjë gazetar, asnjë publicist, asnjë sociolog a politikolog, asnjë politikan a shtetar evropian, amerikan, aziatik, afrikan a australian nuk ka folur dhe nuk ka shkruar deri sot se Enver Hoxha dhe Partia e tij paskan bërë gjenocid ndaj popullit të vet, domethënë ndaj vetvetes, por ja, këtë kretinizëm e thotë dhe e përsërit ish sekretari i Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Tiranës, kandidati për anëtar të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, miku i familjes së Enver Hoxhës, kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, me pretorianët dhe me historianët e tij partiakë!
A është e mundshme kjo?
Hiqeni, prandaj, sa më parë mbishkrimin PAVIJONI I GJENOCIDIT mbi derën e asaj salle në Muzeun Historik Kombëtar: sepse ai mbishkrim i rrejshëm e nxin historinë shqiptare dhe e nxin Shqipërinë e cila pikërisht në kohën që ju e quani koha e gjenocidit që shqiptarët paskan bërë ndaj vetes ishte palë e kjo do të thotë nënshkruese e Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit (më 1955) dhe e Konventës për moszbatimin e kufizimeve statusore ndaj krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit (më 1971); sepse ai mbishkrim i rrejshëm e cenon rëndë, e fyen rëndë vetëdijen historike të popullit shqiptar, vetëdijen kombëtare të popullit shqiptar, etikën e lartë, dikur botërisht të çmuar, të popullit shqiptar, nderin dhe dinjitetin e popullit shqiptar! Hiqeni sa më parë mbishkrimin PAVIJONI I GJENOCIDIT sepse ky pavijon e komprometon rëndë Mendjen shqiptare!
Quajeni Pavijoni i përndjekjeve komuniste, a Pavijoni i dhunës komuniste, por jo PAVIJONI I GJENOCIDIT!
Për të qenë pjesë vërtet historike, pjesë vërtet shkencore e Muzeut Historik Kombëtar, ky pavijon do të duhej të përfshinte shkeljen e të drejtave të njeriut, përndjekjet, dhunën politike e pushtetore prej se është krijuar Shqipëria shtetërore e deri sot. Mendja shkencore, prandaj, do ta quante Pavijon të shkeljeve të të drejtave të njeriut, ose Pavijon i dhunës politike dhe shtetërore ndaj qytetarëve, ose Pavijon i dhunës pushtetore. Nuk janë shkelur të drejtat e njeriut, nuk janë përndjekur shqiptarët, nuk është ushtruar dhunë mbi qytetarët e shtetit shqiptar vetëm në kohën e komunizmit. Të gjitha këto të këqija që ua bënte shteti qytetarëve të vet ishin më të përshtrira, më të ndryshme, më të shumëllojshme, në kohën e komunizmit, por të drejtat e njeriut shkeleshin, shqiptarët përndiqeshin, mbi qytetarët shqiptarë ushtrohej dhunë edhe në regjimin e mbretit Ahmet Zogu, edhe në kohën e pushtimit italian e gjerman, edhe në regjimin dhunëtar të Sali Berishës prej se është në pushtet.
Mos të harrojmë se nën këqyrjen e Ahmet Zogut janë vrarë figura të shquara historike si Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, janë përndjekur e gjykuar me shumë vite burgje krijues, shkrimtarë, si Haki Stërmilli, janë dënuar me vdekje publicistë me dhunti të madhe si Ismet Toto. E të tjerë. E të tjerë.
Mos të harrojmë se nën sundimin e Sali Berishës dhe si fryt i zi i politikës së tij të ndarjeve, përçarjeve, të konfliktit, shqiptarët janë gjetur në luftë qytetare, që ka sjellë disa mijëra të vrarë, shumë të mbytur në det, shumë e shumë të plagosur, shumë të shpërngulur në botë. Mos të harrojmë se politika e Sali Berishës është edhe sot politikë e dhunës jo vetëm me gojë: ajo është politikë edhe e zhvendosjes së afër një milion shqiptarëve në botë, edhe e shantazheve, e trysnive politike, e vrasjeve, si në Gërdec, si në protestën e 21 janarit, e nxjerrjeve nga puna për shkak të përkatësisë partiake e të punësimit për shkak të përkatësisë partiake. E të tjera. E të tjera.
E di, sigurt, se mbishkrimi PAVIJONI I GJENOCIDIT nuk do të hiqet menjëherë pas këtij shkrimi, por e di se pashmangshëm do të hiqet një ditë, madje më shpejt seç mendojnë projektuesi politik dhe organizuesit e merenduesit e tij, dhe e di, gjithashtu, se emrat e projektuesit, të organizuesve dhe merenduesve të tij, të PAVIJONIT TË GJENOCIDIT, të këtij pavijoni të rrejshëm, të shpikur, kundërkombëtar, për gjenocidin që shqiptarët gjoja paskan bërë ndaj vetvetes, do të kujtohen me dëshpërim, pezëm e neveri në kujtesën historike të popullit shqiptar.
(Shkrimi eshte botuar me 26 prill ne Gazeta Shqiptare)

RRESPEKT ;R.QOSJA PO JA QET BANALITETIN IDIOTES, KTI SHIZOIDI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyFri Apr 29, 2011 11:44 pm

Cito :
Qosja sërish sulmon ashpër Berishën, “skenarist i gjenocidit”
Publikuar: E mërkure, më 27 prill 2011
Ky sikur e ka drejtuar Kosoven e tani sikur shpetimtari i ka ra rendi Shqiperin ta drejtoj :)
Si nuk e degjova njiher per Malesoret te flet , nje problem ta zgjidhe pasi nga ajo zone e ka vendlindjen e Shqiptaret andej kane shum nevoj per nje intervenim poltike por sa here qe mer lekun (si duket ) nga Edi Greku sulmon Ismajl Kadaren dhe Sali Berishen ?
Ketij sikur i ka ikur truri : http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,98,52090
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyFri Apr 29, 2011 11:50 pm

Më sa po shifet ja kan mbush gushen mir që flet tash ky , Saj për ket Malsis me vend e ke Arbër as një her të vetme nuk kam dëgjuar të ket then ndoj fjal për Malësin si duket as nuk e di se ku është , vaj halli .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptyFri Apr 29, 2011 11:59 pm

Cito :
Ky sikur e ka drejtuar Kosoven e tani sikur shpetimtari i ka ra rendi Shqiperin ta drejtoj :)
Si nuk e degjova njiher per Malesoret te flet , nje problem ta zgjidhe pasi nga ajo zone e ka vendlindjen e Shqiptaret andej kane shum nevoj per nje intervenim poltike por sa here qe mer lekun (si duket ) nga Edi Greku sulmon Ismajl Kadaren dhe Sali Berishen ?
Ketij sikur i ka ikur truri

Ismail Kadare eshte komonist i perbetuar.Qosja eshte akademik qe duhet vlersuar debate e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptySat Apr 30, 2011 12:01 am

Qosja ne te miret me letersi aty ku e ka vendin dhe jo , aty ku ..............
Sa i perket Ismail Kadares , ma ngadale pleas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 EmptySat Apr 30, 2011 12:06 am

Kape njerin e meshoj tjetrit, shume pake kane ber per unitet keta dy njerz te medhaj te kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 41 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 41 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 22 ... 40, 41, 42, 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: