|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 10, 2010 12:11 am | |
| Aiiiiiiiiiiiiii he Xhem paske me ber nervoz PetritKolen me ket lajm, jo PD e ka formu Alia, jo Sala , jo... Aiiiiiiiiiiiii koh e gjat 20 vite hahahaha e vereteta vonon ama del ne shesh. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 10, 2010 12:46 am | |
| http://vertet.blogspot.com/search?q=lekua
Thursday, December 11, 2008 Lekua genjen
Keshtu mendon Profeti Petrit Kola per intervisten e Aleksander Meksit dhene gazetes Shqip. Pasi dolen fotot e komplotit kundra demokracise dhe shqiptareve Leko Meksi nxitoi ti hidhte tym edhe njehere syve te shqiptareve. Lekua thote se ne Trieste ata kishin dale kot, ashtu rastesisht. Mire qe Lekua s’na tha se ata ne Trieste kishin shkruar per te gjuajtur kurva. Por ne foto duket qarte se Berisha, Meksi, Nano jane veshur me te njejtat pardesy te bardha, cka tregon se ato ja ka dhene ndermarja e tyre, Sigurimi i Shtetit. Po ashtu ne doren e Berishes dhe Nanos shifen te njejta valixhe, cka tregon se edhe ato ja ka dhene ndermrja e tyre, Sigurmi i Shtetit. Valeixhet jane te tipit dhe prodhimit te spiunazhit Lindor. Pra thjesht nga foto harriet ne perfundim se ata ishin ne mision nga Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit ne vitin 1992, ne Trieste te Italise. Atje shefi i tyre, Mentor Coku, qe ne foto pardesyne e ka ngjyre bezhe i strehoi tek hoteli i Enver Hoxhes. E ku tjeter…? Ne Trieste, ne ate vit nga ata persona u bisedua per planet antidemokratike dhe antishqiptare qe do te pasonin vitet ne vijim dhe do te viheshin ne jete prej tyre. Fillimisht u mendua qe president te behej Berisha ndersa Nano do te behej kryeminister, por me pas u mendua nga Ramiz Alia se kjo nuk do te tingellonte mire dhe vendosen qe Berisha qe behej president dhe Meksi kryeminister. Atje ata vendosen se si do te maskonin veprimet e tyre me gjoja sharrje dhe kercenime per bosat e tyre te vertet qe i drejtonin me fije te padukshme. Vitet qe pasuan takimin dhe vendimet e mara prej tyre ne Trieste jane vitet e tragjedise shqiptare te shekullit 20-21 dhe personat pergjegjes qe pranuan dhe luajten lojen antidemokratike dhe antishqiptare jane ne foton e mesiperme. Keshtu mendon Profeti i shqiptareve Petrit Kola.
Petrit Kola Profet
http://vertet.blogspot.com/search?q=lekua | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 10, 2010 6:10 pm | |
| Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer dje versionin e tij për anëtarësimin në Partinë Komuniste. Megjithëse ka qëndruar aty nga viti 1970 e deri në vitin 1991, z. Berisha e konsideron veten një disident, madje në një mbledhje ka mbrojtur, sipas tij, një berber që theu portretin e Enver Hoxhës. Intervistën e mbrëmshme, një pjesë të së cilës mund ta lexoni më poshtë, z. Berisha e dha në emisionin "Opinion" në TV Klan. Këto ditë, në kuadrin e përkujtimeve për lëvizjet studentore të dhjetorit '90, disa ish-themelues të PD-së dhe drejtues të lëvizjeve të atëhershme, kanë hedhur dyshime të forta mbi rolin e Berishës. Në një seri artikujsh botuar në "Shekulli" këto, një nga drejtuesit e lëvizjes studentore, Shinasi Rama, prezantoi disa prova që, sipas tij, dëshmonin se Berisha ishte një nga njerëzit e infiltruar nga PPSH-ja për të marrë në dorë një lëvizje që regjimit i duhej për të përligjur rindarjen e pushtetit.
Zoti Berisha, kur u anëtarësuat në Partinë Komuniste? Unë jam anëtarësuar në Partinë Komuniste në vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e parë, është sepse u ndikova në mënyrë shumë thelbësore nga pushtimi i Çekisë. E përjetova atë me një dhimbje dhe një emocion të paimagjinueshëm, sepse Dubçeku ngjalli shpresë në të gjithë botën komuniste. Ajo që u quajt pranvera e Pragës. Një natë, një ushtri prej 300. 000 trupash, tanke e të gjitha mjetet, pushtoi një vend që tentoi të dilte në liri ose të paktën kështu besonim. Ishte shumë e përhapur ideja se pas Çekisë do të ishte Shqipëria. Gjë për të cilën unë isha shumë i vendosur si qytetar të qëndroja në atë pozicion që duhet të qëndrojë çdo qytetar në rastin e një pushtimi kombëtar. Së dyti, e vërteta është që në Shqipëri filloi një hapje.
Në cilin vit? Kanë qenë besoj vitet 1969-1972, vite në të cilat në Shqipëri filluan të jepen filma italianë, si filmi "Më fal", apo dhe filma të tjerë.
Ju patët shpresë se do të ndryshonte? Po, shumë shpresë, unë mjaft njëherë. Kisha shpresë se kishte filluar të jepej muzikë që nuk lejohej.
Pra, ju menduat një liberalizim i Partisë së Punës që ishte në pushtet, apo një përmbysje e saj? Jo, një përmbysje në asnjë mënyrë, por mendoja se po shkojmë drejt hapjes. Meqenëse ne kishim dalë nga sfera ruse, mendoja se do të ecnim drejt Perëndimit. Këto filma që shfaqeshin, këto këngë që jepeshin, "Mami blu", Tom Xhons ose këngëtarë të tjerë. ...Pra, mendova se ne po ecim tashmë drejt perëndimit. Në të vërtetë, ne shkuam edhe më mbrapa. Filluan plenumet, me radhë, ekzekutimet, spastrimet masive, ecja drejt revolucionit kulturor kinez, u shfaqën me të gjithë shëmtinë e tij format e këtij revolucioni në Shqipëri dhe ky ishte fundi i besimit tim se do të mund të kishim ndryshime.
Po ju në atë kohë keni qenë Sekretar Partie dhe vazhduat të jeni deri në vitet 1990, apo jo zoti Berisha? Sekretar Partie kam qenë gjithsej absolutisht jo më shumë se 3-5 muaj, me sa mbaj mend.
Në cilin vit? Në vitin 1978 nga fundi dhe fillimi i vitit 1979. Detyrë, nga e cila më shkarkuan në mungesë.
Është thënë se keni qenë deri në vitin 1990 Sekretar Partie? Absolutisht jo. Kjo është një gënjeshtër. Janë thënë shumë gjëra, se kam qenë shumë vite, se kam kuruar Enver Hoxhën...
Po në fakt, keni qenë apo jo pjesë e grupit që kuronin drejtuesit komunistë të kohës? Unë kam qenë çdo ditë dhe çdo vit, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Nuk kam qenë, asnjë ditë, mjek i emëruar në klinikën e udhëheqjes. Kam qenë konsulent për të gjitha kategoritë e njerëzve, përveç Enver Hoxhës, duke përfshirë nga të burgosurit, politikë, apo ordinerë, në spitalin e burgut kur kishte nevojë, deri tek anëtarët e Byrosë Politike. Dua të theksoj se nuk kam qenë mjek i emëruar i Byrosë Politike, sepse nuk kam pranuar.
Nuk keni pranuar, apo nuk ju është ofruar? Nuk kam pranuar.
Përse nuk keni pranuar? Nuk kam pranuar, sepse unë kam dashur shumë profesionin e mjekut dhe ajo ishte një transformim tjetër. Unë kisha shokët e mi, të cilët punonin aty dhe ata në disa aspekte humbisnin shumë.
Ju është ofruar të ishit mjek në klinikën speciale, apo mjek personal i Enver Hoxhës? Nuk më është ofruar kurrë të jem mjek personal i Enver Hoxhës, nuk më është kërkuar kurrë që të vizitoj Enver Hoxhën dhe as të kontribuoj në problematikën e tij shëndetësore. Ka pasur kritere shumë strikte Enver Hoxha në ata që përzgjidhte, dhe unë nuk përfshihesha, nuk plotësoja kriteret.
Çfarë kriteri nuk plotësonit? Kriteret që më pengonin, ishin komplekse në fakt. Kishin të bënin me disa standarde të tij në lidhje me jashtë, ose me pozicionin gjeografik të shtëpisë sime, në Tropojë. Por unë kisha miq, pothuajse të gjithë ekipin që e trajtonte atë. Pra, unë refuzova që të isha mjek në organikën e tij speciale. Nuk pësova asgjë ç'është e vërteta, bëra shpjegimet e mia se nuk dua, pasi jam shumë i lidhur me shërbimin tim në spital. Kam qenë pesë muaj, kështu Sekretar Partie dhe u shkarkova në mungesë. Isha në Paris kur më zëvendësuan. Një berber përpara se të nisem, i ra me grusht portretit të Enver Hoxhës të vendosur nën një xham. Kjo u mor vesh. U kërkua që të bëhej mbledhja. Bëmë një mbledhje së bashku me të tjerët që drejtonin, vendosëm të themi se ky e bëri këtë akt, sepse i kishte syzet +11 dhe nuk pa se kë kishte nën xham. Kjo nuk u pëlqye, me sa duket. Nëse nuk do të ishte ky motiv, ai do të pësonte perkusione. Në fakt, ai nuk pësoi probleme, por mua më zëvendësuan.
Ka pasur komente se gjatë kësaj kohe, ose pas kësaj kohe, ju keni ndikuar në largimin ose internimin e disa kolegëve tuaj? Në mënyrën më kategorike, kurrë. Asnjëherë s'kam ndikuar, asnjëherë nuk më është kërkuar dhe nuk kam dhënë kurrë mendim. Kjo është një shpifje e mirëfilltë, sepse nuk kanë guxuar kurrë të thonë një emër. E di pse nuk guxojnë, se është zero.
Ju e kishit njohur Ramiz Alinë përpara viteve '90? Po.
Personalisht? Po, personalisht.
Kishit shpresa se pas vdekjes së Enver Hoxhës, ai do të ndryshonte? Fillimisht pas vdekjes së Hoxhës kisha iluzione. Vdekja e tij është pritur me gëzim në tërësi. Mos shih histerizmin që u ngjall nga vdekja. Por kam bindjen më të thellë, se qytetarët shqiptarë e pritën me gëzim vdekjen e Enver Hoxhës. Sigurisht që unë besova se Ramiz Alia, do të ndërmerrte një kurs ndryshimesh. Por ama, kam qenë nga të parët që hoqa dorë përfundimisht nga ky vendim, për dy arsye. Së pari, një mikun tim Spiro Deden, e ngarkuan që të shkruante biografinë e Enverit. Një libër, për biografinë e Enverit. Spiro ishte publicist, punonte në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste dhe mjaft i afërt me Enver Hoxhën, në redaktimin e veprave të tij dhe kështu që filloi punën. Por, me Spiron unë flisja hapur dhe kur vdiq Enver Hoxha, agjencitë e huaja kanë mbajtur qëndrimin më të shkëlqyer. D.m.th., e damkosën, përdorën të gjithë epitetet që ai meritonte. Spiro u trondit nga këto komente. Megjithatë, e ngarkuan të bënte biografinë. Pas disa kohësh, e takoj dhe i them, Spiro si po të ecën? Jo tha, iku nuk e kam më unë. Kush e ka? E mori shoku Ramiz, tha ai, që ta shkruajë vetë. Epo thashë me vete, ky paska ndryshuar. Në njëvjetorin, që ishte fundi i iluzionit tim, shoh Ramiz Alinë tek varri i Enver Hoxhës, të ulet dhe të puthë mermerin. Unë kisha një mik timin, Mehmet Elezin dhe i them, Mehmet, ky është totalisht në kontroll. Se qarkullonte një ide se ishte tërësisht në kontrollin e Nexhije Hoxhës. Ismail Kadare e zhvillonte edhe më tej këtë ide, që ishte në kontrollin e Nexhmijes dhe se Nexhmija i kishte një kasetë. Unë pas atij momenti, kam hequr çdo lloj besimi se Ramiz Alia do të mund të bënte qoftë dhe ndryshimet më minimale.
Përpara takimit tuaj shumë të diskutuar dhe komentuar të 9 dhjetorit 1990, kur e kishit takuar për herë të parë Ramiz Alinë dhe, a kishit biseduar me të? Ramiz Alinë, nuk e kisha takuar ndonjëherë në takime pune, por gjatë vizitave mjekësore, kur kishe raste të sëmurësh të tjerë, në spital apo klinikë dhe e njihja.
Dhe cila ishte përshtypja që kishit krijuar për të nga takimet? Takimet i pata para asaj ngjarjes, që pashë se puthi varrin e Enver Hoxhës dhe krijova përshtypjen e një gënjeshtari. Ky Ramiz Alia, në karrierën e tij politike, kishte mbijetuar nëpërmjet makinacionit dhe gënjeshtrës.
Ai ishte numri një i regjimit, përse duhet të gënjente? Numri një ishte Nexhmija, nuk ishte ai. Problemi është se ai ishte vendosur në numrin një.
Është reale kjo, apo një legjendë? Absolutisht reale. Ai zhduku të gjithë zonën e parë operative me ndihmën e Nexhmijes, sepse Enveri ishte debilosur. Nuk mund të them se Enveri kishte kapacitete intelektuale që të merrte vendime. Zhdukjen, për të cilën nuk kisha asnjë lloj keqardhje, sepse nuk mund të kishte keqardhje për zhdukjen e Mehmet Shehut, për atë qëndrim mizor. Përkundrazi ndjeje një lehtësim sepse po rrallohej oborri i tyre. Por në këtë kontekst Ramiz Alia, ishte një mashtrues ordiner në çdo gjë. Ai pati një betejë të brendshme me të gjithë, me Mehmet Shehun, me Kadri Azbiun e të tjerë, që të gjithë u likuiduan. Vetëm e vetëm, për t'i hapur oborrin. Po kështu u veprua edhe me Llambi Ziçishtin, që për hir të vërtetës ishte një intelektual pozitiv, unë e kam pasur edhe dekan edhe ministër. Ramizi e ekzekutoi me akuzën më monstruoze, se ishte agjent i CIA-s, sepse takoi një profesor të Skënder Shehut në plazh. Ramiz Alia, ishte për mua një njeri që po ekzekutonte njerëz, për të cilët unë personalisht nuk kisha asnjë lloj keqardhje, përveç Llambi Ziçishtit.
A është e vërtetë që Ramiz Alia, ashtu si ju, vinte nga Tropoja? Ramizi është një person që ka frikë të thotë origjinën e tij. Kur po shkonte afër majës, Nexhijes, se Nexhmija ishte maja, u përpoq të gjente origjinën. Shkoi në Tropojë, mirëpo fshati i tij është karshi shtëpisë sime. Shkonte në Kasaj në lagjen Aliaj, se është një lagje aty. Njerëzit e mi, më thanë se këta u shpërngulën nga Kasaj, më duket për arsye gjaku, për në Gjakovë, e nga aty shkuan në Shkodër. Ky guxoi më së fundi të kërkojë rrënjët e tij, që nuk i gjeti. Ndaj, unë nuk mund të them, nëse është nga Kasaj, apo nga Shkodra.
Ju dhe Fatos Nano keni dhënë intervistë tek "Zëri i Popullit". Si ndodhi? Shumë e thjeshtë, sepse gjërat kishin dalë të gjitha. Ishin thënë në takim. "Zëri i Popullit" kishte mbetur jashtë zhvillimeve. Për këtë, ata thirrën një grup 5 personash, ishte Alfred Uçi, Luan Omari, unë, Fatos Nano dhe një tjetër. Aty u ftuam për të dhënë mendime. Bashkëpunëtorët e mi, miqtë, më thoshin Sali nuk po kuptohet qartë ky pluralizmi politik. Dhe unë aty në atë intervistë, them që me sa duket, pluralizmi i mendimit nuk po mund të zhvillohet se s'po e lejonin. Ndaj, është e domosdoshme të krijohen organizata të strukturuara mbi bazën e mendimit politik të ndryshëm. Të hapet debati për pluralizmin politik.
Por, ndërkohë, ju dhe Nano ishit krejt të rastësishëm në këtë zgjedhje? Nano ishte në sektorin ekonomik të Institutit të Studimeve Ekonomike...
A mund të thuhet që kjo ishte një bërthamë e përzgjedhur në rast ndryshimesh për t'u katapultuar në politikë? Kjo është e pamundur.
Në shkurt të vitit 1991, ju u zgjodhët kryetar i Partisë Demokratike. A keni pasur ju ndonjë ndihmë nga jashtë, apo nga faktorë të tjerë, për të ardhur në krye të PD-së? PD-ja u themelua si e tillë, por larg së qenit një parti. Ishte një lëvizje. Në komisionin drejtues, ku unë isha anëtar, kisha fjalën time dhe peshën time. Me 4-5 përfaqësues të PD-së, isha në një takim me Ramiz Alia dhe kur u kthyem ishte bërë një mbledhje e befasishme, ku ishte shkarkuar Azem Hajdari. Dhe vendosje në krye të partisë të Aleksandër Meksit.
Hipokrizia e kryeministrit Berisha ndaj ish-presidentit të fundit komunist. Ramiz Alia, pasaportë diplomatike me numër D 0000929
Akuza për masakra dhe ekzekutime, por edhe pasaportë diplomatike Ramiz Alisë
Marrëdhënia mes ish-sekretarit të partisë, Sali Berisha, dhe ish-presidentit të fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia, në dy dekadat e fundit ka qenë hipokrite. Në dhjetor 1990, fill pas kthimit nga Italia, sipas kujtimeve të Alisë, Sali Berisha u thirr në zyrën e presidentit për ta dërguar te studentët, që të "negocionte" meqë drejtuesi i protestës, Azem Hajdari ishte po tropojan, si mjeku kardiolog. Më pas, Berisha do të shprehej se kishte shkuar atje për t'u vënë në krye të lëvizjes që do të shënonte lindjen e pluralizmit partiak në Shqipëri. Pas ardhjes në pushtet me zgjedhjet e 22 marsit 1992, Sali Berisha do ta akuzonte për gjenocid ish-presidentin dhe ai bashkë me ish-anëtarë të tjerë të Byrosë Politike do të përfundonte në gjyq dhe në burg. Pak muaj më parë Sali Berisha, me cilësinë e kryeministrit do të niste një fushatë tjetër përndjekjeje ndaj ish-presidentit Alia. Ai do ta akuzonte si organizator të masakrës së Tivarit, një ngjarjeje të rëndë të kryer nga ushtria jugosllave, ku gjetën vdekjen rreth 4000 shqiptarë të Kosovës. Në atë kohë, Ramiz Alia ishte komisar politik i një pjese të ushtrisë partizane të Shqipërisë, që kishte shkuar deri në Bosnje për të ndihmuar në çlirimin e Jugosllavisë. Historianë nga Kosova dhe Shqipëria argumentuan me fakte historike se Alia nuk kishte tagrin të jepte urdhra të tillë dhe se kjo ishte vepër e serbo-malazezëve për të zhdukur një pjesë të nacionalistëve shqiptarë të Kosovës, që të mos kishin rezistencë pas çlirimit për të vendosur sundimin e plotë në Kosovë. Por, kjo nuk e pengoi Berishën që të urdhëronte ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të zbuluar dokumente dhe gjetur dëshmitarë që të implikonin rolin e Ramiz Alisë në ngjarjen e vitit 1945. Deri më sot, anëtarët demokratë të komisionit thonë se kanë mbledhur mjaft informacion, dhe ndonëse afati 3-mujor i funksionimit të komisionit po mbaron, nuk është bërë asgjë e ditur për rolin e ish-presidentit në masakër. Nga ana tjetër është po qeverisja e Sali Berishës që është përkrah Ramiz Alisë, madje edhe në thyerje të ligjit. Ish-presidenti i akuzuar kaq shumë (dje akuzave iu shtua edhe deklarata tjetër e Berishës se Alia ka ekzekutuar Llambi Ziçishtin) aplikoi për pasaportë diplomatike dhe kërkesa... iu pranua. Pasaporta e tij, mban numrin D0000929 dhe skadon në vitin 2016.
Shinasi Rama: Dhjetor '90, kur Berisha ruhej me operativë civilë në distancë *
"...Pika kyçe këtu është se studentët atë natë nuk e dinin se çfarë të kërkonin. Ato u takuan në mes të natës për një orë me presidentin Ramiz Alia por nuk kishin as edhe një kërkesë të mirëfilltë politike për t'i parashtruar. Për më tepër ato ishin kaq të nënshtruar dhe me respekt karshi tij sa që Alia e ndjeu të nevojshme të jepte urdhërat që të rriheshin mirë në mënyrë që fitonin ndërgjegjësimin e nevojshëm politik por jo me shume se duhej. Qëllimi ishte, natyrisht që t'i shtynte studentët që të fillonin të mendonin ndryshe, inlektualët të fitonin kohë, dhe që mekanizmat të viheshin në punë si duhet. Pra, udhëheqja më e lartë e parties, e cila çuditërisht kishte ndenjur zgjuar gjithë natën, e dinte se studentët ishin konfuzë dhe nuk dinin se çka donin - si u tha më lart, disa me ne krye Azem Hajdarin ishin takuar me Alinë dhe nuk kishin thënë ndonjë gjë interesante, ne fakt asgje me u mbajte mend - dhe prandaj 'duetet' e 'trojkat e intelektualëve që e kishin krijuar emrin e tyre si 'disidentë' në pesë muajt e fundit u vunë në punë dhe u dërguan që t'i udhëheqnin dhe t'i mësonin që të bënin 'çka duhej' dhe çka ishte më e mira për partinë, socializmin, dhe kastën sunduese. Gjithashtu, shumë kujdes u tregua për të kultivuar disa njerëz të besueshëm si udhëheqës të studentëve. Në fakt, zgjedhjet ishin bërë me kohë se kush do të ishin 'liderët' e studentëve dhe kjo ishte krejtësisht në rrjedhën normale të gjërave. Disa pedagogë të rinj filluan të përziheshin por shumica qëndruan në konviktet e tyre të bindur se kjo ishte 'loja' për të cilën flitej tash një muaj. Në mënyrë direkte dhe të drejtpërdrejtë, Sali Berisha, i derguar aty prej Xhelil Gjonit dhe i shoqëruar nga një i punësuar në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës, e njëkohësisht sekretar i KQ te BRPSH, Besnik Mustafaj, u dërguan që të qëndronin mbrapa ndërtesës së tashme të Ambasadës të SHBA. Berisha duhej të merrte udheheqësinë e studentëve dhe të bëhej lideri intelektual për të cilin regjimi kishte kaq shumë nevojë. Jo vetëm që këto të dy nuk u arrestuan por ruheshin edhe me operativë civilë në distancë..."
*Pjesë nga seria e kujtimeve për Dhjetorin '90 botuar në Shekulli në 7,8 dhe 9 dhjetor 2010 nga prof.Shinasi Rama
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 10, 2010 6:33 pm | |
| Vajza e Topallit, në shtëpi me qera të paguar nga ambasada Nga Tema Vajza e Kryetares së parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka jetuar në Strasburg si studente në një shtëpi, e cila ishte marrë me qera nga përfaqësia jonë në Strasburg. Një burim i gazetës Tema nga Strasburgu i ka raportuar dje gazetës se “vajza e znj. Topalli gjithashtu ka banuar në një shtëpi të paguar nga Ambasada jonë në Strasburg. Për ketë gjë asaj i është bërë një emërim formal si ndihmëse/sekretare (administrative) në Ambasadë. Nuk e di nëse është paguar për ketë "pune", por është fakt që mund të verifikohet se të paktën 2 vitet e fundit të shkollës ajo ka banuar në një apartament të marrë me qira në emër te Ambasadës sonë dhe të paguar nga buxheti i Ambasadës.”
Kjo e thellon më tej skandalin e nepotizmit dhe përdorimin e pushtetit për ndere familjare nga shumica e sotme.
Sipas dëshmisë që vjen nga një burim i përfaqësisë sonë në Strasburg për gazetën Tema, largimi i saj për në Paris ka kushtëzuar emërimin e të fejuarit të saj në ambasadë me qëllim që të vazhdohej të paguhej qëndrimi i saj. Gazeta Tema njoftoi dje se i fejuari i vajzës së zonjës Topalli, një këngëtar i ri, Luiz Ejlli, është emëruar në ambasadën shqiptare në Paris edhe pse arsimimi i tij lë për të dëshiruar dhe se emërimi është bërë jashtë standardeve profesionale, që aplikon qoftë dhe formalisht Ministria e Jashtme.
Tani që vajza ka shkuar nga Strasburgu në Paris për të kryer studime master, u gjet përsëri një mënyre që shpenzimet e strehimit të saj të paguhen me paratë e taksapaguesve, ketë here duke punësuar të dashurin e saj me të cilin ajo bashkëjeton ne shtëpinë e paguar nga Ambasada.
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 11, 2010 7:30 pm | |
| Genocidi çam, Idrizi: Grekët i shmangen ballafaqimit me fakte TIRANE- Filloi sot Konferenca e katërt ndërkombëtare, "Çështja e Çamërisë dhe sfidat e së ardhmes", organizuar nga Instituti i Studimeve per Çamërinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Studimeve Abanologjike në Prishtinë.
Tematika e konferences trajton historinë e Çamërisë, çështje të diplomacisë dhe të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave te njeriut, si dhe të kulturës së popullsisë shqiptare çame. Në fjalën e tij, kreu i PDU-së Shpëtim Idrizi, kërkoi sot ballafaqim me studiues grekë për genocidin çam. Ai deklaroi se deri në vitet 1990, Greqia ka manipuluar opinionin në lidhje me genocidin çam “Shteti grek ka arritur të manipulopjë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm për cështjen came. Sepse të ashtuquajturat studime greke janë botuar më shumë se ato tonat dhe më shumë në gjuhën angleze. Historografia jonë qe më shumë e heshtur e imponuar nga politika. Vetëm pas viteve 1990 ndeshemi me një lloj kërkimi shkencor, por dhe këtij kërkimi i ka munguar dimensioni ndërkombëtar”. Sipas Idrizit, studiuesit grekë i shmangen ballafaqimit me faktet dhe bëri thirrje për të punuar për ridimensionimin e cështjes came. “Sot historianët mund të afrojnë qasje që janë me shumë vlera” - ka vazhduar Idrizi. Kreu i PDU-së shtoi se “duhet të vendosen piketa të reja për ta ndëkombtarizuar çështjen çame” dhe se bashkëpunimi me maxhorancën, që ka qeverinë do të ishte mënyra më e mirë për të arritur objektivin e kësaj partie për zgjidhjen e çështjes çame. “Zgjidhjen diplomatike e konsiderojmë fillim për zgjidhjen e çështjes çame“
Në këtë konferencë, autorët e kumtesave do të trajtojnë probleme të një kendveshtrimi ligor per zgjidhjen e çeshtjes çame, si dhe do paraqesin shembuj të zgjidhjeve alternative në vendet e Bashkimit Evropian.
Ata do të sjellin të dhëna dhe fakte nga arkivat e ndryshme të Turqisë, SHBA-së etj, për genocidin e ushtruar nga shteti grek ndaj njerëzve të pafajshëm të minoritetit shqiptar autokton të Çamërisë në Greqi.
Përveç shkencëtareve dhe studjuesve nga Shqipëria, në këtë konferencë marrin pjesë 14 profesorë dhe studjues nga SHBA, Turqia, Britania e Madhe, Kosova dhe nga Greqia. (s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 12, 2010 6:48 am | |
| Greqia mbyll perfundimisht skandalin e zhdukjes se 500 femijeve shqiptare, Shqiperia hesht... .by Shpetim Zinxhiria on Saturday, December 11, 2010 at 1:53pm. Greqia ka mbyllur përfundimisht skandalin e zhdukjeve te femijeve shqiptare gjate periudhës 1999-2003 ne Shtepine Bamirëse "Agjio Varvara" në Athinë. Edhe pse ky skandal u zbulua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për Shqipërinë është lënë në heshtje, po në heshtje është lënë edhe nga mediat shqiptare si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Sa turp!...
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 13, 2010 7:07 pm | |
| PËRMBYTJA NË SHKODER JO FATKEQËSI NATYRORE POR MJERIM POLITIK E PAAFTËSI PROFESIONALE! Publikuar më 13 dhjetor, 2010 në orën 14:36 ( Para 2 orë e 26 minutave ) Opinion | Qeveria shqiptare mendon se duhet të mbrohen nga armiqtë e jashtem e të mbrendshem për mes mekanizmave të ndryshëm njerzor. Dhe për ketë ngritë sisteme të ndryshme, shpenzon mjete financiare për mbrojtje nga faktort e lartë shenuar. Nderkaq nuk llogarisin në faktorin ma të fuqishem se çdo kush në botë , icili quhet me emerin fuqia mbinatyrore. Ne përsonat me pregatitje shkollore superiore, që i përkasim shkences e filozofisë njerëzore dhe që jetojmë me shkencë e filozofi i besojmë këtij fenomeni, sepse na ka edukuar shkenca së bashku me filozofinë gjatë studimeve. Kesaj force dikush tjeter i thotë Perendi, kush tjeter Zot etj.
Po e citoj një thënie popullore e cila thotë se Perendia ka thane: “Ti ruaju pak, un të ruaj shumë”. Kjo shprehje është edhe në literaturen filozofike e në shkenca natyrale. Sanoje të voglen për të mos u bër e madhe. Për t'u realizuar mbrojtja nga faktorë të ndryshëm negativ me prapavijë armiqësore, Qeverit shqiptare ngriten reparte të ndryshem kundër këtyre faktorëve e ato reparte janë; Ushtria popullore, policia, gjykata komunale deri të ato supreme, shtëpi shëndeti deri te spitalet shum të mëdha, inspektoriate të ndryshme e këshilla tjerë. Por një faktor shumë të madh e të rëndësishem i cili quhet ndërtimtari e kanë nenvlerësuar, po e nënvlerësojnë edhe sot. Për të cilin faktor pastaj po i paguajnë shumë shtrejnt faturat dhe vazhdimisht po i mbetet borxh ketij faktori. E në kundër vlerë ky faktor, po hakmirret e po i përmbytë, qytete të tëra, fshatra, fusha, rrugë e hekurudha. Nderkaq tek popullata po mbjellë frikë, panik e tmerr. E mjera popullatë po e shikon vdekjen me sy e ankth, po shkaktohen sëmundje psiko-fizike për të cilat sëmundje po duhet që t'i levizim edhe gurët e malit, për ta shëruar popullaten dhe për kunder përpjekjeve për sherim, nuk po mundemi me i shërue në shkallen e nevojshme e të mjaftueshme. Andaj vazhdimisht popullata jonë është e sëmuar e traumatizuar. E kushë duhet të jap llogari për ketë? Natyrisht se qeveria duhet të jap llogari e jo populli. Por ja që popullit qeveria e korruptuar po ua vjedh votat dhe ata përsëri po e sundojnë popullin.
Kush është ky faktor që po e nënvlerëson sëtepërmi qeveria? Ky është FAKTORI I SHKENCES SË NDËRTIMTARISË.
Qeveritë shqiptare po mendojnë se rreziku për popullin dhe teritorin vjen nga armiqtë e jashtem e të mbrendshem, nga të cilet vërtet duhet të mbrohet, andaj ka ngritur subjetkte të ndryshme të lartë cekura. Në të gjitha këto subjekte investon dhe hargjon shumë para publike për nevojat e veta, jo të popullit. Duke e anashkaluar fuqinë mbinatyrore, nga e cila nuk mund të mbrohesh po s’pate ingjinierë të ndërtimtarisë të ndërgjegjshëm me etikë profesionale. Por ja që qeveria shqiptare, vetëvehten e llogarit sikur të jetë fuqi mbinatyrore dhe mendon se mbi të nuk ekziston askushi. Nderkaq popullin e llogarisin sikur te jenë skllavërit e tyre, andaj sillen në ketë menyrë të papërgjegjshme. Është për tu habitur se si një pjesë e popullit beson se qeveritarët janë FARAONA e shkojnë pas tyre si të mjerë e të verbuar. Ndersa kur po përballen me katstrofa natyrale, po binden se faraonat e tyre nuk qenkan faraona, por qenkan feferona. Andaj ju bejmë me dije faraonave të vetëshpallur se ekziston forca mbinatyrore në krejt rruzullin tokësor e mbitokësor i cili është N=1. Gjithashtu ju bejmë me dije farfaronave se ekziston një subjekt në natyror, e që natyra njerëzore civilizuese arsimore e shkencore nuk mund të jetojë pa te, ndërsa ajo është SHKENCA E NDËRTIMTARISË me N=2 Në planetin tokësor pas forces mbinatyrore pa te cilen nuk ka mundësi jete zhvillimi e civilizimi, në të kundërten do të jetonim në shpella, sebashku me shtazë të egra. Ju bëjmë thirrje qeverisë që të kthjellen e ta pranojnë realitetin natyror, se vërtetë ata nuk janë faraona, por mos të vazhdojnë të jenë feferona, sepse po e maltertojnë sëterpërmi popullin. Kështu le t'i lënë ansh interesat e tyre personale e familjare dhe le të fillojnë të mendojnë e të punojnë me ekipet profesionale të ndërtimtarisë që ta mbrojnë shtetin dhe popullin e tyre nga katastrofat natyrore. Nderkaq do të ishte e udhës që qeveria shqiptare të mos e terrorizojë atë pjesë të popullates me një grup ingjinierësh të ndërtimtarisë të cilët në fakt nuk janë ingjiniera të diplomuar, sepse te ata ingjiniera të skllavëruar nuk figuron etika njerzore dhe kodi profesional. Po të kishin etikë njerëzore dhe kod profesional, nuk do të lejonin që të bien nën kthetrat e SKLLAVËRISË së politikanëve analfabetë. Qeveritarët për mes këtyre pseudointelektualëve e grabisin buxhetin popullor – mjetet financiare në emer të riparimit, rindertimit, rehatbilitimit e mirëmbajtjes jo vetem të hidrocentraleve, por edhe të objekteve tjera, a qenë të vetëdijshem për pasojat me të cilat do të përballet populli. Jo për ata nuk ka rendësi fare për pasoja të popullit, mjafton që ata të krijojnë burime ku do të mund ta shuajnë etjen për financa. Pse populli e sheh vdekjen me sy dhe merr trauma psiqike, infekcione shendetësore, humbin inventarin e mbrendëshem e të jashtëm, shkatrrohen shtëpitë, rrënohen ura e rrugë, prishen sistemet e ujësjellsit e të kanalizimit, humb ushqimi i kafshëve e ngordhin kafshët, për qeverinë nuk ka problem, mjafton që ajo të dal para mediave e të thotë SHPETOJENI POPULLIN e shkyn zërin, në emer të evakoimit të popullit e të kafshëve IHA sa HUMANE kjo qeveri e popullit. Sa anakronike nën qeverisjen e Mbretit Zog populli vdiste nga mushkonjat, ndersa ai nxirrte ligje për trajtimin e mirë të kafshëve. Tani këta të pacipë [qeveritaret] po i ferkojnë duart, sepse fondet e gjërtanishme i kanë shtjerrë të gezuar se iu lindi burimi i dytë që me kohë e kanë projektuar për të formuar burime të reja financiare për veten e tyre, në emer të këtyre katastrofave natyrore t'i mbushin arkat e tyre. Le ti mbushin pse jo, kur populli heshtë e nuk bënë zë. Te përmbyten mbi 15.000 hektarë tokë në Shkodër me rrethin, të pësojnë trauma të njëpasnjëshme psiqike mbi njëmiljon qytetarë e të solidarizohen me ta mbi shtatë miljon shqiptarë e popuj tjerë të botes, të shkatërrohen mbi katërmijë shtëpi banimi, e mbi dymijë shtalla bagëtishë, e dëme tjera e askush mos të japë përgjegjësi, kjo ndodhë vetem të FARAONET te ciltë kanë jetue para 3.000 vjetesh. E shikon pra populli i im i dashur, sa mbrapa na kanë sjellë keta FARAONA që t'i po i ushqen me djersen e mundin tend. Po më kujtohet ajo thënia popullore: “ Ç’DO KUJT BUKEN MOS JA JEP, BUKA JOTE KTHEHET E TË VRET”. Po a s’ju duket se është kështu, kur nga djersa e popullit ushqehen këta qeveritarë të pangopshëm. Përmbytja që po ndodh në Shkodër, Lezhë,Durrës, Vlorë e në vendbanimet tjera të Nënës Shqipëri, për këtë duhet ta dijë populli se pa ndërtimtari të mirëfilltë e të ndergjegjëshme, nuk ka me pas subjekte me struktura të mirfillta e të ndergjegjëshme siç janë ushtria, policia ,shendetësia, bujqësia, zhvillim ekonomik, Kultura e shkenca, sepse të gjitha keto janë të lidhura ngushtë me ndërtimtarinë. Kjo shkencë që gjithë botes njerëzore e shtazore u krijon kushte dhe hapsira pune për të jetuar e vepruar, kjo botë e mjerë me faraona mbrenda. Faraona që po provokojnë edhe Perëndinë. Me përgjegjësi morale materiale e profesionale konstatoj se: Përmbytjet në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë e gjetiu, si dhe rrëshqitjet e dheut në disa qytete të Shqipërisë, janë papërgjegjësi politike dhe mungesë e profesionalizmit. Përmbytjet e tanishme do të kushtojnë mbi 300.000.000,0 Euro Plus ato të vitit të kaluar që ende nuk ju ka paguar qeveria popullit e që kanë pasë vlerën e përafërt prej 250.000.000,0 Eurosh. Andaj ngritu e mos duro o popull shqiptar tiraninë korruptive, koha ka ardhur për t'i këputur prangat e ROBERISË.
Aziz Morina ing. i dip. i ndërtimtarisë
LUJE MAC KRYT E BULLIT ! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 14, 2010 2:30 am | |
| Wikileaks, Shqipëria tranzit në trafikun e armëve Serbi-Jemen TIRANE- Shqipëria rezulton të jetë e përfshirë në një trafik të mundshëm armësh nga Serbia drejt Jemenit. E përditshmja britanike “The Guardian” publikoi sot dokumentet sekrete të diplomatëve amerikanë në Ballkan, që flasin për trafik armësh nga Serbia në drejtim të Jemenit duke kaluar përmes Shqipërisë.
Të dhënat e Wikileaks bëjnë fjalë për një trafik armësh të udhëhequr nga Slobodan Tesic, emri i të cilit ndodhet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por emri i tij duket se është i njohur edhe për autoritetet shqiptare, pasi shtetasi serb kishte partneritet me shoqërinë MEICO, duke nënshkruar kontrata edhe me qeverinë shqiptare për eksport dhe import armësh e municionesh.
Agjencia italiane Osservatorio publikon një shkresë të MEICO-s drejtuar ish drejtorit te policisë së Tiranës, Albert Dervishi në vitin 2006, ku i kërkohet të pajisë me vizë serbin Tesic, i cili mbante pasaportën me numër 004812 551.
Në shkresën drejtuar kryepolicit të Tiranës, bëhej e ditur se Slobodan Tesic do të vinte në Shqipëri në datat 11-12 prill të 2006, si përfaqësues i firmës Melvale në vijim të kontakteve që MEICO ka me firmat e huaja.
Bazuar në informacionet e shërbimeve sekrete bullgare, diplomatët amerikanë zbuluan se në datat 14 dhjetor 2009 dhe 15 janar 2010 një ngarkesë kontrabandë me armë që kapte vlerën e 95 milionë dollarëve erdhi në Shqipëri nga Serbia dhe përmes portit të Durrësit u nis drejt Jemenit. Marrëveshja është firmosur nga qeveria shqiptare në tetor të vitit 2009 dhe municionet u eksportuan nga Serbia në janar të 2010-ës.
Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka shërbyer si tranzit në trafikun e armëve nga Serbia në drejtim të Lindjes së Mesme.
Sipas dokumenteve sekrete të Wikilekas, Slobodan Tesiç krijoi kompaninë Melvale Corporation LTD, një kompani e regjistruar në disa vende, si Beogradi, Zvicra dhe Qipro, për ta përdorur si ndërmjetëse në marrëveshjet e firmosura me shtetet në të cilat kalonte tranzit trafikimi i armëve.
Slobodan Tesic dhe partneri i tij Sharenach Nenad disponojnë pasaportë britanike por sipas auroriteteve londineze nuk kanë licensë për tregëtinë e armëve.
(e.n/BalkanWeb)
| |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 16, 2010 2:00 am | |
| A nuk paska as nje lajm sote nga Shqiperia...? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 18, 2010 12:39 am | |
| Lëvizja pa viza, autoritetet italiane kthejnë mbrapsht në Durrës 11 persona | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 18, 2010 3:51 am | |
| Nuk qenka edhe aq tragjike ky lajm... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 18, 2010 11:18 pm | |
| ja deklarata e DICK MARTY se nga kush ka marr dosjen,me gazeten le Temps: Mon traducteur s’appelait Lulzim Basha, il travaillait pour le Tribunal pénal international pour l’ex-Yougoslavie (TPIY). Plus tard, il est devenu ministre des Travaux publics en Albanie et je l’ai entendu l’an dernier déclarer que toute cette histoire d’organes était n’importe quoi. Or je sais qu’il sait. Il était avec moi. Il avait le dossier. at http://www.letemps.ch/Page/Uuid/7383606a-0a25-11e0-9a18-0c91fb2eeb3a/Du_sang_sur_les_murs_des_seringues_dans_la_poubelle Lulzim,argita,edita ,linda kete pune ka ba:ka mbush dojet kunder UCKse
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 19, 2010 12:25 am | |
| Aty shkruan qe L.Basha ishte perkthyes ne ate kohe dhe e din qe nga ajo pune ska asgje kundrejt hetimeve te organeve . | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 19, 2010 5:28 am | |
| Lulezim Basha ka hapur dosjen dhe ka qene ne hetimin e “Shtepise se Verdhe” ne Burrel Flet per gazeten “Le Temps: Jose Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel.
“Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.”
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 19, 2010 5:06 pm | |
| Lulzim basha si sala ka lidhje me serbet dhe eshte mik i tyre . Si Meta qe shkone ne serbi dhe lidhe kontrata dhe marreveshje me ta qe ta shkaterrojne shqiperin. Une kam thene se ne nje kohe te nshkurter shqiperine ka me marre gjysmen greqia e gjysmen serbia. Ashtu keshtu greket e kane nen kontroll gjysmen e shqiperise me polici te tyre kurse e kane tere ekonomine shqiptare bankat dhe firmat jane greke. Edhe kosoven e kane nda po kane me nda edhe me shume . E populli i votone keta tradhtare keta hajna . Seshte qudi qe bota nuk na done ne fare ,sepse ne nuk e dojna veteveten. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 19, 2010 7:34 pm | |
| Pse a pasken greket banka, greqija eshte e mytne ne borgje, qe edhe nja 1000 vjet nuk kane me mujte me dal nga ky borgje. E Gjermanet e blejten dhe shume shpeit kane edhe me sundu nje her ekonomin e pastaj ne cdo aspekt. Oooooooooo xhit. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 19, 2010 8:01 pm | |
| Drinii bankat ne shqiperi i kane te gjitha greket dhe firmat jane greke. mos ja bajni gajle ariut qe hec dathe thojne nje fjale popullore. Greqies mos ja bani gajle se ne me shume mirremi me gajle te huaja e si shiqojm tonat qe sjemi kerkunde hiq. Ajo ja ka huazue gjermanise disa ishuj nuk ja ka shit. Shqiptaret po mvaren prej greqise . bethen se lujne as ne shqiperi as ne kosove pa i vet greket miqt e serbeve. e ne mashallah ,tallava e kerkund hiq duke ja bere qefin vetes nuk jetohet ,e punet kerkunde hiq... secili politikan shqiptare me kriminel se tjetri,dhe me tradhtare se tjetri. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 19, 2010 8:05 pm | |
| Gajlen hiq aspak, por po brengosem, se tek ne themi qka she ne kujshi prite ne shpi. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 20, 2010 1:21 am | |
| - Cito :
- petritkola
Lulezim Basha ka hapur dosjen dhe ka qene ne hetimin e “Shtepise se Verdhe” ne Burrel Flet per gazeten “Le Temps: Jose Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel.
“Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.” Basha: S'kam qenë përkthyes i hetuesit të Thaçithttp://www.albeu.com/shqiperi/basha:-s-kam-qene-perkthyes-i-hetuesit-te-thacit/27029/ http://www.topshqip.com/veg%C3%ABza/lulzim-basha/ | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 20, 2010 4:12 am | |
| Sic e vute re Serbia eshte ne panik nga hapja e letrave. Fillon qysh javen tjeter sqarimi i gjerave. Sherbimi sekret serb dhe grek dalin nga Shqiperia dhe Kosova. Le te presim edhe pakez kohe. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 20, 2010 11:57 am | |
| Baraybar: Basha përkthente në hapjen e dosjes së Shtëpisë së Verdhë Flet per gazeten “Le Temps: Jose Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel. “Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.”
Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, ka punuar 20 vitet e fundit si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe genocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë. Në Kosovë ai ka punuar nga viti 2002 deri në vitin 2007 në Zyrën e Kërkimeve të Personave të Humbur si ekspert mjeko ligjor i Misionit të UNMIK, krijuar nga OKB në Kosovë. Ai thotë se në pesë vite përmes zhvarrimeve dhe identifikimeve, shërbimet e kësaj zyre kanë bërë që të ketë më pak se 200 njerëz nga listat e personave të humbura në këto konflikte. Në shumicën e rasteve, ai thotë se ka bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe u janë kthyer trupat familjeve. Megjithatë, Jose Pablo Baraybar ishte gjithashtu ndër të parët që informoi për trafikimin e organeve, që denoncon raporti i Dick Marty, dhe një nga burimet e tij.
Kur dhe si e keni marrë informacionin fillestar?
Kur kam mbërritur në Kosovë në qershor të vitit 2002, në dosjet që gjeta aty nuk kishte informacione. Por dy muaj më vonë, ne kemi marrë një dosje shumë të veçantë që të çonte tek “Shtëpia e verdhë”.
Kush jua ka dërguar atë dosje?
Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dosja përmbante tetë historitë e njerëzve që nuk dinë gjë për njëri- tjetrin dhe që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve përtej kufirit shqiptar. Disa viktima i kishin çuar në “Shtëpinë e Verdhë”. Ka pasë dhe foto të shtëpisë, të marra me nxitim. Ajo ishte e verdhë,por pas dy vjeteve kur kam shkuar unë e kam gjetur të lyer në të bardhë.
Dhe çfarë keni bërë me atë dosje?
Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen.
A ka qenë ky udhëtm i suksesshëm?
Jo. Ne (hetuesi me Lulëzim Bashën. Sh.R.) u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasë identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj.
Së fundi, si mundët që të kërkoni në “Shtëpinë e Verdhë” në shkurt të vitit 2004?
Ajo ishte shumë e komplikuar. Ne arritëm të bindim ICTY, (ku punonte zoti Basha. Sh.R), e cila nuk ishte aspak e interesuar në këtë çështje. Por vetëm ajo mund të na marrë leje për të punuar në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA-ve në Prishtinë gjithashtu nuk ishte i interesuar.
Dhe çfarë keni gjetur?
Puna ishte tmerrësisht e vështirë. Ne u shoqëruam nga një prokuror shqiptar, i cili mbeti duke na thënë se ne po humbisnim kohë, që atij tashmë i shkoi vonë për punët e veta, që ai duhet të kthehej, etj, etj. Sipas përkthyesit tim, prokurori po i udhëzonte banorët e shtëpisë [dmth: familjen Katuci], se si ata duhet tu përgjigjeshin pyetjeve tona. Ne gjetëm në një grumbull mbeturinash prapa shtëpisë pako të drogës, kryesisht relaksantë të muskujve, shiringa dhe madje edhe një kit për transfuzion. E gjithë kjo në mes të një asgjëje. Ishte e paimagjinueshme që ata bujq të dinin përse përdoreshin këto materiale. Gjithçka u mor nga Tribunali i Hagës. Prokurori shqiptar këmbënguli që ai duhej të largohej. Ne kishim akoma kohë të bënim një ekzaminim me Luminol, një produkt që tregon gjurmët e gjakut. Ne kemi parë qartë dy linjat në kënde të drejtë në dhomën kryesore, si dhe në çdo cep të një tavoline. Ka pasur gjithashtu gjurma në mure. Ne nuk u përpoqëm për të marrë një mostër, sepse nuk kishim pajisjet dhe për faktin se Luminol në një farë mënyre neutralizon elementët e shenjave.
Dick Marty ju ka akuzuar se keni qenë joprofesional në hetim?
Toni i raportit të tij për këtë episod nuk është shumë i fortë. Në shumë raste ai bën interpretime. Unë do të desha që ai të kujtonte kushtet shumë të vështira në të cilat ne kemi punuar. Sepse unë e di që unë jam një profesionist i mirë dhe ne kemi bërë një punë shumë profesionale duke pasur parasysh kushtet.
Çfarë ka ndodhur sipas mendimit tuaj në këtë “Shtëpi të Verdhë”? Marty sugjeroi se ajo ishte një vend transit i torturës dhe i testeve mjekësore, por nuk ka pasë ndërhyrje, pasi ato sipas atij janë bërë në Fushë-Krujë, pranë aeroportit të Tiranës?
Është shumë e vështirë për të të treguar nga provat që kemi mbledhur. Duhet të krahasohen: A ka pasur të dhëna se ka pasur shtëpi të tjera në Shqipëri, apo ato janë zgjedhur rastësisht? A është normale që kur ti gjen shenja gjaku në disa vende, madje dhe në mure të shtëpisë dhe të besosh variantin se aty ka lindur një grua? Ata na thanë atëherë se ata therin kafshët e shtëpisë gjatë dimrit në ato dhoma. Unë nuk e gjej këtë vend si një klinikë. Duke pasur parasysh izolimin e saj, ajo nuk ishte ideale për nxjerrjen e veshkave. Por është e mundur se aty mund të jenë përgatitur disa njerëz. Mure te mbuluara me gjak kemi gjetur në shumë vende të tjera të krimeve në Kosovë.
Dick Marty tha se provat tuaja janë shkatërruar nga Tribunali i Hagës. Vërtet?
Kam pasur këtë informacion, dhe kjo nuk më habit. Në vitin 1999, policia gjermane e dërguar në Kosovë nga Tribunali i Hagës ka mbledhur 400 mostra të ADN-së. Ata i sollën ato përsëri në Gjermani. Në vitin 2002, kam kërkuar këto mostra për identifikim. Gjermanët kanë thënë se ato janë shkatërruar.
Pas kërkimit tuaj të Shtëpisë të Verdhë, çfarë keni bërë?
Unë nuk kam bërë asgjë! Çdo gjë ishte në duart e Hagës.
Dhe pse Tribunali i Hagës nuk ka bërë asgjë?
Është e çuditshme që ish-Prokurorja [Carla Del Ponte] botoi një libër bestseller, në të cilin ajo flet për këtë në mënyrë që ajo të mund të hapë një hetim, kur ajo ishte në zyrë dhe para datës në 2007, kur gjykata i kishte të ndaluara hetimet. Nga ana jonë ne e kemi bërë punën tonë. Ata thonë se nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Por në qoftë se ajo kishte qenë më e interesuar, ata mund të kenë qenë më shumë aktivë. Ashtu siç ata po ashtu mund të kishin hetuar 470 të zhdukur pas ardhjes së KFOR-it, kryesisht serbë.
Si e shpjegoni faktin që e vërteta po del kaq vonë?
Unë nuk e di sot se çfarë është strategjia e gjykatës për Kosovën. Ata kanë hetuar shumë pak dhe vetëm dy akuza ishin të pasuksesshme. Ata më në fund pastruan – dhe lavdëruan – liderët kosovarë. Ajo që duhet të thuhet është se policia e OKB ishte një fatkeqësi. Ju jeni oficer të trafikut në Zvicër apo Angli dhe ju çojnë gjashtë muaj në Kosovë në krye të një hetim të krimeve të luftës … Ju s’dini ku dhe nga t’ia filloni? Përgjithësisht të duhet t’i hedhësh një sy vendit të ngjarjes? Cilët drejtues do kontrollosh rrotull teje? A duhet t’i balancosh gjithë gjërat që do gjesh kundër tyre? Një herë unë kam qenë në Prishtinë me një përfaqësuesin special të OKB-së, që nuk dua t’ia jap emrin tani, duke folur për një krim që UÇK-ja ishte përgjegjëse. Ai tha: “Thaçi është përpara derës, dhe ai ndoshta po vjen të diskutojë të njëjtën gjë me mua. Ju mund të dilni nga dera e pasme?” Kjo është real-politika, unë e kuptoj, por një krim është një krim. (tema)
>> Familja Katuçi: Marty tentoi të hidhte eshtra në ''Shtëpinë e Verdhë''
POR MUND TE JET NDOJ TJETER LULZIM NDOSHTA? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 20, 2010 5:07 pm | |
| Baraybar: Ju rrëfej udhëtimin me Bashën| 20/12/2010 | Kuriozitete | 10 KOMENTE | Facebook | - + Reagimi i antropologut peruan José Pablo Baraybar pas deklarimeve të Bashës dje që 'nuk ka qenë përkthyes i zotërisë gjatë hetimeve për krimet e luftës së Kosovës'. Baraybar: "Ndihem i zhgënjyer nga reagimi i z.Basha"
"Hymë në veriun shqiptar me një Land Rover me targa britanike. U prezantuam si punonjës firme rrugësh dhe folëm me banorët...Z.Basha ishte përkthyesi ynë.. Ai e di për çfarë bëhet fjalë, këto gjëra nuk zgjidhen me parulla nacionaliste"
"Basha ka qenë përkthyesi ynë në atë udhëtim". Këtë tha dje i pyetur nga Shekulli, antropologu peruan José Pablo Baraybar, pas deklaratave të z.Basha që nuk ka qenë asnjëherë përkthyes i zotërisë në fjalë dhe se e njihte vetëm së largu pasi "mban mend që ai ishte një person që ishte marrë në punë për të ndihmuar në procesin e identifikimit dhe ekzaminimit të eshtrave". Por z.Baraybar, këmbëngul se e njeh mirë Bashën: "...Lulzim Basha ka qenë me mua në një vizitë që bëmë në Kukës dhe rrethina, për të parë bazën e UCK-së në Kukës dhe një indikacion, se në fshatin Bicaj mund të kishte pasur njerëz të varrosur. Ishim me një Land Rover me targa britanike, dhe kam idenë që duhet të ketë qenë pranvera e 2003-it. Pas Kokësit u nisëm për në Bicaj, dhe folëm me disa fshatarë. Basha ka qenë përkthyesi im në atë udhëtim, -tha dje në mbrëmje për Shekullin, z.Baraybar.
Më tej, ai shprehet: "U prezantuam si punonjës firme rrugësh, dhe folëm me fshatarët, që na u përgjigjën për gjëra të Luftës së Dytë Botërore apo diçka e tillë, dhe se nëse vjen serbi në Shqipëri prapë e përzëmë. Basha tha se mbase duhet të largoheshim, pasi fshatarët do mendonin se ne nuk ishim firmë rrugësh". Sipas antropologut me përvojë, reagime si ai i z.Basha, - nuk ndihmojnë. "Ajo që mund të them është që zhgënjehem nga reagimi i Bashës kur thotë që këto gjëra janë shpifje. Ai ka qenë në dijeni të hamendësimeve / akuzave për sjellje të serbeve dhe shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri pas lufte për shkak të punës së tij në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo nuk do të thotë se këto hamendësime / akuza ishin të vërteta, por as se ishin gënjeshtra. Vetëm një investigim i plotë mund të japë vulën përfundimtare në to. Prandaj ai nuk duhet të thotë menjëherë se këto janë gjëra që nuk kanë ndodhur dhe absurditete, dhe të përdorë parulla nacionaliste, sepse ai e dinte se për çfarë bëhej fjalë" - përfundon z. Baraybar
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 21, 2010 5:26 pm | |
| HRW: Basha u mor personalisht me vendburgosjet ilegale në Veri të Shqipërisë Hetuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams: “Ministri Basha e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë”.
Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka deklaruar se më 4 prill 2008 i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë. Në një dokument të vetë HRW-së, thuhet se organizata i ka kërkuar Berishës dhe Thaçit, hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje. Në këtë dokument të HRW, rihidhet dritë edhe mbi aktivitetin e z. Lulzim Basha, aktualisht ministër i Brendshëm, në hartimin e dosjeve në hetimet për këto krime ku spikat e ashtuquajtura “shtëpi e verdhë”. “Ministri Basha duhet t’i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme të transferimeve ndërkufitare”, – thotë në këtë dokument Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch. Më përpara ishte antropologu peruan, Jose Pablo Baraybar, që foli mbi rolin e z. Basha në këtë hetim si përkthyes në udhëtimin klandestin të z. Baraybar në Veri të Shqipërisë për hetimin e dosjes së krimeve të supozuara, në qendër të të cilave ishte “shtëpia e verdhë”.
Më poshtë një pjesë e përkthyer nga dokumenti i HRW-së, i cili mund të lexohet i plotë në origjinal në adresën http://www.humanrightsdefence.org/official-dismissals-premature.html
Human Right Watch 05 May 2008 13:38
Human Rights Watch ka pohuar se kanë dalë në dritë informacione shtesë në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë 1998-1999. Qeveritë kosovare dhe shqiptare duhet të hapin një hetim të pavarur dhe transparent për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. “Akuzat serioze kanë dalë në dritë në lidhje me abuzimet e tmerrshme në Kosovë dhe Shqipëri pas luftës”, – tha Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch, i cili ka hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri nga viti 1993 deri në vitin 2000. “Qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës mund të tregojnë angazhimin e tyre ndaj drejtësisë dhe ligjit duke zhvilluar hetimet e duhura”. Më 4 prill 2008, Human Rights Watch i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke i kërkuar hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje. Shtatë shqiptarë etnikë, të cilët shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të intervistuar veç e veç, dhanë detaje rreth pjesëmarrjes së tyre, apo si dëshmitarë okularë të transferimit të të rrëmbyerve dhe të burgosur nga Kosova drejt Shqipërisë. Sipas informacionit, individët e rrëmbyer janë mbajtur në magazina dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë edhe objekte në Kukës dhe Tropojë. Në krahasim me të burgosurit e tjerë, disa nga burimet thanë se disa nga të burgosurit e rinj dhe të shëndetshëm janë ushqyer, ekzaminuar nga mjekët dhe nuk janë rrahur asnjë herë. Këta individë të rrëmbyer – një numër i panjohur – thuhet se u transferuan në një shtëpi të verdhë brenda apo rreth qytetit të Burrelit.
Shumica e viktimave ishin serbë, të cilët ishin zhdukur pas ardhjes së forcave të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë. Por të burgosur të tjerë ishin gra nga Kosova, Shqipëria, Rusia dhe vende sllave. “Të dhënat mbi trafikimin e organeve janë mbresëlënëse, por ende shumë larg nga të qenit të plota”, – tha Abrahams, – por është fakt se qindra njerëz janë raportuar të jenë zhdukur pas luftës. Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të përpiqen të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, duke nisur hetime serioze me mbrojtjen e përshtatshme të dëshmitarëve”. Sipas informatave të marra nga ICTY, trupat e disa prej individëve të rrëmbyer janë varrosur pranë shtëpisë së verdhë dhe në një varrezë rreth 20 kilometra në jug të Burrelit. Hetuesit e gjykatës dhe të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), të shoqëruar edhe nga një prokuror shqiptar, inspektuan shtëpinë në shkurt 2004. Shtëpia është lyer me ngjyrë të bardhë, por, në një fotografi dukej një rrip i verdhë në bazë të shtëpisë. Në afërsi të shtëpisë hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura në kirurgji – shiringa, garza, çanta pikoj dhe shishe me ilaç që përdoret si qetësues i muskujve, i cili përdoret shpesh në kirurgji. Duke përdorur një sprai kimik, ekipi gjeti dëshmi dhe gjurmë gjaku në muret dhe dyshemenë e njërës prej dhomave. Në dhomë ndodhej një drejtkëndësh 180 centimetra i gjatë dhe 60 centimetra i gjerë, në të cilin nuk kishte asnjë gjurmë. Human Rights Watch foli veç e veç me dy persona, të cilët ishin të pranishëm gjatë vizitës së hetuesve të ICTY dhe të UNMIK-ut në shtëpinë pranë Burrelit. Të dy këta njerëz vërtetuan historinë ashtu siç u tha në librin e Del Pontes.
Human Rights Watch ka marrë gjithashtu një kopje të raportit zyrtar të UNMIK-ut të përpiluar më 4 dhe 5 shkurt 2004, i cili titullohet “Shqyrtimi dhe vlerësimi mjeko-ligjor në Shqipëri”. Sprai kimik i quajtur Luminol, thotë raporti, zbuloi gjurmët e gjakut në dy dhoma, duke përfshirë edhe një vend në një kënd të drejtë në dysheme, e cila “tregon se kjo sipërfaqe ka qenë e mbuluar nga një objekt drejtkëndësh.” Në një shtrat lumë pranë shtëpisë, hetuesit gjetën një qese intravenoze, shiringa dhe shishe ilaçesh bosh, të cilat janë mbledhur si prova. Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi më 16 prill se hetuesit e ICTY dhe të UNMIK-ut kishin parë akuzat dhe kishin vizituar shtëpinë pranë Burrelit, por se ata “nuk mund të vërtetonin akuzat dhe nuk kishte asnjë bazë tjetër ligjore, mbi të cilën mund të vazhdojnë hetimet e Gjykatës”. E pyetur, zëdhënësja tha se hetuesit arritën në përfundimin se “nuk ka prova të besueshme”, për të vërtetuar akuzat. “Mbledhja e provave të besueshme për të nisur një ndjekje penale dhe mbledhja e dëshmive që shtojnë dyshimet janë dy gjëra të ndryshme, dhe provat e gjetura pranë Burrelit shtojnë dyshimet”, – tha Abrahams. “Mandati i Gjykatës mbulon vetëm krimet e kryera gjatë konfliktit të armatosur, i cili përfundoi më 12 qershor 1999. Rrëmbimeve të dyshuara dhe krime të tjera u zhvilluan pas kësaj date. Kjo ishte një pengesë e mëtejshme për të ndjekur një hetim.” Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, hodhi poshtë akuzat e Del Pontes, duke i cilësuar ato si “imorale” dhe “shpifëse”. “Ministri Basha duhet t’i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare”, – tha Abrahams. “Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë.” (në origjinal: “Minister Basha should take the allegations more seriously because he knows from his own experience that there is credible evidence of cross-border transfers,” – Abrahams said. – “He worked for the tribunal and the Justice Department at UNMIK after the war, and personally investigated reports of detention facilities in northern Albania.” ) Human Rights Watch tha se nuk kishte kryer hetimet e veta në lidhje me informacionet, por vetëm ka parë raportet e paraqitur nga ICTY. Gjithashtu, HRW ka folur me dy njerëz, të cilët ishin të pranishëm gjatë hetimit në Burrel. Por u vu në dukje numri i madh i personave të zhdukur nga lufta në Kosovë – shqiptarë, serbë dhe grupe të tjera etnike. Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë serbe për të ndihmuar në zgjidhjen e fatit të rreth 1500 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës. Human Rights Watch ka dokumentuar largimin e trupave të shqiptarëve nga 10 vende në Kosovë në vitin 1999. Qindra janë rivarrosur më pas në varre masive brenda Serbisë, përfshirë edhe një bazë të përdorur nga ana e policisë speciale. “Qeveria serbe ka të drejtë të ankohet për rrëmbimet dhe transferimet e serbëve në Shqipëri”, – tha Abrahams. “Por, ajo ka dështuar të bashkëpunojë mjaftueshëm për të hedhur dritë mbi numrin shumë herë më të madh të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur nga lufta.” Shekulli.com.al
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 4:05 pm | |
| | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 22, 2010 4:06 pm | |
| - Cito :
- HRW: Basha u mor personalisht me vendburgosjet ilegale në Veri të Shqipërisë
Hetuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams: “Ministri Basha e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë”. Sipas ksaj gazete siq shkruan , atehere vetem po i verteton fjalet e Dick Martit ? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |