|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 4:44 pm | |
| V. Novosti”: Të droguar nën skallp!!!!
Publikuar: Sot, më 22 dhjetor 2010 FOTO TË TJERA Beograd, 22 dhjetor – Po botojmë këtu një shkrim të sotshëm të të përditshmes së Beorgadit, “Veçernje Novosti” për të parë se deri ku shkon imagjinata e njerëzve dhe opinionit të Beogradit karshi shqiptarëve. Lexuesi i kujdesshëm nuk do ta ketë të vështirë të bindet për këtë. “Në burgun e Tiranës në vitin 1999 (në fakt atëherë president ishte Rexhep Mejdani, por kështu i ka thënë ajo “Novostit”, që flet për besueshmërinë e rrëfimit të saj – v.j.) ishin 37 serbë, të cilët ishin transferuar në pronën private që i përkiste presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, citon e përditshmja e Beogradit, “Veçernje Novosti”, gjoja një dëshmitare me inicialet L.K. Ajo kësaj gazete i ka rrëfyer se cilat burgje i kishte vizituar, në kërkim të serbëve të kidnapuar nga Kosova dhe gjithë ç’kishte parë gjatë asaj kohe. Përveç Tiranës, ku kishte “vizituar” burgun qendror, bashkëbiseduesja e Novostit thotë se kishte qëndruar në kampet e Durrësit, Vlorës, Kukësit, përkatësisht të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë, ku takoheshin krerët e UÇK-së. “Duke gjurmuar serbët e kidnapuar, në rrethana speciale që hapën dyert e zyrtarëve më të lartë shqiptarë, në dhjetor të vitit 1999 për herë të parë u ndodha në Shqipëri. Me qëllim të mbledhjes së më shumë informatave rreth serbëve të kidnapuar, vazhdova të shkojë në këtë vend me qëllim që të ‘vizitojë’ të gjitha kampet, në të cilat kanë qëndruar serbët e zënë rob”, ka deklaruar për “Novostin”, 50-vjeçarja L.K. Të gjitha dyert i kishte të hapura në saje të parave. Për informatat e marra ka paguar shuma të konsiderueshme të hollash. Bashkëbiseduesja e “Novostit” ka thënë se organet e nxjerra, shqiptarët i kishin transportuar me helikopter privat në frigorifer special portativ. Organet pastaj janë shitur në tregun e zi të Evropës dhe të Amerikës. Për secilin organ, thekson ajo, dihej paraprakisht çmimi, ndërsa paratë i kanë marrë udhëheqësit e UÇK-së. Destinim i parë në kërkim të zënëve rob serbë L.K. ka pasur burgun qendror në Tiranë. Atje kishte hyrë me ndihmën e inspektorit të atjeshëm, të një martese të përzier serbo-shqiptare. “Në këtë burg kanë qenë 37 serbë të kidnapuar në Kosovë. Ishin të sistemuar në disa hapësira më të mëdha. Edhe pse ishte dimër, disa ishin gjysmë të zbathur, të veshur ligshtë dhe me shëndet qartë të rrënuar”, zbulon gjoja detajet L.K., duke pohuar se serbët nga ky burg i quan në pronën private afër qytetit, i ngjashëm me një ranç fshati, në pronën e presidentit të atëhershëm, Sali Berisha. Në këtë pronë ishte spitali më modern. Aty serbëve u merreshin organet. Kishte provuar të bisedonte me serbët e zënë rob. “Ishin të pagojë në secilën pyetjen time. Frika e mosbesimi zotëronin mbi serbët. Me siguri ishin edhe nën ndikimin e qetësuesve”, shton ajo. Bashkëbiseduesja e “Novostit” pohon se në këtë burg kishte njohur mjekun Petkoviq nga Prishtina, Goran Stoliqin nga Prizreni, Millorad Avramoviqin nga Istogu. Stacioni tjetër në rrugën e të vërtetës ka qenë Shtëpia e verdhë në rrethinën e Kukësit. Aty kishte takuar 12 serbë të rrëmbyer. “Pos heqjes së organeve të serbëve të kidnapuar, në atë shtëpi takohej edhe vetë kreu u UÇK-së me krerët e atëhershëm të Shqipërisë, dhe aty merreshin vesh për zhvillimin e aktiviteteve kriminale, nga tregtia me organe, deri te armët dhe droga”, rrëfen L.K., e cila kishte marrë vesh se për heqjen e organeve nga të zënët rob vendoste ekipi i mjekëve, që merrej me operime. Njerëzve të kidnapuar u nxjerrshin zemra, palca kurrizore, kornea, veshkat, lukthi... “Nga miq, të afërm me krerët e UÇK-së, mora vesh se një pjesë e të hollave që fitoheshin nga kjo tregti e përgjakshme me organet serbe përfundonte si ryshfet për zyrtarët e lartë ndërkombëtarë”, pohon L.K. Kishte vizituar pastaj edhe vendin Vlora (kjo i thotë Flora v.j.). Edhe aty ishte një spital ku nxirreshin organe nga serbë e romë të zënë rob. Ndër viktima ka pasur edhe të huaj, para se gjithash vajza nga Ukraina, Rumania, Bullgaria, të cilat në veri të Shqipërisë ishin sjellë me mashtrime. Skena të tmerrshme kishte ndeshur në Durrës. Të kidnapuarit mbaheshin në një stallë. Gjatë natës nga kampi i përkohshëm shpërthenin klithmat e të burgosurve, shkruan sot kjo gazetë”.
Tags: Novosti, krime, shqiptarë
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 4:51 pm | |
| AJO ESHTE GENJESHTER E KULLUAR , E KAM LEXUAR . http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/aktuelno.69.html:312289-Drogirani-pod-skalpel
Nese i marrim edhe gazetat e Serbeve si serioze atehere na ka honger dreqi , ku edhe vet komentuesit Serb e thuan per kete person qe sipas shkrimit te saj vetem qe eshte genjeshter dhe asgje ska te bej me realitet po e lexuat me vemendje .
SIPAS GJITHE KETYRE POSTIMEVE , JU ME ME DUKET ANONI NGA AJO SE AKUZAT E DICK MARTYT QENKAN TE VERTETA !! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 5:41 pm | |
| ARBER- tybe istikfa, po veq pom vjen intersant se si kta shkit rren e bejt te vertet a ne te vertetn sun e dukumentojm..... | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 5:58 pm | |
| Brace: Berisha pakt me killera për të na mbyllur gojën TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste bën publike për mediat përmbajtjen e një CD-je kërcënuese në drejtim të tij dhe kryetarit të Partisë Sociliste Edi Rama.
“Ditën e hënë personeli i ka dhënë këtij institucioni një zarf, brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD, nga ana e pasme e së cilës është materializuar ky tekst “Ke 24 orë kohë ndryshe të gjitha televizionet do ta publikojnë”, thekson Brace.
Sipas deputetit socialist zarfi mban emrin e shtetasit Daut Kadriovski, një njeri i lidhur me krimin, sic tha Brace, ndërsa shton se ky i fundit më akuzon mua, Ramën dhe politikanë të tjerë se kemi lidhje me trafiqe dhe jemi të përfshirë në dy vrasje”.
Po ashtu Brace shprehet se në zarf janë edhe emrat e politikanëve kosovarë Hashim Thaci e Jakup Krasniqi, deri tek politikani maqedonas Menduh Thaci.
Duke hedhur poshtë përmbajtjen e kësaj cd-je kërcënuese Brace shigjeton kryeministrin Berisha dhe deklaron se ai ka qënë në dijeni të përmbajtjes së zarfit dhe këtë e bën sipas Braces, për të penguar transparencën e kërkuar nga PS.
“Sali Berisha në cilësinë e kryxeministrit të Republikës është angazhuar personalisht në ndërprerjen e fushatës së transparencës, duke kërcënuar drejdpërdrejt njerezit qe po i tregojnë shqiptarëve vjedhjet e Sali Berishës. Sali Berisha po bashkëpunon me krimin e organizuar”, tha Brace.
Për përmbajtjen e CD-së theksoi Brace është vënë në dijeni edhe Presidenti i Republikës, ndërsa shton se "kam marrë kontakte edhe me Prokurorinë e Tiranës“ (m.a/BalkanWeb)
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 8:39 pm | |
| Berisha fton EULEX dhe Gjykatën e Hagës të hetojnë në Shqipëri
Tiranë, 22 dhjetor - Qeveria shqiptare ka garantuar sot se do të krijojë lehtësira për EULEX-in dhe Gjykatën e Hagës, si dhe i ka ftuar që të shkojnë në Shqipëri për të hetuar rreth akuzave të deputetit zviceran, Dick Marty - hartuesin e raportit ku Kosova e Shqipëria akuzohen për trafiqe organesh dhe krim të organizuar. Kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi Dick Martyn “një avokat të verbër të krimeve serbe dhe Serbisë së Madhe”, e ngarkoi ministrin e Drejtësisë shqiptare t’i dërgojë Gjykatës së Hagës një letër, ku do të garantohet se, pavarësisht se mandati i kësaj gjykate përmban vetëm Ish-Jugosllavinë, lejohet hetimi dhe në zonën shqiptare. “Dick Marty t’i dorëzojë provat për autoritetet e EULEX-it, të dorëzojë çdo provë... Përndryshe, ai ka bërë një abuzim të rëndë me drejtësinë dhe shqiptarët”, ka thënë Berisha. Kryeministri shqiptar ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet të zhvillojë hetime për akuzat, pasi në këtë raport të Martyt, sipas tij, akuzohet kjo gjykatë se ka fshehur krimet. “Janë lëshuar akuza direkte ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, se janë zhdukur provat. I takon kësaj gjykate të kërkojë se cilat prova ka zhdukur gjykata. Asnjë nga vendet e lira nuk ka qenë kurrë i interesuar që të fshihen dhe zhduken provat e krimeve të luftës". "Aq më pak, mendoj dhe gjykoj unë, do të ketë qenë e interesuar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Ndaj, duke ftuar gjykatën që t’i rinisë hetimet e kësaj çështjeje, e ftoj gjithashtu të qartësojë, sepse kjo përbën një akuzë ndaj gjykatës”, ka theksuar Berisha. Berisha ka thënë se në konfliktet në Ballkan, Shqipëria ka qëndruar gjithmonë në krah të paqes dhe ka luajtur rolin e zgjidhjes së konflikteve, ndërsa për Martin hedh dyshime se është i njëanshëm në raport, për shkak të qëndrimeve të tij karshi Kosovës. “Kam pasur rastin të jem në Këshillin e Evropës. Ky zotëri, Marty, ka qenë një avokat i papërmbajtur i krimeve të shëmtuara mbi shqiptarët dhe unë dua të them se teza e tij kryesore në KE ka qenë kjo: Në Kosovë nuk ka ekzekutorë dhe viktima, nuk mund të pranohet që serbët të jenë ekzekutorë dhe shqiptarët viktima". "Ky ka qenë lajtmotivi i tij për t’i mbrojtur krimet e luftës. Se kush i përzuri mbi 1 milion shqiptarë, se kush mbushi Kosovën me varre masive dhe Savën e Danubin me kufoma shqiptarësh, për Dick Martyn kjo nuk kishte rëndësi. Ai në të gjitha rastet do të bënte avokatin e Serbisë së Madhe”, ka thënë Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë. http://www.koha.net/index.php?cid=1,16,44300 | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 11:11 pm | |
| PolitikëShoqëriBallkan&BotëINTERVISTAThaçi e Krasniqi "inkriminohen" në Shqipëri22-12-2010 15:28 CET (E plotësuar) Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste bën publike për mediat përmbajtjen e një CD-je kërcënuese në drejtim të tij dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
“Ditën e hënë personeli i ka dhënë këtij institucioni një zarf, brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD, nga ana e pasme e së cilës është materializuar ky tekst “Ke 24 orë kohë ndryshe të gjitha televizionet do ta publikojnë”, thekson Braçe.
Sipas deputetit socialist zarfi mban emrin e shtetasit Daut Kadriovski, një njeri i lidhur me krimin, siç tha Braçe, ndërsa shton se “ky i fundit më akuzon mua, Ramën dhe politikanë të tjerë se kemi lidhje me trafiqe dhe jemi të përfshirë në dy vrasje”.
Po ashtu Braçe shprehet se në zarf janë edhe emrat e politikanëve kosovarë Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, deri tek politikani maqedonas Menduh Thaçi.
Duke hedhur poshtë përmbajtjen e kësaj CD-je kërcënuese Braçe shigjeton kryeministrin Berisha dhe deklaron se ai ka qenë në dijeni të përmbajtjes së zarfit dhe këtë e bën sipas Braçe, për të penguar transparencën e kërkuar nga PS.
“Sali Berisha në cilësinë e kryeministrit të Republikës është angazhuar personalisht në ndërprerjen e fushatës së transparencës, duke kërcënuar drejtpërdrejt njerëzit qe po i tregojnë shqiptarëve vjedhjet e Sali Berishës. Sali Berisha po bashkëpunon me krimin e organizuar”, tha Braçe.
Për përmbajtjen e CD-së theksoi Braçe është vënë në dijeni edhe presidenti i Republikës, ndërsa shton se "kam marrë kontakte edhe me Prokurorinë e Tiranës“ . /Balkanweb/
Kush është Daut Kadriovski?
Daut Kadriovski ka lindur në vitin 1948 në Shkup. Kadriovski është shqiptari më i përfolur nga të gjitha agjencitë e zbulimit në botë, si trafikant droge.
Shumë prej miqve të tij janë arrestuar në Evropë në vitet ‘80, gjatë transportimit të drogës, e cila dyshohej të ishte e porositur prej tij.
Në 1984-ën dhe 1985-ën, ai ndalohet dy herë me radhë dhe futet në burg, në fillim në Turqi dhe më pas në Gjermani, nga ku del nga burgu vetëm në fillim të viteve ‘90, për t’u rikthyer në zonat që kontrolloheshin nga miqtë e tij, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni, që në atë kohë ishin ende në ish-Jugosllavi.
Në shumë prej raporteve të trafikut të drogës, haste emri i Kadriovskit, ndërkohë që ai do të arrestohej në një nga shtetet që nuk e priste.
Në vitin 2000, ai ndalohet në Durrës, ndërkohë që për të kishte një mori fletëarrestesh, të prera nga shtete të ndryshme.
Në Shqipëri, Kadriovski mundi t’i shpëtojë burgut, pasi drejtësia shqiptare nuk mundi t’i provojë dot atij asnjë prej akuzave gjatë kohës që ai ishte në paraburgim.
Në 2002-shin, edhe pse kishte kërkesa nga një numër i madh shtetesh për ekstradim, ai u transferua për në Maqedoni, gjatë një marrëveshjeje midis dy vendeve, për vuajtje dënimi në shtetet respektive. /tch
| |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 23, 2010 1:35 am | |
| EEeeeeeeeeeeeee po ku u shfaq ky far dauti, pas dikit. Nuk po them se ka fillu nje lufete per njollosjen e kultures se popullit shqiptar, pasi ne kete lufte jemi me shkije, por nje betej shum mire e kordinuar nga armiqet tane shekkullore qe mundohen me cdokushte te njollosin cdo gje shqiptare, ne kemi mbijetua ket lufte dhe do ta mbijetoim edhe ket ofenziv te eger raciste. Qe po behet nga friga e bashkimit te Shiptarve, qe me cdo metode po mundohen ta ndalin ket enderr qe se fundi po tregon se bashkim eshte i domosdoshe dhe shpetimi yne, nga fqinjet tane shekullor barbar . Dhe europa plake.
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 23, 2010 1:39 am | |
| - Cito :
- Kush është Daut Kadriovski?
Njeri qe e shofi shume here neper qytet :) | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 23, 2010 1:47 am | |
| Qeqeqeq nuk qenka ky boss mafije eeeeeeeeeeeeeeeeuuuuuuuuuu, hahaha i paska leshu edhe ky "CD" si bllaca ... Me keng tallava. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 23, 2010 1:48 am | |
| Ka qen BOSS , vertet . Sot nuk eshte . Patriot ska qen kurr. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 23, 2010 1:53 am | |
| Qenka i menqur dauti, nuk po hajka me dy luge. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 23, 2010 6:14 am | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 23, 2010 6:17 am | |
| http://www.gazetatema.net/web/?p=2265#comments
Bllokmenët Faqja e parë e gazetës TemA Në foton shikoni në një varkë në Liqenin e Pogradecit, kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha dhe gruan e tij, së bashku me Sokol Hoxhën, djalin e Enver Hoxhës, dhe gruan e tij. Në prehrin e gruas është dhe një fëmijë i vogël, që për nga mosha dyshohet se është vajza e Sali Berishës, Argita Berisha. Por këtë presim ta konfirmojë vetë zoti Berisha.
Në foton anash është një pamje edhe më familjare. Pranë oxhakut është i shtrirë Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës, dhe në krah të tij është nusja e tij, Teuta. Në krah të saj është Liri Berisha, dhe i ulur këmbëkryq në plan të parë është Sali Berisha. Skena është aq familjare dhe e ngrohtë, sa nuk lë dyshim se është një atmosferë mes miqsh.
Fotot natyrisht kanë nevojë për sqarime të mëtejshme nga vetë autorët për arsyen e kësaj feste familjare të familjes Berisha me familjen Hoxha. Gazeta Tema po boton kopje të orgjinaleve të tyre, që siguroi dje emisioni “Fiks Fare”.
Shkarkoni gazetën TemA në PDF për më tepër.
http://www.gazetatema.net/web/?p=2265#comments
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 24, 2010 3:45 am | |
| I tradhtuar nga dëshirat e çmendura Nga Mero Baze
Dje, çdo njeri që ka tentuar të ndjekë punimet e Kuvendit të Shqipërisë, ka ndjerë nevojën për të pasur afër një mjek psikiatër.
Së pari, i duhej të kuptonte a ishte gëzuar Sali Berisha vërtet që i ishin botuar fotot e tij dhe gruas së tij me Familjen Hoxha në pushime në Pogradec, apo ishte nën presionin e së shkuarës së tij të errët kur qeshte me vete me fjalët përçart që thoshte, dhe që nuk i kuptonte askush në atë sallë.
Së dyti, çdokujt i duhej të kuptonte a ishte vërtet i angazhuar Berisha sinqerisht për tu përgatitur për funeralin e Edi Ramës, apo ishte nën presionin e ëndrrës së tij për të zhdukur opozitën dhe fliste me patos për një funeral dhe fjalim të ëndërruar që do të mbante për kundërshtarin e vet. Dhe mbi të gjitha, çdokujt i duhej të kuptonte, a ishte vërtet i interesuar Sali Berisha të pranonte projektin e opozitës për transparencën e zgjedhjeve, apo ishte duke bërë teatër duke u marrë me nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit e opozitarëve, me qëllim që të harrohet për një moment çfarë po i bën Shqipërisë vajza, djali, gruaja dhe sekserët e tyre Shqipërisë.
Çështja e parë dukej që e kishte tronditur seriozisht. Njeriu që e urren aq shumë historinë që e ka kundër vetes, vetëm për shkak të raportit të pasinqertë që ai ka me çdo kënd që ka përdorur në këtë vend për tu ngjitur një shkallë më lart, dje po përpiqej të kthehej nga një njeri inferior që rrinte këmbëkryq dhe gjithë inferioritet në krah të fëmijëve të Enver Hoxhës, në një njeri që e paskësh marr malli për ato kohë dhe donte të rishikonte fotografitë origjinale. Në të vërtetë një kopje të fotografive origjinale e ka në shtëpinë e vet, së bashku me një libër për infarktin miokardit, në të cilin po ashtu ka një dedikim për Sokolin dhe Liljanën. Problemi i tij nuk është se bëhet publike që ishte një servil i fëmijëve të Enver Hoxhës. Problemi i tij është se ai ka importuar në një sistem demokratik rregullat e sjelljes me fëmijët e diktatorëve në pushtet nga koha e komunizmit. Njeriu që nuk i afrohej dot Enver Hoxhës, ose siç thotë Nexhmija, dhe një herë që ju afrua, dhe i dha dorën, nuk e lau një javë që mos ta prekte askush, u përpoq me aq sa mundi, me çdo poshtërim të personalitetit të tij, të bëhej mik i fëmijëve të diktatorit. Kësaj duket se ja ka arritur. Ne që i njohim tashmë në liri fëmijët e Enver Hoxhës, e kuptojmë sa pak rëndësi reale ka pasur të njihje ata realisht, por për tipin e Sali Berishës ishte gjithçka. Këto fotografi që sot po botohen në media kanë qarkulluar nga Sali Berisha derë më derë, zyrë më zyrë, zyrtar më zyrtar për t’u zvarritur drejt pushtetit. Ishte miku i fëmijëve të Diktatorit dhe kjo ishte një lloj leje për tu ngjitur, qoftë dhe duke u zvarritur. Kjo është kaq e vërtetë dhe e trashëgueshme në familjen e tij sot, saqë pushteti real i tij sot kalon përmes fëmijëve. Atë që ai ka bërë gjithë jetën duke u zvarritur t’i merrte Liljanës një buzëqeshje dhe Sokolit një shëtitje me varkë, fëmijët e tij sot e kanë kthyer në art të ushtrimit të pushtetit, natyrisht me çmim tjetër. Instinkti i karrierës përmes fëmijëve është sot kriter themelor në Partinë Demokratike, dhe pushtetin e Sali Berishës, natyrisht jo duke i buzëqeshur Argitës apo duke bërë xhiro me jaht me Shkëlzenin, por duke i paguar ata. Në këtë linjë po ecën sot, jo vetëm karriera brenda Partisë Demokratike, por dhe gjëja më elementare që do të përfitojë dikush, qoftë ky dhe nga fisi i Sali Berishës. Edhe burri i tezes së Shkëlzenit, apo ndryshe kunati i Lirisë dhe baxhanaku i Berishës, nëse i besojmë sinqeritetit të dyshimtë të Liri Berishës, është punësuar në Gërdec pa leje të Berishës, por me miratim të djalit. Të gjithë e kujtojmë intervistën e saj kur mori vesh që kunati ishte vrarë. “E zeza si nuk ia thamë Saliut”. Pra, linja e avancimit në pushtet përmes fëmijëve, duket se nuk është më një kujtim historik që e trazon Sali Berishën për shkak të zvarritjes pas djemve të Enver Hoxhës, por dhe një praktikë reale pushteti që po e aplikon si shumë gjëra të Enver Hoxhës me fëmijët e tij, të cilët janë kthyer në mënyrën e vetme për të bërë karrierë në PD dhe biznes në këtë vend.
Problemi i tij i dytë psikologjik, që na çon në një spirale të frikshme të subkoshinecës së tij, është arkivoli i Edi Ramës dhe fjalimi nekrologjik “me i miri i gjithë kohërave” në vdekjen e tij. Rrëfimi i tij i trukuar para Kuvendit për këtë çështje dëshmon qartë se çfarë ëndërron ky njeri kur pushon dhe ulet të çlodhet në kolltukun e shtëpisë pas punës. As më shumë dhe as më pak se sa një vdekje të kundërshtarit dhe një ceremoni varrimi, ku ky të mbajë edhe fjalimin. S’di pse më kujtoi kjo skenë ditën e vrasjes së Azem Hajdarit, dhe një njeriu të afërt të Liri Berishës, që i bëri i fundit telefonatën për ta nxjerrë nga zyra e tij, përpara PD-së, ku një bandë njerëzish të egërsuar me Sali Berishën prisnin daljen e tij, dhe jo të Azemit. Ky njeri pa lëvizur nga vendi në kolltuk, sapo dëgjoi krismat tha “E vranë Azemin”. E dinte! Dhe pastaj mbajti një fjalim vërtet të magjishëm, të përmotshëm, hakmarrës dhe triumfues njëkohësisht. Ja kishte arritur ditës. E kishte të vdekur atë që e rrezikonte dhe që priti plumbat në vend të tij. Kjo me sa duket është dhe ëndrra e tij për Edi Ramën, apo për çdo kundërshtar të tij. Ideja se mund t’u ofrojë një vend për të vdekur dhe një ceremoni ku të lëvdojë ikjen e tyre nga kjo botë. Nuk di cili mjek psikiatër në Perëndim do ta linte të lirë këtë vrasës potencialisht të rrezikshëm, por di të them se ky njeri është në zyrën e kryeministrit të vendit tim, dhe është akoma i lirë.
Së treti, nuk dua të humbas kohë me banalitetin e refuzimit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet. Kjo ishte e vetmja gjë e pritshme prej tij, dhe jashtë kompetencave të mjekëve psikiatër, ishte diçka e parashikueshme. E reja e refuzimit dje në Kuvend kishte të bënte vetëm me faktin se pasojat e dështimit të kompromisit, ishin marrë paradhënie me refuzimin e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për Bashkimin Evropian. Tani kur e shikon kë kemi në krye të vendit, dhe çfarë përpjekjesh po bën Evropa të pastrojë liderët problematik nga Ballkani Perëndimor, është më mirë që na ka lënë jashtë Evropës duke qenë vetë në krye të vendit, pasi është abuzim i madh me vlerat perëndimore të tentosh të trokasësh në një shtëpi normale, me një njeri anormal në krye. Së paku kështu jemi viktima të tij, kurse me këtë në krye brenda Evropës do ishim viktima të Evropës, pasi do keqkuptoheshim si komb i çmendur. Le të shpëtojmë një herë prej tij, se na i hap vetë dyert Evropa.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 24, 2010 3:47 am | |
| Berisha: Ramës do i bëja funeralin më madhështor që ka njohur Shqipëria
Parlamenti shqiptar debatoi dje mbi mocionin për debat të kërkuar nga opozita për raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe refuzimin e statusit kandidat Shqipërisë nga BE. Por në vend që thelbi i debatit të fokusohej tek ky raport dhe tek refuzimi i statusit, si ngjarje e rëndësishme për rrugën e integrimit, debati degjeneroi në akuza e kundër akuza. Kryeministri Sali Berisha njësoj si dhe herë të tjera në debate të ngjashme politike ka zgjedhur të bëjë akuza ndaj kundërshtarit të tij politik, ka bërë batuta duke kërkuar që të krijojë impakt tek publiku. Në sallën e Kuvendit, ku opozita priste të dëgjonte arsyetimin e qeverisë për një raport shumë kritik ndaj qeverisë dhe për refuzimin e statusit nga ana e BE-së, në fakt opozita ka dëgjuar sesi kryeministri kishte “ëndërruar” ti bënte funeralin kryetarit të opozitës nëse ai do të vdiste në grevën e urisë. Ai tha se nuk i pëlqente memoriet, pasi sa herë kishte lexuar memorie kishte konstatuar mashtrime të shumta,por megjithatë ai tregoi disa biseda që sipas tij i kishte bërë me miq të huaj diplomatë apo europarlamentarë. “Në janar 2007 një diplomat i shquar në Tiranë më vjen në zyrë për çështjen e certifikatave. Sapo u fut në zyrë i ra telefoni, ishte Edi Rama. Jo i thashë, mos fol këtu, fol në dhomën tjetër se zoti Rama nuk të lëshon pa 35 minuta, se po të kapi në telefon ai mos e pyet. Por pas 30 minutash sekretarja më thërret të kërkon ai dhe shkova, diplomati hap altoparlantin e telefonit, ku dëgjohej Rama që thoshte “jam shtrirë këtu përdhe, unë do vdes tani, dhe u i thashë vdis i thuaj. Po,po, vdis dhe do të vij të hedh një batanije”. Kreu i qeverisë nuk u mjaftua me kaq por tregoi një tjetër histori ku sërish fliste për vdekjen e kryesocialistit. “Në maj isha në Zagreb, kur më bie telefoni nga PE urgjent. Një mik i imi nga Parlamenti Evropian më thotë – Sali kemi një problem i madh. Më thanë se Edi Rama hyn në grevë urie dhe ka vendosur të vdesë. Unë i thashë, Edi Rama po të dojë ka një dhomë në katin e parë, ku jam unë, të bëjë grevë urie aty, po ai nuk hyn në grevë dhe nuk vdes. Se po të vdesë do ti bëj funeralin shtetëror më madhështor që ka njohur Shqipëria dhe fjalimin më të bukur nekrologjik”.
| |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 24, 2010 1:56 pm | |
| Nuk eshte per tu habitur, kur ne shqiptaret shpesh tentoim ti vem ati qe nuk ka bisht, dhe te ia largoim ati qe ka bisht. E shpesh harroi se njeriu nuk eshte i persosur, perfekt e ne veqanti politikuajt ton. Koha eshte faktor ne ndryshime e me kohen tek ne themi duhet ecur, por per cudi per ne, koha nuke eshte asgje e lemi te na ike dhe von e kuptoim se ajo ka ikur.
Duke klikuar netin, shpesh klikoi edhe gazeten "Shekulli" ku ne keto dite e fundi edhe nje foto, nuk e di se sa me rendesi e sa do te ket efekt kjo foto, ama simbas komentve do te behet fotoja e vitit.
Po shkeputi nje reagim te familjes Hoxha.
Liljana Hoxha: Saliu eshte pritur per vite si mik i familjes, na ulargua pas 90-s
E pyetur dje nga "Shekulli" per fotot e familjare me Sali e Liri Berishen ne mes-vitit 80, nusja e djalit te Enver Hoxhes, Liljana, shpjegon momentet e fotografimit dhe i quan keto publikime metoda te pahijshme dhe dhunuse te opozits". Ndaj e ndjejme forte lendimin tashme te tejperdorimit politik te profilit tone nga vete politika, media e shoqeria. Kur edhe logjika nuk te con perpara vecse pas sepse reciprokisht nuk eshte fshehur ndonjehere miqesia jon e nderprere tashme me Kryeministrin, qe per ate kohe ishte normale si nje nga intelektualet me me ze dhe me integritrt". Sokol e Liliana Hoxha | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 25, 2010 7:34 am | |
| http://vertet.blogspot.com/2010/12/cmenduri.html
Friday, December 24, 2010 C'menduri
Fotot e diteve te fundit ku shfaqet Sali Brisha me djalin e Enver Hoxhes, Sokolin provojne jo vetem pikat por edhe presjet e mia te vendosura gjate 20 vjeteve, se Berisha eshte vegla me e talentuar dhe pasuria e vertete e klikes kriminale komuniste. Vegla dhe garancia e grabitjes dhe superpasurimit te klikes komuniste ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve. Per cudi duke pare keto foto shqiptaret kerkojne ngjalljen e Enver Hoxhes e ne te njejten kohe deshirojne vdekjen e sherbetorit te tij besnik Sali Berishes!!! E mua me kujtohet Reshat Arbana ne nje interpretim ku ai perserit; te c'mendur, te c'mendur, te c'mendur...!!! Si ka mundesi valle kjo gje? Berisha nuk eshte gje tjeter vecse dora e zgjatur e Enver Hoxhes, e ta kerkosh ate njekohesisht edhe te gjalle edhe te vdekur eshte pa kutpim, c'menduri-thote Reshat Arbana. C'fare ka bere sherbetori i klikes komuniste qe i deshirohet vdekja? Ai i zbatoi pike per pike detyrat qe i kish ngarkuar PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit. Ai me zellin dhe besnikerine e nje superqeni te bllokut ( vete thote bllok-qen) i superpasuroi ata ndersa shqiptaret vazhdojne te kullojne gjak. C'fare beri Berisha? Ku mekatoi ai? Frymezuar nga procesi i superpasurimit te pronareve te tij, bllokqeni Berisha vendosi ti thyej zinxhiret e qenit sherbetor dhe te dale qen i lire e te kafshoje sipas deshires dhe interesit te tij. Kjo nuk ishte parashikuar ne kontraten qe qeni Berisha kishte bere me bllokun kriminal qysh ne vitin 1986-te ne vilen nr.4. Kjo ishte e pafalshme. Bllokmenat kriminela vendosen te hakmerren ndaj sherbetorit te tyre duke manipuluar turmat dhe ato therrasin Rrofte Enveri! Poshte Berisha!, e Reshat Arbana- vazhon te recitoje; C'menduri, c'menduri, c'menduri...
Petrit Kola pojofree@yahoo.com | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 25, 2010 2:58 pm | |
| po vetem budalla qe se di se sala ishte nje komunist i keq ,bandit dhe bashkpunetore serb e dhenderr serb. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 25, 2010 8:49 pm | |
| po shifet kjart se te gjith ministrat e SALES jan kan kunder uck-s kan punu per unmik- dhe i kan pre ne bes. SALA kjart kunder faktorit uck. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 27, 2010 11:36 pm | |
| Gjykata e Lartë shqiptare i jep një goditje të rëndë luftës ndaj korrupsionit Nga Besar Likmeta, Balkan Insight
Burime nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri thonë se do të tërhiqen nga një çështje ndaj një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, i akuzuar për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, provat për këtë rast, përfshi kasetat me regjistrimet e të akuzuarve, nuk mund të përdoren.
Regjistrimi i të akuzuarve u urdhërua nga prokuroria pas një vendimi të Gjykatës së Faktit të Tiranës, pas informacioneve që i ishin kaluar prokurorisë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, përfshi këtu edhe kaseta me regjistrimet e SHISH.
Por një vendim i Gjykatës së Lartë thotë se nuk duhet të lëshohen urdhra përgjimi në bazë të regjistrimeve sekrete të SHISH.
Prokurorët thonë se ky interpretim radikal i Gjykatës së Lartë ka kompromentuar një nga rastet më të rëndë të korrupsionit të nivelit të lartë.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj zyrtarit, që akuzohet se ka marrë 130 mijë euro ryshfet për tenderin e uniformave të policisë.
SHENIM: Shkrimi po botohet me shkurtime. I plotë nesër në Gazetën TemA
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 28, 2010 8:58 pm | |
| Itali, dënohet për mashtrim, avokatja e tragjedisë së Otrantos ITALI- Avokatja shqiptare Natasha Shehu që mbronte interesat e familjarëve të tragjedisë së “Otrantos” në Itali është dënuar sot nga autoritetet italiane, pas denoncimit të vetë familjarëve për përvetësim të dëmshpërblimeve të familjarëve të viktimave të Otrantos.
Gjykata e Shkallës së Parë në Brindisi vendosi sot të dënojë me 6 muaj burg avokaten shiptare për mashtrim në dëm të familjarëve të viktimave.
Gjithashtu avokatja duhet t’u kthejë 300 mijë euro familjarëve të viktimave, gjobë kjo e vendosur nga gjykata. Bashkë me të do të vuajë dënimin edhe bashkëshorti i saj Cosimo Argentiero.
Në tragjedinë e Otrantos të 28 marsit 1997, ashtu sikurse u evidentua edhe në gjykatën italiane të shkallës së parë, ka qenë anija luftarake Sibilla që i ka rënë anijes së vogël shqiptare "Kateri i Radës". 13 vite më parë, 120 emigrantë shqiptarë me Katerin e Radës, udhëtuan nga Otranto në drejtim të brigjeve italiane. Pas goditjes nga anija luftarake "Sibilla".
Nga përplasja e fuqishme, mbetën të vdekur në det 81 viktima, të gjithë emigrantë shqiptarë, ndërsa 24 persona, u deklaruan të zhdukur, pasi trupat e tyre nuk u gjendën kurrë. Gjykata në shkallën e parë fajësoi palën italiane, duke dënuar me katër vite burg ish kapitenin e Anijes "Sibilla", ndërkohë që me vendim të qeverisë italiane, secili nga familjarët e viktimave, do të merrte nga 35 mijë euro dëmshpërblim, para, të cilat nuk u dhanë kurrë. (m.a/BalkanWeb)
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 29, 2010 2:46 pm | |
| Kush e kërcënon sigurinë tonë kombëtare Nga: ENRIKO CEKO Siguria kombëtare është kërkesa për të siguruar, garantuar dhe mirëmbajtur ekzistencën e kombit dhe shtetit nëpërmjet përdorimit të vlerave të shoqërisë, fuqisë ekonomike, ushtarake, politike, diplomacisë, etj. Si koncept kjo ka të bëjë me mbrojtjen tërësore apo pasjen e sigurisë së plotë për vendin, qytetarët dhe partnerët, për të patur një ekonomi të fortë, në rritje dhe inovative si një sistem i hapur, që nxit mundësitë dhe prosperitetin, duke garantuar respekt për vlerat universale, duke synuar dhe ndihmuar për një rregull ndërkombëtar që promovon paqen, rendin botëror dhe mundësitë për një bashkëpunim edhe më të fortë, për të arritur ndryshimet globale dhe synimet e piketuara për të ardhmen. Për të patur siguri kombëtare një vend duhet të ketë në radhë të parë siguri ekonomike, energjetike, mjedisore, ushtarake, etj. Siguria kombëtare është një ndërthurje e masave të përshtatshme nga më të ndryshmet që ndërmerren për të, por në përgjithësi këto masa janë: (1) përdorimi i diplomacisë për të reduktuar e izoluar kërcënimet dhe për të bërë sa më shumë aleatë në mënyrë që vendi të ketë një pozitë sa më të përshtatshme në marrëdheniet me jashtë, (2) drejtimi i fuqisë, kapaciteteve dhe strukturave ekonomike, teknologjike, industriale, bujqësore, etj, për të patur rritje dhe produktivitet sa më të lartë për të garantuar prosperitetin si individ dhe si komb dhe për të shtuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe më gjerë, (3) garantimi afatgjatë i vlefshmërisë së burimeve natyrore dhe i aftësive të burimeve njerëzore për zhvillim të qendrueshëm, (4) forcim i mëtejshëm i mundësive dhe kapaciteteve ushtarake dhe mirëmbajtje e këtyre forcave, mjeteve dhe kapaciteteve dhe përdorim i tyre me agresivitet kurdoherë që është e nevojshme në mënyrë efektive dhe eficiente, dhe sigurimi i avantazheve ushtrake si një vendi apo si grup vendesh, krijuar mbi bazën e një marrëveshjeje (siç është rasti i NATO-s, ku edhe vendi ynë është anëtar me të drejta të plota), (5) implementimi i masave paraprake për emergjencat civile dhe krijimi i kushteve për përdorimin e burimeve, mjeteve dhe teknologjive për përballimin dhe kalimin në një kohë sa më të shkurtër të gjendjes së emergjencave dhe katastrofave natyrore, (6) eliminimi i infrastrukturave, produkteve dhe situatave kritike e të dëmshme për jetën e qytetarëve dhe mjedisin, (7) përdorimi i shërbimeve të inteligjiencës për të zbuluar, luftuar dhe eliminuar kërcënimet e ndryshme me bazë veprimtarinë antikombëtare të natyrave dhe burimeve nga më të ndryshmet, si dhe për të evituar spiunazhin, për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe përdorimi i shërbimeve të kundërinteligjiencës dhe i fuqive të ndryshme sekrete për të mbrojtur kombin nga kërcënimet e brendëshme dhe të jashtëme, etj. Siguria kombëtare është aftësia që kanë qytetarët e një vendi të organizuar në formën e një shoqërie moderne dhe në zhvillim të vazhdueshëm për të parandaluar dëmtimin apo edhe humbjen e integritetit fizik të territorit të një vendi, aftësia për të mirëmbajur marrëdhënie ekonomike me vendet e tjera në mënyrë të arsyeshme, aftësia për të mbrojtur mjedisin, institucionet dhe qeverisjen nga ndërhyrjet e jashtëme dhe të brendëshme, aftësia për të kontrolluar kufijtë, ajo është kapaciteti që ka një shoqëri dhe një vend për të kontrolluar ato kushte të jashtëme dhe të brendëshme që opinioni publik në një moment të dhënë i mendon dhe beson se janë bazat e pavarësisë, prosperitetit dhe mirëqënies. Elementet kryesore të sigurisë kombëtare janë fuqia ushtarake, siguria politike, siguria ekonomike, siguria mjedisore, siguria e energjisë dhe e burimeve natyrore, etj. Ajo ka të bëjë me praktikat e manaxhimit, aftësitë teknike, ndërtimin e imazhit, dëshirën e njerëzve për të paguar taksat dhe dëshirën e mirë që këto pagesa të qytetarëve të përdoren sa më mirë që të jetë e mundur nëpërmjet një konsensusi me bazë të gjerë. Siguria kombëtare ka të bëjë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të një vendi, me përzgjedhjen me shumë kujdes të lidershipit dhe njerëzve të tjerë në hierarkinë e shtetit dhe të qeverisjes, që të jenë cilësorë, efektivë dhe eficientë në jetën e tyre private dhe publike dhe që e kanë treguar me veprimtarinë dhe punën e tyre të përditëshme se e duan vendin dhe që kanë trashëgimi të tillë nga paraarsdhësit. Siguria kombëtare ka të bëjë në një masë shumë të konsiderushme me sistemin e edukimit të qytetarëve dhe sistemit të komunikimit midis njerëzve, për të ndërtuar gjendjen energjike të qytetarëve dhe të tërë vendit për një shoqëri vibrante për të garantuar kushtet për sukses në të tëra drejtime edhe kur natyra i del qytetarëve të një vendi apo grup vendesh kundër me kapriçiot e saj të paparashikueshme. Në kohët tona moderne siguria kombëtare lidhet shumë ngushtë me ndërtimin me kujdes të një legjislaconi cilësor antiterrorizëm, me sigurinë elektronike, me mirëqeverisjen dhe transparencën, etj. Nëse arrihet të garantohet siguria kombëtare atëhere në vend apo në një grup vendesh krijohet një gjendje apo kushte ku vlerat madhore dhe besimet e qytetarëve, mënyra demokratike e ndërtimit të jetës institucioneve dhe e qeverisjes, uniteti, mirëqënia dhe shëndeti i qytetarëve janë të mbrojtura në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme. Këtu një ndikim shumë të madh ka stabiliteti politik e social, integriteti territorial, fuqia ekonomike dhe solidariteti me ata që kanë nevojë, balancat ekologjike, kohezioni sociokulturor, konsensusi shpirtëror dhe moral, kushtet e jashtëme, etj, por kur në një vend apo grup vendesh mbizotëron kërcënimi i brendshëm, situatat politike të paqendrueshme, ekzistenca në gjendje aktive e spiunazhit të huaj, krimi i organizuar, shtimi i numrit të të varfërve dhe i të papunëve, korrupsioni në masë dhe morali i shthurur i punonjësve të shërbimit civil, sabotazhi ekonomik, sistemi i korruptuar financiar dhe burimet aktive e bazat e forta të trafikut ilegal të substancave dhe qenieve njerëzore, cilësia e keqe e shërbimeve për qytetarët, ndryshimet serioze midis të varfërve dhe të pasurve dhe atyre me fuqi të ndryshme në pushtet, ekzistenca substanciale e konflikteve për burime natyrore kryesisht për tokë dhe ujë, ekzistenca e armëve në grupe e ndryshme të popullsisë dhe e grupeve të armatosura me fuqi politike ekonomike dhe sociale, etj, atëhere siguria kombëtare është vënë në mënyrë katastrofike në mëdyshje. Në sigurinë kombëtare ndikojnë edhe dukuri të tilla si katastrofat natyrore që prishin axhendat e paracaktuara, rritja e popullsisë përtej mundësive për rritje produktiviteti dhe rritje ekonomike bazuar në burimet e vlefshme natyrore dhe njerëzore, përdorimi në mënyrë të papërshtatshme dhe konsumi i përshpejtuar i burimeve të rritjes, urbanizimi i përshpejtuar, krimi kibernetik në rang global dhe ndotja e rrjeteve të sistemeve të informacionit, etj, por këto janë pjesë e jetës tone dhe duhet t’u bëjmë ballë së bashku. Është lehtësisht e kuptueshme se për të patur siguri kombëtare në radhë të parë nevojiten burime njerëzore cilësore, efektive dhe eficiente si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Pra, thënë thjesht duhen njerëz të aftë dhe cilësorë. Në sektorin privat situata është e thjeshtë, sepse me kalimin e kohës konkurrenca i detyron drejtuesit e bizneseve që të punësojnë në firmat e tyre njerëz me aftësi profesionale sa më të mira, por gjendja mbetet e keqe në sektorin publik, ku përzgjedhja e personelit të institucioneve qendrore dhe lokale le shumë për të dëshëruar. Është fatale për një vend që aspiron të integrohet në rajon dhe më gjerë që në vendet e punës në dikastere të pranohen aplikantë pa asnjë aftësi dhe me mungesa të theksuara të aftësive bazë. Këta persona që nuk i kanë aftësitë bazë dhe personalitetin e nevojshëm për të bërë punë shteti në të tëra nivelet e hierarkisë, janë të gatshëm që të bëjnë çdo gjë për të mbajtur punën dhe pagesën dhe këtu fillon e degradon situata, sepse këta persona duke mos qenë të aftë të japin ide, mendime dhe pikëpamje për përmirësimin e situatës dhe t’u japin drejtim punëve që u dalin përpara çdo ditë, kërcënojnë në mënyrë të dukshme sigurinë kombëtare me imoralitetin e tyre total. Për shembull: përgjëgjës i shërbimit këshillimor në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që është kreu i më shumë se 240 specialistëve të fushës së bujqësisë dhe ushqimit, që japin këshilla tek fermerët në tërë territorin e vendit për çmimet e produkteve bujqësore, tregjet, teknikat e kultivimit të bimëve dhe të mbarështrimit të bagëtisë, që janë bazat e sigurisë dhe garancisë ushqimore në vend, përzgjidhet një individ që më parë ka qenë thjesht arkivisti i MBUMK-së, një individ që nuk ka asnjë shans që të drejtojë sektorin dhe të garantojë se fermerët do marrin këshilla të vlefshme, sepse edhe arsimin nuk e ka të përshtatshëm. Ose: në një dikaster tjetër, drejtor me financat përzgjidhet një individ që ka manipuluar rezultatet e konkurimit për këtë vend pune, gjë që në sytë e publikut do të thotë se ky individ nuk e ka për asgjë që të ndryshojë edhe vetë shifrat e buxhetit dhe të financave të shtetit, nëse i kërkohet me urdhër dhe këtë vetëm për mbajtur vendin e punës, kur ndryshimi i shifrave mund të çojë në gjullurdi nga më të ndryshmet. Ose: në një dikaster tjetër, drejtor i përgjithshëm i politikave të sektorit përzgjidhet një individ që paralelisht është drejtor ekzekutiv i një organizmi joqeveritar që merret direkt me çështje të vendit të punës së drejtorisë ku individ është përzgjedhur si fitues, organizëm joqeveritar që ka lidhje të shumta me subjekte të vendeve të huaja, konkurrente të hapura të Shqipërisë në fusha të ndryshme. Ky është rast i hapur i konfliktit të interesit të punonjësit të administratës publike. Ose: në një detyrë shumë të rëndësishme që lidhet direkt me sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë të infrastrukturës territoriale dhe prodhuese, caktohet një individ që jo vetëm që nuk plotëson kushtet e vendit të punës (sepse nuk di të ndezë as kompiuterin, nuk ka aftësi manaxheriale dhe që nuk di as të komunikojë në gjuhën shqipe), por që aftësi të tij të vetme ka vetëm tre: arrogancën, mendjemadhësinë dhe nënvleftësimin e kolegëve dhe kjo vetëm e vetëm se është një njeri mjaft i afërt me një nga ministrat e qeverisë aktuale. Ose: në një detyrë që lidhet me bashkëpunimin me vendet e tjera për projekte të ndryshme, vendin e punës e zë një individ, që aftësi shumë të spikatur ka ndryshimin çdo javë të ngjyrës së flokëve. Vetëm me këto pesë raste duket sheshit se mjaft elemente të sigurisë kombëtare janë në rrezik dhe në kërcënim dhe kjo vetëm për shkak të përzgjedhjes në mënyrë abuzive të individëve të paracaktuar në këto vende pune nga eprorët, eprorë që janë në më të shumtën e rasteve ministra, kryetarë bashkish, sekretarë të përgjithshëm dikasteresh, etj, që në fakt janë drejtues që e tregojnë vehten si fare të papërgjegjshëm në këto përzgjedhje, duke e shtuar në maksimum dozën e dëmit që i bëhet sigurisë kombëtare dhe kjo me koshiencë të plotë. Atëhere vaj medet për sigurinë kombëtare kur ministrat caktojnë në vende drejtuese nëpër dikastere njerëz të paaftë dhe të korruptuar, që me paaftësinë e tyre janë totalisht vulnerabël që të shesin interesat kombëtare në pazar me ose pa dëshirën e tyre, por padyshim me paaftësitë e tyre dukshmërisht reale. Me njerëz të tillë në drejtim në dikastere dhe në pushtetin lokal, as që mund të pretendohet që të përdoret diplomacia për të reduktuar e izoluar kërcënimet dhe për të bërë sa më shumë aleatë në mënyrë që vendi të ketë një pozitë sa më të përshtatshme në marrëdheniet me jashtë, as që mund të pretendohet që të drejtohen fuqitë, kapacitetet dhe strukturat ekonomike, teknologjike, industriale, bujqësore, etj, për të patur rritje dhe produktivitet sa më të lartë për të garantuar prosperitetin si individ dhe si komb dhe për të shtuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe më gjerë, as që mund të pretendohet që të garantohet në mënyrë afatgjatë vlefshmëria e burimeve natyrore dhe aftësitë e burimeve njerëzore për zhvillim të qendrueshëm, as që mund të pretendohet që të forcohen më tej mundësitë dhe kapacitetet ushtarake dhe mirëmbajtja e këtyre forcave, mjeteve dhe kapaciteteve dhe përdorimi i tyre kurdoherë që është e nevojshme, as që mund të pretendohet që të implementohen masat paraprake për emergjencat civile dhe krijohen kushtet për përdorimin e burimeve, mjeteve dhe teknologjive për përballimin dhe kalimin në një kohë sa më të shkurtër të gjendjes së emergjencave dhe katastrofave natyrore, as që mund të pretendohet që të eliminohen infrastrukturat, produktet dhe situatat kritike e të dëmshme për jetën e qytetarëve dhe mjedisin dhe as që mund të pretendohet që të përdoren shërbimet e inteligjiencës për të zbuluar, luftuar dhe eliminuar kërcënimet e ndryshme, etj. Është e dukshme se ka ardhur padyshim koha për një konceptim tërësisht ndryshe të sigurisë kombëtare dhe të mënyrës së manaxhimit të administratës publike dhe lidershipit në vend. (Analiza eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare) Qka po na vyn siguri kombetare kur ne parlamen jan mbi 50% jo shqiptar!?
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 29, 2010 3:21 pm | |
| Me vjen keq por artikulli qenka marre nga gazeta shqiptare ,dhe patjeter qe kaq zi e shikon Shqiperine.Nuk mohoj e te them se nuk ka gjera qe duhen rregulluar ,pooooor ka edhe ,edhe shume pune te mira dhe ka shume pune te mira qe po i gezojme te gjithe se bashku.Por po te degjosh dhe shikosh se çópozite kemi ne parlament( nje opozite qe veç shqiptare ,nuk eshte,dhe kur e them kete ,me dhemb ne shpirt),normale eq gjerat do te shkruhen te tille artikuj. 1- Kur Shqiptaret,shqiptare festonin pranimin ne NATO,keta opozitare ,joshqiptare(kush e di se ç'jane,s'me pls fare),benin protesta ,kiunder rezultatit te zgjedhjeve(qe u bekuan edhe nga nderkombetaret) 2-Kur Shqipatert [paiseshin me kartat e identitetit,keta antishqiptare,protestonin neper rruge se gjoja keto karta do te jen fallco,asnje prove nuk kane nxjerr per ta vertetuar kete broçkull. 3-kur Shqiptaret paiseshin me pasaporta biometrike persei keta antishqiptare,ç'fare nuk bene qe te nxihej edhe ky proces,bile vete ai psiqiku ,krytari i PS-se,u shpreh se u beme si kembet e dhise..... 4-Kur Shqiptaret do te kishin fatin e madh te dilnin jashte Shqiperise,pasi u liberalizuan vizat,keta antishqiptare moren rruget e Evropes duke perrallosur Strasburgun se do te kete nje ikje masive te shqiptareve nga Shqiperia,gje qe i la me gisht ne gojer ,edhe kete here. keta more,zoteri ulerasin dhe çirren si çakenj te uritur derisa te marrin pushtetin ,por kane zgjedhur rrugen me te ndyre dhe me te ulet,vetem shpifin dhe nuk na e thone se çálternative kane..... PRANDAJ JANE ANTISHQIPTARE TE TERBUAR QE KOHA E HISTORIA DO TÍ HEDHE NE PLEHRA | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 29, 2010 3:44 pm | |
| Marrin kot si pushka e jevgut, hahahah u mesum me ta, dhe qellimet e tyre. Gjerat e medha jane te thjeshta, dhe shum mund ti shprehim edhe me nje fjale te vetme. Meshire, shprese, drejtesi... | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 29, 2010 3:48 pm | |
| po ç'meshire ore,Drini keta te hipin nervat,aman se vetem derdellisin dhe e dredhin fjalen si ato grate e perdala...une i ndjek shume dhe me gjithe mend si mund ta dredhin fjalen ashtu,tamam njerez te pafyre dhe pa karakter por mbi te gjithçka qe kam arritur te kuptoj keta jane antishqiptare. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |