|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 18, 2010 1:19 am | |
| Lodra nuk po luhet keq, kete loder pak e kuptojne por kur te harihet rezultati do te meren vesh veprimet. | |
| | | ramadan mekaniku Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 55 Vendi : ketu Registration date : 30/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 18, 2010 1:23 am | |
| O Petrit Kola Sali Berisha eshte hero i gjalle njeriu qe kontriboi me se shumti per Bashkim Kombetar per 3 ore dalim ne det portin na e fali po leni inatet shiko realitetin o shoki je mush ne te e po flet hotra potra !! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 18, 2010 5:12 am | |
| Ramdan,
Juve keni te drejte. Beogradi ja ka borxh nje monument Berishes. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 18, 2010 4:25 pm | |
| Rama në Jug: Protesta e rezistencë për largimin e Berishës TIRANE- Kryetari i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar socialistëve nga Përmeti e Tepelena të përgatiten për protesta për të rrëzuar qeverinë. “Berisha i vodhi votat”, u ka thënë Rama, gjatë bashkëbisedimit banorëve të Përmetit në kuadër të turit "Largohu- Shqipëria kërkon transparencë, drejtësi, zhvillim”.
Rama tha më tej se Shqipëria ka degraduar, ndaj kjo qeveri duhet larguar me çdo rrugë, me protesta, me ballafaqime publik. “Shikoni ç’po ndodhë me ato prova dhe fakte që ne po nxjerrim çdo ditë, se si përballë tyre qeveria reagon me propagandë të ulët, me shpifje dhe sharje të ulëta. Mundohen të na e mbushin mendjen se nuk ka asgjë më të mirë për të zgjedhur se sa kjo alternativë që na jep kjo qeveri”, u shpreh Rama.
Pasditen e djeshme kreu i P-së është ndaluar dhe në gjendjen ekonomike në vend duke e sjellë atë si argument të mjaftueshëm për të rinisur protestat.
“Do të rifillojmë protestat tona dhe me më shumë kurajo”- ka thënë Rama në Tepelenë ku shoqërohej nga deputeti Fatmir Xhafaj.
“Ne duhet të protestojmë dhe të rezistojmë se ne kemi detyrim karshi vendit dhe njëri- tjetrit, të largojmë qeverinë si një e keqe që spol ë vendin të marrë frymë” nënvizoi Rama, duke sqaruar se Shqipëria po vuan mungesën e trasnparencës.
Më pas ai vuri në dukje kontrastin që ekziston mes vështirësive ekonomike që po kalojnë qytetarët dhe pasurimit në mënyrë korruptive të një rrethi njerëzish të lidhur me pushtetin. “Berisha –tha kreu i PS- së- po përdor pushtetin për përfitime presonale
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 18, 2010 4:34 pm | |
| Sarandë: Tabelat e rrugëve edhe në greqisht Në rrugën kombëtare Sarandë-Konispol janë vendosur tabela orientuese dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht.
E përditshmja në Shqipëri, Gazeta Shqiptare bënë të ditur se tabelat ndodhen jo vetëm në hyrje të fshatrave minoritare të zonës por edhe në ato që banohen nga popullsi shqiptare, kryesisht çame, si në Shkallë, Mursi, Sopik, Dobra etj.
Tabelë dygjuhëshe është vendosur edhe në hyrje të qytetit të Sarandës, që gjithashtu banohet në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Autorësia e personave që kanë marrë përsipër vendosjen e tyre në rrugën nacionale është e paqartë.
Me tej e përditshmja kujton se rruga kombëtare Sarandë-Konispol, ndodhet nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Rrugëve, që është edhe enti pronar i saj. Në bazë të nenit 23, pika 4 dhe 5 e Kodit Rrugor, sanksionohet mes të tjerash se “Për vendosjen e tabelave duhet autorizimi i entit pronar të rrugës”.
Por, ndërtimi i rrugës kombëtare Sarandë-Konispol, që ka një gjatësi prej 41 km, është mundësuar nga një grant i qeverisë greke me vlerë 858.6 mln lekë (32.3 milionë euro). Ky financim është në kuadrin e ndihmës me një fond të veçantë, që qeveria greke ka parashikuar për vendet e Ballkanit, nga të cilat, përfituesi kryesor në këtë kontekst bëhet edhe Shqipëria.
Çështja e tabelave sjellë në mend episodin me kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. 6 muaj burg, një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja dhe heqjen e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për tre vjet. Ky ka qenë vendimi i dhënë rreth një viti më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës, në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano
hajde grek hajde po don me na marr krejt; tuj ba mend na me marr QAMERIN po shofim endrra edhe ne pom duket! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 18, 2010 11:45 pm | |
| BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Për myslimanët boshnjakë, të mos hapen shkolla serbe, as në Shqipëri, as në Kosovë, por t’u njihen të gjitha të drejtat dhe liritë e barbarta sikurse të gjithë shqiptarëve, sepse ata janë shqiptarë, jo serbë, as malazezë, “O të mjerë, q’u ka marrë koka erë…”, siç thoshte Andon Z. Çajupi!
*** Nuk thuhet kot në popull, dita e mirë shihet në mëmgjes. Sjellja e peshkopit grek, Anastas Janullatosit në fronin e kishës autoqefale ortodokse shqiptare në Shqipëri (1990-2010), është dëshmia më e saktë e greqizimit legal të territorit të Shqipërisë (hapja dhe ndërtimi i dhjetra e qindra kishave dhe shkollave greke jo vetëm në viset e banuara me pjesëtarët e minoritetit grek, por edhe në ato ku nuk ka asnjë grek).
Sjellja e priftit grek Anastas Janullatos në Shqipëri, dëshmon dëshirën dhe interesin e disa kryeliderëve shtetërorë shqiptarë për greqizimin e Shqipërisë. Sali Berisha e solli Janullatosin në Shqipëri! Pse?! – Sepse për t’u hyrë në qejf grekëve dhe Greqisë, me qëlllim që ta zbrazë dhe ta shpastrojë sa më shumë Shqipërinë Jugore nga shqiptarët. Këtë e dëshmon edhe numri i mbi 70.000 shqiptarëve të shpërngulur në Greqi (1990-2010). Kjo është merita kryesore e politikës antikombëtare dhe antishtetërore e qeverive të Sali Berishës, të Fatos Nanons, të Ilir Metës, të Pandeli Majkos, të Edi Ramës etj.
Në këtë kuptim, nuk duhet fajësuar as peshkopin grek Janullatos, as Vasil Bollanon, as Athinën, sepse është e qartë se ata (sikurse këtu e 100 vjet më parë) duan ta greqizojnë dhe ta copëtojnë territorin e Shqipërisë Jugore.
Për këtë skandal kombëtar dhe shtetëror, fajin dhe përgjegjësinë kryesore e kanë qarqet drejtuese shqiptare, askush tjetër(1990-2010).
Sa të verbër, sa servilë dhe sa shitës të interesave vitale të kombit dhe të shtetit shqiptar janë drejtuesit e deritashëm të Shqipërisë (1999-2010), tregon edhe skandali më i ri i hapjes së shkollës në gjuhën serbe në fshatin Libofshë të Komunës Libofshë të Myzeqesë!
Vizita “historiko-diplomatike” e Ilir Metës Beogradit u konkretizua me hapjen e “shkollës së parë serbe në Myzeqe”!?
***Matilda Troka: “Libofshë, çelet shkolla e parë serbe”(www.gazetashqip.com,17/09/2010; www.uskana.com,18.09.2010).
Edhe në këtë rast, nuk duhet t’i fajsojmë “serbët” e Myzeqesë pse e kanë hapur shkollën e parë serbe, sepse sipas së drejtës natyrore, secili njeri në botë e gëzon të drejtën të deklarohet ashtu si e ndien veten në gjuhë, në komb, në fe, në kulturë etj. Mirëpo, problemi është se, ata të deklaruar “serbë” në Libofshë të Myzeqesë nuk janë serbë, as boshnjakë. Por janë shqiptarë me histori, me etni, me komb, me gjuhë, me kulturë dhe me tradita etj.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Sep 19, 2010 3:17 pm | |
| Himarë, përkujtohet Guma, mesha në gjuhën greke HIMARE- Sot shënohen 40 ditë nga dita kur i riu himarjot Aristotel Guma gjeti vdekjen më 12 gusht në një aksident automobilistik mes një automjeti dhe motorcikletës ku po udhëtonte.
Ceremonia përkujtimore nisi sot paradite në kishën Shën Pandon të Himarës me një meshë të përshpirtshme. Korrespondeti i NEWS24, Enrik Mehmeti raportoi se në ceremoni ishin të pranishëm miq, familjarë dhe të afërm të të riut si dhe disa politikanë grekë, dhe një përfaqësi nga mitropoliti i Gjirokastrës.
NEWS24 raporton se mesha , e cila nisin në mëngjes në orën 08.00 dhe përfundoi rreth orës 11. 30 ishte zhvilluar e tëra në gjuhën greke.
Të pranishëm në ceremoninë meshtare kanë qenë politikanë grekë si dhe politikanë të tjerë shqiptarë përfaqësues të minoritetit.
Në meshë i pranishëm ishte prefekti i zonës të Atikës, deputeti i partisë së djathtë ekstremiste L.A.O.S i Athinës Spiridon-Andonis Georgiadhis, Deputeti i PASOK për Janinën Mihalis Pandullas, ish- prefekti i Selanikut, aktivist i Vorio- Epirit. Rreth orës 09.45 minuta në meshë ka mbërritur dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kundërshtari i tij politik, Kristaq Kico, i cili është në krye të një partie të re minoritare MEGA, deputeti i PBDNJ-së Thoma Mico.
Në meshë ka qenë dhe metropoliti i Gjirokastrës me korin fetar të shkollës fetare të fshatit Bularat si dhe përfaqësues të FEVA- bashkimi koordinator studentor i betejave për Vorio- Epirin.
Për ceremoninë ishin prodhuar enkas dhe shumë pankarta ku dallohej qartësisht fytyra e të ndjerit e shkruhet se “Aristotel Guma, 37 vjeç nga Vorio-Epiri, Himara, u vra pse fliste greqisht. Gjuha jonë është shpirti jonë që nuk vdes, nuk mund të vritet”.
Policia nuk ka konfirmuar asnjëherë se vdekja e Gumës ka ndodhur pse fliste greqisht, por se ai ka vdekur në një aksident automobilistik, ndërkohë kanë përfunduar në pranga të akuzuarit si autorë të ngjarjes.
Pas meshës të pranishmit janë drejtuar nga varrezat e qytetit për të bërë homazhe në varrin e Aristotel Gumës dhe më pas kanë zhvilluar vizitë në banesën e viktimës. Mësohet se e gjithë ceremonia është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe nuk është shënuar asnjë incident.
Në takimet e djeshme me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ greke,Yannis Zeppos ngriti shqetësimin e “politikës greke” për vrasjen e 37-vjeçarit Aleksandër Guma. Nga ana e saj qeveria shqiptare është shprehur e palëkundur për arritjen e standarteve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. (s.g/BalkanWeb)
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Sep 19, 2010 3:32 pm | |
| Fier, hap dyert shkolla serbe. Ambasadori Zariç: Do hapim edhe të tjera
FIER - Integrimi i Shqipërisë nënkupton edhe hapjen e shkollave për pakicat. Kështu u shpreh ambasadori serb Miroeljub Zariç, teksa ndodhej në fshatin e Rrethlibofshës ku dje u zhvillua dita e parë e mësimit në gjuhën serbe. Duke u kapur, si të gjithë të huajt në integrimin që pretendon vendi ynë, Zariç ta se "Shqipëria duhet të regjistrojë shembuj të tillë".
Në fshatin Rrethlibofshë prej vitit 1924 është vendosur një komunitet i gjerë serbësh, fëmijët e të cilëve dje ishin mbledhur përpara godinës ku që nga e shtuna do të mësojnë gjuhën amtare. Ata kanë thënë se ndjekin shkollën 9-vjeçare dhe të mesme të bashkuar në Libofshë, ndërsa shumë prej tyre, entuziastë për hapjen e shkollës serbe janë shprehur se arsimin e lartë do ta vijojnë në Serbi. Madje, edhe punësimin shpresojnë ta realizojnë atje. Teksa i pyet lidhur me vendimin e vazhdimit të kësaj shkolle, fëmijët shprehen njëzëri se e kanë marrë vetë si një detyrim familjar, pasi në shtëpitë dhe miqësitë e tyre flitet vetëm serbisht.
Zilja e parë ka rënë në orën 10:00 dhe pas hyrjes së fëmijëve në shkollë, ka qenë ambasadori serb Miroeljub Zariç ai që ka përshëndetur i pari serbët e vegjël. Pasi u ka uruar suksese ambasadori Zariç nuk ka ngurruar të japë edhe leksionin e parë, atë të mësimit të alfabetit. Në dërrasë ai ka shkruar shkronjën e parë të alfabetit, A. Duke qeshur Zariç e ka komentuar shkronjën e parë me shprehjen A, si Albania.
Bashkë me ambasadorin në këtë ditë të parë të shkollës serbe është prezantuar edhe stafi pedagogjik. Zoran Hajkoja është mësuesi i gjuhës serbe. Ai ka udhëtuar nga Shkodra për të dhënë mësim në Rrethlibofshë. Hajkoja pohon se e ka vitin e tretë që jep mësim për gjuhën serbe. Mësuesi ka shpjeguar se do të përdorë një metodikë, e cila në Serbi përdoret nga të huajt. Sipas tij kjo metodikë është zgjedhur pasi "është metodika më e lehtë, ndërkohë që në të ardhmen programi do të jetë edhe më i avancuar". Tek të gjitha bankat ndodheshin libra në gjuhën serbe. Me to janë pajisur pothuaj të gjithë nxënësit. Edhe në raftet e klasës, si dhe bazën materiale të vendosur në mure dallohen gërmat sllave.
Ndërkohë, asnjë nga titullarët e arsimit në rreth nuk ka qenë i pranishëm gjatë përurimit të kryer të shtunën në Rrethlibofshë. Vetëm kryetari i komunës, Nikolla Zaka, dhe drejtoresha e shkollës Libofshë kanë përshëndetur këtë nismë të komunitetit serb në zonë. Duke thënë disa fjalë serbisht, kryekomunari ka përqafuar ambasadorin, i cili nga ana e tij tha se "Shqipëria që pretendon integrimin, duhet të regjistrojë shembuj të tillë, të respektimit të të drejtave të pakicave".
Pyetjes se a do të lejohen shkolla shqip në territoret serbe ku jetojnë shqiptarë, ambasadori Zariç iu përgjigj se "ashtu siç edhe konstatoi në vizitën e fundit që kreu në Serbi zëvendëskryeminsitri dhe ish-ministri i Jashtëm Ilir Meta, ne si shtet kemi lejuar dhe do të vijojmë të lejojmë shkolla për mësimin e shqipes". Me një shqipe të vlerësueshme ambasadori Zariç ka përmendur edhe zonat serbe ku është lejuar një fakt i tillë. Teksa ka premtuar investim për një shkollë të re, ambasadori tha se "mjafton që u hodh hapi i pare. Të tjera investime do të kryhen në një të ardhme të afët". Në shumicën e kohës ambasadori foli shqip. I shoqëruar nga një staf i gjerë, Zariç ka vizituar edhe ndërtimin e themeleve të para për një godinë të re shkollore.
Shekulli | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Sep 19, 2010 3:49 pm | |
| Ishulli i Franz Jozefit dhe kufijtë detarë me Malin e Zi , Myslim PASHA Koloneli në lirim, Myslym Pasha, e shpjegon studimin e radhës si në fjalën popullore: "T'i dalim të keqes përpara". Autor i studimit që i nxorri petët e lakrorit paktit detar Shqipëri-Greqi, ku vendit tonë do t'i merrej mbi 354 km katror det, gati një vit më parë, mjeshtri i kërkimeve, kujton se ky nuk është një lajm, por pak dritë e hedhur para se të shkohet nesër te bisedimet apo ndoshta edhe lëshimet e radhës. Koloneli në lirim kujton premtimin e një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare, kur ndërsa mbronte paktin me Greqinë, premtonte se të njëjtën marrëveshje qeveria e Shqipërisë do ta bënte edhe me Malin e Zi. "Pakti me Malin e Zi ende nuk është bërë por ne e kemi fjalën për studimet që duhen bërë sa nuk është vonë dhe një trokitje për atë indiferencë fatale që ndodhi një vit më parë, kur u negociua për paktin detar me Greqinë"-thotë koloneli në lirim.
Skenarët e rinj që duhen hartuar para marrëveshjes Shqipëri-Mali i Zi, pas bashkimit të Franc Jozefit me tokën shqiptare, për vijën ndarëse me Malin e Zi. Rëndësi merr pika fillestare e mesit të grykëderdhjes së Bunës, që ndryshon vazhdimisht dhe si është caktuar kufiri në marrëveshjen me ish-Jugosllavinë. Dhe së fundi, përcaktimi i pikës treshe mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, sipas barazlargësisë dhe zgjidhjes së barabartë, që do të kënaqte kërkesat e të tre shteteve.
Sipar Në këtë hapje sipari, na del një ishull me emrin " Franz Jozef". Ndërkaq, teksa duam të flasim për kufijtë detarë me Malin e Zi, vjen një trazim i ri, kur ende nuk është mbyllur plaga e atij Pakti Famëkeq me Greqinë. Prandaj duke e sjellë në fillim, këtë ishull që është shënjë Dheu, në derdhje të Bunës, tregohet edhe orientimi i parë, për të hedhur sytë në gjeohapësirën detare, sepse vetëm ky Dhe, me rrethanat e tij diktojnë dhe zotërojnë edhe Detin. E sjellim këtë deltë dhe këtë ishull në Bunë dhe në fillimdet për të kujtuar harrimin e madh që u bë (me qëllim apo... u shpëtoi ...) një ekipi që tentoi të ndante detin Jon, kur u hutua nga ishuj të Arkipelagut të Korfuzit, dhe harroi diktatin dhe kanosjen e një gishti që vinte nga Dheu. Para disa vjetësh, duke shkuar për të parë ishullin e Franz Jozefit në deltën e Bunës nuk e gjetëm dot. S'kish më ishull, po ish bashkuar me Dheun, në drejtim të Shëngjinit, dhe e kish përqafuar atë. Ishte kthyer në një siujdhesë e vogël, duke e humbur shëmbëllimin dhe orientimin. Asilloj i ka ndodhur dhe vetë Bunës në këtë rrjedhë kohore, që prej këtu tregojnë se si erdhi kanosja me përmbytjet e vitit të fundit.
Në një vend ku mungojnë studimet. Vetëm në një vend ku mungojnë studimet, mund të ndodhin ato gjëma siç ishte Gërdeci Tragjik, apo skandali diplomatiko-ushtarak i atij Pakti të cekur atypari, problemet mjedisore aq të mprehta në Vlorë, përmbytjet e mëdha dhe studimet e humbura të Bunës, me tunelin e Kalimashit, me projektimin e shpejtë të ALUIZNI-t dhe pronësinë e pazgjidhur, me planet rregulluese urbane etj etj...Për të gjitha këto institucionet shkencore shqiptare heshtin dhe përkunden në atë puhi që sjell valëvitja e flamujve...të fitoreve... Sepse në indiferencë të plotë ka qënë strategjia e Qeverive ( si të djathta ashtu edhe të majta). Prandaj po e sjellim këtu si një metaforë atë që ka ndodhur me Ishullin Franz Jozef, i cili s'është më. Kurse Qeverisë Shqiptare që i mungojnë studimet, ngre sytë nga qielli dhe me gojën e Kryeministrit i drejtohet ndryshimeve globale dhe terminologjisë astronomike, për ngrohje dhe tërheqje të hënës, për t'u mbushur mendjen shqiptarëve pse ndodhnin përmbytjet. Ndërkaq pak më herët, për Paktin Detar pat thënë se nuk "merremi me mite..." Kjo është tragjikomike, apo jo?
Marrëveshje e ardhme për ndarjen e shtratdetit kontinental midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje do të jetë një vijim mirëkuptimi jo vetëm në Ballkanin Jugperëndimor por edhe e të gjithë prirjeve të sotme të zhvillimit ekonomik dhe të integrimeve euroatlantike. Ajo do të jetë, gjithashtu faktor i ri në forcim të lidhjeve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Aty do të jetësohet edhe një dëshirë e mirë, për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekzistues. Del në pah nevoja për përcaktimin e kufinjve edhe pse në dukje të parë jepet përshtypja se ky kufi është përcaktuar, mbasi e kemi një marrëveshje të kryer midis ish- Jugosllavisë dhe Italisë (1968) që e ka sjellë pikën fundore ndarëse në ujërat tona, e po kështu e kemi një pikë fillimi të ndarjes së kufijve detare midis Italisë dhe Shqipërisë (1992). Por që nuk është përcaktuar një pikë treshe dhe një drejtim përfundimtar ndarës midis tri shteteve dhe një përmbyllje ndarëse midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Kjo është e domosdoshme për t'u bërë me saktësinë e duhur që të dy vendet të ushtrojnë sovranitetin, të drejtat, juridiksionin e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ka probleme të përbashkëta por edhe të veçanta për secilin shtet të cilat kanë nevojnë e trajtimit dhe të njohjes për hapësirat ujore dhe të Shtratdetit Kontinental për shumë probleme që kanë të bëjnë me peshkimin dhe të drejtat e shteteve fqinjë, të trafikut antiligjor në të dy vendet, në ruajtje të këtyre hapësirave ndaj këtij trafiku në fusha të ndryshme, për ndotje të mjedisit dhe të përgjegjësive të përbashkëta të të dy shteteve. Duke zbatuar Ligjin e Detit ( Konventën e Montego- Bay- 1982 ) do të përcaktohen të drejtat sipas ligjit ndërkombëtar, të cilat do të pasqyrohen edhe në dokumente hartografikë, harta të ndryshme detare dhe të llojeve të tjerë të cilat do t'i kenë në dorë shfrytëzues të fushave të ndryshme jo vetëm në lundrimin detar, por edhe në fusha të shfrytëzimit të detit dhe Shtratdetit, për qëllime ekonomike. Sërish do të kujtojmë se atëbotë kur ndodhi ai Denoncimi i Paktit famëkeq me Greqinë, një përfaqësues i Qeverisë, me një siguri të lartë, për ta dëgjuar gjithandej u thosh shqiptarëve se " Asnjë milimetër nuk kemi lëshuar nga Deti ynë..." dhe se " së shpejti do të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Malin e Zi..." duke i siguruar shqiptarët se : " në kohën kur nuk ka Komisione Ndërkombëtare, që të na ndajnë, siç na patën ndarë dikur..." tani vetem dypalësh në fqinjëri do ta ndajmë Detin..."
4. Qasje historike. Përcaktimi e kufijve tokësorë të Shqipërisë, pas mëvetësisë së shpallur, prej saj, më 1912 ishte aq tragjike. Përfytyroni që në një plan hartues paraprak të njerëzve të ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha, dikush midis tyre, mbante në dorë një penë apo laps të thjeshtë, mbi një hartë topografike të një vendi që s'e kish bërë kurrë një hartë të vetën, për fatin e tij tragjik. Ajo majë pene vizatimi, që lëvizte dhe shënonte, befas ishte shndërruar si të ishte një thikë që priste trupin e një kombi të ngjizur, këtu, në mushkëri të Ballkanit. E prisnin aty, këtu, atje më tej... në gjeografinë dhe historinë e tij, duke lënë anash, hapësira të tëra të një populli, të mbirë e ngulitur prej kohërash që nuk mbahen mend. Lëvizja e kësaj pene vizatuese, të shënjave të kufirit nga Komisioni Ndërkombëtar, ngarkuar nga Konferenca e Ambasadorëve për caktimin në natyrë të kufijve të Shqipërisë, na shfaqet si për të na zgjuar prej një ëndrre tronditëse. Orekse makutësh rreth e rrotull, të monarkëve fqinjë, të vjetër dhe të rinj, i rrinin përsipër, asaj penës së vizatimit dhe atyre koordinatave të piramidave të kufirit. Po edhe përfaqësuesit e fuqive të mëdha nuk e patën të lehtë. Konferenca e Ambasadorëve krijoi dy Komisione Ndërkombëtare; njerin për kufijtë me Malin e Zi dhe Serbinë dhe tjetrin për kufirin me Greqinë. Më 22 mars 1913, u vendosën përfundimisht kufijtë veriorë. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën: Kosova dhe tokat shqiptare në Maqedoni, të cilat dënoheshin të kalonin, nën zgjedhën e re serbo-malazeze. Gjatë muajve qershor-gusht 1913, hapësira të tëra shqiptare, fillimisht, gjendeshin të pushtuara nga forcat ushtarake shoviniste serbe e malazeze në Veri dhe greke në Jug. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, çështja ndërlikohet. Nënshkruesit e traktateve të mësipërme i shkelën ato, duke thyer asnjëanësinë e Shqipërisë dhe duke e shndërruar atë në arenë të luftimeve midis tyre. Shqipëria mbetet përsëri shesh i mpleksjes dhe përplasjes së interesave të shteteve të ndryshme. Për Austro-Hungarinë, Shqipëria zinte një vend të rëndësishëm si barrierë kundër vendosjes së Italisë dhe të Serbisë në brigjet lindore të Adriatikut dhe si urë për depërtimin e vet në Lindje.
Dihet se si më vonë Traktati i Fshehtë i Londrës më 26 prill 1915 nënshkroi një akt të ri, në dramën që kalonte Shqipëria e sapomëvetësuar. Sipas këtij Traktati, bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në Veri e deri në derdhjen e Drinit ( është fjala për Drinin që derdhej në Lezhë) duke përfshirë edhe portin e Shëngjinit, do t'i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi. Lufta e Botërore e nëpërkëmbi edhe më shumë brishtësinë e shtetit të ri shqiptar. Konferenca e Paqes, e Parisit më 18 janar 1919, në diskutimet e projektet e saj më 19 prill 1919, njohu aneksimin italian të qytetit të Vlorës, që përforcohet me memorandumin e 9 dhjetorit, të hartuar nga përfaqësuesit e Anglisë, SHBA-së dhe Francës. Kësilloj, u njoh si kufi me Jugosllavinë ( Malin e Zi) ay që ishte vendosur në vitin 1913. U deshën shumë vite pas Luftës së Parë Botërore dhe Odisseja e kufirit ende nuk do të kishte të mbaruar. Komisioni Ndërkombëtar u ngarkua sërish nga Konferenca e Ambasadorëve të saktësonte dhe hartografonte në natyrë ata kufij tragjikë.
Mbërrijmë në Bunën e Iliro-shqiptarëve Buna e gjallë dhe e zgjuar përjetë, shënjonte ndarjen e saj në Veriperëndim. Buna ishte shenja e dashurisë qiellore që zbriste nga malet, buronte prej Albanideve, dhe u sillte njerëzve vetëm dashuri. Ndërkaq Buna mblidhte ujërat që nga Mali i Thatë (si buronjë Lasgushiane) deri, puqur me Devollin. Bisedonte me Ohrin e Prespën përmjet Drinit që i falej dhe ia shtonte shtatin. Prandaj bartte bukurinë dhe mrekullinë e thuajse gjysmës së Shqipërisë që e ndillte në trupin e ujanës së saj. Buna mitike po edhe e mistershme, nuk i sillte ujë Adriatikut, por ajo për më shumë, e afronte Detin deri në Hanin e Hotit ku janë fundi i Albanideve. Me madhështinë e saj arrinte në të njëjtin nivel sipëror, të syprinës ujore, me detin dhe i ngjante një gjiri Detar, të thellë, duke përfshirë edhe liqenin e Shkodrës që është rrjedhë e saj, po edhe buronjë. Kjo është Buna e Shenjtë e Iliro-shqiptarëve.
Ajo ishte e lundrueshme deri në Shirgj. Anijet pas Smarishtit drejtoheshin për në jug. Kalonin Obotin dhe arrinin në ndërtesën madhështore të Manastirit të Shën Sergjit dhe Bakut, që në shekullin e XIII-XV ishte një truall i njohur i lëvizjes, tregtisë dhe komunikimit, në Ballkanin Perëndimor. Kjo Bunë e lundrueshme, për anijet dhe për galerat, gjer në Shirgj, sillte tregtarë nga Venediku, Dubrovniku, duke lidhur në transport dhe komunikim Ulqinin dhe Tivarin dhe më tej...Këto na i kumton në pararendje Buna, e cila ka kohë që na thërret për të na thënë se sa shumë është rënduar prej kohës dhe lëndës së madhe të ngurtë që ka ardhur nga larg prej malesh e fushash dhe që s'e ka lënë që ajo të gjallojë në lundrimin e saj. Pse vallë? Sepse shqiptarët e sotëm s'ia kanë kthyer sytë Bunës po e kanë lënë në harrim saqë ajo shpesh e më shpesh "I ka marrë vetë vendimet" në mjedisin rrotull, në përmbytjet e mëdha, që pse të mos të themi se janë edhe pjesë e shenjtërisë së saj, kur troket dhe askush s'ia hedh sytë.
Na ish dikur ishulli "Franz Jozef" ... Askund tjetër nuk ka një ishull me një emër të tillë, që ta njohësh nga gjeografia, por vetëm në Deltën e Bunës sonë. Është shenjuar dhe shkruar "ishulli Franz Jozef" Ky emër nuk ka ndonjë histori dhe asnjë vendim, e propozim studimor toponimik, por është thjesht një dëshirë që iu është zgjuar hartografëve të Perëndorisë së atëherëshme të Habsburgëve të cilët teksa bënin hartën e Shqipërisë veriore ( rreth viteve 1870 ) u mrekulluan nga Delta e Bunës dhe kur e panë se nuk kishte emërtim e shkruan në hartë, për nder të Perandorit, emrin e tij, sikur të kishin bërë një zbulim në hapësira të panjohura. Derdhja e Bunës s'ka qenë asnjëherë e Habsburgëve, por veriu i Shqipërisë, ishte nën mbikëqyrjen e kërkuar, po dhe aq i dëshiruar prej tyre. Aty e patën pasionin e madh hartues dhe studimor Baron Nopça, Herbert Louis e të tjerë... Ndërkaq, uji Bunor rrjedh i tëri në Jug kurse në veriperëndim ka një shtrat të vjetër ku gjatë kohës së perendorisë Osmane u shkruajt: " Ada" që do të thotë "ishull"
A kanë ekzistuar kufijtë detarë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë? Që në vitin 1946 ka një VKM nr. 168, ku thuhet se " Caktohen ujërat territoriale shqiptare gjatë gjithë bregdetit shqiptar, ato ujëra që përfshihen në zonën prej 6 (gjashtë) milje detare duke filluar që nga çdo pikë e tokës Shqiptare, në drejtim të detit të hapët " " Duke filluar nga Gryka e Bunës, gjatë paralelit 41º 45' e deri në paralelin 40 º verior, ujërat territoriale të Shqipërisë janë 6 milje, nga kepet e bregdetit, mbasi përballë bregdetit shtrihet deti i haptë". Rrethanat në të cilat ndodhet ky kufi janë shumë të veçanta dhe që duhet të studiohen me kujdes edhe pse nuk kemi të bëjmë me shtete përballë ( në rastin e Malit të Zi) por vetëm me një vijë ndarëse, në brinjë. Nisur prej këtij neni janë të domosdoshëm që të trajtohen: (i) të dhënat e baticës astronomike të të dy shteteve (ii) kushtet e ndryshimit të përhershëm të Deltës së Bunës. (iii) ligjshmëria e brendshme e të dy shteteve lidhur me këtë vijë, (iv) përshkrimi i vijës kufitare tokësore (lumore) të të dy vendeve sipas Komisionit Ndërkombëtar. Niveli i sipërm i Bunës gjatë verës atje ku takohet me liqenin e Shkodrës arrin të jetë 5,4 metër mbi nivelin e Detit Adriatik. Po sa larg është Ura e Bunës prej bregut të Detit dhe ishullit të Fanc Jozefit? Plot 45 km gjatësi së toku me gjarpërimet e Bunës, në rrjedhën e saj të qetë. Po të marrim nivelin "0" atje ku bashkohet Buna me Detin në deltën e saj, atëherë, në çdo km gjatësi i bie që të keni një lartësi prej 11,5 cm. Në çdo 1 km ka një ndryshim lartësie prej 11.5 cm. Prandaj Buna pothuajse është, në një nivel me Detin e saj. Duke patur ndryshime të vijueshme të cilat kanë sjellë një gjendje të sotme kur ishulli i Franc Jozefit i është bashkuar Tokës në drejtimin e Shqipërisë, na tregon se para se të bëhet një marrëveshje duhet të paracaktohen disa skenarë të ardhshëm se ç'do të ndodhë më tej më këtë Deltë dhe vijën kufitare tokësore (lumore ) tek ky bashkim me detin. Kjo është një rrugë studimore e të dy shteteve që do t'u japë material për negociatat diplomatike, sepse nuk mund të kemi dot një pikë të qëndrueshme dhe po kështu nuk do të kemi dot një vijë bazore fikse, por gjithmonë të ndryshueshme. Mirëpo çdo ndryshim i pikës fillestare në Tokë është tregues i ndryshimit të vijës ndarëse në hapësirën ujore detare. Shteti i Malit të Zi ka një stacion matës në afërsi të grykëderdhjes së Bunës, por ne nuk i disponojmë matjet e tij. Kështu në përcaktimin e vijëdrejtës bazore, ndryshimet do të jenë të përvitshme. Këto ndryshime, edhe pse nuk kanë ndonjë ndikim të madh në vështrim të hapësirës ujore detare dhe Shtratdetit Kontinental, për vijën ndarëse me Malin e Zi, rëndësi merr pika fillestare e mesit të grykëderdhjes së Bunës e cila ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Pika lidhëse në grykëderdhje ka ndryshuar në 150 metër në drejtim të veriperëndimit. Në bazë të përshkrimit të vijës kufitare tokësore lumore të vitit 1913-1925 midis Malit të Zi (ish-Jugosllavisë) dhe Shqipërisë, sipas komisionit Ndërkombëtar, është në mesin e pasqyrës ujore të Bunës, nga bregu i ishullit të Franc Jozefit dhe brigjeve në veriperëndim.
Përcaktimi i pikës treshe Duhet rënë dakord për metodën e matjes dhe të përcaktimit të pikës dhe vijës së mesme në pikën treshe. Rasti siç e trajtuam më lart është i veçantë. Prandaj dhe ka rëndësi që të mos nënvlerësohet por duke u nisur nga përvoja të hidhura duhet t'i kushtohet kujdes. Në radhë të parë, gjetja e metodës më të përshtatshme, kombinimi i tyre ( barazlargësisë dhe zgjidhjes së barabartë) në mënyrë të që të përcaktohet një vijë për të kënaqur kërkesat e të tre shteteve. Kjo do të ishte edhe udha më e mirë diplomatike, kur ekipet e shteteve në mënyrë profesionale gjejnë metodën ( apo metodat ) më të mira që sjellin rezultatin teknik i cili mbulon pas kësaj edhe të gjitha përpjekjet diplomatike. Duke parë pozicionin e pikave të fundme të Marrëveshjeve midis Italisë dhe ish-Jugosllavisë dhe Italisë e Shqipërisë, mund të japim këto konsiderata: 1. Pika fundore në vijën ndarëse dhe mesoren, midis ish-Jugosllavisë dhe Italisë, na jep mundësinë që të kontrollojmë nëse plotësohen kushtet e metodës së barazlargësisë apo jo. Në këtë rast duhet thënë se po të pranohet kjo pikë si qëndër e rrethit atëherë mund të kontrollohet nëse plotësohen këto kushte. 2. Pika ku takohet Buna me detin, pra grykëderdhja, dhe delta e saj, do të jetë një pikë me koordinata të përbashkëta dhe të njëjta për të dy shtetet: Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kontrolli i ndërtimit të rrethit me qëndër në këtë pikë, na sjell rezultatin: (i) në grykëderdhje të Bunës : r = 103.76 km.(ii) ndërsa në kepin e Rodonit: r = 104.00 Diferenca: rreth 240 metër, çka na tregon se metoda e barazlargësisë e përdorur në pikën e fundit nuk kënaq vetem grykëderdhjen e Bunës por edhe Kepin Rodonit. Zgjidhja është shumë korrekte. 3. Pika e fillimit e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë nuk kënaq kepin e Rodonit. Po të shihet në figurë, të dy pikat janë larg nga njëra-tjetra në 31.86 km, një largësi e konsiderueshme. Kjo na jep mundësi gjykimi se si do të përzgjidhet pika treshe. Pika treshe do të zgjidhet midis këtyre pikave sërish duke zbatuar parimin e barazlargësisë. Ky parim në këtë rast përputhet edhe me metodën e përperndikularitetit e cila kushtëzohet në mënyrë shumë të përshtatshme sa i përket paralelitetit të brigjeve detarë të Italisë dhe Malit të Zi që e kemi trajtuar edhe më parë. Pika treshe duhet të kënaqë brigjet uniformë prej derdhjes së Bunës në drejtim të qytetit të Ulqinit me ato përballë në gadillushin Apenin. Qëndra e rrethit me rreze r = 91.39 km ( 49.35 md ) është pika treshe e cila në ekstremin ndarës të të tre shteteve. Kjo pikë duhet të zhvendoset 20.5 km në Jugperëndim të pikës së fundit të marrëveshjes midis ish-Jugosllavisë dhe Italisë ( 1968 ) në drejtim të pikës nr 1 të marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë.
Epilog i vetvetishëm... Na ish një herë e një kohë një ishull i vogël po me emër të Madh por që s'është më sepse Deti me Dheun bënë një Marrëveshje të re njëri me tjetrin. Ia dhanë me mirëkuptim Dheut ishullin e Franz Jozefit, mirëpo Buna në mërzinë e saj të kahershme, ka bërë disa shënja në shkaparderdhje të vetvetes me përmbytje të mëdha. Këtë vjeshtë, pasi është qetësuar disi, ajo ka lëshuar një kumt bunor, për t'u thënë studiuesëve të Detit, hartografëve, diplomatëve dhe ushtarakëve se për të ndarë ujërat detërë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi duhet të pyesin në radhë të parë Bunën dhe aty do të gjejnë një kronikë se ku duhet të jetë vija ndarëse ujore detare me fqinjin tonë Malin e Zi, për të arrirë atë mirëkuptim që dëshirohet. Buna iliroarbërore do të jetë dëshmitare.
_________________
Kercenimet
"Edhe ti si Trebicka do përfundosh o tellall. Paret që të ka dhënë Edi Rama do t'i marrësh me vete në varr, se ditët të numëruara i ke". Ky është vetëm një nga mesazhet që kolonel Myslym Pasha, profesori i hartografisë, i njohur si denoncues i Paktit Detar me Greqinë, ka marrë në adresën e tij në Facebook dhe në telefonin celular. Mesazhet janë dorëzuar prej javësh në organet përkatëse, por deri më tani nuk ka asnjë ecje përpara me hetimet. Profesor Pasha ka preferuar të hesht për to, për të mos shqetësuar në veçanti familjarët e tij, megjithëse rrethi i ngushtë i miqve të kolonelit ka qenë në dijeni të tyre që në kohën që u dërguan. Pas angazhimit publik në mbrojtje të intergritetit territorial të vendit, qeveria në detyrë e kryeministrit S.Berisha, zhvilloi një fushatë denigruese ndaj z.Pasha. Gazeta e PD, "Rilindja Demokratike", e quante Pashën "pensionist të lajthitur" dhe "folklorist". Ajo botonte në faqe të parë foto ku hartografi i moshuar shfaqej duke kënduar me grupin polifonik të Mallakastrës. Vetë S.Berisha, në një intervistë të dhënë për "Zërin e Amerikës" në ditët e fundit të vitit të kaluar e etiketoi profesor Pashën si "sharlatan".
***********************
Një libër për Paktin Detar
Doli nga shtypi libri " Deti që nuk falet" i Kolonel (R) Prof. Myslim Pashaj, i cili i përcillet lexuesit me trajtesa dhe përfytyrime të cilat zgjojnë një interes të veçantë.
Kush do të ishte ajo shtysë dhe prej kujt drejtimi do të vinte? Kush do të ishte ajo erë që do të frynte? Një bashkësi e tërë, për herë të parë do të njihej prej tronditjejes që do t'i sillte Pakti Detar, dypalësh Shqipëri-Greqi. Ky libër na sjell përballjen dhe sfidat: (1) për të takuar Ligjin e Detit dhe (2) për të kundërshtuar një Padrejtësi që ishte bërë në të Drejtën Ndërkombëtare.
Botimi " Deti që nuk falet" ruan një përpjestim të lakmueshëm të shkencës së hartografisë që i shërbeu implementimit të ligjit, me vet Ligjin e Detit, duke u bërë për herë të parë, një lëndë, e cila ra në duar të një drejtësie të vërtetë, si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila me vendimin e saj nuk ruajti vetëm të Drejtën Detare Shqiptare, por në radhë të parë, tiparin thelbor të parimësisë së lartë, duke mos e lënë atë të përlyhet, si jo rrallë, ka ndodhur në Shqipëri.
Libri është botuar me kontributin financiar të avokatit Alban Mësonjësi, gazetarëve Adrian Thano e Mero Baze dhe ish-zv.shefit të Shtabit të Ushtrisë, Armand Vinçani. Ai do shpërndahet nga Shtëpia Botuese MAX. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Sep 20, 2010 11:26 pm | |
| Meritë e R.Alisë që në Shqipëri nuk pati gjakderdhje? Kadare: Përkundrazi..Mimoza Çika Kelmendi | 20/09/2010 | Kuriozitete | 5 KOMENTE | SHARE | - + [ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter INTERVISTE ME I.KADARE - Para 20 vjetëve në kohën kur kishte rënë Muri i Berlinit dhe revolucioni kadife transformoi Çekosllovakinë si dhe pasi bullgarët kishin rrëzuar Zhivkovin dhe rumunët Çausheskun, shkrimtari Ismail Kadare largohet nga Shqipëria në shenjë proteste ndaj pushtetit që mashtronte dhe nuk ndërmerrte hapa për demokratizionin e vendit. Kadare kërkon me vonë azil politik në Paris me shpresë se do të ndihmojë Shqipërinë për të dalë nga totalitarizmi.
Deutsche Welle: Zoti Kadare, ju kujtohet momenti kur vendosët të largoheshit nga Shqipëria? Ishte i vështirë për ju?
Ismail Kadare: Më kujtohet natyrisht. Por nuk mund të them që ishte i vështirë largimi im. Po të krahasohet me ikjet dramatike apo tragjike të njerëzve që tentonin të kapërcenin kufirin. Pra ikja ime si të thuash ka qenë e thjeshtë jo e vështirë në kuptimin teknik. Pra kam ikur me avion, kam ikur me pashaportë. Unë kam qëndruar në Paris dhe nuk jam kthyer më, sepse kam deklaruar arsyen pse e lashë Shqipërinë. Dhe kjo ishte e rëndësishme. Pra nuk ishte e rëndësishmja vetë ikja, ajo vetë ka qenë e thjeshtë në kuptimin e realizimit për tu larguar. Sigurisht që shpirtërisht ka qenë e vështirë, pasi do lija njerëzit e mi, pavarësisht se time shoqe dhe vajzat ishin në atë kohë në Francë, por kisha nënën në Shqipëri, vëllain, motrën e shumë të afërm të familjes.
Ju keni tentuar edhe shumë më herët të largoheshit por nuk e bëtë. Pse pikërisht në këtë kohë ndodhi kjo? Kam parasysh këtu zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri si takimet që patët ju bashkë me disa intelektualë me Ramiz Alinë ku kërkonit fillimin e proceseve demokratike. Pra çfarë ndodhi që ju e braktisët vendin pikërisht në këtë kohë?
Ikja ime ishte gati e detyrueshme. Si të thuash unë e quajta në mendjen dhe veten time si diçka që duhej bërë patjetër. Tani kanë kaluar 20 vjet dhe mendon ndryshe sikur gjërat ishin më të thjeshta, por Shqipëria ishte në një gjendje krejt tjetër, ka qenë në një hipokrizi të pashembullt në historinë e saj. Shteti shqiptar për të përballuar trysninë që vinte nga brënda dhe nga jashtë, por sidomos nga brënda, premtonte çdo gjë, çdo ditë, çdo natë se do të bënte diçka, i mbante njerëzit me një mashtrim të vazhdueshëm. Në fakt pushtetarët nuk kishin ndërmend të bënin asgjë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Unë nga një korrespodencë, një letërkëmbim që kam pasur me shefin e shtetit në atë kohë Ramiz Alinë, mora vesh se të gjitha ato ishin dokrra, ishin një mashtrim i madh dhe prandaj mu duk e detyrueshme që të gjeja një mënyrë për t'ja bërë të njohura këto popullit shqiptar dhe botës. Ju e dini që në Shqipëri në atë kohë nuk mund të ndodhte, s'kishte asnjë liri shtypi, qoftë edhe ajo më minimalja nuk ekzistonte ende. Nuk mund të bëheshin gjërat me aluzione, me dy kuptime, kishte ikur ajo kohë, duheshin thënë gjërat haptas, fare haptas, t`i thuhej kombit shqiptar, popullit shqiptar, që këtu ka një mashtrim të madh., s'duhet besuar më asgjë nga këto. Tani kishte ardhur momenti që ta vendoste ky popull se ç'duhej bërë. Dhe unë për këtë e quajta të detyrueshme ikjen, ikjen me çdo mënyrë.
Në këtë kohë zoti Kadare për të cilën po flasim kishin filluar ndryshime shumë të mëdha në bllokun e Lindjes. Pas rënjes së Murit të Berlinit kemi ndryshime në shumë vende si në Rumani dhe Bullgari. Ju si shkrimtar dhe si intelektual bashkë me kolegët e tjerë nuk besonit se tashmë edhe Shqipëria diktatoriale i kishte ditët e numëruara? Nuk shpresonit që regjimi do të rrëzohej?
Sigurisht që kam patur shpresë sikurse një pjesë e madhe e popullit shqiptar sidomos një pjesë e intelektualëve. Kam besuar dhe pastaj e kam ndjerë veten fajtor që kam besuar. Sepse nuk ishte e vërtetë. Ishte një gënjeshtër e gjitha në Shqipëri. Prandaj po e përsëris që ikja ime nga Shqipëria ishte e detyrueshme. Kisha besuar dhe ndjehesha fajtor që kisha besuar. Ky besim i rremë duhej dënuar dhe nuk duhej të vazhdonte më, sepse shteti shqiptar po vazhdonte në mënyrë cinike të gënjente. Është e pashembullt, është rast i rrallë në historinë e njerëzimit një cinizëm i tillë që një shtet nuk kishte ndërmend të bënte asgjë. Pushtetarët arritën të bëjnë mashtrimin më të madh. Një ditë bënë një mbledhje kinse me intelektualët që paskan penguar liberalizimin e Shqipërisë. Mund të merret me mend kjo që në një vend lindor sado infernal të jetë të dojë partia komuniste që drejton vendin, të dojë byroja politike, të dojë kreu i shtetit që të demokratizojë Shqipërinë dhe ta pengonin intelektualët! Por kjo s'ka bërë vaki kurrë në botë që të pengojnë filozofët, shkrimtarët apo artistët një gjë të tillë. Kjo gjuhë u tha në Shqipëri. Kështu u tha në fund të gushtit dy javë para se të largohesha unë nga Shqipëria. U bë kjo mbledhe e turpshme dhe u hap kudo kjo gënjeshtër: Ramiz Alia donte të demokratizonte Shqipërinë, por sipas tij nuk e lanë shkrimtarët, nuk e lanë intelektualët. Nuk është dëgjuar mashtrim më i madh se ky në botë.
Pas 20 vjetësh zoti Kadare si e vlerësoni ngarjet e korrikut, futjen e mijëra emigrantëve nëpër ambasadat e huaja për një jetë më të mirë ? A i shpejtuan ato zhvillimet e ardhëshme në Shqipëri?
Pa dyshim ishte një nga faktorët, sepse ishin disa faktorë që u ndërthurën për rrëzimin e diktaturës. Por hapja e ambasadave ishte një faktor vendimtar si kurse edhe lëvizja e dhjetorit. Populli shqiptar tregoi që nuk e donte më këtë regjim. Por çfarë duhej bërë për ta përmbysur, sepse ky regjim mund të përdorte armët, mund të përdorte krimin, mund të ndodhte versioni rumun. Unë kam pasur mendimin se në Shqipëri ky version mund të ishte edhe më i keq dhe do të duhej një kohë shumë e gjatë për tu shplarë ai kujtim i hidhur. Ka dy mendime: mund të ishte edhe tjetra, e kundërta. Një prerje drastike me regjimin e vjetër do të ishte ndoshta më efikas, askush nuk mund ta parashikonte para 20 vjetësh me saktësi se cili do të ishte versioni më i mirë. Por një mendim i përgjithshëm ishte krijuar mendoj unë. Ndoshta ishte më mirë sigurisht që u shmang një gjakderdhje.
Dhe kjo ishte meritë e ish presidentit Ramiz Alia që nuk pati gjakderdhje në Shiqpëri, sepse edhe ai kështu ka deklaruar në një intervistë për DW?
Përkundrazi. Partia në pushtet po të kishte filluar procesin e vërtetë të sinqertë të liberalizimit, procesin sidomos të afrimit me Evropën Perëndimore, populli shqiptar do ta ndiqte absolutisht. Dhe jo siç vepruan me ca gjëra të shëmtuara që donin ta zgjasnin pushtetin edhe nja dhjetë vjetë të tjera. Populli shqiptar nuk mund të priste. Absolutisht. Po të ishin të sinqertë që të afroheshin me perëndimin si në rastin që përmendet shpesh "shansi gjerman", por ata e prishën me duart e tyre. I grisën dosjet me duart e tyre. Edhe tani ende përpiqen ta përligjin këtë të vërtetë ta justifikojnë se gjermanët nuk na premtuan asgjë. Nuk është e vërtetë, unë e kam ndjekur vetë këtë problem. E di mirë.
Pra ju zoti Kadare jeni i bindur se Shqipërisë i është ofruar dora nga Perëndimi?
Absolutisht po. Ndoshta për Shqipërinë ka pasur një periudhë që është shpërfillur nga Perëndimi, dhe faji kryesor është po i saj në e pastaj i Perëndimit, ku shpërfillja është tepruar. Por në vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, Perëndimi përmes Gjermanisë bëri një provë me Shqipërinë dhe dështoi për fajin shqiptar absolutisht.
Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri çfarë ndryshoi për ju si shkrimtar, si intelektual. Liria që ju mungonte në diktaturë të gjithë shkrimtarëve apo intelektualëe dhe artistëve, tani është prezente. Sa ndjehet konkretisht ndryshim për këtë shtresë krijuese?
Në letërsi shumë gjëra ndodhin ndryshe. Në letërsi nuk ka ndryshime të tilla si ne jetë, që t`u ngjajë ndryshimeve shoqërore, dmth ndryshimeve përmbytëse. Kjo s'ndodh kurrë. Nuk ka shkrimtar që shkruan ndryshe sot dhe të nesërmen si me magji ndryshon. Pra nuk mund të ndodhë sikurse ndodh në sistemet e ekonomisë, tregtisë, bankave etjer. Letërsia i ka ndryshimet të pavërejtshme dhe është një gjë e mirë që është kështu. Letërsia ka një kalendar tjetër, ka ligje të tjera dhe letërsia për të fituar normalitetin do një farë kohe shumë shumë më të gjatë se sa strukturat e tjera të shoqërisë.
Pra edhe liria tek krijuesit është ndryshe?
Liria edhe në letërsi ka kuptim tjetër, është liria e brëndshme e jotja dhe jo liria shoqërore. Në qoftë se ti nuk ke liri të brendshme, liria shoqërore nuk vlen asnjë lek. Shkrimtarët mund të jenë të lirë edhe në robëri (që është e rrallë) dhe shkrimtarët mund të jenë të robëruar edhe në liri. Ky është paradoksi i letërsisë. Prandaj letërsia ecën me ritme të tjera. Letërsia ka pavarësinë nga jeta. Në një farë mënyre tek një shkrimtar e ka më shumë tek dikush më pak, por letërsia jeton vetëm si letërsi e pavarur. Letërsia që nuk është e pavarur, ajo vdes. Më vonë ajo harrohet, nuk ekziston më.
Intervistën e zhvilloi Mimoza Cika- Kelmendi
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Sep 21, 2010 2:55 pm | |
| HIMARA NE RREZIK! Publikuar më 20 shtator, 2010 në orën 22:09 ( Para 15 orë e 44 minutave ) Lajme | Prof. Kristo Frasheri jep nje kushtrim atdhetar e nje kumt kombetar sot ne “Gazeta Shqiptare” te sotme lidhur me synimet aneksioniste e thellesisht antishqiptare te Athines dhe Kalit te Trojes grek ndaj Shqiperise ne teresi e Himares ne vecanti. Shihni dhe lexoni ne likun: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=85487 Nje kushtrim mbarekombetar qe vjen nga nje nder trashegimtaret me te nderuar te Frasherlinjve te nderuar e atdhetare, Naimit, Samiut e Avdyl Frasherit. Nje kushtrim i duhur, nga nje personalitet e duhur, ne kohen e duhur!
Himara ne rrezik! Eshte nje kushtrim, nje sirene alarmi, nje “red flag” drejtuar politikaneve, qeveritareve atdheshites shqiptare, qe here a vone do do te pergjigjen para historise e drejtesise per tradheti kombetare. Ne vend te perodrin djersen e taksat e popullit ne sherbim te Shqiperise po i shperdorin ato ne dobi te xhepave e salltaneteve te veta, ne dobi te te korrupsionit, ne dobi te pasurimit te tyre te paligjshem, ne sherbim te nxjerrjes ne ankand te atdheut, sic ndodhi me marrveshjen e turpshme e atdheshistese te Otrantos! Pa u shuar ende jehona e perteritjes gati totale te selise se Kuevdnit Popullor te Shqiperise, kryeministri Berisha dhe fill mbrapa kryetarja e saj e njekohesisht telalja me e peshtire e tij Jozefina Topalli shpallen sihariqin e ndertimit te nje selie krejt te re te ketij Kuvendi qe sot eshte me vota te vjedhura. Vodhen votat tani po shkaperderdhin e vjedhin edhe gjakun e djersen e tij. Si pamja edhe teknologjia e instaluar ne kete seli eshte e nivelit me bashkekohor dhe shume me lart se niveli i deputeteve qe jane ulur ne karriket e tij me vota te verdure… Vjedhje zinxhire nga Qeveria me e korrptuar shqiptare ne hsistori. Teme ne vete te ciles do ti kthehem si shpejti… Nese Sali Berisha e njeh sadopak Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, nuk e di si pranon te diskutoje me sekretarin e pergjithshem te Ministrise se Jashtme greke per kete marreveshje detare si ajo e Otrantos, te hedhur poshte njezeri nga Gjykata Kushtetuese, organi me i larte e i padikutueshem i drejtesise shqiptare! Nuk e di kush pervec Asfalise Greke ne qeverine e tij, ia jep kete kompetencen te pranoje te preket nje teme e tille ne bisedime me Athinen, qe ende mban ne fuqi Ligjin e Luftes me Shqiperine!? Eshte detyre urgjente jo vetem e qeverise por edhe opozites shqiptare , e cdo shqiptari kudo ne Bote te padise e denoncoje qeverine greke para Gjykates Nderkombetare te Strasburgut, para Parlamentit Evropian e BE-se, para FMN-se e deri ne Asamnblene e Pergjithshme te OKB-se. Perndryshe, historia do ti denoje! Historia do ti ndeshkoje rende ata e te gjithe ne shqiptareve! Po te nos ishte ndihma dhe financimrt e tyre multi milliards, sot Greqia do te ishte e falimentuar totalisht. As shitja e Akropolit, as shitja e gjithe ishujve te saj, perfshi Korfuzin, as Kali i Trojes nuk do ta shpetonte ate nga kjo katrahure ku e zhyti korrupsioni galopant, keperdorimi i mundit dhe djerses, shperdorimi i pasurive te shumta te popullit grek, poltika e deshtuar e se djathtes greke. Ndersa BE-ja, FMN-ja e shpetuan Greqine, nuk dihet edhe persa kjohe, nga gremina e pashmangshme, qeveria greke vazhdon te keqperdore keto ndihma per te financuar e udhqyer Kalin e Trojes ne Jugun e Shqiperise. Pjese e ketyre e ndihmave shpetimtare te BE-se, FMN-se dhe vendeve te tjera demokratike per ta shpetuar ate nga kataklizmoja financiare e ekonomike, perdoren nga qeveria greke per pensione te pajustifikuara e te paligjshme per shqiptare te Himares dhe Jugut te Shqiperise. Politika anticipate e Athines demaskon vetveten. Ndersa Athine zyrtare ka shkrutuar vendet e punes, ka pakesuar pensionet, ndihmat mjekesore, sherbimet publike, pushimet e deri tek ushqimet anembane Greqise perfshi edhe pagesat e vete ministrave e bile edhe te kryeministrit ajo ka luksin te vazhdoje te paguaja miliona euro per shqiptare, te shpalliur si minoritare nga Athina vetem per te shtuar numrin e tyre. Pesnsionet e “minoritareve greke” denbabaden shqiptare nuk jane prekur dhe vazhdojne te livrohen rregullisht cdo muaj!!! Pse ky “humanizem” ala Kale Troje ndaj “minoritareve” te sajuar e ky “shterngim rripi” antihumanitare ndaj vete grekeve 24 karat greker!? Synimi i kesaj politike shoviniste e eskpansioniste antishqiptare, te shprehur haptazi ne forme presioni ndaj politikes shqiptare, nga vete Kryeministri Greqise Andreas Paandreu ne fjalimin qe mbajti javen e kaluar ne Selanik, ka per qellim qe ti detyroje e shterngoje shqiptaret ne Jug te Shqiperise, sidomos ne Himare, te deklarohen si minoritare greke. Qellimi I Athines eshte per ti perdorur si mish per top e dore te zgjatur te Athines per aneksim “demokratik” e ala Kale Troje te Jugut te Shqiperise , nje vend aleat e partner ne NATO. Behet fjale per rreth 100 milione Euro ne vit qe perdor qeveria greke per keto pensione. Cfare fshihet pas ketij “humanizmi” te Athines!? Cfare fshihet pas kesaj bujaria, pa kesaj darovitje te pacenuar ndaj “minoritareve” greke ne Jugun e Shqiperise e sidomos ne Himare!? Pergjigjen na ejapin vete greket qe nga lashtesia me fluorine e tyre…“Darove ( dhurata ) e armikut o helm o thike!” Eshte nje shprehje aq e mocme greke sa edhe vete Kali i Trojes. Eshte nje “Red Flag:”, nje sinjal, nje kushtrim alarmi jo vetem per shqiptaret e per Shqiperine por edhe per BE-ne, FMN-ne. Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! “Flamuri i kuq” vezullon ashiqare per ata qe kane sy te shikojne! Askush si Prof. Kristo Frasheri nuk e ka analizuar e hulumtuar deri ne detajet me te imta kete ceshtje. Analiza e tij eshte nje kushtrim kombetar per cdo e te gjithe shqiptaret:
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Sep 23, 2010 5:44 pm | |
| E kujt është Himara
Prof. Dr. Ago Nezha
Zhurmnaja e ngritur nga qarqe shoviniste aleate, brënda dhe jashtë kufirit për krahinën e Himarës, duke e quajtur etni greke, ka vite që na përplaset të gjithëve si vala e detit në të dy brigjet e Jonit. Ajo merr trajta dhe forma si shprehje individësh, herë, herë grupesh ekstremiste dhe së fundi, prononcime të ndërsjellta midis kryetarëve të shteteve.
Pra, kohët e fundit çështja "Himara", ka një trajtim linear në të gjitha segmentet dhe strukturat shtetërore. Qëndrimi i Papandreut dhe interpretimi që i bëri ai krahinës së Himarës ishte disi befasues. E ndërkohë prononcimi i Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në TV Klan dhe i "kryeministrit" të Himarës Bollano, në Top Channel, ngjajnë si dy pika uji.
Në përgjigjen e pyetjes së përsëritur të gazetarit intervistues: "se çfarë etnie është Himara ", Bollano prerazi dy herë rradhazi i bishtonte duke thënë se nuk ka rëndësi etnia, kur ne po aderojmë në BE. Në këtë linjë përgjigjie ishte edhe Berisha, në intervistën në TV Klan, kur iu përdrodh po ashtu përgjigjes duke thënë se "Himara" qenkësh dy gjuhë-folëse. Kaq të vështirë e kanë dy "korifejtë" e pushtetit qëndror e vendor, të artikulojnë thënjen se Himara është krahinë e pastër historikisht shqiptare?
Nga kush trëmben ta thonë të vërtetën këta dy pinjollë të pushtetit që hanë bukën e shqiptarëve?! Pse rrëshqasin si ngjala dhe bëjnë të paditurin, të pamundurin apo të padëshirueshmin për të thënë një të vërtetë të thjeshtë?! Në gjithë literaturën historike e kulturore është e shkruar qartë dhe me prova se Himara, është thjesht një krahinë shqiptare, madje nga më patriotet, dikur kryeqendra e Labërisë që mbante nën juridiksionin e saj 52 fshatra. "Minoritari Bollano", me origjinë nga krahina e Kurveleshit, me "kulturën e tij poliedrike", na e kumton Himarën si etni greke.
Problemi i dygjuhësisë është krejt normal në historinë e krahinave tona, në marrëdhënie me fqinjët tanë jugorë e veriorë. Mjafton të sjellim në vëmendjen e opinionit të dyzuar, se edhe në Himarën e sotme me shtatë fshatra, katër prej tyre nuk dinë greqisht. Komunikimi shpirtëror bëhet në gjuhën e nënës, si kënga në dasma, apo vaji në mortje dhe himarjotët këto rite i bëjnë në shqip. Greqia po i përdor të gjitha mjetet e mundshme për të gëlltitur krahinën, duke shfrytëzuar varfërinë ekonomike. Ajo po i nënshtron me pensione suplementare, edhe pse ato s'janë kontribut i Greqisë së rrënuar, por i BE.
Argumenti i dygjuhësisë që sjell S.Berisha është thjesht spërdredhje e përçmueshme. Edhe shkodranët e vjetër flasin italisht dhe sllavisht, por mos vallë ata janë Italianë, apo Sllavë?!. Në Shqipërinë e sotme ka dygjuhësh dhe shumëgjuhësh, dhe po t'i identifikonim njerëzit tanë sipas këtij treguesi, ju siguroj se në Shqipëri nuk do të kishte më shqiptarë. Dhe ja pasojat në terren, të spërdredhjeve: për çudinë e të gjithëve, kohët e fundit na u shfaq edhe një komunitet serb në Libofsh të Fierit. Ky fenomen nuk është përligjur as është pretenduar kur Shqipëria kishte marrëdhënie miqësije të ngushta me Jugosllavinë, në vitet 1945-1948, vitet e mjaltit dhe pa pritur na del sot në skenë, kur shkon ambasadori serb dhe promovon një pakicë të re në zëmër të Myzeqesë. Me këto spërdredhje të shtetarëve tanë të cilët njohin vetëm një armik: atë që do tu marrë karrigen - kushdo që do dëshirojë nga të huajt po të gërmojëe do gjejë "pakica kombëtare", mjafton që të trokasë në hanin pa porta me emrin Shqipëri.
Sjellja e fundit në Himarë, ku politikanë grekë hyjnë e dalin si në shtëpinë e tyre dhe ceremonitë i kryejnë në gjuhën greke, me flamuj grek, me parulla të shkruara greqisht dhe manifestimin e përcjellin mediat tona, saqë një shikues i zakonshëm i duket vetja se është në Greqi, e jo në Shqipëri - nuk është një sjellje që mund të përtypet kaq lehtë vetëm pse jemi "berishianë" apo "ramianë".
Edhe mediat, mund të bëjnë diçka më shumë se thjesht përcjellje deklaratash "të pavarura". Në zëmër të Himarës ka edhe një shtëpi ku valvitet flamuri shqiptar.Është ballkoni i poetit popullor, patriotit Lefter Çipa, po kamerat tona nuk e kapin dot..
MU POM DUKET SE HIMAREN JAV KA DHAN GREKVE KISHE PER QAMERI POR NESE KY MATRAPAZ RRIN NE POLITIK ENDE DOT JESIM PA ASNJEREN;DON SHYTA TI VNOJ BRINAT HUMBI DHE VESHET!!! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Sep 23, 2010 8:14 pm | |
| ky tradhtare e ka shit shqiperine e ka ba copa ne jug. Himaren gjirokastren saranden etj ja ka dhane grekeve ata e kontrollojne. ne veri Shkodren me rrethe serbise. keto pazarlleke i ban me mikun e vete fazliq Mishkoviq. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Sep 24, 2010 2:55 am | |
| Kete radhe jam me greket
Natyrisht une jam shqiptar por e verteta eshte se ceshtjen kombetare shqiptare une e mbeshtes sepse ajo eshte nje ceshtje e drejte. Vetem kaq. Sot, drejtesia kjo ndjenje me ben mua qe te jem ne krahe te grekerve ne protestat e tyre kunder qeverive te tyre te korruptuara. Qeveri te cilat parate e marra ne emer te popullit grek i kane grabitur per pasurim personal dhe nje pjese te tyre ( 100 milion euro ne vit) i shpenzojne per te kenaqur epshet e tyre antishqiptare, duke u dhene shqiptareve te Shqiperise 500 euro ne muaj per te cilat ata nuk kane punuar asnje dite. Pra greket ne Greqi po vdesin per buken e gojes dhe me lemeri po e lene Greqine duke shkuar ne emigracion, ndersa shqiptaret ne Shqiperi bejne palle dhe Greqia i jep 500 euro ne muaj. 500 euro ne muaj qe quhen pensione pa punuar as edhe nje sekonde per ti merituar ato!!! Greqia po shkermoqet, njerezia i eshte versulur kazaneve te plehrave per ushqim si mundesi e mbetur per te mbajtur shpirtin gjalle... Greqia po shkaterohet dhe po digjet, punetoret grek qe kane kontribuar derdhur djerse per ndertimin e vendit dhe pensionet po u priten, nderkohe qe Papandreu vazhdon te paguaj 500 euro ne muaj shqiptareve qe banojne ne Shqiperi, nga te cilet ka nga ata qe nuk e kane vizituar Greqine as edhe nje sekond !!!
Ky fakt do te revoltonte kedo qe e degjon, sepse eshte nje padrejtesi shembullore, nje cmenduri e vertete c'ka i bene te gjithe njerezit e drejte dhe me moral qe te rreshtohen ne krahe te protestuesve grek te cilet po varferohen ne mjerim ekstrem me shpejtesi kozmike.
Mbeshtetja ime eshte me ceshtjen e drejte te protestuesve grek kunder qeverive te tyre kriminale. Une e shpalla ate.
Προφανώς είμαι Αλβανός, αλλά η αλήθεια είναι ότι η αλβανική εθνική αιτία υποστηρίζω, διότι είναι ένα θέμα του δικαιώματος. Ακριβώς έτσι. Σήμερα, η δικαιοσύνη έχει νόημα για μένα να είναι στο πλευρό των Ελλήνων στη διαμαρτυρία τους ενάντια διεφθαρμένες κυβερνήσεις τους. Κυβέρνηση ότι τα χρήματα που έλαβε για λογαριασμό του ελληνικού λαού έχουν άρπαξαν για προσωπικό πλουτισμό και ένα μέρος τους (100 εκατομμύρια ευρώ ετησίως) δαπανούν για την ικανοποίηση επιθυμίες αντι τους, δίνοντας τους Αλβανούς σε ευρώ Αλβανία 500 ανά μήνα για που δεν έχουν εργαστεί έστω και μία ημέρα. Έτσι, οι Έλληνες στην Ελλάδα πεθαίνουν για να ζήσουν και να εγκαταλείπουν Ελλάδα τρόμου πρόκειται να μετανάστευση, ενώ οι Αλβανοί στην Αλβανία και στην Ελλάδα κάνουμε κουπί δίνει € 500 το μήνα. € 500 το μήνα το οποίο ζήτησε τη συνταξιοδότηση χωρίς εργάζονται ακόμη και για ένα δεύτερο που τους αξίζει! Η Ελλάδα καταρρέουν, οι άνθρωποι είναι versulur κάδους για τρόφιμα, όπως τα υπόλοιπα δυνατότητα να κρατήσει ζωντανό το πνεύμα ... Η Ελλάδα είναι shkaterohet και είναι καίνε, οι Έλληνες εργαζόμενοι που έχουν συμβάλει για να ρίξει τον ιδρώτα για την κατασκευή της χώρας και των συντάξεων, περικοπή, ενώ ο Παπανδρέου συνεχίζει να πληρώνει 500 ευρώ ανά Albanians μήνες που ζουν στην Αλβανία, εκ των οποίων υπάρχουν και εκείνοι που δεν έχουν επισκέφθηκε την Ελλάδα ως ένα δευτερόλεπτο!
Το γεγονός αυτό θα revoltonte όποιον ακούει, γιατί είναι μια αδικία υποδειγματική, τρελός πράγματι κάνει ό, τι είναι σε όλους τους ανθρώπους και το ηθικό δικαίωμα να παρατάξει παράλληλα με το ελληνικό διαδηλωτές που βρίσκονται στην εξαθλίωση varferohen ακραία ταχύτητα κοσμική.
Η υποστήριξή μου είναι το ζήτημα του δικαιώματος των Ελλήνων διαδηλωτών από εγκληματικές κυβερνήσεις τους.
Petrit Kola | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Sep 24, 2010 10:27 am | |
| - Cito :
- petritkola
Kete radhe jam me greket Turp ! Me kete fjale e ke humb gjithe respektin te une. - Cito :
- Natyrisht une jam shqiptar por e verteta eshte se ceshtjen kombetare shqiptare une e mbeshtes sepse ajo eshte nje ceshtje e drejte. Vetem kaq.
Nuk mund te jesh edhe shqiptare edhe te vajtosh per popullin JEVGJ qe kane ngele pa buke o Petrit "PATRIOTI" qe deri dje u thirshe per Bashkim .. - Cito :
- Greqia po shkaterohet dhe po digjet, punetoret grek qe kane kontribuar derdhur djerse per ndertimin e vendit
Paske filluar vertet te qajsh per ta o Petrit "PATRIOTI" qu be me ty ore a te ra maska a , smundeshe ta mbash me shume Sa per dijeni , punon e derdhe djersen populli shqiptare atje dhe malltretohet e sa per "Greket" qe ti i qane , ndaje ushqimin me ta e mos te ngelin keq se paske me marre semundjen e Gangrenes he paq uraten o "PATRIOT".. Asnje mos i pafsha permbi toke . Na paske bere edhe perkthimin ne gjuhen "GRKE" ketu , mu ne mesin e shqiptareve Shiqo se cka shkruan shqiperia.com , sot : Alexander Powell Masakrat greke ne Shqiperi si ato te bolshevikeve ne Rusi Me shume ketu : http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/8746/Alexander-Powell-Masakrat-greke-ne-Shqiperi-si-ato-te-bolshevikeve-ne-Rusi
Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Fri Sep 24, 2010 10:59 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Sep 24, 2010 11:44 am | |
| qka u ba o petrit........ deri tashe kritikove berishen pse po punon me grek e serbe ,e tashe edhe ti .. qka u ba keshtu more me ne shqiptaret.. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Sep 24, 2010 1:03 pm | |
| Rrëfehet Prifti: Ish badigardi i Berishës, Agron Kuliçi më ka bërë presione dhe është i përfshirë në rastin “Belegu” dhe “Joti” Ish ministri akuzon Metën se i ka kërkuar favore antiligjore, Policia e Shtetit e përfshirë në kontrabandë nafte
Deklaratë bombë e ish Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti i shkarkuar ditët e fundit. Akuza vjen për ish badigardin e kryeministrit Berisha, Agron Kuliçi, i cili sot është edhe një nga shefat më të rëndësishëm të policisë së shtetit. Sipas Priftit ky njeri
është i përzierë në rastin Belegu dhe Joti. Një akuzë tjetër e rëndë e bërë nga Prifti është edhe përfshirja e policisë në kontrabandën e naftës. Sipas Priftit presionet janë bërë në drejtim të tij nga segmente të qeverisë për interesa mafioze. Ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat ndaj Metës i cili sipas Priftit e katandisi LSI në një parti të vogël falë karakterit të tij të keq. Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka rrëfyer dje të gjitha prapaskenat e shkarkimit të tij, raportet me Metën, kërcënimet për të braktisur postin, të ardhmen e tij politike etj. Në fjalën e tij, Prifti akuzoi Metën se nga një kryeministër në kohën e Nanos, tashmë është katandisur në një kryetar partie të vogël që ka tre deputetë. Në këtë kontekst, Prifti konfirmoi edhe ndarjen përfundimtare nga Meta. Duke folur për shkarkimin e tij, Prifti akuzoi drejtpërdrejt Metën se ka nxituar qëllimisht opozitën për ta sulmuar rreth skandalit të 1.8 milionë eurove, me qëllim që Meta të krijonte një motiv për ta larguar. Më tej, Prifti akuzoi Metën se bashkëpunëtorët ka qejf t’i ketë servilë ose ushtarë, duke shtuar se nuk e vlerëson një njeri dinjitoz që ka përballë. Ish ministri tha gjithashtu se me Metën kishte pasur konflikte, për shkak të porosive të shumta të Metës në lidhje me mundësitë që të ofronte ministria e Ekonomisë. Në këtë kontekst, Prifti theksoi se shumë porosi të Metës ishin të papranueshme.
- Ishte Meta ai që ju mori nga Amerika për të kontribuar në qeverisjen e vendit? Meta është mbështetur tek ju për të bërë disa lëvizje. Sot Ilir Meta ju shkarkoi, si e morët vesh shkarkimin? Nuk është histori e bukur, por për shkak të qenies transparentë me publikun jam dakort që disa gjëra duhen sqaruar. Para 10 ditësh, ishte e dielë atë ditë jam kthyer nga një shërbim që kisha në Vjenë, e dija që e kisha gjyshen tepër rëndë, në minutat e fundit. Fjalët e fundit që kishte folur kishte pyetur për mua, nuk u kthye Dritani nga jashtë? Sa u ktheva nga aeroporti u ktheva tek gjyshja, ka vdekur në krahët e mi. Në këto momente, pasi ndodhi kjo i dërgoi një sms katër-pesë miqve të mi për t’i thënë se çfarë ndodhi. I dërgova dhe Metës një sms, pas dy minutash marr nga Meta një sms ku më thotë se të hënën në 10 është mbledhja e kryesisë dhe unë si kryetar do të propozoj largimin nga ministër i Jashtëm dhe propozimin si ministër Ekonomie. Nuk kishim folur fare në lidhje me largimin tim, apo zëvendësimin tim. Pa hyrë në llojet e detajeve, i them Metës kështu e kishe planifikuar të ma thoshe me SMS. Ai më tha se ishte i gatshëm të bisedonte deri në momentin e mbledhjes së kryesisë dhe pranoi shtyrjen e mbledhjes. Ai nuk e shtyu për pasdite mbledhjen, dhe unë i bëra respektin gjyshes dhe nuk mund të mos i jepja lamtumirën e fundit. Kështu që mungova në mbledhjen e thirrur nga Meta.
- Si e pritët shkarkimin? Nuk më erdhi mirë, sepse ishte një veprim brenda familjes tepër imoral, ku nuk kishte guximin, as për ta diskutuar as për të shkëmbyer disa mendime dhe as për të dëgjuar arsyet. Pa diskutim nuk e kam pritur mirë, vetëm për faktin që për mënyrën si u realizua, jo për mënyrën që një karrige që e kisha nuk e kisha më, sepse kam dëgjuar fjalë të bukura, njerëz që përpiqen të më ngushëllojnë thonë prapanicën e ke tënden, karrigen jo. Nuk e kam pasur shumë problem largimin nga posti, sesa mënyrën e largimit.
- Meta dhe Berisha nuk kanë dhënë motiv bindës, jeni i qartë pse ju hoqi Meta? Jam tepër i qartë, por jo të gjitha një politikan mund t’i deklarojë në një moment të duhur. Kam bindjen se nuk është tepër e nevojshme që unë të publikoj motivet e zotit Meta për të bërë këtë lëvizje.
- Ishit personi që po akuzoheshit nga opozita dhe drejtonit një institucion të përfshirë në debat nga mënyra e dhënies së koncesioneve? Sipas jush pse Meta bëri rrokadën? Meta ka bërë deklaratë publike dhe këtë ndryshim e ka kërkuar sepse dëshiron të ketë më tepër kohë për t’u marrë me partinë. Në pozicionin e ministrit të Jashtëm ai ka kaluar një periudhë të rëndësishme kohe jashtë shtetit dhe nuk ka pasur shumë mundësi të merret me partinë. Nuk mendoj se ministri i Ekonomisë ka më pak punë se ai i Jashtëm, përkundrazi detyra është më tepër me ngarkesë sesa detyra e ministrit të Jashtëm. Nëse Meta këtë detyrë nuk e ka marrë formalisht për të qenë në Tiranë, por për të bërë detyrën nuk mendoj se ishte detyra e duhur për t’iu angazhuar partisë. Përveç angazhimeve mediatike, me takime, lëvizjet nëpër vend, mendoj që motivi për të qenë pranë partisë mbase mund të ketë qenë i drejtë, por është i pamundur. Nëse Meta dëshiron të bëjë këtë detyrë siç e presin shqiptarët, është e pamundur që në këtë detyrë të ketë më pak angazhim sesa si ministër i Jashtëm. Mes meje dhe zotit Meta, ka pasur historikisht një lidhje e cila herë ka qenë e mirë, herë problematike.
- Është folur që disa muaj më parë keni pasur përplasje të fortë me Metën, ka pasur përplasje të forta në këtë fazë politike tuajën? Historia ime me Metën ka qenë problematike. Meta, është një lloj politikani, i cili bashkëpunëtorët ka qejf t’i ketë servilë ose ushtarë, nuk e vlerëson një njeri dinjitoz që ka përballë, një njeri që debaton lidhur me zbatimin e një pune apo porosie, në këtë kuptim kam pasur marrëdhënie problematike me Metën. Sepse jo të gjitha porositë dhe kërkesat që bënte ai mund të zbatoheshin, ose mund të bëheshin duke pasur parasysh ligjin, kështu që mund të ketë pasur qejfmbejtje. Dikush të thotë po vjen një shoku im dhe ka një kërkesë për ta zgjidhur dhe shikoje. Mua kur më thotë kryetari i partisë, nëse mund të realizohet diçka nuk mund të them se nuk realizohet, jo të gjitha kërkesat për të ndihmuar një mik të familjes, një të njohur janë gjëra që realizohen. E kam ditur që një politikan në këtë nivel vjen dita ku kontrollohet çdo firmë, përpara publikut që të monitoron duhet të japësh llogari. Ka pasur raste qejfmbejtje për shkak të realizimit të porosive, apo kërkesave të caktuara. Meta, nga viti 2000 kur ishte kryeministër kontrollonte 85% të partisë, sot është katandisur në një kryetar i një parti të vogël që ka vetëm 3 deputetë përveç atij, kjo ka ndodhur për shkak të personalitetit të tij që kërkon njerëz të zbatojnë urdhrat. Është prishur me të gjithë. ka një problem marrëdhëniesh njerëzore, marrëdhëniesh me miqtë, me bashkëpunëtorët, me njerëzit brenda partisë, brenda qeverisë, ai ka të veshur gjithnjë kostumin e kryeministrit dhe urdhrat nuk diskutohen por zbatohen. Por mbi një kryeministër është ligji.
Institucioni i ministrisë, posti juaj si ministër i Ekonomisë mori goditje kur një prej këshilltarëve tuaj u akuzua, u arrestua, pak më vonë u zhduk, bëhet fjalë për zotin Belegu? Rasti i arrestimit të zotit Belegu është rast tipik presioni që është kryer mbi mua nga segmente të caktuara të qeverisë shqiptare. Belegu është arrestuar në një mënyrë bombastike, në zyrën e tij në ministri, për një çështje që kishte të bënte me aktivitetin e tij privat të katër – pesë vite më parë, që prokurori kishte 2 vjet që e kishte hapur, 1 vit e gjysmë që e kishte mbyllur. Kam bindje të plotë që goditja e tij ishte paralajmërim për mua nga segmente të caktuara të qeverisë dhe shtetit për të thënë qëndro në rreth dhe bëj çfarë thonë. Tani ai është i zhdukur dhe nuk dihet ku është. Është arrestuar kot, padrejtësisht, një çështje që prokuroria me turp pas një muaji e mbylli, e deklaroi të pafajshëm. Ky ishte një shantazh ndaj meje, ku nuk kishte lidhje me detyrën e tij.
- Në këto segmente të qeverisë që kanë punuar kundër jush për t’ju bërë presion, përshihen segmente të PD dhe LSI? Agron Kuliçi, ish bodigardi i Berishës. Këtë person e kam evidentuar që ka qenë i përfshirë në historinë Belegu. Gjithashtu ky person ka qenë i përfshirë në historinë e arrestimit të Jotit, ku prokuroria dhe policia bindën një qytetar që ti japin 10 mijë dollarë një inspektori dhe ky inspektor t’ia japë kryeinspektorit. Një intrigë e sajuar, absolutisht presion ndaj meje, përpjekje e mafies për të vazhduar aktivitete mafioze në fushën e karburanteve në Shqipëri. Në momente të caktuara kam informuar Berishën dhe Boden që në Shqipëri ka pasur kontrabandë të virxhinias dhe naftës. Unë kam dyshimet e mia që në këtë kontrabandë ka qenë e përfshirë policia e shtetit, se karburanet merreshin nga ARMO, niseshin gjoja për Kosovë, bëheshin dokumente false dhe ky produkt shitej në tregun shqiptar. Në analizën time, është goditur një pjesë e mafies që bënin kontrabandë. I kam thënë kryeministrit, i cili i ka thënë ministrit të financave të bëhet hetim për të. Presionet kanë qenë të vazhdueshme. Kisha dijeni se Meta kishte shkuar tek kryeministri për shkarkimin tim. Presionet kanë qenë nga më të çuditshmet, nga korrierët që thoshin mbaroi këto punë se deri në datën 15 je aty, deri tek zëvendësi im që ndërronte datën kur do të shkarkohesha, një presion psikologjik në punë e sipër, më pas me kërcënime me mesazhe elektronike me jetën.
- Keni deklaruar se ju kanë kërcënuar? Nuk e kam idenë nga vijnë se kanë ardhur me email, kanë qenë 5-6 e-maile, gjatë muajit të fundit të detyrës. Më njoftoi shefi im i kabinetit, nuk i kisha parë, ishin të rreshtuara çdo ditë nga një. Sapo i pashë bëra denoncim në Prokurori, e cila solli një grup për të bërë ekspertizën. Në fakt, nuk e kam idenë nga kanë ardhur, por janë pjesë e një pune me një stres dhe presion të paparë.
- Keni denoncuar dy anëtarët e kryesisë së LSI? Luan Ramën nuk e kam akuzuar për asgjë, ndërsa Braho ka bërë disa deklarata në gazeta, si “nuk merrem me të ikurit dhe të vdekurit”, disa deklarata që unë dhe familja ime i kemi gjykuar kërcënuese, e mora si lloj kërcënimi, sepse ai ka një profil që mburret se ka varur në litar njerëz, si dhe akuza për trafiqe. Duke llogaritur që ai vjen i dyti në listën e Fierit, nga eliminimi im fiton direkt. Për këtë shkak kam thënë të shoh mundësinë që ky njeri mund të jetë pjesë e kërcënimeve. Profili i tij është që mund të jetë pjesë e kërcënimeve.
- Ndjeheni i sigurt sot për jetën tuaj? Jam i bindur që më ndjek familja, por sigurisht plotësisht i sigurt jo.
- Nuk mendoni se po i paguani kosto të lartë qëndrimit tuaj politik dhe publik? Keni kaluar situata të ngjashme vite më parë? Duke vazhduar historinë e sigurisë, më vë në disa pozita në krahasim me njerëzit e mi të afërm.
- Raporti me kryetarin e LSI, ka ende raport mes jush? Kam qenë dje për drekë me të. Vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të rikrijuar një raport bashkëpunimi me njëri-tjetrin pavarësisht se për momentin duket i vështirë. Jam i përgatitur që të mos e hedh poshtë investimin tim në LSI, jam bashkëthemeluesi i saj, kam qenë ideator i saj edhe para Metës. Më vjen keq që për shkak të momenteve stresante, të jem i detyruar të hedh poshtë investimin tim që kam bërë në LSI. Do të përpiqem të qëndroj pranë LSI, të ringrihem mbi ngjarjet e ditëve të fundit, për të krijuar një raport mbase të ri dhe me Metën por dhe me atë forcë politike. Jo çdo gjë varet prej meje, varet nga fryma që do të përçohet atje, nëse do të ndiqet politika e disa anëtarëve të kryesisë ditën që mungoja në mbledhje. Mund të jetë e pamundur të qëndroj në atë forcë politike. Jam i përgatitur të marr situatën me qetësi dhe të përpiqem të ruaj investimin tim në atë forcë politike.
- Përflitet për një regjistrim të një bisede mes teje dhe një tjetri, që thuhet mund të ketë qenë pjesë e arsyes së shkarkimit tuaj? Është pjesë e punimit të ndonjë mendjeje me xhiro më të shpejtë se normale. Nuk ka asnjë lloj regjistrimi. Janë hamendje që mund ti ketë dikush.
- Në shkarkimin tuaj mund të ketë ndikuar deklarimi i pasurisë suaj prej 1.8 milionë euro? E di që dhe historia e pasurisë është nxitur politikisht nga partia ime, LSI dhe kam informacione që nga LSI kjo i kërkohej një segmenti të PS sepse duhej përgatitur ambienti për këtë shkarkim. Dua të jem i qartë me qytetarët. Të gjitha faktet që kanë dalë për pasurinë, i kam deklaruar unë. Kam thënë që bashkëshortja ime, shitëm disa aksione, 30% në një fabrikë tullash në Fier, në mënyrë të forcuar për të qenë korrekt me ligjin e interesave. Këtë e kemi deklaruar në deklarimin e pasurisë. Ato aksione, u shitën në mënyrë të forcuar se nuk mund të isha ministër nëse do të kisha shkelur ligjin. Janë shitur 140 milionë lekë, nën vlerën e tyre minimale. Aksioni, në të gjitha kompanitë ka një vlerë, ne kemi shitur atë më pak sesa vlera e tregut të aksionit, për shkak të shpejtësisë që kishim për të qenë korrekt me ligjin. Është shitur jashtë vullnetit, unë mund të diskutoj me personin që e kemi shitur për ta riblerë, është investim pozitiv. Kam dalë i humbur, sepse është shitur nën vlerën e tyre. Atje bëhej fjalë për një investim ditën e parë të prodhimit të tullës së parë, ajo fabrikë ka vlerën e 20 milionë euro. Disa persona janë çuditur që si është e mundur që janë shitur disa aksione kur fabrika nuk ka qenë në punë. Kur je në investim, duhet një kohë e duhur për ta përfunduar, ajo kompani ka një vlerë kapitale. Në një kapital kaq të madh, e ka vlerën me shumë se 1.8 milionë euro. Kam qenë totalisht korrekt me ligjin, askush nuk ka kapur asnjë qindarkë të pasurisë sime që nuk kam deklaruar. Gjatë kryerjes së detyrës nuk i kam pasur asnjë ditë ato aksione. Mashtrim i paparë, sepse ato para janë marrë kur jam bërë ministër.
- Akuza që ju bëni se mund të jetë nxitur nga partia juaj është tepër e rëndë? Nuk është asnjë gjë e çuditshme për politikën. Nuk është ndonjë çudi e madhe kjo, por unë vetë i kam kërkuar ILDKP fillimin e hetimeve. Jam i habitur që nuk kishte filluar hetimet. Jam i hapur po të marrin ekspertë nga FBI, për të verifikuar çdo lloj qindarke. Jam nga ata që ligjin e marr seriozisht. Shumica e kolegëve thonë se kanë 3-5-10 mijë euro dhe kanë nga 10 vjet në qeveri dhe pushtet, këtë rol nuk e bëj dot. Nuk duan që politikanët të jenë të ndershëm, se vet nuk e deklarojnë, jam i hapur dhe me prokurorinë që të shohë me detaje të gjitha.
- U përfol shumë që në ditët e para kur erdhët si ministër shkarkuat motrën e deputetes së PD? A kanë lidhje me këto denoncime që ka bërë opozita për dhënin e konvencioneve për të afërmit e deputetëve të mazhorancës? Jo, nuk kanë qenë për koncesione që janë goditur nga opozita, këto koncesione kanë qenë të dhënat e para asaj periudhe.
Denoncimet e bëra nga opozita? Koncesionet nuk janë dhuratë që i bëhet një kompanie apo personi. Kompania do të marrë rrisqe. Nuk i shoh koncesionet si favor, mendoj se duhet ti jemi mirënjohës këtyre bizneseve që marrin përsipër të rrisin vendet e punës në vend. Pavarësisht se opozita bën punën e vet. Nëse ka probleme më mirë ti denoncojnë atje ku duhet, sesa të bëjnë spektakël publik me koncesionet. Në të njëjtin koncesion ishte dhëndri i deputetit të PS, një e kishte kunati i ministres Bregu. Nuk janë aq armiq sa jemi ne në politikë.
- E ardhmja juaj në këto kushte të një konflikti, çfarë të ardhme i shikoni vetes në LSI? Do të përpiqem të ruaj investimin tim brenda LSI. Kam investim brenda LSI do të përpiqem të mos e hedh poshtë, por kjo është e vështirë të flas tani për të ardhmen, do të varet nga sjellja e Metës, nga sjellja e anëtarëve të tjerë të anëtarësisë. Nuk është se nuk kam besim se në LSI marrëdhëniet e mia nuk kanë mundësi të rikuperohen, kemi pasur probleme me Metën edhe më parë, dhe kemi ditur ti tejkalojmë ato, nuk mund të flas me siguri. Njerëzit që kanë besuar tek unë, asnjë sekondë nuk kam për ti braktisur. Ata që më kanë mbështetur, asnjë sekondë nuk kam për t’ia mbyllur numrin e telefonit. Jam një njeri që kam vota. Tani që kam më tepër kohë, do të jem më shumë pranë tyre. Kam filluar të planifikoj aktivitete dhe bamirësira në rritje për njerëzit në nevojë.
- Komunikimi juaj me kryeministrin Berisha dhe çfarë u ka thënë ai? Marrëdhënia ime me Berishën është arsyeja kryesore pse sot jam i qetë dhe i butë në ato që deklaroj. Kam këtë qetësi sepse besoj tek marrëdhënia ime me kryeministrin Berisha, politike dhe njerëzore. Nuk kam asgjë çfarë mund të them kundër veprimeve të tij, sepse kur ka pasur kërkesa për largim më ka thirrur dhe e kemi diskutuar largimin tim. Ai më ka thirrur, ka rithirrur Metën për ti thënë për të ndryshuar pozicionin, por Priftin duhet të vazhdojmë ta mbajmë në qeveri për shkak të kontributit. Berisha e ka bërë, atë që nuk doja unë ishte ajo që Berisha të prishte koalicionin për mua. Nuk jam që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme, e kam deklaruar, me Berishën kam marrëdhënie të hapur. Jemi takuar 2-3 herë pas largimit tim, kemi folur shumë me të në një marrëdhënie të sinqertë dhe të afërt për shumë gjëra, kemi diskutuar gjatë gjithë kohës. Ai në stilin e tij të qeverisjes ka një gjë që ai nuk komunikon me letra me ministrat. Thërret në zyrë për të trajtuar çështjet, sepse ashtu dëgjon pyetjen, e ka pozitiv stilin që ministrat kryesorë i thërret, dëgjon, debaton, me zotin Berisha kur të vijë koha për të shkruar kujtimet e mia, kemi pasur marrëdhënie pune të mrekullueshme. Ditari i ruan të gjitha.
- Mendoni që kjo parti do ju mirëpriste në gjirin e saj, PD? Nuk e kam menduar ndonjëherë kalimin nga PD. Jam realisht deputet i majtë dhe për shkak të bindjeve nuk e shoh si një trajektore të të ardhmes time në kalimin e një partie të djathtë. Jam i majtë dhe nuk kam vend tek PD për të bërë karrierë politike.
- Keni pasur oferta politike nga koalicione të tjera politike, PD? Nuk është momenti që të diskutoj me askënd oferta politike, nuk kam dal në treg. Nuk është se nuk kam se çfarë të bëj. Nuk kam marrë oferta politike nga asnjë drejtim dhe nuk pres oferta nga asnjë drejtim. Nga të gjithë ministrat, vetëm Mediu më ka telefonuar. I kishte rënë edhe Sokol Olldashi, asnjë tjetër. E shpjegoj me luftën e brendshme për pushtet, me dashurinë e madhe që ka brenda kabinetit, më kanë marrë deputetë të PS, e vlerësoj. Jam dhe do të vazhdoj të jem një deputet i mazhorancës. Nuk ka asnjë opsion për të kaluar majtas apo gjetkë.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Sep 24, 2010 1:12 pm | |
| Te nderuar,
Lexojeni edhe nje here shkrimin me gjakftotesi.
Mendoje se jeni nxituar ne konkluzionin e shkrimit.
Konkluzioni eshte se Greqia nuk duhet te paguaj per te blere shqiptre... | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Sep 24, 2010 1:48 pm | |
| E kuptova petrit O shoku jem ! Me fal se nuk e kam lexuar me vemendje ... Dmth .je qe greket mos te paguajne shqiptaret greke ne shqiperi m,apo shqiptaret..
Ju pershendes ! formulimi ishte pak i komplikum.... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Sep 24, 2010 11:16 pm | |
| Prifti: Meta kllouni i politikës shqiptare, ka dy muaj që komunikon me Ramën për të rrëzuar Berishën Qesharake i ka cilësuar, Dritan Prifti akuzat e ngritura në emër të tij nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ndër të tjera, Prifti ka sqaruar se nuk ka negociuar me kryesocialistin Edi Rama. Prifti ka theksuar gjithashtu se marrëdhëniet 10 vjeçare me Ilir Metën i kanë sjellë shumë herë trishtim në jetë.
“Unë qenkam korrier i Edi Ramës! Unë qenkam puçist ndaj Sali Berishës! Unë i paskam bërë ofertë Ilir Metës të bëhet kryeministër në emër të Edi Ramës! Plotësisht qesharake. Jam tallur disa herë kohët e fundit me këtë klloun, që vdes për t’u bërë kryeministër, dhe kam mësuar prej tij kulisat dhe makinacionet që shpreson ta ribëjnë kryeministër me votat e PS. Ai ka mbi 2 muaj që komunikon me Edi Ramën duke i ofruar votat atij për të rrëzuar Berishën në Parlament, duke i kërkuar që të jetë vet kryeministër. Unë kam qenë pengesë e planit të tij sepse kam qenë vota nr. 71 për Sali Berishën. Sali Berishën e kam informuar për këto tratativa të Ilir Metës prej kohesh. Qeshni të gjithë me Ilir Metën, se më qesharak se sot nuk e ka bërë ndonjëherë veten”, është shprehur Prifti nëpërmjet një deklarate për shtyp. Ndërkaq mesditën e sotme, kreu i Partisë Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti i ka përcjellë ofertën e kreut socialist Edi Rama për të bërë një puç parlamentar. Sipas Metës nga ky pazar politik, ai vetë do të përfitonte postin e kryeministrit, ndërsa Prifti do të kthehej në postin e ministrit të Energjetikës, prej të cilit pak javë më parë u shkarkua.
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 25, 2010 12:38 pm | |
| Sala dhenderr i serbise mik i fazliqit dhe Mishkoviqit e Millosheviqit. Lirie sllobodanka berisha shkina e beogradit.. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Sep 25, 2010 11:12 pm | |
| Prifti: Meta ka fshehur guroret në Skrapar, vilat në bregdet, galeritë në Bllok dhe pallatet në Tiranë Ish ministri i Ekonomisë paralajmëron Metën se do të zbardhë të gjithë pasuritë e fshehura të tij
Pas deklaratave të sotme të sekretarit të përgjithshëm të LSI, Luan Rama ku akuzoi ish ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti për pasuri të paligjshme, ka ardhur një tjetër deklaratë bombë e ish ministrit, ku ka publikuar fakte të reja rreth fshehjes së pasurisë së Ilir Metës. Prifti u shpreh se Meta nuk ka deklaruar guroren në Skrapar, disa pallate në
Tiranë, disa vila në bregdet dhe disa pasuri të tjera. Ndër të tjera ish ministri i Ekonomisë, ka akuzuar kreun e LSI, Ilir Metën se ka përdorur deklaratën e tij të pasurisë si motiv për t’i marrë postin e ministrit të Ekonomisë. “Luan Rama sot vërtetoi deklaratat e mia, se luftën mediatike kundër meje për pasurinë e ka shfrytëzuar komiku, Ilir Meta. Luani ta pyes Metën, nëse ai i ka deklaruar gjithë pasuritë e tij dhe pas kujt emrave i ka fshehur ato. Së shpejti do i sqaroj unë pasuritë e Ilir Metës, duke filluar nga guroret në Skrapar, pallatet në Tiranë, galeritë luksoze në Bllok, apo lokalet e vilat në bregdet. Ju ftoj të qeshni me Ilir Metën, se është bërë qesharak", është shprehur Prifti.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Sep 26, 2010 4:28 pm | |
| Kryeministri Berisha pret bashkëshorten e ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhi Written by Gazeta Sot E Diele, 26 Shtator 2010 13:20
Kryeministri Berisha priti dje në një takim presidenten e Fondacionit “Zoran Xhinxhiç” Ruzhica Xhinxhiç, njëkohësisht edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç, e cila ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi, Zonja Xhinxhiç e njohu kryeministrin Berisha me projektet e fondacionit “Xhinxhiç” që ajo drejton, një fondacion bamërisie dhe humanitar,
i cili ka si qëllim arsimimin dhe integrimin e të rinjve në shoqëri si dhe afrimin e tyre me të rinjtë e vendeve të rajonit e më gjerë. Duke theksuar se interesi kombëtar i kombeve është interesi evropian, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin për punën dhe kontributin që ky fondacion po jep në këtë drejtim, duke e cilësuar atë si një simbol të arrirë të përpjekjeve të përbashkëta drejt idealit evropian. Kryeministri Berisha e cilësoi ish kryeministrin serb Zoran Xhinxhiç si një njëri të madh të idealeve evropiane. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në dobi të të ardhmes evropiane të rajonit.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Sep 26, 2010 4:51 pm | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Sep 26, 2010 4:59 pm | |
| Po perse i vjen rrotull o komandant i flotes luftarake detare?
Para dy ditesh pashe nje debat ne tv Ora zhvilluar midis ish Komandantit te Flotes Ushatrake Detare, hostorianit Pellumb Xhufi dhe minoritarit grek Thoma Mico. Qe te tre i vinin rrotull muhabetit. Sot ne gazeten shqiptare kishte shkrojtur kunder Kristo Frasherit, (shqiptareve) Doktor Profesori i Shekencave te Spiunazhit, Kolonel Anastas Janullatosi.
Komandanti i Flotes Luftarake Detare shpjegonte ngjarjet e 1997-tes dhe fliste me te drejte ne favor te te drejtes se sotme shqiptare duke i ardhur gjerave rrotull dhe me gjysem zeri. Po fol o Komandant! Po thuaji gjerat troc a derbardhe!
Kete gje bente edhe historiani Pellumb Xhufi. Mbronte historine dhe te drejten shqiptare duke i ardhur gjerave rrotull dhe kur detyrohej nga biseda me Thoma Micon. Po fol o Pellumb Xhufi, fol! A nuk kishe dal ne debat per te folur dhe sqaruar shqiptaret? E ndersa i vinte rrotull duke lene te nenkuptonte se kolonel Janullatos nuk kishe qellim te sinqert ne misionin e ti ne Shqiperi, Pellumb Xhufi drejtohej Hiresia ne vend te kolonel Janullatosi !!! Dakort o Plleumb Xhufi, nuk ke guxim te thuash kolonel Janullatosi, por mos i thuaj Hiresia, thjesht Janullatosi ose Anastasi.
Edhe Thoma Micua kete radhe i vinte Greqise ne ndihme duke bere te paditurin dhe duke e sjelle muhabetin rrotull.
Une e pashe emisionin tek Ora me mikun tim nga Saranda, Arber Thesprotin dhe pas bisedes me te po shkruaj disa pyetje per Micon,
-Thoma Mico, pasi qe juve kundershtuat rolin e Greqise ne ngjarjet e vitit 1997, pyes cili ka qene roli juaj ne shkatrimin e Sarandes ne vitin 1997, organizativ, shpriteror, politik? -Tre muaj perpara shkatrimit te Sarandes a kish derguar Greqia minoritarin Babi (i shoqeruar edhe nga greko-amerikan) me para dhe udhezime per ngjarjet qe do te vinin? -A e njef ti kete person, dhe cilat jane lidhjet tuaja me te? -Ne ditet e para te shkatrimit te Sarandes, a eshte ekzekutuar nje shtetas grek ne afersi te stadiumit, dhe ne se po perse nuk eshte interesuar Greqia per te? -Nje jave pas shkatrimit te Sarandes nje shtetas grek i shoqeruar nga kusheriri i Anastas Angjelit a ka dhene intervist ne televizionin Suedez duke pretenduar se ishte shqiptar? A ka protestuar ne ate moment, ne vendgjarje nje shqiptar cam, ish nen-oficer marine? -Pas ketyre ngjarjeve, a u emeruar kusheriri i Anastas Angjelit komandat i portit ne Sarande? ....
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |